Nga 15 janari, tatimet kontrolle në terren për nëndeklarimin e pagave
TIRANĂ, 17 janar /ATSh/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« zbatimit tĂ« Planit Sektorial pĂ«r NdĂ«rtimin dhe rritjen e kontributeve tĂ« sigurimeve shoqĂ«rore, pĂ«rmes deklarimit tĂ« pagave reale sipas profesioneve nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit, Administrata Tatimore njofton se, pas rreth 30 ditĂ«sh nga publikimi i listĂ«s sĂ« pagave indikative pĂ«r kĂ«tĂ« sektor, konkretisht duke filluar nga data 15 janar, do tĂ« nisin kontrollet nĂ« terren.
Kontrollet do të zhvillohen kryesisht në subjektet e vlerësuara me risk për nëndeklarim të pagave, të cilat janë njoftuar më parë nga Administrata Tatimore, por nuk kanë reflektuar ndryshime në listëpagesa, pavarësisht njoftimit elektronik të dërguar në llogaritë e tyre në sistemin tatimor, e-Filing.
Fokus i kontrolleve do të jetë verifikimi i pagave të deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve përkatëse, listë e  përcjellë në llogaritë elektronike të tatimpaguesve, si dhe e publikuar në faqen zyrtare të Administratës Tatimore.
Administrata Tatimore bën me dije se çdo tatimpagues, që deklaron paga nën nivelin e pagave indikative, apo që ndryshon profesionin e punonjësve me qëllim shmangien e deklarimit real të pagave, duke rrezikuar pagesën e kontributeve shoqërore dhe pensionin do të konsiderohet me risk dhe si i tillë do i nënshtrohet kontrollit nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore.
Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të marrin masat e nevojshme ligjore për deklarimin e saktë të pagave të punonjësve, me qëllim shmangien e masave administrative dhe ligjore. /j.p/
The post Nga 15 janari, tatimet kontrolle në terren për nëndeklarimin e pagave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.