Regjistrim objekteve në ndërtim, më shumë siguri për blerësit e banesave
TIRANĂ, 31 dhjetor/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi njĂ« udhĂ«zim tĂ« ri qĂ« rregullon regjistrimin e punimeve nĂ« fazĂ«n e karabinasĂ« dhe krijon regjistrin e posaçëm tĂ« karabinasĂ«, duke sjellĂ« mĂ« shumĂ« siguri juridike dhe lehtĂ«si konkrete pĂ«r qytetarĂ«t qĂ« blejnĂ« pasuri tĂ« paluajtshme.
UdhĂ«zimi, i miratuar nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« ligjit âPĂ«r kadastrĂ«nâ, shton njĂ« kre tĂ« ri nĂ« aktin ekzistues pĂ«r regjistrin e lejes sĂ« ndĂ«rtimit dhe pĂ«rcakton procedura tĂ« detajuara pĂ«r regjistrimin e pĂ«rkohshĂ«m tĂ« karabinasĂ« nga Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s, pas konfirmimit tĂ« pĂ«rfundimit tĂ« kĂ«saj faze ndĂ«rtimore. Ky regjistrim do tĂ« administrohet nĂ« format digjital dhe do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r efekt tĂ« kreditimit tĂ« zhvilluesve, si dhe pĂ«r regjistrimin e kontratave tĂ« sipĂ«rmarrjes, porosisĂ« dhe premtimshitjes.
Për qytetarët, ky akt sjell përfitime të drejtpërdrejta, pasi u jep mundësi blerësve të apartamenteve ose njësive të shërbimit që kontratat e lidhura në fazën e karabinasë të regjistrohen zyrtarisht në kadastër. Kjo rrit ndjeshëm sigurinë juridike, ul rrezikun e mashtrimeve dhe shmang rastet e shitjes së njëjtë të pasurisë tek më shumë se një person.
Regjistrimi i karabinasë krijon gjithashtu një gjurmë ligjore për njësitë ndërtimore që në këtë fazë, duke mbrojtur interesat e blerësve dhe duke reduktuar konfliktet pronësore. Lidhja e të dhënave të truallit, lejes së ndërtimit dhe kontratave noteriale në një regjistër të vetëm rrit transparencën dhe besueshmërinë e transaksioneve.
Një tjetër lehtësi për qytetarët dhe zhvilluesit lidhet me aksesin në kredi, pasi dokumentet e përkohshme të regjistruara në regjistrin e karabinasë mund të përdoren nga bankat për financim, pa pritur përfundimin total të ndërtimit. Procedurat parashikohen të jenë të koordinuara dhe të digjitalizuara, duke ulur burokracinë, kohën dhe kostot për subjektet e interesuara.
Udhëzimi parashikon gjithashtu mbrojtje për qytetarët edhe në rastet kur zhvilluesi nuk shlyen detyrimet financiare, pasi kontratat e regjistruara në regjistrin e karabinasë mbeten të vlefshme dhe bankat mund të disponojnë vetëm njësitë e lira.
PĂ«r zbatimin e kĂ«tij udhĂ«zimi ngarkohen Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s dhe autoritetet pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r zhvillimin e territorit, ndĂ«rsa akti hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« âFletoren zyrtareâ. j.p/
The post Regjistrim objekteve në ndërtim, më shumë siguri për blerësit e banesave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.