FLORIDA, 28 dhjetor /ATSH/ â Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet nĂ« Florida pĂ«r bisedime me presidentin Donald Trump nĂ« rezidencĂ«n e tij Mar-a-Lago, sipas BBC.
Dy liderët po diskutojnë një version të përditësuar të planit të paqes, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, i cili ende nuk është mbështetur nga Moska.
âShumĂ« gjĂ«ra mund tĂ« vendosen para Vitit tĂ« Riâ, tha Zelensky, duke shtuar se Rusia ka kryer mijĂ«ra sulme gjatĂ« kĂ«saj jave.
PĂ«rpara takimit, Trump ka zhvilluar njĂ« bisedĂ« telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, tĂ« cilĂ«n e pĂ«rshkroi si âshumĂ« produktiveâ.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falĂ«nderoi Donald Trump pĂ«r pritjen nĂ« Florida, duke thĂ«nĂ« se shpreson qĂ« bisedimet tĂ« âsjellin paqen sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundurâ.
Duke shpjeguar arsyen e takimit në Florida, Zelensky tha se ekipet e tyre kanë punuar prej kohësh mbi një plan paqeje me 20 pika dhe se takimi i sotëm është i përqendruar te diskutimi i strategjive për ta çuar këtë plan përpara.
I pyetur nëse beson se do të ketë lëshime territoriale në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme, presidenti ukrainas u tregua i rezervuar, duke theksuar se kjo çështje do të diskutohet gjatë bisedimeve të sotme.
Ndër zyrtarët ukrainas që shoqërojnë Zelenskyn në takimin me Trump ështe edhe ministri i Ekonomisë, Oleksii Sobolev, çka sugjeron se bisedimet do të përqendrohen pjesërisht te rindërtimi i Ukrainës pas luftës.
Trump la tĂ« kuptohet se ky proces mund tĂ« sjellĂ« pĂ«rfitime tĂ« mĂ«dha ekonomike.âKa  potencial pĂ«r fitime tĂ« mĂ«dha,â u shpreh Trump.
Vëzhguesit vunë re se një skenar i ngjashëm ishte ndjekur edhe në tetor, gjatë vizitës së fundit të Zelenskyt në SHBA, kur Trump foli fillimisht me Putinin përpara takimit me liderin ukrainas. Pas atij takimi, Trump hezitoi të furnizonte Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi dhe shtyu Kievin drejt një marrëveshjeje paqeje.
Këtë herë, Zelensky ka ardhur me një propozim konkret paqeje, që përfshin ide të debatueshme si krijimi i një zone të çmilitarizuar në rajonin e Donetskut dhe ndarja e operimit të centralit bërthamor të Zaporizhas, i cili aktualisht ndodhet nën kontrollin rus, me Shtetet e Bashkuara.
Pas bisedimeve të Trump me Putinin para dhe pas negociatave të sotme, pritet të shihet reagimi i presidentit amerikan ndaj këtyre propozimeve.
Duke iu pĂ«rgjigjur pyetjeve tĂ« gazetarĂ«ve pĂ«rpara takimit, Trump u pĂ«rpoq tĂ« ulĂ« pritshmĂ«ritĂ«, duke thĂ«nĂ« se lufta ose do tĂ« âpĂ«rfundojĂ«â, ose do tĂ« âvazhdojĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« shumĂ« tĂ« gjatĂ«â me shumĂ« viktima. Ai e quajti âtĂ« pamendâ njĂ« pyetje mbi garancitĂ« e sigurisĂ« pĂ«r UkrainĂ«n, por mĂ« pas shtoi se do tĂ« ketĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« fortĂ« sigurie, me pĂ«rfshirjen aktive tĂ« vendeve evropiane.
Trump tha gjithashtu se nuk ka vendosur asnjĂ« afat pĂ«r arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje paqeje dhe shprehu bindjen se si presidenti rus, ashtu edhe ai ukrainas âduan tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« marrĂ«veshjeâ. Zelensky nuk reagoi publikisht ndaj kĂ«saj deklarate. /Ad.Ab./
The post SHBA- Trump dhe Zelensky takohen për bisedime rreth paqes në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.