Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sherr në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë/ EMRI

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi goditi me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal të Fierit. Autori është identifikuar si Shkëlqim Murati. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet […]

The post Sherr në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Përleshje e dhunshme mes grupeve shqiptare e maqedonase, 11 të arrestuar në Itali

Një përleshje e dhunshme mes dy grupeve, shqiptarëve dhe maqedonasve, ka ndodhur në Peruxhia të Italisë, duke përfunduar me disa të plagosur, 11 të arrestuar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim. Shkak i sherrit duket se ka qenë shkrepja e një fotoje me celular nga një prej të rinjve, që ka sjellë reagimin […]

The post Përleshje e dhunshme mes grupeve shqiptare e maqedonase, 11 të arrestuar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezër përleshen me njëri tjetrin

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në një familje në Korçë. Sipas policisë, dy shtetas, S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç (vëllezër) janë konfliktuar me njëri tjetrin për arsye ende të paqarta, dhe kanë ushtruar dhunë fizike mes tyre. Gjithashtu raportohet se në sherr është përfshirë […]

The post Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezër përleshen me njëri tjetrin appeared first on BoldNews.al.

Dhunuan një 65-vjeçar, shpallen në kërkim babë e bir në Vlorë

Dy persona, babë e bir janë shpallur në kërkim nga Policia në Vlorë, pasi akuzohen se kanë dhunuar një 65-vjeçar. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Treblov, ku shtetasit, R. Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç ( babë e bir) kanë shkuar në banesën e shtetasit K. Ll., 65 vjeç dhe kanë […]

The post Dhunuan një 65-vjeçar, shpallen në kërkim babë e bir në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

Një konflikt ka ndodhur mesditën e sotme (22 dhjetor) në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës, mes punonjësve të INUV dhe tre shtetasve, I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç. Në një reagim zyrtar, policia bën të ditur se në afërsi të vendngjarjes ndodheshin dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, […]

The post DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Debat i ashpër në Parlamentin turk, deputetët përplasen fizikisht/ VIDEO

Deputetët turq janë përfshirë në një sherr të dielën në mbrëmje, gjatë ditës së fundit të debatit për buxhetin. Deputetët u përplasë fizikisht dhe shkëmbyen fyerje me njëri-tjetrin e cila zgjati rreth 10 minuta. Deputetët e partisë në pushtet AKP u përplasën me kolegët e tyre nga Partia Republikane Popullore. CHP. Sherri filloi pas një […]

The post Debat i ashpër në Parlamentin turk, deputetët përplasen fizikisht/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes disa personave në Greqi, dy të plagosur me thikë, mes tyre një shqiptar

Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Greqi.

Sipas mediave greke dy persona u transportuan në spital pas plagëve të marra pasi u goditën me thikë.

Sipas mediave greke, mes të plagosurve është edhe një shqiptar. Autoritetet po punojnë për kapen e autorit të dyshuar.

Plas “grushti” në burgun e Reçit, Safet Bajri dhe grupi i tij dhunojnë barbarisht Sokol Sanxhaktarin! Si ndodhi sherr mes të “fortëve”

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur disa ditë më parë në burgun e Reçit në Shkodër, ku protagonistë kanë qenë dy personazh të njohur të botës së krimit, Sokol Sanxhaktari (Dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryebashkiaku i Elbasanit) dhe “bosin” e Shkodrës, Safet Bajri.

Raportohet se Sokol Sanxhaktari, është dhunuar barbarisht nga Safet Bajari dhe disa nga anëtarët e grupit të tij.

Sipas JOQ, Sanxhaktari, është përfshirë fillimisht në një konflikt verbal me disa gardianë të institucionit të vuajtjes së dënimit duke i ofenduar rëndë. Edhe gardianët kanë tentuar që të neutralizojnë situatën, por situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi në përplasja është përfshirë edhe Safet Bajri.

Bajri dhe Sanxhaktari janë përfshirë në fyerje dhe ofendime, ku më pas gjithçka është kthyer në një përplasje fizike. Nga sherri, raportohet se Sanxhaktari ka pësuar dëmtime të rënda.

Ndërsa pas sherrit Sanxhaktari është larguar nga sektori ku ndodhi përplasja dhe është akomoduar në një qeli tjetër të burgut.

Sokol Sanxhaktari është dënuar me 15 vite burg, pasi në gusht të vitit 2020 vrau mikun e tij Florian Lamçe në Elbasan. Ndërsa Safet Bajri ndodhet i arrestuar me urdhër të SPAK.

The post Plas “grushti” në burgun e Reçit, Safet Bajri dhe grupi i tij dhunojnë barbarisht Sokol Sanxhaktarin! Si ndodhi sherr mes të “fortëve” appeared first on Albeu.com.

Lanë takim për t’u “sqaruar” pas mësimit, adoleshentët sherr me grushte e shkelma në Shkodër

Dhjetëra adoleshentë janë përfshirë në një sherr fizik në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur të premten, kur disa nxënës nga zona e Vau Dejës, pas përfundimit të mësimit, kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre. Ata u takuan pranë vendqëndrimit të furgonëve, me të cilët udhëtojnë çdo ditë drejt shkollës dhe në kthim, kur […]

The post Lanë takim për t’u “sqaruar” pas mësimit, adoleshentët sherr me grushte e shkelma në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Lanë takim për t’u “sqaruar” pas mësimit, sherr me grushte mes nxënësve në Shkodër

✇Albeu
By: V K

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë përfshirë në një sherr fizik.

Ngjarja ka ndodhur të premten, kur disa nxënës nga zona e Vau Dejës, pas përfundimit të mësimit, kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre.

Ata u takuan pranë vendqëndrimit të furgonëve, me të cilët udhëtojnë çdo ditë drejt shkollës dhe në kthim, kur nisën të godisnin njëri-tjetrin me grushte e shqelma.

Në pamje shihen dy grupe adoleshentësh që fillimisht përplasen me grushte ndërsa dy prej tyre i shtrijnë në tokë, por situata përshkallëzohet dhe njëri prej tyre shihet duke mbajtur në dorë një thikë.

Ai nxjerr armën e ftohtë, vendos kapuçin e xhaketës në kokë dhe tenton të sulmojë grupin rival.

Fatmirësisht, nga ky konflikt nuk ka persona të plagosur apo të dëmtuar nga thika. Ndërhyrja e një zonje ka bërë që përplasja mes tyre të marrë fund, duke shmangur pasoja më të rënda.

The post Lanë takim për t’u “sqaruar” pas mësimit, sherr me grushte mes nxënësve në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Deputetet meksikane kapen për flokësh në Kongres (VIDEO)

Një grup ligjvënësesh gra në Kongresin e Meksikos u përfshinë në një përleshje fizike më 15 dhjetor, me kamerat që transmetuan drejtpërdrejt përleshjen, ndërsa ato i tërhiqnin flokët njëra-tjetrës dhe shkëmbenin grushte. Sherri shpërtheu pasi një grup grash nga Partia e Veprimit Kombëtar (PAN) e krahut të djathtë iu afrua podiumit kryesor të legjislaturës në […]

The post Deputetet meksikane kapen për flokësh në Kongres (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Organizuan sherrin e dhunshëm pranë shkollës, Gjykata e Shkodrës liron dy të rinjtë/ EMRAT

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, të dyshuar si organizatorët kryesorë të rrahjes masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”. Ngjarja përfshiu rreth 15 […]

The post Organizuan sherrin e dhunshëm pranë shkollës, Gjykata e Shkodrës liron dy të rinjtë/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Elbasan/ 35-vjeçari godet me thikë vëllain pas sherrit

Një 35‑vjeçar nga fshati Labinot Fushë është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, pasi ka goditur me thikë vëllanë e tij, 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja u zbulua pasi i dëmtuari u paraqit në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore, me plagë të shkaktuara nga një […]

The post Elbasan/ 35-vjeçari godet me thikë vëllain pas sherrit appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Plagosja me thika mes gjimnazistëve në Shkodër, publikohen pamjet e sherrit

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga sherri i regjistruar këtë të premte në Shkodër, në afërsi të shkollës së mesme “Shejnaze Juka”, ku mbetën të plagosur tre të mitur, dy prej të cilëve vëllezër. Nga pamjet shihet se në sherr janë përfshirë një grup të rinjsh, ndërsa në një moment njeri prej […]

The post VIDEO/ Plagosja me thika mes gjimnazistëve në Shkodër, publikohen pamjet e sherrit appeared first on BoldNews.al.

“Dhimbja nuk të vret”/ Zbardhet sherri me thika mes nxënësve në Shkodër, mesazhi i fshehur në kapelen e të riut

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri i regjistruar këtë të premte në shkollën e mesme “Shejnaze Juka”  në Shkodër, ku u plagosën me thikë disa të rinj. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku i riu me iniciale A.K, është konfliktuar me dy vëllezërit F. Th. dhe K. Th, dhe […]

The post “Dhimbja nuk të vret”/ Zbardhet sherri me thika mes nxënësve në Shkodër, mesazhi i fshehur në kapelen e të riut appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes nxënësve të shkollës në Shkodër, plagosen dy të rinjtë

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, është regjistruar në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Sipas raportimeve, disa nxënës janë konfliktuar mes tyre për arsye ende të paqarta, ndërsa si pasojë e sherrit kanë mbetur të plagosur me thikë dy prej tyre.

Këta të fundit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekim.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e sherrit, policia ndodhet në vendngjarje.

The post Sherr mes nxënësve të shkollës në Shkodër, plagosen dy të rinjtë appeared first on Albeu.com.

Sherr mes adoleshentëve në Shkodër/ Goditet me thikë një nxënës, transportohet në spital

Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur në Shkodër. Pas sherrit është goditur me thikë një nxënës i gjimnazit, “Shejnaze Juka”.

Nxënësi i plagosur është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur pranë ambienteve të shkollës.

Si pasojë e përplasjes fizike mes tyre, edhe dy persona të tjerë raportohet se janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të konfliktit mes adoleshentëve.

/abcnews.al/

 

Sherr në familje në Dibër, i riu bën për spital vëllanë

Një 24-vjeçar me iniciale P. K., është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ka bërë për spital vëllanë e tij  E. K., 28 vjeç. Policia njofton se i lënduari po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan […]

The post Sherr në familje në Dibër, i riu bën për spital vëllanë appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes fqinjëve në Patos! Plagoset me thikë 41-vjeçari, në pranga autori/ EMRAT – DETAJE

Një përleshje e rëndë mes fqinjësh ka ndodhur ditën e sotme në Patos, e cila përfundoi me dhunë dhe plagosje me mjet prerës. Policia njofton se është arrestuar Marjus Grëmbi, 36 vjeç, i cili dyshohet se plagosi 41-vjeçarin Shpëtim Qerimaj me një thikë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që filloi me zënkat e fëmijëve […]

The post Sherr mes fqinjëve në Patos! Plagoset me thikë 41-vjeçari, në pranga autori/ EMRAT – DETAJE appeared first on BoldNews.al.

Sherr pas sfidës Elbasani-Vllaznia, ekipet “fërkohen” në dhomat e zhveshjes, ndërhyn policia

Situatë kaotike në “Elbasan Arena” pas mbylljes së ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë, ku diskutohej kreu i Superiores. Skuadra verdheblu fitoi 1-0 në një sfidë të mbushur me tension, që ka vazhduar edhe pas vërshëllimës përfundimtare. Fillimisht lojtarët e Vllaznisë janë gjendur nën një rrebesh fyerjesh nga tifozët e Elbasanit, ndërsa më pas janë përfshirë […]

The post Sherr pas sfidës Elbasani-Vllaznia, ekipet “fërkohen” në dhomat e zhveshjes, ndërhyn policia appeared first on BoldNews.al.

❌