NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, ambasadori britanik nĂ« KosovĂ«, Jonathan Hargreaves, paralajmĂ«ron se zvarritja e ngĂ«rçit politik po i kushton vendit qĂ« tĂ« ketĂ« âzĂ« tĂ« plotĂ« e tĂ« besueshĂ«mâ nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare dhe po bllokon prioritetet jetike â nga buxheti deri te reformat.
Ai u kërkon të gjitha palëve ta lejojnë Gjykatën Kushtetuese të bëjë punën e saj, të respektojnë pa mëdyshje vendimet e saj dhe të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit, zgjedhjen e qeverisë dhe të presidentit në fillim të pranverës.
Sipas tij, përgjegjësia për zgjidhje është e përbashkët ligjore dhe politike, duke shtuar se nëse kjo nuk arrihet, atëherë zgjedhjet e reja mbeten opsion, por me kusht që fillimisht zgjedhjet lokale të zhvillohen mirë dhe rezultatet të respektohen.
Deri më 30 shtator, Gjykata Kushtetuese, pritet të dalë me vendim të ri lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pas ankesës së Listës Serbe për ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve.
Hargreaves po ashtu, thotĂ« se Ă«shtĂ« âzhgĂ«njyese dhe shqetĂ«sueseâ qĂ« dialogu me SerbinĂ« po ecĂ«n ngadalĂ« pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« institucioneve nĂ« KosovĂ« dhe zhvillimeve politike nĂ« Serbi.
Duke komentuar kushtin e vendosur nga kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, pĂ«r vazhdimin e dialogut â ekstradimin e Millan Radoiçiqit â Hargreaves, thotĂ« se Ă«shtĂ« thelbĂ«sore qĂ« Radoiçiq dhe autorĂ«t e tjerĂ« tĂ« sulmit nĂ« BanjskĂ« tĂ« dalin para drejtĂ«sisĂ« sa mĂ« shpejt qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur, pasi pandĂ«shkueshmĂ«ria pĂ«r kĂ«tĂ« sulm ânuk mund tĂ« vazhdojĂ«â.
Diplomati britanik foli edhe pĂ«r çështjen e integrimit tĂ« institucioneve serbe tĂ« arsimit dhe shĂ«ndetĂ«sisĂ«, duke thĂ«nĂ« se integrimi i tyre Ă«shtĂ« âjashtĂ«zakonisht e ndjeshme, duke theksuar zgjidhja duhet tĂ« gjendet brenda kuadrit ligjor tĂ« KosovĂ«s, pĂ«rmes themelimit tĂ« Asociacionit tĂ« komunave me shumicĂ« serbe.
Radio Evropa e LirĂ«: Ădo ditĂ« tani presim njĂ« vendim tjetĂ«r nga Gjykata Kushtetuese, nĂ« lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe çështjen e zgjedhjes sĂ« nĂ«nkryetarĂ«ve qĂ« vijnĂ« nga komunitetet. Cilat janĂ« pritshmĂ«ritĂ« tuaja?
Jonathan Hargreaves: Faleminderit shumë për ftesën! Para se të kaloj në këtë temë, dua të theksoj se kjo javë shënon përvjetorin e dytë të sulmit të tmerrshëm në Banjskë. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen [e policit të vrarë, Afrim] Bunjaku dhe të siguroj, gjithashtu, se ne vazhdojmë të insistojmë që autorët e këtij sulmi të gjurmohen dhe të sillen para drejtësisë.
Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, po, të gjithë po presim me padurim vendimin javën e ardhshme, dhe shpresoj që Gjykata të jetë në gjendje ta japë në kohë.
Natyrisht, nuk e di se çfarë do të jetë, dhe nuk mendoj se ndonjëri prej nesh e di me siguri.
Mendoj se më e rëndësishmja është që të gjitha palët e përfshira ta marrin shumë seriozisht, të deklarojnë publikisht se do të zbatojnë çdo gjë që sugjeron ose urdhëron Gjykata dhe, mbi të gjitha, të veprojnë për ta zbatuar.
Kemi qenĂ« nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« â pa Kuvend dhe pa qeveri tĂ« plotĂ« â pĂ«r njĂ« kohĂ« shumĂ« tĂ« gjatĂ« pĂ«r interesin e KosovĂ«s. Dhe, mendoj se tani Ă«shtĂ« me tĂ« vĂ«rtetĂ« urgjente. Ka qenĂ« urgjente pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« qĂ« Kuvendi tĂ« formohej siç duhej dhe tĂ« kishte njĂ« qeveri funksionale.
Mendoj se Kosova po humb gjatë kësaj periudhe, duke mos pasur një zë të plotë dhe të besueshëm ndërkombëtar.
Mësa kuptoj, pothuajse një miliard euro grante dhe hua janë të bllokuara në Kuvend. Janë, gjithashtu, shumë ligje që duhet të kalojnë. Pra, populli i Kosovës po humb nga mungesa e një kuvendi dhe qeverie të plotë.
Shqetësim për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese
Radio Evropa e LirĂ«:Por, pse MbretĂ«ria e Bashkuar ndjen nevojĂ«n tĂ« theksojĂ« respektimin e vendimeve tĂ« GjykatĂ«s? A ka ndonjĂ« shqetĂ«sim se njĂ« pjesĂ« nuk do tâi respektojĂ«?
Jonathan Hargreaves: Natyrisht, ajo është një pjesë thelbësore e Kushtetutës së Kosovës dhe një pjesë thelbësore e zbatimit të sundimit të ligjit, ku Kosova ka bërë shumë përparim gjatë periudhës së fundit. Dhe, është diçka për të cilën Kosova duhet të jetë shumë krenare. Që nga pavarësia, është bërë një përparim i madh në zbatimin e fortë të sundimit të ligjit.
Jemi shqetĂ«suar, sikurse tĂ« tjerĂ«t, pĂ«r disa fjalĂ« qĂ« janĂ« thĂ«nĂ« rreth GjykatĂ«s Kushtetuese dhe pĂ«r pasojat qĂ« mund tâi kishin, nĂ«se Gjykata do tĂ« mund ta bĂ«nte punĂ«n e saj siç duhet dhe nĂ«se vendimet e saj do tĂ« respektoheshin plotĂ«sisht.
Ndaj, shpresoj shumĂ« dhe pres qĂ« tĂ« gjitha partitĂ« politike dhe gjithĂ« shoqĂ«ria ta lejojnĂ« GjykatĂ«n tĂ« punojĂ« dhe, mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, tâi zbatojnĂ« vendimet qĂ« ajo merr.
Radio Evropa e Lirë: A po i referoheni gjuhës së përdorur nga partia fituese e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti?
Jonathan Hargreaves: Mendoj se Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« gjitha palĂ«t ta bĂ«jnĂ« tĂ« qartĂ« se, pavarĂ«sisht bindjeve politike, janĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n linjĂ«, kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r GjykatĂ«n Kushtetuese â ta lĂ«nĂ« ta bĂ«jĂ« punĂ«n e saj dhe tâi respektojnĂ« vendimet e saj.
Mundësia e zgjedhjeve të reja për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë
Radio Evropa e LirĂ«: ĂfarĂ« rreziqesh shihni nĂ«se ky ngĂ«rç zgjatet?
Jonathan Hargreaves: Mendoj se ka shumë rreziqe. Një ka të bëjë me kohën. Ne kemi vërtet nevojë që Kuvendi të jetë funksional dhe në gjendje të zgjedhë një president të ri në fillim të pranverës.
Kosovës i duhet patjetër një buxhet i miratuar. I duhet të jetë aktive në skenën ndërkombëtare. Ne kemi punuar me Kosovën për shumë vite, jo vetëm këtu, por edhe në plan ndërkombëtar.
Duam ta shohim Kosovën pjesë të më shumë organizatave ndërkombëtare. Duam ta shohim si partnere në sigurinë evropiane. Duam të shohim që Qeveria e Kosovës bën gjëra që kanë vërtet rëndësi për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Dhe, të gjitha këto janë bllokuar tani. Unë nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës.
Radio Evropa e Lirë: Por, kemi dëgjuar edhe opsionin e mbajtjes së një cikli tjetër zgjedhjesh. A mund ta përballojë Kosova këtë?
Jonathan Hargreaves: NĂ«se duhen dhe nĂ«se partitĂ« arrijnĂ« nĂ« pĂ«rfundimin se janĂ« tĂ« nevojshme pĂ«r ta lĂ«vizur situatĂ«n pĂ«rpara, atĂ«herĂ« le tĂ« mbahen. Para sĂ« gjithash, mendoj se Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« zgjedhjet lokale tĂ« kalojnĂ« mirĂ«. Po punojmĂ« shumĂ« me Komisionin [Qendror] tĂ« Zgjedhjeve dhe tĂ« tjerĂ«t, pĂ«r tâu siguruar që zgjedhjet lokale tĂ« organizohen siç duhet. Dhe shpresoj qĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« tilla. Shpresoj vĂ«rtet qĂ« shumĂ« qytetarĂ« nĂ« mbarĂ« vendin do tĂ« marrin pjesĂ«. Shpresoj shumĂ« qĂ« rezultatet tĂ« respektohen dhe tĂ« zbatohen. Mendoj se ky Ă«shtĂ« hapi i parĂ«.
Nëse më pas ka nevojë për zgjedhje të reja nacionale, sepse janë mënyra e vetme që Kosova të dalë nga ngërçi aktual, atëherë le të mbahen.
Kam besim se tĂ« gjitha partitĂ« dhe institucionet do tâi organizonin ato tĂ« paktĂ«n po aq mirĂ« sa zgjedhjet e shkurtit tĂ« kaluar.
Radio Evropa e Lirë: Ku e shihni përgjegjësinë kryesore kur bëhet fjalë për zgjidhjen e këtij ngërçi?
Jonathan Hargreaves: Mendoj se është e të gjitha partive politike. Sigurisht që ka çështje ligjore dhe institucionale, dhe kjo është puna e Gjykatës Kushtetuese. Por, nevojitet të ketë një kombinim të qasjeve ligjore dhe atyre politike.
UnĂ« nuk mendoj se do tĂ« shkojmĂ« pĂ«rtej kĂ«saj, nĂ«se partitĂ« nuk bĂ«jnĂ« atĂ« pĂ«r tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar sistemi kozmopolitik â qĂ« njerĂ«zit dhe partitĂ« tĂ« punojnĂ« sĂ« bashku, tĂ« gjejnĂ« zgjidhje politike nĂ« interes tĂ« vendit, duke respektuar dhe zbatuar KushtetutĂ«n.
Prandaj, po u bëj thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë së bashku çfarëdo zgjidhjeje që munden.
Nuk e di se cili është kombinimi më i mirë, por besoj se, përveç ndjekjes së procedurave ligjore, nevojitet shumë punë, shumë guxim politik nga udhëheqësit e këtij vendi.
E di se nuk është e lehtë dhe se situata është e vështirë për secilin prej tyre, por pikërisht ky guxim politik për të bërë kompromise dhe për të punuar bashkë për interesin e vendit, është ajo që na duhet.
âShqetĂ«sime pĂ«r gjuhĂ«n ndaj GjykatĂ«s Kushtetueseâ
Radio Evropa e Lirë: Përmendët më herët gjuhën që po përdoret. Kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese janë pikërisht ato që nxitën Shtetet e Bashkuara ta pezullonin Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën. Masat e BE-së ndaj Kosovës, të vëna dy vjet më parë, janë ende në fuqi. Cili është partneriteti aktual apo marrëdhëniet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës?
Jonathan Hargreaves: Unë ndodhem në këtë vend që 18 muaj. Jam tejet i privilegjuar që ndodhem këtu, në këtë rol, si ambasador britanik. Gjëja e parë që më ka lënë përshtypje, në pothuajse çdo takim që kam zhvilluar gjatë kohës time këtu, është thellësia dhe ngrohtësia e marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila, siç e dini, daton nga viti 1999, kur trupat britanike ishin ndër të parat që erdhën si pjesë e operacionit të NATO-s. Më 2008, Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës. Kemi bashkëpunuar gjatë dhe thellësisht për sigurinë, dhe ne besojmë se Kosova duhet të jetë dhe është vend i pavarur dhe sovran. Prandaj, mendoj se marrëdhënia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës i ka rrënjët shumë të forta, dhe ne jemi shumë krenarë për këtë e vazhdojmë të jemi, dhe do të vazhdojmë kësisoj.
I kemi disa shqetësime, që i ndajmë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë. I përmenda disa prej këtyre shqetësimeve për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese. I kemi thënë publikisht. E kam thënë publikisht se jam i shqetësuar për disa prej veprimeve që janë ndërmarrë, veçanërisht në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit, të cilat nuk janë bërë në konsultim të mirëfilltë me komunitetet e prekura, dhe të cilat kanë nxitur frikë dhe paqëndrueshmëri në këto komunitete.
Brengosem kur dëgjoj njerëzit duke vënë në pikëpyetje themelin e këtij shteti, i cili, nga këndvështrimi ynë, mbështetet në Planin e Ahtisaarit, siç pasqyrohet në Deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutë; i cili formon lidhjen themelore ndërmjet vendeve tona, sepse pikërisht mbi këtë themel ne e mbështetëm ndihmën tonë thelbësore që Kosova të fitonte njohje nga mbi 100 vende.
Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Kosova nuk po mbështetet sa duhet mbi të?
Jonathan Hargreaves: Brengosem kur i dëgjoj njerëzit duke e hapur atë diskutim, sepse unë mendoj që është shumë e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të mbështetet mbi atë themel që i solli njohjet shtetit. Në veçanti, është tejet e rëndësishme mbrojtja e komuniteteve joshumicë, që ishte në thelb të të tri dokumenteve që i përmenda. I kemi disa⊠Do të donim të shihnim një zbatim më aktiv të atyre parimeve, të mbrojtjes së njëmendtë të të drejtave të komuniteteve joshumicë, një gjuhë dhe veprime vërtet aktive, që garanton se të gjitha komunitetet joshumicë që jetojnë në këtë vend ndihen vërtet të mbrojtura, ndihen se kanë të ardhme këtu, ndihen se janë pjesë e këtij vendi.
Radio Evropa e Lirë: Besoj se ia keni përcjellë këto mesazhe kryeministrit në detyrë, Kurti, gjatë takimeve tuaja. A shihni gatishmëri?
Jonathan Hargreaves: Mendoj se njerëzit më kanë dëgjuar duke i thënë këto gjëra shpesh në publik dhe, sigurisht, i them të njëjtat edhe privatisht. U inkurajova nga ajo që tha kryeministri në videomesazhin e tij për komunitetin serb, para rreth një jave, ku ai foli për angazhimin e tij për komunitetin serb të Kosovës, në veçanti për angazhimin e tij për bashkëpunim me kryetarët e rinj serbë të komunave të Kosovës, nëse dhe kur ata të zgjidhen, veçanërisht në katër komunat veriore.
Ai foli për diskutime të mirëfillta me ta për disa prej vendimeve që mund të prekin jetën e tyre. Prandaj, ajo që dëgjova ishte vërtet inkurajuese. Ajo që ne do të donim të shihnim tani dhe gjatë muajve dhe viteve të ardhshme janë veprat, përtej fjalëve, të cilat demonstrojnë vërtet se ai dhe qeveria e kanë përnjëmend. Dhe, që serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera joshumicë të ndihen se ky është një vend në të cilin ata kanë të ardhme, i kanë të njëjtat të drejta për shërbime dhe mbrojtje, si çdokush tjetër.
Radio Evropa e Lirë: Besoni se ky duhet të jetë ndër prioritetet e qeverisë së ardhshme? Dhe, çfarë prioritetesh tjera mendoni se duhet të ketë qeveria e ardhshme?
Jonathan Hargreaves: Sigurisht se mendoj qĂ« kjo Ă«shtĂ« ndĂ«r gjĂ«rat vĂ«rtet tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, dhe njĂ« gjĂ« ku ne, si komunitet ndĂ«rkombĂ«tar, pĂ«rqendrohemi shumĂ«, pĂ«r arsyen qĂ« e pĂ«rmenda, se ishte aq thelbĂ«sore pĂ«r themelin e marrĂ«dhĂ«nies sonĂ«. Por, natyrisht, tani, jam i lumtur ta them, kam vizituar gati çdo komunĂ« nĂ« KosovĂ«. MĂ« kanĂ« mbetur vetĂ«m edhe disa tĂ« cilat mĂ« duhet tâi vizitoj. NĂ« vizitat nĂ« kĂ«to komuna kam biseduar me kryetarĂ«t dhe me banorĂ«t. Sigurisht, dĂ«gjoj shumĂ« gjĂ«ra tĂ« tjera qĂ« i preokupojnĂ« ata. DĂ«gjoj hallet e njerĂ«zve pĂ«r ujin dhe menaxhimin e mbeturinave.
Radio Evropa e LirĂ«: KĂ«to i dĂ«gjojmĂ« edhe gjatĂ« fushatĂ«s zgjedhoreâŠ
Jonathan Hargreaves: Pikërisht. I dëgjoj njerëzit që flasin për cilësinë e arsimit. Dhe, i dëgjoj të rinjtë, sikurse javën e kaluar, në një nga ngjarjet e Procesit të Berlinit këtu, që flasin për ato që i shtyjnë të rrinë dhe të punojnë dhe të jenë produktivë në këtë vend, në vend se të ndihen se mund të kenë një jetë më të mirë diku tjetër. Bisedoj shpesh me grupet e grave, të cilat i shqetëson dhuna mbi bazë gjinore. Janë shumë gjëra në këtë vend, me të cilat cilado qeveri e re duhet të merret, krahas disa prej gjërave themelore që, siç them unë, formojnë themelin e këtij shteti.
Dialogu me Serbinë
Radio Evropa e Lirë: Po dialogu me Serbinë? Rrethanat, si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë, nuk duken të favorshme për vazhdimin e këtij procesi. Si mund të ecë përpara ky proces, nga pikëpamja juaj?
Jonathan Hargreaves: SâĂ«shtĂ« sekret qĂ« ai aktualisht nuk po lĂ«viz aq shpejt. Dhe, nuk Ă«shtĂ« pĂ«r tâu habitur, duke marrĂ« parasysh mungesĂ«n e njĂ« Kuvendi dhe tĂ« njĂ« qeverie me kompetenca tĂ« plota kĂ«tu. Ne, po ashtu, e kuptojmĂ« se ka shumĂ« zhvillime nĂ« Serbi aktualisht, tĂ« cilat po marrin shumĂ« vĂ«mendje politike.
Prandaj, është zhgënjyese dhe shqetësuese që dialogu nuk po lëviz shpejt aktualisht. Por, BE-ja ka një përfaqësues të posaçëm të shkëlqyeshëm, dhe një ekip të shkëlqyeshëm, që unë e di se po punojnë fort për të përgatitur terrenin për momentin kur të paraqitet një mundësi më e mirë për të lëvizur përpara. Mbretëria e Bashkuar është sigurisht e vendosur për ta mbështetur BE-në në atë proces. Dhe, në ndërkohë, po siguron që kushtet në Kosovë të jenë më të mirat e mundshme, për të mundësuar një mjedis të mirë për këtë. Kjo është diçka që Kosova mund ta bëjë, pavarësisht bisedimeve dypalëshe apo trepalëshe. Por, baza e dialogut do të ndikohet shumë nga kushtet në terren. Dhe, kjo është diçka që unë mendoj se është në kontrollin e Kosovës dhe të qeverisë së saj.
A duhet të jetë ekstradimi i Milan Radoiçiqit kusht për vazhdimin e dialogut?
Radio Evropa e Lirë: Por, ka edhe një kusht tjetër, që kryeministri Kurti e ka vënë për vazhdimin e dialogut, dhe ai është ekstradimi i Millan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë. A e konsideroni këtë kërkesë legjitime?
Jonathan Hargreaves: Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Millan Radoiçiq dhe autorët e tjerë të sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Radio Evropa e Lirë: Ku?
Jonathan Hargreaves: Mendoj se fillimisht Ă«shtĂ« çështje pĂ«r autoritetet serbe, dhe ne, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« rregullt, flasim me autoritetet serbe pĂ«r kĂ«tĂ«. Nuk dua tĂ« hyj nĂ« atĂ« se çfarĂ« ndodh mĂ« pas, sepse mendoj, para sĂ« gjithash, se Ă«shtĂ« çështje e sistemit gjyqĂ«sor serb pĂ«r tâu marrĂ« me kĂ«tĂ«. Por, Ă«shtĂ« vĂ«rtet e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« kjo tĂ« ndodhĂ«. Ne nuk mund tĂ« vazhdojmĂ« me pandĂ«shkueshmĂ«rinĂ« pĂ«r atĂ« sulm tĂ« tmerrshĂ«m, dhe duhet tĂ« ketĂ« veprime kundĂ«rzotĂ«risĂ« Radoiçiq dhe kolegĂ«ve tĂ« tij.
Radio Evropa e LirĂ«: Pra, po thoni se kryeministri duhet tâi pĂ«rmbahet atij kushti?
Jonathan Hargreaves: Unë nuk po i referohesha asaj se a duhet të jetë kusht apo jo për dialog. Mendoj se është një proces që duhet të ndodhë. Gjithashtu, mendoj se sa më shpejt që Kosova dhe Serbia të kthehen në rrugën e duhur, me një dialog konstruktiv mes tyre, aq më mirë do të jetë për popullin e Kosovës.
âShĂ«ndetĂ«sia dhe arsimi, vetĂ«m nĂ« pĂ«rputhje me themelimin e Asociacionitâ
Radio Evropa e Lirë: Ka, gjithashtu, një diskutim të vazhdueshëm tani, dhe ju përmendët mesazhin e kryeministrit për komunitetin serb, javën e kaluar, rreth integrimit të sistemit shëndetësor dhe atij arsimor. Lideri i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se kjo është, në njëfarë mënyre, vijë e kuqe për ta. Si e shihni këtë proces? A jeni të përfshirë në diskutimet me Qeverinë e Kosovës për këtë?
Jonathan Hargreaves: ĂshtĂ« njĂ« temĂ« shumĂ« e ndjeshme dhe, sigurisht, çdo familje do tĂ« mendojĂ« shumĂ« seriozisht pĂ«r cilĂ«sinĂ« e arsimit dhe kujdesit shĂ«ndetĂ«sor, nga do tĂ« vijĂ« ajo, si do tĂ« vazhdojĂ«, si do tĂ« financohet, si fĂ«mijĂ«t e tyre do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« kenĂ« qasje nĂ« to. Pra, Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht⊠Ato dy çështje janĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« ndjeshme dhe, ndĂ«rkohĂ«, janĂ« çështje tĂ« mĂ«dha pĂ«r njerĂ«zit anembanĂ« KosovĂ«s dhe kanĂ« rĂ«ndĂ«si pĂ«r familjet nĂ« gjithĂ« vendin.
Ato [shërbime] aktualisht ofrohen nga strukturat serbe. Dhe, ne gjithmonë kemi mbajtur qëndrimin se mënyra kryesore në të cilën ato duhet të qeverisen dhe rregullohen, sipas kuadrit ligjor të Kosovës, do të ishte përmes mekanizmit të dakorduar të një asociacioni të komunave me shumicë serbe. Dhe, ne ende besojmë se ky është qëllimi përfundimtar, të arrihet dakordim, të formohet dhe të zbatohet një asociacion, i cili mbikëqyr ato shërbime.
Radio Evropa e Lirë: A pajtoheni që këto shërbime duhet të zgjidhen brenda Asociacionit, ashtu siç është paraparë në draft-statutin që iu paraqit kryeministrit Kurti?
Jonathan Hargreaves: Unë mendoj se Asociacioni duhet të jetë pika përfundimtare, dhe çdo punë mbi shëndetësinë dhe arsimin duhet të jetë në përputhje me themelimin e një asociacioni. Mendoj se pika tjetër vërtet e rëndësishme është, dhe ndoshta një pikë edhe më e rëndësishme është, siç thashë, këto janë shërbime që prekin drejtpërdrejt familjet dhe individët. Dhe, çdo politikëbërës, kudo në botë, mendoj se do të pajtohej se të kesh një konsultim të vërtetë, një përfshirje reale të komuniteteve që do të preken nga ndryshimet, në mënyrën si u komunikohen atyre çështje kaq të rëndësishme, kjo duhet të jetë një bisedë e vërtetë.
Siç thashë, isha shumë i kënaqur të dëgjoja kryeministrin duke thënë se ai do të ishte i gatshëm të diskutonte çështje të tilla me kryetarët e rinj të komunave. Por, gjithashtu, mendoj se ka kanale të ndryshme, përmes të cilave është vërtet e nevojshme që autoritetet e Kosovës të kenë komunikim real, personal dhe të drejtpërdrejtë me komunitetet që preken, dhe të gjejnë një mënyrë që, çfarëdo që do të ndodhë me ato shërbime, ato të mbeten të qasshme, me cilësi të lartë dhe të përballueshme.
Dhe, siç thashë, kjo duhet të ndodhë brenda kuadrit të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, sepse ky është një zotim afatgjatë i Kosovës. Por, gjithashtu, dhe më e rëndësishmja, mendoj, [në konsultim] me komunitetet që do të preken nga ato.
Radio Evropa e LirĂ«: Por, pas asaj qĂ« ka ndodhur gjatĂ« dy vjetĂ«ve tĂ« fundit nĂ« veri, duket sikur dialogu, komunikimi, kurrĂ« nuk ka qenĂ« mĂ« i largĂ«t mes serbĂ«ve lokalĂ« dhe autoriteteve zyrtare nĂ« PrishtinĂ«. Siç e thashĂ«, kreu i ListĂ«s Serbe tashmĂ« ka deklaruar se ato janĂ« vijat e kuqe. Cila do tĂ« ishte mĂ«nyra qĂ« Qeveria e KosovĂ«s tâu qaset kĂ«tyre njerĂ«zve, tĂ« rikthejĂ« ndoshta besimin e tyre, dhe tĂ« hapĂ« diskutim pĂ«r kĂ«tĂ« çështje?
Jonathan Hargreaves: Sigurisht nuk pretendoj se është e lehtë, dhe ne, në Mbretërinë e Bashkuar, kemi njëfarë përvoje me komunitete që, për një kohë të gjatë, nuk i kanë besuar njëri-tjetrit. Po i referohem, natyrisht, situatës në Irlandën e Veriut. Me kalimin e kohës janë gjetur mënyra që këto komunitete të krijonin forma më të mira dialogu.
Mendoj se njĂ« pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« pĂ«rdorimi i mekanizmave tĂ« ndryshĂ«m pĂ«r biseda tĂ« sinqerta â qoftĂ« pĂ«rmes pĂ«rfaqĂ«suesve politikĂ«, por edhe pĂ«rmes shoqĂ«risĂ« civile dhe pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« tjerĂ« autentikĂ« tĂ« komuniteteve. Por, ndoshta edhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« se Kosova, siç mĂ« thuhet shpesh dhe me tĂ« cilĂ«n pajtohem, ka njĂ« kornizĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ« ligjore pĂ«r mbrojtjen e tĂ« drejtave tĂ« komuniteteve joshumicĂ«. Korniza ekziston, por ajo qĂ« nuk ndodh gjithmonĂ« Ă«shtĂ« zbatimi i saj nĂ« mĂ«nyra tĂ« qarta, tĂ« arritshme dhe tĂ« qĂ«ndrueshme.
EkzistojnĂ« institucione dhe mekanizma shumĂ« tĂ« dobishĂ«m qĂ« mund tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« drejtim â pĂ«r shembull, Inspektorati i PolicisĂ«, njĂ« organizatĂ« e mirĂ«, por qĂ« duhet tĂ« jetĂ« edhe mĂ« e qasshme dhe tĂ« tregojĂ« reagim ndaj ankesave qĂ« i drejtohen. Roli i Avokatit tĂ« Popullit Ă«shtĂ«, po ashtu, jashtĂ«zakonisht i rĂ«ndĂ«sishĂ«m. Ekziston edhe Zyra pĂ«r ĂĂ«shtje tĂ« Komuniteteve, pranĂ« ZyrĂ«s sĂ« Kryeministrit, e cila duhet tĂ« merret me çështjet e gjuhĂ«s, Zyra e Komisionarit pĂ«r GjuhĂ«t, dhe shumĂ« tĂ« tjera.
KĂ«to struktura ekzistojnĂ«, por, shpeshherĂ«, ka vende tĂ« paplotĂ«suara, mungesĂ« fondesh ose pengesa qĂ« komunitetet tĂ« kenĂ« qasje nĂ« to, apo tĂ« dinĂ« saktĂ«sisht si funksionojnĂ«. Prandaj, mendoj se ka shumĂ« hapa praktikĂ« qĂ« mund tĂ« ndĂ«rmerren, pĂ«rtej fjalĂ«ve dhe deklaratave tĂ« mira pĂ«r qĂ«llime, dhe qĂ« realisht do tĂ« tregonin se autoritetet e KosovĂ«s duan tâua bĂ«jnĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s tĂ« ndihen pjesĂ« e kĂ«tij shoqĂ«rimi.
Radio Evropa e LirĂ«: Do tĂ« ndalem edhe pak te dialogu. Duket sikur dialogu me SerbinĂ« po e pengon pĂ«rparimin e KosovĂ«s drejt njohjeve tĂ« reja dhe anĂ«tarĂ«simeve nĂ« organizata tĂ« ndryshme, si KĂ«shilli i EvropĂ«s, apo edhe NATO. NĂ«se Serbia vazhdon tĂ« mos bashkĂ«punojĂ« â Ă«shtĂ« pak hipotetike kjo â por nĂ«se Serbia vazhdon tĂ« mos bashkĂ«punojĂ«, a ka njĂ« pikĂ« kur bashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare do tĂ« thotĂ« âmjaft me vonesa pĂ«r KosovĂ«n, le ta ndihmojmĂ« tĂ« ecĂ« pĂ«rparaâ?
Jonathan Hargreaves: Serbia dhe Kosova kanĂ« bĂ«rĂ« zotime nĂ« pika tĂ« ndryshme gjatĂ« kĂ«tij procesi tĂ« dialogut, siç mund ta quaj, ndĂ«r vite, dhe ne do tĂ« donim tĂ« shihnim qĂ« tĂ« dyja palĂ«t â Serbia dhe Kosova â tâi zbatojnĂ« plotĂ«sisht kĂ«to zotime. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ«, sigurisht, Serbia ka pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r gjĂ«rat pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« zotuar, por edhe Kosova duhet tĂ« ecĂ« pĂ«rpara me gjĂ«rat pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« zotuar vetĂ«. Mendoj se kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyra mĂ« e mirĂ« qĂ« Kosova tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«rparim drejt institucioneve ku ne, nĂ« fakt, duam ta shohim.
Ne duam qĂ« Kosova tĂ« jetĂ« pjesĂ« e NATO-s. Ne duam qĂ« Kosova tĂ« jetĂ« pjesĂ« e Bashkimit Evropian. Ne duam qĂ« Kosova tĂ« jetĂ« pjesĂ« e KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s. Shpesh, ne e mbrojmĂ« rastin e KosovĂ«s. Por, Ă«shtĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ« kur ka vende qĂ« shohin çfarĂ« po ndodh, dhe shohin disa zotime qĂ« ende nuk janĂ« pĂ«rmbushur. ĂshtĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r ne tâi bindim tĂ« tjerĂ«t qĂ« Kosova duhet tĂ« bĂ«het pjesĂ« e klubeve ku ata janĂ« anĂ«tarĂ«, nĂ«se nuk i pĂ«rmbush zotimet qĂ« vetĂ« i ka marrĂ« pĂ«rsipĂ«r.
Ajo qĂ« mĂ« duket se shqetĂ«son shumĂ« njerĂ«z nĂ« kĂ«tĂ« vend â dhe qĂ«, siç e pĂ«rmenda nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij diskutimi, Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet tona â Ă«shtĂ« siguria e njerĂ«zve tĂ« KosovĂ«s. Dhe, sipas meje, mĂ«nyra mĂ« e mirĂ« qĂ« njerĂ«zit e kĂ«tij vendi tĂ« ndihen tĂ« sigurt Ă«shtĂ« qĂ« Kosova tĂ« jetĂ« anĂ«tare e atyre organizatave ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« garantojnĂ« kĂ«tĂ« siguri.
Do të doja, siç thashë, ta shihja Kosovën duke bërë më shumë përparim drejt NATO-s. Do të doja ta shihja Kosovën duke luajtur rol edhe më të madh në atë që nganjëherë e quajmë eksportim të sigurisë. Kosova ka kapacitet dhe aftësi të jashtëzakonshme, për të cilat ne punojmë së bashku, për shembull në operacionin Interflex, ku Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë ndihmuar në stërvitjen e ukrainasve.
Prandaj, mendoj se Ă«shtĂ« nĂ« interesin e KosovĂ«s tĂ« bĂ«jĂ« gjĂ«ra qĂ« na mundĂ«sojnĂ« tĂ« ndihmojmĂ« KosovĂ«n tĂ« bĂ«het pjesĂ« e kĂ«tyre organizatave ndĂ«rkombĂ«tare. Por, Kosova, gjithashtu, duhet tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tâi bindĂ« anĂ«tarĂ«t ekzistues tĂ« kĂ«tyre organizatave se mund tĂ« jetĂ« pjesĂ« e tyre.
Gjendja e sigurisë në Kosovë: E qetë, por e brishtë
Radio Evropa e LirĂ«: MeqĂ« pĂ«rmendĂ«t sigurinĂ«, MbretĂ«ria e Bashkuar, nĂ« njĂ«farĂ« mĂ«nyre, kishte shprehur shqetĂ«sime para ngjarjes nĂ« BanjskĂ«. E di qĂ« ambasadori i mĂ«parshĂ«m, nĂ« njĂ« intervistĂ«, pati thĂ«nĂ« se ishte i shqetĂ«suar pĂ«r atĂ« qĂ« mund tĂ« ndodhte nĂ« javĂ«t nĂ« vijim â dhe mĂ« pas ndodhi Banjska. Si do ta pĂ«rshkruanit gjendjen aktuale tĂ« sigurisĂ« nĂ« KosovĂ«?
Jonathan Hargreaves: Mendoj se, pĂ«r momentin, nĂ« pamje tĂ« jashtme Ă«shtĂ« e qetĂ«, dhe shpresoj qĂ« kĂ«shtu tĂ« vazhdojĂ«. Por, mendoj se ekziston njĂ« brishtĂ«si pĂ«r tĂ« cilĂ«n duhet tĂ« jemi shumĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m. Banjska dhe incidente tĂ« tjera treguan se gjithmonĂ« ekziston njĂ« cenueshmĂ«ri ndaj ngjarjeve tĂ« tilla â sidomos kur ka arsye qĂ« komunitetet tĂ« mos i besojnĂ« njĂ«ri-tjetrit, ose kur ndodhin situata qĂ« tregojnĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« minuar institucionet.
Pra, nĂ« pĂ«rgjithĂ«si Ă«shtĂ« e qetĂ«, por e brishtĂ«. Dhe, le tĂ« punojmĂ« sĂ« bashku qĂ« kjo brishtĂ«si tĂ« jetĂ« e menaxhueshme, dhe ta zhvendosim drejt njĂ« drejtimi tjetĂ«r â drejt mĂ« shumĂ« stabiliteti pĂ«r tĂ« gjithĂ«, sepse mendoj se kjo Ă«shtĂ« nĂ« interesin e tĂ« gjithĂ«ve.
Ne, sigurisht, kemi trupa kĂ«tu, si pjesĂ« e KFOR-it. Aktualisht, kemi 350 trupa qĂ« janĂ« pjesĂ« e rezervĂ«s strategjike. Kjo situatĂ«, pra, prek jo vetĂ«m KosovĂ«n, por edhe MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar. Prandaj, ne vazhdojmĂ« tâi bĂ«jmĂ« thirrje KosovĂ«s tĂ« sigurojĂ« qĂ« situata tĂ« mbetet jo vetĂ«m e qetĂ«, por edhe tĂ« fitojĂ« qĂ«ndrueshmĂ«ri mĂ« tĂ« thellĂ«.
Radio Evropa e Lirë: Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se janë regjistruar fluturime dronësh, që dyshohet se po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, dhe se Policia është në kontakt me KFOR-in dhe me partnerët. A dini diçka për këtë?
Jonathan Hargreaves: Jo, nuk i di hollësitë për këtë çështje. Jam shumë i bindur se drejtori Hoxha dhe KFOR-i do të vazhdojnë komunikimin shumë të mirë që e di se e kanë mes vete, për të kuptuar saktësisht çfarë po ndodh dhe çfarë duhet bërë në këtë drejtim.
Procesi i Berlinit
Radio Evropa e Lirë: Situata e sigurisë më çon edhe te Procesi i Berlinit. Migracioni, siguria dhe rritja ekonomike janë prioritetet e këtij samiti, i cili do të mbahet në tetor në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër. Përtej deklaratave, çfarë rezultate konkrete mund të presin Kosova dhe rajoni nga ky samit?
Jonathan Hargreaves: Jemi të kënaqur që këtë vit jemi mikpritës të Procesit të Berlinit. Siç përmendët, do të ketë një takim të liderëve më 22 tetor, në Londër. Para këtij takimi, ministrat e Jashtëm do të mblidhen në Irlandën e Veriut, ndërsa ministrat e Brendshëm dhe ata të Ekonomisë do të takohen, po ashtu, në Londër.
Ka njĂ« arsye pse quhet Procesi i Berlinit â sepse Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rpjekje e vazhdueshme, tĂ« cilĂ«n miqtĂ« tanĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« Gjermani e kanĂ« udhĂ«hequr pĂ«rgjatĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit, pĂ«r tĂ« gjetur mĂ«nyra tĂ« shumta qĂ« qeveritĂ«, shoqĂ«ria civile dhe bizneset nga gjashtĂ« vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« komunikojnĂ« pĂ«r çështje me tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.
Këtë herë, besoj se kemi rreth 16 takime të ndryshme në rajon. Ne kemi dashur të sigurohemi që një pjesë e këtyre takimeve të zhvillohen brenda rajonit, dhe të udhëhiqen nga vendet e rajonit, për të mbajtur hapur kanalet e komunikimit dhe për të forcuar bashkëpunimin praktik mes pjesëve të ndryshme të shoqërisë në Ballkanin Perëndimor.
Ka, sigurisht, disa gjëra konkrete që shpresojmë të dalin prej këtij procesi. Jemi shumë të kënaqur që vitet e fundit kemi punuar me Kosovën dhe Shqipërinë, dhe së fundi edhe me Maqedoninë e Veriut, për një grup të përbashkët pune për migracionin, i cili na ndihmon të bashkëpunojmë në këtë fushë. Shpresojmë që Procesi i Berlinit të krijojë hapësirë për ta shtrirë këtë bashkëpunim edhe me vende të tjera të rajonit.
Po ashtu, ky proces do të përdoret për të shtyrë përpara zbatimin e disa aspekteve të CEFTA-s, si dhe për çështje praktike që lidhen me teknologjinë, roaming-un dhe shumë tema të tjera, duke përfshirë edhe njohjet.
Radio Evropa e Lirë: Për shembull, për dokumentet mes Kosovës dhe Bosnjës.
Jonathan Hargreaves: Ky Ă«shtĂ« njĂ« nga elementet pĂ«r tĂ« cilat po punojmĂ« shumĂ« â njohja e letĂ«rnjoftimeve dhe, po ashtu, njohja e ndĂ«rsjellĂ« e diplomave universitare â gjĂ« qĂ« shpresojmĂ« tĂ« jetĂ« pjesĂ« e zgjidhjes. Jemi shumĂ« tĂ« lumtur qĂ« kĂ«tĂ« vit jemi mikpritĂ«s tĂ« procesit. Kryeministri ynĂ« ishte jashtĂ«zakonisht i interesuar qĂ« ta bĂ«nim kĂ«tĂ«, sepse kjo pĂ«rfaqĂ«son rĂ«ndĂ«sinĂ« qĂ« MbretĂ«ria e Bashkuar i kushton kĂ«tij rajoni, dhe rolit tĂ« tij nĂ« stabilitetin nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n â gjĂ« qĂ«, nĂ« njĂ« kuptim shumĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ«, Ă«shtĂ« nĂ« mendjen e tĂ« gjithĂ« liderĂ«ve evropianĂ« sot.
Pra, kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e mozaikut të sigurisë dhe stabilitetit më të gjerë evropian. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një rol vërtet të rëndësishëm në këtë drejtim, dhe kjo është arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar është e interesuar ta lehtësojë këtë proces, përmes mënyrave praktike gjatë këtij viti.
Radio Evropa e LirĂ«: Si do tâu pĂ«rgjigjeshit disa ekspertĂ«ve qĂ« na kanĂ« thĂ«nĂ« se Ballkani Ă«shtĂ« nĂ« âvitet e 90-ta tĂ« rejaâ? Jeni tĂ« shqetĂ«suar? E shihni edhe ju kĂ«shtu, apoâŠ
Jonathan Hargreaves: Mendoj se lloji i bashkëpunimit që po shohim gjatë këtij procesi tregon se nuk është gjithmonë e lehtë. Tregon se kujtimet është vështirë të tejkalohen, dhe tregon se ka gjëra për të cilat vendet nuk pajtohen plotësisht.
Por, rëndësia e këtij procesi qëndron pikërisht te fakti se ai është një hapësirë për kaq shumë çështje të ndryshme, që mundëson komunikim më të mirë, bashkëpunim më të mirë dhe, mbi të gjitha, përfitime praktike nga ky bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe, mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar që të ecim përpara, e jo prapa./REL
The post Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet appeared first on Albeu.com.