❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berisha: Hetimi i SPAK për Kuvendin e Rithemelimit politik, nuk lidhet me hetimin pasuror

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, e cilĂ«soi si politik hetimin e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme (SPAK) lidhur me Kuvendin e Rithemelimit tĂ« vitit 2021, tĂ« mbajtur nĂ« stadiumin “Air Albania”, ku u shkarkua kryetari i atĂ«hershĂ«m i PD-sĂ«, Lulzim Basha.

Në një konferencë për mediet, Berisha u shpreh se ky hetim nuk ka asnjë lidhje me hetimin pasuror ndaj tij dhe familjarëve, i cili sipas tij është mbyllur dhe është dërguar në gjykatë.

“Hetimi pasuror Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me lupĂ«, Ă«shtĂ« finalizuar dhe Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« gjykatĂ«. Hetimi pĂ«r Kuvendin e Rithemelimit Ă«shtĂ« njĂ« hetim i mirĂ«filltĂ« politik dhe nuk ka asnjĂ« lidhje me çështjen pasurore”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se është i hapur ndaj çdo hetimi dhe se prokuroria duhet të veprojë e lirë, por shtoi se përpjekja për të lidhur dy çështje të ndryshme është, sipas tij, mashtruese.

Berisha deklaroi se çdo financim për Kuvendin e Rithemelimit është deklaruar dhe se nuk ka pasur asgjë të fshehur. Sipas tij, aktiviteti është financuar nga deputetë dhe aktivistë të Partisë Demokratike, ndërsa çmimi i stadiumit është publik dhe i deklaruar nga institucionet përkatëse.

“Çdo financim Ă«shtĂ« deklaruar. Personat qĂ« kanĂ« kontribuar e kanĂ« deklaruar atĂ« sapo janĂ« pyetur. Nuk ka asgjĂ« tĂ« fshehur”, u shpreh Berisha.

Ai e cilësoi si dezinformim lajmin se hetimi për Kuvendin po zhvillohet në kuadër të hetimit pasuror ndaj tij, duke theksuar se kjo çështje tashmë ndodhet në proces gjyqësor.

/m.q/j.p/

The post Berisha: Hetimi i SPAK për Kuvendin e Rithemelimit politik, nuk lidhet me hetimin pasuror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arratisja e Ndocit, shkarkohet drejtori dhe zinxhiri komandues në burgun e Durrësit

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Drejtori i burgut tĂ« DurrĂ«sit, Indrit Cerloj Ă«shtĂ« shkarkuar nga detyra nga ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari, pas arratisjes sĂ« tĂ« paraburgosurit Altin Ndoci, nga spitali Rajonal i DurrĂ«sit.

Gjithashtu në vijim të ngjarjes së një dite më parë, pas një analize nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues në IEVP Durrës.

Për këtë ngjarje, janë arrestuar edhe tetë punonjës të Policisë së Burgjeve në Durrës.

Ndaj Altin Ndocit, Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” pĂ«r veprat penale: vrasje nĂ« rrethana cilĂ«suese kundĂ«r dy ose mĂ« shumĂ« personave, armĂ«mbajtje pa leje, organizatĂ« kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal. Ai u arratis pasi kreu njĂ« konsultĂ« mjekĂ«sore nĂ« spitalin Rajonal tĂ« DurrĂ«sit.

/m.q/j.p/

The post Arratisja e Ndocit, shkarkohet drejtori dhe zinxhiri komandues në burgun e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

8 policë të arrestuar në Durrës, nuk respektuan procedurat standarde të shoqërimit të Ndocit

TIRANË, 14 janar /ATSh/ TetĂ« punonjĂ«s tĂ« PolicisĂ« sĂ« Burgjeve nĂ« DurrĂ«s janĂ« arrestuar pas arratisjes sĂ« tĂ« paraburgosurit Altin Ndoci, njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« nga Spitali Rajonal nĂ« DurrĂ«s.

Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Burgjeve njoftoi se nĂ« bashkĂ«punim me ShĂ«rbimin e Kontrollit tĂ« BrendshĂ«m nĂ« Sistemin e Burgjeve, nĂ«n drejtimin ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m DurrĂ«s, Ă«shtĂ« vendosur ndalimi i shtetasve tĂ« mĂ«poshtĂ«m: komisar Dezdemon Pazaj, punonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve; Komisar Violeta Uka, punonjĂ«se e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve; kryeinspektor Dorjan Saraçi, punonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve; inspektor Sali Ferrollari, punonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve; inspektor Fatjon Braçi, punonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve; inspektor Preng Marvataj, punonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve; Kryeinspektor Aranit Çela, punonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve; kryeinfermier Aulon Quku, punonjĂ«s i IEVP DurrĂ«s.

Gjithashtu, është bërë edhe pezullimi i tyre nga detyra. Po ashtu janë pezulluar me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ drejtori i IEVP-së Durrës Indrit Cerloj, Afrim Zeqiraj, shef i Policisë; Ylfete Sema, shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor; Idajet Calamaj, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Shtetasi Altin Ndoci ka qenĂ« i akomoduar nĂ« IEVP DurrĂ«s qĂ« prej datĂ«s 20.05.2020, me masĂ« sigurimi “arrest me burg”, pasi ndaj tij Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” pĂ«r veprat penale: vrasje nĂ« rrethana cilĂ«suese kundĂ«r dy ose mĂ« shumĂ« personave, armĂ«mbajtje pa leje, organizatĂ« kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

“MĂ« datĂ« 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultĂ« mjekĂ«sore me mjekun e institucionit tĂ« vuajtjes sĂ« dĂ«nimit, i cili ka rekomanduar konsultĂ« me mjek kirurg. NĂ« vijim, nga strukturat pĂ«rkatĂ«se tĂ« IEVP DurrĂ«s (shĂ«rbimi shĂ«ndetĂ«sor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janĂ« hartuar aktet pĂ«rkatĂ«se dhe Ă«shtĂ« planifikuar shoqĂ«rimi pĂ«r vizitĂ« mjekĂ«sore nĂ« Spitalin Rajonal DurrĂ«s, sipas itinerarit: IEVP DurrĂ«s – Spital Rajonal DurrĂ«s – kthim nĂ« IEVP, brenda sĂ« njĂ«jtĂ«s ditĂ«â€, njoftoi drejtoria e Burgjeve.

Drejtoria e Burgjeve informoi mĂ« tej se “i paraburgosuri Ă«shtĂ« paraqitur nĂ« pavijonin infektiv pĂ«r marrjen e trajtimit mjekĂ«sor. Pas vizitĂ«s mjekĂ«sore nga mjeku kardiolog nĂ« Spitalin Rajonal DurrĂ«s, Ă«shtĂ« rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 orĂ«sh. GjatĂ« kohĂ«s qĂ« ka qenĂ« duke marrĂ« trajtim mjekĂ«sor, shtetasi Altin Ndoci ka kĂ«rkuar tĂ« shkojĂ« nĂ« tualet. Ai Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nga punonjĂ«sit e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve, por gjatĂ« kĂ«tij momenti ka kundĂ«rshtuar dhe goditur punonjĂ«sit, duke arritur tĂ« arratiset”.

“Nga verifikimet paraprake rezulton se, pĂ«r shoqĂ«rimin e planifikuar, IEVP DurrĂ«s nuk ka informuar DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Burgjeve dhe Komisariatin e PolicisĂ« DurrĂ«s, si dhe nuk ka raportuar nĂ« DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitĂ«s mjekĂ«sore, nĂ« kundĂ«rshtim me aktet nĂ«nligjore nĂ« fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janĂ« respektuar procedurat standarde pĂ«r shoqĂ«rimin e tĂ« paraburgosurve dhe tĂ« dĂ«nuarve”, njoftoi drejtoria e Burgjeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nënvizoi se po vijon me marrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe me forcimin e protokolleve të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

/m.q/j.p/

The post 8 policë të arrestuar në Durrës, nuk respektuan procedurat standarde të shoqërimit të Ndocit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Avokati Cakrani: Ilir Meta, zero pasuri të luajtshme apo të paluajtshme

TIRANË, 14 janar /ATSh/ MbrojtĂ«sit ligjorĂ« tĂ« presidentit tĂ« PartisĂ« sĂ« LirisĂ«, Ilir Meta, deklaruan sot nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r mediet, se Meta po mbahet nĂ« paraburgim, duke tejkaluar çdo standard ligjor, kushtetues dhe human.

Avokati Kujtim Cakrani theksoi se hetimet ndaj Metës kanë përfunduar më 4 gusht 2025, ndërsa që prej 28 gushtit 2025 çështja ndodhet në seancë paraprake.

“Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« njĂ« seancĂ« e tillĂ« ligjĂ«risht duhet tĂ« pĂ«rfundojĂ« brenda njĂ« muaji dhe pastaj çështja ose duhet tĂ« pushohet, ose tĂ« kthehet nĂ« hetim ose duhet tĂ« kalojĂ« nĂ« gjykim themeli”, sqaroi ai.

Sipas avokatit, kanë kaluar mbi katër muaj e gjysmë pa nisur shqyrtimi paraprak, duke e cilësuar këtë si shkelje të rëndë të Kodit të Procedurës Penale dhe të Kushtetutës.

“Kjo e ka rĂ«nduar pozitĂ«n e kĂ«saj drejtĂ«sie qĂ« Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« drejtĂ«si inkuzitore”, tha ai.

Cakrani theksoi se kanĂ« kĂ«rkuar zĂ«vendĂ«simin e masĂ«s sĂ« sigurisĂ«, por pĂ«rsĂ«ri gjyqtarja Irena Gjoka, e cila sipas tij Ă«shtĂ« e “shantazhueshme”, nuk e pranoi kĂ«rkesĂ«n dhe e ka rrĂ«zuar.

Avokati shtoi se ndaj Metës ka pasur sulme të vazhdueshme politike dhe personale.

“Ai Ă«shtĂ« tashmĂ« nĂ« izolim total, izolim i paprecedentĂ«. Presidentit tĂ« PartisĂ« sĂ« LirisĂ«, numrit dy tĂ« opozitĂ«s, nuk i jepet mundĂ«sia tĂ« komunikojĂ« me qytetarĂ«t, kolegĂ«t, bashkĂ«punĂ«torĂ«t e ata qĂ« duhet tĂ« komunikojĂ«â€, tha ai.

Sa i përket pasurisë së Ilir Metës, Cakrani mohoi akuzat për përfitime të paligjshme, duke deklaruar se analizat financiare të kryera nga mbrojtja tregojnë se Meta nuk ka pasuri të luajtshme apo të paluajtshme.

Cakrani tha se nga viti 1995 deri në vitin 2023, të ardhurat e Metës nga funksionet publike kanë qenë rreth 87.5 milionë lekë, ndërsa shpenzimet e deklaruara janë ndjeshëm më të ulëta, duke pretenduar se kursimet e tij kanë qenë të justifikuara dhe të ligjshme.

“Pasuria e MetĂ«s, Ă«shtĂ« zero, qoftĂ« e luajtshme, qoftĂ« e paluajtshme, sepse ka punuar me dinjitet, ka punuar me pastĂ«rti. Prokuroria e ka nisur analizĂ«n nĂ« vitin 2002, thua se Meta para 2002-shit nuk ka ekzistuar. Ne kemi bĂ«rĂ« analizĂ«n financiare, tĂ« ardhurat dhe shpenzimet normale prej 1995-2023. NĂ« 1995 ne disponojmĂ« dokumentacionin  e vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion nga Kuvendi. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse e kemi nisur nĂ« 1995. Meta aktivitetin politik e ka nisur nĂ« 1992″, tha Cakrani.

“Prej 1995 deri nĂ« 2023, tĂ« gjitha tĂ« ardhurat e MetĂ«s nga puna si deputet, si ministĂ«r, si zv.kryeministĂ«r, si kryeministĂ«r, si kryetar kuvendi dhe nĂ« fund president i RepublikĂ«s, kanĂ« qenĂ« 87,385,031 lekĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« shpenzimet e tij, janĂ« nĂ« shumĂ«n 39,448,575 lekĂ«. Meta ka nĂ« bilancin e tij 530, 146 lekĂ«. I ka pasur kĂ«to kursime. Nuk i ka mĂ« edhe kĂ«to kursime sepse ka pasur shpenzime”, vijoi avokati.

“Akuza e prokurorisĂ« Ă«shtĂ« se Meta paska fituar 200 mijĂ« euro nuk e di ku e ka shpikur organi i procedurĂ«s kĂ«tĂ«, pĂ«r tĂ« fshehur veprimet arbitrare qĂ« ka bĂ«rĂ«. Shpenzimet dhe tĂ« ardhurat janĂ« tashmĂ« publike dhe ne prandaj e kemi thĂ«nĂ« gjithmonĂ«: nuk ka as pasuri tĂ« luajtshme dhe as tĂ« paluajtshme Meta”, tha Cakrani.

/m.q/j.p/

The post Avokati Cakrani: Ilir Meta, zero pasuri të luajtshme apo të paluajtshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bie niveli i ujërave në zonat e prekura nga përmbytjet në Shkodër

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Bashkia e ShkodrĂ«s nĂ« pĂ«rditĂ«simin e situatĂ«s pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« shiut, njoftoi sot se nga monitorimi gjatĂ« natĂ«s dhe orĂ«ve tĂ« para tĂ« mĂ«ngjesit, situata hidrologjike nĂ« territor paraqitet mĂ« e pĂ«rmirĂ«suar krahasuar me ditĂ«n e djeshme, me ulje tĂ« niveleve tĂ« ujit nĂ« zonat e prekura.

Në zonën e Obotit është konstatuar rënie e nivelit të ujit. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore paraqet prezencë uji rreth 90 centimetra, nga 100 centimetra që ishte një ditë më parë, duke shënuar ulje me rreth 10 centimetra. Aksi vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Mjetet e Bashkisë Shkodër dhe strukturave mbështetëse do të qëndrojnë edhe sot në Obot, në gatishmëri të plotë për çdo nevojë dhe për garantimin e aksesit dhe ndihmës ndaj banorëve. Varkat janë prezente edhe sot në terren, për të garantuar transportin dhe ndërhyrjen në rast nevoje.

Sipas bashkisë, në Obot ka banesa me prezencë uji në oborre, ndërsa deri në këto momente nuk ka raportime për prezencë uji në brendësi të banesave.

NĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative Dajç, nĂ« zonĂ«n Urrelat – Shirq, Ă«shtĂ« konstatuar ulje e nivelit tĂ« ujit me rreth 10 centimetra krahasuar me ditĂ«n e djeshme. Vijon tĂ« ketĂ« prezencĂ« uji nĂ« kanalet kulluese tĂ« tokave bujqĂ«sore, por pa depĂ«rtim nĂ« banesa.

Bashkia bëri të ditur se sipërfaqja e tokës bujqësore me prezencë uji është në Dajç 80 hektarë, në Velipojë 10 hektarë, Ana e Malit 530 hektarë, Bërdicë 50 hektarë.

Bashkia Shkodër njofton se totali i sipërfaqes në ujë është 760 hektarë.

Situata paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim, ndërsa monitorimi në terren vijon pa ndërprerje nga strukturat përgjegjëse. /j.p/

The post Bie niveli i ujërave në zonat e prekura nga përmbytjet në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kupa e Botës për Ski, Lara Colturi renditet e 8-ta në Flachau

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Gara e sllallomit tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s nĂ« ski, e zhvilluar tĂ« martĂ«n nĂ« mbrĂ«mje nĂ« Flachau tĂ« AustrisĂ«, u karakterizua nga kushte shumĂ« tĂ« vĂ«shtira atmosferike.

Mjegulla dhe shikueshmëria e ulët ndikuan dukshëm në performancën e skiatoreve, duke bërë që nga 75 skiatore të regjistruara, plot 35 të mos arrinin të përfundonin garën.

Skiatorja italo-shqiptare, u rendit e 8-ta në klasifikimin final. Colturi u dallua veçanërisht në lëshimin e dytë, ku me kohën 53 sekonda e 77 të qindtat regjistroi rezultatin më të mirë me vendin e parë, duke lënë pas edhe kampionen amerikane Mikaela Shiffrin.

Megjithatë, një gabim i bërë në lëshimin e parë e mbajti Colturin jashtë podiumit, pasi atë raund e mbylli vetëm në vendin e 16-të. Në total, performanca e kombinuar e pozicionoi atë të tetën në renditjen përfundimtare.

Në podiumin e garës në Flachau, në shkallën më të lartë të tij u ngjit Milkaela Shifrin, që e çon në 60 numrin e fitoreve në sllallom, një shifër e jashtëzakonshme në historinë e këtij sporti. Pas saj u klasifikua amerikania Paula Molzen, ndërsa vendin e tretë e mori austriakja Katarina Trupe.

/m.q/a.f/r.e/

The post Kupa e Botës për Ski, Lara Colturi renditet e 8-ta në Flachau appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara


TIRANË, 13 janar /ATSh/ Kryeministri Edi Rama mori pjesĂ« nĂ« samitin e JavĂ«s sĂ« Zhvillimit tĂ« QĂ«ndrueshĂ«m nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili organizohet nĂ«n kujdesin e veçantĂ« tĂ« presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Kreu i qeverisĂ« ndau pamjet nĂ« rrjetet sociale nga pjesĂ«marrja nĂ« ceremoninĂ« e ndarjes sĂ« çmimeve “Zayed”, tĂ« cilat nderojnĂ« iniciativat humanitare tĂ« atyre qĂ« kontribuojnĂ« nĂ« vendet nĂ« zhvillim.

Çmimet u akorduan pĂ«r projekte dhe organizata qĂ« kanĂ« punuar lidhur me pĂ«rmirĂ«simin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit tĂ« pijshĂ«m, mbĂ«shtetjen e ushqimit pĂ«r komunitetet nĂ« nevojĂ« si dhe pĂ«r nisma qĂ« adresojnĂ« ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

NdĂ«rkaq, kryeministrit Edi Rama iu akordua medalja “Zayed” nga presidenti i Emirateve tĂ« Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan. Rama theksoi se ky Ă«shtĂ« respekti dhe vlerĂ«simi mĂ« i madh pĂ«r njĂ« kryeministĂ«r shqiptar.

Kreu i Ekzekutivit ishte i pranishëm në këtë event me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky forum ndërkombëtar bën bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

/m.q/r.e/a.f/

The post Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mozaiku “Dielli i ditĂ«s tjetĂ«r” do tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« AQShF

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Mozaiku “Dielli i ditĂ«s tjetĂ«r”, i artistes Blerta Kambo, i cili ndĂ«rthur trashĂ«giminĂ« kulturore me ndĂ«rgjegjĂ«simin shĂ«ndetĂ«sor, do tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« pjesĂ«n lindore tĂ« Arkivit Qendror ShtetĂ«ror tĂ« Filmit (AQShF).

“TashmĂ« “Shqipja” siç i thĂ«rrasim ne ose “Dielli i ditĂ«s tjetĂ«r” i rikrijuar nga artistja Blerta Kambo dhe i mbĂ«shtetur nga MTKS do tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« pjesĂ«n lindore tĂ« Arkivit Qendror ShtetĂ«ror tĂ« Filmit.

“Faleminderit Blerta Kambo qĂ« kujtesĂ«s arkivale shqiptare i shtove gjendjen tĂ«nde muzeale! NjĂ« mozaik qĂ« nuk rri nĂ« mur, por tĂ« rri pĂ«rballĂ«. TĂ« shikon drejt e nĂ« sy, pa zĂ«, dhe tĂ« pyet gjĂ«ra qĂ« i ke shmangur gjithĂ« ditĂ«n. CopĂ«za tĂ« vogla, tĂ« thyera, ngjyra qĂ« rrisin emocionet si ne. Dhe prapĂ«, kur bashkohen, bĂ«hen figurĂ«. BĂ«hen kujtesĂ«. Ky mozaik flet pĂ«r dhimbjen dhe artin! Flet pĂ«r durimin dhe gruan. PĂ«r kohĂ«n. PĂ«r njeriun qĂ« thyhet dhe ndĂ«rtohet copĂ« copĂ« derisa mĂ« nĂ« fund guxon tĂ« qendrojĂ« drejt”, njoftoi AQShF.

Fasada e Muzeut Historik KombĂ«tar nĂ« TiranĂ« u transformua pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit tĂ« kaluar pĂ«rmes instalacionit “Dielli i ditĂ«s tjetĂ«r”, ku historia bashkohet me artin bashkĂ«kohor.

Artistja zgjodhi tĂ« vendosĂ« mbi figurĂ«n kryesore femĂ«rore tĂ« mozaikut monumental “ShqipĂ«ria”, njĂ« element tĂ« ri artistik, rikontekstualizuar si njĂ« gjest simbolik nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« grave qĂ« pĂ«rballen me kancerin e gjirit.

NĂ« “Dielli i DitĂ«s TjetĂ«r”, kjo figurĂ« e njohur e mozaikut rishfaqet me kokĂ« tĂ« qethur dhe me njĂ« shenjĂ« nĂ« gjoksin e djathtĂ«, si shenjĂ« solidariteti me tĂ« gjitha gratĂ« qĂ« pĂ«rballen ose kanĂ« mbijetuar nga kanceri i gjirit.

Ky gjest artistik e zhvendos heroinën mitike të mozaikut në figurën e gruas reale bashkëkohore, të ndjeshme, të plagosur, por të fortë dhe në lëvizje përpara. Një vepër që flet për jetën, forcën dhe rilindjen si pjesë e kujtesës dhe ndërgjegjësimit kolektiv.

Instalacioni qëndroi i dukshëm në fasadën e muzeut, si kushtim për 1 në 12 gra që diagnostikohen me kancer gjiri, një kujtesë e përbashkët dhe një thirrje për ndërgjegjësim, solidaritet dhe shpresë.

/m.q/r.e/

The post Mozaiku “Dielli i ditĂ«s tjetĂ«r” do tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« AQShF appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Qeveria ka zero legjitimitet, PD beson në pushtetin me votën e lirë

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot turin e radhĂ«s tĂ« “Foltores” me demokratĂ«t nĂ« qytetin e LezhĂ«s.

NĂ« fjalĂ«n e tij Berisha u ndal tek situata brenda partisĂ« si dhe pĂ«rballja me qeverinĂ«. NĂ« 35-vjetorin e krijimit tĂ« degĂ«s sĂ« PD-sĂ« nĂ« LezhĂ«, Berisha tha se kjo ditĂ« Ă«shtĂ« “njĂ« kushtrim i madh tĂ« pĂ«rmbushim misionin tonĂ«â€.

Sipas BerishĂ«s, qeveria ka zero legjitimitet, ndĂ«rsa theksoi se kryeministri Edi Rama “ka grabitur mandate me tĂ« gjitha mĂ«nyrat”. Berisha bĂ«ri thirrje qĂ« “mos tĂ« bllokohet drejtĂ«sia”.

“NjĂ« pushtet i paligjshĂ«m nuk tolerohet. NjĂ« pushtet i paligjshĂ«m rrĂ«zohet dhe vetĂ«m rrĂ«zohet”, tha Berisha, teksa shtoi se PD “beson nĂ« pushtetin me votĂ«n e lirĂ« dhe nĂ« rrugĂ« paqĂ«sore”.

GjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij, Berisha tha se opozita i ka fituar tĂ« gjitha betejat “kur ka dalĂ« nĂ« shesh me moton “ja vdekje, ja liri””.

“Edhe njĂ« herĂ«, ne, mbajeni mend, kemi fituar nĂ« tĂ« gjitha rastet kur kemi dalĂ« nĂ« shesh ja vdekje, ja liri. Kemi fituar nĂ« vitet ’90 me kĂ«tĂ« moto. Kemi fituar nĂ« vitet ’98-99 po me kĂ«tĂ« moto, na vranĂ«. Po ne u hodhĂ«m me moton “ja vdekje, ja liri”. Dhe kur ne themi kĂ«tĂ«, nuk ka forcĂ« nĂ« botĂ« qĂ« na mposht. Ndaj dhe ky Ă«shtĂ« misioni. Ky Ă«shtĂ« misioni qĂ« na thĂ«rret çdo demokrati e demokrateje, çdo shqiptari e shqiptareje. Ne jemi tĂ« pamposhtur, ne e kemi faktuar.

Vendi kĂ«rkon qeveri legjitime, vendi kĂ«rkon qeveri tĂ« dalĂ« nga vota e lirĂ«. Vendi kĂ«rkon qĂ« qytetarĂ«t shqiptarĂ« tĂ« votojnĂ« tĂ« lirĂ«, tĂ« zgjedhin atĂ« qĂ« duan”, theksoi kreu i PD.

Berisha ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në datën 24 janar.

“Ju garantoj se PD do pĂ«rmbushĂ« misionin e saj, detyrimin qĂ« ka pĂ«r tĂ« garantuar votĂ«n e lirĂ« tĂ« shqiptarĂ«ve dhe fitoren e opozitĂ«s. MĂ« 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugĂ«t janĂ« tĂ« opozitĂ«s. Ndaj dhe ju ftoj tĂ« derdhemi tĂ« gjithĂ« nĂ« TiranĂ« pĂ«r tĂ« treguar vendosmĂ«rinĂ« tonĂ« pĂ«r tĂ« larguar me vendosmĂ«ri kĂ«tĂ« qeveri nga pushteti”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu garantoi se “PD Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« proces jashtĂ«zakonisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« ripĂ«rtĂ«ritjes, tĂ« pĂ«rpunimit tĂ« programit dhe strategjisĂ« pĂ«r tĂ« realizuar misionin e saj, pĂ«rmbysjen e diktaturĂ«s sĂ« dytĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe rikthimin e demokracisĂ«â€.

/m.q/a.f/r.e/

The post Berisha: Qeveria ka zero legjitimitet, PD beson në pushtetin me votën e lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: 113 vjet Policia e Shtetit, mirënjohje për sakrificën dhe shërbimin ndaj qytetarëve

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Me rastin e 113-vjetorit tĂ« krijimit tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste dhe ish-ministri i BrendshĂ«m, Taulant Balla dha njĂ« mesazh mirĂ«njohjeje pĂ«r tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sit e PolicisĂ« sĂ« Shtetit ndĂ«r vite, duke nderuar veçanĂ«risht dĂ«shmorĂ«t qĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« jetĂ«n nĂ« shĂ«rbim tĂ« rendit dhe sigurisĂ« publike.

“113-vjetori i krijimit tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e shĂ«nuar kujtese dhe mirĂ«njohjeje pĂ«r tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sit e trupĂ«s policore shqiptare ndĂ«r vite. ShqipĂ«ria nderon dhe pĂ«rulet para sakrificave sublime tĂ« dĂ«shmorĂ«ve tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

“JetĂ«t dhe gjaku i dĂ«shmorĂ«ve tĂ« PolicisĂ« janĂ« njĂ« reflektim dhe detyrim pĂ«r drejtuesit dhe punonjĂ«sit aktualĂ« tĂ« kĂ«saj trupe pĂ«r ta kryer kĂ«tĂ« detyrĂ« me pĂ«rkushtim dhe ndershmĂ«ri!”, shkruan Balla nĂ« mesazhin e tij.

Në këtë rrugëtim 113-vjeçar, 231 punonjës policie kanë rënë dëshmorë, duke dhënë jetën në krye të detyrës për mbrojtjen e ligjit dhe rendit.

Policia e Shtetit Shqiptar u krijua më 13 janar 1913, me vendim të Qeverisë së Përkohshme të drejtuar nga Ismail Qemali, dhe prej mëse një shekulli ka qenë një nga institucionet themelore të rendit dhe sigurisë në vend.

/m.q/a.f/r.e/

The post Balla: 113 vjet Policia e Shtetit, mirënjohje për sakrificën dhe shërbimin ndaj qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjenden dy barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Dy barinj, tĂ« cilĂ«t kishin humbur kontaktin nĂ« tokat e pĂ«rmbytura nĂ« zonĂ«n e Hasturkasit nĂ« Fier, janĂ« gjetur pas disa orĂ«sh kĂ«rkime.

KĂ«shtu bĂ«ri tĂ« ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili theksoi se “AKMC, nĂ« koordinim me strukturat e Mbrojtjes Civile vendore dhe qendrore, bĂ«ri tĂ« mundur gjetjen nĂ« kushte tĂ« mira shĂ«ndetĂ«sore“.

“Siguri pĂ«r ta dhe pĂ«r gjithĂ« banorĂ«t, si dhe ushqimi i nevojshĂ«m pĂ«r gjĂ«nĂ« e gjallĂ«,” nĂ«nvizoi Vengu.

Lokalizimi i tyre u bë përmes një droni termik.

/m.q/r.e/a.f/

The post Gjenden dy barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balliu: Qeveria e ktheu uniformën blu në mburojë të bandave

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Policia e Shtetit shĂ«non sot 113-vjetorin e themelimit. Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Klevis Balliu, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediet nga selia blu, theksoi se qeveria e ka kthyer uniformĂ«n blu nĂ« mburojĂ« tĂ« bandave.

Sipas tij, ky 113-vjetor e ka gjetur Policinë e Shtetit në ditët më të zeza të historisë së saj.

Në fjalën e tij, Balliu tha se shumë efektivë policie të cilët kanë janë betuar që të zbatojnë ligjin në shërbim të qytetarit, janë përndjekur e kërcënuar nga kryeministri Edi Rama.

“Synimi ka qenĂ« i qartĂ«. TĂ« pĂ«rzĂ«nĂ« çdo polic dinjitoz, qĂ« ngre zĂ«rin kundĂ«r padrejtĂ«sive dhe shkeljes sĂ« ligjit”, tha ai.

Gjithashtu Balliu theksoi se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilirjan Proda është emëruar nga krimi i organizuar.

“Sot ka shefa policie dhe drejtorĂ« qĂ« dalin nĂ« pĂ«rgjime si prodhues dhe trafikantĂ« droge, qĂ« manipulojnĂ« provat nĂ« favor tĂ« kriminelĂ«ve, qĂ« u japin informacion vrasĂ«sve me pagesĂ«, qĂ« u nxjerrin nĂ« pritĂ« kriminelĂ«ve policĂ«t e ndershĂ«m, duke çuar informacion te shokĂ«t e tyre banditĂ«â€, tha ai.

Balliu iu bĂ«ri thirrje tĂ« gjithĂ« policĂ«ve qĂ« “tĂ« refuzojnĂ« urdhrat e paligjshĂ«m tĂ« drejtuesve narkotrafikantĂ«, dhe t’i bashkohen pĂ«rpjekjeve kombĂ«tare, tĂ« opozitĂ«s dhe çdo qytetari tĂ« ndershĂ«m, pĂ«r tĂ« hequr qafe kĂ«tĂ« bandĂ« vjedhĂ«sish, qĂ« po mban peng tĂ« ardhmen e shqiptarĂ«ve qĂ« kanĂ« vendosur tĂ« jetojnĂ« nĂ« atdhe”.

/m.q/a.f/r.e/

The post Balliu: Qeveria e ktheu uniformën blu në mburojë të bandave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO dënon për korrupsion zgjedhor dy të pandehur

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) shpalli sot fajtorĂ« Pandeli BozhĂ«n dhe Vladimir Lushkajn, tĂ« akuzuar pĂ«r korrupsion nĂ« zgjedhjet parlamentare tĂ« 11 majit, tĂ« hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Gjykimi i kĂ«saj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit tĂ« shkurtuar. NĂ« pĂ«rfundim tĂ« gjykimit, GJKKO me trupĂ« gjykuese i pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtarĂ«t Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Bib Ndreca, shpalli fajtor tĂ« pandehurin Pandeli Bozha pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Korrupsioni aktiv nĂ« zgjedhje”.

Bozha, i cili është babai i kandidates për deputete e Partisë Socialdemokratike në Fier, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, dënim i cili u ul me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke u konvertuar në 1 vit burgim. Në përfundim, dënimi iu konvertua në një periudhë 24-mujore, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.

Fajtor u shpall edhe Vladimir Lushkaj pĂ«r “Korrupsion pasiv nĂ« zgjedhje”, por sipas GJKKO ky dĂ«nim shuhej, pa pĂ«rcaktuar masĂ«n e tij.

Sa i pĂ«rket provave materiale, gjykata urdhĂ«roi qĂ« njĂ« kartĂ«monedhĂ« prej 2 mijĂ« lekĂ«sh, t’i kalojĂ« nĂ« favor shtetit, ndĂ«rsa njĂ« fletĂ« e ngjashme me fletĂ«t e votimit, ku ishte e ngjyrosur emri i njĂ« kandidateje pĂ«r deputete, tĂ« administrohet si pjesĂ« e fashikullit gjyqĂ«sor.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/m.q/r.e/a.f/

The post GJKKO dënon për korrupsion zgjedhor dy të pandehur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Greqia në Durrës, sulmuesi Manssour Fofana firmos me Teutën

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Teuta e DurrĂ«sit nĂ« SuperligĂ«n e futbollit ka zyrtarizuar kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« firmĂ«n me sulmuesin e majtĂ«, Manssour Fofana. 23-vjeçari nga Bregu i FildishtĂ« e ka nisur karrierĂ«n nĂ« Itali me Cannara nĂ« ligat e ulĂ«ta, pĂ«r tĂ« vijuar mĂ« pas nĂ« Greqi me Veria NPS, PAS Giannina dhe sĂ« fundmi AO Egaleo.

“Sulmuesi i majtĂ« nga Bregu i FildishtĂ«, Manssour Fofana, i bashkohet TeutĂ«s pas disa viteve eksperiencĂ« nĂ« kampionatin grek, ku ka veshur fanelat e Veria NPS, PAS Giannina dhe sĂ« fundmi AO Egaleo. 23-vjeçari pritet tĂ« forcojĂ« repartin ofensiv tĂ« skuadrĂ«s sonĂ«, duke sjellĂ« mĂ« shumĂ« intensitet, shpejtĂ«si dhe rrezikshmĂ«ri nĂ« sulm”, njofton klubi durrsak.

Gjatë këtij sezoni në Ligën e dytë greke, Manssour Fofana është aktivizuar në 16 takime dhe ka shënuar një gol. Trajneri i durrsakëve, Enkeleid Dobi, shpreson që klubi të ketë afruar një element me cilësi në repartin sulmues.

KF Teuta me 25 pikë pas 18 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në Superligë mban vendin e pestë në klasifikim.

/m.q/a.f/r.e/

The post Nga Greqia në Durrës, sulmuesi Manssour Fofana firmos me Teutën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pr.ligji “PĂ«r Prefektin e Qarkut”, shtohet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pozicioni i Prefektit Detar

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Projektligji i ri “PĂ«r Prefektin e Qarkut” Ă«shtĂ« nĂ« fazĂ«n e konsultimit publik.

Ministrja e PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Albana Koçiu, theksoi se me kĂ«tĂ« projektligj “forcojmĂ« rolin e prefektit në sigurinĂ« publike, mbrojtjen e territorit dhe menaxhimin e emergjencave civile, duke garantuar qĂ« çdo qytetar, nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e vendit, tĂ« pĂ«rfitojĂ« shĂ«rbime me standarde tĂ« larta, mbĂ«shtetje dhe siguri”.

Gjithashtu, sipas Koçiut, prezantohet për herë të parë nocioni i Prefektit Detar, për monitorimin dhe mbrojtjen e vijës bregdetare.

Projektligji “PĂ«r Prefektin e Qarkut” synon tĂ« riformĂ«sojĂ« rolin e prefektit si pĂ«rfaqĂ«sues i KĂ«shillit tĂ« Ministrave nĂ« territor dhe tĂ« forcojĂ« mekanizmat e koordinimit mes institucioneve qendrore dhe pushtetit vendor.

Projektligji parashikon një rol më aktiv të prefektit në ndërlidhjen e veprimtarisë së administratës shtetërore me pushtetin vendor, si dhe në raportimin e drejtpërdrejtë pranë Kryeministrit në rastet kur problematikat nuk gjejnë zgjidhje në nivel ministror.

Risi e paketĂ«s ligjore Ă«shtĂ« krijimi i institucionit tĂ« “Prefektit Detar”, njĂ« strukturĂ« e re qĂ« synon forcimin e sigurisĂ« nĂ« zonat bregdetare. Sipas projektligjit, do tĂ« emĂ«rohen dy prefektĂ« detarĂ«, me qendra nĂ« DurrĂ«s dhe VlorĂ«, me juridiksion mbi dhe nĂ«n lumin Seman. Prefekti Detar do tĂ« ketĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« gjera nĂ« koordinimin e sigurisĂ« detare, monitorimin e vijĂ«s bregdetare, menaxhimin e burimeve detare, sigurinĂ« e plazheve, luftĂ«n kundĂ«r aktiviteteve tĂ« paligjshme nĂ« det dhe drejtimin e strukturave pĂ«r emergjencat civile detare.

/m.q/a.f/r.e/

The post Pr.ligji “PĂ«r Prefektin e Qarkut”, shtohet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pozicioni i Prefektit Detar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, merr pjesë në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« JavĂ«n e QĂ«ndrueshmĂ«risĂ« “Abu Dhabi Sustainability Week 2026” (ADSW).

“Si gjithnjĂ« tĂ« mikpritur vĂ«llazĂ«risht nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe, kĂ«tĂ« herĂ« me ftesĂ« tĂ« Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, pĂ«r tĂ« diskutuar projektet e pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« JavĂ«n e Zhvillimit tĂ« QĂ«ndrueshĂ«m”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë është shoqëruar edhe nga disa ministra e kryetarë bashkish.

Ky forum ndërkombëtar sjell së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

1 nga 4

/m.q/a.f/r.e/

The post Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, merr pjesë në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Më 24 janar, kryengritje qytetare kundër korrupsionit

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Partia Demokratike zhvilloi sot protestĂ«n e pĂ«rjavshme para godinĂ«s sĂ« KryeministrisĂ«, ku ishte vendosur edhe foltorja.

NĂ« fjalĂ«n e tij, kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, u bĂ«ri thirrje pĂ«r protestĂ« mĂ« 24 janar qytetarĂ«ve, intelektualĂ«ve dhe tĂ« rinjve qĂ« tĂ« bashkohen nĂ« njĂ« front tĂ« vĂ«rtetĂ« opozitar pĂ«r pĂ«rmbysjen e asaj qĂ« ai e quajti “narkodiktaturĂ«â€.

Ai theksoi se protestat do të jenë paqësore, por të vendosura, dhe se opozita do të bëjë gjithçka për një kryengritje qytetare kundër korrupsionit, varfërisë dhe kapjes së shtetit.

“MĂ« 24, tĂ« gjithĂ« nĂ« kĂ«tĂ« shesh pĂ«r tĂ« treguar fuqinĂ« e bashkimit tĂ« shqiptarĂ«ve, fuqinĂ« e guximit tĂ« shqiptarĂ«ve, vizionin ne tyre, shpirtin e pamposhtur tĂ« popullit opozitar. TĂ« dashur miq, kĂ«to ditĂ« qĂ« na ndajnĂ« Ă«shtĂ« jetike qĂ« secili prej nesh tĂ« ulet rrafsh, tĂ« bisedojĂ« me çdo qytetar, pavarĂ«sisht nga bindjet e tij politike.

“TĂ« bashkohemi, tĂ« bisedojmĂ« me çdo intelektual, pavarĂ«sisht nga qĂ«ndrimet e tij, tĂ« dalĂ« nga konformizmi, tĂ« harrojĂ« se konformizmi Ă«shtĂ« sĂ«mundja mĂ« e tmerrshme e njĂ« intelektuali. Se konformizmi nuk i lejon atij tĂ« pĂ«rmbushĂ« misionin e madh para qytetarĂ«ve, para popullit tĂ« tij”, tha Berisha.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama po bllokon sistemin e drejtësisë për të mbrojtur Belinda Ballukun, ndërsa shtoi se qeveria mbahet në këmbë nga mashtrimi, propaganda dhe korrupsioni.

Berisha e mbylli fjalën me thirrje për unitet, guxim dhe angazhim qytetar, duke deklaruar se ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e shqiptarëve dhe me kërkesën për ndryshim rrënjësor.

“I bĂ«j thirrje tĂ« rinjve tĂ« ngrihen nĂ« lartĂ«sinĂ« e misionit tĂ« shenjtĂ«, hyjnor. Gjenerata e tyre Ă«shtĂ« gjenerata e misioneve tĂ« mĂ«dha. Ndaj dhe ftoj çdo tĂ« ri tĂ« kĂ«tij vendi tĂ« ngrihet nĂ« lartĂ«sinĂ« e idealeve tĂ« tij dhe me guximin, energjinĂ« tĂ« bĂ«jĂ« çdo gjĂ« pĂ«r largimin e kĂ«tij regjimi armiqĂ«sor ndaj shqiptarĂ«ve”, tha Berisha.

/m.q/a.f/r.e/

The post Berisha: Më 24 janar, kryengritje qytetare kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Bllokimi gjashtëjavor i kërkesës së SPAK për Ballukun është pengim i drejtësisë

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas vendimit tĂ« Kryetarit tĂ« Kuvendit, Niko Peleshi, pĂ«r tĂ« thirrur mbledhjen pĂ«r KĂ«shillin pĂ«r Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mĂ« 28 janar, pĂ«r tĂ« shqyrtuar kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme pĂ«r deputeten Belinda Balluku.

Bardhi thekson se “ky bllokim 6-javor Ă«shtĂ« i paprecedent dhe njĂ« akt i lartĂ« papĂ«rgjegjshmĂ«rie nga ana e mazhorancĂ«s socialiste”.

Sipas Bardhit, “pengimi i drejtĂ«sisĂ« dhe bllokimi nga Kuvendi i shqyrtimit tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« SPAK pĂ«r 6 javĂ«, ka cenuar hetimet dhe i ka dhĂ«nĂ« mundĂ«si tĂ« pandehurĂ«s Balluku qĂ« tĂ« tentojĂ« prishjen e provave/intimidimin e dĂ«shmitarĂ«ve”.

NĂ« emĂ«r tĂ« grupit parlamentar tĂ« PD, Bardhi dĂ«noi me forcĂ« “shkeljen e Rregullores nga Niko Peleshi dhe zbatimin prej tij tĂ« urdhrit politik tĂ« Edi RamĂ«s pĂ«r tĂ« zvarritur çështjen dhe pĂ«r tĂ« penguar drejtĂ«sinĂ«â€.

/m.q/a.f/r.e/

The post Bardhi: Bllokimi gjashtëjavor i kërkesës së SPAK për Ballukun është pengim i drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VanHorn takon kryetaren e “Kushtetueses”: MbĂ«shtetje pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara prioritetet e Trump

TIRANË, 12 janar /ATSH/ E Ngarkuara me PunĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, Nancy VanHorn, pĂ«rgĂ«zoi sot kryetaren e sapoemĂ«ruar tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

PĂ«rmes njĂ« njoftimi pĂ«r mediet, ambasada amerikane thekson se gjatĂ« takimit VanHorn “diskutoi se si mbĂ«shtetja afatgjatĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r institucionet e zbatimit tĂ« ligjit nĂ« ShqipĂ«ri çon pĂ«rpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve tĂ« narkotrafikut dhe krijimin e kushteve tĂ« barabarta pĂ«r bizneset amerikane”.

Sipas ambasadĂ«s amerikane “Gjykata Kushtetuese luan njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« garantimin e drejtĂ«sisĂ« pĂ«r qytetarĂ«t shqiptarĂ«, duke i mbajtur pĂ«rgjegjĂ«s ata qĂ« shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur njĂ« sistem ligjor tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« parashikueshĂ«m, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« bizneset amerikane tĂ« mund tĂ« lulĂ«zojnĂ«â€.

Fiona Papajorgji u zgjodh në dhjetor të vitit të kaluar, kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar.

Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt në mars të këtij viti, ndërsa Papajorgji ishte kandidatura e vetme në garë për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.

/m.q/a.f/

The post VanHorn takon kryetaren e “Kushtetueses”: MbĂ«shtetje pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara prioritetet e Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbrojtja Civile: Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile, njoftoi sot nĂ« lidhje me situatĂ«n e krijuar si pasojĂ« e kushteve tĂ« paqĂ«ndrueshme atmosferike nĂ« vend.

AKMC bëri të ditur se reshjet intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të vendit, duke krijuar problematika të natyrës hidrologjike dhe infrastrukturore në disa qarqe.

Sipas AKMC-së, situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Dibër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera situata ka qenë me problematika të kufizuara dhe të menaxhueshme.

NĂ« Qarkun ShkodĂ«r, rritja e nivelit tĂ« lumenjve Drin, Kir dhe BunĂ« ka sjellĂ« rritje tĂ« prezencĂ«s sĂ« ujit nĂ« zonĂ«n e Obotit dhe Dajçit si dhe pĂ«rmbytje tĂ« tokave bujqĂ«sore nĂ« zonĂ«n Urrelat–Shirq. Aksi rrugor qĂ« lidh fshatin Obot me rrugĂ«n kryesore Ă«shtĂ« i pakalueshĂ«m pĂ«r mjetet e ulĂ«ta. Nuk raportohen pĂ«rmbytje banesash, ndĂ«rsa argjinaturat dhe kanalet kulluese, shkarkuesit dhe diga e rezervuarit tĂ« ShkodrĂ«s vijojnĂ« tĂ« jenĂ« funksionale. Strukturat vendore po monitorojnĂ« situatĂ«n nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme.

Në Qarkun Durrës, situata po shkon drejt përmirësimit në zonat e përmbytura të Sukthit dhe Katundit të Ri, megjithatë vijon prezenca e ujit në rreth 1 800 hektarë toka bujqësore dhe në disa banesa në zona të veçanta të Kënetës dhe Shkozetit. Janë kryer ndërhyrje për lirimin e akseve rrugore dhe për funksionalizimin e shkarkuesve, me qëllim shmangien e përkeqësimit të situatës.

Në Qarkun Dibër, reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokime rrugësh në disa njësi administrative si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në zona të caktuara. Qarkullimi në akset kryesore po mbahet i kontrolluar, ndërsa në rrugët rurale po punohet për hapjen dhe garantimin e aksesit. Po ashtu vijon operacioni i kërkimit për një shtetas të humbur, me angazhimin e forcave të specializuara.

Në Qarkun Berat, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore dhe prezencë uji në disa banesa dhe objekte publike si dhe evakuimin e disa familjeve për arsye sigurie. Situata po menaxhohet nga strukturat vendore, me mbështetjen e forcave të emergjencës.

Në Qarkun Fier, lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë dalë nga shtrati në disa zona, duke përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore dhe duke prekur disa banesa. Strukturat e bashkive ndodhen në gatishmëri të plotë dhe po vlerësojnë në mënyrë të vazhdueshme nevojën për masa shtesë.

Në Qarqet Korçë dhe Gjirokastër, problematikat lidhen kryesisht me rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore, bllokime rrugësh dhe evakuime të kufizuara të disa familjeve në zona me rrezik.

Sipas AKMC-së, puna në terren vijon për hapjen e akseve rrugore dhe eliminimin e rrezikut për banorët. Forcat e Armatosura janë angazhuar në disa qarqe të vendit me efektivë dhe mjete të specializuara për ndërhyrje emergjente, lirimin e rrugëve të bllokuara, evakuimin e banorëve dhe mbështetjen e autoriteteve vendore.

AKM u bëri thirrje banorëve të zonave të prekura të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin zonat me rrezik përmbytjeje apo rrëshqitjeje dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përgjegjëse. /j.p/

The post Mbrojtja Civile: Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌