Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shembet masivi i dheut, bllokohet aksi Tepelenë–Gjirokastër

Aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër është bllokuar në vendin e quajtur Shkalla e Zezë, pas rënies së një masivi shtufor në rrugë. Ngjarja ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në të dyja anët e aksit. Në vendngjarje kanë shkuar Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore, të cilët po punojnë për të evakuuar balten dhe shkëmbin që […]

The post Shembet masivi i dheut, bllokohet aksi Tepelenë–Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

Durrësi nën pushtetin e ujit, i riu “bën sërf” në rrugët e qytetit

Përmbytjet në Durrës kanë sjellë jo vetëm kaos, por edhe skena të pazakonta. Mes rrugëve të mbuluara nga uji, qytetarët janë detyruar të improvizojnë për të lëvizur. Në një nga pamjet që po qarkullon, një qytetar shihet duke “lundruar” mbi një dërrasë sërfi, i pajisur me një lopatë, mes makinave të zhytura në ujë.

The post Durrësi nën pushtetin e ujit, i riu “bën sërf” në rrugët e qytetit appeared first on BoldNews.al.

Zbuloni tre shenjat e zodiakut më fatlume të këtij muaji

Janari na gjen rreth një të tretën e stinës së Bricjapit, e cila sjell mësime, arritje dhe vendosje të qëllimeve për tre shenja të zodiakut. Kjo periudhë na bën thirrje të ndjekim një recetë për sukses, por në një mënyrë që e bën tonën. Ndërsa hyjmë në vitin e ri, merrni pak kohë për të […]

The post Zbuloni tre shenjat e zodiakut më fatlume të këtij muaji appeared first on BoldNews.al.

Përmbytet autostrada Tiranë–Durrës, qytetarët të bllokuar për orë të tëra në trafik

Në autostradën Tiranë-Durrës qarkullimi është vështirësuar prej disa orësh për shkak të reshjeve intensive të shiut. Duhet minimalisht 1 orë për të lëvizur nga kryeqyteti drejt zonës së Durrësit. Vetëm pak më herët mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit paralajmëroi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm nëse do të lëvizin në këtë aks rrugor, i cili […]

The post Përmbytet autostrada Tiranë–Durrës, qytetarët të bllokuar për orë të tëra në trafik appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Do kallëzojmë për shpërdorim detyre Niko Peleshin

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se po përgatisin një kallëzim penal për shpërdorim detyre për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Sipas Bardhit nuk ka asnjë arsye apo alibi që Peleshi të mos thërrasë Këshillin e Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut. Ai thekson se Peleshi nuk mund të tallet me Kuvendin […]

The post Bardhi: Do kallëzojmë për shpërdorim detyre Niko Peleshin appeared first on BoldNews.al.

Përmbytet burgu i Durrësit, hyn uji në 8 qeli

Situatë kritike paraqitet në Burgun e Durrësit për shkak të motit të keq ku është regjistruar prezencë uji brenda ambienteve të institucionit. Raportohet se 8 qeli janë përmbytur, ndërsa autoritetet kanë marrë masat për të ngjitur të burgosurit në katet e sipërme të objektit. Ende nuk ka njoftime zyrtare për dëme të tjera ose për […]

The post Përmbytet burgu i Durrësit, hyn uji në 8 qeli appeared first on BoldNews.al.

Shkalla e Zezë bllokon rrugën Tepelenë–Gjirokastër, automjetet presin radhë të gjata

Aksi nacional Tepelenë–Gjirokastër është bllokuar sot në vendin e quajtur Shkalla e Zezë, pasi një masiv shtufor ka rënë mbi rrugë. Ngjarja ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata pritjeje për automjetet në të dy drejtimet e aksit, duke vështirësuar qarkullimin. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore, të cilët po punojnë për largimin e baltës…

Source

Skandali me verën e Agasit, qeveria masa për prodhuesit dhe shitësit: Raportim për çdo shishe që pihet e ‘humbet’

Nga Gazeta ‘SI’ – Një skandal në prag të festave të fundvitit, ka detyruar qeverinë të marrë një vendim të ri…për të monitoruar prodhimin dhe shishet e verës.

Sipas vendimit të sapopublikuar, në një regjistër të ministrisë së Bujqësisë do të mbahet shënim çdo lëvizje e produkteve të verës nga prodhimi ose importi, magazinimi, transporti dhe shitja apo humbja. Urdhri detyron prodhuesit, përpunuesit, mbushësit e shisheve dhe tregtarët e verës të mbajnë regjistra të posaçëm, fizikë ose elektronikë.

Ligji i ri thekson se prodhuesit duhet të shënojnë edhe konsumin personal e të familjes, e cila nuk mund të jetë më shumë se 10 hektolitër në vit. 

Çdo humbje, konsum apo tërheqje duhet të deklarohet brenda 3 ditëve, ndryshe do të nisë një hetim nga autoritetet përgjegjëse.

Vendimi vjen pas një skandali në Agjencinë e Informacionit, AKSHI, me personazh kyç, Ergys Agasin, i cili është shpallur në kërkim. Agasi, biznesmen që dikur ka shërbyer në qeveri, dyshohet se ka zhdukur brenda natës një 900 shishe verë me vlerë miliona euro, pak orë pasi SPAK vendosi sekustrimin. Koleksioni ishte prodhim i limituar dhe sipas burimeve, ishte kontrabandë.

Për shkak të pengesave logjistike, drejtoria e Hetimit Doganor kishte planifikuar marrjen e mallit ditën pasuese, ndërsa verërat ishin bllokuar në ambientet ku ruheshin. Të nesërmen, përveç verës, rezultuan të zhdukura edhe kamerat e sigurisë së qilarit, në një zonë rurale në lindje të Tiranës.

Për Ergys Agasin ka një urdhër-arrest të paekzekutuar, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, pastrim parash, pengmarrje me dhunë dhe shkelje e barazisë në tender. Me të njëjtat akuza kërkohet dhe ortaku i tij Ermal Beqiri. Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Pjesë e të njëjtit grup, sipas Prokurorisë, është në arrest shtëpie.

The post Skandali me verën e Agasit, qeveria masa për prodhuesit dhe shitësit: Raportim për çdo shishe që pihet e ‘humbet’ appeared first on Gazeta Si.

Ndreu: Prani uji në 20% të territorit, pezullohet mësimi në dy shkolla

TIRANË, 6 janar/ATSH-Maela Marini/ Moti i keq me reshje intensive shiu ka shkaktuar problematikat e para në bashkinë e Lezhës, ku për shkak të pranisë së ujit është pezulluar mësimi në dy shkolla.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu bëri të ditur se aktualisht ka prezencë uji në 20% të territorit të qytetit.

“Një pasqyrë të saktë se sa hektarë tokë bujqësore janë nën ujë ende nuk kemi, por ne ndodhemi në terren për të monitoruar nga afër situatën. Aktualisht është pezulluar mësimi në dy shkolla për shkak të prezencës së ujit në qendër të qytetit. 20% e territorit të qytetit është i zënë me ujë”, u shpreh Ndreu.

Sipas tij, ka fryrje të lumenjve për shkak të prurjeve dhe prezencë uji në disa toka bujqësore, por jo në banesa.

“Për momentin po ikim shtëpi më shtëpi, po komunikojmë me të gjithë kryetarët e fshatrave për të evidentuar nëse do të ketë ndonjë rast që duhet të evakuohet, por deri tani nuk kemi ndonjë problematikë të tillë”, u shpreh Ndreu për ATSH.

Më herët bashkia Lezhë informoi se për shkak të reshjeve të shumta dhe shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, situata në territor pritet të rëndohet.

Autoritete vendore u kërkojnë të gjithë banorëve që, në rast emergjence apo nëse konstatojnë prezencë uji në banesat e tyre, të kontaktojnë menjëherë në numrat e emergjencës të vendosur në dispozicion: +355 68 367 8727

Bashkia Lezhë është në gatishmëri të plotë dhe po ndjek nga afër situatën për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme dhe mbështetje për qytetarët.

/m.m/r.e/a.f/

The post Ndreu: Prani uji në 20% të territorit, pezullohet mësimi në dy shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Nisin shkarkimet e kontrolluara nga kaskada e Drinit


TIRANË, 6 janar/ATSH/ Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC-i Koman dhe HEC-i Vau i Dejës.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve”.

Rama theksoi se bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë.

Sipas Kryeministrit, “deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”.

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama: Nisin shkarkimet e kontrolluara nga kaskada e Drinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbyten 3 banesa nga reshjet e shiut në Durrës, evakuohen 8 familje

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të tre banesave në Durrës. Për pasojë tetë familje po evokohen, ku tre prej tyre janë nga Shijaku. Ato do të sistemohen në Konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme, ku deri tani janë strehuar tre familje.

The post Përmbyten 3 banesa nga reshjet e shiut në Durrës, evakuohen 8 familje appeared first on BoldNews.al.

Publiku largon nga shtëpia e “BBVK” Eduart Kuçin, arsyeja

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova u shoqërua me tensione të forta, pas një bisede në ambientet e lavanderisë mes Arditit, Edit dhe disa banorëve të tjerë, e cila përfundoi në paralajmërime serioze. Gjithçka nisi pas një provokimi të Arditit ndaj Edit, i cili nuk u prit aspak mirë. Shprehja “Mos […]

The post Publiku largon nga shtëpia e “BBVK” Eduart Kuçin, arsyeja appeared first on BoldNews.al.

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Pasditen e 5 nëntorit 2020, ndërsa rrugët qëndronin të mbyllura për shkak të masave kundër pandemisë së Covid-19, dy burra shqiptarë me banim në Belgjikë shkëmbyen një seri mesazhesh të shkurtra nëpërmjet aplikacionit të koduar Sky ECC – të deshifruara vite më vonë nga autoritetet ligjzbatuese europiane. “E gjetëm mallin,” shkruante i kënaqur një prej […]

The post Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës appeared first on BoldNews.al.

Alba Pollozhani akuza të rënda ndaj Fjolla Morinës: Përdor lëndë narkotike/ VIDEO

Alba Pollozhani ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas një përplasjeje të fortë me këngëtaren Fjolla Morina, një situatë që ka ndezur debatet brenda dhe jashtë formatit. Gjatë gjithë javës, dyshja janë përfshirë në përplasje të vazhdueshme verbale, duke u konfliktuar për çështje të ndryshme që lidhen me lojën, qëndrimet dhe interpretimet e […]

The post Alba Pollozhani akuza të rënda ndaj Fjolla Morinës: Përdor lëndë narkotike/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Përmbytet autostrada Tiranë-Durrës, devijohet kalimi

Për shkak të rreshjeve të dendura të shiut është përmbytur një pjesë e aksit të rrugës interurbane Tiranë-Durrës, konkretisht në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit. Për shkak të pranisë së lartë të ujit, në të dy anët e rrugës, është e pamundur të qarkullohet me makinë në këtë segment. Për të shmangur trafikun […]

The post Përmbytet autostrada Tiranë-Durrës, devijohet kalimi appeared first on BoldNews.al.

Reshje të dendura shiu dhe stuhi ere në Fier, hidrovaret në gatishmëri për të shmangur përmbytjet

Reshje shiu me intensitet të lartë, të shoqëruara me stuhi ere, kanë përfshirë Fierin gjatë paradites së sotme, duke krijuar shqetësim tek banorët dhe autoritetet vendore. Sipas të dhënave paraprake, deri në këto momente nuk ka raportime për përmbytje apo dëme materiale të shkaktuara nga moti i keq. Ndërkohë, të gjitha hidrovaret në zonë ndodhen në gatishmëri dhe po funksionojnë me kapacitet…

Source

Moti i keq ndërpret traditën, nuk hidhet Kryqi në detin Adriatik pas 20 vitesh

Për herë të parë në të paktën dy dekadat e fundit, ceremonia tradicionale e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik është anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Besimtarët e krishterë kremtojnë sot festën e Pagëzimit të Zotit Jezus Krisht, ndërsa me këtë rast Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës.

Source

Trafik i rënduar nga moti i keq në Tiranë, dy autobusë urbanë pësojnë defekt në mes të rrugës

Një situatë e pazakontë dhe mjaft problematike është regjistruar këtë mëngjes në kryeqytet, duke prekur drejtpërdrejt udhëtarët e linjës urbane “Tirana e Re”. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar trafik të rënduar në disa akse kryesore të qytetit, por vështirësitë u shtuan edhe më shumë kur të paktën dy autobusë të kësaj linje pësuan defekt në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin dhe…

Source

Njoftim i Tatimeve: Shmangia e taksimit të dyfishtë do të bëhet vetëm online!

Nga Gazeta ‘SI’ – Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit se, duke filluar nga 1 janari 2026, procedura për zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë do të kryhet vetëm online, përmes platformës digjitale të Administratës Tatimore.

Tatimpaguesit janë të detyruar të plotësojnë formularin elektronik përkatës dhe të ngarkojnë dokumentacionin shoqërues, në përputhje me kriteret, procedurat dhe afatet e përcaktuara në legjislacionin tatimor dhe aktet nënligjore në fuqi. Ngarkimi elektronik i dokumentacionit duhet të realizohet brenda afateve ligjore për të përfituar lehtësitë tatimore që rrjedhin nga zbatimi i këtyre marrëveshjeve.

Në rastet kur sistemi digjital nuk mundëson përkohësisht ngarkimin elektronik të dokumentacionit ose paraqiten probleme teknike të verifikuara, tatimpaguesit kanë të drejtë të dorëzojnë dokumentacionin në formë fizike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke shoqëruar dorëzimin me një shpjegim mbi arsyen e pamundësisë së aplikimit elektronik.

Në Shqipëri, tatimi i dyfishtë ndodh kur një individ ose subjekt rezident në Shqipëri realizon të ardhura jashtë vendit, ose kur një subjekt i huaj realizon të ardhura në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe tatohet njëkohësisht në të dy juridiksionet.

The post Njoftim i Tatimeve: Shmangia e taksimit të dyfishtë do të bëhet vetëm online! appeared first on Gazeta Si.

Kryeministri i Groenlandës: Nuk ka rrezik pushtimi nga SHBA, vendi ynë është demokratik

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë rrezik real që Shtetet e Bashkuara të pushtojnë Groenlandën, duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos bien në panik pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump. Gjatë një konference për shtyp në Nuuk, Nielsen theksoi se Groenlanda është një vend demokratik […]

The post Kryeministri i Groenlandës: Nuk ka rrezik pushtimi nga SHBA, vendi ynë është demokratik appeared first on BoldNews.al.

❌