Dy ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lista Serbe ka dorëzuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit të këtij institucioni për mosmiratimin e listës së kandidatëve të saj.
NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r media, Igor Simiç, pĂ«rfaqĂ«sues i ListĂ«s Serbe, e ka cilĂ«suar vendimin si âtĂ« paligjshĂ«m, anti-serb dhe diskriminuesâ dhe ka thĂ«nĂ« se KQZ-ja ka mohuar â42.759 vota tĂ« serbĂ«veâ, duke u munduar tĂ« pengojĂ« komunitetin serb tĂ« zgjedhĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit e tij.
âPresim qĂ« PZAP-ja ta shfuqizojĂ« vendimin e turpshĂ«m tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve dhe tĂ« marrĂ« njĂ« vendim nĂ« pĂ«rputhje me ligjin, me çârast do tĂ« mbrojĂ« tĂ« drejtat e popullit serb, ligjshmĂ«rinĂ« dhe integritetin e procesit zgjedhorâ, tha Simiq.
Misioni i OSBE-sĂ« nĂ« KosovĂ« ka thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« duke ndjekur kĂ«to zhvillime dhe ka theksuar nevojĂ«n pĂ«r âpĂ«rputhje tĂ« plotĂ« dhe respektim tĂ« standardeve ndĂ«rkombĂ«tare zgjedhore, veçanĂ«risht publikimin transparent dhe tĂ« plotĂ« tĂ« rezultateve zgjedhoreâ.
Gjatë fundjavës, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka dënuar gjithashtu vendimin e KQZ-së, duke e cilësuar si një sulm të ri ndaj të drejtave politike të popullit serb në Kosovë.
Ai tha se heqja e të drejtës së votës së serbëve nuk duhet të jetë praktikë dhe se Serbia do të insistojë bashkë me partnerët ndërkombëtarë për respektimin e të drejtave politike dhe elektorale të komunitetit serb.
KQZ-ja kishte përfunduar të premten procesin e rinumërimit të votave, i cili u krye pas dyshimeve për manipulime gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Pas rinumërimit, disa vota ndryshuan deri në 6 mijë për një kandidat, por rezultatet për partitë nuk u prekën.
Anëtarët e KQZ-së i miratuan listat e kandidatëve të të gjitha partive përveç Listës Serbe, ku tre anëtarë votuan për, dy kundër (nga Lëvizja Vetëvendosje) dhe të tjerët abstenuan.
Sipas KQZ-së, rezultatet përfundimtare janë:
-Lëvizja Vetëvendosje: 51.10% të votave, 57 ulëse
-Partia Demokratike e Kosovës: 20.19%, 22 ulëse
-Lidhja Demokratike e Kosovës: 13.24%, 15 ulëse
-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 5.50%, 6 ulëse
Nga ulëset e rezervuara për komunitetin serb, Lista Serbe fitoi nëntë ulëse dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë një ulëse.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s (KDI) ka kritikuar shpalljen e rezultateve âtĂ« pjesshmeâ dhe veprimet e KQZ-sĂ«, duke thĂ«nĂ« se situata nuk mund tĂ« zgjidhet me votim politik brenda institucionit dhe se vendimi pĂ«r mosmiratimin e ListĂ«s Serbe Ă«shtĂ« i pakuptimtĂ«./REL