Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Çmimi i naftës arrin 70 dollarë për fuçi, pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

Çmimet e naftës bruto Brent arritën 70 dollarë për fuçi për herë të parë që nga shtatori, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Iranin që të arrinte një marrëveshje bërthamore ose të përballej me sulme ushtarake. Kjo rritje e çmimeve ndodhi për shkak të asaj që tregjet e quajnë një prim të rrezikut gjeopolitik, që lidhet me shqetësimet se tensionet mund të ndërpresin furnizimin global me naftë. Brent u rrit deri në rreth 2.7% në nivelin e 70 dollarëve për fuçi, ndërsa kontrata amerikane West Texas Intermediate (WTI) kaloi 65 dollarë për fuçi.

Në një postim në rrjetet sociale të mërkurën, Trump tha se anijet amerikane që ai urdhëroi në rajon ishin gati të përmbushnin misionin e tyre “me shpejtësi dhe dhunë, nëse është e nevojshme”, duke shtuar presionin politik mbi Teheranin. Rezultati i kësaj ka qenë një rritje e çmimeve të naftës edhe në fillim të vitit 2026, duke sfiduar pritshmëritë e një tregu me ofertë të madhe. Përtej tensioneve me Iranin, faktorë të tjerë si situata në Venezuelë dhe ndërprerjet e furnizimit në Kazakistan gjithashtu kanë ndihmuar në nxitjen e çmimeve.

Analistët e Citigroup vlerësojnë se primi i rrezikut gjeopolitik i shtuar për çmimet e naftës mund të jetë rritur me 3 deri në 4 dollarë për fuçi, duke mbajtur çmimet mbi nivelet e parashikuara edhe pse tregjet prisnin oferta të mëdha. Një sulm i mundshëm amerikan kundër infrastrukturës së naftës së Iranit ose kundër vetë furnizimit nga Lindja e Mesme mund të rrezikojë rrjedhën e naftës dhe gazit, veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për transportin e energjisë që lidh vendet prodhuese me tregjet globale.

SHBA është tregtues  dhe konsumator i madh i naftës, ndërsa Irani është një nga prodhuesit e rëndësishëm brenda OPEC me një prodhim ditor prej rreth 3.2 milionë fuçish. Çdo ndërprerje në këtë furnizim ose në tranzitin përmes Ngushticës së Hormuzit mund të ketë pasoja të gjera në ekonomitë globale, duke ndikuar jo vetëm në çmimet e karburanteve, por edhe në kursin e inflacionit dhe stabilitetin ekonomik./BLOOMBERG

The post Çmimi i naftës arrin 70 dollarë për fuçi, pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit appeared first on Gazeta Si.

Bizneset shqiptare të shqetësuara nga ligjet e pakonsultuara, qeveria s’jep informacion mbi integrimin në BE

Nga Gazeta ‘SI’ – Bizneset në Shqipëri nuk janë të informuara mbi ndryshimet ligjore që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe janë të shqetësuar se kjo mund të ndiojë në aktivitetin e tye.

Sipas një ankete të kryer nga Këshilli i Investimeve, vetëm 33% e bizneseve të pyetura deklarojnë se kanë informacion, kryesisht përmes internetit dhe mediave, që mbeten burimi i tyre i vetëm, ndërsa komunikimi dhe transparenca nga institucionet përkatëse pothuajse nuk ekzistojnë. Kjo mungesë informacioni ndikon drejtpërdrejt në kapacitetin e bizneseve për të planifikuar zhvillimin dhe përfitimet nga reformat.

Afro 50% e kompanive shprehin interes dhe nevojë për më shumë informacion mbi integrimin dhe ndikimin që ky proces ka në biznesin e tyre. Më të informuar janë eksportuesit, kompanitë e mëdha me xhiro mbi 8 milionë euro dhe sektorët TIK, Industria përpunuese dhe Shërbimet.

Mungesa e konsultimit dhe transparencës në miratimin e ligjeve konsiderohet si një nga sfidat kryesore për biznesin, me 18% dhe 33% të kompanive që e perceptojnë këtë si rrezik kryesor gjatë procesit të reformave. Kjo reflekton një shqetësim të qartë lidhur me besueshmërinë institucionale dhe efektivitetin e reformatve të implementuara pa pjesëmarrjen e sektorit privat.

Nga ana tjetër, bizneset shprehin pritshmëri pozitive nga procesi i integrimit, duke identifikuar përfitime të rëndësishme si përmirësim i cilësisë dhe standardeve, rritje e konkurrencës së ndershme dhe akses më i lehtë në tregjet e BE-së. Megjithatë, vetëm 1/3 e kompanive presin zgjerim të mundësive të eksportit, ndërsa rreth gjysma parashikojnë zgjerim të aktivitetit pas integrimit. 1 në 2 biznese e sheh
veten me rritje e zgjerim pas antarësimit në BE. Sektoret më optimistë janë Industria, Bujqësia, Tregtia dhe Transportit.

Sipërmarrja pret përfitime të rëndësishme nga ky proces, si rritje të cilësisë së produkteve, konkurrencës së ndershme dhe akses më të lehtë në tregjet europiane. Megjithatë, vetëm një e treta e tyre presin rritje të mundësive të eksportit dhe rreth gjysma e kompanive parashikojnë zgjerim të aktivitetit pas integrimit, duke treguar lidhjen mes perceptimit pozitiv të integrimit dhe potencialit për zhvillim të biznesit. Sektoret më optimistë janë Industria, Bujqësia, Tregtia dhe Transporti.

The post Bizneset shqiptare të shqetësuara nga ligjet e pakonsultuara, qeveria s’jep informacion mbi integrimin në BE appeared first on Gazeta Si.

177 mijë aplikime në QKB në 2025-n, u regjistruan gati 21 mijë biznese të reja

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) publikoi treguesit statistikorë të aktivitetit për vitin 2025. Të dhënat tregojnë një vit me volum të lartë shërbimesh, rritje të regjistrimeve të bizneseve të reja dhe përdorim të gjerë të shërbimeve digjitale.

Gjatë vitit 2025, QKB ka administruar gjithsej 177,307 aplikime, nga të cilat 154,436 në Regjistrin Tregtar, 13,025 në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve dhe 9,846 në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Krahasuar me vitet e mëparshme, volumi total i aplikimeve mbetet në nivele të qëndrueshme, ndërsa vihet re rritje e aplikimeve në Regjistrin e Pronarëve Përfitues dhe në fushën e licencave.

Shërbimet më të përdorura nga bizneset gjatë vitit 2025 lidhen kryesisht me Regjistrin Tregtar, ku kryesojnë dorëzimi i bilancit vjetor, ndryshimet për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe për personat fizikë, regjistrimi i personit fizik dhe pezullimi i aktivitetit. Në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve, kërkesat më të shpeshta kanë qenë aplikimet e reja, ndryshimet, revokimet vullnetare dhe shtyrjet e afatit, ndërsa në Regjistrin e Pronarëve Përfitues dominojnë aplikimet për regjistrim fillestar dhe për ndryshim të të dhënave.

Regjistrimet e bizneseve të reja shënuan një rritje të ndjeshme në vitin 2025, me 20,765 subjekte të reja, nga 17,500 në vitin 2024 dhe 16,853 në vitin 2023. Shpërndarja gjeografike tregon se Tirana vijon të mbajë peshën kryesore me 11,175 biznese të reja, e ndjekur nga Durrësi (2,185), Vlora (1,913), Fieri (1,173), Elbasani (873) dhe Shkodra (849), ndërsa regjistrime të konsiderueshme janë shënuar edhe në Lezhë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Dibër dhe Kukës.

Sa i përket aktiviteteve ekonomike, numri më i lartë i regjistrimeve i përket tregtisë me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve dhe motorçikletave (5,341), ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor (2,878), ndërtimi (1,663), aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (1,645), informacioni dhe komunikacioni (1,547), shërbimet administrative dhe mbështetëse (1,515) dhe transporti e magazinimi (1,433).

Në fushën e lejeve dhe licencave, gjatë vitit 2025 janë lëshuar 2,000 licenca të reja, kryesisht për shërbime mjekësore dhe stomatologjike, prodhim dhe tregti ushqimore, farmaci, aktivitete të lidhura me automjetet, operatorë turistikë dhe shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore. Po ashtu janë dhënë 249 leje të reja, ku spikasin lejet mjedisore të tipit B, lejet për peshkim dhe shfrytëzim të faunës ujore dhe lejet minerare. Krahasuar me vitet e mëparshme, edhe ky tregues shënon rritje të qëndrueshme.

Një element i rëndësishëm i vitit 2025 është edhe përfshirja e grave në sipërmarrje, ku 6,596 subjekte rezultojnë të drejtuara nga femra.

The post 177 mijë aplikime në QKB në 2025-n, u regjistruan gati 21 mijë biznese të reja appeared first on Revista Monitor.

Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafikut të mallrave në kufij

Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi njoftoi të enjten se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Bashkimin Evropian, e cila ka prekur edhe bizneset në Kosovë. Shoqata tha se pasi një takimi me përfaqësuesit e Qeverisë malazeze janë gjetur zgjidhje për një numër të konsiderueshëm problemesh dhe se […]

The post Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafikut të mallrave në kufij appeared first on BoldNews.al.

Artan Sako i ‘2T’ 110 mln € tendera, si përfundojnë paratë në xhepin e Gramos Sakos me kontrata fiktive/ SKEMA

Kompania e ndërtimit 2T shpk, me pronar në letra Artan Sako, ishte disa ditë më parë objekt kontrollesh të befasishme nga BKH-ja, në kuadër të hetimit të aferave korruptive me veprat publike, kryesisht rrugët. Në vitin 2013, kur PS-ja erdhi në pushtet, 2T ishte një komani modeste dhe pothuajse e panjohur. Gjatë pushtetit socialist, për shkak të […]

The post Artan Sako i ‘2T’ 110 mln € tendera, si përfundojnë paratë në xhepin e Gramos Sakos me kontrata fiktive/ SKEMA appeared first on BoldNews.al.

Debate te Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi – Peleshit: Mbroni korrupsionin e Ramës dhe Ballukut

Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit një ditë më parë, më 28 janar, ka shkaktuar debate në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që po zhvillohet pa praninë e mediave. Bardhi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin, se urdhëroi shtyrjen e mbledhjes me të dhëna të rreme, dhe se po shkel në mënyrë […]

The post Debate te Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi – Peleshit: Mbroni korrupsionin e Ramës dhe Ballukut appeared first on BoldNews.al.

U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, transferohet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë

Transferohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, kalimtari i lënduar tre ditë më parë në “përleshjen” mes babit dhe të bijës. Sipas familjarëve, Onard Memlika, është në gjendje të rëndë dhe ndodhet aktualisht në reanimacionin e spitalit të Traumës. I riu mbeti i plagosur pasi ndërhyri në sherrin mes 56-vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së […]

The post U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, transferohet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

Ministri malajzez: Stresi nga puna të kthen gay

Ministri për Çështjet Fetare në Departamentin e Kryeministrit të Malajzisë, Dr. Zulkifli Hasan, deklaroi se stresi i lidhur me punën mund të jetë një nga faktorët që nxit individët të përfshihen në komunitetin LGBT. Duke iu referuar një studimi të vitit 2017, ministri theksoi se ndikimi social, përvojat seksuale dhe faktorë të tjerë personalë gjithashtu […]

The post Ministri malajzez: Stresi nga puna të kthen gay appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet moti i keq në juglindje të vendit, bora zbardh Boboshticën dhe Dardhën

Moti i keq me temperatura të ulëta dhe reshje të dëborës është rikthyer në juglindje të vendit. Gjatë orëve të natës janë regjistruar reshje bore me intensitet të ulët në segmentet rrugore Korçë-Boboshticë-Dardhë. Autoritetet rrugore kanë ndërhyrë menjëherë, duke kryer pastrimin dhe kriposjen e aksit për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës. Aktualisht, qarkullimi […]

The post Rikthehet moti i keq në juglindje të vendit, bora zbardh Boboshticën dhe Dardhën appeared first on BoldNews.al.

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarët e tjerë – Emrat

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për ish-drejtoreshën e Tirana Parking, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarët e tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Sipas vendimit të Apelit, të pandehurit u […]

The post Dosja 5D/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarët e tjerë – Emrat appeared first on BoldNews.al.

Firma amerikane Carlyle arrin marrëveshjet për t’i blerë asetet globale të Lukoilit rus

Firma amerikane e kapitalit privat, Carlyle Group, ka arritur marrëveshje për t’i blerë shumicën e aseteve të huaja të Lukoilit, të vlefshme rreth 22 miliardë dollarë. Lukoil, kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi, është e detyruar t’i shesë këto asete për shkak të sanksioneve amerikane. Shitja, për të cilën njoftuan të […]

The post Firma amerikane Carlyle arrin marrëveshjet për t’i blerë asetet globale të Lukoilit rus appeared first on BoldNews.al.

Laborator droge në mes të Firences, arrestohen shqiptari dhe 3 kolumbianët! Si u zbulua rrjeti

Autoritetet italiane kanë çmontuar një tjetër organizatë narkotrafiku në vend dhe këtë herë një rafineri moderne të përpunimit të drogës dhe shpërndarjes së saj. Operacioni u krye në zonën e Firences nga karabinierët që gjurmonin prej kohësh aktivitetin e dyshimtë, teksa sekuestruan përveç laboratorit, edhe 34 kg kokainë me vlerë tregu mbi 1 mln euro […]

The post Laborator droge në mes të Firences, arrestohen shqiptari dhe 3 kolumbianët! Si u zbulua rrjeti appeared first on BoldNews.al.

Ish-deputeti i PS futet në garën për drejtues të Gardës së Republikës, EMRAT e tjerë që kandidojnë

Në Ministrinë e Brendshme po zhvillohet intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, në vijim të thirrjes zyrtare për aplikim, pas dorëheqjes së Ermal Onuzit. Në garën për drejtuesin e Gardës së Republikës është edhe ish-deputeti socialist Denis Deliu. Intervistimi i 8 kandidatëve në garë do […]

The post Ish-deputeti i PS futet në garën për drejtues të Gardës së Republikës, EMRAT e tjerë që kandidojnë appeared first on BoldNews.al.

E bija dyshohet se u abuzua s*ksualisht nga Kelmend Krusa, mamaja i del në mbrojtje të dashurit/ Dëshmia

Mamaja e 12-vjeçares e cila për dy vite rresht është abuzuar seksualaisht nga partneri i nënës së saj, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj Kelmend Krusës. Në një prononcim të bërë për Top News në emisionin Breaking, mamaja e vajzës nuk i pranon akuzat […]

The post E bija dyshohet se u abuzua s*ksualisht nga Kelmend Krusa, mamaja i del në mbrojtje të dashurit/ Dëshmia appeared first on BoldNews.al.

Krijohet Kadastra Fiskale për taksën e ndërtesës – Të dhënat rreth pronës dhe pronarit në një regjistër kombëtar

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka miratuar krijimin e Kadastrës Fiskale, një regjistër ku do të jenë të gjitha të dhënat e pasurive të patundshme në kuadër të administrimit të taksës së ndërtesës.

Me këtë vendim, synohet të krijojë një regjistër unik dhe të centralizuar, ku do të përqendrohen të gjitha të dhënat që lidhen me pasuritë e paluajtshme dhe detyrimet përkatëse tatimore.

Duke nisur nga data 10 shkurt 2026, të gjitha bashkitë e vendit do të kenë detyrimin ligjor që administrimin e taksës mbi ndërtesën, në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Kadastra Fiskale do të përmbajë informacion të detajuar për ndërtesat dhe njësitë e tyre, përfshirë vendndodhjen, sipërfaqen, kategorinë, statusin e ndërtimit dhe të privatizimit, si dhe për pronarët, përdoruesit apo zhvilluesit e tyre – të dhëna që i ofrojnë bashkitë. Në regjistër do të pasqyrohen gjithashtu zonat e vlerës dhe çmimet referuese, baza e taksës, shkallët e zbatueshme për banim, aktivitet ekonomik apo ndërtesa të papërfunduara, si edhe detyrimet tatimore, afatet e pagesës, pagesat e kryera, gjobat, kamatëvonesat dhe rastet e përjashtimit ose lehtësimit nga taksa.

Një element i rëndësishëm i sistemit të ri është ndërveprimi elektronik me një sërë bazash të tjera shtetërore të të dhënave, përfshirë regjistrin e pasurive të paluajtshme, gjendjen civile, regjistrin tregtar, tatimet, sistemin e lejeve të ndërtimit, si dhe të dhëna nga institucione të tjera publike.

Vendimi parashikon gjithashtu që çdo veprim i kryer në sistem të regjistrohet përmes gjurmës së auditit, me qëllim garantimin e përdorimit të të dhënave vetëm për qëllime ligjore dhe funksionale.

The post Krijohet Kadastra Fiskale për taksën e ndërtesës – Të dhënat rreth pronës dhe pronarit në një regjistër kombëtar appeared first on Gazeta Si.

345 mln lekë dëmshpërblim për 15 bashkitë e prekura nga zjarri gjatë verës. Kruja dhe Gramshi, pjesën më të madhe

Nga Gazeta ‘SI’ –Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim do të jepen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së shkuar.

Kështu ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale,  ku ka listuar të gjitha bashkitë dhe fondin që përfitojnë. Kruja dhe Gramshi do të marrin pjesë më të made të dëmshpërblimit, për shkak të dëmeve masive që përjetuan. Vetëm në Gramsh, siç është raportuar më herët, janë shkrumbuar 68 banesa.

Po ashtu pati edhe qindra bagëti të ngordhura dhe mijëra hektarë ullinj e pemë frutore të djegur.

Në total, në të bashkitë e përfshira nga zjarrvëniet janë afro 200 shtëpi të dëmtuara dhe mbi 3 600 krerë bagëtish të djegura.

Për shkak të rasteve të përsëritura, zjarrvënia është përfshirë në Kodin Penal, ku autorët rrezikojnë burg nga 5 deri në 15 vite. Me ndryshimet e reja ligjore, edhe zjarrvënia nga pakujdesia do të përfshihet në Kodin Penal.

Delvinë – 36 mln lekë

 Dibër – 10,5 mln lekë

 Gramsh – 86,6 mln lekë

Has – 0,7 mln lekë

 Rrogozhinë – 1,8 mln lekë

 Krujë – 146 mln lekë

 Kukës – 0,6 mln lekë

 Librazhd – 0,2 mln lekë

 Peqin – 4 mln lekë

 Tepelenë – 0,3 mln lekë

 Kamëz – 2 mln lekë

 Maliq – 1,2 mln lekë

 Finiq – 40 mln lekë

 Dropull – 7,7 mln lekë

 Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë

The post 345 mln lekë dëmshpërblim për 15 bashkitë e prekura nga zjarri gjatë verës. Kruja dhe Gramshi, pjesën më të madhe appeared first on Gazeta Si.

Sistemi self-care bëhet funksional për bizneset

Pas rreth tre javës probleme, sistemi self-care më në fund është bërë funksional për bizneset, bënë të ditur burime nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI për “Monitor”.

Bizneset raportuan që sistemi filloi të punonte që gjatë pasdites së djeshme, me hope.

Edhe gjatë ditës së sotme ai është funksional, por sipas ekonomistëve është tepër i ngadaltë, por të paktën punon.

Për javë me radhë, aktiviteti i subjekteve u bllokua, për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga E-Albania.

Dy ditë më parë Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.

Edhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë kërkoi një plan emergjence dhe një shtyrje e afateve të bilanceve. Sipas shoqatës, rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj që raporton softueri dhe asaj që ka “gllabëruar” serveri tatimor është kthyer në një mision të pamundur. Pa këtë pasqyrë të qartë, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet në një ushtrim hamendësimi, duke cënuar parimin bazë të vërtetësisë.

 

https://monitor.al/alp-shkrese-zyrtare-tatimeve-e-akshi-na-keni-bllokuar-aktivitetin-zgjidhni-problemin-e-fiskalizimit/

 

“Funerali” i digjitalizimit: Kronika e një janari të paralizuar fiskal

The post Sistemi self-care bëhet funksional për bizneset appeared first on Revista Monitor.

Moti i keq përfshin Lezhën, ndalohet lundrimi i mjeteve të peshkimit

Moti i keq që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej pasdites së të mërkurës ka shkaktuar probleme në lundrimin detar. Si pasojë e detit të trazuar, është ndaluar lundrimi i mjeteve të peshkimit, pasi përbën rrezik për lëvizjen dhe sigurinë e tyre. Autoritetet bëjnë me dije se pezullimi i lundrimit do të vijojë deri […]

The post Moti i keq përfshin Lezhën, ndalohet lundrimi i mjeteve të peshkimit appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Kolapsi digjital po zhyt biznesin në krizë dhe po minon besimin e qytetarëve te shteti

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar kolapsin e shërbimeve digjitale të qeverisë shqiptare, duke theksuar se situata është veçanërisht dramatike për biznesin dhe profesionistët e lirë. Tabaku shprehet në një video në rrjete sociale se i gjithë sistemi i teknologjisë së informacionit të qeverisë është i bllokuar, duke e bërë praktikisht të pamundur marrjen e […]

The post Tabaku: Kolapsi digjital po zhyt biznesin në krizë dhe po minon besimin e qytetarëve te shteti appeared first on BoldNews.al.

KPA rikthen në detyrë prokurorin Lazër Çardaku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, njoftoi mbrëmjen e së mërkurës ndryshimin e vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Lazër Çardaku, dhe e konfirmoi atë në detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Albana […]

The post KPA rikthen në detyrë prokurorin Lazër Çardaku appeared first on BoldNews.al.

❌