Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Moti i keq/ Shkodra ‘mbahet’, rritje e nivelit të Drinit dhe Bunës nga shkarkimet e HEC Vau i Dejës

✇Albeu
By: M C

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe shkarkimeve nga hidrocentralet, Shkodra nuk po has probleme të mëdha nga vërshimi i ujërave.

Në Obot raportohen me qindra hektarë toke të përmbytura por asnjë banesë me prezencë uji. Në rrugën kryesore evidentohet prani uji rreth 30–40 cm, çka lejon qarkullimin vetëm për mjete të larta ndërsa forcat e ushtrisë po ndihmojnë banorët për qarkullimin.

Për shkak të rreshqitjes së rrugës vazhdon të jetë i bllokuar aksi nga Prekali në drejtim të Dukagjinit. Në Njësinë Administrative Bushat, në Vau të Dejës, në fshatrat Mal i Jushit dhe Hoten, është raportuar se rreth 15 familje janë të bllokuara nga prania e ujit, por në ndihmë u kanë shkuar strukturat e emergjencës civile. Në Bashkinë Malësi e Madhe, sipas Shtabit të Emergjencave, situata paraqitet e qetë.

Në fshatin Kamicë, përroi i thatë është tërhequr nga rruga, duke lejuar qarkullimin normal të automjeteve.Në Bashkinë Pukë dhe Fushë-Arrëz raportohet vetëm për probleme me gurët në rrugë, si pasojë e reshjeve dhe erës.
Në hidrocentralet mbi lumin Drin, prurjet vazhdojnë të jenë të shumta.

Nga Fierzë nuk po shkarkohet ujë, ndërsa në Koman po shkarkohet me 1200 m³/s dhe në Vau të Dejës me 1600 m³/s.

The post Moti i keq/ Shkodra ‘mbahet’, rritje e nivelit të Drinit dhe Bunës nga shkarkimet e HEC Vau i Dejës appeared first on Albeu.com.

“Gurët e shtëpisë time”/ “Razma, “Në Shkodër të vish…”!

Në një ditë fillim-dimri, herët në mëngjes, jemi nisur drejt Razmës, në komunën e Shkrelit, 43 km larg Shkodrës. Zona e Razmës është rreth 900 m mbi nivelin e detit. Rreth viteve 1920, zotnitë apo tregtarët shkodranë ndërtuan këtu shtëpitë e tyre verore, por ata që e zbuluan Razmën e bukur, ishin austriakët.

Nikolin Pepaj na tregon se në Razëm, gjithçka është e ndërtuar me gurë dhe dru, dhe bujtinat janë në harmoni të plotë me natyrën. Buka e Razmës, kaçamaku, maza, turshitë, byreku, “çfarë të do zemra” e gjen këtu.

Nikolin Pepaj është djali që nuk e deshi emigrimin. Përfundoi një shkollë për turizëm dhe menaxhon bujtinën, ndërkohë që biznesi vazhdon të zgjerohet. Babai i tij, Gjergj Pepaj, na tregon historinë e Razmës, që nga tregtarët e Shkodrës deri te konfiskimi i pronave të tregtarëve shkodranë në kohën e komunizmit. Punonin në kooperativë, në punë që në 6 të mëngjesit, në dimër dhe në verë, në borë e në shi. “Nuk do t’i kisha çuar kurrë fëmijët në emigracion”, na thotë.

Në vatrat e Razmës, zjarri i druve, ushqimet tradicionale dhe shumë dashuri. Toni Ramaj ka bërë rrugët e emigracionit, nga Greqia në Angli, por siç na thotë, Greqia ishte ndryshe. Vendosi të kthehej dhe të ndërtonte një bujtinë në Razëm. “Më mirë bukë, djathë e shellirë në shtëpinë tënde”, na thotë. Ka punuar që fëmijë, kur mblidhnin bimë mjekësore për të ndihmuar familjen.

Në Shkodër, Ferdi Sterkaj na thotë se Razma është shembulli sesi kanë qëndruar në fshat dhe kanë zhvilluar turizmin. Ndikimi i turizmit është i tillë sa Vrithi, pjesë e të cilit është Razma, ka më shumë të rinj sesa në të gjithë zonën. Razma është shembulli i ringritjes së një fshati turistik në veri, ku e gjithë zona jeton nga turizmi./abcnews.al

Salianji nga Shkodra: Rrogëtarët e PD sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve

Demokrati Ervin Salianji, zhvilloi një takim me demokratët në qytetin e Shkodrës, ku reagoi ashpër ndaj mesazheve të shpërndara nga strukturat e PD-së që, sipas tij, u bënin thirrje anëtarëve të mos merrnin pjesë në këtë takim, me pretendimin se ishte i organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci. Gjatë fjalës së tij, Salianji akuzoi drejtues të […]

The post Salianji nga Shkodra: Rrogëtarët e PD sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve appeared first on BoldNews.al.

Shkodra, epiqendër e festimeve të fundvitit

Shkodra është kryeqyteti i festimeve të fundvitit në Shqipëri. Rezervimet në hotele dhe bujtina janë në nivele rekord.

Turistë dhe qytetarë mbushin sheshet dhe rrugët e qytetit. Festimet shtrihen deri në zonat malore të Thethit.

“Turizmi nuk është vetëm në qendër. Ai është i shpërndarë në të gjithë territorin, duke kthyer rajonin në destinacion të kërkuar për festat,” tha Drejtori i Turizmit, Renato Lumçi.

Çdo natë ofrohet muzikë live, performanca dhe aktivitete për fëmijë. Bujtinat qëndrojnë të hapura çdo ditë për shkak të kërkesës së lartë nga turistët vendas dhe të huaj.

Me moton “Shkodra në festë”, qyteti ofron një atmosferë festive për banorët dhe vizitorët.

Rama: Liqeni i Shkodrës pritet t’i bashkohet UNESCO-s

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga Liqeni i Shkodrës, duke vënë në fokus shpendin simbol të kësaj zone, pelikanin dalmat (Pelecanus crispus).

Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se territori i liqenit pritet t’i bashkohet së shpejti listës së Zonave të Biosferës të mbrojtura nga UNESCO, një proces që vlerësohet si hap i rëndësishëm në mbrojtjen e biodiversitetit dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm.

Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik për nga sipërfaqja. Ndodhet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sipërfaqja e tij ndryshon sipas stinëve, duke arritur deri në rreth 530 km² gjatë periudhave me reshje të larta.

Liqeni ushqehet nga disa burime dhe lumenj, ndërsa derdhet nëpërmjet lumit Buna në detin Adriatik. Liqeni njihet për biodiversitet të lartë dhe është një nga habitatet më të rëndësishme ujore në Europë.

Strehon mbi 280 lloje shpendësh, përfshirë shpendë të rrallë dhe të mbrojtur. Shpendi simbol i liqenit është pelikani dalmat (Pelecanus crispus), një nga llojet e klasifikuara si të rrezikuara në nivel global.

Zona përreth liqenit përfshin ekosisteme të pasura me bimësi të ujërave të ëmbla, ligatina dhe habitatë të pijshëm për shumë specie migruese.

Në Shqipëri, pjesa e liqenit dhe zonat përreth janë shpallur Park Kombëtar.

Të dy vendet, Shqipëria dhe Mali i Zi, po punojnë në drejtim të forcimit të mbrojtjes ndërkufitare.

Aktualisht, zona është në procedura që synojnë përfshirjen në rrjetin e Zonave të Biosferës të UNESCO-s.

Liqeni është burim i rëndësishëm për peshkim tradicional, turizëm të qëndrueshëm dhe rekreacion.

Zona përreth përfshin vendbanime me rëndësi historike, tradita të hershme dhe trashëgimi kulturore të pasur.

/a.f/r.e/

The post Rama: Liqeni i Shkodrës pritet t’i bashkohet UNESCO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

Teksti ““Estetikë e Qytetarisë: Gurakuqi i Kolës dhe Semiologjia e Hapësirës Urbane”.” i Dr. Kujtim Halilit është një ndër trajtimet më të plota dhe më të pjekura mbi raportin midis skulpturës publike, identitetit qytetar dhe transformimeve kulturore që shoqëruan Shqipërinë pas viteve ’90. Ai arrin të bëjë jo vetëm një analizë estetike të monumentit të Luigj Gurakuqit në Shkodër…

Source

Shkodra dhuron një spektakël të mahnitshëm në natën e ndezjes së dritave të festës

Nga Albert Vataj Në Shkodër, mbrëmja e 6 dhjetorit nuk ishte thjesht një datë në kalendar. Ishte një grishje e dritës ndaj errësirës, një përqafim i gëzimit ndaj rutinës, një shpërthim i atij karakteri të përjetshëm shkodran që di të festojë me zemër, me zë dhe me shpirt. Qyteti i njerëzve të bukur, i kulturës që nuk rrezikon kurrë të shuhet, u bë për një natë kryeqyteti i gëzimit — një kartolinë…

Source

Festivali i Humorit, nata e parë e sfidës që riktheu Shkodrën në tempullin e së qeshurës

Nga Albert Vataj Shkodra, kjo krye-qytetëri e shpirtit artistik shqiptar, e nisi mbrëmjen e parë të Festivalit Mbarëkombëtar të Humorit me një shpërthim dritash, emocionesh dhe të qeshurash që kumbuan fort në Teatrin “Migjeni”. Kryebashkiaku Benet Beci, në një postim për publikun, u shpreh se “Shkodra qesh, gëzon dhe feston!” – një thirrje që jo vetëm përshkruan atmosferën, por i jep tonin një…

Source

Shkodra feston 28 Nëntorin: Paradë me kuaj dhe simbole kuqezi

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Shkodra ka vijuar sot festimet për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë, duke sjellë në rrugët e qytetit një atmosferë të jashtëzakonshme bashkimi dhe krenarie kombëtare.

Qytetarë të shumtë, të veshur me simbole kuqezi dhe me flamuj në duar, i janë bashkuar festës së madhe kombëtare.

Tradita shkodrane u përcoll edhe këtë vit me paradën e njohur me kuaj, një nga elementet më karakteristike të festimeve në qytetin verior.

Nën tingujt e muzikës tradicionale dhe moderne, rrugët e Shkodrës u mbushën me energji, gjallëri dhe emocione.

Instrumentistë e grupe artistike i dhanë ngjarjes një dimension edhe më të veçantë, duke shoqëruar festën me ritme që rikthyen ndjesinë e ditëve të mëdha të historisë shqiptare.

Në Shkodër u organizua mbrëmë edhe “Sofra e Pavarësisë” në një atmosferë kuqezi ku u mblodhën mbi 200 të ftuar nga mbarë hapësira shqiptare.

E konsideruar si organizimi më i madh i këtij lloji në Shkodër, “Sofra e Pavarësisë” është një rikthim tek tradita e hershme e mikpritjes që bashkon shqiptarët.

Dhjetëra dronë vizualizuan në qiell hartat e Shqipërisë dhe Kosovës, simbolet kombëtare si dhe figurën e Ismail Qemalit.

Darka solemne rreth “Sofrës së Pavarësisë”, ku merrnin pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, kulmoi me organizimin e një koncerti festiv.

Përgjatë gjithë javës, kjo sofër ka shërbyer si një vitrinë promovimi për produktet bio nga të gjitha trevat shqiptare, duke krijuar një mozaik shijesh autentike dhe duke evidentuar vlerat e trashëgimisë kulturore.

Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

/gj.m/a.f/

The post Shkodra feston 28 Nëntorin: Paradë me kuaj dhe simbole kuqezi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryebashkiaku Benet Beci shtron “Sofrën Shqiptare n’zemër të Shkodrës” në Ditën e Flamurit

“Përgatitjet e fundit për kulminacionin e Festave të Pavarësisë, janë në orët e fundit. Shkodra po vjen me surpriza dhe super aktivitete festive, të dedikuara Javës së Pavarësisë.” “Ejani në Shkodër dhe festoni me ne, sepse nga sot nis festa e vërtetë” është kjo ftesa e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili ka pastuar në mediat sociale dinamikën e punës që po bëhet për përgatitjet për…

Source

Bllokohen edhe 75 tonë të tjera misër në Shkodër, do të kryhen analizat laboratorike



Edhe 75 tonë të tjera misër blegtoral janë ndaluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër.

Vetëm pak ditë më parë, AKU kishte bllokuar 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të ndaluar për momentin.

Misri është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit me qëllim kryerjen e analizave laboratorike për të përcaktuar nëse ka prezencë të lartë të aflatoksinës B1. Deri ne daljen e analizave, misri do të qëndrojë i bllokuar.

Mësohet se janë marrë 10 kampione të ngarkesave të tjera, por do të duhen një javë që të dalë rezultati. /Tch/

“Kur përqafohen Drini dhe Buna” dhe Shkodra shndërrohet në një amfiteatër i spektaklit të natyrës

Nga Albert Vataj Takimi i Drinit dhe Bunës është një prej mrekullive të Shkodrës. Kjo tablo natyrore bëhet edhe më madhështore kur e sheh si pjesë të një simfonie më të gjerë ujërash që e rrethojnë qytetin dhe e bëjnë atë një nga peizazhet më të bekuara të Shqipërisë. Drini zbret nga Alpet me energjinë e rrëkeve të egra dhe me shpirtin e luginave të thella që ka përshkuar. Buna, e qetë…

Source

“Lëkura në huazim”, ekspozita vetjake e Idlir Kokës në Art House

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Në Art House, në Shkodër, u hap ekspozita vetjake e Idlir Kokës, e titulluar “Lëkura në huazim”.

Marrja e lëkurës hua është metafora e përdorur nga artisti Idlir Koka për këtë seri pikturash të realizuara gjatë vitit të fundit. Ato flasin për trauma, vuajtje, dyshime të hetuara pikërisht duke nisur nga vijat e lëkurës.

Ekspozita ka si kurator Stefano Romano dhe mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Idlir Koka është një artist shqiptar, puna e të cilit eksploron sipërfaqet e brishta të kujtesës, historisë dhe identitetit. Me penelata të buta dhe ngjyra të zbehta, ai shndërron objektet e përditshme dhe fragmentet arkitekturore në hapësira gjurmësh, presioni dhe metafore.

Praktika e tij shpesh mbështetet në përvojën post-socialiste, duke u hapur njëkohësisht drejt narrativave më universale.
Piktori Idlit Koka është paraqitur me punët e tij në ekspozita vetjake dhe kolektive në mbarë Evropën, përfshirë Panairin e Artit SWAB Barcelona (2023), Galerinë NAAN (2023), Bazament Art Space (2022), Galerinë Zeta (2018, 2020) dhe Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë (2005–2016).

Ai ka marrë pjesë gjithashtu në projekte ndërkombëtare si “Cosi vicina cosi lontana” – Albania prima e dopo 1990 / Museo d’Arte Contemporanea di Villa Croce / Gjenova (2008), Bienale del Mediterraneo (Itali, 2009), Koleksionin Luciano Benetton Imago Mundi, si dhe në rezidencën artistike në Künstlerhaus, Salzburg (2017).

/a.f/

The post “Lëkura në huazim”, ekspozita vetjake e Idlir Kokës në Art House appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nexho Shabani, njeriu i mirë dhe komiku i lindur, që përfaqëson dhe pasuron humorin popullor, këtë thesar të Shkodrës

Nga Albert Vataj Atë mund ta takosh kudo në Shkodër, dhe e ke të garantuar se, njohur-panjohur, ti flasësh, ai është i gjithi aty, sy përtej ca xhamave të trashë dhe veshë që kapin çdo sinjal. Me vështirësinë e të folurit rrjedhshëm, që është gjithashtu pjesë e profilit të tij, ai u ofron falas humor të atypëratyshëm cilitdo. Ka fiksim artin kulinarik. Nuk i’a kam idenë nëse di të gatuaj më shumë…

Source

SPAK dërgon për gjykim një avokat dhe pesë persona të tjerë (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Bëhet fjalë për shtetasit Armand Tragaj, me profesion avokat, Edison Cukaj (Gjoka), Serxhio Shkodra, Ervis Deti, Bexhed Mema dhe Naim Behlul.

Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me autoritetet italiane për trafikun e lëndëve narkotike, janë evidentuar edhe episodet e mëposhtme të përfshirjes së shtetasve shqiptarë në veprimtari të paligjshme.

Konkretisht i pandehuri Armand Tragaj, me profesion avokat, duke përdorur aplikacionin “SkyECC”, ka komunikuar dhe ndërmarrë veprime për personat në mbrojtjen e tij, duke ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Ai ka konsumuar elementet e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, (kryer në 4 episode), parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal, si dhe në një episod ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” parashikuar nga neni 312 i Kodit Penal.

Në një episod tjetër, nga përgjimet, vëzhgimet në ambiente publike si dhe aktet e tjera, rezulton e provuar se i pandehuri, Edison Cukaj (Gjoka), ndonëse ishte në dijeni të faktit që nuk ishte në kushte të rregullta ligjore për kalimin e kufirit, për të lëvizur në zonën ‘’Shengen’’, ka kontaktuar dhe është ndihmuar nga të pandehurit; Ervis Deti, Serxhio Shkodra, dhe Bexhed Mema, të cilët i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 3 (tre) mijë euro të pandehurit me qëllim ushtrimin e ndikimit të tyre tek punonjësi i policisë kufitare i pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, inspektor, Naim Behluli. Përmes ndikimit të ushtruar ndaj funksionarit publik dhe me vetëdije të plotë është realizuar kalimi i kufirit pa pengesa nga i pandehuri Edison Cukaj (Gjoka).

Hetimet vijojnë për persona të tjerë, të përfshirë në veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar më datë 21.10.2025 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.36/3 të vitit 2025, në ngarkim të gjashtë të pandehurve të akuzuar për veprat penale; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” dhe “Shpërdorim i detyrës”, i parashikuar nga nenet 245/1, 312, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Të pandehurit:

Armand Tragaj, me profesion avokat, i akuzuar kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, (kryer në 4 episode), parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, parashikuar nga neni 312 i Kodit Penal.

Edison Cukaj (Gjoka), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.

Serxhio Shkodra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.

Ervis Deti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.

Bexhed Mema, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.

Naim Behluli, me detyrë punonjësi i policisë kufitare të pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Faktet penale:

Gjatë hetimeve për procedimin penal 36 të vitit 2019 kanë rezultuar faktet penale të mëposhtme në ngarkim të shtetasve të përmendur. Në vijim, prokurorët e çështjes e kanë ndarë këtë procedim duke regjistruan procedimin nr 36/3 të vitit 2025. Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me autoritetet italiane për trafikun e lëndëve narkotike janë evidentuar edhe episodet e mëposhtme të përfshirjes së shtetasve shqiptarë në veprimtari të paligjshme.

Konkretisht i pandehuri Armand Tragaj, me profesion avokat, duke përdorur aplikacionin SkyECC ka komunikuar dhe ndërmarrë veprime për personat në mbrojtjen e tij ,duke ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Ai, ka konsumuar elementet e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, (kryer në 4 episode), parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal, si dhe në një episod ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” parashikuar nga neni 312 i Kodit Penal.

Në një episod tjetër, nga përgjimet, vëzhgimet në ambiente publike si dhe aktet e tjera, rezulton e provuar se i pandehuri, Edison Cukaj (Gjoka), ndonëse ishte në dijeni të faktit që nuk ishte në kushte të rregullta ligjore për kalimin e kufirit, për të lëvizur në zonën ‘’Shengen’’, ka kontaktuar dhe është ndihmuar nga të pandehurit; Ervis Deti, Serxhio Shkodra, dhe Bexhed Mema, të cilët i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 3 (tre) mijë euro të pandehurit me qëllim ushtrimin e ndikimit të tyre tek punonjësi i policisë kufitare i pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, inspektor, Naim Behluli. Përmes ndikimit të ushtruar ndaj funksionarit publik dhe me vetëdije të plotë është realizuar kalimi i kufirit pa pengesa nga i pandehuri Edison Cukaj (Gjoka).
Hetimet vijojnë për persona të tjerë, të përfshirë në veprimtari kriminale.

The post SPAK dërgon për gjykim një avokat dhe pesë persona të tjerë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Largimi nga Shkodra me gomone/ Mark Gjonaj kujton udhëtimin dramatik drejt Italisë në vitet ‘90

SHKODËR- Në shumë familje shqiptare, rrugëtimi drejt Italisë në vitet e para të tranzicionit ishte një udhëtim shprese, por edhe dhimbjeje.

Të ikje, do të thoshte të lije pas shtëpinë, njerëzit dhe një pjesë të vetes.

Kështu e kujton rrugëtimin e tij Mark Gjonaj.

Ishte koha kur ëndrra për një jetë më të mirë kalonte përmes detit, me rrezikun si shoqërues.

Por në këtë udhëtim, ai nuk gjeti vetëm punë, gjeti përvojën që sot po e rikthen në vlerë për vendin e tij.

Mark Gjonaj vendosi të investojë në diçka që i qëndron kohës: në tokë, në punë, në prodhim.

Në Vrakë, ku dikur toka mbetej djerrë, sot çdo pëllëmbë është e punuar. Sisteme vaditjeje, fidanë nga jashtë dhe një njeri me vullnet që nuk ndalet asnjë ditë.

Çdo ditë është ndryshe, por qëllimi i vetëm është i njëjtë: të mos lërë asnjë cep të tokës pa punuar.

Një i ikur dikur në gomone, sot Mark Gjonaj qëndron mes pemëve të mbjella me duart e tij, duke provuar se ndoshta, pas shumë vitesh, rruga e vërtetë e jetës ishte rikthim/abcnews.al

Kompania e njohur ndërkombëtare zgjedh Shkodrën për xhirimet e spotit zyrtar

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Shkodra është përzgjedhur si vendxhirim për spotin zyrtar të markës prestigjioze “Honda”, që po realizohet nga një ekip me emër në industrinë e filmit dhe reklamës globale.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti sot në një takim zyrtar producentin e nominuar për çmimin Oscar, Harvey Ascott, si dhe producentin Besnik Krapi, të cilët ndodhen në qytet për të zhvilluar këtë projekt të rëndësishëm ndërkombëtar.

“Një takim frymëzues, ku folëm për potencialin që ka Shkodra si destinacion unik për produksione filmike dhe reklamuese me ndikim global” u shpreh Beci.

Gjatë takimit u theksua se peizazhet natyrore, trashëgimia kulturore dhe autenticiteti i qytetit janë ndër faktorët kryesorë që kanë tërhequr vëmendjen e produksionit ndërkombëtar.

Ky projekt e vendos Shkodrën në dritën e prozhektorëve për të hapur rrugën për projekte të tjera ndërsa promovon qytetin për projekte kreative dhe investime në industrinë e medias. e.xh/j.p/

The post Kompania e njohur ndërkombëtare zgjedh Shkodrën për xhirimet e spotit zyrtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend, Tirana me më të lartën

✇Albeu
By: V K

Sipas të dhënave rajonale të INSTAT, Lezha dhe Shkodra, kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit.

Në vitin 2023, paga mesatare në Lezhë ishte 56,802 lekë në muaj dhe në Shkodër 57,043 lekë në muaj.

Në anën tjetër, Tirana kishte pagë mesatare 79,212 lekë në muaj, ndjekur nga Gjirokastra me 65 mijë lekë në muaj.

Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve, tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike, institucioneve publike dhe kompanive private që ofrojnë paga më konkurruese në kryeqytet.

Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë), me pagë 40% më të ulët se Tirana; në Shkodër, me pagë 38% më të ulët se Tirana; dhe në Berat, gjithashtu me pagë 38% më të ulët se Tirana.

Pagat në qarqe tregojnë për prani më të ulët të sektorëve me vlerë të shtuar dhe punësim më të lartë në aktivitete me produktivitet të kufizuar, si tregtia e vogël apo bujqësia.

Gjirokastra renditet pas Tiranës me një pagë mesatare prej rreth 65,000 lekësh, duke u dalluar si një nga qarqet më të paguara në jug, ndoshta si pasojë e zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të shërbimit.

Qarqe si Dibra, Fieri, Kukësi dhe Durrësi qëndrojnë në një nivel të ngjashëm, midis 61–62 mijë lekëve, që përfaqëson mesataren e përgjithshme kombëtare.

Në total, hendeku mes Tiranës dhe qarqeve më të varfra shkon deri në mbi 20 mijë lekë, duke reflektuar diferenca të forta ekonomike rajonale.

Është paradoksal fakti që Kukësi, një nga qarqet me nivelin më të ulët të jetesës në vend, shfaqet me një pagë mesatare relativisht të lartë krahasuar me disa qarqe të tjera si Lezha, Shkodra apo Berati.

Kukësi ka një numër më të vogël të punësuarish dhe, për pasojë, disa sektorë të kufizuar — veçanërisht në administratë, arsim apo shëndetësi — kanë një peshë më të madhe në llogaritjen e pagës mesatare.

Në këto sektorë, pagat janë të rregulluara dhe shpesh më të larta se në tregun privat lokal. Kjo bën që mesatarja të ngrihet, edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë nuk punon në sektorë me paga të tilla.

Paga e lartë mesatare nuk përkthehet në mirëqenie të përgjithshme, pasi pjesëmarrja në tregun e punës është e ulët dhe një pjesë e madhe e familjeve mbështeten ende në remitanca dhe të ardhura nga jashtë./ Monitor

The post Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend, Tirana me më të lartën appeared first on Albeu.com.

E diela vendimtare për dinamikat politike - zgjedhjet komunale si provë për formimin e qeverisë së re



Zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën po shihen si një tregues i rëndësishëm për situatën politike në vend dhe për qëndrueshmërinë e partive në nivel qendror.

Njohëset e çështjeve politike në vend, Magbule Shkodra, Alma Lama dhe Donika Emini për Telegrafin kanë komentuar ndikimin që mund të kenë këto zgjedhje në zhvillimet e ardhshme politike, përfshirë edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Analistja Magbule Shkodra vlerëson se votimi lokal, ndonëse nuk është i njëjtë me votimin në nivel nacional, do të jetë një pasqyrë e vlefshme për të parë mbështetjen e qytetarëve ndaj partive politike.

“Siç e dimë, pra të dielën votohet për zgjedhjet lokale dhe rezultatet që do t’i shohim nga ky votim janë të rëndësishme sepse do të tregojnë njëfarë mënyre sesi qëndrojnë partitë politike në përgjithësi. Edhe pse e dimë që votimi në nivel lokal nuk është i njëjtë me atë sesi votohet në nivel nacional, megjithatë do të jetë një tregues i mirë për të parë sesa është mbështetja e qytetarëve për secilin subjekt politik”, ka thënë Shkodra në një prononcim për Telegrafin.

Ajo ka shtuar se rezultatet mund të ndikojnë edhe në vendimet për zhvillime politike në nivelin qendror.

“Do të ketë një rëndësi të shohim sesi do të reflektojnë pastaj në zgjidhjen e situatës në nivel qendror. Por dua të them se p.sh. partia që tani në nivel qendror është e para LVV, nëse nuk del mirë në zgjedhjet lokale, atëherë me siguri që nuk do ta ketë në interesin e saj të shkohet në zgjedhje të parakohshme në nivel qendror, sepse do të shohë se nuk ka përkrahjen dhe me siguri do të ketë rënie”, theksoi Shkodra.

Sipas saj, reflektimi i rezultateve lokale në zhvillimet qendrore është i pashmangshëm.

“Do të ketë kësisoj implikimesh, megjithatë është mirë të shohim sesi do të radhiten subjektet politike në nivel lokal, e kjo patjetër që do të reflektojë në atë sesi të shkohet tutje në nivelin qendror”, tha Shkodra.

Në anën tjetër Alma Lama thekson se këto zgjedhje vijnë pas një krize të thellë institucionale dhe mund të japin një pamje më të qartë të realitetit politik.

“Zgjedhjet e së dielës do të jenë një pasqyrë e saktë se si qëndrojnë partitë politike përsa iu përket rezultateve, pas krizës së bllokimit 7-mujor të Parlamentit dhe bllokimit të institucioneve”, u shpreh Lama.

Në një prononcim për Telegrafin, Lama sugjeron se nëse LVV pëson rënie, kjo mund të çojë në ndryshime në sjelljen e saj politike.

“Gjasat janë që rezultatet e 9 shkurtit kanë ndryshuar. VV si parti e parë, nëse do të ketë rënie, siç po flitet, ka gjasa të ndryshojë sjelljen politike dhe të bëjë përpjekje serioze për gjetjen e një partneri qeverisës”, tha Lama.

Lama tutje shton se nëse partitë opozitare dalin më të forta, ato do të shtyjnë më shumë drejt zgjedhjeve të reja.

“Ndërsa partitë ish-opozitare, nëse kanë rritje, pritet të jenë më shumë të interesuara për zgjedhje. Kështu që mendoj se nga e hëna do të mund të lexojmë më mirë situatën”, tha Lama.

Analistja shton se rezultatet në nivel lokal mund të ndikojnë edhe në koalicione të mundshme në balotazh dhe zbutje të tensioneve politike.

“Gjithashtu, në raundin e dytë për kryetarë komunash mund të ketë koalicione për partitë që dalin në balotazh. Kjo mund të çojë në zbutjen e qëndrimeve apo tensioneve”, u shpreh ajo.

Ndërkaq Donika Emini nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit ka theksuar se suksesi në nivel lokal shihet nga partitë si një investim strategjik, i cili më vonë mund të përkthehet në fuqi politike në nivel nacional.

“Për këtë arsye, pritet që çdo angazhim serioz për formimin e qeverisë të ndodhë vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, pra pas 12 tetorit, ose pas raundit të dytë në rast të balotazhit. Nëse dinamika paszgjedhore ndryshon, veçanërisht nëse Vetëvendosje rrit përqindjen e saj, mund të shohim përpjekje për zgjedhje të reja parlamentare që shtyhen nga kjo part si mandatare për të krijuar qeverinë”, ka theksuar Emini.

Ajo ka shtuar se rezultatet e zgjedhjeve mund të ndryshojnë ndjeshëm raportet mes partive kryesore.

Sipas Eminit në varësi të suksesit ose dështimit në terren, partitë mund të zgjedhin të kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare ose, përkundrazi, të reflektojnë dhe të lëvizin drejt kompromisëve që do të parandalonin një cikël të ri zgjedhjesh dhe do të lehtësonin menaxhimin e situatës politike, sidomos për zgjedhje të presidentit në mars 2026.

“Edhe pse aktualisht është e vështirë të parashikohet ndonjë koalicion ne nivel qendror, bashkëpunimi që mund të lindë në nivel lokal mund të krijojë hapësirë për afërsi politike më të mëdha në të ardhmen. Pasi partitë të çlirohen nga presioni elektoral dhe pritshmëritë e votuesve, mund të jenë më të hapura për negociata dhe për formimin e koalicioneve që do të mundësonin jo vetëm krijimin e qeverisë së re, por edhe zgjedhjen e presidentit", ka theksuar Emini për Telegrafin.

Ajo shton se ky skenar duket më i mundshëm sesa ai i zgjedhjeve të reja parlamentare, sidomos nëse partitë përballen me realitet që nuk i jep avantazh të madh në rast se kemi zgjedhje të reja në nivel qendror.

Zgjedhjet lokale të së dielës pritet të jenë më shumë sesa një garë komunale. Ato mund të jenë një provë për legjitimitetin dhe pozicionin e partive politike në prag të vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e qeverisjes në vend. /Telegrafi/

Asgjësohen mbi 4 mijë bimë kanabisi në Shkodër, vihen nën hetim kryetarët e 5 fshatrave



Në qarkun e Shkodrës ka vijuar operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4291 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

-në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4107 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V,; për kryetarin e fshatit Gimaj, shtetasin P. Sh.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Lekaj, shtetasin P. S.

-në territorin e njësisë administrative Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 124 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër. /Telegrafi/


❌