Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Parashikimi i motit 3 Janar 2026/ Reshje shiu dhe dëbore në disa zona, ja sa do të zbresin temperaturat

✇Albeu
By: V K

Këtë të shtunë vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Në Veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore, priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Sa u përket temperaturave, ato do të shënojnë vlera të ulëta, veçanërisht në zonat malore. Në Verilindje dhe Lindje të vendit, temperaturat minimale zbresin deri në -1°C, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 5–8°C.

Në zonat qendrore, temperaturat do të luhaten nga 4°C në orët e mëngjesit, deri në 15–16°C në mesditë.

Ndërsa në zonat bregdetare dhe Jugore, temperaturat do të jenë më të larta, duke u ngjitur deri në 14–16°C.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdetare, veçanërisht në Jug të vendit, ajo pritet të forcohet duke arritur deri në 17 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 4 deri në 5 ballë, duke krijuar kushte të vështira për lundrimin detar.

 

The post Parashikimi i motit 3 Janar 2026/ Reshje shiu dhe dëbore në disa zona, ja sa do të zbresin temperaturat appeared first on Albeu.com.

IGJEO: Rritje e niveleve të lumenjve, dëborë në zonat malore

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se ditën e nesërme do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Gjithashtu, sipas llogaritjeve të IGJEO përgjatë datave 3 deri më 7 janar priten reshje intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit.

Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, liqenin e Shkodrës, lumenjtë Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Ndërsa në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, shoqëruar me shtrëngata.

Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Reshjet e borës dhe ngricat, aksi rrugor Tropojë-Valbonë funksional/ Policia apel shoferëve: Tregoni kujdes gjatë drejtimit të mjetit

Aksi rrugor Tropojë–Valbonë është funksional. Shërbimet e Policisë dhe të mirëmbajtjes së rrugës janë në terren.

Në pjesët ku ka prezencë akulli vijon kriposja, ndërsa në një pjesë kanë filluar reshjet e shiut.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të moderojnë shpejtësinë, të rrisin vigjilencën gjatë drejtimit të mjetit dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë rrugën e Thethit/ Drejtuesit e mjeteve ankohen për mungesën e borëpastrueseve (VIDEO+FOTO)

✇Albeu
By: V K

Që prej mëngjesit të sotëm dhe deri më tani, një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar në Qafë Thore, në zonën e Thethit, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Sipas drejtuesve të mjeteve, mjetet borëpastruese nuk kanë qenë në terren që nga mesdita, duke e bërë të pamundur lëvizjen dhe pastrimin e rrugës.

Shoferët raportojnë se u është kërkuar pagesë për ndërhyrje dhe pastrim, ndërsa ata vazhdojnë të mbeten të bllokuar në kushte të vështira, pa mundësi për të ecur.

Situata ka shkaktuar shqetësim të madh për udhëtarët dhe komunitetin lokal, ndërsa shumë prej tyre kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet, për të garantuar qarkullim të sigurt dhe për të shmangur incidente.

 

The post Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë rrugën e Thethit/ Drejtuesit e mjeteve ankohen për mungesën e borëpastrueseve (VIDEO+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Bora bllokon rrugën e Thethit, varg i gjatë automjetesh

Që nga orët e mëngjesit e deri më tani, në Qafë Thore të Thethit, në qarkun Shkodër, një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës (foto nga rruga me borë).

Sipas drejtuesve të mjeteve, mjetet borëpastruese nuk kanë qenë në terren që nga mesdita dhe rruga nuk po pastrohet.

Shoferët bëjnë me dije se u është kërkuar pagesë për të ndërhyrë dhe për të pastruar rrugën, ndërsa ata vijojnë të mbeten të bllokuar në kushte të vështira.

 

Akset në Qafë Thore, Vermosh dhe Theth përfshihen nga bora. Policia: Përdorni goma dimërore e zinxhirë

Akset në Qafë Thorë, Vermosh, dhe në Theth janëë zbardhur në reshjet e borës. Strukturat operacionale janë angazhuar në terren. Në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në zonat ku ka prezencë dëbore dhe ngrice është shtuar patrullimi nga shërbimet e policisë rrugore. Policia i bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore e zinxhirë. Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin…

Source

Reshjet e shiut dhe dëborës në vendin tonë, radhë kilometrike në aksin Elbasan-Librazhd (FOTO)

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte vendi ynë, është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, si pasojë është bllokuar aksi Elbasan-Librazhd.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Albeu.com, janë krijuar radhë kilometrike të makinave duke filluar blnga Gryka e Murrashit e deri ne Hotolisht.

Qarkullimi i automjeteve është paralizuar prej disa orësh, ndërsa duket se ARRSH nuk ka marrë asnjë lloj mase për stabilizim të trafikut.

Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar prezencë të akullit, ç`ka ka rritur rrezikun për rrëshqitje dhe bllokime të përkohshme, sidomos në zonat malore dhe kthesat problematike.

 

 

Bëhet e ditur se në këtë aks, automjetet janë bllokuar nga reshjet e shiut dhe dëborës, dhe kjo gjendje ka shkaktuar trafik prej 10 km.

 

The post Reshjet e shiut dhe dëborës në vendin tonë, radhë kilometrike në aksin Elbasan-Librazhd (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Reshje dëbore në qarkun e Kukësit, Baji për ATSH-në: Rrugët kombëtare të qarkullueshme

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dëborës në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë edhe ulje të mëtejshme të temperaturave.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Baji tha sot për ATSH-në se “i gjithë territori i qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët shoqëruar me erë, ndërsa në zonat malore nga dëbora. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme”.

“Nga bashkitë Kukës, Has  dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente”, tha Baji.

I gjithë qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç njësisë administrative Margegaj, Lekbibaj dhe fshati Berishë, njësia administrative Bytyç bashkia Tropojë.

Sipas tij, furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve  Kukës.

Prefekti Baji i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes sidomos gjatë orëve të natës dhe mëngjesit herët për shkak të ngricave në rrugë.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë mëngjesin e sotëm edhe Pukën.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash ndërsa në relievet malore veri-verilindje mbi 500-700 metër dhe juglindje-jug mbi 700-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

/k.s/j.p/

The post Reshje dëbore në qarkun e Kukësit, Baji për ATSH-në: Rrugët kombëtare të qarkullueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Borë në qarkun e Kukësit, prefekti Baji: Rrugët kombëtare janë të qarkullueshme

Viti i ri ka nisur me probleme. Qarku i Kukësit është përfshirë nga bora në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë edhe ulje të mëtejshme të temperaturave. Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Baji për për ATSH-në sesi është situata. ”I gjithë territori i qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët shoqëruar me erë, ndërsa në zonat malore nga dëbora.

Source

Parashikimi i motit 2 Janar 2026, reshje shiu dhe dëbore

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë lokale reshjet në formën e shtrëngatave, ndërsa në zonën e Veriperëndimit reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 700-800 metër, reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s

The post Parashikimi i motit 2 Janar 2026, reshje shiu dhe dëbore appeared first on Albeu.com.

2026 nis me stuhi dimërore, meterologia: Dëborë dhe ngrica në Shqipëri

Pas një dhjetori të pazakontë, thuajse pa reshje dhe me mungesë dëbore edhe në zonat e thella malore, janari pritet që të vijë krejt ndryshe. Sinoptikania Lajda Porja, tha se ditët në vijim do të shoqërohen fillimisht nga temperatura shumë të ulëta dhe mot i kthjellët, si pasojë e një mase ajrore të ftohtë që […]

The post 2026 nis me stuhi dimërore, meterologia: Dëborë dhe ngrica në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 31 Dhjetor 2025, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore

✇Albeu
By: V K

Ditën e fundit të këtij viti, vendi ynë do të përjetojë mot tipik dimëror, i karakterizuar nga temperatura të ulëta dhe vranësira të shpeshta, veçanërisht në zonat veriore dhe malore.

Në relievet malore verilindje – lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës.

Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

The post Parashikimi i motit 31 Dhjetor 2025, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore appeared first on Albeu.com.

Shi, dëborë dhe temperatura të ulëta, ja si pritet të nisë viti i ri 2026

✇Albeu
By: V K

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe me diell, por me temperatura të ulëta. Meteorologia Tanja Porja, tha në Dita Jonë se temperaturat janë rreth 2–3 gradë më të ulëta se mesatarja sezonale, ndërsa vitit i ri do të nisë me shi dhe dëborë.

“Është shumë ftohtë. Është diku 2-3 gradë më ftohtë sesa një ditë normale dimri. Ky vit po mbyllet me një temperaturë mesatare mjaft të lartë. Këto temperatura të ulëta do të freskojnë tablon mjaft të nxehtë të 2025-s dhe fillimin e 2026-s i cili do të jetë i ftohtë, me shi dhe me dëborë”.

Sipas meteorologes, temperatura e ulët në rang territori është shënuar minus 5 gradë celsius.

“Termometri i mëngjesit të sotëm ka vijuar me një tjetër rënie përveç asaj të ditës së diel. Kemi minus 5 deri në-2 për zonat malore. Pra minus 5 është vlera më e ulët sot në rang territori, kjo në zonat verilindore dhe në skajin verior. Ndërsa në shtrirjen perëndimore, përfshirë kryeqytetin kemi temperatura nga 3-4 në brendësi të territorit deri në 7 gradë në vijën bregdetare. Vija bregdetare e bën disi diferencën, ndërsa gjithë pjesa tjetër përfshirë dhe veriperëndimin. Kemi vlera rreth 2 gradë. Po ashtu Tirana, Elbasani 3 gradë celsius, si kundër edhe Berati Gjirokastra. Gjirokastra është shumë pranë zeros. Berati tre diçka mbi 3 gradë në mëngjesin e sotëm”.

Nga nesër parashikohen reshje të pakta, ndërsa fillimi i vitit 2026 pritet të jetë më i ftohtë, me shi dhe dëborë.

The post Shi, dëborë dhe temperatura të ulëta, ja si pritet të nisë viti i ri 2026 appeared first on Albeu.com.

Vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

Dy persona kanë humbur jetën në Suedi pas një stuhie të fuqishme dimërore që ka përfshirë vendet nordike, duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mungesë energjie elektrike.

Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë lëshoi alarme për erëra të forta në pjesën veriore të vendit, teksa u godit nga stuhia Johannes.

Sipas BBC, një person rreth të 50-ave humbi jetën pasi u godit nga një pemë në resortin e skive Kungsberget në jug të vendit, raportuan mediat lokale dhe policia; ndërsa kompania rajonale e energjisë Hemab tha se një nga punonjësit e saj vdiq në një aksident “në terren”.

Dhjetëra mijëra banesa në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur pa energji elektrike. Në Suedi, mbi 40,000 banesa u prekën nga ndërprerjet e energjisë dhe shumë shërbime hekurudhore u anuluan, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Disa fluturime, shërbime hekurudhore dhe tragete në pjesë të ndryshme të vendeve nordike janë anuluar.

Rrugët dhe shërbimet hekurudhore janë gjithashtu të ndërprera për shkak të kushteve të stuhisë.

SHBA shpall gjendjen e jashtëzakonshme, anulohen mbi 9000 fluturime

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Nju Jork dhe Nju Xhersej, për shkak të stuhisë së dëborës që ka pushtuar vendin ditët e fundit. Sipas mediave të huaja stuhia ka shkaktuar ndërprerje të trafikut në një nga fundjavat më të ngarkuara të vitit, duke bërë që mbi 9000 fluturime të anulohen. ”Moti […]

The post SHBA shpall gjendjen e jashtëzakonshme, anulohen mbi 9000 fluturime appeared first on BoldNews.al.

Një stuhi dëbore anulon 9 000 fluturime dhe detyron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Një stuhi dëbore ka shkaktuar ndërprerje të trafikut në një nga fundjavat më të ngarkuara të vitit në Nju Jork dhe në verilindje të Shteteve të Bashkuara.

”Sky News” raportoi në faqen e saj të internetit se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork dhe Nju Xhersej.

”Moti i keq ka shkaktuar tashmë ndërprerje të konsiderueshme për ata që udhëtojnë për festat e Krishtlindjeve, me të paktën 9 000 fluturime të anuluara ose të vonuara që nga mbrëmja e së premtes”, sipas shërbimit të ndjekjes së fluturimeve ”FlightAware”.

Aeroportet ”John F. Kennedy International”, ”Newark Liberty International” dhe ”LaGuardia” kanë postuar në mediet sociale alarme për dëborë duke paralajmëruar se moti mund të shkaktojë ndërprerje të mëtejshme të fluturimeve.

Stuhia e fortë paralizon Nju Jorkun, anulohen mijëra fluturime

Një stuhi e fuqishme dimërore ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke paralizuar jetën në qytetin e Nju Jorkut dhe zonat përreth, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në New Jersey. Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar kaos në transport, veçanërisht në trafikun ajror. Sipas të dhënave nga […]

The post Stuhia e fortë paralizon Nju Jorkun, anulohen mijëra fluturime appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq dhe stuhitë e dëborës paralizojnë SHBA-në, anulohen 1364 fluturime

Mijëra fluturime u vonuan ose u anuluan në të gjithë Shtetet e Bashkuara sot (26 dhjetor), mes kulmit të festave, ndërsa moti i keq goditi shumë zona, sipas faqes së internetit të specializuar për monitorimin e trafikut ajror “FlightAware” dhe “NWS”. Reshje të dendura dëbore” priten në zonën e Nju Jorkut vonë natën e së […]

The post Moti i keq dhe stuhitë e dëborës paralizojnë SHBA-në, anulohen 1364 fluturime appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Ky është qyteti më i ftohtë në botë, temperaturat arrijnë në -56 gradë celcius

Në Yakutsk, i njohur si vendi më i ftohtë në Tokë, termometrat treguan sot minus 56 gradë celsius. Për shkak të një stuhie të fortë dëbore, njerëzit nuk mund të dalin jashtë sepse dyert e shtëpive të tyre janë të mbuluara me borë.

Yakutsk, një rajon i Rusisë i njohur si vendi më i ftohtë i banuar në botë, është përfshirë nga temperaturat shumë të ulëta. Me termometrat që tregojnë -56 gradë Celsius, jeta në rajon praktikisht ka ndaluar, transmeton Albeu.com.

I ftohti ekstrem dhe një stuhi e fortë bore e zvogëloi dukshmërinë gati në zero, ndërkohë që shumë shtëpi e pallate i bllokuan pasi dyert e tyre u bllokuan nga bora e grumbulluar.

Shkollat ​​u pezulluan në të gjithë Yakutsk për shkak të kushteve të pafavorshme të motit që kërcënonin sigurinë publike.

The post VIDEO/ Ky është qyteti më i ftohtë në botë, temperaturat arrijnë në -56 gradë celcius appeared first on Albeu.com.

Dëborë në Boboshticë-Dardhë, Jole: Borëpastrueset në terren, akset rrugore të kalueshme

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë, në Korçë.

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole tha sot për ATSH-në se “për shkak të temperaturave të ulëta në të gdhirë të ditës së sotme ky aks rrugor u mbulua nga dëbora. Prej mëngjesit kontraktori po punon për largimin e dëborës dhe hedhjen e kripës”.

Sipas tij, të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura dhe qarkullimi rrugor zhvillohet normalisht.

“Stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje i Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron ato për të siguruar çdo ndërhyrje aty ku është e nevojshme”, tha Jole.

Jole theksoi se “nga komunikimet me strukturat vendore të Emergjencave Civile, nuk raportohen situata emergjente në territorin e qarkut Korçë. Prurjet e lumenjve dhe përrenjve paraqiten brenda kuotave normale”.

“Nga OSHEE bëhet me dije se fideri Vithkuq, NST Rehovë, është pa energji elektrike, duke prekur 205 abonentë ruralë në zonën e Lekasit (13 kabina). Po ndiqet situata nga strukturat përkatëse”, tha Jole.

Autoritetet Rrugore u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të ulin shpejtësinë e të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, kur udhëtojnë në zonat me prani dëbore.

/k.s/a.f/r.e/

The post Dëborë në Boboshticë-Dardhë, Jole: Borëpastrueset në terren, akset rrugore të kalueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌