PRISHTINĂ, 21 dhjetor/ATSH/ Policia e KosovĂ«s tha se gjatĂ« bastisjes sĂ« shtĂ«pisĂ« dhe objekteve pĂ«rcjellĂ«se tĂ« tĂ« arrestuarit pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« plagosjen dhe rrĂ«mbimin e dyshuar tĂ« shtetasit tĂ« KosovĂ«s, Millan Vukashinoviç, gjeti njĂ« armĂ« dhe disa fishekĂ«.
âGjatĂ« bastisjes janĂ« gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: nĂ«ntĂ« telefona celularĂ«, njĂ« laptop, tri dokumente tĂ« formatit A4, njĂ« pushkĂ« gjuetie me 39 fishekĂ«, njĂ« jelek pĂ«r fishekĂ« tĂ« armĂ«s sĂ« gjuetisĂ«, si dhe njĂ« tytĂ« arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtjeâ, u tha nĂ« raportin 24-orĂ«sh tĂ« PolicisĂ«.
Mbrëmjen e 20 dhjetorit, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari, V.M., kishte qenë pjesëtar i Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe më pas ishte integruar në Policinë e Kosovës. Sipas Sveçlës, më pas ai kishte dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës.
âEkzistojnĂ« dyshime tĂ« bazuara se personi i arrestuar ka bashkĂ«punuar dhe ka mbĂ«shtetur nĂ« vazhdimĂ«si strukturat e sigurisĂ« sĂ« SerbisĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe kidnapimin e Millan Vukashinoviq, i cili gjatĂ« kidnapimit u plagos rĂ«ndĂ« dhe aktualisht Ă«shtĂ« duke u trajtuar nĂ« njĂ« spital nĂ« Serbiâ, shkroi Sveçla nĂ« Facebook mbrĂ«mjen e 20 dhjetorit.
Sipas autoriteteve të Kosovës, Vukashinoviq dyshohet se u plagos dhe më pas u rrëmbye në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit më 1 nëntor, para se të dërgohej në spitalin e Prokuples, e më pas në Qendrën Klinike të Nishit.
Familja e Vukashinoviqit ka dorëzuar padi në Serbi kundër personave të anëtarë të Ushtrisë së Serbisë, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ose Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023.
Vukashinoviq ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës.
Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, ka deklaruar mĂ« herĂ«t se Vukashinoviq u sulmua sepse kundĂ«rshtonte âpolitikat e regjimit tĂ« presidentit tĂ« SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiqâ.
Pas njoftimit për rrëmbimin e dyshuar, Radio Evropa e Lirë duke përdorur mjete forenzike për identifikimin e fytyrës, ka vërtetuar se Vukashinoviq është i njëjti person që më 28 qershor të këtij viti kishte folur publikisht për presionet që kishte pasur, në një intervistë me gazetarin dhe ish-deputetin serb Nemanja Sharoviq, për televizionin KTV nga Serbia.
Gjatë asaj interviste, ai kishte deklaruar se serbët ishin detyruar të largoheshin nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 nën presionin e Listës Serbe, dhe se edhe ai vetë kishte qenë viktimë e presioneve, duke shtuar se nuk ndihej i sigurt të udhëtonte në Serbi sepse kishte refuzuar të jepte dorëheqje.
âKanĂ« shpifur pĂ«r shumĂ« gjĂ«ra, mĂ« kanĂ« lidhur me shqiptarĂ«t, nuk jam i sigurt tĂ« udhĂ«toj nĂ« Serbi. Jam kĂ«tu nĂ« KosovĂ«, e anashkaloj SerbinĂ«â, kishte thĂ«nĂ« ai. /rel/
The post Policia gjen një armë e municion në shtëpinë e të arrestuarit për rastin e Vukashinoviçit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.