Reshjet intensive, situata më problematike në gjashtë qarqe
TIRANĂ, 8 janar/ATSH/ Reshjet e shiut tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« shkaktuar problematika nĂ« qarqe tĂ« ndryshme tĂ« vendit.
Si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka pasur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika serioze, kryesisht përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.
Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë angazhuar në terren për përballimin e emergjencës, evakuimin e banorëve, ku është e nevojshme dhe minimizimin e dëmeve.
Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:
Qarku Shkodër
Ka rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot, me rreth 60 cm ujë mbi rrugën kryesore. Qarkullimi bëhet vetëm për mjete të tonazhit të lartë. Po ashtu ka rritje të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë. 15 banesa janë të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës. Në disa fshatra të Malësisë së Madhe ka rrugë të bllokuara dhe prezencë uji. Ndërsa në bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh, prezencë e shtuar e ujit në rrugët auto-rurale, që kanë shkaktuar dëmtime.
Qarku Lezhë
Rreth 3000 ha tokĂ« bujqĂ«sore janĂ« nĂ«n ujĂ«. ĂshtĂ« bĂ«rĂ« evakuimi i dy familjeve, njĂ« nĂ« fshatin ishullin ShĂ«ngjin dhe njĂ« nĂ« fshatin Kakariq. Rreth 100 banesa janĂ« tĂ« rrethuara nga uji, kryesisht nĂ« njĂ«sitĂ« administrative Dajç, BabullojĂ«, Balldren dhe ShĂ«nkoll. Po ashtu ka rrĂ«shqitje dherash nĂ« fshatrat TorovicĂ« dhe Tresh. Po punohet pĂ«r mbylljen e çarjes sĂ« argjinaturĂ«s nĂ« lumin Droje, nĂ« fshatin Dukagjin.
Qarku Vlorë
Niveli i lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra. Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë. Nuk ka prezencë uji në banesa.
Qarku Durrës
Aktualisht situata Ă«shtĂ« drejt pĂ«rmirĂ«simit, por po punohet pĂ«r heqjen e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, veçanĂ«risht nĂ« zonĂ«n e burgut, ish-KĂ«netĂ«s, Shkozet dhe Nish TullĂ«. NĂ« terren ndodhen ekipe tĂ« vlerĂ«simit tĂ« dĂ«meve qĂ« po vazhdojnĂ« evidentimin dhe dokumentimin e rasteve. 250 persona janĂ« tĂ« strehuar nĂ« ShtĂ«pinĂ« e Pushimit te UshtrisĂ«, DurrĂ«s dhe 55 persona janĂ« strehuar nĂ« KonvaleshencĂ«n e MinistrisĂ« sĂ« Brendshme. â LumenjtĂ« Erzen dhe IshĂ«m, si dhe kanali i TonĂ«s janĂ« nĂ« kuotat maksimale. Disa rrugĂ« tĂ« qytetit mbeten tĂ« bllokuara, pĂ«r shkak tĂ« pranisĂ« sĂ« lartĂ« tĂ« ujit.
Bashkia Krujë: Si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Drojë ka vërshime uji në dy fshatrat Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji ka hyrë në banesa, ku janë prekur 50 familje. Në terren ndodhen ekipe të Bordit të Kullimit Durrës, për përballimin e situatës.
Bashkia Shijak: Ka prani uji në 15 banesa. Situata problematike paraqitet veçanërisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.
Qarku Gjirokastër
Si pasojĂ« e reshjeve tĂ« dendura ka rrĂ«shqitje dherash nĂ« aksin TepelenĂ«âGjirokastĂ«r, ku qarkullimi Ă«shtĂ« i kufizuar. Po punohet pĂ«r rikthimin e energjisĂ« nĂ« disa zona malore. Nivele tĂ« larta tĂ« lumit VjosĂ« nĂ« Memaliaj dhe PĂ«rmet.
Qarku Kukës
Lumenjtë janë në kuota të larta, por pa problematika aktuale.
Qarku Tiranë
Ka rritje e niveleve të lumenjve në Rrogozhinë dhe Kavajë, por pa rrezik të menjëhershëm për zonat e banuara.
Qarku Korçë
Janë disa rrugë të pakalueshme në Devoll. Po ashtu janë evidentuar rrëshqitje dherash dhe bllokime rrugore në Pogradec dhe Përrenjas. Në Maliq ka sipërfaqe të tokave bujqësore nën ujë.
Qarku Berat
Rreth 95 hektarĂ« toka bujqĂ«sore janĂ« nĂ«n ujĂ«. ĂshtĂ« evidentuar rritje e nivelit tĂ« lumit Osum. NĂ« lagjen 22 Tetori dhe GorricĂ«, janĂ« marrĂ« masa pĂ«r sigurimin e bizneseve dhe punohet pĂ«r largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithĂ«se.
Qarku Fier
Rreth 200 ha tokë bujqësore janë të përmbytura. Ka prezencë uji në 27 banesa në disa fshatra.
Ministri e Mbrojtjes njofton se në qarqet e tjera nuk paraqiten problematika serioze.
Në total Forcat e Armatosura kanë angazhuar rreth 150 efektivë; mbi 20 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të tonazhit të rëndë; 10 gomone/motobarka shpëtimi;  15 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe të vogël.
Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.
Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të Mbrojtjes Civile, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zona të përmbytura ose me rrëshqitje dherash.
Po ashtu qytetarët duhet të raportojnë menjëherë çdo situatë rreziku pranë strukturave përgjegjëse, si dhe të bashkëpunojnë në rastet e evakuimit për garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës.
Situata vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë.
/m.m/a.f/
The post Reshjet intensive, situata më problematike në gjashtë qarqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.