Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Foto/ Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes

Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Elbasan duke bllokuar qarkullimin e mjeteve drejt juglindjes. Trafiku i madh ka bërë që mijëra qytetarë të bllokohen në rrugë. Mungesa e bajpasit në zonën e Elbasanit e ka kthyer këtë rrugë në gangrenë të lëvizjes së qytetarëve, ku pothuajse çdo ditë kalimi zgjat […]

The post Foto/ Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh në Elbasan? Gjendet i djegur një person, fqinjët: Ndjemë aromë të djegur

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Një person është gjetur i djegur plotësisht, në një ambient të përshtatur si banesë. Ai është gjetur në katin e parë të një pallati, në afrërsi të stadiumit “Elbasan Arena”. Sipas informacioneve paraprake, forcat zjarrfikëse janë thirrur nga fqinjët.

Zjarrfikësit kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur një person në gjendje të rëndë shëndetësore. Për një orë, energjia elektrike është ndërprerë në lagjen “5 Maj”, si masë sigurie. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi mund të ketë rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen e rëndë.

The post Çfarë po ndodh në Elbasan? Gjendet i djegur një person, fqinjët: Ndjemë aromë të djegur appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët dyqani në Elbasan, humb jetën 1 person (EMRI)

Një dyqan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Stadiumit të qytetit dhe si pasojë ka humbur jetën një 63-vjeçar i identifikuar si Edmond Angjeli. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, ndërkohë sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është […]

The post Përfshihet nga flakët dyqani në Elbasan, humb jetën 1 person (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Elbasan, një person gjendet pothuajse i djegur në katin e parë të një pallati

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur Edmond Angjelin në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse të djegur dhe në koma. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë./abcnews.al

Firmoset kontrata për impiantin MIDA Steel në Elbasan

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. kanë nënshkruar zyrtarisht kontratën e investimit për ndërtimin e një impianti të ri për prodhimin e çelikut në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan.

Ky projekt shënon një moment të rëndësishëm për industrinë shqiptare, pasi me realizimin e tij Shqipëria bëhet vendi pritës i impiantit të parë MIDA Steel në Europë, duke u pozicionuar drejtpërdrejt në tregun europian të çelikut të gjelbër dhe duke ndjekur standardet më të avancuara të teknologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili u shpreh se ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit industrial dhe zhvillimit ekonomik të qytetit.

Sipas tij, hapja e impiantit të ri do të rrisë ndjeshëm numrin e vendeve të punës, duke krijuar mundësi konkrete punësimi për qytetarët e Elbasanit dhe zonave përreth, si dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë lokale.

Ky investim strategjik pritet të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e rolit të Elbasanit si qendër industriale, duke nxitur zhvillimin e sektorëve të lidhur me industrinë e çelikut, rritjen e të ardhurave për familjet dhe përmirësimin e klimës së biznesit në qytet.

Ndërtimi i impiantit MIDA Steel konsiderohet gjithashtu një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm, pasi fokusohet në prodhimin e çelikut me teknologji moderne dhe miqësore me mjedisin, në përputhje me kërkesat e tregut europian.

/k.s/j.p/

 

The post Firmoset kontrata për impiantin MIDA Steel në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazetari Aristir Lumezi, “Qytetar Nderi” i Elbasanit pas vdekjes

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka nderuar pas vdekjes gazetarin dhe kryeredaktorin Aristir Lumezi me titullin “Qytetar Nderi”.

Mirënjohja iu dorëzua djalit të tij nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja. Ky titull simbolizon trashëgiminë e rëndësishme që Lumezi la pas në fushën e gazetarisë dhe edukimin e brezave të rinj.

Aristir Lumezi, me një karrierë prej dy dekadash dha një kontribut të vyer në median e shkruar dhe atë vizive shqiptare.

Ai shërbeu si gazetar i politikës dhe mbajti postin e kryeredaktorit të gazetës “Panorama”, duke udhëhequr me profesionalizëm dhe etikë.

Në motivacionin e titullit theksohet: “Për kontributin e çmuar në gazetarinë shqiptare si gazetar, pedagog dhe kryeredaktor, duke formuar breza të rinj profesionistësh dhe duke udhëhequr me profesionalizëm dhe etikë, për avancimin e gazetarisë dhe informimin e saktë të publikut”.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se figura të tilla janë shembull frymëzimi për brezat e rinj dhe përkushtim ndaj profesionit dhe komunitetit.

1 nga 3

/k.s/j.p/

The post Gazetari Aristir Lumezi, “Qytetar Nderi” i Elbasanit pas vdekjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasi për vdekje këmbësoren në aksin “Qafë Thanë–Librazhd”, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka përplasur për vdekje një 64-vjeçare. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën. 31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. “Specialistët […]

The post Përplasi për vdekje këmbësoren në aksin “Qafë Thanë–Librazhd”, arrestohet 31-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në Elbasan/ Ndërron jetë 37-vjeçari që u përplas nga kamioni

Ka ndërruar jetë në spital, 37-vjeçari i cili u përfshi në aksident, një ditë më parë në Elbasan. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, ku një kamion me drejtues 48 vjeçarin, F.P përplasi 37-vjeçarin i cili ishte duke udhëtuar me motor. Si pasojë e plagëve të marra 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoferi […]

The post Aksidenti në Elbasan/ Ndërron jetë 37-vjeçari që u përplas nga kamioni appeared first on BoldNews.al.

Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

✇Albeu
By: V K

Një 48-vjeçar në Elbasan, është arrestuar këtë të diel, 28 dhjetor 2025, pasi një ditë më parë shkaktoi një aksident me kamionin që drejtonte, duke rezultuar me një viktimë.

Sipas njoftimit të uniformave blu, aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Çepe-Belsh”, ku kamioni përplasi motomjetin, e drejtuesi i këtij të fundit ndërroi jetë në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh, pasi dje, në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, kamioni që ai drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Seferan. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën në spital“, njofton policia.

The post Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi appeared first on Albeu.com.

Berisha: Projekti për të zhdukur opozitën dështoi, protesta të pandalshme

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot në Elbasan gjatë rrugës për në ‘Foltoren’ e Korçës.

Gjatë ndalesës, ai zhvilloi një takim me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në Elbasan, në kuadër të festave të fundvitit.

Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi qëndresën e demokratëve gjatë 12 viteve të fundit, duke theksuar se përpjekjet për të asgjësuar opozitën kanë dështuar falë përkushtimit dhe sakrificës së qytetarëve.

Ai deklaroi se Partia Demokratike ka mbetur e palëkundur në mbrojtje të vlerave demokratike, të votës së lirë dhe të dinjitetit njerëzor.

Kryetari i PD-së akuzoi qeverinë për kapje të institucioneve, korrupsion dhe shndërrimin e Shqipërisë në një shtet të drejtuar nga krimi i organizuar.

Sipas Berishës, opozita ka arritur të faktojë para opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar se proceset zgjedhore në vend janë të manipuluara dhe se pushteti aktual nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve, shtoi ai.

Berisha theksoi se opozita nuk do të njohë asnjë pushtet të dalë nga manipulimi i votës dhe paralajmëroi intensifikimin e aksionit politik, përfshirë protesta të vazhdueshme qytetare, si mjet demokratik për rikthimin e shtetit ligjor dhe të standardeve demokratike.

Në përmbyllje të fjalës së tij, lideri historik u shpreh se Partia Demokratike do të vijojë betejën politike deri në rikthimin e demokracisë, duke theksuar se qëndresa qytetare është forca më e madhe përballë çdo përpjekjeje për autoritarizëm.

“U thamë shqiptarëve se, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe ia faktuam, jo vetëm shqiptarëve, por edhe botës. Por iu thamë shqiptarëve do mbrojmë votën dhe njëlloj, të dashur miq si në 2001-shin ne damkosëm me fakte që u mblodhën, me qendrimet tuaja, i përmbasëm ato zgjedhje. Të njëjtën gjë bëmë tani. Ne ia dolëm t’i faktojmë mbarë botës se Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje, zhvillon farsë elektorale”, tha Berisha.

“Projekti ishte që të zhdukeshim, dështoi ai. Projekti ishte të na i grabisnin zgjedhjet duke përdorur miliarda e miliarda. Ua zumë në fyt. I kapëm me presh në dorë. Tani dalin aferat e tyre të paimagjinueshme dhe thonë: jo, nuk pranojmë heqje imuniteti. Jo, nuk do të shkojmë para gjykatësit. Atëherë, ose gjykatësin e ligjit, ose gjykatësin popull, njërin nga të dy, Edi Rama shpresë nuk ke më.

“Askush të mos mendojë se protesta e vazhdueshme nuk do ketë rezultatin e vet. Jo, do ketë rezultat të shkëlqyer. Dhe ju garantoj unë ju, prova jonë, testi ynë është të fillojmë kë kohën e duhur protestën e përnatshme në sheshin e Tiranës dhe ata do ia mbathin si minj. Asgjë nuk i reziston dot qëndresës qytetare, forcës së opozitës”, përfundoi Berisha.

/a.f/

The post Berisha: Projekti për të zhdukur opozitën dështoi, protesta të pandalshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapësira moderne e funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Tregtimi i fruta-perimeve në Rajonin nr. 1 në Elbasan ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, falë investimit të fundit që ka transformuar rrënjësisht kushtet e punës dhe të shërbimit për tregtarët dhe qytetarët.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ky investim nuk ka përmirësuar vetëm estetikën urbane të zonës, por mbi të gjitha garanton standarde më të larta të sigurisë ushqimore.

Struktura e re është projektuar për t’u shërbyer rreth 35 tregtarëve, të cilët tashmë kanë lënë pas kushtet e vështira dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në ambiente moderne dhe funksionale.

“Tregu i ri i fruta-perimeve në Rajonin nr. 1 në Elbasan ofron kushte bashkëkohore për tregtarët, të cilët tashmë operojnë në hapësira moderne dhe funksionale”, u shpreh Rama.

Hapësira është e mbyllur plotësisht me struktura xhami, e pajisur me ndriçim efikas dhe me kushte optimale për ruajtjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore, duke respektuar standardet higjieno-sanitare.

Ky projekt konsiderohet një hap konkret drejt formalizimit të tregut të produkteve bujqësore, duke garantuar dinjitet për tregtarët dhe siguri për qytetarët që furnizohen çdo ditë në këtë treg.

/a.f/

The post Hapësira moderne e funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama poston fotot: Hapësira moderne e funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan

Tregtimi i fruta-perimeve në Rajonin nr. 1 në Elbasan ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, falë investimit të fundit që ka transformuar rrënjësisht kushtet e punës dhe të shërbimit për tregtarët dhe qytetarët. Kryeministri Edi Rama thotë se ky investim nuk ka përmirësuar vetëm estetikën urbane të zonës, por mbi të gjitha garanton standarde më të larta të sigurisë ushqimore. Struktura e re është…

Source

Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit/ Trafik kaotik te unaza e Elbasanit

Trafiku në Unazën e Elbasanit është kthyer në një makth çdo fundjavë, por veçanërisht në prag të festave të fundvitit ku emigrantët janë kthyer në vendlindje. Në mungesë të rrugëve të përshtatshme për të përballuar fluksin e mjeteve, mungesa e ByPassit në rastin e Elbasanit, mungesa e rrugëve dytësore për fshatrat bëjnë që gjithnjë e […]

The post Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit/ Trafik kaotik te unaza e Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit në Elbasan, fluks prenotimesh në Gjinar dhe Funar

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Atmosfera e festave të fundvitit ka gjallëruar rrugët dhe sheshet e qytetit të Elbasanit.

Në zemër të qytetit, mes mureve shekullore të kalasë dhe portës së saj simbolike, sheshi “Hans Ditrih Gensher” është kthyer në epiqendrën e festimeve.

Në këtë shesh janë të shumta fotografitë e shkrepura mes dekoreve festive, ku banorë të moshave të ndryshme fiksojnë në fotografi momente nga vizita e tyre, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, tha për ATSH-në se atmosfera festive ka nisur që në fillim të dhjetorit, me një kalendar të pasur aktivitetesh për të gjitha moshat, duke e bërë qytetin gjithnjë e më të gjallë, veçanërisht në orët e mbrëmjes.

Artistë vendas dhe të huaj, grupe vallëzimi, DJ dhe këngëtarë të njohur ngjiten në skenën e improvizuar në shesh, duke krijuar një atmosferë që e kthen qytetin në një festë të hapur për të gjithë.

Këto festa janë kthyer në një mundësi mjaft të mirë për gjallërimin e Elbasanit dhe nxitjen e turizmit. Qytetarë të shumtë elbasanas kanë vendosur ta festojnë ndërrimin e viteve në pika turistike, por edhe në lokalet e njohura të qytetit.

Drejtori i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në bashkinë Elbasan, Artur Guni, pohon se Gjinarin këtë fundvit e karakterizon një fluks i shtuar prenotimesh, falë kushteve komode që ofron për pushuesit.

Sipas tij, bujtinat e hapura së fundmi, lokalet e shumta dhe investimet në shërbime kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e interesit për të kaluar ndërrimin e viteve në këtë zonë turistike piktoreske.

Kërkesa të larta janë regjistruar gjithashtu edhe për zonat e tjera turistike të bashkisë, si Funari, por edhe brenda qytetit të Elbasanit, ku turistë vendas dhe të huaj kanë kryer prenotime për të shijuar natyrën, qetësinë dhe ofertën festive të fundvitit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga strukturat hoteliere, agjencitë turistike dhe operatorët e turizmit në bashkinë Elbasan, numri i turistëve nga gushti deri tani arrin rreth 11 mijë vizitorë.

Në këto ditë festash, Elbasani ndryshon ritëm. Çdo ditë që kalon, qyteti gjallërohet më shumë, duke treguar se Elbasani di të festojë, të ruajë traditat dhe të krijojë një atmosferë të ngrohtë mikpritëse.

/k.s/j.p/r.e/

The post Festat e fundvitit në Elbasan, fluks prenotimesh në Gjinar dhe Funar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

35 tregtarë, ambiente funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Në qytetin e Elbasanit u përurua tregu i ri i fruta-perimeve në rajonin nr. 1, një investim që synon rritjen e cilësisë së shërbimit, garantimin e sigurisë ushqimore dhe përmirësimin e pamjes urbane, në shërbim të qytetarëve dhe fermerëve.

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, i cili theksoi se ky investim u krijon rreth 35 tregtarëve kushte bashkëkohore pune, me ambiente moderne dhe funksionale, në përputhje me standardet e tregtimit të produkteve ushqimore.

Sipas ministrit, tregu i ri është një hapësirë e mbyllur plotësisht me struktura xhami, e pajisur me ndriçim efikas dhe me kushte optimale për ruajtjen, ekspozimin dhe shitjen e fruta-perimeve, duke garantuar cilësi dhe siguri më të lartë për konsumatorët.

Ministri nënvizoi se zgjerimi dhe modernizimi i tregjeve të shitjes për fermerët përbën një nga shtyllat kryesore të programit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për investime në infrastrukturën bujqësore. Sipas tij, këto tregje krijojnë një lidhje më të drejtpërdrejtë mes prodhuesit dhe konsumatorit, rrisin shitjet dhe të ardhurat për familjet fermere, si dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Hapja e tregut të ri të fruta perimeve në Elbasan vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt formalizimit të tregtimit të produkteve bujqësore dhe përmirësimit të kushteve të punës për tregtarët, duke sjellë njëkohësisht përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe komunitetin.

e.xh/j.p/

The post 35 tregtarë, ambiente funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mila: Pranë grave kryefamiljare, të ndërtojmë së bashku të ardhme më të sigurt për fëmijët

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Rreth 100 fëmijë nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike në qarkun e Elbasanit, apo që rriten nga nëna kryefamiljare, patën mundësinë që këtë fund vit të gëzojnë dhe të presin dhuratat e babagjyshit si të gjithë fëmijët e tjerë.
Në aktivitetin e organizuar me rastin e festave të fundvitit, jo vetëm si një mundësi për të gëzuar fëmijët, por edhe për të biseduar me gratë kryefamiljare, deputetja Sara Mila tha se do të jetë pranë këtyre familjeve për çdo lloj mbështetje që ata kanë nevojë, sidomos për të dalë nga skema e ndihmës ekonomike.

“Ne do të jemi gjithmonë pranë për t’iu ndihmuar. Edhe sot pavarësisht festës, ne do të kemi një mundësi që të ulemi dhe të shikojmë të gjitha mundësitë që zyra e punës ofron për të gjitha ju qoftë për punësim qoftë për trajnime të mundshme që pastaj të shkoni drejt punësimit. Nuk jam thjesht përfaqësuesja juaj në Parlamentin e Shqipërisë, jam njëra nga ju. Jam një mami që kalon shumë pak kohë me vajzën time në mënyrë të atillë që të mundem që nëpërmjet shembullit që jap ta bëj atë që të jetë e pavarur nesër sepse pa diskutim nuk mund të varemi më në krahët e njëri – tjetrit. Duhet të varemi te krahët dhe shpatullat tona”, u shpreh deputetja Mila.

Drejtuesja e zyrës së punës në Elbasan, Marsida Hyseni, e pranishme në këtë takim u njoh me raste konkrete, të cilat kërkonin vëmendje më imediate për situatat specifike. Gjithashtu ajo dhe stafi i zyrës së punës ofruan informacion mbi të gjitha programet e mbështetjes dhe mekanizmat se si këto familje të munden të përfitojnë.

“Ju përfitoni programe të nxitjes së punësimit të cilat zyra e punës i ofron. Nxitja punësimit është për ju që keni kujdesin për fëmijët apo kujdesin për moshat e teta apo që keni prindër në shtëpi, të afërm që mund të kujdeseni dhe e keni të pamundur që të punoni me kohë të zgjatura. Ne kemi disa programe të cilat ndihmojnë për një vit që ju të paktën të filloni të dilni nga shtëpia. Mbi të gjitha do vijë një moment që do na vijë dhe pensioni dhe në momentin që nuk keni kontribute do të thotë që ne nuk do të arrijmë dot të sigurojmë një pension”, u shpreh ajo.

“Atëherë pse të lodhemi kaq gjatë dhe të rrimë në pritje kur ne mund të punojmë sot, të integrojmë veten tonë. Zyra e punës ofron programe të nxitjes së punësimit, formim profesional për secilin prej jush që ka dëshirën e mirë të formohet nga ana profesionale sepse tipologjia e qytetit të Elbasanit patjetër që është nj qytete industrial dhe e ka fokusin te kjo fushë, por jo vetëm. kemi dhe punë të tjera, të cilat janë dhe në fushën e ekonomisë, dikush që ka mbaruar studimet apo fëmijët tuaj që kanë mbaruar një studim akademik apo fëmijët tuaj që anë mbaruar një formim profesional në shkollat e formimit profesional duhet të afrohen pranë zyrave të punës që të bëjmë regjistrimet, ti orientojmë drejt formimit profesional. Mund të trajnoheni nga zyra e punës në qendrën e formimit profesional dhe ky trajnim është falas në momentin që ti bëhesh pjesë e zyrës së punës dhe behësh pjesë e një pune të denjë”, theksoi ajo.

Deputetja Mila vuri theksin te ndihma e mëtejshme për fëmijët që kalojnë moshën 18 vjeç duke u ndalur te prioritetet që ata kanë si në aplikimin e kredive të buta ashtu edhe në banesat sociale që ofrohen nga bashkia apo qoftë dhe nga institucione vendore që kanë bashkëpunim me bashkinë.

/m.q/j.p/

The post Mila: Pranë grave kryefamiljare, të ndërtojmë së bashku të ardhme më të sigurt për fëmijët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur

✇Albeu
By: M C

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit.

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur 4 persona.

Gjithashtu bëhet me dije se të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.

Ende nuk dihet shkaqet e plota të aksidentit, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje.

The post Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në rrethana ende të pqarta dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Këta të fundit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa nuk dihet si paraqitet gjendja e tyre. Policia ndodhet […]

The post Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident me vdekje në Elbasan, arrestohet shoferi

✇Albeu
By: V K

Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë, e më pas është larguar nga vendngjarja.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare, të një shoqërie private sigurie, 57-vjeçari ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77-vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, shtetasi Xh. E. ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës.

The post Aksident me vdekje në Elbasan, arrestohet shoferi appeared first on Albeu.com.

“Shqipëri-Itali, një histori zgjedhjeje”/ Sipërmarrësja Isufi: Bashkëshorti im i dashuruar me Shqipërinë, e kemi vizituar skaj më skaj!

Në emisionin “Të gjitha Rrugët të çojnë në Romë”, në ABC News Brunilda Isufi, sipërmarrëse në Elbasan foli për largimin nga vendi, rrugëtimin e saj në Itali, dhe se si e gjen vetën në një vend tjetër.

Ajo u shpreh se fillimi nuk ka qenë i lehtë, ndërsa tregoi edhe njohjen e saj me bashkëshortin italian.

“Pas viteve në 90, vëllai im emigroi në Itali, në 1995 emigruam edhe ne si familje. Pata fatin të punësohem në një kooperativë sociale ku prej vitesh kam ndjekur njerëzit me aftësi ndryshe. Më pas u njoha me bashkëshortin tim Mauro Borghi. Takimi ishte i rastësishëm, dashuri me shikim të parë. Marrëdhënia ime me të është një port i sigurt, janë mbi 20 vite bashkë, është një jetë pak ndryshe jemi bashkë në familje e bashkë në profesion. Një eksperiencë shumë e bukur.  Janë mendje hapur, jam bashkëshortja e një qytetari italian nga Modena, është një familje intelektuale e lartë. Dasma u bë tradicionale shqiptare, italo shqiptare. Në Elbasan e kemi lënë për 25 vjetorin. Bashkëshorti im e adhuron Shqipërinë, kemi 22 vite martesë, që vitet e para ishte shumë kurioz për Shqipërinë. E kemi vizituar Shqipërinë skaj më skaj.

Duke qenë prezente në një panair në Tiranë, dhe në një në Elbasan. Fillimisht im shoq ishte skeptik për këtë projekt, dy vitet e para nuk e përqafoi këtë projekt. Por më pas duke parë edhe zhvillimin që mori biznesi ynë, me hapa aq të shpejtë, ndërroi mendje. Në Elbasan ka biznesmenë italianë që kanë aktivitetet e tyre, jo aq sa në Tiranë apo Durrës, urojmë të rritet edhe vetë Elbasani ka kërkesa. Kemi fatin e madh që ndodhemi në Elbasan me një ndërmarrje si e jona”, tha ajo.

/abcnews.al/

❌