Reading view

Ortopedi rekomandon: Mos ua mbathni fëmijëve këpucët e bartura



Dhurimi apo kalimi i këpucëve nga një fëmijë te tjetri është një praktikë e zakonshme në shumë familje, sidomos kur këpucët duken ende të ruajtura dhe “si të reja”. Megjithatë, sipas ortopedit Muharrem Hajdari, kjo nuk është e rekomandueshme, veçanërisht te fëmijët në fazën e rritjes dhe zhvillimit.

Për këtë temë, Hajdari në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati.



Në këtë episod, ai trajtoi problemet më të shpeshta ortopedike, shputën te fëmijët, këpucët, artrozën, protezat dhe rëndësinë e lëvizjes.

I pyetur nëse rekomandohet që këpucët e përdorura t’u jepen fëmijëve të tjerë, Hajdari tha se dhuratat në përgjithësi janë të mira, por jo kur bëhet fjalë për këpucë të bartura.

“Dhuratat zakonisht janë të mira, por nuk i kisha preferuar dhuratat e këpucëve që janë të bartura, sidomos te fëmijët”, tha ai.

Sipas ortopedit, arsyeja kryesore është se çdo fëmijë dhe çdo shputë ka formën e vet.

Me kalimin e kohës, këpuca përshtatet me mënyrën se si e ka mbajtur personi i parë, me peshën e tij trupore dhe me mënyrën se si e shpërndan ngarkesën gjatë ecjes.

“Çdo fëmijë, çdo këmbë ose çdo shputë e ka vulën e vet”, shpjegoi Hajdari.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

- YouTube www.youtube.com

  •  

Aksident mes dy kamionësh në autostradën "Ibrahim Rugova" , lëndohen dy persona



Dy persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 10:00 pasi janë aksidentuar dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas tij, njësiti për Menaxhimin dhe Kontroll në Autostradë është marr me rastin.

“Rreth orës 10:00, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në segmentin Suharekë–Prizren, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy kamionë me targa vendore. Si pasojë, dy persona raportohet se kanë pësuar lëndime trupore. Njësiti për Menaxhimin dhe Kontroll ne Autostradë është marr me rastin”, ka thënë Hoxha.

Tutje ai tha se Policia e Kosoves apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat ne trafik per te shmangur aksidentet. /Telegrafi/

  •  

“Punëtorët nuk janë numra, janë jetë”, Sindikata e Re e KEK-ut me aksion simbolik para zyrave të KEK-ut



Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka zhvilluar një aksion simbolik para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me mënyrën e menaxhimit dhe trajtimit të punëtorëve.

Me pankarta në në duar “Punëtorët nuk janë numra, janë jetë” dhe “Stop menaxhimit represiv”, përfaqësuesit e sindikatës kanë kërkuar më shumë respekt për punëtorët dhe përmirësimin e kushteve në vendin e punës.

Ndryshe, ditë më parë dy punëtorë të KEK-ut kanë ndërruar jetë në vendin e punës.

Tashmë i ndjeri Arbenit Ahmeti ka vdekur gjatë kryerjes së detyrave të punës, pasi ra në kontakt me tensionin elektrik.

Edhe Haxhi (Selatin) Gojnovci, ka ndërruar jetë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit të KEK-ut gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe derisa po lëvizte në zonën e ekskavatorit, pësoi aksidentin fatal. /Telegrafi/






  •  

Bie nga kati i gjashtë i një banese një e mitur në Pejë, dërgohet në QKUK - rasti po hetohet



Një e mitur sot rreth orës 00:50 ka rënë nga kati i gjashtë i terasës së banesës në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se e lënduara nga Spitali i Pejës është transferuar në QKUK.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur rrugën 'Myrvete Maksutaj' në Pejë. Një e mitur ka rënë nga terasa e banesës (kati i 6-të), Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. E lënduara është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, e më pas në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Rugova.

Ndërkohë, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, janë duke hetuar se si ka ardhur deri te ky rast. /Telegrafi/

  •  

Nga QKUK flasin për gjendjen e 26-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë



Egzon Bytyqi i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Kërvasëri të Malishevës, po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se ka plagosur edhe veten.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla për Telegrafin ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e 26-vjeçarit vazhdon të jetë e njëjtë.

“Lidhur me rastin e raportuar më datë 24 gusht 2026 në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e pacientit, 26-vjeçar, vazhdon të jetë e njëjtë. Pacienti është duke marrë trajtim mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së”, ka thënë Qyqalla.

Ndryshe, një rast tragjik ka ndodhur të dielën, e 23 gushtit në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një grua shtatzënë është vrarë me armë zjarri.

Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, i cili ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë e kritike për jetën. /Telegrafi/

  •  

Tahiri: 120 deputetëve po u mohohet ushtrimi i mandatit të fituar nga populli



Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar sot para mediave se deputetëve të Kuvendit po u mohohet e drejta për të ushtruar mandatin e fituar në zgjedhje.

Tahiri tha se mandati i deputetit buron nga vullneti i qytetarëve dhe se askush nuk mund ta pengojë ushtrimin e tij.

“Mandati i deputetit buron nga populli dhe askush nuk guxon të na e marrë. 120 deputetëve nuk po u lejohet ushtrimi i mandatit të fituar në zgjedhje”, deklaroi Tahiri.

Ai theksoi se të gjithë deputetët janë të barabartë në ushtrimin e mandatit dhe se një deputet nuk mund t’ia mohojë mandatin një deputeti tjetër.

“Deputeti është i barabartë me deputetin tjetër, nuk mund t’ia marrë mandatin. Kjo është shkelje e të drejtës themelore në demokraci dhe shkelje e të drejtave të njeriut”, tha Tahiri. /Telegrafi/


  •  

Kërcënohet përmes një mesazhi në telefon një grua në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet



Një grua ka raportuar se në telefonin e saj ka pranuar një mesazh nga një person i panjohur me përmbajtje kërcënuese.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 23.08.2026 rreth orës 19:15, në veri të Mitrovicës.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

“Mitrovicë Veri / 23.08.2026-19:15. Me datë 24.08.2026 ankuesja femër ka raportuar, se në telefonin e saj ka pranuar një “sms” nga një person i panjohur, me përmbajtje kërcënuese. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  •  

Vetplagosja e një personi në Pejë, policia jep detaje



Një person në rrethana të panjohura i ksihte shkaktuar plagë vetes.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:10 në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes në një automjet-kombi kanë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, 11-fishekë dhe 1-gëzhojë.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur të dyshuarin m/k i cili dyshohet se me armë zjarri, në rrethana të panjohura i kishte shkaktuar plagë vetes. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes në një automjet-kombi kanë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, 11-fishekë dhe 1-gëzhojë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/

  •  

Jashari: Pak ditë para 1 shtatorit, prindërit ende në pasiguri për librat shkollorë



Deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mungesën e qartësisë rreth sigurimit të teksteve shkollore, pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Në fjalimin e saj në Kuvend, Jashari tha se prindërit ende nuk e dinë nëse fëmijët e tyre do t’i kenë të gjitha tekstet e nevojshme në ditën e parë të shkollës.

Ajo paralajmëroi se ekziston rreziku që edhe këtë vit nxënësit të mos i kenë të gjitha librat në ditën e parë të mësimit.

“Jemi pak ditë larg 1 shtatorit dhe prindërit ende përballen me pasigurinë për librat e fëmijëve të tyre. Ekziston rreziku që fëmijët edhe këtë vit të mos i kenë të gjitha tekstet që u duhen në ditën e parë të shkollës”, ka deklaruar Jashari.

Ajo e krahasoi situatën aktuale me kohën kur ishte vetë nxënëse, duke thënë se atëherë librat ishin të siguruar që në ditën e parë të shkollës.

“Në kohën kur unë isha nxënëse, ishte krejtësisht ndryshe. Ne i kishim librat në ditën e parë, nuk ka pasur nevojë që prindërit të largohen dhe të shikojnë ku t’i gjejnë ato libra. Librat kanë qenë në bankën time”, tha Jashari.

Sipas saj, mënyra se si po zhvillohen përgatitjet për fillimin e vitit shkollor është tregues i problemeve në funksionimin e institucioneve. /Tv Dukagjini/

  •  

Procedura e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, nga presidenca thonë se nuk është përmbyllur



Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë të duitur se pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u është drejtuar institucioneve kompetente të sigurisë me kërkesë për verifikimin e kandidatëve të propozuar.

Sipas një njoftimi për media thuhet se afati pesëditor nga pranimi i propozimeve ka përfunduar të premten, ndërsa procedura e emërimit ende nuk është përmbyllur për shkak se Zyra e Presidentes është në pritje të përgjigjeve nga institucionet kompetente lidhur me verifikimet e kërkuara.

"Pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra e Presidentes do të ndërmarrë veprimet e mëtejme për përmbylljen e procedurës së emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  •  

Grabitje në një supermarket në Durrës, i riu shtyn punonjësen dhe merr paratë nga kasa - arratiset nga vendngjarja



Një market është grabitur ditën e sotme në Durrës, pranë ish-URT-së, në lagjen 17.

Autori i dyshuar, i moshës rreth 25 vjeç, ka hyrë në supermarket dhe pasi ka shtyrë me duar punonjësen e shërbimit ka marrë nga kasa një shumë parash.

I dyshuari u identifikua nga policia si Adriatik Salillari. Policia e Durrësit po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Tch/

  •  

Për një javë arrestohen 13 persona me urdhëresa tё gjykatave në Pejë, pesë nga ta lirohen



Stacioni Policor Pejё, nga data 14.08.2026 deri me datёn 20.08.2026, ka realizuar urdhёresat e gjykatёs ndaj personave tё kёrkuar, duke arrestuar 13 persona tё dyshuar.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, tetё nga tё dyshuarit janё dёrguar nё vuajtje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa pesё nga tё dyshuarit janё dёrguar nё seanca gjyqёsore dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar.

"Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente", thuhet në njoftim. /Telegrafi/


  •  

Vdes 18-vjeçari nga Kosova, u gjet pa shenja jete në Shëngjin



Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /A2 Televizion/

  •  

"Lëvizja është çelësi për nyje të shëndetshme", ortopedi Muharrem Hajdari në “Shëndeti në rend të parë”



Problemet ortopedike janë ndër shqetësimet më të shpeshta shëndetësore, sidomos kur lidhen me dhimbjen e nyjeve, shputës, gjurit, kërdhokullës apo shtyllës kurrizore. Por jo çdo problem ortopedik duhet të përfundojë me operim, ndërsa trajtimi i duhur, fizioterapia dhe lëvizja e rregullt mund të luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e lëvizshmërisë dhe cilësisë së jetës.

Për këto tema ka folur Muharrem Hajdari, specialist i ortopedisë, në episodin e 84-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit "Kubati".

- YouTube www.youtube.com

Në këtë episod, ai foli për problemet më të shpeshta ortopedike, trajtimin e artrozës, protezat e gjurit dhe kërdhokullës, kirurgjinë e shputës, dhimbjet e thembrës, këpucët te fëmijët, kolagjenin, fizioterapinë dhe teknikat moderne minimale invazive.

Duke folur për problemet më të shpeshta ortopedike që has te pacientët, Hajdari tha se përjashtuar traumat, ndër shqetësimet kryesore janë artrozat, pra sëmundjet degjenerative të artikulacioneve.

“Problemet më të shpeshta ortopedike, po e lëmë traumën nga ortopedia, këtu janë artrozat”, tha ai.

Sipas Hajdarit, trajtimi i artrozës duhet të fillojë gjithmonë me metoda konservative dhe vetëm nëse është e nevojshme të përfundojë me ndërhyrje kirurgjikale.

Ai theksoi se jo çdo artrozë duhet të operohet, duke shtuar se operimi duhet të shihet si zgjidhja e fundit.

“Jo çdo artrozë duhet të operohet. Operimi është zgjidhja e fundit”, tha Dr. Hajdari.

Një mesazh i rëndësishëm i ortopedit ishte që pacientët të mos e ndërpresin trajtimin në momentin kur u ndalet dhimbja.

Sipas tij, shpesh ndodh që pacientët e ndërpresin fizioterapinë apo ushtrimet sapo ndihen më mirë, por kjo mund të jetë gabim, sepse sëmundja mund të vazhdojë edhe në heshtje.

“Rëndësi të madhe ka edhe fizioterapia, ushtrimi, gjimnastika. Ato nuk duhet të ndërpriten”, tha ai.

Një pjesë e madhe e bisedës iu kushtua edhe endoprotezave, veçanërisht protezave të gjurit dhe kërdhokullës, si dhe ndërhyrjeve revizionuese.

Hajdari shpjegoi se revizioni është më kompleks se vendosja e protezës për herë të parë, pasi mund të ketë dëmtim të indit kockor, infeksione apo dezintegrim të protezës.

Megjithatë, ai tha se këto ndërhyrje realizohen edhe në Kosovë, ndërsa teknikat dhe implantet që përdoren janë të krahasueshme me ato në vendet evropiane.

“Pacienti duhet të sqarohet nga fillimi deri në mbarim, t’i hiqet frika”, tha ai.

Në podcast u fol edhe për problemet e shputës. Hajdari, i certifikuar në Gjermani si kirurg i shputës, tha se dhimbjet e shputës nuk duhet të neglizhohen, sidomos kur shfaqen gjatë qëndrimit në këmbë apo në qetësi.

“Në pjesën më të madhe nuk duhet të neglizhohen dhimbjet e shputës, në qoftë se ka dhimbje gjatë qëndrimit në këmbë ose më tepër gjatë qetësisë”, tha ai.

Ai përmendi deformimet e pjesës së përparme të shputës, përfshirë Hallux valgus, që shpesh njihet nga qytetarët si “gunga” te gishti i madh i këmbës.

Sipas tij, ky deformim është zakonisht gjenetik dhe prek më shpesh gratë, ndërsa këpucët e ngushta dhe takat e larta mund ta përkeqësojnë gjendjen.

Një këshillë e veçantë e Hajdarit ishte për prindërit: të mos u japin fëmijëve këpucë të përdorura nga fëmijë të tjerë.

Hajdari foli edhe për dhimbjen e thembrës, sidomos ajo që shfaqet në mëngjes.

Hajdari tha se kjo gjendje, e njohur si plantar fasciitis, zakonisht trajtohet në mënyrë konservative, me fizioterapi dhe ushtrime të thjeshta.

Ai këshilloi qytetarët që të mos nxitohen drejt injeksioneve apo suplementeve të ndryshme, veçanërisht kolagjenit, i cili sipas tij është bërë shumë i popullarizuar në Kosovë dhe rajon.

“Le t’u ikin injeksioneve, le t’u ikin tabletave të kolagjenit”, tha ai.

Duke folur për kolagjenin, Hajdari u shpreh se në aspektin ortopedik ai është i panevojshëm për pjesën më të madhe të sëmundjeve.

“Dëm nuk bën, por nuk ndihmon”, tha ai.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

- YouTube www.youtube.com

  •  

Pretendimet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagon Rizvanolli



Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar ndaj pretendimeve se përfaqësues të ndërmarrjes publike “Trainkos” kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi, në kuadër të procesit për riparimin e vagonëve të trenit.

Rizvanolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017.

“Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga Ministri Pal Lekaj. A ka qenë AAK-ja e bregosur për këtë çështje në vitin 2017 kur Ministri i tyre e prente shiritin për vagonët e riparuar në Serbi?”, ka shkruar Rizvanolli.



Ndryshe, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka deklaruar se e kishte informuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me kontratën për renovimin e vagonëve të Trainkos në Serbi, por se nuk kishte marrë asnjëherë përgjigje.


“E konfirmoj që nuk kam marrë përgjigje asnjëherë nga z. Kurti. Përveç tij kam njoftuar edhe të tjerë, por kanë zgjedhur ta heshtin këtë tender korruptiv që ka cenuar edhe sigurinë publike”, ka deklaruar Korenica për Telegrafin.

Edhe deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me vizitat e zyrtarëve në Serbi, duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të ndërmarrë veprime.


Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka pretenduar se zyrtarë të lidhur me Qeverinë e Kosovës kanë vizituar Serbinë në vitin 2024, pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.

Ndërkaq, zyrtari i Aleancës, Daut Haradinaj kishte thënë se përfaqësues të ndërmarrjes publike “Trainkos” zhvilluan një vizitë zyrtare në Serbi, në kuadër të procesit për riparimin e vagonëve të trenit. /Telegrafi/

  •  

Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë, rasti po hetohet



Një person i moshës 55 vjeç është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 00:17 në dyqanin e tij në Mitrovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, bazuar në të dhënat dhe veprimet fillestare hetimore në vendin e ngjarjes, dyshimet e para janë ngritur për rast me elemente të vetëvrasjes.

“Rreth orës 00:17, Policia është njoftuar për një rast, ku në dyqanin e tije është gjetur pa shenja jete një person, mashkull rreth 55 vjeç. Bazuar në të dhënat dhe veprimet fillestare hetimore në vendin e ngjarjes, dyshimet e para janë ngritur për rast me elemente të vetëvrasjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri”, ka thënë Zahiti.

Tutje ai tha se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion.

“Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin kompetent, kanë nisur hetimet dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

  •  

Bie nga lartësia e një objekti në Veternik, vdes punëtori 49 vjeçar



Një person i moshës 49 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës 10:00 pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në Veternik derisa ishte duke punuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, viktima nuk ka arritë t'i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në lagjen Veternik në Prishtinë, derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje", ka thënë ajo.

Tutje Ahmeti tha se policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit. /Telegrafi/

  •  

E goditi me mjet pune një person në Skenderaj, arrestohet i dyshuari



Një person është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka goditur një tjetër me një mjet pune.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 gusht 2026, rreth orës 07:30, në Skenderaj.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

"Skenderaj 23.08.2026 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte goditur me një mjetë pune viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  •  

Musliu me kritika ndaj LVV-së: Marrja, hajnia e keqpërdorimi nuk mbulohen me tepih



Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar qeverisjen aktuale duke e akuzuar për keqpërdorime dhe menaxhim të dobët të institucioneve të vendit.

Përmes një reagimi, Musliu ka përmendur disa çështje për të cilat ka hedhur akuza ndaj qeverisjes, duke përfshirë rezervat e grurit dhe librat shkollorë.

Ajo ka kritikuar edhe vendimin për “kursime” sa i përket tepihëve në sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Kanë vjedhur edhe në rezervat e grurit, kanë bërë keqpërdorime edhe me librat e fëmijëve të Kosovës, e tash po bëjnë ‘kursime’ te tepihat e sallës së Kuvendit?! Krejt shtetin e keni kthyer në improvizim e tash po mundoheni ta mbuloni marren me copa tepihu”, ka shkruar Musliu.

Tutje, deputetja e PDK-së ka thënë se kjo, sipas saj, paraqet mënyrën se si po qeveriset dhe menaxhohet vendi.

“Gubana, kjo është fytyra e qeverisjes dhe menaxhimit tuaj me institucionet e vendit. Marrja, hajnia e keqpërdorimi nuk mbulohen me tepih”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/


  •  

"50 plumba kallashnikovi", detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës



Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e babë e bir, Lekë dhe Prel Gjoni, një ditë më parë në fshatin Mgull të Dukagjinit.

Dyshohet se ndaj fuoristradës me të cilën udhëtonin dy viktimat dhe L.B, i cili mbeti i plagosur, është qëlluar me rreth 50 plumba kallashnikovi.

Babë e bir po udhëtonin nga fshati Mgull në drejtim të Shkodrës, kur u zunë në pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth dy kilometra larg rrugës që lidh zonën e Pultit me Shoshin.

Pas breshërisë së plumbave, L.Gj dhe P.Gj humbën jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, L.B, i cili ndodhej në sediljen e pasme të automjetit, mbijetoi. Fillimisht ai mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe më pas u transportua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Policia dyshon se në atentat kanë marrë pjesë më shumë se një person. Pas të shtënave, autorët dyshohet se janë larguar me një automjet fuoristradë.

Ende nuk është përcaktuar motivi i krimit. Një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e gjakmarrjes, pasi, sipas të dhënave paraprake, familja Gjoni ka qenë e përfshirë vite më parë në një hasmëri. /Telegrafi/

  •  
❌