Manjani: Reforma e pensioneve gati në 2026-ën, nuk preken kontributet
TIRANĂ, 28 dhjetor/ATSH/ ShqipĂ«ria po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re rishikimi tĂ« skemĂ«s sĂ« pensioneve, nĂ« njĂ« kontekst tĂ« shĂ«nuar nga plakja e popullsisĂ«, ndryshimet nĂ« tregun e punĂ«s dhe procesi i integrimit evropian.
Reforma e re synon të garantojë që sistemi i pensioneve të mbetet i qëndrueshëm financiarisht, i drejtë për brezat dhe i aftë të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për një jetë dinjitoze.
Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, në një intervistë për ATSH bëri të ditur se reforma e re e pensioneve do të jetë gati brenda vitit 2026 dhe se ajo nuk prek kontributet e derdhura nga qytetarët, por mënyrën se si sistemi i përgjigjet realiteteve të reja ekonomike dhe demografike.
Sipas Manjanit, reforma po ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: ndryshimet parametrike dhe ndryshimet sistemike.
Në kuadër të ndryshimeve parametrike, vëmendja kryesore i kushtohet moshës së daljes në pension dhe formulës së përllogaritjes së përfitimeve.
Aktualisht, mosha e pensionit për gratë rritet me dy muaj çdo vit dhe në vitin 2026 do të arrijë 62 vjeç, ndërsa për burrat rritja e moshës nis në vitin 2032, me objektivin që mosha e daljes në pension për gratë dhe burrat të barazohet në vitin 2056.
Megjithatë, sipas Manjanit, ky afat po rishikohet në kuadër të përafrimit me direktivat e Bashkimit Evropian, të cilat parashikojnë barazimin e moshës së pensionit deri në vitin 2030.
âPĂ«rafrimi qĂ« do tĂ« bĂ«jmĂ« me direktivĂ«n na dikton nevojĂ«n pĂ«r rritje mĂ« tĂ« shpejtĂ«. Ne i kemi kĂ«rkuar periudhĂ« tranzitore Bashkimit Evropian, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mos krijojmĂ« deformime nĂ« tregun e punĂ«s, qĂ« kjo tĂ« ndodhĂ« pak mĂ« ngadalĂ« se sa kĂ«rkon BE, ku sipas direktivave deri nĂ« vitin 2030 moshat duhet tĂ« jenĂ« tĂ« barazuara. Kemi kĂ«rkuar 2035 apo 2040 dhe, nĂ« varĂ«si tĂ« vendimit, do tĂ« bĂ«jmĂ« edhe njĂ« rillogaritjeâ, u shpreh Manjani.
Ajo theksoi se ndryshimet në tërësi të skemës nuk synojnë të cenojnë të drejtat e përfituesve, por të sigurojnë që skema të ketë qëndrueshmëri financiare në terma afatgjatë dhe njëkohësisht të adresojë mjaftueshmërinë e të ardhurave të pensionistëve.
Në drejtimin e dytë, reforma parashikon ndryshime sistemike që lidhen me vetë strukturën e skemës së pensioneve. Në këtë kuadër, po diskutohet forcimi i skemave private vullnetare të pensioneve, të njohura si kolona e tretë, si dhe ndërtimi dhe konsolidimi i skemave private të detyrueshme, kolona e dytë.
Sipas Manjanit, këto ndërhyrje do të ndërmerren vetëm pas një procesi të gjerë konsultimi me biznesin dhe grupet e interesit, në mënyrë që sistemi të jetë i balancuar dhe i zbatueshëm.
Zëvendësministrja nënvizoi se qëllimi i reformës nuk është të ndryshojë mënyrën se si qytetarët kanë kontribuar apo përfitimet që kanë marrë, pasi parimi kontributiv mbetet themeli i sistemit.
âQĂ«llimi i reformĂ«s nuk Ă«shtĂ« tĂ« ndryshojmĂ« mĂ«nyrĂ«n se si Ă«shtĂ« kontribuar kundrejt skemĂ«s apo benefitet qĂ« janĂ« marrĂ«. QĂ«llimi Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjja ndaj ndryshimeve demografike, zhvillimeve nĂ« tregun e punĂ«s dhe pĂ«rafrimit me direktivat nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« integrimit, duke ruajtur gjithmonĂ« parimin kontributiv, qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« fiskale tĂ« skemĂ«s, barazinĂ« mes kategorive dhe mjaftueshmĂ«rinĂ« e tĂ« ardhurave pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« jetĂ« dinjitozeâ, deklaroi Manjani.
Paralelisht me reformën, qeveria do të zbatojë edhe një politikë mbështetëse për rritjen graduale të të ardhurave të pensionistëve deri në vitin 2030. Kjo politikë nuk është pjesë e reformës strukturore, por synon përmirësimin e menjëhershëm të të ardhurave të pensionistëve.
Si rezultat i kësaj politike mbështetëse, pensioni mesatar urban me vite të plota të punës pritet të rritet nga 27 350 lekë aktualisht në 40 000 lekë. Pensioni urban i pjesshëm synohet të kalojë nga 15 850 lekë në 22 000 lekë, ndërsa pensioni rural nga 11 500 lekë në 18 000 lekë. Në të njëjtin nivel, nga 11 400 lekë në 18 000 lekë, parashikohet të rritet edhe pensioni familjar, ndërsa pensioni i invaliditetit pritet të arrijë nga 20 000 lekë në 30 000 lekë.
Për të realizuar këto nivele, duke nisur nga janari 2026 do të aplikohet një rritje mujore e të ardhurave të pensionistëve, pa përfshirë indeksimin vjetor.
Rritja mujore në 2026-ën për pensionin urban me vitet e plota të punës do të jetë 1 800 lekë, për pensionin urban të pjesshëm 800 lekë, për pensionin rural 1 000 lekë, për pensionin familjar 700 lekë dhe për pensionin e invaliditetit 600 lekë, rritje që do të vijojnë çdo vit deri në arritjen e objektivave të përcaktuara për vitin 2030.
âShuma do tĂ« dyfishohet nĂ« janar 2027, do tĂ« trefishohet nĂ« janar 2028, do tĂ« katĂ«rfishohet nĂ« janar 2029, e do tĂ« pesĂ«fishohet nĂ« janar 2030â, u shpreh Manjani.
Sipas Manjanit, kjo qasje e dyfishtĂ« â reforma strukturore dhe mbĂ«shtetja afatshkurtĂ«r â synon tĂ« sigurojĂ« stabilitet pĂ«r pensionistĂ«t sot dhe njĂ« sistem pensioni tĂ« drejtĂ« e tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r brezat e ardhshĂ«m.
/a.f/r.e/
The post Manjani: Reforma e pensioneve gati në 2026-ën, nuk preken kontributet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
