Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Monumente kulture në rrezik: Dimri ekspozon objektet e amortizuara në Elbasan

Disa monumente kulture në Elbasan vijojnë të mbeten në rrezik degradimi edhe këtë dimër, pasi të dhënat zyrtare të mbledhura pas inspektimeve të kryera gjatë reshjeve të fundit tregojnë riskun në të cilin ndodhen, ndërsa në listën e objekteve të rrezikuara përfshihet edhe Ura e Kamares, për restaurimin e së cilës ishte parashikuar ndërhyrja nga […]

The post Monumente kulture në rrezik: Dimri ekspozon objektet e amortizuara në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Nafta që ‘vret’: Patos-Marinza shpërthen në sëmundje malinje

Ndanë pragut të shtëpisë, pusi ‘i zi’ nr. 1754-P, tanimë i izoluar me kapak betoni, është shenja që nuk hiqet lehtë për 71-vjeçaren dhe fëmijët e saj, të mëdhenj e të vegjël. “Këtu janë thuajse të gjithë me karbon në gjak. Ne bejmë check up (analiza) dhe na del gjaku i dyshimtë. Nuk dimë si […]

The post Nafta që ‘vret’: Patos-Marinza shpërthen në sëmundje malinje appeared first on BoldNews.al.

Lufta mes klaneve mafioze shqiptare/ DH NET: Franc Çopja organizoi vrasjen e Ardit Spahiut. Nis procesi i bujshëm

Nga Tony Chalot, DH NET Këtë të hënë, një çështje aspak e zakonshme do të nisë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit, e cila do të zhvillohet në kompleksin ‘Justitia’ gjatë ditëve në vijim. Ambienti ultra i siguruar nuk do të jetë i tepërt për të gjykuar nëntë persona, të akuzuar për një nga […]

The post Lufta mes klaneve mafioze shqiptare/ DH NET: Franc Çopja organizoi vrasjen e Ardit Spahiut. Nis procesi i bujshëm appeared first on BoldNews.al.

PAMJET/ Nën masa të rrepta sigurie, Maduro dhe gruaja e tij transferohen me helikopter drejt gjykatës në New York

Një autokolonë që transporton udhëheqësin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, është parë duke u larguar nga Metropolitan Detention Center në Brooklyn, New York, ku ai është mbajtur i ndaluar gjatë dy ditëve të fundit nën akuza për trafik droge dhe armësh. Maduro, i cili pritet të paraqitet në një gjykatë të Nju Jorkut, doli […]

The post PAMJET/ Nën masa të rrepta sigurie, Maduro dhe gruaja e tij transferohen me helikopter drejt gjykatës në New York appeared first on BoldNews.al.

Pas Maduros, Medvedev propozon arrestimin e kancelarit gjerman Friedrich Merz: Neo-nazist

Dy ditë pas arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, nga Shtetet e Bashkuara dhe transferimit të tij në New York, ish-presidenti rus dhe zëvendës-kryetari i Këshillit të Sigurimit, Dmitri Medvedev, thuhet se ka sugjeruar rrëmbimin e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, të cilin e quajti “neo-nazist”. Sipas informacionit të agjencisë TASS, Medvedev deklaroi se: “Rrëmbimi i […]

The post Pas Maduros, Medvedev propozon arrestimin e kancelarit gjerman Friedrich Merz: Neo-nazist appeared first on BoldNews.al.

Berisha: SPAK më ka shtuar akuzë se fëmijët e mi përfituan nga privatizimi i banesave

Sali Berisha deklaron se ndaj tij është shtuar si element penal fakti që fëmijët e tij kanë përfituar nga privatizimi i banesave. Berisha tha se këto përfitime janë identike me ato të mbi një milion qytetarëve shqiptarë në vitet ’90 dhe i quajti konkluzionet e SPAK si të pabazuara dhe alogjike, të përdorura, sipas tij, […]

The post Berisha: SPAK më ka shtuar akuzë se fëmijët e mi përfituan nga privatizimi i banesave appeared first on BoldNews.al.

Kthimi i emigrantëve pas festave/ Radhë të gjata në Kakavijë, pala greke punon vetëm me 2 sportele

Pika e kalimit kufitar në Kakavijë ka regjistruar fluks të shtuar të emigranteve të cilët rikthehen në Greqi pas festave. Bëhet me dije se pala shqiptare po punon me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 2. Emigrantet kërkojnë një zgjidhje pasi kjo problematikë është shumë shqetësuese pasi nuk po i jepet asnjë zgjidhje edhe pse […]

The post Kthimi i emigrantëve pas festave/ Radhë të gjata në Kakavijë, pala greke punon vetëm me 2 sportele appeared first on BoldNews.al.

Lapaj nga spitali: Më kallëzuan penalisht, hajdutët nuk më trembin dot! Do dal sërish në shesh

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatiak Lapaj ka reaguar pasi është kallëzuar penalisht nga Policia e Tiranës, lidhur me përplasjen me efektivët, gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë më 4 janar. Lapaj, nga spitali ku po merr trajtim mjekësor, e ka cilësuar kallëzimin si një medalje nga ajo që ai e quan regjimi i kryeministrit Edi […]

The post Lapaj nga spitali: Më kallëzuan penalisht, hajdutët nuk më trembin dot! Do dal sërish në shesh appeared first on BoldNews.al.

“U njohëm kur unë isha punonjës sigurie dhe ajo avokate”/ Kush është zonja e parë e Venezuelës e arrestuar nga SHBA-të?

Gjatë një sulmi në kryeqytetin venezuelan Karakas, forcat amerikane nuk rrëmbyen vetëm Presidentin Nicolás Maduro, por morën edhe gruan e tij. Cilia Flores, 69 vjeçe, është parë prej kohësh si një nga figurat më të fuqishme në Venezuelë, një operatore politike që ka ndikuar në fatin e vendit për dekada me radhë. Pas viteve të […]

The post “U njohëm kur unë isha punonjës sigurie dhe ajo avokate”/ Kush është zonja e parë e Venezuelës e arrestuar nga SHBA-të? appeared first on BoldNews.al.

Kumari i Trump me naftën e Venezuelës

Pak orë pasi amerikanët arrestuan diktatorin e Venezuelës, Nicolas Maduro, në një bastisje gjatë natës së 3 janarit, presidenti Donald Trump dha arsyen.

“Biznesi i naftës në Venezuelë ka qenë në gropë prej shumë kohësh. Ne do të çojmë kompaitë tona amerikane atje, të shpenzojnë miliarda dollarë, të rregullojnë infrastrukturën dhe të marrin fitime”, tha ai.

Deklarata ishte shija e ëmbël e hakmarrjes. 18 vite më parë, nën drejtimin e Hugo Chavez, Venezuela shtetëtëzoi asetet e naftës të kompanive amerikane dhe perëndimore me vlerë 60 mld dollarë. Kompanitë e çuan shtetin në arbitrazh.

Më 16 dhjetor 2025, Trump urdhëroi Venezuelën t’i kthejë “naftën, tokën dhe asetet e tjera që i vodhën amerikanëve”.

Por, ai do më shumë se thjesht hakmarrje. Dekada investimesh të pamjaftueshme dhe menaxhimi i dobët kanë bërë që prodhimi i naftës në Venezuelë të bjerë me dy të tretat që nga fundi i viteve 2000, në rreth 1 milion fuçi në ditë. Ideja është se rikuperimi i kapaciteteve të paaktivizuara do ta pasurojë Venezuelën, ndërsa njëkohësisht do të sjellë përfitime për Shtetet e Bashkuara. Akoma më mirë, Venezuela ka rreth 300 miliardë fuçi naftë, një e pesta e rezervave botërore, që nënkupton se prodhimi mund të rritet më tej për një periudhë kohe. Nafta e rëndë që vendi zotëron është pikërisht lloji që rafineritë amerikane gjithmonë e kanë pasur të munguar, veçanërisht në një kohë kur marrëdhëniet e SHBA-së me Kanadanë, një furnizues i këtij lloji, janë të tensionuara.

Çfarë mund të mos pëlqehet tek sulmi i Trump mbi naftën? Në fakt, shumë gjëra. Në afatshkurtër, prodhimi i naftës së Venezuelës ka më shumë gjasa të bjerë sesa të rikuperohet. Në dhjetor, Amerika shpalli një bllokadë mbi dërgesat venezueliane që transportoheshin nga kotejnerët të futur në listën e zezë; më pas i sekuestronte.

Venezuela ka gjithashtu mungesë napthe, një përbërës i nevojshëm për të bërë të transportueshme naftën e saj të trashë dhe shumë të ngjitur, i cili nuk po vjen më nga Rusia. Nëse bllokada nuk hiqet, gjë që varet nga zhvillimet politike dhe ushtarake, prodhimi i Venezuelës do të duhet të reduktohet më tej, ndoshta nën 700.000 fuçi në ditë.

Prodhimi mund të rikuperohet brenda disa muajsh nëse ndodh një tranzicion politik i qetë dhe sanksionet amerikane ndaj Venezuelës, përfshirë bllokadën, hiqen. Mirëmbajtja dhe riparimet bazë mund të rrisin prodhimin e naftës së vendit në 1.2 milion fuçi në ditë deri në fund të vitit 2026, sipas vlerësimeve të firmës së të dhënave Kpler. Megjithatë, kjo është ende larg kapacitetit maksimal të vendit dhe e vendos Venezuelën pak më pas Libisë, prodhuesi i 18-të më i madh në botë. Për të rritur prodhimin më shumë, Venezuela do të duhet të përballojë tre probleme: nevojën urgjente për fonde, mungesën e fuqisë punëtore dhe një treg global të mbingarkuar.

Konsulenca Rystad Energy vlerëson se do të duheshin 110 miliardë dollarë investime kapitale vetëm për eksplorim dhe prodhim që të rikthehet prodhimi në nivelin e para 15 vjetësh, dy herë më shumë se shuma totale që kompanitë kryesore amerikane të naftës investuan globalisht në vitin 2024.

Trump duket se mendon se këto kompani do të nxitojnë të firmosin çeqe të mëdha. Chevron, e cila tashmë është e pranishme në Venezuelë dhe eksporton rreth 200.000 fuçi në ditë për në SHBA nën një përjashtim nga sanksionet, mund të zgjerojë operacionet e saj. Por të tjerët nuk kanë harruar vuajtjet e së kaluarës. Suksesi i planeve të Trump nuk është i garantuar. Ai do të largohet nga Shtëpia e Bardhë pas pak më shumë se tre vjetësh dhe mund të humbasë interesin më parë se atëherë. Deri tani, kompanitë kryesore amerikane kanë mbetur të heshtura ndaj thirrjes së presidentit. As tregtarët globalë të mallrave nuk janë “në vijën e nisjes”, thotë konsulenti Jean-François Lambert. Bankat dhe siguruesit, të cilët do të nevojiteshin për të financuar dhe siguruar transportet, pritet të kthehen edhe më ngadalë.

Edhe nëse kompanitë e naftës do të bindeshin të investonin, mbetet e dyshimtë nëse industria e naftës e Venezuelës mund të përballojë ritmin. Në vitet e fundit ajo ka pësuar një largim masiv të talentit të kualifikuar. Dhjetëra mijëra punonjës të aftë, nga inxhinierët tek gjeologët, kanë lënë vendin. Sot, industria shtetërore e naftës drejtohet kryesisht nga forcat e armatosura. Për të formuar bashkëpunime të qëndrueshme me kompanitë perëndimore, kjo kompani me rreth 70.000 punonjës do të duhej të reformohej plotësisht. Ajo mund të mos jetë një partner i besueshëm për shumë vite.

Çdo sasi shtesë nafte që Venezuela mund të prodhojë do të hidhet në një treg të mbingarkuar. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), një parashikues zyrtar, pret që oferta globale e naftës të tejkalojë kërkesën të paktën deri në fund të dekadës, për shkak të prodhimit të lartë në vende si Brazili, Guajana dhe vetë Amerika, si dhe rritjes së ngadaltë të kërkesës. Shumë analistë presin që tepricat të ulin çmimet globale të naftës drejt 50 dollarë për fuçi, dhe ndoshta edhe më poshtë, këtë vit dhe vitin e ardhshëm një nivel nën çmimin e pritur për shumicën e fushave ekzistuese venezueliane me rezerva të qëndrueshme. Projektet e reja shpesh janë edhe më pak konkurruese.

Në skenarin më optimist, Kpler parashikon se prodhimi i naftës së Venezuelës mund të rritet në 1.7-1.8 milion fuçi në ditë deri në vitin 2028. Megjithatë, kjo mund të shkaktojë vetëm një ristrukturim të dukshëm të tregtisë. Rafineritë amerikane ndoshta do të blejnë disa fuçi shtesë: ato importuan 500.000 fuçi më shumë në ditë në fillim të viteve 2010. Kuba, e cila prej kohësh ka blerë nga Venezuela me kushte favorizuese, do të drejtohet drejt Meksikës dhe Rusisë për ndihmë. Rafineritë e vogla kineze (“teapot refineries”), të cilat dikur blenin shumicën e furnizimeve venezueliane me zbritje, mund të përjashtohen nga tregtia; ndoshta edhe kompanitë shtetërore kineze do të reduktojnë praninë e tyre lokale.

E gjithë kjo mund të sjellë përfitime komerciale dhe gjeopolitike për Amerikën, por vetëm në mënyrë të kufizuar. Çdo gjë më drastike, si rikthimi i prodhimit venezuelian në 2.5-3 milion fuçi në ditë, niveli në fund të viteve 2010, dhe afërsisht sa prodhon sot Kuvajti, prodhuesi i 8-të më i madh në botë, duket si një projekt afatgjatë, vlerëson Jorge León nga Rystad Energy. Kapja e Maduros nga Trump ishte spektakulare dhe e shpejtë, por përfitimi ekonomik nga kjo nuk do të jetë i njëjtë.

Marrë nga The Economist, përshtati GazetaSI.al

The post Kumari i Trump me naftën e Venezuelës appeared first on Gazeta Si.

Tregjet rriten pas sulmit në Venezuelë. ‘Shkëlqen’ ari dhe aksionet e AI-së

Ari dhe dollari u forcuan pasi SHBA-ja ndërmori gjatë fundjavës veprime për të rrëzuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, ndërsa aksionet më të rrezikshme mbetën të kërkuara, të mbështetura nga performanca më e mirë e aksioneve të teknologjisë.

Ari në u rrit me më shumë se 2%, pasi zhvillimet në Venezuelë shtuan rreziqet gjeopolitike, ndërsa argjendi u rrit me 4%. Dollari u forcua kundrejt të gjitha valutave kryesore. Tregtia e lidhur me inteligjencën artificiale çoi në rritje bursat në Azi dhe Europë. Kontratat futures të Nasdaq 100 u rritën me 0.7%, ndërsa ato të S&P 500 u rritën me 0.3%. Euro ra me 0.2%, në $1.1692. Bitcoin u rrit me 1.5%, në $92,638.14

Ndërkohë, çmimet e naftës u luhatën, një sinjal se tregu global i naftës po i përballon pa tronditje të mëdha zhvillimet në Karakas.

Dollari dhe ari po shërbejnë si strehë e sigurt për investitorët që kërkojnë mbrojtje, ndërsa shtohen pikëpyetjet mbi ndikimin që ngjarjet e fundjavës mund të kenë në rendin global. Në të njëjtën kohë, tregjet e aksioneve po tregojnë pak shqetësim se tensionet gjeopolitike mund të ndalin një rritje që i çoi aksionet globale në fitimin më të madh vjetor të tetë viteve të fundit.

“Ndikimi ekonomik i asaj që ndodhi në Venezuelë është shumë i vogël për të ndikuar tregjet e aksioneve,” tha Christopher Dembik, këshilltar i lartë për investime në Pictet Asset Management. “E njëjta gjë vlen edhe për naftën: edhe në skenarin më optimist, do të duhen dy ose tre vite që të ketë një ndikim domethënës.”

Ngjarjet në Venezuelë i kanë dhënë shtysë të re arit dhe argjendit, të cilat po ndërtojnë mbi fitimet e tyre më të mëdha vjetore që nga viti 1979.

Humori pozitiv në tregjet e aksioneve ishte më i dukshëm në Azi, ku një tregues rajonal u rrit me 1.6%, duke shënuar një rekord të ri. Prodhuesit e çipave, si Samsung Electronics dhe Taiwan Semiconductor Manufacturing Co., ishin ndër fituesit kryesorë. Aksionet e teknologjisë udhëhoqën rritjen edhe në Europë.

“Inteligjenca artificiale mbetet absolutisht faktori më dominues në tregjet aktualisht,” tha Charu Chanana, stratege kryesore e investimeve në Saxo Markets, për Bloomberg. “Optimizmi për teknologjinë po mbizotëron ndaj çdo narrative tjetër në tregje.”

Nga ana tjetër, nafta Brent ra drejt 60 dollarëve për fuçi, duke shënuar nivelin më të ulët të dy javëve të fundit.

Megjithatë, pasiguria për zhvillimet e ardhshme mbetet. Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i kërkoi SHBA-së të bashkëpunojë me vendin e saj, duke mbajtur një ton më pajtues ndaj administratës Trump pas reagimit fillestar të ashpër ndaj arrestimit të Maduros.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja ka nevojë për “akses të plotë” dhe se kompanitë amerikane të naftës do të investojnë miliarda dollarë për rindërtimin e infrastrukturës energjetike të shkatërruar të Venezuelës.

Sipas strategëve të Bloomberg, investitorët globalë po marrin një sinjal të hershëm se rreziqet gjeopolitike do të mbeten në qendër të vëmendjes. Kjo pritet të mbështesë kërkesën për metale të çmuara./Bloomberg

The post Tregjet rriten pas sulmit në Venezuelë. ‘Shkëlqen’ ari dhe aksionet e AI-së appeared first on Gazeta Si.

Gazeta prestigjioze austriake: Fate Velaj, nga pjatalarës në diplomat të nivelit të lartë

Gazeta prestigjioze austriake Salzburger Nachrichten i ka kushtuar një artikull Ambasadorit të Shqipërisë në Austri, Fate Velaj. Nën titullin “Nga pjatalarës në diplomat të nivelit të lartë”, ajo përshkruan rrugëtimin e tij që nga viti 1991: etapat kryesore të jetës si emigrant, shndërrimin në piktor, fotograf, shkrimtar dhe krijues politikash kulturore për Bashkimi Evropian, si […]

The post Gazeta prestigjioze austriake: Fate Velaj, nga pjatalarës në diplomat të nivelit të lartë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama do ketë fatin e Maduros! Do vijnë forcat Delta të SHBA-së apo…

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi pas daljes nga ambientet e SPAK se kryeministri Edi Rama do të ketë fatin e Presidentit të Venezuelës, Nicola Maduros i cili u arrestua me urdhër të Donald Trump. Duke e cilësuar kryeministrin si “Ramaduro”, Berisha u shpreh se Rama vetë ka pranuar se është fajtor, por sipas tij është justifikuar […]

The post Berisha: Rama do ketë fatin e Maduros! Do vijnë forcat Delta të SHBA-së apo… appeared first on BoldNews.al.

Vrasësi shqiptar që postonte TikTok nga burgu britanik pritet të deportohet në Shqipëri/ EMRI

Një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje dhe që shpesh ka postuar video në TikTok nga qelia e tij në një burg britanik duke kërkuar të kthehej në atdhe, pritet më në fund të deportohet në Shqipëri si pjesë e një skeme transferimi të të burgosurve që u kushton taksapaguesve britanikë rreth 4 milionë paund […]

The post Vrasësi shqiptar që postonte TikTok nga burgu britanik pritet të deportohet në Shqipëri/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq/ Vështirësi në lundrimet Durrës-Bari, ja si ndikohen linjat e trageteve

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar për ndryshime në lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së 4 janarit 2026. Sipas njoftimit zyrtar, një nga dy tragetet e planifikuara për nisje drejt Barit nuk arriti të lundrojë për shkak të motit të keq. Udhëtarët e […]

The post Moti i keq/ Vështirësi në lundrimet Durrës-Bari, ja si ndikohen linjat e trageteve appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Gjykata e Posaçme shtyu për më 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të bashkëpandehurve. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e 2 prej avokatëve mbrojtës, një prej të cilëve avokatja kryesisht e caktuar për Veliajn. Përmes e-mail-it avokatja kërkonte shtyrje për shkak se ndodhej jashtë vendit. Në seancë […]

The post Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i ‘Si’ për bursat në fillim të vitit: Forcohet dollari, bie Bitcoin

Nga Gazeta ‘SI’- Për sa kohë EURUSD do të tregtohet nën vlerën 1.174, trendi do të jetë negativ me objektiv 1.159. Tregtimi mbi vlerën 1.174 e avancon lëvizjen rritëse drejt rezistencës 1.192.

Për sa kohë GBPUSD do të tregtohet nën vlerën 1.348, trendi do të jetë rënës me objektiv 1.335. Tregtimi mbi vlerën 1.348 hap rrugën për avancim të mëtejshëm me target 1.355.

Për sa kohë USDJPY do të tregtohet mbi vlerën 156.2, trendi do të jetë pozitiv me target 158.8. Tregtimi nën vlerën 156.2 do të pasohej nga testimi i suportit 155.6.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet mbi vlerën 48,100, trendi i fillimjavës do të jetë rritës me objektiv 48,870. Tregtimi nën vlerën 48,100 e thellon rënien drejt suportit 47,550.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 57.7, trendi do të jetë rënës me target 55. Tregtimi mbi vlerën 57.7 do të hapte rrugën për rritje të mëtejshme drejt rezistencës 58.8.

Për sa kohë BTCUSD do të tregtohet nën vlerën 91,400, trendi do të jetë rënës me objektiv 90,500. Tregtimi mbi vlerën 91,400 hap rrugën për testimin e rezistencës 92,100.

The post Parashikimi i ‘Si’ për bursat në fillim të vitit: Forcohet dollari, bie Bitcoin appeared first on Gazeta Si.

I cilësuar si “ferri mbi tokë”, ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro/ FOTO

Nicolás Maduro, presidenti i Venezuelës i arrestuar nga Shtetet e Bashkuara të shtunën më 3 janar, po mbahet në një kompleks famëkeq në Bruklin, i cili për shkak të kushteve është përshkruar si “ferri mbi tokë”. Qendra Metropolitane e Paraburgimit (Metropolitan Detention Center – MDC) është një strukturë masive në qendër të Bruklinit, e cila […]

The post I cilësuar si “ferri mbi tokë”, ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

REL: Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Venezuelë?

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur reagime të përziera për sulmin e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë të shtunën, i cili i parapriu kapjes së udhëheqësit venezuelas, Nicolas Maduro, dhe dërgimit të tij në paraburgim në Nju Jork. Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do ta “qeverisin” Venezuelën deri në “kalimin e […]

The post REL: Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Venezuelë? appeared first on BoldNews.al.

Rikonstruktohet fasada e shkollës “Martin Camaj” në Shkodër

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Shkolla “Martin Camaj” në Shkodër po i nënshtrohet rikonstruksionit të fasadës, në kuadër të ndërhyrjeve të bashkisë për të garantuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ndërhyrjet që po realizohen në këtë shkollë, ku më herët është investuar edhe për pajisjen me laboratorët e rinj smart, pjesë e një nisme kombëtare për integrimin e teknologjisë në arsimin parauniversitar.

“Viti i ri nis mbarë për shkollën ‘Martin Camaj’ në Shkodër, e cila po rilind duke i dhënë më shumë funksionalitet hapësirës ku çdo ditë formohet e ardhmja”, u shpreh Rama.

Punimet po realizohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes së Objekteve Publike në bashkinë Shkodër, në vijim të angazhimit për të përmirësuar infrastrukturën arsimore dhe mjediset e nxënësve.

/m.m/a.f/

 

The post Rikonstruktohet fasada e shkollës “Martin Camaj” në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌