Salla në Dimal e Kuçovë: Vijon verifikimi i dëmve, çdo qytetar dhe fermer do të dëmshpërblehet
TIRANĂ, 11 janar/ATSH/- Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ishte sot nĂ« bashkitĂ« Dimal dhe KuçovĂ«, sĂ« bashku me kryetaren e BashkisĂ« Dimal, Juliana Memaj, dhe kryetarin e BashkisĂ« KuçovĂ«, Kreshnik Hajdari, ku po ndjek nga afĂ«r situatĂ«n e krijuar nga reshjet intensive tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.
Gjatë takimeve, ministri Salla zhvilloi bashkëbisedim me banorët, fermerët dhe blegtorët e zonës mbi dëmet e shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit.
Ai theksoi se institucionet janë pranë çdo qytetari dhe po ndjekin nga afër situatën.
âJemi nĂ« terren dhe pranĂ« çdo qytetari. Verifikimi i dĂ«meve po vijon dhe çdo qytetar, fermer e blegtor i prekur do tĂ« dĂ«mshpĂ«rblehetâ, u shpreh ai.
Ministrit Salla deklaroi se procesi i verifikimit po kryhet në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat përkatëse, me qëllim evidentimin e plotë të dëmeve në bujqësi dhe blegtori, si dhe garantimin e mbështetjes për të gjithë të prekurit.
The post Salla në Dimal e Kuçovë: Vijon verifikimi i dëmve, çdo qytetar dhe fermer do të dëmshpërblehet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.




















