Spiropali: Hapa historikë drejt BE-së në 2025-ën, vijojmë procesin me vendosmëri
TIRANĂ, 31 dhjetor/ATSH/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropalli, pĂ«rcolli sot njĂ« mesazh urimi nĂ« prag tĂ« ndĂ«rrimit tĂ« viteve, duke vlerĂ«suar 2025-Ă«n si njĂ« vit sfidash, por edhe arritjesh tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, veçanĂ«risht nĂ« rrugĂ«n e integrimit evropian.
Në mesazhin e saj, Spiropalli theksoi se arritja më domethënëse e vitit që po mbyllet ishte hapja e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian brenda vetëm 13 muajsh, një ritëm i paprecedent për një vend kandidat.
Sipas saj, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« sot vendi qĂ« ecĂ«n mĂ« shpejt drejt familjes sĂ« saj natyrale evropiane dhe se procesi i integrimit nuk matet mĂ« me ânĂ«seâ, por me âkurâ.
Ministrja vuri në dukje se sfida më e madhe nis tani, pasi shpejtësia e hapjes së grupkapitujve duhet të shoqërohet me të njëjtin intensitet reformash shtetndërtuese dhe me përmbushjen e të gjitha kushteve të kërkuara.
Ajo nënvizoi se në vitin 2026 qeveria do të vijojë ta udhëheqë këtë proces me vizion dhe vendosmëri, duke forcuar bashkëpunimin e ngushtë me partnerët evropianë.
Duke u ndalur te diaspora, Spiropalli tha se viti 2025 do të mbahet mend si viti kur u bë realitet premtimi për votën e diasporës, ndërsa theksoi se të drejtat e shqiptarëve nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë te kutia e votimit. Sipas saj, ligji i ri për diasporën krijon për herë të parë një mekanizëm të unifikuar që mbron dhe promovon të drejtat e shqiptarëve kudo, nga Tirana deri në Kaliforni.
Në fushën e politikës së jashtme, ministrja theksoi se vizitat diplomatike në vende të ndryshme dhe pritja në Tiranë e partnerëve ndërkombëtarë dëshmojnë se diplomacia shqiptare është më aktive, më e besueshme dhe më e respektuar se kurrë më parë.
âViti i ri na gjen nĂ« njĂ« stad tĂ« ri, me pĂ«rgjegjĂ«si dhe ambicie mĂ« tĂ« lartaâ, u shpreh Spiropalli, duke shtuar se 2026 do tĂ« nisĂ« me pensione dhe paga mĂ« tĂ« larta, rritje rekord tĂ« investimeve dhe njĂ« trend tĂ« pĂ«rshpejtuar tĂ« rritjes ekonomike.
Ajo theksoi se objektivi kryesor mbetet përmbyllja e reformave shtetndërtuese, avancimi i negociatave dhe garantimi i respektit dhe dinjitetit për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë, ndërsa diplomacia shqiptare do të vijojë të mbështesë këtë realitet të ri dhe të bëjë që zëri i arsyes dhe i Evropës të dëgjohet për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. /j.p/
The post Spiropali: Hapa historikë drejt BE-së në 2025-ën, vijojmë procesin me vendosmëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.