Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dëmtohet një tubacion kyç i ujit të pijshëm në Vlorë, një pjesë e qytetit mbetet pa furnizim

Një defekt në një tubacion kryesor të ujit të pijshëm ka lënë pa furnizim një pjesë të qytetit të Vlorës, duke rikthyer problemet kronike të menaxhimit të ujësjellësit. Tubacioni me diametër 1000 mm, i dëmtuar ditën e sotme, ka ekspozuar jo vetëm dobësinë e rrjetit, por edhe mungesën e investimeve afatgjata në sigurinë e furnizimit. […]

The post Dëmtohet një tubacion kyç i ujit të pijshëm në Vlorë, një pjesë e qytetit mbetet pa furnizim appeared first on BoldNews.al.

Pollo: Shqipërinë nuk e shpëton as SPAK-u dhe as ndërkombëtarët, duhet ndryshim politik

I ftuar në në A2 CNN, ish-deputeti demokrat Genc Pollo deklaroi se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë politike dhe institucionale, nga e cila nuk mund të dalë pa një ndryshim të vërtetë politik. Sipas Pollos, vendi po përjeton një “autoritarizëm kleptokratik”, ndërsa as drejtësia, as media dhe as faktori ndërkombëtar nuk mund ta […]

The post Pollo: Shqipërinë nuk e shpëton as SPAK-u dhe as ndërkombëtarët, duhet ndryshim politik appeared first on BoldNews.al.

Nga oborri i shkollës në kronikë të zezë / Si po dështojnë institucionet përballë dhunës mes të miturve

Për fëmijët dhe adoleshentët, shkolla supozohet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. Ata kalojnë aty pjesën më të madhe të ditës, edukohen dhe socializohen. Por sot, për shumë nxënës në Shqipëri, këto mure janë kthyer në skena frike. Nga bullizmi psikologjik te goditjet fizike, nga videot poshtëruese në rrjetet sociale e deri te […]

The post Nga oborri i shkollës në kronikë të zezë / Si po dështojnë institucionet përballë dhunës mes të miturve appeared first on BoldNews.al.

Burokracia bllokon regjistrimin e foshnjës në Patos, qytetari “i zhdukur” nga Gjendja Civile

Në Patos Renato Aliaj, baba i një fëmije të sapolindur, ndeshet me një absurditet burokratik. Ai nuk mund ta regjistrojë djalin, sepse sistemi i Gjendjes Civile e shfaq si jo banor të Patosit edhe pse ai jeton në këtë qytet prej vitesh. Kur kërkon sqarime, përgjegjësja e Gjendjes Civile në Fier e pret me arrogancë, duke shfaqur […]

The post Burokracia bllokon regjistrimin e foshnjës në Patos, qytetari “i zhdukur” nga Gjendja Civile appeared first on BoldNews.al.

Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit

Ka kaluar më shumë se një javë që nga momenti kur Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit lejen për arrestimin e Belinda Ballukut dhe Edi Rama ka mbetur te një deklaratë as mish as peshk që e lë pezull qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj arrestimit që kërkon SPAK. Mesazhet e gjetura në celularët e Ervis […]

The post Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit appeared first on BoldNews.al.

Bashkia Librazhd nuk zbaton vendimin e gjykatës, refuzon rikthimin në punë të ish-punonjëses

Një tjetër rast i moszbatimit të vendimeve gjyqësore nga institucionet publike u denoncua në emisionin investigativ Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për Bashkinë Librazhd, e cila prej vitesh  refuzon të zbatojë një vendim gjykate të formës së prerë, duke mos rikthyer në detyrë një ish-punonjëse, pavarësisht se ajo e ka fituar të drejtën në […]

The post Bashkia Librazhd nuk zbaton vendimin e gjykatës, refuzon rikthimin në punë të ish-punonjëses appeared first on BoldNews.al.

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje europiane, një kontrast me Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Kjo ka tërhequr vëmendje në Brazil, ku futbolli konsiderohet pjesë e identitetit kombëtar. Në një intervistë ekskluzive për podcast-in e ESPN Brasil, trajneri i kombëtares […]

The post Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe appeared first on BoldNews.al.

I akuzuar për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, ish-diplomati rus dënohet me 12 vite burg

Një gjykatë në Moskë ka dënuar me 12 vite burg një ish-diplomat rus, i akuzuar për shitjen e sekreteve shtetërore inteligjencës amerikane gjatë shërbimit të tij diplomatik në Shtetet e Bashkuara. Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), pasardhësi i KGB-së sovjetike, njoftoi se Arseny Konovalov, i lindur në vitin 1987, u shpall fajtor për […]

The post I akuzuar për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, ish-diplomati rus dënohet me 12 vite burg appeared first on BoldNews.al.

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër

Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, këtë herë në qytetin e Shkodrës. Salianji ka njoftuar se takimi do të mbahet në orën 18:00, në ambientet e Hotel Rozafa (ish turizmi). Takimi në qytetin bastion të demokratëve vjen pas dy aktiviteteve të tjera në Elbasan dhe […]

The post Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

“SPAK një dhuratë e helmatisur”/ Bushati: Rama nuk e di kush po e godet

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Ora 19” në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, hetimet e SPAK dhe ndikimin e tyre në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kreu i qeverisë ndodhet në një fazë pasigurie përballë goditjeve që po vijnë ndaj kabinetit të tij. Sipas Bushatit, […]

The post “SPAK një dhuratë e helmatisur”/ Bushati: Rama nuk e di kush po e godet appeared first on BoldNews.al.

Nën akuzë për korrupsion, prokuroria kërkon 10 vite burg për ish-presidentin e Koresë së Jugut

Prokurori Special ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për ish-presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, pas përpjekjes së dështuar për të shpallur ligjin ushtarak në vitin 2024. Avokatët e ish-presidentit e kanë cilësuar kërkesën për 10 vite burg si “të tepruar”. Yoon Suk Yeol përballet edhe me akuza të tjera të rënda, […]

The post Nën akuzë për korrupsion, prokuroria kërkon 10 vite burg për ish-presidentin e Koresë së Jugut appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e Daniel Shimës, dyshime për përfshirje të zyrtarëve të lartë të Policisë

Hetimet e SPAK për skandalin e tenderëve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) po hyjnë në një fazë të re. Sipas Vox News Prokuroria e Posaçme po heton jo vetëm rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, por edhe atë të ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Daniel Shima u zhduk më 20 gusht, ndërsa një […]

The post Zhdukja e Daniel Shimës, dyshime për përfshirje të zyrtarëve të lartë të Policisë appeared first on BoldNews.al.

Perimet shiten në rrugë, në Gjirokastër nuk ka një treg të mirëfilltë për prodhimet bujqësore

Si në mesjetë, Gjirokastra sot mbetet pa një treg të mirëfilltë frutash e perimesh. Prodhimet bujqësore dhe bulmeti shiten mes lagjes “18 Shtatori”, në zemër të qytetit, në kushte që nuk i përkasin as një qyteti turistik e as një qendre historike të mbrojtur. Godinat e pakta të tregut janë totalisht jashtë funksionit. Tjegullat e […]

The post Perimet shiten në rrugë, në Gjirokastër nuk ka një treg të mirëfilltë për prodhimet bujqësore appeared first on BoldNews.al.

Vijon skandali i trukimeve në Turqi, arrestohen 14 futbollistë dhe ish-drejtuesi i lartë i Galatasarayt

Shteti turk vazhdon hetimin dhe masat për të ndalur skandalin e rëndë të basteve dhe trukimeve në futbollin vendas. Pasi janë bërë publike prej muajsh emrat e lojtarëve, gjyqtarëve dhe zyrtareve të cilët është mësuar se vinin rregullisht baste për ndeshjet e futbollit, kanë filluar ndalimet dhe arrestimet e atyre që janë përfshirë në manipulime […]

The post Vijon skandali i trukimeve në Turqi, arrestohen 14 futbollistë dhe ish-drejtuesi i lartë i Galatasarayt appeared first on BoldNews.al.

Siri/ Shpërthim në një xhami gjatë faljes së të premtes, 8 të vdekur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të ndodhur gjatë lutjes së së premtes në xhaminë Imam Ali ibn Abi Talib, në qytetin sirian të Homsit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Sirisë. Sipas autoriteteve, shpërthimi ka ndodhur brenda ambienteve të xhamisë, në momentin kur besimtarët ishin […]

The post Siri/ Shpërthim në një xhami gjatë faljes së të premtes, 8 të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Raporti i Kongresit të SHBA: Do të ketë “non grata” të reja në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përqendruar vëmendjen e tyre në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në Shqipëri, ku vërehet një nivel i lartë korrupsioni dhe shtrembërim i konkurrencës, deri tek ndërhyrja e krimit dhe implikimi i politikanëve apo zyrtarëve të caktuar. Sipas raportit të Kongresit amerikan, paralajmërohet edhe një valë e dytë sanksionesh “Non grata” […]

The post Raporti i Kongresit të SHBA: Do të ketë “non grata” të reja në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Trafik i rënduar në aksin Elbasan–Librazhd, punimet paralizojnë qarkullimin

Teksa Belinda Balluku poston foto në rrjete sociale duke u shfaqur si një qeveritare “humane” që feston Krishtlindjet me qytetarët e Lushnjës, qindra qytetarë të tjerë mbeten të bllokuar në trafik për shkak të punimeve të zvarritura në rrugë dhe tenderëve të dhënë sipas interesave. Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në aksin Elbasan–Librazhd, ku […]

The post Trafik i rënduar në aksin Elbasan–Librazhd, punimet paralizojnë qarkullimin appeared first on BoldNews.al.

Dy kongresmenë amerikanë mesazh Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë!

Dy kongresistë kanë thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën mbetet e “fortë dhe dypartiake” në Kongresin amerikan, në letra të ndara dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Kongresisti republikan, Mike Lawler, tha në letrën e publikuar të premten nga Qeveria në detyrë: “Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për […]

The post Dy kongresmenë amerikanë mesazh Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë! appeared first on BoldNews.al.

Nigeria njofton se SHBA do kryejë sulme të reja ndaj ISIS-it në vend

Nigeria njoftoi se mund të kryhen sulme të tjera kundër grupeve xhihadiste, pas atyre të kryera ditën e Krishtlindjeve nga forcat amerikane në veri të vendit. Kur u pyet për mundësinë e sulmeve të reja, Ministri i Jashtëm Yusuf Tugar i tha stacionit televiziv lokal ChannelsTV: “Është një proces i vazhdueshëm dhe ne po punojmë […]

The post Nigeria njofton se SHBA do kryejë sulme të reja ndaj ISIS-it në vend appeared first on BoldNews.al.

Zelensky drejt Shtëpisë së Bardhë për bisedime paqeje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë fundjavës, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një armëpushimi në luftën me Rusinë. Zelensky konfirmoi se takimi pritet të mbahet të dielën dhe do të fokusohet në planin 20-pikësh të paqes të ndërmjetësuar nga […]

The post Zelensky drejt Shtëpisë së Bardhë për bisedime paqeje appeared first on BoldNews.al.

❌