Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Maliq, shqetësim për ujin/ Mbi 1 mijë banorë ankohen për furnizimin me ujë: Vjen erë e rëndë

Rreth 1 mijë banorë të Tërovës dhe Pendavinjit  po përballen prej dy javësh me mungesën e ujit, të cilën nuk e përdorin as për konsum dhe as për plotësimin e nevojave bazike të familjes.

Sipas banorëve të dy fshatarave që I përkasin bashkisë së Maliqit, uji në rubinetat e tyre mban erë të rëndë.

Rrjeti i ujësjellësit që furnizon dy fshatrat është investim I ri, ndaj banorët ngrenë dyshime për ndotjen e burimit prej edhe nga shpërndahet uji.

Ndërmarrja e ujësjellësit të bashkisë maliq thotë se ka kontrolluar të gjitha linjat e furnizimit dhe nuk janë konstatuar ndërhyrje apo dëmtime, ndaj mostrat e ujit do të analizohen në laborator për cilësinë.

“Kemi rreth 3 javë që kemi probleme me ujin e pijshëm. Kam folur me Ujësjellësin e Korçës, kanë ardhur dhe kanë verifikuar të gjitha linjat. Nuk kemi probleme në linja. Është një problem i vështirë dhe s’po e kuptojmë nga na vjen. Mbase shkak kanë qenë rreshjet e shumta. Banorët kanë blerë ujë, sepse uji që kemi është i papërdorshëm dhe ka rrezik helmimi, sidomos për fëmijët.” tha ai.

Ndotja e ujit në dy fshatra të Bashkisë së Maliqit ka vënë nē lëvizje edhe Drejtorinë e Shëndetit Publik, e cila pritet të vlerësojë përmes analizave cilësinë dhe nivelin e ndotjes./abcnews.al

SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe India kanë arritur së fundmi një marrëveshje tregtare për të ulur tarifat e SHBA mbi mallrat në 18% nga 50%. Përmes një postimi në Truth Social Donald Trump tha se India do t’i reduktonte barrierat tregtare deri në zero dhe do të ndalonte blerjen e naftës ruse.

Njoftimi erdhi pak pasi India dhe Bashkimi Europian arritën një marrëveshje tregtare historike që i dha fund gati dy dekadave bisedimesh mes palëve, që është gati të dyfishojë eksportet e BE-së në Indi deri në vitin 2032 sipas Brukselit.

Kryeministri indian Narendra Modi tha në platformën X se është I kënaqur që arriti një marrëveshje me Uashingtonin.  Presidenti amerikan tha se në telefonatën e tij me kryeministrin indian arritën dakordësi për disa pika.

Modi sipas Trump u zotua ndër të tjera që India të blejë mallra amerikane me vlerë mbi 500 miliardë dollarë në energji, teknologji, bujqësi dhe qymyr. Marrëdhëniet tregtare SHBA-Indi kanë qenë të tensionuara që prej gushtit, kush Trump vendosi tarifa 50% për mallrat nga India.

Ajo përfshinte edhe një tarifë 25% lidhur me blerjen e naftës ruse nga India. Por, pas marrëveshjes tashmë tarifat do të ulen në 18%. Eksportet indiane drejt Shteteve të Bashkuara ranë ndjeshëm pas hyrjes në fuqi të tarifave të Trump. Pas marrëveshjes tregtare me Indinë, aksionet amerikane u rritën ndjeshëm./abcnews.al

Apeluan masën e sigurisë/ Apeli i GJKKO shtyn vendimin. SPAK: Prova të reja për çështjen AKSHI

Shtyhet vendimi për të pandehurit e AKSH-it, në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë. Vendimi do të shpallet më datë 5 shkurt.

Ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj përfaqësohej në seancë nga avokati i saj.

Prokuroret Bledar Maksuti dhe Altin Dumani kanë qënë të pranishëm dhe kërkuan të mbetet në fuqi masa e mëparshme.

Provat kishin të benin me disa dëshmi që kanë marrë gjatë kësaj periudhe prokurorët e SPAK./abcnews.al

Mbi 6 mijë vende të lira pune/ AKPA: Mbizotërojnë kërkesat për zanatçinj dhe profesionistë

Bizneset në vend kanë publikuar në total 6 mijë e 190 vende të lira pune. Sipas Agjensisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësim ofertat e punës përfshijnë punë në sektorë të ndryshëm dhe janë të hapura për aplikim për të gjithë qytetarët pavarësisht nga nivelet arsimore. Ajo që bie në sy është fakti që nevojat për punë janë kryesisht  për profesionistë dhe zanatcinj.

Në listën e kërkesave vërehet se kërkesat më të shumta janë   për disa  profesione që nuk kërkojnë një nivel të lartë arsimor, kamarier, si punonjës pastrimi, punëtorë ndërtimi, ndihmës kuzhinierë, rrobaqepës, sistemues malli, prodhues këpucësh, si dhe pozicione të tjera në sektorin e shërbimeve dhe prodhimit.

Po ashtu në faqen e Agjensisë Kombëtare të Punësimit nuk mungojnë edhe kërkesa për pozicione si menaxherë, zhvillues softuerësh, inxhinierë mekanikë, nëpunës zyre dhe finance apo drejtues në tregti dhe specialistë të fushave të ndryshme teknike.

Të dhënat zyrtare konfirmojnë se shkalla zyrtare e papunësisë zbriti në 8.7% duke shënuar kufirin më të ulët historik në 5 vitet e fundit.

Ndërkohë që  rreth 40% e shqiptarëve kanë emigruar përgjatë tre dekadave të funditqeveria ka ndërmarrë një sërë nismash për të zëvendësuar krahun e punës  e cila  është e nevojshme për ekonominë.

Aktualisht po nënshkruhen marrëveshje me vendet e treta për gjetjen e punonjësve. Zakonisht punonjësit merren nga vende si Filipinet apo Nepali./abcnews.al

Shqipëria destinacion për verën 2026/ ‘Geo Magazine’: Natyrë magjepsëse, me trashëgimi të pasur kulturore e historike

pushuar për qytetarët evropianë.Këtë radhë është revizta prestigjoze franceze Geo Magazine e cila shkruan se vendi ynë ofron një mozaik ndikimesh që shtrihen nga antikiteti grek e romak, te periudha bizantine, veneciane dhe osmane, duke krijuar një identitet unik në Mesdhe.

Veçohet Butrinti i cili konsiderohet si një nga vendet më të bukura të Shqipërisë. I vendosur në një kodër të rrethuar nga një lagunë dhe të mbuluar me pemë, shkurre dhe ekualipte.
Butrinti konsiderohet si një ndër perlat e bregdetit mesdhetar shqiptar dhe pika më e mirë e nisjes për të udhëtuar në veri përgjatë këtij bregdeti jonian, ku gjiret e egra alternohen me plazhe të gjata me rërë ose me guralecë për rreth 160 kilometra.

Sipas revistës franceze gjurmët e para të pranisë njerëzore këtu datojnë 50 000 vjet më parë, dhe Butrinti u banua pothuajse vazhdimisht nga viti 1000 para Krishtit deri në shekullin XIX. Grekët, romakët, bizantinët, venedikasit, osmanët. Po ashtu nuk lihet pa përmendur edhe gadishulli i mbipopulluar i Ksamilit i cili sygjerohet të vizitohet.

Geo magazinë shkruan se pas rënies së komunizmit periudhë kur vendi ka qenë totalisht I izoluar Toka e Shqiponjave” tani ëndërron të kompensojë kohën e humbur në turizëm. Gjatë vitit 2025 vendi priti 12 milionë vizitorë duke pësuar një rritje me gati 80% në pesë vjetë e duke pësuar një rritje me gati 300 mijë në krahasim me një vit më parë. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se të ardhurat nga turistët në në 9 mujorin vlerësohen rreth 4.4 miliardë euro.ose rreth 560 milionë euro më tepër.

“Yjet” zbresin në fushë/ “Kupa e Botës së Legjendave”, turneu më i ri i futbollit

Rio de Janeiro do të presë edicionin e parë të Kupës Botërore të Legjendave, një turne special ku do të marrin pjesë 160 yje të futbollit nga 8 vende të botës. Mes tyre spikasin braziliani Romario, spanjolli Carles Puyol, argjentinasi Sergio Agüero, italiani Gianluigi Buffon, holandezi Clarence Seedorf apo francezi Thierry Henry.

Turneu i ri botëror do të bashkojë disa nga idhujt më të mëdhenj në mënyrë që brezat e rinj të mund t’i njohin ata dhe brezat e vjetër t’i kujtojnë ata, njoftuan organizatorët e tij në ceremoninë e prezantimit.

“Nuk do të jetë vetëm një ekspozitë. Do të jetë gjithashtu një garë dhe lojtarët që e kanë pranuar tashmë ftesën kanë thënë se janë shumë të emocionuar që të garojnë përsëri dhe për mundësinë për një titull botëror”, tha themeluesi dhe presidenti i Ëorld Legends Cup, biznesmeni saudit Nasr Jawid Buyadi.

Edhe pse data për edicionin e këtij viti nuk është përcaktuar ende – me shumë mundësi do të jetë në gjysmën e dytë të vitit.

Ndërkohë, është konfirmuar formati i kompeticionit, ku shtatë ndeshjet kualifikuese do të luhen në stadiumin olimpik “Nilton Santos” dhe finalja në legjendarin “Maracanã”.

Garuesit në edicionin e parë do të jenë Argjentina, e udhëhequr nga Sergio Agüero dhe e trajnuar nga Gabriel Batistuta; Brazili, i udhëhequr nga Cafu dhe me Zicon në stol; Spanja, me Carlos Puyol si kapiten dhe Fernando Hierro si trajner, Franca, me Thierry Henry si kapiten dhe Patrick Vieira si trajner. Listën e plotësojnë Italia, e udhëhequr nga Gianluigi Buffon dhe e trajnuar nga Paolo Maldini; Holanda, me Clarence Seedorf që udhëheq ekipin në fushë dhe Ruud Gullit në stol; Arabia Saudite, e udhëhequr nga Yasser Al-Qahtani dhe e trajnuar nga Majed Abdullah; dhe Nigeria, e udhëhequr nga Nëankëo Kanu dhe me Khalilou Fadiga në stol.

Sipas rregullave të turneut, ndeshjet do të zgjasin 60 minuta (dy pjesë 30-minutëshe) me njëmbëdhjetë lojtarë në fushë dhe nëntë në stol, por nuk do të ketë kufizim në zëvendësimet. Sipas organizatoreve, turneu pritet të ndiqet nga më shumë se 900 milion shikues në 75 vendet e botës ku ndeshjet do të transmetohen direkt dhe 1 miliard të tjerë në mediat sociale.

Benzema është “200 milionësh”/ Sulmuesi francez realizon transferimin e madh tek Al Hilal

Pritej që të ndodhte dhe tani do ta shohim me fanelë tjetër. Karim Benzema ishte kapiteni i Al Itihadit, kampion në fuqi i Arabisë Saudite, dhe fitues I Kupës së Mbretit, por tashmë nga verdhezi do të jetë blu.

Al Hilal, klubi më I madh në vend, lajmëroi se sulmuesi francez u bashkua me skuadrën e drejtuar nga trajneri Simone Inzagi dhe ku luajnë të tillë si Kulibali, Teo Hernandez, Milinkovic-Savic apo kapiteni Al Dausari.

Lajmet janë që Benzema do të ketë një rrogë të barabartë me Kristiano Ronaldon, 200 milionë euro në sezon, atë që kërkoi edhe në Al Itihad, por që nuk ia mundësuan.

Te kampionët, besohet se ai merrte 100 milionë euro në vit, apo edhe më shumë.

Ronaldo ka protestuar pikërisht për këtë skenar që po realizohet, që Al Hilal është në gjendje të shpenzojë pafund, por jo Al Nasr I tij apo Al Itihad, ndërsa pronari të gjitha klubeve është I njëjti, Fondi Publik Saudit.

Me ardhjen e Benzemasë, Al Hilal, padyshim është edhe më shumë favorit për titull, duke qenë në vend të parë, edhe pse jo larg Al Nasrit.

Ish-ylli I Realit po bashkohet me ekipin rekordmen të titujve në Arabinë Saudite me 19, dhe rekordmen të Kupave me 13.

Epstein, trafik organesh nga Maqedonia/ Trutë e 1000 personave u trafikuan nga Shkupi për eksperimente shkencore

Dosja Epstein ka tronditur edhe Ballkanin.

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si pjesë e hetimit për Jeffrey Epstein zbulojnë akuza tronditëse për përfshirje të mundshme të një shtetasi të Maqedonisë, profesor në Universitetin e Kolumbias – në eksportimin e trurit të njerëzve nga Maqedonia e Veriut me qëllim fundor, eksperimente shkencore në Shtetet e Bashkuara.

Në një email që mban titullin: Ilaçi 50-vjeçar që mund të zgjidhë krizën e vetëvrasjeve në Amerikë, të dërguar me datë 5 shkurt 2019-të, me emër dërguesi dhe marrësi të censuruar, thuhet se nga Maqedonia kanë mbërritur në SHBA rreth 1000 tru njerëzish, disa prej tyre nga persona që kanë kryer vetëvrasje.

Hetimi nuk përmban asnjë informacion nëse familjet e të ndjerëve dhanë pëlqimin e tyre për një përdorim të tillë të organeve, as nëse institucionet shtetërore ishin në dijeni ose dhanë leje për një lëvizje të tillë.

Në emailin e datës 5 shkurt 2019, diskutohen kërkime që lidhen me shkaqet dhe aspektet biologjike të vetëvrasjeve.

Në dokumente përmenden gjithashtu shkencëtarë nga disa universitete të njohura amerikane, duke përfshirë Pittsburgh, Columbia, Neë York dhe Yale.

Në pjesën për Maqedoninë, thuhet se “vendi i vogël ballkanik siguron “material” referuar organit të trurit tek njerëzit, falë një anëtari të fakultetit të Universitetit të Kolumbias i cili vjen nga atje dhe ndihmoi në organizimin e të gjithë procesit”.

Sipas përshkrimit, organet janë dërguar menjëherë pas heqjes, janë transportuar me aeroplan nën eskortë speciale dhe u dërguar me anije në Shtetet e Bashkuara.

Atje, ata kanë përfunduan në kuti speciale, të shënuara me kode, sipas anës së trurit dhe datës së marrjes, pa specifikuar vendin ku organet i nënshtroheshin më pas procedurave eksperimentale.

Këto pretendime tërheqin edhe një herë vëmendjen ndaj rrjetit të kontakteve dhe aktiviteteve të lidhura me Jeffrey Epstein të shtrira në të gjithë botën.

Në gusht 2019, Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Nju Jork dhe vdekja e tij u cilësua zyrtarisht si vetëvrasje, edhe pse rasti i tij vazhdon të gjenerojë polemika dhe dyshime…

Dosjet “shqiptare” të Epstein/ Përmenden emrat e Jahjagës dhe Pacollit. Por të dy mohojnë përfshirjen

Stuhia “Epstein’ ka përfshirë dy ish presidentë të Kosovës: Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.

Ata përmenden repsektivisht në emailet e datës 12 dhe 19 shtator 2012 nga një person me emrin Daniel dërguar Jefrey Epstein.

Emri i presidentes së Kosovës, qëndron sëbashku me emrin e priceshës së Tajlandës, ku sipas personit që dërgon emailin, të dyja do të vizitojnëAmerikën, për shkak të një takimi në Kombet e Bashkuara.

Ish presidentja Jahjaga ka reaguar pas “lakimit” të emrit të saj në këtë dosje.

Sipas ish presidentes lidhja e emrit të saj më dosjen Epstein është e pabazuar dhe e pavërtetë, duke theksuar se me Epstein nuk ka patur asnjëherë asnjë njohje apo kontakti personal gjatë

“Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua.” thotë ajo.

Një reagim e ka patur edhe Pacolli, emri i të cilit në email shoqërohet me linkun e një video youtube, link i cili është fshirë tashmë nga kjo platformë, por mban shënimin “Kush është Behgjet Pacolli”?

Edhe ish presidenti i malit të zi Milo Gjuklanoviç është përmendur gjatë dosjeve të hapura për hetimin mbi rastin Epstein, specifikisht në mesazhet e këmbyera mes tij dhe ish emisarit të BE për dialogun Kosovë-serbi Miroslav Lajçak. Të njëjtin qëndrim mohues për njohje me të ka mbajtur apo kontakt personal me të ka mbajtur edhe ish presidenti malazez./abcnews.al

Bojkoti, Leskaj: E ke gabim doktor! Letra e deputetit vlonjat: Mos bëjmë gabimin e 2014!

20 shkurti, është dita e rrëzimit të mitit të Enver Hoxhës. Por protesta e javës tjetër e Partisë Demokratike, mund të rrëzojë një tjetër mit. Berisha shpalli 10 shkurtin si ditën Pro SPAK.

“Edi Rama ka asgjësuar drejtësinë, ka asgjësuar institucionin e akuzës për faktin e vetëm se nga ky institucion një prokuror guxoi të hetojë dosjen e tij. Ndaj përparësi absolute për çdo orë të ditës tuaj, organizimi sa më i fuqishëm i protestës së 10 shkurtit”,- tha Berisha.

Mesa duket, edhe data nuk është rastësi. Pavarësisht se 10 shkurti, dikur ka qenë festa e Debatikut, ajo përkon në të njëjtën javë me Shën Valentinin. A po nis një romancë e re mes doktorit dhe SPAK? Për momentin, Berisha është i entuziazmuar me sukseset e janarit. Udhëtimi në Strasburg i ka lënë shije të mirë. Rama tha se është në rreth të kuq, mund të shkelë vërtet në Amerikë, por edhe ai nuk shkel dot aty ku shkel doktori. Sali Berisha e shpalli Këshillin e Europës, ekstraterritorialitet të PD-së.

“Unë e di se ky po bën përpjekje të mëdha për të shkuar përsëri, se ky kështu e ka, por do të më falin shqiptarët, por aty nuk ka vend për narkodiktatorë. Në rast se ky synon të shkojë në atë seli, shqiptarët e Francës dhe Gjermanisë do t’i ketë para saj. Po, do të organizohet një nga protestat më të fuqishme”- shtoi Berisha.

Pra në Tiranë, apo Strasburg, Sali Berisha mendjen e ka te rruga. Por jo të gjithë mendojnë si ai. Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, mendon se braktisja e reformave, është autogoli më i madh edhe se i Lulzim Bashës.

“Nëse ne, si PD, nuk i shkojmë deri në fund rishikimit të Reformës Administrativo-Territoriale, i japim një mundësi të dytë qeverisë së sektit Rama për ta deformuar edhe më tej këtë reformë, me efekte tërësisht jashtë interesit të qytetarëve. Gabimi i dytë është gjithmonë më i madh se i pari.”-shprehet Leskaj.

Leskaj nuk ishte në mbledhjen e grupit për t’ia thënë mendimin e tij Berishës. Mungesa ishte pa arsye. Të tjerë munguan me arsye. Disa deputetë kanë ikur në SHBA për Mëngjesin e Lutjeve. Lutja e Gazit nuk dihet, kurse e Belindit me siguri për t’i hequr non gratën. Shanset kësaj radhe që lutjet të dëgjohen, janë më të mëdha. Bashkë me ta, udhëton edhe Albana Vokshi.

Pagat, Berisha “pro” qeverisë: E drejta e pagave i mbetet ekzekutivit. Prishën piramidën për rrogën e Dumanit

Sali Berisha ka reaguar lidhur me kërkesën e bërë nga gjyqtarët në vend që t’u rritet paga, kërkesë kjo që ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese nëse do të pranohet apo jo.

Për Sali Berishën, gjykatesit nuk mund t’i caktojnë pagat vetë, por është kompetencë vetëm e ekzekutivit. Këto deklarata në dukje në të njëjtën linjë me qeverinë Sali Berisha i bëri në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje në SPAK.

“Ka dy aspekte, së pari që ai po bën gjithçka që të ndikojë sepse e ka të rëndësishme, por lidhur me pagat dua të them një të vërtetë. Piramida e pagave është kompetencë e ekzekutivit dhe vetëm e tij, përvçse ndërmarrjet publike”,- tha Berisha

Pasi firmosi në SPAK detyrimin për t’u paraqitur, masë sigurie kjo e vendosur ndaj tij për dosjen Partizani, Sali Berisha nuk harroi të sulmonte edhe gjyqtaren e Posacme Irena Gjoka.

Irena me nockën e saj cilindo që prek i bën me nockë si veten” – tha ai.

Sulmet ndaj Irena Gjokës, Sali Berisha i bëri një dite pasi KLGJ nuk e pranoi nisjen e verifikimit nëse gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka është në kushtet e mos ushtrimit të detyrës apo jo me argumentin se vendimarrja i takon ILD./abcnews.al

 

Epstein edhe në “Grammy”/ Prezantuesi bën batutë me Trump dhe Clinton, Presidenti kërcënon me padi

Emri i Jeffry Epstein nuk mbeti larg vëmendjes edhe në çmimet Grammy. Prezantuesi i eventit më të madh muzikor të vitit, Trevor Noah, gjatë batutave të tij përmendi pedofilin që ndërroi jetë në burg në vitin 2019, por edhe presidentin amerikan Donald Trump, i cili është përfolur për lidhjet me Epstein.

“Ky është një Grammy që çdo artist e dëshiron  pothuajse aq sa Trump dëshiron Groenlandën. Gjë që ka kuptim sepse, që kur Epstein është zhdukur, ai ka nevojë për një ishull të ri për të kaluar kohë me Bill Clinton”, tha Noah gjatë batutave të tij.

Por këto fjali shkaktuan zemërim te presidenti amerikan Donald Trump, i cili veçse e cilësoi ceremoninë të pashikueshme, kërcënoi dhe me hapa ligjorë.

Trump tha se nuk mund të flasë në emër të Bill Clinton, por ai vetë nuk ka qenë në ishullin famëkeq në Karaibe e madje as nuk është akuzuar për diçka të tillë.

Kreu i shtëpisë së bardhë paralajmëroi padi ndaj Noah, të cilit i kërkoi të kontrollojë mirë faktet që ka.

Më shumë se tre milionë dokumente për Jeffrey Epstein, u publikuan të premtennga Departamenti i Drejtësisë  që përfshinin përmendjen e figurave të shumta të fuqishme, Elon Musk, Bill Gates, Bill Clinton dhe ish-princin Andrew.

Në reagimin e tij Musk tha se kishte refuzuar vazhdimisht ftesat për të shkuar në ishullin e Epstein, edhe pse email-et e këmbyera mes të dyve treguan në fakt se miliarderi kishte kërkuar vetë të bënte vizita të tilla.

Ndërkohë në Britaninë e Madhe skandali ka qenë i madh, ku veç princit Andreë, i përfshirë ka qenë edhe ish ambasadori britanik në Uashington, Peter Mandelson. Ky i fundit dha dorëheqjen nga Partia Laburiste, pasi iu publikuan emaile me Epstein dhe foto intime me një grua të paidentifikuar.

Në dokumentet e bëra publike përmendet edhe princesha e kurorës e Norvegjisë Mette Marit, e cila i kërkonte Epstein këshilla për djalin e saj. Ky i fundit del para gjyqit në Norvegji, ku përballet me akuza të shumta, ndër to edhe përdhunimi. Nëse dënohet, ai rrezikon deri në 16 vjet burg.

Ronaldo, rebelim në Arabi/ Superylli portugez refuzon të dalë në fushë për shkak proteste

Duket si një rrufe në qiell të hapur.

Kristiano Ronaldo, heroi i madh i Ligës Profesioniste të Arabisë Saudite, nuk pritet të luajë në ndeshjen e radhës, dhe kjo jo për arsye sportive.

Superylli portugez, siç bëjnë me dije “A Bola” në Portugali, së cilës I referohet “Marka” në Spanjë, ka marrë vendimin personal për të mos dalë në fushë në shenjë proteste.

Flitet për duelin e sotëm Al Nasr-Al Rijad.

Çfarë ka ndodhur?

Kristiano është i zemëruar nga ajo që e quan trajtim të pabarabartë të klubeve kryesore në Arabi.

Të gjithë klubet më të mëdhenj janë pronë e Fondit Publik Saudit, pra janë sikur të jenë shtetërore, veçse portugezi është i zemëruar që Al Hilal lejohet të marrë yllin francez, Karim Benzema, pavarësisht shpenzimit tepër të madh, por Al Nasr nuk shpenzon dot në mënyrë të barabartë.

Benzema kërkoi rrogë më të lartë tek Al Itihad, por nuk e siguroi dot dhe vendosi të largohej.

Al Nasr dhe Al Hilal janë në garë për titull, dhe Ronaldo beson se në Arabi po punohet që ish-kampionia të triumfojë.

Për momentin, skuadra e portugezit është në vend të dytë, me 43 pikë, tre më pak se rivalët blu, ndërsa CR7 synon të fitojë titullin e parë në Arabinë Saudite, diçka që nuk ka mundur ta bëjë që kur transferuar atje në janar 2023.

Po ashtu, synon Këpucën e Artë duke qenë në vend të dytë në këtë renditje me 17 gola, një më pak se anglezi Tonei.

Real fiton mes kaosit/ Sukses 2-1 në derbin e vogël ndaj rivalit Rayo, Balliu në stol

Kështu është kur luan për skuadrën më të madhe. Publiku në “Santiago Bernabeu” vërshëlleu rëndshëm futbollistët e Realit të Madridit, në përfundim pushim të sfidës së La Ligës ndaj Rajo Vajekanos.

Derbi i vogël i kryeqytetit po shkonte si mos më keq, pavarësisht diferencës qiellore mes dy ekipeve, dhe tifozët u zbrazën për të gjitha.

Të mendosh se pjesa e parë u mbyll në avantazh 1-0 pas golit nga Vinisius, por përkrahësit kastilianë nuk ishin aspak të kënaqur.

Nisja e së dytës ishte edhe me zi me golin e shënuar nga miqtë nga Horge De Frutoz që në 49’.

Çfarë ndodhi më pas?

Pasoi një rrëmujë e vërtetë, një kaos ku yjet madrilenë nuk po njihnin i pari të dytin.

Kjo, edhe pse ata vendosën zemrën në fushë dhe arritën fitoren fare në fund.

U desh gjithsesi një penallti, u desh edhe që Rajo të mbetej me 10 lojtarë pasi senegalezi Sis mori karton të kuq në 80’.

Vajekano protestoi shumë për penalltinë që u duk se ishte dhe Mbape nuk gaboi nga 11 metra larg.

Të përditshmet e kryeqytetit gjithsesi, nuk I falën “merengesit”.

“Marka” shkruajti se ndaj Rajos mbretëroi kaosi më absolut, se Reali ishte I shkatërruar emocionalisht, pa rregull e qartësi në fushë, ndërsa ambienti në “Bernabeu” po bëhet gjithnjë e më armiqësor! “Madridi mori frymë me penallti në minutën e 100-të!”

Gazeta tjetër, “AS”, ishte shumë kuptimplotë në titull: Madridi varet në fije të perit! Në foto, dy golshënuesit, Vinisius e Mbape!

Pas nervave, kartonëve të kuq dhe mbi 100 minutash lojë, Reali doli fitues nga dueli I La Ligës.

Pavarësisht kritikave ndaj lojtarëve dhe trajnerit Arbeloa, rekordmenët e titujve janë në vend të dytë në kampionat, vetëm një pikë prapa Barcelonës që kryeson me 55.

Inter, fitore me kapsolla/ Zikaltërit arrijnë fitoren e katërt radhazi në ligën italiane

Mund të kishte përfunduar shumë keq. Interi rrezikonte ta humbiste në tavolinë ndeshjen e Serisë A në fushën e Kremonezes, dhe paradoksalisht duhet të falenderojë portierin kundërshtar.

Sapo kishte nisur pjesa e dytë, kur një kapsollë apo thjesht një mjet piroteknik u lëshua nga tribuna prapa portës drejt Emil Auderos.

Numri 1 i vendasve pati probleme në vesh dhe në këmbë, por me ndershmërinë absolute vazhdoi ndeshjen.

Nëse do të kishte kërkuar zëvendësimin, zikaltërit rrezikonin humbjen 3-0 në tavolinë.

Këtë shkruan edhe “La Gazeta delo Sport”.

“Interi arratiset dhe falenderon Auderon, – është titulli I saj, – fluturon në +8, një veprim I çmendur I një ultrasi zikaltër!”

Tashmë, pritet që klubi lombard të dënonet me gjobë 50 000 euro ose më shumë, dhe që të të mbyllet tribuna e tifozëve ultras.

Njeriu që bëri këtë veprim u arrestuar ndërsa kishte humbur tre gishta në përpjekje për të hedhur një kapsollë tjetër.

Duke u kthyer tek ndeshja, Interi ia doli me meritë 2-0 dhe ka nisur një shkëputje në krye të renditjes.

Kapiteni Lautaro Martinez që në 16’ dhe polaku Piotr Zielinski në 31’ I dhanë epërsinë që në pjesën e parë dhe suksesi nuk u vu në diskutim.

Kjo, edhe pse Kremoneze u përpoq të tregohej e rrezikshme në momente të caktuara, por Interi ishte shumë më I fortë dhe më I talentuar.

Zikaltërit kryesojnë Serinë A me 55 pikë ndaj 47 të Milanit, por që do të luajë këtë të martë ndaj Bolonjës.

Nuk ka duel Broja-Xhaka / Lojtari kuqezi në fushë, kapiteni i Zvicrës mbetet i dëmtuar

Mund të kishte qenë një duel interesant, edhe pse në distancë. Një Armando Broja përballë Granit Xhakës nuk është diçka që ndodh përditë, veçse sfida mes shqiptarëve mund të presë për një herë tjetër.

Sandërlendi pret Bërnlin sonte në orën 21:00 në Premier Ligën angleze, dhe sulmuesi I Shqipërisë besohet se mund të jetë sërish titullar, ose ndoshta e nis nga stoli, por gjithsesi është pjesë e ekipit.

Broja ka shënuar vetëm një gol këtë sezon në kampionat, por moralin e ka më të lartë pasi kishte dy vjet pa ia dalë mbanë, ndërsa dëmtimet më në fund nuk e kanë shqetësuar.

Vendasit nuk do ta kenë kapitenin e tyre, Granit Xhaka.

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare, që është edhe kapiteni I Zvicrës, ka pësuar dëmtim dhe do të mungojë të paktën edhe 3 javë të tjera.

Ai ka qenë tepër I rëndësishëm për Sandërlendin, me një gol e tre asiste, që do të thotë pjesëmarrje në 25 për qind të rrjetave, por sidomos është dalluar me rolin udhëheqës në fushë.

Pasi mungoi ndaj Uest Hemit, në humbjen 1-3, nuk luan ndaj Bërnlit, e po ashtu humbet vizitën e Sandërlendit në fushën e Arsenalit, pra rastin për të luajtur ndaj ish-ekipit të tij, ku gjithashtu për disa kohë ishte kapiten.

Gjimshiti, një “mur” në Itali/ Kapiteni i Kombëtares shkëlqen fort në duelin Como-Atalanta

Nuk bën bujë, por mbetet i pazëvendësueshëm.

Berat Gjimshiti pati një tjetër provë në Serinë A kur tregoi veten dhe ndihmoi Atalantën në një moment shumë të vështirë.

Skuadra bergamaske u detyrua të luante me 10 lojtarë praktikisht gjithë ndeshjen në fushën e Komos, pasi mbrojtësi Ahanor mori të kuq që në minutën e 8-të.

Në inferioritet numerik ndaj një ekipi që po tregohet i jashtëzakonshëm në Itali këtë vit, u desh paraqitja më e mirë në mbrojtje.

Kapiteni I Shqipërisë ishte më i miri i mbrojtjes, dhe më i miri i Atalantës pas portierit Karnezeki, që tregoi klas botëror duke pritur penallti, dhe çdo gjë tjetër që I erdhi përballë.

“Eurosport” e konfirmon këtë dhe i jep mbrojtësit nga Presheva notën 6.5, ndërsa Karnezekit I jep vlerësimin 8.

Nuk ka ndryshim “Skaj Sport”, që gjithashtu e dallon shqiptarin me notën 6.5, në një pasdite të vështirë ku loja në mbrojtje shpëtoi Atalantën.

Edhe “gol.com” është në një mendim me mediat e tjera sportive në Apenine, dhe Gjimshiti meritoi 6.5, me Karnezekin dhe Skalvinin që janë pak më mirë se ai.

Ndërkaq, mbrojtësi kuqezi ka lënë pas Rafael Toloin, duke qenë tani lojtari I shtatë me më shumë ndeshje për Atalantën me 315 paraqitje me këtë fanelë.

I duhen edhe 12 ndeshje të tjera për të kapur vendin e tretë dhe për t’u ngjitur në podiumin e të gjitha kohëve.

❌