Berisha: Hetimi i SPAK për Kuvendin e Rithemelimit politik, nuk lidhet me hetimin pasuror
TIRANĂ, 14 janar /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, e cilĂ«soi si politik hetimin e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme (SPAK) lidhur me Kuvendin e Rithemelimit tĂ« vitit 2021, tĂ« mbajtur nĂ« stadiumin âAir Albaniaâ, ku u shkarkua kryetari i atĂ«hershĂ«m i PD-sĂ«, Lulzim Basha.
Në një konferencë për mediet, Berisha u shpreh se ky hetim nuk ka asnjë lidhje me hetimin pasuror ndaj tij dhe familjarëve, i cili sipas tij është mbyllur dhe është dërguar në gjykatë.
âHetimi pasuror Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me lupĂ«, Ă«shtĂ« finalizuar dhe Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« gjykatĂ«. Hetimi pĂ«r Kuvendin e Rithemelimit Ă«shtĂ« njĂ« hetim i mirĂ«filltĂ« politik dhe nuk ka asnjĂ« lidhje me çështjen pasuroreâ, deklaroi Berisha.
Ai theksoi se është i hapur ndaj çdo hetimi dhe se prokuroria duhet të veprojë e lirë, por shtoi se përpjekja për të lidhur dy çështje të ndryshme është, sipas tij, mashtruese.
Berisha deklaroi se çdo financim për Kuvendin e Rithemelimit është deklaruar dhe se nuk ka pasur asgjë të fshehur. Sipas tij, aktiviteti është financuar nga deputetë dhe aktivistë të Partisë Demokratike, ndërsa çmimi i stadiumit është publik dhe i deklaruar nga institucionet përkatëse.
âĂdo financim Ă«shtĂ« deklaruar. Personat qĂ« kanĂ« kontribuar e kanĂ« deklaruar atĂ« sapo janĂ« pyetur. Nuk ka asgjĂ« tĂ« fshehurâ, u shpreh Berisha.
Ai e cilësoi si dezinformim lajmin se hetimi për Kuvendin po zhvillohet në kuadër të hetimit pasuror ndaj tij, duke theksuar se kjo çështje tashmë ndodhet në proces gjyqësor.
/m.q/j.p/
The post Berisha: Hetimi i SPAK për Kuvendin e Rithemelimit politik, nuk lidhet me hetimin pasuror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.