Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Durmishi i reagon Komunës së Prishtinës për rrugën "Mon Balaj": Nuk është përgjegjësi e ministrisë



Ministri në detyrë i Infrastruktures, Hysen Durmishi, ka reaguar lidhur me situatën në segmentin e rrugës “Mon Balaj”, në Kodrën e Trimave, duke theksuar se mirëmbajtja e këtij segmenti nuk i përket Ministrisë së Infrastrukturës, Por Të Punëve dhe Transportit (MMPHI).

“Nuk është e vërtetë se segmenti i rrugës ‘Mon Balaj’ është në përgjegjësi të MMPHI-së për mirëmbajtje”, ka shkruar ministri në një postim në Facebook.

Ai shton se: “Jemi të përgatitur dhe plotësisht të përgjegjshëm për mirëmbajtjen e rrugëve që janë në kompetencë të Ministrisë gjatë sezonit dimëror. Mbrëmë, me fillimin e reshjeve të borës, ekipet tona janë aktivizuar menjëherë dhe kanë hedhur kripë në të gjitha rrugët nën përgjegjësinë tonë, me qëllim të garantimit të qarkullimit të sigurt dhe të papenguar”.

Ministri Durmishi ka sqaruar se segmenti i rrugës “Mon Balaj” është nën përgjegjësinë e Komunës së Prishtinës, e cila ka ndërhyrë duke vendosur pengesa, ndërsa MMPHI është përgjegjëse për segmentin rrugor nga Bernica drejt Komunës së Podujevës, ku po realizohet edhe projekti i rrugës Prishtinë–Podujevë.

“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, ka përfunduar ministri reagimin e tij. /Telegrafi/


Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve në fabrikën kineze në Serbi



Grupet për të drejtat e njeriut thonë se dhjetëra punëtorë nga Bangladeshi, të punësuar në një fabrikë gomash në verilindje të Serbisë, që është në pronësi kineze, janë përballur me abuzime në punë që mund të përbëjnë trafikim të qenieve njerëzore, duke rikthyer vëmendjen tek investimi kyç kinez që për vite me radhë është përballur me polemika lidhur me trajtimin e punëtorëve të huaj.

Prokurorët serbë konfirmuan më 28 janar se kanë marrë një raport që pretendon se ka ndodhur trafikim i njerëzve dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve lidhur me punëtorët nga Bangladeshi në fabrikën e gomave Linglong që gjendet afër qytetit të Zrenjaninit.

Autoritetet thanë se çështja po shqyrtohet, por nuk kanë njoftuar për ndonjë aktakuzë.

“Një numër punëtorësh, me asistencë ligjore, arritën të marrin pagat e papaguara, dhe të gjithë punëtorëve iu kthyen pasaportat”, tha për Radion Evropa e Lirë Marija Andellkoviq, drejtoreshë e Astra-s, një OJQ serbe që mbështet viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ajo shtoi se disa punëtorë u transferuan në Qendrën shtetërore të Serbisë për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Sipas Astra-s dhe grupeve të tjera që luftojnë trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkan, të cilat bënë publike këto akuza gjatë një konference për media, më shumë se 40 punëtorë nga Bangladeshi shkuan në Serbi në qershor të vitit 2025 pasi u rekrutuan nga agjenci punësimi në Bangladesh.

Shumë prej tyre u futën në borxhe deri në 10.000 dollarë për të siguruar një vend pune, një praktikë që, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, i bëri ata të cenueshëm ndaj shfrytëzimit edhe para se të arrinin në Serbi.

Shumë punëtorëve po ashtu iu konfiskuan pasaportat sapo arritën në Serbi për të punuar në fabrikë.

Këto akuza janë pjesë e fundit e një serie pretendimesh për punë me detyrim të lidhura me fabrikën Linglong, që paraqet një gur themel të partneritetit ekonomik të Serbisë me Kinën.

Akuza të ngjashme më parë përfshinin punëtorë vietnamezë dhe indianë, gjë që nxiti paralajmërime nga institucione ndërkombëtare, përfshirë Parlamentin Evropian dhe Komitetin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Punëtorët nga Bangladeshi refuzuan të flasin për Radion Evropa e Lirë, duke thënë se kanë frikë për sigurinë e tyre. Kompania Linglong nuk ka kthyer përgjigje ndaj kërkesave për koment.

Shërbimi i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së vitin e kaluar ndaloi importet e gomave të Linglong-ut, të prodhuara në Serbi, duke u thirrur në dëshmi për punë me detyrim.

Kompania Linglong hapi zyrtarisht fabrikën e saj në Serbi në shtator të vitit 2024, pas pesë vjetësh ndërtim. Me vlerë rreth 950 milionë dollarësh, projekti u cilësua nga Qeveria serbe si një investim me rëndësi kombëtare dhe konsiderohet një shtyllë e forcimit të lidhjeve ekonomike dhe politike të Beogradit me Pekinin.

Rekrutimi, borxhet dhe pasaportat e konfiskuara

Që kur shkuan në Serbi, punëtorët u punësuan në objektet për prodhim të Linglong-ut, megjithëse kompania nuk figuron si punëdhënësi i tyre në kontratat që janë analizuar nga OJQ-të.

Në vend të kësaj, dokumentet përmendin një kompani ndërmjetëse serbe, Mega Green Plus, me seli në fshatin Basaid, rreth 30 kilometra larg nga Zrenjanini.

Kompania Mega Green Plus, e themeluar në fund të vitit 2024 dhe në pronësi të një shtetasi kinez, nuk i është përgjigjur pyetjeve të dërguara nga Radio Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave publike, kompania raportoi një humbje të vogël financiare më 2024 dhe nuk ofron asnjë informacion tjetër për stafin ose licencat për rekrutim të punëtorëve të huaj.

Punëtorët u thanë grupeve për të drejtat e njeriut se paguheshin më pak se paga minimale në Serbi, që është rreth 660 dollarë në muaj, dhe nuk kompensoheshin për orët shtesë, gjë që është e paligjshme sipas ligjeve serbe. OJQ-të e përfshira në këtë çështje thanë po ashtu se pasaportat e punëtorëve u mbajtën nga punëdhënësi për muaj të tërë.

“Kur disa punëtorë kërkonin rrogat e papaguara ose kthimin e dokumenteve të tyre, ata u përballën me frikësim dhe kërcënime”, tha për Radion Evropa e Lirë Tara Rukeci Millivojevqc nga Zrenjanin Social Forum, një OJQ në Serbi që dokumenton për vite të tëra abuzimet me punëtorët në këtë fabrikë.

Fotografitë e ndara me Radion Evropa e Lirë nga OJQ-të tregojnë kontejnerë të ngushtë pranë fabrikës, me shumë shtretër të vendosur në një dhomë të vetme.

Aktivistët thanë se shpesh gjashtë deri në shtatë punëtorë ndanin një dhomë, duke fjetur në shtretër pa dyshek dhe duke përdorur ngrohës elektrikë gjatë dimrit, të vendosur afër shtretërve.

“Ata flenë, gatuajnë dhe lajnë rrobat në të njëjtën hapësirë”, tha Rukeci Millivojeviq, duke shtuar se punëtorët ishin ankuar për ushqim me cilësi të dobët, tualete të papastra dhe tuba që rridhnin.

Prokuroria e Lartë Publike në Zrenjanin njoftoi se policia, inspektorët e punës dhe qendra kundër trafikimit janë të përfshirë në shqyrtimin e rastit, por nuk ofroi një afat kohor se kur mund të dalë me gjetje. Institucione të tjera shtetërore nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment.

Grupet për të drejtat e njeriut kritikuan atë që e përshkruan si një model hetimesh të vonuara ose të paplota në raste të mëparshme që lidhen me Linglong-un.

“Fakti që disa punëtorë morën pagesa të pjesshme nuk do të thotë se rasti është zgjidhur”, tha Rukeci Milivojevic. “Ka ende tregues seriozë se mund të jenë kryer vepra penale”.

Për shkak të çështjeve të diskutueshme në të kaluarën, Shërbimi i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit i SHBA-së lëshoi në dhjetor të vitit 2025 një urdhër ndalimi për importet e gomave të makinave të prodhuara nga Linglong-u në Serbi, duke u thirrur në pretendime se ato ishin prodhuar përmes punës me detyrim.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i hodhi poshtë këto pretendime pas ndalesës së vendosur nga SHBA-ja.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se akuzat e reja që përfshijnë punëtorë nga Bangladeshi sugjerojnë se praktikat abuzive të punës në fabrikën e Linglong-ut nuk janë incidente të izoluara, por pjesë e një sjelljeje të përsëritur.

“Kushtet çnjerëzore vazhdojnë të përsëriten”, tha Andellkoviq. “Dhe, reagimi i shtetit mbetet i pamjaftueshëm”. /REL/

Thun vazhdon fuqishëm drejt titullit, Valmir Matoshi shënon golin e fitores ndaj Baselit



Thun ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Baseli, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Zvicrës.

Thun arkëtoi pikët e plota me rezultat të ngushtë 1-2, sfidë ku luajtën plot katër shqiptarë.

Bertone pas vetëm 15 minutave lojë e zhbllokoi epërsinë me një gol të bukur për të kaluar Thun në epërsi.

Megjithatë, Baseli që luajti pa Xherdan Shaqirin e suspenduar arriti ta barazojë përmes Schmid.

Sidoqoftë, ishte i inkuadruari Valmir Matoshi që e vulosi fitoren me një vollej të fuqishme pas një gabimi të mbrojtjes vendase (79’) – VIDEO.

Ndërkohë, qendërmesfushori ka të drejtë ta përfaqësojë Kosovën pasi ka luajtur vetëm për grupmoshën U21 të Zvicrës./Telegrafi

Homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi/ Përlotet djali i tij Redoni: Më duket si një ëndërr, sa herë kthehej nga Amerika e shihja më të plakur…

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 82-vjeçare.

Për djalin e tij, Redon Makashi, kjo është një humbje e madhe, aq sa ai thotë se i duken si një ëndërr që ai nuk është më mes familjes.

Këngëtari i njohur thotë se babai i tij ka qenë i respektuar dhe kjo ia heq pak dhimbjen i la ndarja e tij nga jeta.

“Na ra kështu, si një…. Dhe në kohën që po flasim bashkë më duket si një ëndërr. Miqtë e kanë respektuar shumë dhe kjo ma heq pak atë dhimbjen. Këta kanë qenë një brez që nuk kthehen më. Sinqeriteti i tyre dhe shoqëria e tyre… Ai në shtëpi fliste edhe për miqtë e tij, por edhe për miqtë e tij që kishin shkuar para tij. Sado sado është një dhimbje që vetëm brenda e ndijën njeriu.

I pyetur nëse kishte ndonjë peng, këngëtari u përlot duke thënë: “Kishte kishte, por ndoshta nuk është momenti për ta thënë. Ndoshta të respektohej kur ishte gjallë nga instancat”.

Redon Makashi, tregon se babai i tij u largua herët nga teatri dhe u detyrua të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai kujton se sa herë i atij kthej në Shqipëri dukej gjithnjë edhe më i plakur.

“U shkëput herët nga teatri, sepse ndodhën ato trazirat dhe në atë periudhë ai, si nëna dhe babai, u detyruan të iknin në Amerikë për 15 vite. Dhe sa herë i shihja që ktheheshin nga ai vend, ktheheshin gjithmonë e më të plakur. Edhe i thoja që të rrinin në Shqipëri, sepse këtu i kishin shokët e miqtë. Nuk ishte e lehtë jeta jashtë. Gjithsesi sot kur shoh shokët e tij, ma lehtëson pak dhimbjen. Por është dhimbje e pashërueshme”, u shpreh Makashi.

The post Homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi/ Përlotet djali i tij Redoni: Më duket si një ëndërr, sa herë kthehej nga Amerika e shihja më të plakur… appeared first on Albeu.com.

Homazhe për aktorin Fitim Makashi, nderim njeriut dhe kontributit në kulturën shqiptare

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ U mbajtën sot në mjediset e teatrit “ArtTurbina” në Tiranë homazhet në nderim të aktorit Fitim Makashi i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 82-vjeçare.

Personalite të kinemasë, teatrit e jetës publike sikundër edhe miq e dashamirës të artit nderuan kujtimin e tij dhe trashëgiminë për artin dhe kulturën shqptare.

Në ceremoni, familjarët mes te cilëve djali i aktorit, këngëtari Redon Makashi shprehën falënderimin për të pranishmit.

Duke folur për gazetarët për ndarjen nga jeta të të atit, Redon Makashi u shpreh se prania e miqve dhe të afërmve të babait ia lehtëson sadopak dhimbjen ndërsa tregoi se Fitim Makashi ndihej më mirë në vendin e vet, mes miqve të tij, pavarësisht se shkoi në SHBA për të ndjekur ëndrrën e tij.

“Brezi i tim eti ka qenë një brez që nuk kthehet më. Sinqeriteti i tyre dhe shoqëria e tyre. Ai në shtëpi fliste edhe për miqtë e tij, por edhe për miqtë e tij që kishin shkuar para tij. Babai u shkëput herët nga teatri, sepse ndodhën trazirat dhe në atë periudhë. Si nëna dhe babai u detyruan të iknin në Amerikë për 15 vite. Dhe sa herë i shihja që ktheheshin nga ai vend, ktheheshin gjithmonë e më të plakur. Edhe i thoja që të rrinin në Shqipëri, sepse këtu i kishin shokët e miqtë. Nuk ishte e lehtë jeta jashtë. Gjithsesi sot kur shoh shokët e tij, ma lehtëson pak dhimbjen. Por është dhimbje e pashërueshme”, tha mes të tjerash Makashi.

Aktorja Rajmonda Bulku, pas homazheve e përshkroi Fitim Makashin si një njeri me karakter, luftarak dhe brilant në profesionin e tij.

“Ashtu siç kishte rolet e tij xheneroze, ashtu ishte edhe në jetë. Një Fitim që do ta kujtojmë gjithmonë. Gjithmonë luftoi që në ato ambientet e teatrit të kishte një palestër që aktorit i duhej. Ishte edhe luftarak me heshtjen dhe mençurinë e tij. Pra një njeri i përkushtuar në profesion, një partner i shkëlqyer, shumë xheneroz. Aktor brilant i karaktereve të ngrohta. Fitimi krijonte një karakter që e mbaje mend, nuk e harroje”, tha Bulku.

Ndërsa për aktorin Mehdi Malkaj, Fitim Makashi ishte një njeri në kuptimin e plotë të fjalës.

“Iku një njeri që në kuptimin e plotë të fjalës ishte njeri”, tha Malkaj.

Fitim Makashi u shua si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Ai vuante nga demenca dhe së fundmi kishte kryer edhe një operacion që i kishte përkeqësuar gjendjen shëndetësore.

Makashi la gjurmë të pashlyeshme edhe në kinematografinë shqiptare, duke interpretuar në filma të njohur që nga vitet ’60 deri në fillim të viteve ’90. Midis filmave ku luajti përfshihen: “Dueli i heshtur” (1967), “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegja” (1972), “Rugicat që kërkonin diell” (1975), “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Nga mesi i errësirës” (1978), “Intendenti” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Tre njerëz me guna” (1985), “Shpella e piratëve” (1991) dhe “Vdekja e kalit” (1992). Interpretimet e tij u dalluan për karakter të fortë dhe prani të veçantë artistike, duke e bërë pjesë të rëndësishme të brezit që ndërtoi identitetin e kinemasë shqiptare.

Përveç karrierës si aktor, Fitim Makashi kontribuoi si pedagog, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të artistëve shqiptarë.

Homazhe në nderim të aktorit Fitim Makashi, foto: Florian Abazaj
1 nga 12

The post Homazhe për aktorin Fitim Makashi, nderim njeriut dhe kontributit në kulturën shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbahen homazhe për aktorin Fitim Makashi/ Rajmonda Bulku: Artist i rrallë në oborrin e teatrit

Janë mbajtur homazhe këtë të diel, për aktorin e mirënjohur Fitim Makashi i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 82-vjeçare. Aktorja Rajmonda Bulku, e ka cilësuar Makashin si një aktor brilant i tetarit të oborrit, i cili sipas saj do të kujtohet gjithmonë për rolet e tij, por edhe karakterin luftarak […]

The post Mbahen homazhe për aktorin Fitim Makashi/ Rajmonda Bulku: Artist i rrallë në oborrin e teatrit appeared first on BoldNews.al.

Goditet grupi kriminal i armëve në Tiranë, policia jep detaje, kush janë 4 personat e arrestuar (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje armësh zjarri, të cilat dyshohet se ishin sjellë nga Kosova dhe më pas magazinuar në zonën e Selitës në Tiranë.

Personat e arrestuar janë:

-Gloris Nezaj, 39 vjeç

-Rezarto Rumi, 48 vjeç

-Kelvin Caushi, 49 vjeç

-Ardjan Caushi, 45 vjeç

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të përdorura nga grupi, policia sekuestruar:

-8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë)

-Pjesë të ndryshme armësh

-Një armë gjahu

-Krehra dhe municion luftarak

-3 radio si ato të policisë

-Një jelek multifunksional

-9 celularë

Hetimet dyshohet se zbulojnë një strukturë ku armët modifikoheshin dhe magazinoheshin për t’u shitur më pas në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Goditet grupi kriminal i armëve në Tiranë, policia jep detaje, kush janë 4 personat e arrestuar (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Redon Makashi reagon pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Fitim Makashi

✇Albeu
By: M C

Redon Makashi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të tij, aktorit të kinematografisë shqiptare, Fitim Makashi.

Në një postim në Instagram ai njoftoi ndarjen nga jeta të babait të tij si dhe kohën dhe vendin ku do të mbahen homazhet për aktorin e mirënjohur shqiptarë.

Postimi i Redon Makashit:

Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, artistit Fitim Makashi.

Homazhet në nderim të tij do të mbahen nga ora 11:00 – 13:00, pranë Art Turbina.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet n

Varrezat e Sharrës, Tiranë.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet.

U prehtë ё paqe

The post Redon Makashi reagon pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Fitim Makashi appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi/ Këngëtari prek me mesazhin për të atin

Ndarja nga jeta e aktorit të njohur Fitim Makashi i ka prekur të gjithë dhe veçanërisht familjen e tij. I biri, këngëtari i njohur Redon Makashi ka ndarë sot dhimbjen e thellë me një mesazh prekës në rrjetin social, duke njoftuar edhe detajet për ceremoninë mortore dhe homazhet. Ai shprehet se po njofton me dhimbje […]

The post Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi/ Këngëtari prek me mesazhin për të atin appeared first on BoldNews.al.

Këto janë veturat e reja më të qëndrueshme në raport me çmimin, zbulon studimi



Kur blini një veturë të re, zakonisht dy faktorë kryesojnë listën: çmimi dhe qëndrueshmëria.

Ju dëshironi diçka të përballueshme që do të zgjasë me vite.

Një studim i kohëve të fundit nga iSeeCars merr në konsideratë të dy faktorët, duke renditur veturat e reja më të qëndrueshme të vitit 2026 në krahasim me çmimet e tyre mesatare të listuara.

Analiza merr në konsideratë gjëra të tilla si jetëgjatësia, kostoja mesatare vjetore dhe çmimi i përgjithshëm.

Një total prej 25 veturash, kamionësh dhe SUV, u përfshinë në listën përfundimtare, me ndarje sipas stilit dhe madhësisë së karrocerisë.

Nuk është çudi që Honda Civic zë vendin e parë. Me një çmim mesatar prej 27,768 dollarësh, Civic ka një jetëgjatësi të pritur prej 13.5 vitesh.

Megjithatë, disa automjete kanë jetëgjatësi edhe më të madhe.

Mazda3 hatchback dhe Ford Ranger do t'ju zgjasin të dyja rreth 13.8 vjet. Toyota Tacoma duhet ta arrijë këtë jetëgjatësi deri në 15.7 vjet.

Më mbresëlënëse është se Lexus IS350 ka një jetëgjatësi mesatare prej 17.0 vjetësh.

Megjithatë, me këtë jetëgjatësi mbresëlënëse vjen edhe një çmim më i lartë.

Lexus IS350 kushton mesatarisht 50,945 dollarë, i ndjekur nga Ford Ranger me 43,797 dollarë dhe Nissan Frontier me 40,919 dollarë.

Një vështrim më i afërt në secilin lloj automjeti zbulon trende interesante.

SUV-i më i mirë, për shembull, është Mitsubishi Outlander Sport, me një jetëgjatësi të pritur prej 11.3 vjetësh.

I dyti pas Outlander Sport është Honda CR-V, që ka një jetëgjatësi të pritur prej 13.9 vjetësh.

Honda Civic ende i tejkalon të gjitha veturat e tjera, ndërsa Toyota Corolla me një jetëgjatësi të pritur prej 11.3 vjetësh.

Mazda3 hatchback, Volkswagen Jetta dhe Subaru Impreza nuk janë shumë prapa.

Kur bëhet fjalë për kamionët, Tacoma është modeli më i shitur. /Telegrafi/


Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim dhe pasion

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja ka reaguar për ndarjen sot nga jeta të aktorit Fitim Makashi.

“Një tjetër yll i teatrit dhe kinematografisë shqiptare u nda sot nga jeta”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

Gonxhja vlerëson figurën e Fitim Makashit si aktor, pedagog dhe emër i paharruar i skenës dhe ekranit, që i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt.

Ai la gjurmë në skenë me role si Pedagogu në “Pas provimit të dytë”, Beni në “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu në “Dritat e skenës” dhe Filipoviç në “Inspektori”.

Në kinematografi u bë pjesë e filmave që sot janë klasikë: “Nga mesi i errësirës”, “Duel i heshtur”, “Prita”, “Njesiti gueril”, “Ndërgjegjia”, “Larg barbarëve”, “Shpella e piratëve”, “Vdekja e kalit”, “Tre njerëz me guna”, “Gjurmë në kaltërsi”, “Intendenti”, “Ilegalët”, “Rrugicat që kërkonin diell”.

“U prehtë në paqe!”, shkruan Gonxhja.

/r.e/

The post Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim dhe pasion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 mln € të internetit, ç’po ndodh në KPP pas shpalljes së fituesve

Një situatë e pazakontë po shoqëron tenderin e madh të internetit me fond limit rreth 5.1 milionë euro, të shpallur disa muaj më parë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Edhe pse gjatë kësaj jave janë shpallur ofertat fituese, zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi atë që po ndodh në Komisionin e […]

The post Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 mln € të internetit, ç’po ndodh në KPP pas shpalljes së fituesve appeared first on BoldNews.al.

Lamtumirë Fitim Makashi, një emër që la gjurmë në Teatrin Kombëtar

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare aktori i njohur i kinemasë dhe teatrit shqiptar, Fitim Makashi.

Teatri Kombëtar i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për ndarjen nga jeta të aktorit Makashi, një prej figurave që ka dhënë një kontribut të çmuar në historinë e këtij institucioni.

“Puna dhe përkushtimi i tij në skenë dhe jashtë saj lanë gjurmë të rëndësishme në jetën artistike dhe në kujtesën e Teatrit Kombëtar. Ai do të mbahet mend për profesionalizmin, pasionin dhe dashurinë për artin”.

I lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, Fitim Makashi kreu studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe u angazhua për vite me radhë në Teatrin Popullor, ku interpretoi dhjetëra role në drama dhe komedi, duke u vlerësuar për seriozitetin dhe natyrshmërinë e tij në skenë.

Makashi la gjurmë të pashlyeshme edhe në kinematografinë shqiptare, duke interpretuar në filma të njohur që nga vitet ’60 deri në fillim të viteve ’90. Midis filmave ku luajti përfshihen: “Dueli i heshtur” (1967), “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegja” (1972), “Rugicat që kërkonin diell” (1975), “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Nga mesi i errësirës” (1978), “Intendenti” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Tre njerëz me guna” (1985), “Shpella e piratëve” (1991) dhe “Vdekja e kalit” (1992). Interpretimet e tij u dalluan për karakter të fortë dhe prani të veçantë artistike, duke e bërë pjesë të rëndësishme të brezit që ndërtoi identitetin e kinemasë shqiptare.

Përveç karrierës si aktor, Fitim Makashi kontribuoi si pedagog, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të artistëve shqiptarë.

Trashëgimia e tij artistike dhe ndikimi në teatrin dhe filmin shqiptar mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës kulturore kombëtare.

Stili artistik i Fitim Makashit karakterizohej nga një thellësi emocionale dhe një interpretim i natyrshëm, që e bën çdo rol të tij të paharrueshëm. Me një aftësi të jashtëzakonshme për të sjellë personazhe kompleksë në skenë dhe ekran, ai ka krijuar portrete autentike që mbeten të ngulitura në kujtesën e publikut. Qasja e tij ndaj aktrimit është e ndjeshme dhe e detajuar, duke i dhënë një dimension të veçantë çdo figure që ka interpretuar. Nën elegancën e tij artistike fshihet një forcë e madhe shprehëse, që ka kontribuar në zhvillimin e teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Fitim Makashi është babai i artistit Redon Makashi.

Publiku shqiptar nderon kujtimin e tij dhe rolin që luajti në zhvillimin e artit skenik dhe kinematografik në vend.

/r.e/ /a.g/

The post Lamtumirë Fitim Makashi, një emër që la gjurmë në Teatrin Kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori Fitim Makashi

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur, Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi. Makashi, njihej si një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike. Ai lindi në 10 prill 1944 ne Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Arteve për […]

The post Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori Fitim Makashi appeared first on BoldNews.al.

Vokshi në Strasburg: Ndryshimet në Kodin Penal presion ndaj medias

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, në Asamblenë Parlamentare të Këshilli i Evropës tha se ndryshimet e fundit në Kodin Penal në Shqipëri, bien ndesh me standardet evropiane dhe janë presion për median dhe shoqërinë civile. Duke folur nga Strasburgu, Vokshi theksoi se mbajtja e shpifjes si vepër penale […]

The post Vokshi në Strasburg: Ndryshimet në Kodin Penal presion ndaj medias appeared first on BoldNews.al.

"Sa të kryejë Jonida nevojën", momenti kur Olta Gixhari përdor gjuhë të papërshtatshme televizive në Big Brother VIP Kosova



Një moment jo fort i këndshëm televiziv është regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit “prime” të Big Brother VIP Kosova, duke shkaktuar reagime dhe komente të shumta në rrjete sociale.

Situata ka ndodhur në një çast që zakonisht shënon kulmin e tensionit në format, atë të shpalljes së të eliminuarit.

Teksa moderatorja e programit, Jonida Vokshi, njoftoi se spektakli do të shkonte në publicitet dhe se pas rikthimit do të bëhej i ditur emri i banorit që do të largohej nga shtëpia, banorja Olta ndërhyri papritur me një koment që u konsiderua i papërshtatshëm.

Ajo u dëgjua të thotë: “Sa të kryejë Jonida nevojën”, një shprehje që u transmetua drejtpërdrejt dhe nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

- YouTube youtu.be

Ky moment u perceptua si i pakëndshëm nga një pjesë e audiencës, e cila e konsideroi gjuhën e përdorur si të papërshtatshme për një format televiziv të kësaj natyre dhe për një orar prime-time.

Shumë ndjekës të emisionit reaguan menjëherë në rrjetet sociale, duke theksuar se deklarata të tilla nuk përputhen me standardet e komunikimit publik dhe profesional që priten në një spektakël kaq të ndjekur. /Telegrafi/

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe karakter lokal, kryesisht përgjatë zonave malore. Era do të fryjë me drejtim […]

The post Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Vokshi në Strasburg: Mosraportimi i Shqipërisë për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

Deputetja demokrate, njëkohësisht dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në emër të Grupit të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, theksoi se të drejtat sociale janë shtyllë e demokracive të qëndrueshme. Vokshi ngriti shqetësimin për dështimin e Shqipërisë për të paraqitur raport mbi zbatimin e Kartës Sociale Evropiane. […]

The post Vokshi në Strasburg: Mosraportimi i Shqipërisë për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike appeared first on BoldNews.al.

Filmi shqiptar ‘Shame and Money’ triumfon në Sundance, kthehet me çmim



Filmi shqiptar “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina ka arritur të fitojë çmim në festivalin prestigjioz “Sundance” në kategorinë “World Dramatic Competition”.

Filmi flet për burrin e përkushtuar ndaj familjes, i cili përpiqet të sigurojë jetesën, teksa presionet financiare shtohen.

Edhe pse nëna dhe kunati i tij i ofrojnë ndihmë, pranimi i mbështetjes ia lëndon dinjitetin.

“Shame and Money” arriti të jetë në top 4 filmat e përzgjedhur për këtë çmim, në konkurrencë me 10 filma gjithsej.



Në filmin me skenar nga Morina dhe Doruntina Basha, luajnë Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Fiona Gllavica, Alban Ukaj, Tristan Halilaj, Kumrije Hoxha, Labinot Lajçi dhe Rebeka Qena.

Filmi pati premierë botërore në “Sundance 2026” dhe ky ishte projekti i tij i dytë i regjisorit Morina që konkurroi në këtë festival prestigjioz pas “Exile” në vitin 2020. /Telegrafi/

Fundi i Janarit sjell surpriza të këndshme për tre shenja të zodiakut

Janari 2026 po mbaron, por për disa shenja të zodiakut, viti sapo ka filluar të zbulojë aspektet e tij më bujare. Sipas tendencave astrologjike, tre shenja të zodiakut janë në një periudhë veçanërisht të favorshme, ku fati, intuita e duhur dhe mundësitë e papritura punojnë pothuajse në harmoni. Qofshin zhvillime financiare, vendime të zgjuara apo […]

The post Fundi i Janarit sjell surpriza të këndshme për tre shenja të zodiakut appeared first on BoldNews.al.

❌