Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dosjet e SPAK-ut që tronditën politikën në Shqipëri

Viti 2025 do të mbahet mend si viti ku Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) shënjestroi zyrtarë dhe politikanë të lartë duke nxjerrë në dritë një shkallë të paimagjinueshme korrupsioni.

Viti i fundit nën drejtimin e kryeprokurorit Altin Dumani, i cili u pasua nga Klodian Braho, solli çështje të bujshme hetimore si ajo e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, zëvendëskryeministres Belinda Balluku apo dhe abuzimeve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Rastet në fjalë, iu shtuan serisë së hetimeve nga SPAK ndaj politikanëve të pushtetshëm si ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-Presidenti Ilir Meta.

Marrja si të pandehur e Metës dhe Berishës

Në maj të këtij viti ish-Presidenti Meta u mor zyrtarisht i pandehur së bashku me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. I arrestuar prej tetorit 2024, ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Çështja kryesore ndaj tij mbetet marrëdhënia ekonomike CEZ‑DIA, e cila dyshohet se, për interesa private, u ndikua nga favorizime dhe ndryshime ligjore të shtyra nga Meta.

Ish-Presidenti e ka cilësuar procesin “farsë hetimore” dhe e ka akuzuar SPAK‑un për “shërbim politik” ndaj qeverisë.

Ngjashëm, SPAK mori zyrtarisht të pandehur, në maj, edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pas rreth një viti arrest shtëpie, ai u la të gjykohej i lirë nën akuzat për korrupsion pasiv, nën dyshimin se përmes vendimeve kur ishte në krye të qeverisë, favorizoi dhëndrin, Jamarbër Malltezi, në një projekt ndërtimi ku ortakë kishte sipërmarrësit Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja.

Berisha e ka kundërshtuar hapur akuzën, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe duke cilësuar SPAK‑un për veprime në shërbim të mazhorancës.

Shpesh, gjuha e përdorur nga dy ish-shtetarët me ndikim në kampin opozitar, ka qenë e ashpër dhe me etiketime të rënda ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani.

Hetimi dhe akuzat ndaj Erion Veliajt

Në shkurt, SPAK arrestoi Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai dyshohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Hetimi i SPAK përqendrohet te pasuria dhe flukset e parave në drejtim të një grupi organizatash joqeveritare, pas të cilave dyshohet se qëndron bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.

SPAK dyshon se pasuria e kryebashkiakut Veliaj u ushqye për interesa klienteliste nga sipërmarrës, të cilët përfitonin leje ndërtimi dhe favorizime në tenderë publik.

Veliaj i kundërshtoi akuzat duke sulmuar publikisht prokurorët dhe gjykatësit që vendosën për arrestimin e tij. Rasti nxiti tensione politike, pasi ndodhi pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Kryeministri Rama mbajti një qëndrim të ashpër ndaj SPAK-ut, të cilin e akuzoi për “arrestime abuzive”, “pa gjyq” dhe “pa fakte”.

Në korrik, Veliajt iu komunikua akuza, ku në morinë e pretendimeve të SPAK ishte shtuar edhe akuza për futjen e një celulari në qelinë e paraburgimit.

Në shtator kryebashkiaku u mor zyrtarisht i pandehur, teksa pak ditë më pas Rama – fitimtar me 83 mandate në zgjedhjet e majit – tha publikisht se ish-ministrja e Arsimit dhe Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të ishte pasuesja e tij në bashki.

Kjo nënkuptoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Veliajt dhe vajtjen në zgjedhje të parakohshme për bashkinë Tiranë. Procedurat u ndoqën me shpejtësi nga shumica socialiste, e cila udhëhoqi shkarkimin deri te Presidenti Bajram Begaj. Ky i fundit e dekretoi vendimmarrjen pa vonesa.

Megjithatë, Veliaj e sfidoi këtë proces në Gjykatën Kushtetuese. Kjo më 3 nëntor rrëzoi vendimet si antikushtetuese duke e lejuar Veliajn të mbetej Kryetar Bashkie pavarësisht se mbeti në qeli për 10 nga 12 muajt e vitit 2025.

Ky proces nxori në pah tensionin midis pushtetit ekzekutiv, atij lokal dhe institucioneve të pavarura gjyqësore duke evidentuar sfidën e madhe për llogaridhënie ndaj pushtetarëve, të cilët tashmë e kanë kthyer në normë vijimin e ushtrimit të detyrës pavarësisht se ndaj tyre mund të ketë procese gjyqësore.

Hetimet dhe akuzat ndaj Belinda Ballukut

Hetimet e SPAK-ut nuk u ndalën vetëm tek Veliaj. Në fund të muajit tetor, u konfirmuan hetimet edhe ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ajo nuk u dorëhoq, pavarësisht se u mor zyrtarisht e pandehur. Me arsyetimin se mund të pengonte vijimin e hetimeve, Gjykata e Posaçme pranoi masën e kërkuar nga SPAK për të pezulluar Ballukun nga detyra si anëtare e qeverisë, ku ajo ushtron njëherazi edhe detyrën si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

SPAK dyshon se Balluku, së bashku me vartës të saj në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), u përfshi në manipulime të tenderëve dhe garës së tyre për projektet e Unazës së Madhe dhe tunelit të Llogarasë, tenderë me vlerë mbi 200 milionë euro.

Mijëra faqe komunikime mes saj dhe vartësve ekspozuan një praktikë të strukturuar të favoreve të paligjshme dhe keqpërdorimit të fondeve publike, të cilat dyshohet se janë shtrirë edhe në procedura të tjera.

Megjithatë, Kryeministri Rama nuk e shkarkoi, përkundrazi, ai i siguroi mbështetje Ballukut duke e ankimuar vendimin e pezullimit në Gjykatën Kushtetuese e cila më 12 dhjetor vendosi ta rikthejë në detyrë duke nxjerrë në pah edhe më shumë tensionin mes kërkesës për llogaridhënie dhe pretekstit për pavarësi mes pushteteve.

Me lëvizjen e kryer, Rama dukej se vendosi një precedent, që i paraprin një rast hipotetik ku SPAK mund ta hetojë edhe atë.

Përballë kësaj situate, SPAK ndryshoi qasje. Prokuroria e Posaçme kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut duke nënkuptuar ndryshimin e kërkesës për masë sigurie: nga pezullim detyre në arrest.

Ekspertë të ligjit, vlerësuan për Citizens.al se rasti Balluku tregon sfidën e lartë për SPAK-un në hetimin dhe vënien përpara drejtësisë të një zyrtareje me kompetenca ekzekutive dhe lidhje politike të fuqishme.

Megjithatë rasti i zëvendëskryeministres vuri seriozisht në diskutim qendrueshmërinë politike të qeverisë teksa gjatë dhjetorit u organizuan protesta të vazhdueshme ku u kërkua dorëheqja e Kryeministrit Rama.

Dosjet e AKSHI-t dhe lidhja me krimin e organizuar

Viti 2025 ekspozoi dhe një nga skemat, me gjasë, më korruptive të historisë së tranzicionit: abuzimet me fondet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), agjenci e cila prej vitit 2017 ka buxhetuar rreth gjysmë miliardi euro.

Hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah fitime marramendëse prej dhjetëra milionë euro të një grupi kontraktorësh të kryesuar nga sipërmarrësit Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri dhe manipulime financiare në projekte të lidhura me fondet kryesore të AKSHI-t, të drejtuar nga Mirilda Karçanaj.

SPAK ka ngritur dyshime për lidhje me grupe kriminale dhe skema të zhvatjes së parave publike. Drejtuesja Karçanaj, vartësit e saj në AKSHI dhe sipërmarrësit kryesorë të përfshirë, Agasi e Beqiri, akuzohen për grup të strukturuar kriminal.

Në lupën e hetimeve janë vënë të paktën 19 tenderë të AKSHI-t, me vlerë rreth 60 milionë euro, të cilët dyshohet se janë hartuar me fryrje zërash me qëllim për t’u përvetësuar në garë të paracaktuar.

Ato prekin sektorë të rëndësishëm si identifikimi dhe nënshkrimi elektronik, siguria e barnave apo dhe siguria ushqimore. Po kështu përmes këtyre tenderëve kompanitë e marra nën hetim kanë pasur akses në sistemet e sigurisë së policisë dhe burgjeve.

Ky ishte një tjetër skandal për qeverinë Rama, e cila e nisi mandatin e katërt pikërisht duke lavdëruar botërisht angazhimin e një ministre “artificialisht inteligjente” si Diellën, për të garantuar luftën ndaj korrupsionit dhe sigurinë në tenderët publik.

Projekti i Diellës në e-Albania është ngritur nga tenderët e AKSHI-t. Me rastet në fjalë, viti 2025 tregoi një qasje më agresive të SPAK-ut ndaj korrupsionit të nivelit të lartë.

Qartësisht është vendosur një standard i ri hetimi, por sfidat mbeten të mëdha. Proceset gjyqësore treguan vështirësitë që ka përpara sistemi i drejtësisë për të balancuar llogaridhënien me respektimin e pavarësisë së pushteteve, por mbi të gjitha të besimit të qytetarëve.

The post Dosjet e SPAK-ut që tronditën politikën në Shqipëri appeared first on Citizens.al.

Jo më ‘të paprekshëm’

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial […]

The post Jo më ‘të paprekshëm’ appeared first on Reporter.al.

11 ëndrrat e Beqirit për vitin 2023: Do blej një Jaht, do të shoh Milanin në ‘San Siro’, do kapim 6 zerot

Nga Elton Qyno Në një postim në profilin e tij në “Facebook” në fillim të vitit 2023 biznesmeni Ermal Beqiri, që tashmë është shpallur në kërkim nga SPAK, shpaloste 10 ëndrat e tij por dhe të stafit të “Soft-Solution” që dëshironin të realizonte gjatë vitit 2023. Fiks dy vite pas shfaqjessë të këtyre 10 dëshirave, […]

The post 11 ëndrrat e Beqirit për vitin 2023: Do blej një Jaht, do të shoh Milanin në ‘San Siro’, do kapim 6 zerot appeared first on BoldNews.al.

736 mijë lek rrogë në muaj/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit 1 mln €

Xhenila Tamizi, një juriste e kompanisë “Soft & Solution”, rezulton të jetë pronare e disa pasurive që SPAK dyshon se zotëruesi i vërtetë i tyre është biznesmeni i teknologjisë elektronike, Ermal Beqiri. Ndaj Beqirit dhe biznesmenit tjetër të shpallur në kërkim, Ergys Agasi, tashmë SPAK ka nisur një hetim pasurur me qëllim zbulimin e pasurive […]

The post 736 mijë lek rrogë në muaj/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit 1 mln € appeared first on BoldNews.al.

Dosja e AKSHI-t/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit luksoz

✇Albeu
By: V K

Nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Anti korrupsion (SPAK), për Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI),  rezulton se biznesmenit Ermal Beqiri ka blerë një jaht luksoz Predator 50 Skyfall në emër të Xhenila Tamizit.

Sipas verifikimeve të kryera nga prokuroria e Posaccme SPAK, Xhenila Tamizi, rezulton të jetë juristja e kompanisë “Soft & Solution”, tek e cila paguhet me 736 mijë lekë të vjtra në muaj.

Po kush është Xhenila Tamizi?

Nga dosja hetimore rezulton se, Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k. Ajo bëntë intervista punë dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani.

Nga deklarimet e bërë në SPAK, të gjithë që janë marrë në pyetje si persona në dijeni kane deklaruar se janë intervistuar nga Xhenila Tamizi.

Ka qenë po kjo shtetase, e cila shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pasi një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën.

Punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara, të cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve të shoqërisë “EA Solution” sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi.

Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k., madje në emër të saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht).

Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK dyshon se mbështetur në prova se shoqëria “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi.

“Nga tërësia e shpjegimeve të dhëna nga punonjësit e shoqërisë “EA Solution”, arsyeshëm krijohet bindja se kjo shoqëri ekziston në mënyrë krejtësisht fiktive dhe se nuk ka realizuar asnjë punë apo shërbim konkret, por se në realitet, të gjitha punët dhe/apo shërbimet e kryera prej saj, janë kryer nga punonjës të shoqërisë “Soft&Solution”. Në këtë kontekst, edhe faturimet e shoqërive të tjera dhe/apo blerja e shërbimeve nga palë të treta, nga shoqëria “EA Solutions” sh.p.k., dyshohet se janë fiktive”, theksohet ne dosje.

The post Dosja e AKSHI-t/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit luksoz appeared first on Albeu.com.

FOTO/ SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete të cilat i përkasin përsonave të dyshuar në dosjen qindra miliona eurosh të abuzimeve me tenderat e AKSHI-t. Këto asete besohet se janë përfituar nga paratë e dyshuara kriminale. Hetuesit kanë zbuluar një jaht luksoz në pronësi të Ermal Beqirit, zbulim ky i ardhur nga kontrollet e BKH-së. Nga […]

The post FOTO/ SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions” appeared first on BoldNews.al.

Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do…

✇Albeu
By: V K

Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe bisedat në zyrën e Ergys Agasit të regjistruara nga vetë biznesmeni.

Nga bisedat me biznesmenin tjetër Ermal Beqiri, del qartë sesi Agasi i ‘kopsiste’ punët për të tenderat në AKSHI.

Në një bisedë të datës 25 gusht 2023 Ergys Agasi bisedon me Ermal Beqirin, ku flitet edhe për kokainë.

“Këtu u forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër këtu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai. Merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine”, ka thene Ergys Agasi gjatë bisedave.

Kujtojmë që për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, masa të cilat nuk janë ekzekutuar, për shkak se ata nuk ndodhen në Shqipëri.

Pjese nga bisedat ne zyrën e Ergys Agasit:

Ergys Agasi: Ku e kam vu me i q .. robt

Ermal Beqiri: Është problem o vlla. Kishe intonacion brenda?

Ergys Agasi: Po

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: Si?

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: U ulem i çik me atë, i thashë e di si është puna i thashe

Ermal Beqiri: … japësh leke, te bllokojmë i ktu

Ermal Beqiri: .. jane t’u q .. motren … kte du ta shoh, ta marrin t ‘vetën, tu them ça muhabeti te bëjmë.

Ermal Beqiri: …. te vijnë ata …. te firmosin nai …

Ergys Agasi: … I thashë unë jo. Jo re i thashë, po ik i thashë, se kam i here raportin e kazinosë o vlla. Po jo re kur ta thërras une ai do vi

Ergys Agasi: … Ktu forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër ktu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai

Ergys Agasi: … merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine

Ka qenë data 26 janar 2024 kur vetë Agasi ka nga zyra e tij ka regjistruar një bisedë me Ermal Beqirin. Po në këtë bisedë Agasi përmend edhe Ilir Beqajn.

“I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam… Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut. Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë”, thotë Agasi.

Ergys Agosi: I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam…

Ergys Agasi: Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut

Ergys Agasi: Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë.

Ermal Beqiri: U dukte ma kollaj ajo

Ergys Agasi: Po pra se gjasme

Ergys Agasi: Pranej them mos i merr përsipër se atë e ndjekin gjona te tjera kur … ti, edhe ai mos …

Ergys Agasi: Se unë ja kam mbulu i çeshtje … jo o vlla …. e kane përgju vet ata

The post Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do… appeared first on Albeu.com.

Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI

Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit. Nën emrin EA Solutions, kompania pati një aktivitet të vrullshëm. Në bilancin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania në fjalë deklaroi të ardhura në masën 242.4 milionë […]

The post Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI appeared first on Reporter.al.

Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’ të Ramës

Paraditen e 12 gushtit 2025, Gerond Meçe, aksioner i një kompanie të teknologjisë në Tiranë, zbriti si zakonisht nga apartamenti i tij me një çantë të zezë në dorë dhe një çantë të dytë në shpinë. Pasi bëri pak hapa në drejtim të makinës së tij të parkuar, ai hapi bagazhin dhe po sistemonte çantat, […]

The post Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’ të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’

Paraditen e 12 gushtit 2025, Gerond Meçe, aksioner i një kompanie të teknologjisë në Tiranë, zbriti si zakonisht nga apartamenti i tij me një çantë të zezë në dorë dhe një çantë të dytë në shpinë. Pasi bëri pak hapa në drejtim të makinës së tij të parkuar, ai hapi bagazhin dhe po sistemonte çantat, […]

The post Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’ appeared first on Reporter.al.

Zbardhen takimet mes Agasit, Beqirit dhe Karçanajt: Nuk e diskutoj fare o burrë, jemi goxha lart, Nardi ka nxjerrë sekretin…

✇Albeu
By: V K

Në dosjen hetimore të AKSHI-t, dokumentohet me pamje takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, të cilët akuzohen nga SPAK se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Pamjet janë regjistruar nga Ergys Agasi me kamerën e instaluar në zyrën e tij, e cila ishte e lidhur edhe me celularin.

Në dosjen hetimore të AKSHI-t janë dhjetëra takime.

Në një bisedë biznesmeni Ermal Beqiri, i drejtohet Ergys Agasit duke i thënë se: “Informacioni është gjë shumë më e madhe sesa numrat”.

Agasi i përgjigjet me habi “Ue”.

Në një tjetër moment Ermal Beqiri i thotë: Ça me i bo atit…

Ergys Agasi i përgjigjet: Nuk e diskutoj fare o burrë, tashi jemi goxha shumë shumë lart.

Takimet dhe bisedat në zyrë mes Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt.

Këto biseda janë bërë në vitin 2023

Në një tjetër episod ku e pranishme është edhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi thotë: E ka bërë gati kallëzimin penal për Nardin se e ka nxjerrë sekretin….Edhe filloi pastaj e poa situatën si shkoi, filloi pastaj, jo po Nardi kshu…filloi tu shpjegu.

Pas kësaj bisede, drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj largohet.

Nga pamjet filmike të regjistruara rezulton se këto biseda janë bërë në 16 mars 2024 në orën 20:05 të mbrëmjes.

Takimet dhe bisedat në zyrë mes Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt.

Vendimi i GJKKO:

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme vendosi të enjten vazhdimin e masave të sigurimit personal “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoren Hava Delibashi.

Për tre biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta, mbeti gjithashtu në fuqi masa e “ndalimit për të dalë jashtë vendit”.

Ndërkohë, zv.drejtorit për hetimin e krimit në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili iu hoq masa e ndalimit për të dalë vendit, por mbeti në fuqi masa e pezullimit nga detyra.

Për dy të pandehurit e tjerë, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj, të akuzuar për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale, seanca e verifikimit do të kryhet kur të mundësohet ndalimi i tyre.

Sipas SPAK, të hetuarit kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, është një prej institucioneve më sensitive në vend, pasi menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe ministren me Inteligjencë Artificiale, ndërsa kryen rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme në lëshimin e qindra dokumenteve.

Agjencia ka qenë herë pas herë nën kritika për mënyrën e menaxhimit dhe tenderat sekretë, të justifikuar me siguri kombëtare, por skema e hetuar nga SPAK zbulon se kjo agjenci dhe informacionet kritike që ajo përpunon iu vunë në dispozicion një grupi kriminal, i cili përdor ndër të tjera pengmarrjen e rivalëve për të siguruar tenderat dhe para publike.

Ndërkohë që hetimet e SPAK zbulojnë një skemë abuzimi me paratë publike, po ashtu ngrenë pikëpyetje mbi cënimin e sigurisë kombëtare.

The post Zbardhen takimet mes Agasit, Beqirit dhe Karçanajt: Nuk e diskutoj fare o burrë, jemi goxha lart, Nardi ka nxjerrë sekretin… appeared first on Albeu.com.

Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit

Nga Boldnews.al Pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama bëri një “premtim bombastik”: Shqipëria do të jetë pararojë globale, vendin e parë në botë pa para fizike, brenda pesë viteve të ardhshme. Sipas tij, strategjie e qeverisë “cashless” (pa para në gjendje cash) “është plotësisht e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë […]

The post Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit appeared first on BoldNews.al.

Fjalët te protesta, kokën te Kushtetuesja/ Protesta e Berishës kundër Kushtetueses, prej frikës nga SPAK

Sali Berisha thotë që do bëjë protestë kundër qeverisë, por të hënën më shumë do thërrase njerëz që t’i bëjë presion Gjykatës Kushtetuese.

Në mes të një debati të forte politik dhe institucional, për ndarjen e pushteteve, kreu i PD më në fund bëhet me SPAK, kundër Gjykatës Kushtetuese.

Kërcënimi i Berishës, ndonëse është modest për shkak se protestat e tij janë bërë objekt memesh dhe humori, tregon për herë të parë sesi megjithëse në opozitë, ai kurrë nuk e ka shkëputur vëmendjen nga drejtësia, të cilës megjithëse i bën presion çdo ditë, vazhdon t’i ndruhet shumë.

“Keqpërdorin në shkallë ekstreme Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar drejtësinë. Bllokimi i drejtësisë është vepër e ngjashme me grushtin e shtetit.
Dhe Edi Ramës do i përgjigjemi si puçist po qe se bllokon drejtësinë. Forcat politike të opozitës, të mbledhura sot, vendosën të mobilizojnë të gjithë potencialet e tyre në një betejë vendimtare, në revolta vendimtare për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që i ka rënë Shqipërisë mbi krye.

Jemi forcë politike paqësore. Ne diktaturën më të dhunshme të kohërave e kemi përmbysur në mënyrë paqësore. Nuk heqim dorë ne nga parimet tona. Ka revolta paqësore të cilat kanë oshilacionet e tyre dhe grevat, nuk thashë se do hyjnë në grevë deputetët. Jo. Por janë të gjitha opsionet të hapura.

të gjitha pa përjashtim, në një bashkëpunim kriminal të AKSHI-t, që është database i të gjithë të dhënave, janë disponuar nga Ergys Agasi, Fatmir Troplini, Elvis Doçi, Suel Çela, kartelet shqiptare të drogës në Amerikën Latine. Pa përjashtim, të gjitha të dhënat janë eksportuar nga të gjithë sistemet e IT në Shqipëri, nga famëziu Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Mirlinda Kaçanaj. Kjo përbën ngjarjen më të rëndë në rrafshin e sigurisë kombëtare.”– tha Berisha.

Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj. Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal […]

The post Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare appeared first on Reporter.al.

Skandali me tenderat e AKSHI-t/ Gazetari: Ja fijet që çuan në goditjen e grupit

Gazetari Enton Qyno, ka zbardhur detaje mbrëmjen e sotme në lidhje me tenderat abuzivë të AKSHI-t, ku akuzohen si të përfshirë Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe 3 të tjerë. Sipas Qynos, një hetim i nisur prej vitesh në Prokurorinë e Posaçme, ka shërbyer si pikënisje për zbulimin e një skeme më të gjerë […]

The post Skandali me tenderat e AKSHI-t/ Gazetari: Ja fijet që çuan në goditjen e grupit appeared first on BoldNews.al.

Beqiri: Me seriozitet maksimal mund të dalim me rezultat pozitiv



Kuqezinjtë sonte zhvilluan seancën e fundit stërvitore para përballjes vendimtare të raundit të gjashtë në UEFA Ligën e Konferencës, ku të enjten në Qipro do të sfidojnë AEK Larnaca-n, me synimin për të marrë rezultat pozitiv dhe për të konfirmuar kualifikimin në fazën e ardhshme të garës, njofton Telegrafi.

Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, trajneri Jeton Beqiri theksoi se ekipi i tij ka treguar se mund të përballet denjësisht edhe me skuadra të forta evropiane.

“Kemi provuar se dimë të luajmë edhe ndaj ekipeve të forta në Europë. Respektojmë maksimalisht AEK-un, por nuk hyjmë në ndeshje për t’u frikësuar”, deklaroi Beqiri, duke shtuar se vetëm përmes punës dhe seriozitetit maksimal gjatë gjithë ndeshjes mund të arrihet rezultati i dëshiruar.

Tekniku kuqezi vlerësoi edhe cilësitë e kundërshtarit, duke veçuar organizimin dhe mbrojtjen e fortë të ekipit nga Qipro.

“Ata luajnë si ekip, sulmojnë dhe mbrohen së bashku, prandaj për të dalë me rezultat pozitiv duhet të bëjmë një paraqitje të nivelit të lartë”, nënvizoi Beqiri, duke shtuar se Shkëndija synon ta përmbyllë me sukses aventurën evropiane në këtë fazë.

Nga ana tjetër, portieri Baboucarr Gaye theksoi se përgatitjet janë fokusuar në detaje dhe në analizën e kundërshtarit.

“AEK-u është një ekip i mirë me lojtarë cilësorë dhe duhet të jemi shumë të vëmendshëm, jo vetëm unë si portier, por i gjithë ekipi”, tha Gaye, duke theksuar rëndësinë e punës së stafit teknik në përgatitjen e ndeshjes.

Gaye foli edhe për qasjen e tij personale para sfidës në Qipro, duke theksuar se fokusi është vetëm te detyrat e tij në fushë. “Përpiqem të qëndroj i qetë dhe i përqendruar, të mbaj portën të sigurt dhe të mbështes ekipin në çdo moment”, u shpreh portieri kuqezi.

Duke folur për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, Beqiri rikujtoi se kjo është përballja e fundit e fazës për të dyja skuadrat dhe se të dy ekipet janë në garë për kualifikim.

“Deri në ndeshjen e fundit jemi në luftë për diçka të madhe dhe shpresojmë që me një paraqitje të mirë të vazhdojmë rrugëtimin evropian edhe në pranverë”, deklaroi trajneri i Shkëndijës.

Në fund, Gaye nënvizoi se prioriteti mbetet suksesi i ekipit dhe jo statistikat personale. “Nuk më intereson kush bën pritjen apo kush bllokon topin në vijë, rëndësi ka që ekipi të ketë sukses”, tha ai, duke shtuar se objektivi është që viti të mbyllet fuqishëm dhe me rezultat pozitiv në Qipro. Ndeshja AEK Larnaca – Shkëndija luhet me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin biznesmenët të hiqnin dorë nga tenderat e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, procedura që më pas fitoheshin nga kompanitë e tyre, SPAK urdhëroi kontrolle të disa biznesmenëve, zyrtarë të Komisionit të Prokurimit Publik si […]

The post Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat appeared first on BoldNews.al.

Zysh Bela-Linda, dhe profesor Beqiri

Nga Boldnews.al Diella e vërtetë e kryeministrit Rama, ose Linda (Mirlinda Karçanaj) e AKSHI-t (Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit) nuk do dalë më nga shtëpia, duke munguar me shkelqimin e saj. Mjeshtrja, ose zysha e tenderave sekrete për “sigurinë teknologjike” të një vendi që si ka mbetur gjë pa ju hekeruar e publikuar, mësoi […]

The post Zysh Bela-Linda, dhe profesor Beqiri appeared first on BoldNews.al.

U sekuestruan 7 telefona në Qershor, tenderat e Karçanaj dolën në bisedat me…

Në muajin Qershor 2025, SPAK kapi 7 copë telefona dhe Lap-Top, gjatë kontrollit të tre banesave në Tiranë dhe Durrës, që i përkasin Ergys Agasit, një personazhi shumë të përfolur mes biznesit, politikës shqiptare dhe Krimit të Organizuar. Të gjitha telefonat me urgjencë u futën për ekspertim në laboratorin shkencor të SPAK, ku nga Akti-Ekspertimi, […]

The post U sekuestruan 7 telefona në Qershor, tenderat e Karçanaj dolën në bisedat me… appeared first on BoldNews.al.

SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin për abuzimet me tendera te Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). SPAK njofton se 8 persona, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Mirilda Karçanaj, Hava Delibashi, Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta dhe Erion Ismaili, po hetohen […]

The post SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI appeared first on BoldNews.al.

❌