Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Deklarata e fortë e Trump: NATO ekziston falë meje

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi së fundmi se nuk ka asnjë individ, përfshirë presidentët e tjerë, që ka kontribuar më shumë për NATO-n sesa ai.

“Nëse unë nuk do të isha shfaqur, NATO-ja nuk do të ekzistonte tani! Do të kishte përfunduar në hi të historisë. Trishtueshme, por e vërtetë”, shkroi ai në Truth Social.

Deklarata e liderit amerikan vjen derisa presidenti vazhdon të theksojë rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve të aleancës transatlantike gjatë mandatit presidencial.

Ndërkohë, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka deklaruar në një intervistë për tensionin e fundit midis Donald Trumpit dhe Evropës.

“Nuk mund të premtoj se SHBA-të do të qëndrojnë në NATO. Askush nuk mundet”, tha Stoltenberg, i cili aktualisht shërben si ministër i Financave i Norvegjisë, për revistën gjermane Der Spiegel.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga anëtarët themelues dhe më të rëndësishëm të NATO-s (Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior).

Presidenti finlandez propozon “diplomaci në sauna” për çështjen e Grenlandës



Alexander Stubb ka propozuar që homologu amerikan, Donald Trump, të kalojnë së bashku pak kohë në një sauna tradicionale finlandeze, si një mënyrë joformale dhe simbolike për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës së ndërlikuar rreth Grenlandës.

Sipas presidentit finlandez, ky ritual tipik nordik shërben jo vetëm për relaksim, por edhe për reflektim të qetë dhe marrje vendimesh më të balancuara.

“Është më mirë të ndalemi për një moment – të shkojmë në sauna, të bëjmë një banjë të mirë me avull – dhe vetëm më pas të kërkojmë një zgjidhje të arsyeshme. Nëse do të arrinim ta bindnim presidentin Trump të shkonte në sauna, mendoj se do të arrinim diçka konkrete,” u shpreh Stubb, duke nënvizuar rëndësinë e qetësimit të tensioneve përpara dialogut politik.

Kjo, megjithatë, nuk është nisma e parë e këtij lloji nga ana e udhëheqësit finlandez.

Stubb është i njohur për promovimin e asaj që ai e quan “qasje finlandeze” ndaj diplomacisë, e cila përfshin pauza të menduara dhe reflektim përpara negociatave të vështira.

Në mars të vitit 2025, ai u kishte bërë thirrje tashmë Donald Trumpit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të ngadalësonin ritmin e përplasjeve verbale dhe politike, duke u kthyer në tryezën e bisedimeve pas një pauze “në stilin finlandez”, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje më të qëndrueshme dhe afatgjatë. /Telegrafi/

— (@)

Scott Bessent paralajmëron BE-në: Uluni, merrni frymë dhe mos e mendoni hakmarrjen ndaj tarifave

Rekomandimi drejtuar qeverive evropiane për të treguar qetësi dhe për të mos u hakmarrë u përsërit nga Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, duke iu referuar planit të Donald Trump për të kontrolluar Groenlandën. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Bessent u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të “mbajnë mendjen hapur”, […]

The post Scott Bessent paralajmëron BE-në: Uluni, merrni frymë dhe mos e mendoni hakmarrjen ndaj tarifave appeared first on BoldNews.al.

Moska ende pa vendim për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Rusia ka deklaruar se është ende herët për të përcaktuar nëse Rusia do të marrë pjesë në të ashtuquajturin Bordi i Paqes për Gazën, duke theksuar se Moska nuk i ka ende të qarta të gjitha detajet e kësaj iniciative. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha se Rusia shpreson të marrë më shumë informacion […]

The post Moska ende pa vendim për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes appeared first on BoldNews.al.

A ka jetë pas dollarit?

Sulmet e pandërprera të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, së bashku me politikën e tij të jashtme destabilizuese – veçanërisht përpjekjet për të rrëzuar presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe kërcënimet e mëvonshme për të bombarduar Iranin dhe për të pushtuar Groenlandën – kanë vënë në pikëpyetje të gjithë […]

The post A ka jetë pas dollarit? appeared first on Reporter.al.

Ftesa e Trump për Ramën/ Leka: Shqipëria vend lakmues në sferën globale. Asnjë shpresë që Berishës t’i hiqet ‘non grata’

Kryeministri Edi Rama ka pranuar ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për të marrë pjesë si anëtar themelues në Bordin e Paqes, një nismë që e pozicionon Shqipërinë në një rol të rëndësishëm ndërkombëtar. Rama i ka dërguar një letër Trump-it, ku e informon për miratimin e shpejtë të ftesës në Parlament.

Ndërkohë, votimi për anëtarësimin në këtë bord ka kapur në befasi Partinë Demokratike, e cila ende nuk ka bërë publik qëndrimin e saj zyrtar. Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shmangur daljet publike, ndërsa Belind Këlliçi e ka cilësuar ftesën si një lajm të madh për Shqipërinë.

I ftuar në “Tirana Live” në ABC News, analisti Martin Leka komentoi zhvillimet politike të ditëve të fundit dhe reagimin e opozitës ndaj ftesës së Donald Trump për kryeministrin Rama. Sipas tij, kjo ngjarje ka nxjerrë në pah mungesën e një qëndrimi të qartë nga Partia Demokratike dhe ka thelluar kontradiktat brenda saj.

“Narrativat e kanë nxjerrë PD zbuluar. Berisha mendonte se me ardhjen e Trump po i hiqej ‘non grata’, por Berishën nuk i është hequr ‘non grata’. Edhe teoritë konspirative se Rama do të shkojë në SHBA me një avokat. Kjo tregon se Berisha nuk mund të zgjidhte asnjë alternativë tjetër përveçse heshtjes. Sot duhet të ishte një ditë e jashtëzakonshme edhe për opozitën, sepse është një lajm i madh për Shqipërinë.

Ftesa e Trump për Ramën që ta përfaqësoj Shqipërinë në këtë bord, tregon që Shqipëria ka një vend të lakmueshëm dhe të rëndësishëm në sferën ndërkombëtare dhe kjo është fakt. Në këtë aspekt Rama ka bërë  një punë të shkëlqyer duke e ndritur lart emrin e Shqipërisë. Nga ana tjetër nuk ka asnjë shpresë që Berishës t’i hiqet ‘non grata’”, tha Leka.

 

Deklarata e fortë e Trumpit: NATO ekziston falë meje



Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi së fundmi se nuk ka asnjë individ, përfshirë presidentët e tjerë, që ka kontribuar më shumë për NATO-n sesa ai.

“Nëse unë nuk do të isha shfaqur, NATO-ja nuk do të ekzistonte tani! Do të kishte përfunduar në hi të historisë. Trishtueshme, por e vërtetë”, shkroi ai në Truth Social.

Deklarata e liderit amerikan vjen derisa presidenti vazhdon të theksojë rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve të aleancës transatlantike gjatë mandatit presidencial.

Ndërkohë, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka deklaruar në një intervistë për tensionin e fundit midis Donald Trumpit dhe Evropës.

“Nuk mund të premtoj se SHBA-të do të qëndrojnë në NATO. Askush nuk mundet”, tha Stoltenberg, i cili aktualisht shërben si ministër i Financave i Norvegjisë, për revistën gjermane Der Spiegel.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga anëtarët themelues dhe më të rëndësishëm të NATO-s (Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior). /Telegrafi/

Trump vë në dyshim sovranitetin danez mbi Grenlandën



Trump sërish ka folur për sovranitetin e shtetit danez mbi Grenlandën.

“Vetëm sepse një anije shkoi atje 500 vjet më parë dhe pastaj u largua, kjo nuk ju jep të drejtë pronësie”, tha presidenti amerikan.

Me këtë deklaratë, Donald Trump ka vënë në pikëpyetje bazën historike të sovranitetit të Danimarkës mbi Grenlandën, duke sugjeruar se zbulimi i hershëm ose prania e përkohshme historike nuk mjafton për të justifikuar kontrollin territorial.

Grenlanda ka qenë nën sundimin danez për shekuj, por sot ajo gëzon autonomi të gjerë, me qeverinë dhe parlamentin e saj, ndërsa Danimarka ruan kontrollin mbi politikën e jashtme dhe mbrojtjen.

Interesi i Trump për Grenlandën u bë publik kohët e fundit, kur ai shprehu idenë e blerjes së ishullit nga Danimarka, një propozim që u refuzua menjëherë nga autoritetet daneze dhe grenlandeze.

Ndryshe, Grenlanda ka rëndësi të madhe strategjike për shkak të pozicionit të saj gjeografik në Arktik, pasurive natyrore, si dhe interesave ushtarake dhe ekonomike në rritje në rajon. /Telegrafi/

— (@)

SHBA – Trump: Grenlanda është shumë e rëndësishme për ne

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump argumentoi të hënën se Danimarka nuk është në gjendje ta mbrojë në mënyrë adekuate Grenlandën, duke sugjeruar se çështja do të diskutohet me udhëheqësit ndërkombëtarë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Nuk mendoj se ata do të kundërshtojnë”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet për komentet e udhëheqësve evropianë në Davos, të cilët mund të kundërshtojnë planin e tij për Grenlandën.

“Shikoni, ne duhet ta bëjmë. Ata duhet ta bëjnë këtë. Ata nuk mund ta mbrojnë atë. Ata janë njerëz të mrekullueshëm”, shtoi ai.

Ndërsa vlerësoi Danimarkën dhe udhëheqjen e saj, Trump tha: “E di që udhëheqësit janë njerëz shumë të mirë, por ata as nuk shkojnë atje”.

Ai shtoi se diskutimet mbi Grenlandën do të zhvillohen me udhëheqës të ndryshëm që marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, i cili filloi të hënën. “Do të flasim për këtë me njerëz të ndryshëm”, tha Trump, pa specifikuar udhëheqësit.

“Grenlanda është shumë e rëndësishme pçr ne”, theksoi ai.

Presidenti amerikan theksoi shqetësimet e kahershme të sigurisë, duke thënë se NATO e ka paralajmëruar Danimarkën për dekada të tëra për kërcënimet e mundshme në rajon.

“NATO e ka paralajmëruar Danimarkën për rreth 20 vjet tani, më gjatë se kaq, 25 vjet”, tha Trump. Ai përmendi Rusinë si shqetësim duke shtuar se Kina gjithashtu përbën sfidë strategjike në rajonin e Arktikut.

“Pra, do të shohim se çfarë ndodh. Por, le ta themi kështu, do të jetë një Davos shumë interesant”, tha ai.

Në një intervistë të shkurtër telefonike me NBC News, Trump u pyet nëse do të përdorte forcën për të pushtuar Grenlandën. “S’ka koment”, u përgjigj ai.

Trump thotë se SHBA-ja duhet ta blejë Grenlandën për arsye sigurie kombëtare dhe për të penguar rivalët në Arktik. Ai ka kërcënuar me tarifa për aleatët evropianë që kundërshtuan kontrollin e Grenlandës nga SHBA-ja dhe dërguan një numër të vogël trupash në territor.

Si Danimarka ashtu edhe Grenlanda kanë hedhur poshtë çdo propozim për shitjen e territorit.

The post SHBA – Trump: Grenlanda është shumë e rëndësishme për ne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Politico: Europa e varur nga gazi natyror i SHBA-së, ja si mund ta përdorë situatën Uashingtoni

BE-ja po bëhet gjithnjë e më e varur nga gazi natyror amerikan, i cili pritet të përbëjë gati gjysmën e furnizimit të bllokut deri në vitin 2030, një ndryshim që rrezikon të krijojë një dobësi të madhe ndërsa marrëdhëniet me Uashingtonin përkeqësohen, raportoi Politico. Mbështetja në rritje e bllokut në furnizimet me origjinë nga SHBA-ja […]

The post Politico: Europa e varur nga gazi natyror i SHBA-së, ja si mund ta përdorë situatën Uashingtoni appeared first on BoldNews.al.

Trump sulmon Britaninë për marrëveshjen e Ishujve Chagos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të kaluar sovranitetin e Ishujve Chagos te Mauritius, duke e quajtur marrëveshjen një “akt të madh budallallëku” dhe “dobësi totale” në fushën e sigurisë kombëtare. Trump tha se dhënia e ishujve, ku përfshihet edhe baza ushtarake strategjike e Diego […]

The post Trump sulmon Britaninë për marrëveshjen e Ishujve Chagos appeared first on BoldNews.al.

Macron: Trump 'synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë' Evropën



Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar kundër "një zhvendosjeje drejt një bote pa rregulla", në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Epoka është shënuar nga "shkelja" e ligjit ndërkombëtar dhe nga marrja e kontrollit nga ligji i më të fortit, tha presidenti francez, i cili mbante syze dielli për shkak të një problemi me sytë.

"Është qartë një kohë shumë shqetësuese", tha Macron, duke përmendur veçanërisht politikën e jashtme agresive të administratës Trump, transmeton Telegrafi.

Ai tha se marrëveshjet e fundit tregtare që u arritën me SHBA-në nën kërcënimin e tarifave "minojnë interesat tona të eksportit, kërkojnë lëshime maksimale dhe synojnë hapur ta dobësojnë dhe nënshtrojnë Evropën".

Macron gjithashtu përsëriti pikëpamjen e tij se kërcënimet me tarifa të përdorura si "levë kundër sovranitetit territorial" ishin "të papranueshme". /Telegrafi/

Guvernatori nga Kalifornia kritikon liderët evropianë për reagim të kujdesshëm ndaj kërcënimeve të Trumpit për Grenlandën



Gavin Newsom, guvernatori demokrat i Kalifornisë, e ka kritikuar ashpër reagimin e kujdesshëm të Evropës ndaj kërcënimeve të Donald Trump për Grenlandën.

I pyetur në Davos nëse kishte një mesazh për evropianët, Neësom tha: "Është koha për t'u forcuar. Është koha për t'u bërë seriozë dhe për të ndaluar së qeni bashkëfajtor. Është koha për të qëndruar drejt, të vendosur, të kemi një shtyllë kurrizore", transmeton Telegrafi.

"Nuk mund ta duroj këtë bashkëfajësi, njerëzit që kthehen. Duhet të kisha sjellë një tufë mbrojtësesh gjunjësh për të gjithë udhëheqësit botërorë. Dua të them, duke shpërndarë kurora dhe çmime Nobel, ato po dhurohen. Është thjesht patetike. Dhe shpresoj që njerëzit të kuptojnë sa patetikë duken në skenën botërore. Është e turpshme", shtoi guvernatori nga Kalifornia.

Newsom gjithashtu hodhi poshtë mundësinë e diplomacisë me Trump: "Ai është një T-Rex: shoqërohesh me të ose ai të përpin".

Gjuha "pa kompromis" e Newsom i shërben politikisht guvernatorit, i cili po i flet si audiencës së tij në vend ashtu edhe në Evropë.

Newsom shpreson të jetë njeriu "që ndoshta disa në Evropë do të kërkojnë të përballen me Trumpizmin brenda pak vitesh". /Telegrafi/

California Governor Gavin Newsom tells Europeans "they’ve been played" by Trump.
Heading into the opening of the World Economic Forum in Davos he says Europeans "need to stand tall, stand firm, stand united!"
"This is not diplomacy, it‘s stupidity!"
Trump to speak at WEF… pic.twitter.com/pwbSXeMg7R
— Michaela Kuefner (@MKuefner) January 20, 2026

Trump propozon doganë 200% për verën franceze!

Presidenti amerikan Donald Trump  ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë 200% për verërat dhe shampanjat franceze, pas lajmit se presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar t’i bashkohet iniciativës së tij për krijimin e “Bordi të Paqes”. Trumpi e ka lidhur drejtpërdrejt kërcënimin e tarifave me refuzimin e dukshëm të Macron-it për të marrë pjesë në […]

The post Trump propozon doganë 200% për verën franceze! appeared first on BoldNews.al.

“Ftesë personale” për Ramën? Mbi 50 shtete konfirmojnë letrën e Trump për “Bordin e Paqes” (Lista)

Nga Boldnews.al Prej së shtunës së kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama po e shfrytëzon një ftesë standarde të Presidentit amerikan, Donald Trump, në një operacion të sforcuar propagandistik, për të bindur opinionin publik shqiptar se ai ka siguruar vlerësime nga Shtëpia e Bardhë për lidershipin e tij. Këtë të martë (20 janar 2026), Rama publikoi […]

The post “Ftesë personale” për Ramën? Mbi 50 shtete konfirmojnë letrën e Trump për “Bordin e Paqes” (Lista) appeared first on BoldNews.al.

Trump shton presionet: Groenlanda, territor amerikan që nga ky vit

Presidenti Donald Trump, i cili ka ushtruar presion që SHBA-ja të blejë Groenlandën, vazhdoi të insistojë për këtë çështje edhe të martën, shkruan Fox News. “Pata një telefonatë shumë të mirë me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, në lidhje me Groenlandën. U dakordësuam për një takim të palëve të ndryshme në Davos, Zvicër. […]

The post Trump shton presionet: Groenlanda, territor amerikan që nga ky vit appeared first on BoldNews.al.

Trump ashpërson luftën tregtare/ Nunaj: Vendosja e tarifave për arsye politike dhe gjeopolitike. Priten pasoja për tregjet BE-SHBA

TIRANË– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifë 200 për qind për verërat dhe shampanjat franceze.

Paralajmërimi erdhi pas lajmit se presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar t’i bashkohet iniciativës së tij për krijimin e “Bordi të Paqes”.

Më herët Trump vendosi tarifa të reja shtesë 10% ndaj 7 vendeve të Evropës, duke i paralajmëruar se mund te arrijnë në 25%.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, e ftuar në “Money Report” në ABC News, u shpreh se Donald Trump po tenton tëpërdorë tarifat, si instrument për të arritur disa qëllime politike dhe gjeopolitike, mes të cilave dhe marrja e Groernlandës.

Ajo theksoi se përballë një kërcënimi të tillë edhe Bashkimi Evropian nuk ka qëndruar pasiv, por krerët e unionit kanë paralajmëruar se do t’i kundërvihen përpjekjeve të presidenti amerikan.

Sipas saj, lufta tregtare mes dy tregjeve të mëdha do të sillte pasoja negative si për SHBA ashtu dhe për Bashkimin Evropian.

“Duke qenë se vendosja e tarifës ishte politikë, që i solli Donald Trump disa rezultate të prekshme, ai i referohet sërish tarifave duke synuar marrjen e Groenlandës. Ai po tenton të përdorë politikën e tarifave për të realizuar një benefit politik dhe gjeopolitik, për të zgjeruar territorin e SHBA.

BE ka menduar variantin e vet, që mos të jetë vetëm pjesa e negociatave, por edhe për t’iu kundërpërgjigjur. Lufta tregtare do t’i dëmtonte të dyja tregjet , si atë të Bashkimit Evropian dhe atë të SHBA”, tha ajo.

Këto përpjekje të Trump shtoi Nunaj kanë hedhur bazat për krijimin e një rendi të ri ekonomik, por gjithsesi mbetet ende herët për të folur mbi rezultate konkrete dhe të prekshme.

“Kemi një rrugëtimi, drejt një ekonomie nacionale. Nëse do flasim për rendin e ri botëror, ka nisur një zhvillim, por kjo duhet parë në vijimësi”, tha ajo./abcnews.al

Trump ndan një hartë të SHBA-së të bërë me inteligjencë artificiale, përfshirë Grenlandën, Kanadanë dhe Venezuelën



Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një imazh, me sa duket të modifikuar nga inteligjenca artificiale, që e tregon atë të ulur pranë një harte të SHBA-së që përfshin Grenlandën, Kanadanë dhe Venezuelën, ndërsa flet me udhëheqësit evropianë.

Fotografia, të cilën Trump e postoi në Truth Social, duket të jetë një version i modifikuar i një fotografie të bërë kur udhëheqësit - përfshirë presidentin Francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Keir Starmer dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen - shkuan në Uashington, D.C, në gusht 2025.

Që kur u kthye në detyrë në janar 2025, Trump ka komentuar vazhdimisht për aneksimin e Kanadasë si shteti i 51-të. Më herët këtë muaj, ai postoi një imazh në mediat sociale që e përshkruante atë si "presidenti në detyrë i Venezuelës", pas kapjes së udhëheqësit Nicolás Maduro nga SHBA-të, transmeton Telegrafi.

Postimi i fundit i Trump vjen mes pretendimit të tij të gjatë se SHBA-të duhet të fitojnë Grenlandën, një territor danez vetëqeverisës, për arsye sigurie kombëtare.

Presidenti nuk ka pranuar të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për të fituar kontrollin e ishullit Arktik, dhe ka kërcënuar me tarifa për aleatët evropianë që i rezistojnë një pushtimi të tillë.

Ndërsa udhëheqësit evropianë janë zotuar për solidaritet me Danimarkën dhe Grenlandën, postimi në mediat sociale nënvizon zgjerimin e përçarjes diplomatike midis Uashingtonit dhe Kontinentit. /Telegrafi/

Trump thotë se 'askush nuk e do' Macronin – pasi 'Franca refuzoi pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për Gazën'



Presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar ofertën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për t'u bashkuar me "Bordin e Paqes" të ngarkuar me mbikëqyrjen e hapave të mëtejshëm në Gaza, tha zyra e tij të hënën.

Vendimi u mor për shkak të shqetësimeve se "Bordi i Paqes", i kryesuar nga Trump, do të kishte kompetenca të gjera përtej qeverisjes kalimtare të Rripit të Gazës dhe do të minonte kornizën e Kombeve të Bashkuara, shkruan Politico, përcjell Telegrafi.

Deklarata vuri në dukje se statuti i bordit "shkon përtej kornizës së Gazës dhe ngre pyetje serioze, veçanërisht në lidhje me parimet dhe strukturën e Kombeve të Bashkuara, të cilat nuk mund të vihen në dyshim".

Dhe lidhur me një vendim të mundshëm të Francës, ka pasur një reagim të Trump.

Duke folur me gazetarët të martën, Trump hodhi poshtë ndikimin e udhëheqësit francez, duke deklaruar: “Askush nuk e do atë sepse ai do të largohet nga detyra shumë shpejt”, ndërsa sugjeroi se masat ndëshkuese ekonomike përfundimisht do ta detyronin Macronin të ulet në tryezën e bisedimeve.

President Donald Trump said he could impose a 200% tariff on French wines and champagnes to push French President Emmanuel Macron to join his Gaza Board of Peace initiative pic.twitter.com/ZX8pc5Fi4E
— Reuters (@Reuters) January 20, 2026

Kujtojmë se Trump njoftoi themelimin e bordit - të cilin ai e cilësoi si "Bordi më i Madh dhe më Prestigjioz i mbledhur ndonjëherë në çdo kohë, në çdo vend" - si një pjesë kyçe e planit të tij prej 20 pikash për t'i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

"Bordi i Paqes" i Trump po përballet me një polemikë të veçantë që po zhvillohet në lidhje me tarifën prej 1 miliard dollarësh që vendet anëtare pritet të paguajnë nëse duan të qëndrojnë si anëtarë të përhershëm përtej tre viteve.

Kanadaja do të bashkohet, por nuk do të paguajë për vendin e përhershëm, tha kryeministri Mark Carney.

Trump gjithashtu u ka bërë ftesa për t'u bashkuar me bordin Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe Shqipërisë, Argjentinës, Egjiptit, Hungarisë, Indisë, Turqisë dhe Vietnamit.

Pavarësisht luftës së vazhdueshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë gjithashtu një ftesë, tha Kremlini të hënën.

Arabia Saudite është ftuar gjithashtu të anëtarësohet në bord, sipas një zyrtari saudit, i cili tha se mbretëria po e shqyrton ftesën.

Komiteti ekzekutiv i bordit do të përfshijë, ndër të tjerë, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhëndrin e Trump, Jared Kushner dhe Ajay Banga, kreun e Bankës Botërore. /Telegrafi/

Peticioni danez për të blerë Kaliforninë nga Trumpi është nënshkruar nga mijëra njerëz



Një peticion satirik që i bën thirrje Danimarkës të “blejë” Kaliforninë ka kaluar mbi 200,000 nënshkrime, si një përgjigje e dukshme ndaj thirrjeve të ripërtërira të administratës Trump që SHBA-të të blejnë Grenlandën.

Fushata - e organizuar në Denmarkification.com - imagjinon një botë ku Danimarka blen shtetin më të populluar të Amerikës, e riemërton atë “Danimarka e Re” dhe madje e riemërton Disneylandin si “Hans Christian Andersenland”, transmeton Telegrafi.

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar përsëri një paralajmërim në lidhje me rëndësinë strategjike të Grenlandës, duke thënë se SHBA-të kanë nevojë për ishullin për t'iu kundërvënë ndikimit rus dhe duke pohuar se “tani është koha” për të vepruar, megjithëse komentet e tij janë kritikuar ashpër nga udhëheqësit evropianë.

Të shtunën, mijëra banorë të Grenlandës marshuan nëpër kryeqytetin Nuuk, në protestë kundër kërcënimeve në rritje të qeverisë Trump për të blerë territorin vetëqeverisës.

Në përgjigje, Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa prej 10 përqind duke filluar nga 1 shkurti, duke u rritur në 25 përqind më 1 qershor për vendet që kundërshtojnë përpjekjen e Uashingtonit për të kontrolluar Groenlandën - përfshirë Danimarkën dhe disa nga aleatët e saj më të ngushtë evropianë - dhe t'i mbajë këto tarifa në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për Grenlandën.

Udhëheqësit në të gjithë Evropën kanë reaguar fort ndaj kërcënimit të Trump për të vendosur tarifa ndaj vendeve aleate që kundërshtojnë përpjekjet e Amerikës për të marrë kontrollin e Grenlandës, duke paralajmëruar se ky veprim rrezikon të minojë bashkëpunimin e NATO-s dhe të tendosë lidhjet transatlantike, ndërsa mbron të drejtën e Grenlandës për të përcaktuar të ardhmen e saj. /Telegrafi/

❌