Autoritetet po monitorojnë situatën e rëndë në të gjitha qarqet dhe po punojnë për normalizimin e zonave të prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Ministria e Mbrojtjes njofton se në Qarkun Lezhë, ekipet në terren po punojnë për të stabilizuar situatën në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë-Mamurras në bashkinë Kurbin, ku reshjet kanë sjellë probleme.
Sakaq në Qarkun Durrës, situata në Sukth, Katund të Ri dhe Ishëm është drejt normalizimit, pasi ujërat janë tërhequr. Lumenjtë Erzen dhe Ishëm janë në nivel të qëndrueshëm, ndërsa hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj po punojnë me kapacitet të plotë për të garantuar largimin e ujërave.
Në Qarkun Kukës, autoritetet vendore dhe kompanitë kontraktuese kanë pastruar të gjitha akset kombëtare, duke siguruar lëvizshmërinë e mjeteve dhe duke e mbajtur situatën nën vëzhgim të vazhdueshëm.
NĂ« Qarkun ShkodĂ«r, falĂ« ndĂ«rhyrjeve tĂ« pandĂ«rprera tĂ« grupeve tĂ« punĂ«s Ă«shtĂ« zhbllokuar segmenti rrugor ThethâNdĂ«rlysaj, ndĂ«rsa puna po vijon nĂ« segmentin NdĂ«rlysajâBreg-Lumi nĂ« njĂ«sinĂ« administrative ShalĂ«.
Në Qarkun Vlorë, prurjet e lumenjve në Kalasë dhe Bistricë janë stabilizuar, duke lejuar normalizimin e qarkullimit në Shelegar dhe Krane.
Në Qarkun Fier, prurjet e lumit Vjosë janë rritur me shpejtësi në pikëmatjen e Urës së Mifolit, çka ka çuar në forcimin e masave të gatishmërisë.
NĂ« Qarkun Elbasan, ekipet po punojnĂ« pĂ«r tĂ« pastruar inertet nĂ« segmentet ElbasanâPeqin dhe ElbasanâLibrazhd. NĂ« fshatin KerpicĂ«, njĂ«sia administrative KushovĂ«, po monitorohet me kujdes niveli i lumit, pasi ujĂ«rat mund tĂ« rrezikojnĂ« tetĂ« banesa.
Në Qarkun Berat, rreth 20 hektarë ullishte në fshatin Veterrik janë përmbytur, pasi lumi Osum ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur zonat bujqësore përreth.
Në Qarkun Korçë, situata në fshatin Sanjollas është normalizuar pas zhbllokimit të tombinove dhe pastrimit të inerteve, duke eliminuar rrezikun për banesat në zonë.
NĂ« Qarkun GjirokastĂ«r, nĂ« disa rrugĂ« urbane ka prezencĂ« uji, por trafiku nuk Ă«shtĂ« bllokuar. Liqeni i Viroit Ă«shtĂ« afruar kuotĂ«s kritike, por mbetet nĂ«n monitorim. NĂ« Lazarat dhe KordhocĂ« ka vĂ«rshime nga pĂ«rrojt malorĂ«, ndĂ«rsa nĂ« aksin GjirokastĂ«râValare qarkullimi bĂ«het vetĂ«m me mjete tĂ« larta. Problem mbetet bllokimi i aksit SuhĂ«âPoliçan, ndĂ«rsa pĂ«rroi i LabovĂ«s ka shtuar prurjet. Forcat bashkiake po punojnĂ« pĂ«r zhbllokimin e rrugĂ«ve.
Në Qarkun Dibër, reshjet kanë shkaktuar probleme në disa njësi administrative, përfshirë Zall-Dardhën, Luzninë, Tomin, Xibërin dhe Klosin. Në bashkinë Mat po hiqet uji nga katet e para të dy shkollave dhe disa banesave, ndërsa në Fushë-Baz prurjet e shumta të përroit kanë bllokuar rrugët.
NJOFTIM MBI SITUATĂN E MOTIT
Prej orësh strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishnëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga reshjet e shiut që kanë vijuar në pothuaj të gjithë territorin e vendit.
Situata sipas qarqeve
Qarku Lezhë
Vijon puna për normalizimin e situatës në, fshatrat Gjorm , Zhejë, Fushë Mamurras, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin dhe në njësitë ku për shkak të reshjeve të djeshme janë evidentuar probleme.
Punonjësit në terren po monitorojnë situatën në fshatin Jezull, Njësia Administrative Rrëshen, në fshatin Kodër Rrëshen, ku nga rrëshqitja r tokës rrezikohet një banesë.
Nivelet e ujit në lumenjtë Drin dhe Mat janë brenda kuotave.
Qarku Durrës.
Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm, drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura.
Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale.
Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.
Qarku Kukës.
Situata është nën monitorim të plotë nga autoritetet vendore dhe subjektet kontraktore, të cilat kanë bërë pastrimin e të gjitha akseve rrugire nacionale, duke garantuar aksesin e tyre për automjetet
Qarku Shkodër
Pas një pune të palodhur të forcave në terren është zhbllokuat rruga në segmentin Theth- Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë.
Po punohet gjithashtu edhe në segmentin Ndërlysaj- Breg-Lumi.
Qarku Vlorë
Bashkia Delvinë: Në Kalasë dhe Bistricë lumenjtë janë terhequr në shtrat, duke liruar rrugën nga uji.
Tashmë qarkullimi është i normalizuar në Shelegar dhe Krane.
Në fshatin Dermish, bashkia Finiq u krye evakuim i dy të moshuarve për shkak të pranisë së ujit në banesë.
Kompania kontraktore po punon për pastrimin e rrugës Brataj-Kuç, në fshatin Brataj, bashkia Selenicë.
Në bashkinë Vlorë janë nisur për mbështetje 12 efektivë nga FA, 4 motopompa dhe 1 gomone.
Qarku Fier
Referuar tĂ« dhĂ«nave mbi prurjet e lumit VjosĂ«, nĂ« pik matjet PĂ«rmet â Memaliaj, konstatohet njĂ« shtim me intensitet tĂ« shpejtĂ« i prurjeve nĂ« lumin VjosĂ«, nĂ« pikĂ«matjen e UrĂ«s sĂ« Mifolit. Ndaj Ă«shtĂ« rritur gatishmĂ«ria e strukturave operacionale pĂ«r menaxhimin e çdo situate tĂ« mundshme.
Pranë pikave kritike, janë vendosur mjete te tonazhit të rëndë, 5 skrepa/fadroma dhe mjete të larta transporti.
Qarku Elbasan
VijojnĂ« punimet pĂ«r pastrimin e inerteve nĂ« segmentin rrugor Elbasan-Peqin, nĂ« vendin e quajtur âMurraçâ dhe nĂ« segmentin Elbasan-Librazhd.
Në fshatin Kerpicë te nj.adm. Kushovë, bashkia Gramsh po monitorohet situata në lumin e Kerpicësrezikon të dalë nga shtrati lumi i Kërpicës, duke krijuar mbrojtje për 8 banesa që mund të rrezikohen nga ujërat e lumit.
Qarku Berat
Rreth 20 hektarĂ« parcela me ullishte nĂ« lagjet âLopariâ dhe âSelamajâ, nĂ« fshatin Veterrik, njĂ«sia administrative Velabisht, Bashkia Berat kanĂ« prani tĂ« ujit, pĂ«r shkak tĂ« daljes nga shtrati tĂ« lumit Osum.
Qarku Korçë
Në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë u normalizua situata, me zhbllokimin e tombinove dhe pastrimin e inerteve u shmang rreziku për banesat.
Qarku Gjirokastër
Në rrugët urbane te qytetit ka prezencë të ujit, por pa shkaktuar bllokime të trafikut. Liqeni i Viroit po i afrohet pikës kritike, por po mbahet në monitorim. Në njësinë adm. Lazarat, fshati Lazarat, në lagjen e poshtme të fshatit ka vërshim të ujërave nga përroi që zbret nga mali i Sopotit si dhe në Kordhoce në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë ka prezencë të shtuar të ujit. Po punohet nga ekipet në terren. Në aksin Gjirokastër-Valare ka prezencë të ujit në vendin e quajtur Aznak, ku kalueshmëria bëhet vetëm me mjete të larta.
Në bashkinë Libohovë problematik mbetet bllokimi i aksit rrugor Suhë-Poliçan, në vendin e quajtur Shkëmbi Dallëndyshes. Gjithashtu përroi i fshatit Labovë ka shtuar prurjet. Në terren po punojnë forcat bashkiake.
Qarku Dibër
Në të gjithë qarkun është punuar për të stabilizuar situatën e krijuar nga reshjet e shumta, veçanërisht në njësinë admnistrative Zall-Dardhë, në njësinë admnistrative Luzni, për shkak të prurjeve të përroit të Kusares, në njësinë admnistrative Tomin fshati Zdojan, në Arras, në fshatin Ketë të njësisë Xibër, në fshatin Bershi në Klos, në fshatin Kujtim, në fshatin Kurdari etj., ku ka patur probleme me rrugët.
NĂ« bashkinĂ« Mat po punohet pĂ«r largunin e ujit nĂ« katet e para tĂ« shkollave; âMustafa Gjestilaâ dhe â28 NĂ«ntoriâ si edhe nĂ« disa banesa.
Puna vijon nĂ« FushĂ« Baz, lagja âNelajâ ku prurjet e pĂ«rroit kanĂ« bllokuar rrugĂ«t.
Nga ana e bashkisë Mat janë vënë në dispozicion 2 mjete zjarrfikëse, 3 fadroma dhe 5 mjete transporti gjithashtu mbi 40 forca të bashkisë për menaxhimin e situatës.
Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme në normalitet.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për marrjen e masave në çdo rast.
The post Situata e rënduar prej motit të keq! Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë po tërhiqen në shtrat, ja si paraqitet gjendja në disa qarqe të vendit appeared first on Albeu.com.