Reading view

Protesta për Zvërnecin në ditën e 58-të

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Qytetarët janë mbledhur sërish sot për të protestuar në ditën e 58-të të tubimit, i cili nisi kundër investimit në zonën e Zvërnecit.

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku mbajtën pankarta dhe parulla me kërkesa politike, përfshirë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin politik.

Më pas, protestuesit nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin.

Kërkesat e tyre vijojnë të mbeten të njëjta, duke kërkuar ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe shfuqizimin e igjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Një protestues tha se policia kishte blinduar sot  zonën pranë Parlamentit gjatë protestës së paradites së sotme, duke e cilësuar praninë e madhe të efektivëve të policisë si një shenjë frike të deputetëve nga vezët që do i hidhnin qytetarët.

Duke folur para Kryeministrisë, qytetari tha se autoritetet kishin mobilizuar efektivë nga disa qarqe të vendit për të siguruar godinën e Kuvendit.

“Sot është dita e 58-të e qëndresës sonë. E nisëm si në çdo seancë parlamentare, duke parë se si ishte rrethuar “nusja” dhe shtetrrethimi, se po xhirohej filmi atje te Parlamenti sot. Dhe sa të trembur ishin nga vezët tona, sa kishin sjellë mbi 1 mijë policë nga të gjitha rrethet”, tha ai.

Aktivisti Arben Kola reagoi pas protestës së sotme para Parlementit, teksa theksoi se mazhoranca po përdor policinë kundër qytetarëve, ndërsa e cilësoi reagimin e tyre si një shenjë frike.

“Siç e patë edhe sot, qeveria e krimit, narkoshteti, ishin të tmerruar nga vezët dhe qytetarët shqiptarë. Ata po mundohen me çdo mjet të sulmojnë aktivistët, protestuesit, përmes shantazheve, mafies e të tjerë, por nuk do ia dalin. Ju duhet ta vazhdoni këtë revolucion deri në rrëzimin e kësaj palo qeverie. Nuk mund të lejojmë shitjen e Shqipërisë, nuk i dorëzohet Shqipëria tradhtarëve. Shqipëria do të lirohet njëherë e mirë nga klika komuniste bolshevike e Tiranës”, tha ai.

Pas fjalimeve të rastit, protestuesit zhvilluan marshimin e tyre të përnatshme nëpër rrugët e Tiranës, duke kërkuar largimin e qeverisë.

Protesta e 58 për Zvërnecin në Tiranë, foto: Florian Abazaj
1 nga 11

/j.p/

The post Protesta për Zvërnecin në ditën e 58-të appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Shehaj mori kopjen e marrëveshjes me SHBA-në, Rama: Vodhi dokument të klasifikuar, prokuroria t’i tregojë vendin

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, reagoi sot pasi kryetari i partisë “Mundësia”, deputeti Agron Shehaj, mori pa leje nga ambientet e Kuvendit, një kopje të marrëveshjes së huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të klasifikuar si sekrete, duke e cilësuar veprimin si “vjedhje të një dokumenti të klasifikuar”.

Rama publikoi një video teksa shihet një punonjëse e Kuvendit duke ndjekur deputetin, e cila rrëzohet nga shkallët.

Kryeministri u shpreh se pret që prokuroria të zbatojë ligjin për rastin, ndërsa shprehu keqardhje për punonjësen e administratës që u përfshi në situatë gjatë incidentit.

“Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin”, u shpreh Rama.

“Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumenteve të klasifikuar këtij personazhi të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit”, shkruan Rama.

/m.q/j.p/

The post Shehaj mori kopjen e marrëveshjes me SHBA-në, Rama: Vodhi dokument të klasifikuar, prokuroria t’i tregojë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Radman: Shqipëria përparim të jashtëzakonshëm në negociatat e anëtarësimit në BE, Kroacia do të vijojë mbështetjen

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke deklaruar se vendi ka pritur mjaftueshëm dhe se tashmë është koha të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Në një deklaratë për mediet, së bashku me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, Radman tha se Kroacia dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie tradicionalisht të afërta dhe miqësore, të ndërtuara mbi besimin reciprok, vlerat e përbashkëta dhe aleancën në kuadër të NATO-s.

Ai theksoi se takimet e shpeshta në nivel të lartë dëshmojnë nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes dy vendeve në planin dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar.

“Kroacia dhe Shqipëria kultivojnë marrëdhënie tradicionalisht të afërta dhe miqësore, të ndërthurura mbi besimin e ndërsjellët, vlerat e përbashkëta dhe aleancën tonë të fortë në kaudër të anëtarësimit të përbashkët në NATO. Takimet tona të shpeshta dypalëshe në nivel të lartë janë pasqyrim i gjendjes së shkëlqyer të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë në planin dypalësh rajonal dhe global. Zakonisht vij në Tiranë me lajme të mira dhe besoj se do të jem ai që do të marr lajmin që Shqipëria do të jetë vend anëtarë i Evropës. Shqipëria ka pritur gjatë për të qenë pjesë e BE-së dhe mendojmë se tashmë është koha. Vitin e ardhshëm shënojmë 35 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike mes Shqipërisë dhe Kroacisë dhe besoj se kjo është një mundësi e shkëlqyer për ta thelluar më tej partneritetin tonë dhe për ta forcuar më tej miqësinë ndërmjet shteteve dhe popujve tanë”, tha ai.

Ministri kroat përgëzoi Shqipërinë për përparimin në negociatat e anëtarësimit, duke e cilësuar mbylljen e përkohshme të kapitujve 25, 26 dhe 30 si një moment të rëndësishëm që konfirmon përkushtimin e vendit ndaj objektivit strategjik të anëtarësimit në BE.

“Më lejoni të përgëzoj Shqipërinë për përparimin e jashtëzakonshëm që ka arritur në rrugën e saj Evropiane. Mbyllja e përkohshme e kapitujve 25, 26 dhe 30 është një moment i rëndësishëm që konfirmon përkushtimin tuaj të vazhdueshëm për arritjen e objektivit tuaj strategjik dhe ai është anëtarësimi në BE. Gjithashtu e kemi vlerësuar dhe vlerësojmë harmonizimin e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtme të përbashkët evropiane dhe të sigurimit të BE-së”, tha ai.

Radman inkurajoi autoritetet shqiptare të vijojnë me të njëjtin ritëm reformash, duke garantuar se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë gjatë gjithë procesit të anëtarësimit.

Sipas tij, Shqipëria jep shembull me arritjet e saj.

“Ajo dëshmon se procesi i zgjerimit të BE-së është i besueshëm vetëm kur një shtet respekton detyrimit e tij dhe arrin rezultate konkrete vetëm duke përmbushur kriteret e përcaktuara siç bëri dhe Kroacia. Kjo është rruga e vetme dhe e drejtë për të ecur përpara dhe Shqipëria ka arritur përparim mbresëlënës në këtë rrugë. Shqipëria po ecën me ritëm të mirë duke i tejkaluar dhe vendet e tjera kandidate dhe kjo vetëm falë meritave dhe arritjeve të saj. Ju inkurajoj të vazhdoni në këtë rrugë dhe do të keni mbështetjen tonë të plotë.

“Kroacia mbetet e gatshme dhe në vazhdim që t’i ofrojë ndihmë Shqipërisë gjatë procesit të saj të anëtarësimit duke ndarë përvojën tonë, duke forcuar kapacitetin e institucioneve dhe duke ofruar ndihmë teknikë sa herë që të jetë e nevojshme. Inkurajojmë Shqipërinë që të ruajë ritmin aktual të reformave dhe të arrijë rezultate të prekshme. Jam i sigurt që mundi juaj do të kurorëzohet”, tha Radman.

1 nga 5

/m.q/j.p/

The post Radman: Shqipëria përparim të jashtëzakonshëm në negociatat e anëtarësimit në BE, Kroacia do të vijojë mbështetjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Hoxha: Synojmë përfundimin e negociatave me BE-në brenda 2027-ës, Kroacia frymëzim se reformat shpërblehen

TIRANË, 27 korrik /ATSH/  Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se Shqipëria dhe Kroacia do të intensifikojnë bashkëpunimin strategjik në fusha kyçe si integrimi evropian, ekonomia, energjia, turizmi dhe infrastruktura.

Në një deklaratë të përbashkët për mediet me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, Hoxha bëri të ditur se bisedimet u fokusuan te marrëdhëniet dypalëshe, hapat për zbatimin e partneritetit strategjik dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Hoxha kujtoi se që nga viti 2018 Shqipëria dhe Kroacia i kanë ngritur marrëdhëniet në nivelin e partneritetit strategjik, duke theksuar se ato pasqyrojnë orientimin euroatlantik dhe vizionin e përbashkët për një rajon të bazuar në paqe, pajtim dhe integrim evropian.

Sipas Hoxhës, dy vendet po shqyrtojnë mundësinë e zhvillimit të mbledhjes së parë të përbashkët të dy qeverive.

Hoxha falënderoi Kroacinë për mbështetjen politike dhe ekspertizën teknike që ka ofruar gjatë negociatave, duke e cilësuar përvojën kroate një model frymëzues për Shqipërinë.

“Biseduam për mori të çështjes që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tona dypalëshe, hapjen e rrugës përpara dhe për çështje të tjera me interes. Prej vitit 2018 Shqipëria dhe Kroacia kanë ngritur marrëdhëniet në nivelin e partneritetit strategjik. Mund të them me gojën plot se marrëdhëniet që gëzojmë sot mes dy vendeve janë një pasqyrë e vlerave në te cilat presojnë dy vendet tona dhe veçanërisht e një mendësisë në orientimin tonë të palëkundur euroatlantik si dhe te vizioni europianizues për rajonin që mbështet paqen, pajtimin, gjithëpërfshirjen dhe rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Europian.

“Diskutuam për hapat e ardhshëm për zbatimin e planit të veprimit të partneritetit strategjik mes vendeve tona dhe në këtë kuadër edhe mundësinë e zhvillimit të një takimi të parë në dy qeverive i cili do t’i japë bashkëpunimit tonë një dimension të ri energjizues dhe të integruar. U ndalëm gjerësisht në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe ndihmesën e vyer që Kroacia vijon te japë prej ditësh në këtë proces. Gjej rastin ta falënderoj publikisht homologun Rdaman për mbështetjen e zëshme dhe të fuqishme që Kroacia ka dhënë jo vetëm politikisht, por dhe praktikisht me ekspertizën e saj të gjatë në procesin teknik të negociatave”, tha Hoxha.

Ai nënvizoi se, pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave, qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të përmbushur të gjitha reformat, me objektivin që procesi teknik i negociatave të përfundojë brenda vitit 2027 dhe Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade.

“Ajo çka Kroacia ka arritur vetëm në një dekadë pas anëtarësimit në BE është një shembull frymëzues për ne se kryerja e reformave, arritja e standardeve, shpërblehen dhe shndërrohen në një histori suksesi për të gjithë qytetarët pa përjashtim. E sigurova homologun tim kroat se pas mbylljes së tre kapitujve të parë 13 ditë më parë në Bruksel, qeveria shqiptare vazhdon të punojë me përkushtim dhe angazhim të dorës së parë për të përmbushur të gjitha detyrimet, që ne fakt janë angazhimet tona, se reformat e kërkuara me qëllim realizimin e objektivit që i kemi vënë vetes për të përmbyllur procesin teknik të negocimit brenda vitit 2027, për të bërë të mundur që Shqipëria të anëtarësohet në përputhje me ambicien tonë në përputhje me planin e punës ne Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade. Në këtë proces nuk ka as pauzë, as pushim. Ne mbetemi tërësisht të vendosur të ruajmë këtë ritëm dhe të sigurojmë që reformat që ndërmarrin të sjellin përfitime afatgjata për qytetarët tanë dhe te forcojnë gjithashtu besueshmërinë e rinisë shqiptare e shoqërisë shqiptare, në këtë proces”, tha ai.

Ministri bëri të ditur se Shqipëria dhe Kroacia ranë dakord të rrisin bashkëpunimin ekonomik përmes nxitjes së investimeve dhe projekteve të përbashkëta në energji, turizëm dhe infrastrukturë. Ai njoftoi gjithashtu se në tetor do të zhvillohet në Tiranë sesioni i gjashtë i Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunimin Ekonomik.

“Vlerësuam rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ramë dakord të intensifikojmë përpjekjet për të nxitur investimet dhe projekte të përbashkëta në energji, turizëm dhe infrastrukturë. Gjatë muajit tetor ne do të ndërpresim në Tiranë sesionin e gjashtë të komisionit të përbashkët të bashkëpunimit ekonomik i cili nuk është ngritur prej kohësh. Ramë dakord për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushën e turizmit, se Shqipëria ka shumë për të mësuar nga Kroacia në këtë fushë. Përmirësimin e lidhjeve të transportit, një aspekt themelor. Së bashku do të nxisim mundësitë për lidhje direkte ajrore dhe për zhvillimin e lidhjeve direkte detare kurdo ku është e mundur dhe ekonomikisht përfituese”, tha Hoxha.

Në fushën e transportit, Hoxha tha se synojnë përmirësimin e lidhjeve ajrore dhe detare, si dhe avancimin e projekteve strategjike si Korridori Blu, Korridori VIII dhe gazsjellësi Adriatiko-Jonian, i cili do të lidhet me gazsjellësin TAP dhe do të kontribuojë në gazifikimin e vendeve të rajonit.

“Zhvillimi i Korridorit Blu, Korridorit VIII, Nisma e Tre Deteve dhe integrimi i tyre me korridoret e tjera panevropiane do të kontribuojë jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore e ujore, por edhe në forcimin e kapaciteteve të lëvizshmërisë ushtarake, një aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit në fushën e sigurisë si dy vende anëtare të NATO-s”, tha Hoxha.

Hoxha vlerësoi edhe rolin e diasporës shqiptare në Kroaci, duke e cilësuar atë një urë të rëndësishme miqësie mes dy vendeve. Ai njoftoi gjithashtu se gjuha kroate do të përfshihet për herë të parë si gjuhë e huaj me zgjedhje në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, duke nisur nga viti akademik 2026-2027.

“Përmendëm diasporën shqiptare në Kroaci e cila mbetet një aset i çmuar i marrëdhënieve tona, një urë miqësie që kontribuon në jetën sociale dhe ekonomike të Kroacisë, ndërsa Kroacia ka qenë dhe mbetet një shembull i trajtimit dinjitoz dhe integrimit efektiv të pakicave. Ndava me homologun tim lajmin e mirë se gjuha kroate për herë të parë do të përfshihet në programin mësimor si gjuhë e huaj me zgjedhje në vitin akademik 2026-2027 në fakultetin e Gjuhëve të Huaja”, tha ministri.

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha me homologun kroat, foto: Florian Abazaj
1 nga 5

/m.q/j.p/

The post Hoxha: Synojmë përfundimin e negociatave me BE-në brenda 2027-ës, Kroacia frymëzim se reformat shpërblehen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

KOMENT – Zjarret dhe spitalet shqetësimi kryesor i francezëve në prag të valës së ardhshme të të nxehtit

PARIS, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Franca do të përjetojë një tjetër valë të nxehti duke filluar nga e marta dhe duke ngritur shqetësime në lidhje me kushtet e pafavorshme për luftën kundër zjarreve dhe një ngarkesë të mëtejshme me pacientë në spitale.

“Vala e të nxehtit do të vendoset mbi një pjesë të madhe të vendit të martën, më 28 korrik, me një intensitet kulmor të mërkurën, më 29 korrik”, paralajmëroi ”Météo-France” në një informim, duke konfirmuar mbërritjen e këtij episodi të ri, i cili ishte konsideruar i mundshëm ditët e fundit.

”Të mërkurën, temperaturat do të vazhdojnë të rriten me një kulm të nxehtësisë intensive në një pjesë të madhe të Francës perëndimore. Temperaturat pritet të arrijnë 38°C në Paris dhe Tours, 36°C në Lyon dhe Grenoble, dhe kulme prej 40°C në jugperëndim, një rajon i prekur nga zjarret në Gironde dhe Landes”, sipas shërbimit publik të motit.

Thibault Corouge, një parashikues moti në ”Météo-France”, tha gjithashtu se era do të jetë “më pak e fortë në ditët në vijim”, edhe pse “ajri do të jetë pak më i thatë”.

– “Jini shumë të kujdesshëm” –

Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez deklaroi sot se zjarri në Gironde, i cili ka shkatërruar rreth 42 000 hektarë që nga e mërkura, ishte “i stabilizuar”, por “jo i përmbajtur”.

Ai i nxiti të gjithë të “mbeten shumë të kujdesshëm” për shkak të rikthimit të nxehtësisë intensive.

Shqetësimet shtrihen edhe në sistemin e kujdesit shëndetësor.

“Spitalet do të vuajnë në mënyrë të pashmangshme përsëri; ato do të duhet të përshtaten edhe një herë, qoftë në Bordeaux apo në të gjithë vendin”, deklaroi Arnaud Robinet, kreu i organizatës që përfaqëson spitalet publike franceze, në TF1.

“Është e qartë se objektet tona nuk janë përshtatur me ndryshimet klimatike”, vazhdoi ai, duke kujtuar se kishte “dhënë alarmin disa vite më parë duke bërë thirrje për një fond të gjelbër për spitalet, të ngjashëm me atë që u bë për komunat”.

Ndërsa “disa salla operacioni dhe reparte materniteti” kanë ajër të kondicionuar, përshtatja e ambienteve “përfaqëson afërsisht dy miliardë euro në vit” në investime, specifikoi presidenti i Federatës Franceze të Spitaleve (FHF).

– Nxehtësi gjatë gjithë javës –

Për ditët në vijim, ”Météo-France” parashikon një zhvendosje të temperaturave të larta drejt lindjes të enjten, por “temperaturat megjithatë duhet të mbeten të larta gjatë gjithë javës”.

Kohëzgjatja e valës së nxehtësisë ende nuk është përcaktuar.

Kjo do të jetë periudha e katërt e nxehtësisë ekstreme këtë verë dhe vala e 54-t e nxehtësisë në të gjithë vendin që nga viti 1947.

Një valë nxehtësie përkufizohet si një periudhë gjatë së cilës temperaturat janë anormalisht të larta për disa ditë.

Për ta përcaktuar atë, ”Météo-France” mbështetet në Treguesin Kombëtar Termik (ITN), një mesatare e matjeve ditore të temperaturës së ajrit nga 30 stacione meteorologjike në të gjithë vendin.

ITN duhet të arrijë ose të tejkalojë 25,3°C për një ditë të vetme dhe të mbetet në ose mbi 23,4°C për të paktën tre ditë radhazi.

Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu – veçanërisht përdorimi masiv i lëndëve djegëse fosile – po i bën këto valë të nxehti më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive. Ato mund të ndodhin edhe më herët ose më vonë gjatë sezonit.

Qeveria pret një ngrohje mesatare prej +4°C deri në fund të shekullit në Francë, me 10 herë më shumë ditë valësh të nxehti (krahasuar me vitet 1976-2005). Deri atëherë, Lille do të ketë klimën e Bilbaos sot, dhe Parisi atë të Montpellier./ a.jor.

The post KOMENT – Zjarret dhe spitalet shqetësimi kryesor i francezëve në prag të valës së ardhshme të të nxehtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-në, opozita bojkotoi seancën

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Shqyrtimi u zhvillua në një seancë me dyer të mbyllura, pasi mazhoranca argumentoi se dokumenti përmban informacion të klasifikuar, ndërsa procesi i votimit ishte i hapur.

Ashtu siç paralajmëroi, Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk po morën pjesë në seancë. PD në parim u shpreh pro kësaj marrëveshje, por e konsideroi antikushtetuese futjen me procedurë të përshpejtuar.

Marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikon një hua prej 302 milionë dollarësh për financimin e modernizimit të Forcave të Armatosura, që do të mundësojë blerjen e pajisjeve, sistemeve dhe shërbimeve sipas standardeve të NATO-s.

1 nga 4

/m.q/

The post Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-në, opozita bojkotoi seancën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Nufi: Ratifikimi i marrëveshjes së huasë me SHBA-në, investim strategjik për sigurinë

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Kuvendi miratoi sot marrëveshjen e huasë direkte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e cilësoi ratifikimin e marrëveshjes si një ngjarje historike.

Nufi theksoi se “që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA në 1990-tën, pas anëtarësimit në NATO, ky është akti më testimonial i mbështetjes ndaj Shqipërisë në terma konkretë dhe financiarë”.

Sipas ministrit, marrëveshja nuk përfaqëson vetëm një instrument financiar, por një investim strategjik që synon forcimin e sigurisë kombëtare në kuadër të konceptit NATO 3.0 dhe angazhimit të Shqipërisë si aleate e përkushtuar në Aleancë.

“Ajo nuk është thjesht një instrument financiar, por një investim strategjik për: sigurinë kombëtare në kuadër të NATO 3.0 dhe angazhimit të vendit tonë si aleat i përkushtuar në Aleancë; forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura; thellimin e partneritetit strategjik të Shqipërisë me aleatin tonë më të rëndësishëm në siguri dhe mbrojtje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thekson Nufi.

/m.q/j.p/

The post Nufi: Ratifikimi i marrëveshjes së huasë me SHBA-në, investim strategjik për sigurinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

FOKUS – Spanja në garë me kohën për të frenuar zjarret para valës së re të të nxehtit

MADRID, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Spanja po përballet me një nga sezonet më të rënda të zjarreve në vitet e fundit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se dy ditët e ardhshme janë vendimtare për të vënë nën kontroll flakët përpara mbërritjes së një vale të re të nxehti.

Kryeministri Pedro Sanchez u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë “kujdes maksimal”, pasi temperaturat pritet të rriten ndjeshëm gjatë javës.

Zjarret, që shpërthyen në pyjet përreth Madridit në kulmin e sezonit turistik, kanë detyruar rreth 60 mijë banorë të evakuohen me nxitim nga shtëpitë e tyre. Shumë prej tyre u larguan brenda pak minutash, duke lënë pas kafshët shtëpiake, ilaçet dhe sendet personale.

Në zonën e Navaluengës, dhjetëra banesa janë shkrumbuar, ndërsa peizazhi është mbuluar nga toka e djegur dhe tymi.

Temperaturat më të ulëta gjatë natës, era më e dobët dhe lagështia më e lartë kanë ndihmuar ekipet e zjarrfikësve të bëjnë përparim në luftën me flakët.

Megjithatë, Agjencia Meteorologjike e Spanjës (AEMET) ka shpallur se nga e marta nis vala e katërt e të nxehtit këtë verë, me temperatura që mund të arrijnë 42°C në verilindje dhe 39°C në pjesën qendrore të vendit.

Kushtet e nxehta, era dhe lagështia e ulët pritet të rrisin rrezikun për përhapjen e zjarreve.

Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska deklaroi se dita e sotne dhe e nesërmja janë “ditë absolutisht vendimtare” për të fituar kontroll mbi vatrat e zjarrit përpara ardhje së valës së ardshme të të nxehtit.

Edhe kryeministri Sanchez theksoi se vendi po hyn në “orë të vështira”, duke u bërë apel qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

Shkencëtarët e lidhin shtimin e zjarreve dhe valëve ekstreme të të nxehtit me ndryshimet klimatike.

Kryeministri Pedro Sanchez i cilësoi zjarret si “shprehjen më të dhimbshme të emergjencës klimatike”, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk janë më përjashtim, por po bëhen një realitet i përsëritur.

Deri tani këtë vit, zjarret në Spanjë kanë përfshirë rreth 150 mijë hektarë tokë dhe kanë shkaktuar 13 viktima, ndërsa vetëm zjarret aktuale kanë djegur rreth 77 mijë hektarë./ /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – Spanja në garë me kohën për të frenuar zjarret para valës së re të të nxehtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Kuvendi shqyrton marrëveshjen me SHBA-të pa praninë e medies, mungon opozita

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Kuvendi është mbledhur sërish sot në seancë plenare për të diskutuar për marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diskutimet do të zhvillohen pa praninë e medies, ndërsa procesi i votimit do të jetë i hapur.

Ashtu siç paralajmëroi Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk po marrin pjesë në seancë.

Më herët, PD deklaroi se në parim është pro kësaj marrëveshje, por kërkoi kohë për t’u njohur me tekstin e saj.

Marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikon një hua prej 302 milionë dollarësh për financimin e modernizimit të Forcave të Armatosura, që do të mundësojë blerjen e pajisjeve, sistemeve dhe shërbimeve sipas standardeve të NATO-s.

/m.m/a.f/

The post Kuvendi shqyrton marrëveshjen me SHBA-të pa praninë e medies, mungon opozita appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Lufta kundër manipulimit të informacionit, ekspertët kërkojnë krijimin e një rezistence mbarëshoqërore

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare “Lufta kundër Manipulimit dhe Ndërhyrjes së Huaj në Informacion (FIMI): Shqipëria dhe konteksti i zgjerimit”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve evropiane, NATO-s, ekspertëve të sigurisë, akademikëve dhe përfaqësuesve të medias.

Në hapje të aktivitetit përshëndeti ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndërsa fjalën kryesore e mbajti Kryeministri Edi Rama.

Diskutimet u përqendruan te sfidat që paraqet manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion, si një prej kërcënimeve hibride më të rëndësishme për shoqëritë demokratike, veçanërisht në një kohë kur aktorë të huaj përdorin platformat digjitale, inteligjencën artificiale dhe fushatat e koordinuara për të ndikuar debatin publik.

Në panelin e parë “FIMI në Evropë – Fronti i ri i sigurisë evropiane”, moderatori Miroslav Sazdovski, analist i lartë në Qendrën Evropiane të Ekselencës për Luftën kundër Kërcënimeve Hibride, theksoi rëndësinë e rritjes së rezistencës shoqërore ndaj dezinformimit.

“Ne duhet të rrisim rezistencën, veçanërisht në ato grupe të shoqërisë që sulmohen më shumë, në shërbimet për qytetarët dhe hapësirat shoqërore ku përpiqet të influencojë FIMI përmes dezinformimit”, u shpreh ai.

Sazdovski bëri të ditur se janë identifikuar 30 fusha kryesore që mund të bëhen objekt sulmesh nga fushatat e manipulimit të informacionit.

“Këto fusha i kemi në nivel kombëtar. Kemi identifikuar pikat që targetohen nga dezinformimi dhe, duke i mbrojtur ato, e bëjmë shoqërinë tonë më të fortë. Kjo lidhet me ndikimin mbi proceset demokratike. Në aktivitetet hibride 1+1 nuk është gjithmonë e barabartë me 2, pasi një sulm prek të gjitha domenet”, deklaroi ai.

David Colon, profesor në “Sciences Po Paris” dhe ekspert për FIMI, u ndal te nevoja për besim te shkenca dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës ndaj kërcënimeve të reja.

“Na duhet besimi në shkencë për të luftuar të gjitha këto sulme. Aktori kryesor i sulmit në Evropë është Rusia dhe regjimi i Putinit, i cili ka cenuar rrjete të tëra. Kërcënimi ka natyrë globale dhe nuk duhet ta neglizhojmë”, tha Colon.

Ai theksoi se përballja me këtë fenomen kërkon strategji të përbashkëta, bashkëpunim institucional dhe forcim të mbrojtjes digjitale.

“Mësuam se na duhej të forconim strategjinë tonë të luftës, të rregullonim platformat inteligjente digjitale dhe të trajnonim gazetarët për FIMI-n. Përtej asaj që mund të ndihmojë BE-ja, ajo që na duhet është një koalicion vullnetar kundër krimit të dezinformimit”, deklaroi ai.

Eksperti Andy Pryce, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), nënvizoi rëndësinë e krijimit të një rezistence të qëndrueshme ndaj dezinformimit.

“Duhet ta shohim botën e kërcënimeve ndaj ekosistemeve që përfshijnë korrupsionin, sistemet financiare dhe ndikojnë në perceptimin e njerëzve. Duhet të shohim ekosistemin në tërësinë e vet”, tha Pryce.

Sipas tij, përgjigjja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ku qeveritë, mediat, partitë politike dhe shoqëria civile bashkëpunojnë për krijimin e një rezistence mbarëshoqërore.

“Duhet të krijohet një ekosistem funksional ku qeveria punon me gazetarët, partitë politike dhe shoqërinë civile”, theksoi ai.

Në konferencë u diskutua edhe kuadri i ri politik i Bashkimit Evropian për këtë fushë, përfshirë nismat “European Democracy Shield” dhe “FIMI Toolbox”, që synojnë forcimin e rezistencës demokratike përmes bashkëpunimit institucional, mbështetjes së medias së pavarur, kërkimit akademik dhe angazhimit të shoqërisë civile.

Përfaqësuesja e “Free Russia Foundation”, Natalia Arno, tha se FIMI duhet të shihet si një çështje sigurie dhe jo vetëm komunikimi.

“FIMI duhet të trajtohet më shumë se një çështje komunikimi. Ajo lidhet me sfida të sigurisë dhe sulme dashakeqe. Nuk mund ta shkëpusim nga dezinformimi dhe korrupsioni, por duhet të trajtohet në mënyrë holistike”, deklaroi Arno.

Ajo solli si shembull rezistencën e shoqërisë civile në Moldavi, duke theksuar se lufta ndaj manipulimit të informacionit kërkon përgatitje të vazhdueshme.

“Ne nuk kemi vetëm një luftë me informacionin, por edhe me mbetjet e së kaluarës. Taktikat mbeten të njëjta: lufta psikologjike dhe përdorimi i frikës në komunitete. Për të rezistuar nuk duhet të kemi vetëm fushata të rastit, por një përpjekje të vazhdueshme nga e gjithë shoqëria”, u shpreh ajo.

Konferenca synon forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë për përballimin e manipulimit dhe ndërhyrjeve të huaja në informacion, duke e konsideruar sigurinë e informacionit si një element kyç për mbrojtjen e proceseve demokratike dhe avancimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

/e.xh/a.f/

The post Lufta kundër manipulimit të informacionit, ekspertët kërkojnë krijimin e një rezistence mbarëshoqërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare, me vlerë 1,5miliardë lekë

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rihapjen e ankandit të obligacioneve 15-vjeçare, me një shumë të ofruar për blerje nga investitorët prej 1,5 miliardë lekësh.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ky ankand është rihapje e ankandit të muajit qershor, ku u shënua një rritje e yield-it të këtyre instrumenteve të borxhit.

Në ankandin e fundit, kuponi dhe yield-i uniform i pranuar u rrit në 6, 22%, nga 5,75% që ishte në ankandin e mëparshëm të zhvilluar në muajin prill.

Me këtë nivel, yield-i i obligacioneve 15-vjeçare ka arritur nivelin më të lartë që prej nëntorit të vitit 2024.

Në ankandin e fundit u regjistrua një rënie e kërkesës nga investitorët, ku shuma totale e kërkesave rezultoi rreth 1,41 miliardë lekë, duke mos arritur shumën e shpallur për financim prej 2 miliardë lekësh.

Obligacionet afatgjata janë një nga instrumentet që përdoren nga Ministria e Financave për financimin e nevojave të buxhetit të shtetit dhe menaxhimin e borxhit publik. Treguesi i yield-it reflekton koston me të cilën qeveria siguron financim nga tregu financiar. /e.xh/a.f/

The post Rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare, me vlerë 1,5miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

KOMENT – Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet

UASHINGTON, 27 korrik /ATSH/- Çmimi i naftës ka pësuar një rënie të fortë pas shpresave se ndalimi i përkohshëm i sulmeve mes SHBA-së dhe Iranit mund të çojë drejt një zgjidhjeje të konfliktit, sipas BBC.

Nafta “Brent”, që përdoret si standard ndërkombëtar për çmimin e naftës në botë, ra me më shumë se 9%, duke arritur nën 88 dollarë për fuçi.

Kjo është një kthesë e madhe krahasuar me javën e kaluar, kur çmimi ishte rritur mbi 100 dollarë për fuçi.

Rënia erdhi pasi ambasadori amerikan në OKB tha se sulmet ndaj Iranit ishin ndalur për të dytën natë radhazi, në mënyrë që t’u jepej hapësirë bisedimeve.

Një zëdhënës i ushtrisë iraniane deklaroi dje se, Teherani kishte ndaluar sulmet hakmarrëse në rajon si përgjigje ndaj veprimeve ushtarake.

Pse lufta SHBA–Iran ndikoi te çmimi i naftës?

Fillimi i konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit shkaktoi rritje të fortë të çmimit të naftës, pasi luftimet çuan praktikisht në mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Kjo është një rrugë detare shumë e rëndësishme për transportin e energjisë. Përmes saj kalon zakonisht rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) të botës.

Kur SHBA-ja dhe Irani nënshkruan në qershor një marrëveshje për të ndalur operacionet ushtarake dhe për të rihapur ngushticën, çmimi i naftës ra sërish në nivelet e para luftës, rreth 70 dollarë për fuçi.

Por, pas prishjes së armëpushimit në fillim të këtij muaji, frika për furnizimet globale me karburant u rikthye dhe çmimi i naftës u rrit sërish.

Javën e kaluar, çmimi i naftës arriti për herë të parë nivelin e 100 dollarëve për fuçi.

Shqetësimet u shtuan edhe pasi milicitë Houthi në Jemen sulmuan anijet cisternë me naftë në Detin e Kuq, duke kërcënuar një rrugë të rëndësishme eksporti që Arabia Saudite e përdorte për të shmangur Ngushticën e Hormuzit.

Si ndikon lufta te njerëzit e zakonshëm?

Konflikti mes SHBA-së dhe Iranit ka ndikuar në rritjen e çmimit të karburanteve për automjete si, benzina dhe nafta.

Kur karburantet shtrenjtohen, zakonisht rriten edhe çmimet e produkteve të tjera, për shembull ushqimeve, sepse bizneset ia kalojnë konsumatorëve kostot më të larta të transportit dhe prodhimit.

Kjo mund të rrisë inflacionin (rritjen e përgjithshme të çmimeve).

Inflacioni i lartë mund t’i nxisë bankat qendrore, të rrisin normat e interesit për të kontrolluar rritjen e çmimeve.

Çfarë ndodh me bankat qendrore?

Në qershor, Banka Qendrore Evropiane (BQE) rriti normën kryesore të interesit për eurozonën për herë të parë pas gati tre vitesh, duke theksuar se konflikti kishte krijuar “presione inflacioniste”.

Para fillimit të luftës mes Iranit dhe SHBA-së, pritej që Banka e Anglisë të ulte normat e interesit këtë vit.

Por, tani këto ulje nuk priten më, dhe tregjet financiare parashikojnë që norma e interesit të rritet nga fundi i vitit.

Banka e Anglisë do të zhvillojë këtë javë mbledhjen e radhës për normat e interesit dhe pritet ta mbajë normën kryesore të pandryshuar në 3,75%. //a.i/

The post KOMENT – Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Rama: Shpërblim i menjëhershëm për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes që angazhohen kundër zjarreve

TIRANË, 27 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama informoi sot se ka propozuar që punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, që angazhohen në punën për shuarjen e zjarreve të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra, ndërsa u bëri thirrje të gjithë bashkive të veprojnë njësoj, edhe me forcat e tyre zjarrfikëse.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim në Bazën Ajrore të Farkës me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, lidhur me sfidës e riskut të zjarreve nga temperaturat e larta.

“Kam propozuar, që gjitha forcat që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes dhe do përfshihen në këtë proces të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra dhe në ndërkohë i bëj thirrje bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre në terren dhe ta bëjnë këtë menjëherë”, tha Kryeministri Rama.

Rama theksoi se pavarësisht investimeve në infrastrukturë e pajisje në qendër të kësaj përpjekje janë njerëzit që veshin uniformën dhe dalin në terren pa pyetur për orarin, për temperaturat apo dhe për rrezikun.

“Ne ju jemi shumë mirënjohës dhe një Shqipëri e tërë ju falenderon parapraktisht duke ditur që ju përsëri do të jeni heronjtë e sezonit veror”, u shpreh Rama, duke iu drejtuar forcave zjarrfikëse.

Kryeministri theksoi se kapaciteti zjarrëfikës është rritur dhe do vazhdojë të rritet duke investuar në logjistikë, pajisje, në trajnim dhe në koordinim.

Rama siguroi se qeveria do të vazhdojë të investojë në modernizimin e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit, për kushte më të mira, për forcimin e bashkëpunimit me partnerët dhe sigurisht edhe për pagën.

Kryeministri nënvizoi po ashtu rëndësinë e punës parandaluese në territor.

“Kam një thirrje për njerëzit, që të bëjnë kujdes. Zjarret nisin nga gjëra të vogla, zjarret nisin nga një cigare hedhur nga makina, zjarret nisen nga një hi që nuk është shuar pas një pikniku etj”, tha ai.

/a.f/

The post Rama: Shpërblim i menjëhershëm për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes që angazhohen kundër zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Rama: Tre avionë i shtohen flotës për shuarjen e zjarreve në fund të vitit

TIRANË, 27 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama informoi sot se deri në fund të vitit, flotës së mjeteve ajrore për shuarjen e zjarreve do t’i shtohen edhe tre avionë të rinj.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim në Bazën Ajrore të Farkës me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, lidhur me sfidës e riskut të zjarreve nga temperaturat e larta.

Duke sjellë në vëmendje dëmet nga zjarret në Francë dhe Spanjë, Rama theksoi se “Shqipëria është shumë më e vogël dhe nuk ka luksin të humbasi asnjë hektar”.

Kryeministri theksoi se autoritetet në vend kanë bërë përgatitjet e duhura për t’u përballur me zjarret dhe “ky sezon do të jetë një provë për çfarë jemi përpjekur të përmirësojmë”.
“Gjithçka që kemi bërë këtë vit ka qenë përgatitja. Është njësoj si një skuadër që përgatitet për kampionatin botëror në verë duke u stërvitur gjatë gjithë vitit. Ky sezon do të jetë një provë për çfarë jemi përpjekur të organizojmë për të qenë një trup i vetëm pavarësisht se në këtë ushtrim bashkohen trupa të ndryshme nga pushteti qendror te pushteti vendor”, tha ai.

Duke u ndalur te investimet, Kryeministri theksoi se sot kemi në dispozicion kapacitetet teknologjike më të mëdha që kemi pasur ndonjëherë.

“Me katër helikopterë të gatshëm të cilët në çdo moment nevoje mund të bëhen gjashtë, sepse helikopterët operacional janë nëntë por kanë edhe misione të tjera, si misionet e shpëtimit, misionet për shëndetin. Ndërkohë që kemi mbyllur procedurën për tre avionë të cilët do të vijnë në fund të vitit”, theksoi Rama.

Rama informoi se ka një proces të dakordësuar që në momentin e një nevoje të veçantë të kemi në dispozicion edhe avionë që vijnë nga ajo bazë ku po përgatiten avionët e rinj, që do të merren në fund të këtij viti, pasi gjithçka ka përfunduar si procedurë.

/a.f/

The post Rama: Tre avionë i shtohen flotës për shuarjen e zjarreve në fund të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Rama: “Revolucioni i flamingove”, shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

TIRANË, 27 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Revolucioni i flamingove” është shembulli konkret i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Në fjalën e mbajtur në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit” që po zhvillon punimet sot në Tiranë, Rama solli në vëmendjen edhe ndërhyrjet e huaja në të ashtuquajturin “Revolucion të flamingove”.

“‘Revolucioni i flamingove’ është në fakt një shembull i jashtëzakonshëm i një ‘çarjeje’ që u bë në fakt një mënyrë për të hyrë për armiqtë tanë dhe për të organizuar një operacion shumë të madh trollesh e avatarësh”, shtoi ai.

Rama theksoi se ndërkohë që ecim me vendosmëri drejt fazës së fundit të bisedimeve të anëtarësimit për Bashkimin Europian është thelbësore të forcojmë rezistencën kundër kërcënimeve hibride.

“Ky në fakt nuk është ushtrim burokratik, por një hap mjaft i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie rezistente, duke mos minuar në të njëjtën kohë vlerat e saj demokratike dhe mënyrën e saj demokratike të jetesës”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje hartën e të gjitha vendeve që janë pjesës së njëjtit proces për anëtarësuar në BE, ndërsa theksoi se sa më afër shkon një vend drejt Bashkimit Europian aq më shumë rreken aktorët e huaj përmes kësaj mënyre për të hyrë tinëz brenda e për të sulmuar.

/a.f/

The post Rama: “Revolucioni i flamingove”, shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen me SHBA, Balla: Forcon sigurinë dhe partneritetin strategjik

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë miratoi të hënën në mengjes, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Miratim i kalimit me procedurë të përshpejtuar u relizua pas kërkesës së paraqitur nga Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend u kërkoi deputetëve miratimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e modernizimit të Forcave të Armatosura, duke e cilësuar atë një marrëveshje historike për sigurinë kombëtare dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Balla tha se marrëveshja me vlerë 302 milionë dollarë konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si edhe besimin që Uashingtoni ka ndaj vendit tonë.

“Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë. Ajo shkon përtej termave financiarë dhe është një dëshmi konkrete e besimit të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë, si edhe e rolit gjithnjë e më të rëndësishëm që vendi ynë luan në sigurinë euro-atlantike”, u shpreh Balla.

Ai nënvizoi se financimi do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura përmes programit Foreign Military Sales, duke mundësuar blerjen e pajisjeve, sistemeve dhe shërbimeve sipas standardeve të NATO-s.

Duke folur për investimet në mbrojtje, Balla theksoi se buxheti i këtij sektori është trefishuar gjatë viteve të fundit, nga 24.1 miliardë lekë në vitin 2020 në 69.2 miliardë lekë në vitin 2026. Ai shtoi se Shqipëria ka rritur shpenzimet për mbrojtjen në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mbështet objektivin e ri të NATO-s për të arritur në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.

Sipas Ballës, vendimi për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë është një vlerësim i rëndësishëm për rolin që Shqipëria luan në Aleancë, ndërsa vendi po përgatitet për fazën e re të zhvillimit të NATO-s, të njohur si “NATO 3.0”, përmes rritjes së kapaciteteve mbrojtëse dhe investimeve strategjike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së sqaroi se fondet do të disbursohen vetëm sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pas miratimit nga autoritetet amerikane. Shqipëria do të ketë 48 muaj për të angazhuar fondet, ndërsa kredia parashikon një afat shlyerjeje deri në 12 vjet, me mundësi periudhe grace deri në një vit dhe të drejtën për parapagim pa penalitete.

Në përfundim, Balla u bëri thirrje deputetëve të mbështesin ratifikimin e marrëveshjes me procedurë të përshpejtuar, duke theksuar se ajo forcon partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrit kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe konsolidon pozicionin e Shqipërisë si një aleate e besueshme dhe një faktor stabiliteti në rajon.

Kuvendi, pas diskutimeve votoi me 75 vota kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF). Opozita kundërshtoi vendimin, duke e cilësuar si antikushtetues procedurën e ndjekur, pasi deputetët duhet të njihen me dokuemntin e paraqitur.

Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi për futjen e marrëveshjes në rendin e ditës për miratim me procedurë të përshpejtuar.

“Në rendin e ditës është miratimi, në parim, i marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302,000,000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë”, tha Peleshi.

Sipas tij, çdo deputet që dëshiron të njihet me deklaratën e konfidencialitetit të marrëveshjes duhet fillimisht ta firmosë atë dhe më pas mund të ketë akses në përmbajtjen e saj.

/m.m/a.f/

The post Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen me SHBA, Balla: Forcon sigurinë dhe partneritetin strategjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Rama: Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja, sfida kryesore e shoqërive sot

TIRANË, 27 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama foli sot për rrezikun që vjen nga manipulimi i informacionit përmes inteligjencës artificiale dhe ndërhyrjet e huaja, ndërsa e cilësoi këtë si sfidën kryesore me të cilën përballen vendet sot.

Në fjalën e mbajtur në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit” që po zhvillon punimet sot në Tiranë, Rama u shpreh se në kohët e sotme gjeografia e sigurisë kombëtare ka ndryshuar në mënyrë thelbësore.

“Në pamje të parë këtë konferencë ka të bëjë me algoritmet, me platformat digjitale dhe ekosistemet e informacionit. Në fakt në realitet besoj se ka të bëjë me demokracinë. Fuqia gjithmonë e më tepër matet edhe me diçka tjetër, me aftësinë për të tjetërsuar perceptimin, për t’i shndërruar ndasitë sociale në armë dhe për të gërryer besimin tek institucionet demokratike”, u shpreh Rama.

Ndërsa solli në vëmendje shembullin e rënies së Trojës, Rama bëri paralelizma me rrezikun në kohët e sotme ndërsa theksoi se edhe në rastin e Trojës “kërcënimi hyri i maskuar si diçka e pafajshme”.

“Ndaj ky është edhe emri i një virusi që mbetet mësimi suprem i historisë se rreziku më i madh rrallë është ai që mësyn në derë, por është gjithmonë e më tepër ai që e fton brenda, sepse duket i padëmshëm. Është ai që lëvdojmë në emër të lirisë së shprehjes. Është ai që mbrohet në emër të lirisë së fjalës. Është ai për të cilin hezitojmë gjithmonë që të përballemi si duhet, sepse për ne është çështje demokracie dhe çështje lirie”, shtoi Rama.

Sipas tij, “manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion kurrë nuk mbërrin nga një uniformë e veshur”.

“Mbërrin si përmbajtje e përditshme, si indinjatë, si një trend viral, si një video e falsifikuar, si një link që çohet në një grup WhatsApp-i nga një person, i cili në fakt mirëfilli mendon se po ndan një të vërtetë. Flet gjuhën tonë, shfrytëzon ankthet tona dhe shënjestron debatet tona të hapura dhe kjo është pikërisht arsyeja pse është kaq efektiv e pse dukemi kaq të dënuar të dështojmë përballë tij”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e një algoritmi i nxitur dhe i fuqizuar nga inteligjenca artificiale dhe shpërndahet në shkallë masive. “Thelbi është që nuk ju duhet më ushtri për të destabilizuar një vend”, shtoi Rama.

/a.f/

The post Rama: Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja, sfida kryesore e shoqërive sot appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Nis aplikimi për në universitete, Xhelaj për ATSH-në: Maturantët të verifikojnë me kujdes zgjedhjet

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Nga sot, 27 korrik nis raundi i parë i aplikimit të maturantëve për të ndjekur arsimin e lartë për vitin akademik 2026–2027.

Maturantët mund të aplikojnë në portalin U-Albania deri më 1 gusht, duke përzgjedhur online deri në 10 programe studimi, sipas preferencave të tyre.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha sot për ATSH-në se “raundi i parë vijon gjashtë ditë siç ka qenë çdo vit dhe portali është i hapur gjatë gjithë kohës. Maturantët mund të aplikojnë deri ditën e fundit, në mesnatë”.

Xhelaj theksoi se maturantët mund të aplikojnë nga çdo kompjuter, pikë interneti në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë.

“Aplikimi mund të kryhet në çdo mjedis ku ka akses interneti, si në shtëpi, nëpërmjet telefonit, por edhe pranë çdo shkolle të mesme në ato raste kur do të kenë nevojë për t’u konsultuar me mësuesit”, sqaroi Xhelaj.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, i bën thirrje maturantëve të jenë të sigurt për zgjedhjet e tyre përpara konfirmimit të aplikimit në portalin U-Albania, pasi pas përfundimit të procesit nuk është e mundur të bëhen ndryshime.

“Mjafton që të kesh idetë e qarta, sepse pas mbylljes së procesit, në momentin që e ke konfirmuar aplikimin, nuk mund të rikthehesh mbrapa për të bërë një aplikim tjetër. Pas mbylljes së procesit të aplikimit, për ata maturantë që kanë aplikuar në degë që kanë konkurs, duhet të bëjnë shumë kujdes dhe të shikojnë datat e shpalljes së konkursit”, tha Xhelaj.

Raundi i dytë i aplikimeve nis me pagesën e tarifave më 30 gusht deri më 17 shtator,  ndërsa aplikimi për përzgjedhjen e 10 programeve të studimit do të kryhet nga 15 -17 shtator dhe më pas në 23 shtator do të publikohet renditja e aplikantëve në U-Albania.

Çdo maturant pas kryerjes së regjistrimit në degën përkatëse ka të drejtën e çregjistrimit më 9 shtator nga raundi i parë dhe më 5 tetor nga raundi i dytë.

Raundi i tretë i aplikimit për maturantët fillon nga datat 8 tetor deri më 21 tetor 2026.

Hapat që duhet të ndjekin maturantët për të aplikuar në portalin U-Albania:

1- Përdorni numrin personal dhe ID-në e maturës për t’u identifkuar në portal.

2- Printoni faturën dhe shkoni në bankë për të kryer pagesën.

3- Pasi të kryeni pagesën në bankë apo postë, ruani gjysmën tuaj të faturës si dhe mandat-pagesën. KUJDES! Kodi në faturë do të përdoret për të konfirmuar aplikimin tuaj!

4- Konfirmimi i pagesës bëhet duke ngarkuar në portal mandat-pagesën që keni marrë në bankë. Aksesi merret pas konfirmimit nga mësuesi.

5- Plotësoni formularin A2, duke zgjedhur degët ku dëshironi të aplikoni.

6- Pasi të jeni sigurt konfirmoni formularin përmes kodit unik (Kodi i Aplikimit) që keni në mandat pagesën tuaj. Kujdes! Pas konfirmimit të aplikimit, ju nuk keni më mundësi të ndryshoni zgjedhjet.

/k.s/a.f/

The post Nis aplikimi për në universitete, Xhelaj për ATSH-në: Maturantët të verifikojnë me kujdes zgjedhjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Protesta para Kuvendit, Policia rrethon zonën

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Qytetarët kanë nisur sot protestën e radhës para Kuvendit, para nisjes së seancës plenare në orën 10:00.

Protesta, e cila nisi me synimin për të kundërshtuar investimin në Zvërnec, tashmë ka parashtruar edhe kërkesa politike, si dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, si dhe klasës politike aktuale dhe sot numëron 58-të ditë nga nisja e saj.

Ndërkohë, Policia ka marrë masat duke vendosur perimetër sigurie përreth Parlamentit, duke ndaluar kalimin e makinave dhe lëvizjen e qytetarëve nga qendra tregtare “Toptani” deri te rruga e “Elbasanit”.

Ashtu si për protestën e së enjtes, rrethimi është nga Ministria e Brendshme, pedonalja e deri te Xhamia e Namazgjasë te “Rruga e Elbasanit.”

Në seancën e kaluar parlamentare pati incidente jashtë Kuvendit, ku protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve dhe ministrave.

…vijon

Protesta para Kuvendit, Foto; Andrin Hoxha
1 nga 7
Protesta para Kuvendit, Foto; Andrin Hoxha

/e.i/a.f/

The post Protesta para Kuvendit, Policia rrethon zonën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare publike, me nisje në orën 10:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë miratimin e procesverbalit të seancës së 23 korrikut, njoftimet, si dhe projektvendimin për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

Projektvendimi pritet të miratohet me shumicë të thjeshtë votash, në mbështetje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

/gj.m/a.f/

The post Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  
❌