❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sot mot i vranët me intervale kthjellimesh

TIRANË, 30 nĂ«ntor /ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditĂ«n e diel vendi ynĂ« do tĂ« jetĂ« nĂ« ndikim tĂ« masave ajrore relativisht tĂ« paqĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Priten reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 6/14 Re diell
Kukës -1/7 Re diell
Lezhë 7/14 Re diell
Dibër 1/8 Re diell
Durrës 8/15 Re diell
Tiranë 7/18 Re diell
Elbasan 7/18 Re diell
Berat 5/16 Re shi diell
Vlorë 8/16 Re shi diell
Korçë 1/8 Re shi diell
Gjirokastër 4/14 Re shi diell
Sarandë 6/15 Re shi diell

 

The post Sot mot i vranët me intervale kthjellimesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ShqiptarĂ«t festojnĂ« nĂ« Selanik, mediat greke i japin fokus flamurit tĂ« UÇK-sĂ«



28-29 Nëntor janë padyshim festat më të dashura për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit.

Shqiptarët e Greqisë kanë dhënë spektakël një natë më parë në qytetet e këtij shteti, teksa kanë festuar me flamuj, këngë e valle tradicionale nëpër rrugët kryesore.

Mediat greke kanĂ« shkruar pĂ«r kĂ«to festime, ndĂ«rsa janĂ« ndalur nĂ« Selanik, aty ku ‘shqipet’ kanĂ« vĂ«rshuar me makinat e tyre nĂ« rrugĂ«t kryesore dhe para ‘KullĂ«s sĂ« Bardhë’, njĂ« pikĂ« referimi e kĂ«tij qyteti, ndĂ«rsa nĂ« makina kanĂ« vendosur flamuj tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe tĂ« UÇK.


“Ata kanĂ« parkuar makinat para KullĂ«s sĂ« BardhĂ« dhe kanĂ« festuar duke kĂ«rcyer me flamuj”, shkruajnĂ« mediat greke, ndĂ«rsa theksojnĂ« se kjo festĂ« Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si pĂ«r tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t./Top Channel

Shqiptarët e Shqipërisë zgjedhin Europën për festat, ndërsa Shqipëria mbushet me turistë nga Kosova



GjatĂ« festave kombĂ«tare tĂ« 28 dhe 29 NĂ«ntorit, po vihet re gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« njĂ« fenomen nĂ« lĂ«vizjet turistike, shumĂ« shqiptarĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ« zgjedhin t’i kalojnĂ« pushimet jashtĂ« vendit, ndĂ«rsa nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ShqipĂ«ria mirĂ«pret njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m vizitorĂ«sh nga Kosova.

Përfaqësuesit e agjencive turistike thonë se për shqiptarët e Shqipërisë, festat e nëntorit shihen si mundësi për të udhëtuar në destinacione të huaja, kryesisht qytete europiane dhe vende fqinje, ku ofertat janë të larmishme dhe çmimet shpesh më konkurruese.

Ndërkohë, brenda vendit, tabloja është krejt tjetër. Menaxheri i një resorti bregdetar, Blerim Norja, shprehet se gjatë këtyre ditëve bien në sy rezervimet e shumta nga Kosova. Familjet kosovare zgjedhin bregdetin shqiptar për të festuar, duke e kthyer fundnëntorin në një periudhë të rëndësishme për turizmin vendas, edhe pse jashtë sezonit veror.

Për të krijuar një atmosferë sa më festive, hotelet dhe strukturat akomoduese kanë përgatitur aktivitete të ndryshme, duke e bërë qëndrimin e vizitorëve më të këndshëm. Edhe këtë vit, për festat e Nëntorit, institucionet vendore kanë veshur qytetin kuqezi, ndërsa janë planifikuar një sërë aktivitetesh kulturore artistike./A2 CNN

- YouTube youtu.be


Gjirokastra e veshur kuqezi

TIRANË, 29 nĂ«ntor /ATSH/ NĂ«n KalanĂ« e ArgjirosĂ«, Gjirokastra u vesh me drita dhe flamuj kuqezi pĂ«r tĂ« pĂ«rkujtuar Festat e NĂ«ntorit, duke krijuar njĂ« atmosferĂ« festive dhe krenarie kombĂ«tare.

Festimet e këtij viti u zhvilluan në të gjitha qytetet e vendit, me drita, flamuj e dekorime kuqezi, koncerte, aktivitete kulturore dhe programet e nxënësve që sollën artin dhe traditën shqiptare në qendër të vëmendjes.

Kryeministri Edi Rama postoi nga Gjirokastra, duke ndarĂ« emocionet e kĂ«saj dite tĂ« veçantĂ«: “NĂ«n KalanĂ« e ArgjirosĂ«, Gjirokastra Ă«shtĂ« veshur kuqezi”, shkroi Rama nĂ« njĂ« postim.

Ky moment simbolizon jo vetëm festimin e 28 dhe 29 Nëntorit, por edhe sakrificën dhe heroizmin e brezave që luftuan për lirinë e vendit, ndërsa qytetarët në të gjithë Shqipërinë morën pjesë masivisht për të festuar identitetin dhe vlerat kombëtare.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

NdĂ«rsa sot ShqipĂ«ria feston 81-vjetorin e Çlirimit, njĂ«kohĂ«sisht ditĂ« kujtese e sakrificĂ«s sublime pĂ«r mijĂ«ra tĂ« rinj e tĂ« reja qĂ« ranĂ« heroikisht nĂ« emĂ«r tĂ« lirisĂ«.

/gj.m/r.e/

The post Gjirokastra e veshur kuqezi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga Alpet të mbuluara nga dëbora

TIRANË, 29 nĂ«ntor /ATSH/ ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ«rheqĂ«se gjatĂ« viteve tĂ« fundit.

Përveç bregdetit gjatë verës, pushuesit zgjedhin si destinacion edhe bukuritë natyrore të vendit gjatë dimrit.

Një prej tyre janë edhe Alpet Shqiptare, të cilat të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës ofrojnë peizazhe mahnitëse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga madhĂ«shtia e Alpeve tona, tĂ« mbuluara nga manteli i bardhĂ« i dĂ«borĂ«s dhe tĂ« frekuentuara nga turistĂ«t e shumtĂ« vendas dhe tĂ« huaj nĂ« DitĂ«n e Çlirimit tĂ« vendit.

Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore mbeten një atraksion absolut i turizmit duke tërhequr pushues vendas dhe të huaj në çdo periudhë të vitit.

Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruar natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë.

Majat e maleve në këtë territor duket sikur arrijnë qiellin. Bukuria mahnitëse e tyre pasqyrohet në ujërat e kthjellta të lumenjve si Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj., si dhe në liqenet akullnajore të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj., ofrojnë një qetësi përrallore dhe një nivel adrenaline, e cila ndryshon në çdo moment që shijon bukuritë e shumta të kësaj hapësire.

Male të tilla si Radohima, Maja e Hekurave, maja e Arapit, maja e Shkëlzenit ofrojnë një panoramë të ndryshme, e cila tundon shpirtin aventuror të çdo vizitori për të parë bukuritë natyrore përreth tyre.

/gj.m/r.e/

The post Rama ndan pamje nga Alpet të mbuluara nga dëbora appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E shtunë 29 nëntor, alternime vranësirash dhe ulje e temperaturave

TIRANË, 29 nĂ«ntor /ATSH/ Vendi ynĂ« ditĂ«n e shtunĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike relativisht tĂ« paqĂ«ndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu të dobëta, lokale, dhe afatshkurtra kryesisht në jug të territorit.

Era me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 17 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 5/14 Re shi diell
Kukës -1/8 Re shi diell
Lezhë 5/12 Re shi diell
Dibër 1/8 Re shi diell
Durrës 7/14 Re diell
Tiranë 9/15 Re diell
Elbasan 5/15 Re shi diell
Berat 5/15 Re shi diell
Vlorë 9/15 Re shi diell
Korçë 2/9 Re shi
Gjirokastër 4/14 Re diell
Sarandë 8/15 Re shi diell

The post E shtunë 29 nëntor, alternime vranësirash dhe ulje e temperaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot 29 NĂ«ntori, pĂ«rkujtohet 81-vjetori i Çlirimit tĂ« ShqipĂ«risĂ«

NjĂ« ditĂ« pas festimeve tĂ« PavarĂ«sisĂ«, ShqipĂ«ria pĂ«rkujton sot 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistĂ«. Ashtu si çdo vit, figurat mĂ« tĂ« larta tĂ« shtetit pritet tĂ« zhvillojnĂ« homazhe nĂ« Varrezat e DĂ«shmorĂ«ve tĂ« Kombit, duke nderuar sakrificĂ«n dhe heroizmin e atyre qĂ« luftuan pĂ«r liri.

Aktivitetet qĂ« nisĂ«n nga dje pĂ«r 113 vjetorin e PavarĂ«sisĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, pritet tĂ« vijojnĂ« edhe sot nĂ« kuadĂ«r tĂ« ditĂ«s sĂ« Çlirimit.

Institucione të ndryshme të kulturës kanë njoftuar për program të larmishëm, si një mundësi e shkëlqyer për të festuar kulturën, historinë dhe traditat shqiptare me aktivitete që përfshijnë art, muzikë, valle, ekspozita dhe shumë më tepër.

Shqipëria u çlirua nga forcat fashiste dhe naziste më 28 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi që nisi me agresionin fashist italian më 7 prill 1939. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, vendi ra nën kontrollin e gjermanëve.

Lufta për çlirim kulmoi në nëntor të vitit 1944. Tirana u çlirua më 17 nëntor të atij viti, ndërsa Shkodra dhe zona veriore më 29 nëntor, duke shënuar fundin e pushtimit gjerman në të gjithë vendin.

Shqipëria mbetet i vetmi vend në Ballkan që arriti të çlirohej kryesisht me forcat e veta, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit u ndihmuan nga Ushtria e Kuqe.

The post Sot 29 NĂ«ntori, pĂ«rkujtohet 81-vjetori i Çlirimit tĂ« ShqipĂ«risĂ« appeared first on iconstyle.al.

Këmbimi valutor 29 Nëntor 2025/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

✇Albeu
By: V K

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 84 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 109.5 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 29 Nëntor 2025/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera appeared first on Albeu.com.

Policia nuk lejon veturat me simbole kombëtare të qarkullojnë në Mitrovicë të Veriut



Policia në Mitrovicë të Veriut po i kthen prapa veturat të cilat me simbole shtetërore e kombëtare po tentojnë të lëvizin në këtë pjesë të qytetit, në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 28.11.2025.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga udhĂ«kryqi nĂ« “Lagjen e BoshnjakĂ«ve”.



Petrit Fejza, shef i Operativës Rajonale të Policisë, tha për KALLXO.com se organet e rendit nuk po i lejojnë personat me flamuj të parakalojnë në veri të vendit me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

“Flamujt nuk janĂ« tĂ« ndaluar me ligj, pĂ«rkundrazi festa Ă«shtĂ« zyrtare mirĂ«po ne nĂ« kapacitetin tonĂ« si institucion i zbatimit tĂ« ligjit qĂ« pĂ«r qĂ«llim e ka ruajtjen e rendit dhe qetĂ«sisĂ« publike jemi duke marrĂ« masa qĂ« mos me ardhĂ« deri te nevoja pĂ«r me ndĂ«rhy”- potencoi Fejza.

NdĂ«rsa, nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Jugut ka atmosferĂ« festive, me flamuj tĂ« vendosur nĂ« hapĂ«sira publike e qarkullim tĂ« qytetarĂ«ve me flamuj kombĂ«tarĂ«, tĂ« KosovĂ«s e tĂ« UÇK-sĂ«.Ndryshe, program festiv e homazhe u bĂ«nĂ« nĂ« KullĂ«n e IsĂ« Boletinit nĂ« fshatin Boletin tĂ« komunĂ«s sĂ« Zveçanit, ku tĂ« pranishĂ«m ishin edhe kryekuvendari Dimal Basha, zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« institucioneve qendrore e lokale.

Shqiptarët sot kremtojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Osmani nĂ« pritjen e organizuar nga Begaj: Çdo hap sot Ă«shtĂ« amanet i heronjve tanĂ«



Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka marrĂ« pjesĂ« mbrĂ«mĂ« nĂ« pritjen e organizuar nga Presidenti i ShqipĂ«risĂ«, Bajram Begaj, me rastin e 28 NĂ«ntorit – DitĂ«s sĂ« PavarĂ«sisĂ«. Osmani tha se takimi i bashkoi nĂ«n flamurin kuqezi, duke sjellĂ« atmosferĂ« tĂ« ngarkuar me histori dhe simbolikĂ« kombĂ«tare.

Ajo theksoi se 28 Nëntori kujton sakrificën e heronjve dhe gjakun e derdhur për lirinë e trojeve shqiptare, duke shtuar se çdo hap i institucioneve sot duhet të jetë në funksion të integrimit dhe bashkëpunimit më të madh mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

“GĂ«zuar 28 NĂ«ntorin, shqiptarĂ« kudo qĂ« jeni!”, u shpreh Osmani nĂ« urimin e saj.


“Ku ka si ti ShqipĂ«ria ime!” jehon nĂ« sheshin e Munihut pĂ«r 28 NĂ«ntor



“Ku ka si ti ShqipĂ«ria ime!”, nĂ« sheshin e Munihut pĂ«r 28 NĂ«ntor! đŸ‡ŠđŸ‡±

Me rastin e Festa e Flamurit, bashkatdhetari Azem Haziri interpreton me piano nĂ« sheshin e Munihut veprĂ«n e njohur “Ku ka si ti o ShqipĂ«ria ime”, duke sjellĂ« emocion dhe krenari shqiptare nĂ« zemĂ«r tĂ« GjermanisĂ«.

Një moment i veçantë që lidh diasporën me atdheun dhe simbolin e lirisë.

Shikoni videon dhe ndjeni atmosferën e 28 Nëntorit në Munih!



“Sot zemrat tona rrahin mĂ« fort pĂ«r lirinĂ«â€, mesazhi nga Lugina

PRISHTINË, 28 nĂ«ntor /ATSH/ Deputeti shqiptar nĂ« Kuvendin e SerbisĂ«, Shaip Kamberi, ka uruar qytetarĂ«t shqiptarĂ« me rastin e 28 NĂ«ntorit – DitĂ«s sĂ« Flamurit, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« datĂ« si ditĂ«n kur “u ndez pĂ«rjetĂ«sisht drita e lirisĂ« shqiptare”.

Kamberi ka shkruar në Facebook se kjo festë përfaqëson lidhjen mes së kaluarës heroike dhe aspiratave për të ardhmen.

“Sot zemrat tona rrahin mĂ« fort, sepse kujtojmĂ« ditĂ«n kur e shkuara jonĂ« heroike takon tĂ« ardhmen. Flamuri kuqezi na kujton se jemi njĂ« komb me shpirt tĂ« madh, tĂ« kaluar nĂ« sakrifica tĂ« shumta, por me krenari tĂ« pathyer,” shkroi ai.

Kamberi uroi që flamuri shqiptar të valojë kudo ku jetojnë shqiptarët, duke shtuar se uniteti dhe dinjiteti janë kyçe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

“TĂ« valojĂ« flamuri ynĂ« i shenjtĂ« nĂ« çdo shtĂ«pi, nĂ« çdo zemĂ«r dhe nĂ« çdo cep tĂ« botĂ«s ku jetojnĂ« shqiptarĂ«t. Me unitet dhe dinjitet mund tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t tanĂ«â€, pĂ«rfundoi ai. /KosovaPress/

The post “Sot zemrat tona rrahin mĂ« fort pĂ«r lirinĂ«â€, mesazhi nga Lugina appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani kujton komandatin legjendar, Adem Jashari: Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari

PRISHTINË, 28 nĂ«ntor /ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka pĂ«rkujtuar sot komandantin legjendar tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Adem Jasharin, nĂ« 70-vjetorin e lindjes sĂ« tij, duke e cilĂ«suar atĂ« si simbol tĂ« pavdekshĂ«m tĂ« lirisĂ« dhe krenarisĂ« kombĂ«tare.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka theksuar se figura e Jasharit mbetet e gjallë në zemrën e çdo shqiptari.

“Ai Ă«shtĂ« i gjallĂ« nĂ« çdo zemĂ«r shqiptari, frymĂ« e pavdekshme e lirisĂ« dhe krenarisĂ« kombĂ«tare. NĂ« 70 vjetorin e lindjes, si dhe nĂ« çdo ditĂ« qĂ« frymojmĂ« lirshĂ«m, tĂ« pĂ«rulemi Komandant!”, ka shkruar presidentja.

Në vazhdimësi, institucionet e Kosovës dhe qytetarët e përkujtojnë ditëlindjen e komandantit legjendar, duke nderuar veprën, sakrificën dhe trashëgiminë e tij që mbetet themeli i shtetit dhe lirisë së Kosovës.

/KosovaPress/

The post Osmani kujton komandatin legjendar, Adem Jashari: Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festa e Pavarësisë, mbi 18 mijë shqiptarë të Kosovës në 24 orët e fundit kaluan në Morinë

TIRANË, 28 nĂ«ntor/ATSH/ QytetarĂ« tĂ« shumtĂ« nga Kosova kanĂ« zgjedhur ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« kaluar festat e 28 dhe 29 nĂ«ntorit.

Prefekti i qarkut tĂ« KukĂ«sit, Dritan Beji tha sot pĂ«r ATSH-nĂ« se “nĂ« 24 orĂ«t e fundit nĂ« PikĂ«n e Kalimit Kufitar tĂ« MorinĂ«s ka pasur njĂ« fluks tĂ« lartĂ« tĂ« qytetarĂ«ve nga Kosova qĂ« i janĂ« drejtuar ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« festuar”

“Referuar tĂ« dhĂ«nave tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PolicisĂ« Kufitare tĂ« Kalimit Kufitar tĂ« MorinĂ«s vetĂ«m gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit janĂ« futur 64 autobusĂ«, ndĂ«rsa nĂ« total kanĂ« hyrĂ« 17,789 shtetas dhe 4,651 automjete”, tha Beji.

Ndërsa, vijoi Prefekti Beji, vetëm mëngjesin e sotëm kanë hyrë 500 mjete me 2 mijë persona.

Sipas tij, autoritetet kufitare po e përballojnë numrin e madh të hyrjeve dhe daljeve dhe nuk janë krijuar radhë dhe as vonesa.

Për shqiptarët e Kosovës qyteti më i preferuar për të festuar mbetet Vlora, por edhe qytetet e tjera të vendit.

Në të gjithë vendin sot festohet 113-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, si dhe nderon Ditën e Flamurit Kombëtar, simbol i rrugëtimit historik, i sfidave të përballuara dhe i vlerave që bashkojnë shqiptarët kudo ndodhen.

1 nga 4

/k.s/

The post Festa e Pavarësisë, mbi 18 mijë shqiptarë të Kosovës në 24 orët e fundit kaluan në Morinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodra feston 28 Nëntorin: Paradë me kuaj dhe simbole kuqezi

TIRANË, 28 nĂ«ntor /ATSH/ Shkodra ka vijuar sot festimet pĂ«r 28 NĂ«ntorin, DitĂ«n e PavarĂ«sisĂ«, duke sjellĂ« nĂ« rrugĂ«t e qytetit njĂ« atmosferĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme bashkimi dhe krenarie kombĂ«tare.

Qytetarë të shumtë, të veshur me simbole kuqezi dhe me flamuj në duar, i janë bashkuar festës së madhe kombëtare.

Tradita shkodrane u përcoll edhe këtë vit me paradën e njohur me kuaj, një nga elementet më karakteristike të festimeve në qytetin verior.

Nën tingujt e muzikës tradicionale dhe moderne, rrugët e Shkodrës u mbushën me energji, gjallëri dhe emocione.

Instrumentistë e grupe artistike i dhanë ngjarjes një dimension edhe më të veçantë, duke shoqëruar festën me ritme që rikthyen ndjesinë e ditëve të mëdha të historisë shqiptare.

NĂ« ShkodĂ«r u organizua mbrĂ«mĂ« edhe “Sofra e PavarĂ«sisĂ«â€ nĂ« njĂ« atmosferĂ« kuqezi ku u mblodhĂ«n mbi 200 tĂ« ftuar nga mbarĂ« hapĂ«sira shqiptare.

E konsideruar si organizimi mĂ« i madh i kĂ«tij lloji nĂ« ShkodĂ«r, “Sofra e PavarĂ«sisĂ«â€ Ă«shtĂ« njĂ« rikthim tek tradita e hershme e mikpritjes qĂ« bashkon shqiptarĂ«t.

Dhjetëra dronë vizualizuan në qiell hartat e Shqipërisë dhe Kosovës, simbolet kombëtare si dhe figurën e Ismail Qemalit.

Darka solemne rreth “SofrĂ«s sĂ« PavarĂ«sisĂ«â€, ku merrnin pjesĂ« edhe Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani dhe ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, kulmoi me organizimin e njĂ« koncerti festiv.

Përgjatë gjithë javës, kjo sofër ka shërbyer si një vitrinë promovimi për produktet bio nga të gjitha trevat shqiptare, duke krijuar një mozaik shijesh autentike dhe duke evidentuar vlerat e trashëgimisë kulturore.

Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

/gj.m/a.f/

The post Shkodra feston 28 Nëntorin: Paradë me kuaj dhe simbole kuqezi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

28 Nëntori, shqiptarët festojnë 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë!

Shqiptarët, kudo ku ndodhen, festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i kryesuar nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ky akt ishte kurorëzimi i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe ngritjen e një shteti të pavarur shqiptar.

Në shpalljen e Pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

28 nĂ«ntori i vitit 1912 u quajt si “NĂ«ntori i dytĂ«â€ pasi mĂ« 28 NĂ«ntor 1443, Heroi KombĂ«tar Gjergj Kastriot SkĂ«nderbeu çliroi KrujĂ«n nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanĂ« e saj.

MĂ« 28 NĂ«ntor 1912, Ismail Qemali shpalli PavarĂ«sinĂ« e ShqipĂ«risĂ«, duke deklaruar nĂ« VlorĂ«: “Me njĂ« zĂą venduan qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« bĂąhet nĂ« vehte, e lirĂ« e e mosvarme”.

Ismail Qemali ishte nisur qĂ« mĂ« 19 nĂ«ntor nga Triestja drejt brigjeve tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« shpallur pavarĂ«sinĂ«. MĂ« 21 nĂ«ntor, zbarkoi nĂ« DurrĂ«s prej vaporit tĂ« Llojdit austriak “Baron Bruck”. NĂ« kĂ«tĂ« qytet u prit nĂ« qelĂ«n e Dom NikollĂ« Kacorrit, i cili do tĂ« ishte pas njĂ« jave edhe zĂ«vendĂ«skryeministri i parĂ« i qeverisĂ« sĂ« 28 NĂ«ntorit. Sipas letĂ«rkĂ«mbimit mes Eqrem Bej VlorĂ«s dhe Mustafa KrujĂ«s, ngritja e flamurit ishte menduar tĂ« bĂ«hej mĂ« 22 nĂ«ntor nĂ« DurrĂ«s, me qĂ«llim parandalimin e pĂ«rparimit tĂ« mĂ«tejshĂ«m tĂ« ushtrive pushtuese nĂ« territorin e vendit. Por, pĂ«r shkak tĂ« gjendjes sĂ« nderĂ« nĂ« qytet, Ismail Qemali lajmĂ«roi telegrafisht delegatĂ«t nga mbarĂ« vendi qĂ« tĂ« drejtoheshin pĂ«r nĂ« qytetin e tij tĂ« lindjes, nĂ« VlorĂ«.

Ndërkohë që forcat serbe përparonin me shpejtësi drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës (27 nëntor), ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës.

Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

28 Nëntori i vitit 1912 shënoi dhënien fund të sundimit gati pesëshekullor të Perandorisë Osmane dhe njëkohësisht krijoi kushte të reja politike për zhvillimin ekonomik, shoqëror e kulturor.

Data 28 nëntor përsëritet në historinë e Shqipërisë edhe në raste të tjera si fillimi i transmetimeve të Radio Tirana më 28 nëntor 1938 dhe datëlindja e heroit legjendar, Adem Jashari më 28 nëntor 1955.

Ndërkohë, prej vitit 2017, 28 Nëntori është shpallur feste zyrtare edhe në Kosovë. Kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj e shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës duke thënë se, kjo do të ishte Dita e Shqiptarëve, në respekt të vlerave të trungut etnik shqiptar si dhe traditave të mira familjare e shoqërore.

“Abcnews” i uron tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«ve gĂ«zuar festat e 28-29 nĂ«ntorit.

/abcnews.al/

Kuqezi.ai – Aplikacioni qĂ« po “vesh” shqiptarĂ«t pĂ«r 28 NĂ«ntor me vetĂ«m njĂ« foto



Afër 28 Nëntorit, rrjetet sociale janë mbushur me foto festive.

Por këtë vit ka diçka krejt ndryshe: Kuqezi.ai, një aplikacion i bërë në Kosovë, që të vesh virtualisht me rroba tradicionale shqiptare thjesht duke ngarkuar një foto.

Një klik dhe shfaqesh me plis, xhamadan, veshje popullore dhe motive nga të gjitha trevat shqiptare. Perfekt për Ditën e Flamurit.

Si funksionon?

1.⁠ ⁠Hyn në Kuqezi.ai

2.⁠ ⁠Regjistrohesh

3.⁠ ⁠Ngarkon një foto tënde

4.⁠ ⁠Brenda sekondave, AI krijon portretin tënd me veshje tradicionale

Platforma jep 2 foto falas në ditë.

Pse po bëhet viral për 28 Nëntor?

ËshtĂ« mĂ«nyra mĂ« kreative pĂ«r tĂ« festuar

Të lidh me kulturën dhe traditën

Përdoret për foto familjare, profile, story dhe urime festive

I përshtatet shqiptarëve në çdo cep të botës

Krenari kombëtare me teknologji moderne

Kuqezi.ai është zhvilluar nga programues vendorë dhe po bëhet hit sidomos në ditët e festave kombëtare.

Provo aplikacionin para 28 NëntoriT.

https://kuqezi.ai/

28 Nëntori festohet bashkërisht nga sindikatat policore të Shqipërisë e Kosovës



Për nder të festës së madhe kombëtare, 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Sindikata e Policisë së Kosovës dhe Sindikata e Policisë së Shqipërisë, në bashkëpunim dhe përkrahje të të dy policive nga Shqipëria dhe Kosova, organizuan një lojë sportive në futboll të vogël, me ekipe sportive nga Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë.

Në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror siç është Akademia e Sigurisë së Policisë së Shqipërisë në Tiranë, u mbajt gara sportive në futboll të vogël ku të dy ekipet treguan respekt, profesionalizëm dhe disiplinë të lartë garuese, duke treguar se rezultati pozitiv i kësaj gare është vet loja dhe festa e përbashkët për nder të 28 Nëntorit.

Kryetarët e dy Sindikatave Policore, Avdi Hoti dhe Sadedin Fishta me stafin menaxhues, fillimisht u pritën në takim zyrtar nga Rektori i Akademis së Sigurisë Ilirjan Mandro, nga ku përçuan mesazhe të fuqishme të bashkimit, bashkëpunimit dhe kremtimit të përbashkët të festave të ndryshme ndërshtetërore.

Se vërtetë, sporti dhe vet sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, e dëshmoj edhe ky organizim i përbashkët, i cili u realizua në një atmosferë të lartë vëllazërore e festive.

SportistĂ«ve garues tĂ« tĂ« dy ekipeve tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe PolicisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ«, iu ndanĂ« medalje nĂ« shenjĂ« nderimi pĂ«r pjesĂ«marrjen nĂ« kĂ«tĂ« garĂ« sportive, e cila iu dedikua festĂ«s kombĂ«tare tĂ« “28 NĂ«ntorit”. /Telegrafi/

E enjte 27 nëntor, vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu

TIRANË, 27 nĂ«ntor/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se sot vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike tĂ« paqĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu në të gjithë vendin që prej orëve të mesnatës e gjatë gjithë ditës. Reshjet parashikohen me intensitet të ulët e hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Gjatë orëve të para të mëngjesit në relievet e larta malore veri-verilindje-juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor jug-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 11/15 Re shi diell
Kukës 10/13 Re shi
Lezhë 11/14 Re shi diell
Dibër 7/11 Re shi
Durrës 11/16 Re shi diell
Tiranë 10/17 Re shi diell
Elbasan 6/14 Re shi diell
Berat 10/17 Re shi diell
Vlorë 13/16 Re shi diell
Korçë 7/10 Re shi
Gjirokastër 12/16 Re shi diell
Sarandë 11/15 Re shi diell

/r.e/

The post E enjte 27 nëntor, vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit 27 Nëntor 2025, vranësira mesatare dhe reshje e shiu

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduara, si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Reshje e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave, shoqëruar meshkarkesa elektrike.

Në Alpe dhe në Verilindje-Lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët, në Alpe hera-herësstuhi dëbore.

Era do të fryjë me drejtim nga Verilindje- Juglindje, me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 18m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.

The post Parashikimi i motit 27 Nëntor 2025, vranësira mesatare dhe reshje e shiu appeared first on Albeu.com.

❌