❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shahini: Prishtina po teston model të ri arsimor për nxënësit në epokën e AI



NxĂ«nĂ«sit nĂ« KosovĂ« po rriten nĂ« njĂ« realitet ku inteligjenca artificiale dhe teknologjia digjitale janĂ« pjesĂ« e pĂ«rditshme e jetĂ«s sĂ« tyre, prandaj sistemi arsimor duhet t’i pĂ«rgatisĂ« ata pĂ«r ta kuptuar dhe pĂ«rdorur kĂ«tĂ« teknologji nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshme.

Kështu ka deklaruar Samir Shahini, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komuna e Prishtinës.

Duke folur nĂ« “PĂ«rballje Podcast”, Shahini theksoi se nxĂ«nĂ«sit sot janĂ« tĂ« rrethuar vazhdimisht nga teknologjia dhe inteligjenca artificiale, por shpesh pa udhĂ«zime tĂ« mjaftueshme se si ta pĂ«rdorin atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« kritike.



“NxĂ«nĂ«sit tanĂ« jetojnĂ« çdo ditĂ« me teknologji. NĂ«se ata kanĂ« qasje nĂ« internet, tabela digjitale dhe platforma online, atĂ«herĂ« duhet t’i mĂ«sojmĂ« edhe si ta kuptojnĂ« inteligjencĂ«n artificiale dhe si ta filtrojnĂ« pĂ«rmbajtjen qĂ« konsumojnĂ«â€, tha Shahini shkruan Telegrafi.

Ai bëri të ditur se Prishtina ka nisur pilotimin e përfshirjes së temave që lidhen me inteligjencën artificiale dhe edukimin medial në shkolla, pa pritur vendime nga niveli qendror, duke e parë këtë si një domosdoshmëri për përgatitjen e nxënësve për të ardhmen digjitale.

Sipas Shahinit, qëllimi i këtyre iniciativave është që nxënësit të mos jenë vetëm konsumues pasivë të teknologjisë, por përdorues të vetëdijshëm dhe kritikë, të aftë të dallojnë informacionin e saktë nga ai i manipuluar.

Ai shtoi se kryeqyteti synon të shërbejë si model për komunat e tjera në Kosovë, duke testuar praktika të reja arsimore që mund të shtrihen më pas në nivel vendi. /Telegrafi/

Destinacionet mĂ« tĂ« kĂ«rkuara tĂ« amerikanĂ«ve - ShqipĂ«ria nĂ« Top‑5 tĂ« vendeve mĂ« tĂ« preferuara



Sipas të dhënave nga kërkimet e fluturimeve në platformën e njohur Kayak, udhëtimet për vitin 2026 po shënojnë një rritje të ndjeshme interesi. Shqipëria duket se do të jetë një nga destinacionet më të kërkuara gjatë këtij viti.

Analiza e Kayak tregon se interesimi për destinacionet ndërkombëtare jashtë Shteteve të Bashkuara është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, me theks të veçantë te Evropa dhe rajoni i Ballkanit.

Ajo që gëzon veçanërisht është fakti se interesimi për Shqipërinë është rritur me plot 66 për qind, raporton axios.

Shqipëria renditet në vendin e katërt në listën e destinacioneve për të cilat interesimi i turistëve po shënon rritjen më të madhe.

NĂ« vendin e parĂ« renditet Republika Çeke, ku interesi u rrit me 179 pĂ«r qind nĂ« janar 2026 krahasuar me vitin 2025, e ndjekur nga Bullgaria me 136 pĂ«r qind dhe Hungaria me 86 pĂ«r qind.

MĂ« pas vijnĂ« Rumania dhe Bosnja e Hercegovina, me njĂ« rritje prej 61 pĂ«r qind secila. Kroacia renditet nĂ« vendin e 15-tĂ«, pasi interesi Ă«shtĂ« rritur “vetĂ«m” me 29 pĂ«r qind.

Këto të dhëna janë një tregues i qartë se udhëtarët po e shohin gjithnjë e më shumë rajonin tonë si një destinacion tërheqës dhe të përballueshëm.

Kayak Ă«shtĂ« njĂ« platformĂ« globale online pĂ«r kĂ«rkimin e udhĂ«timeve, e pĂ«rshkruar shpesh si “Google pĂ«r udhĂ«timet”.

Ajo nuk shet drejtpërdrejt bileta avioni apo paketa hoteliere, por krahason çmimet nga qindra faqe të tjera dhe u tregon përdoruesve se ku mund të gjejnë ofertat më të favorshme. /Telegrafi/

Japonia dhe SHBA-të synojnë prodhimin e 'diamanteve sintetike' brenda një plani investimi prej 550 miliardë dollarësh



NjĂ« plan pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« fabrikĂ« “diamantesh sintetike” nĂ« Shtetet e Bashkuara Ă«shtĂ« njĂ« perspektivĂ« kryesore nĂ« paketĂ«n e investimeve prej 550 miliardĂ« dollarĂ«sh tĂ« JaponisĂ«.

Dhe ky hap vjen ndërsa aleatët shtyjnë përpara zgjerimin e prodhimit të një materiali jetik për prodhimin e çipave dhe me precizion të lartë, kanë thënë burime të Reuters, përcjell Telegrafi.

Kjo mund të jetë ndër grupet e para të projekteve, detajet e të cilave Reuters thotë se po i raporton për herë të parë, që do të zbulohen përpara një vizite në SHBA nga kryeministrja japoneze Sanae Takaichi, e planifikuar që në mars, thanë të dy burimet.

"Shtetet e Bashkuara duan të përshpejtojnë prodhimin vendas të diamanteve sintetike", ka thënë një nga burimet.

"Duke përfshirë kompanitë japoneze, Uashingtoni shpreson të ndërtojë një zinxhir furnizimi SHBA-Japoni që nuk mbështetet te Kina".

LĂ«vizjet e fundit tĂ« KinĂ«s pĂ«r tĂ« vendosur kontrolle tĂ« eksportit mbi disa “diamante artificiale” kanĂ« nĂ«nvizuar rĂ«ndĂ«sinĂ« strategjike tĂ« materialit, shumica e tĂ« cilit tani prodhohet nĂ« KinĂ«.

Projekti i diamanteve sintetike përfshin Element Six, pjesë e De Beers Group, kompania kryesore e diamanteve në botë, shtoi burimi.

Lajmi vjen ndërsa Japonia përshpejton përpjekjet për të finalizuar projektet në kuadër të iniciativës së rënë dakord si pjesë e marrëveshjes së Tokios me Uashingtonin për të ulur tarifat mbi eksportet japoneze.

Gjithashtu, në grupin e parë të projekteve, ka të ngjarë të përfshihet një projekt i gjenerimit të energjisë në shkallë të gjerë, që përfshin konglomeratin industrial japonez Hitachi Ltd, thanë burimet.

Ministria e tregtisë e Japonisë refuzoi të komentojë mbi projektet në diskutim, duke thënë se ishte në bisedime me Shtetet e Bashkuara për të hartuar shpejt linjat e projektit, por asgjë nuk ishte vendosur.

Diamantet artificiale kanë gjithashtu aplikime ushtarake me përdorim të dyfishtë, në prodhimin e municioneve dhe komponentëve të radarit. /Telegrafi/

Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, reshje shiu e bore



Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezentë në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare, ndërkaq pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra dhe në juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindja - jugperëndimi me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 4-6 ballë. /Telegrafi/




Bella Hadid ndahet nga i dashuri kauboj Adan Banuelos pas një romance dyvjeçare



Bella Hadid dhe kalorësi profesionist Adan Banuelos thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas dy vjetësh bashkë.

Supermodelja 29-vjeçare dhe Banuelos, një trajner i njohur kuajsh në qarkun garues, raportohet se janë ndarë së fundmi, sipas Entertainment Tonight.

Një burim i ka thënë ET se Hadid po e përjeton rëndë ndarjen, duke e përshkruar fundin e marrëdhënies si emocionalisht shumë domethënës, për shkak të nivelit të lartë të përkushtimit që kishin ndaj njëri-tjetrit.

“Ajo Ă«shtĂ« ende duke e pĂ«rpunuar situatĂ«n,” tha burimi, duke shtuar se lidhja e tyre kishte qenĂ« “shumĂ« serioze”.

Sipas tĂ« njĂ«jtit burim, Hadid Ă«shtĂ« pĂ«rqendruar te puna dhe po kalon mĂ« shumĂ« kohĂ« me miqtĂ« e ngushtĂ« pĂ«r t’u “shpĂ«rqendruar nga ndarja”.

Pavarësisht këtyre raportimeve, ish-çifti vazhdon ta ndjekë njëri-tjetrin në Instagram.

Thashethemet për lidhjen e tyre nisën për herë të parë në tetor 2023, kur ata u panë së bashku në Teksas.

Në atë periudhë, Hadid shihej shpesh në evente rodeoje dhe kalonte kohë të zgjatur në këtë shtet.

Moti sot, vranët dhe intervale me diell



Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët me intervale me diell.

IHK njofton se mjegull do të ketë në mëngjes në zonat mesatare dhe pranë relievit malor

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë.

Era do tĂ« fryjĂ« nga verilindje, 1–4 m/s. /Telegrafi/

Cili është emocioni më toksik për shëndetin? Pse nuk na lejon kurrë të jemi të lumtur



Ai ju bllokon, ju shteron energjinë dhe ju mban të ngujuar në gabimet e së kaluarës

A keni ndjerë ndonjëherë faj? Nëse përgjigjja është po, atëherë duhet ta dini se kjo është një emocion që ndikon shumë negativisht në psikikë dhe në shëndetin e përgjithshëm. Psikiatrja spanjolle Marian Rojas Estapé shpjegoi pse ky emocion është kaq shkatërrues për shëndetin mendor, në një intervistë për gazetën La Razón.

Ajo paralajmëron për një emocion të përditshëm i cili, nëse nuk menaxhohet siç duhet, e shteron energjinë dhe bllokon çdo ndryshim, duke shpjeguar se çfarë e shkakton dhe si mund të transformohet.

Faji është një emocion toksik që e lidh njeriun me të kaluarën, një ndjenjë që shteron energjinë, shkakton depresion dhe pengon marrjen e vendimeve.

Emocioni që na robëron në të kaluarën

Marian Rojas Estapé e vë theksin te faji, një emocion që shfaqet shpesh pas gabimeve, pritshmërive të paplotësuara ose qortimeve nga të tjerët. Ai mund të vijë si pasojë e vetëkritikës së tepruar, por edhe nga mjedisi përreth, përmes krahasimeve, kritikave dhe gjykimeve.

Nëse nuk njihet dhe nuk trajtohet me kohë, faji zë një hapësirë të madhe mendore dhe ndikon negativisht në gjendjen emocionale.

– Faji Ă«shtĂ« njĂ« emocion toksik qĂ« na lidh me tĂ« kaluarĂ«n dhe na pengon tĂ« ecim pĂ«rpara, thekson psikiatrja. Sipas saj, janĂ« tĂ« pakta emocionet qĂ« mund tĂ« jenĂ« aq shkatĂ«rruese sa faji, kur mbetemi tĂ« bllokuar nĂ« tĂ«. Ai vjedh energjinĂ«, e vĂ«shtirĂ«son marrjen e vendimeve dhe mund tĂ« çojĂ« nĂ« gjendje tĂ« thella emocionale negative, transmeton Telegrafi.

Pse na robëron faji dhe nga vjen ai

Faji shfaqet kur ndiejmë se nuk kemi vepruar drejt ose se nuk kemi përmbushur pritshmëritë tonat ose të të tjerëve. Problemi lind kur ai shndërrohet në një rreth vicioz mendor pa dalje.

Sa më shumë e rishqyrtojmë gabimin, aq më i fortë bëhet emocioni, ndërsa ne tërhiqemi:

  • e shtyjmĂ« kĂ«rkimin e faljes
    ‱ shmangim bisedat
    ‱ heqim dorĂ« nga pĂ«rpjekjet
  • Rezultati Ă«shtĂ« njĂ« jetĂ« e pĂ«rqendruar te e kaluara, nĂ« vend tĂ« momentit tĂ« tanishĂ«m.

    Si tĂ« nisni ndryshimin – njĂ« udhĂ«zues i shkurtĂ«r

    ‱ EmĂ«rtoni atĂ« qĂ« ndodhi, pa dramatizim.
    ÇfarĂ« bĂ«ra? KĂ« e preku? ÇfarĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fuqinĂ« time?

    ‱ Rregulloni atĂ« qĂ« mundeni.
    Një kërkim faljeje konkret, korrigjim gabimi ose dëmshpërblim.

    ‱ Nxirrni njĂ« mĂ«sim praktik.
    ÇfarĂ« do tĂ« bĂ«j ndryshe herĂ«n tjetĂ«r?

    ‱ NdĂ«rprisni rikthimin e vazhdueshĂ«m te mendimet negative.
    Nëse keni marrë përgjegjësi dhe keni vepruar, kthehuni te e tashmja. Atëherë faji e humb funksionin e tij.

    – Faji nuk ndĂ«rton, por mund tĂ« bĂ«het pikĂ«nisje pĂ«r ndryshim, porosit Marian Rojas EstapĂ©. Mesazhi i saj Ă«shtĂ« i thjeshtĂ«, por i fuqishĂ«m: Ă«shtĂ« e nevojshme tĂ« mbyllim llogaritĂ« me tĂ« kaluarĂ«n pĂ«r tĂ« rikthyer energjinĂ« nĂ« tĂ« tashmen dhe pĂ«r ta shndĂ«rruar çdo gabim nĂ« njĂ« shtysĂ« pĂ«r rritje personale. /Telegrafi/

    Trajneri që do të përballej me Dritën do të marr drejtimin e klubit të njohur gjerman



    Eintracht Frankfurt ka gjetur një trajner të ri. Sipas informacioneve nga gazeta gjermane Bild, trajneri i ri i klubit duhet të jetë Albert Riera, i cili do të zëvendësojë Dino Toppmoller në atë pozicion.

    Riera është aktualisht trajner i klubit slloven NK Celje, fituesit aktual të Kupës së Sllovenisë, dhe është trajneri më i kërkuar në rajonin tonë, duke marrë parasysh se si Dinamo Zagreb ashtu edhe Crvena Zvezda donin ta shihnin në stol.

    Celje është kundërshtari I Dritës në play-offin e Ligës së Konferencës, më 19 dhe 26 shkurt, për një vend në çerekfinale të garës evropiane.

    Drejtuesit e Eintrachtit janë në negociatat e fundit me klubin nga Celje dhe janë të bindur se një marrëveshje do të arrihet së shpejti.

    🚹🩅 EXCLUSIVE | Albert #Riera (NK Celje) is currently the top candidate to become the new head coach of Eintracht Frankfurt.

    Axel Hellmann confirmed yesterday: “We’re on the final stretch” - and it is expected to be Riera. Slovenian sources closely involved in the process
 pic.twitter.com/xwGHb9T1hF
    — Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 27, 2026


    "Së shpejti do të prezantojmë një trajner të ri, jemi në fund të procesit të marrëveshjes", tha drejtori i klubit Axel Hellmann të hënën në mbrëmje në takimin e anëtarëve në Jahrhunderthalle të Frankfurtit.

    Vendimi pĂ«r t’ia besuar stolin Rieras Ă«shtĂ« njĂ« surprizĂ« pĂ«r shumĂ« njerĂ«z. GjatĂ« karrierĂ«s sĂ« tij si lojtar, ish-lojtari i kombĂ«tares spanjolle luajti pĂ«r klube tĂ« mĂ«dha si Manchester City dhe Liverpool, por pĂ«rvoja e tij si trajner aktualisht lidhet vetĂ«m me Olimpija Ljubljana, Girondins Bordeaux dhe Celje.

    Riera ka një kontratë të vlefshme me Celjen deri në vitin 2028, që do të thotë se Eintracht do të duhet të paguajë kompensim për ardhjen e tij.

    Drejtori sportiv i Eintracht, Markus Krosche, e kishte tashmë Rierën në listën e trajnerëve të mundshëm dhe tani shpreson të jetë në gjendje ta prezantojë zyrtarisht spanjollin në ditët në vijim. /Telegrafi/

    Greta merr propozim për martesë në Big Brother VIP Albania 5



    NĂ« spektaklin e sĂ« martĂ«s mbrĂ«ma nĂ« “Big Brother VIP Albania”, surprizat pĂ«r modelen Greta Kazazi nuk pĂ«rfunduan me vizitĂ«n e parĂ« tĂ« Onos nĂ« shtĂ«pi.

    Pasi qëndroi për një kohë në ambientet e BBVA-së dhe krijoi një situatë të pazakontë mes saj dhe Selinës, Ono u rishfaq sërish më vonë gjatë mbrëmjes, këtë herë ekskluzivisht për të takuar vetëm Gretën.

    Takimi i dytĂ« mori menjĂ«herĂ« njĂ« ngarkesĂ« tĂ« fortĂ« emocionale. Teksa iu afrua GretĂ«s, Ono i tha me zĂ« tĂ« ngrohtĂ«: “E si mund tĂ« mos tĂ« tĂ« takoja ty”, fjalĂ« qĂ« u shoqĂ«ruan me reagime entuziaste nga publiku dhe banorĂ«t.

    Atmosfera u bë edhe më e veçantë kur ai vendosi të bëjë një gjest të papritur, duke u ulur në gjunjë përpara saj dhe duke nxjerrë një unazë.

    Megjithatë, Ono sqaroi se gjesti i tij nuk ishte një propozim klasik martese.

    “Kjo unazĂ« nuk Ă«shtĂ« njĂ« propozim pĂ«r martesĂ«, por Ă«shtĂ« njĂ« propozim pĂ«r premtim tĂ« dashurisĂ« tonĂ«â€, u shpreh ai, duke e kthyer momentin nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« fortĂ« ndjenjash dhe pĂ«rkushtimi ndaj GretĂ«s.

    Në atë çast, arena u mbush me ovacione, ndërsa fishekzjarret shpërthyen, duke e bërë skenën edhe më spektakolare. Greta, dukshëm e emocionuar, u përball me një nga momentet më romantike të këtij edicioni, ndërsa publiku reagoi me duartrokitje dhe brohoritje, duke e kthyer propozimin simbolik të Onos në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes. /Telegrafi/

    Të punosh ndërkohë që studion - cilat vende të BE-së kanë përqindjet më të larta dhe pse?



    Të punosh ndërkohë që studion nuk është zakon për shumicën e punonjësve në Bashkimin Evropian.

    Megjithatë, nevoja financiare dhe ambicia për karrierë i motivojnë disa të veprojnë kështu, sipas raportit të Euronews.

    Sipas tĂ« dhĂ«nave mĂ« tĂ« fundit tĂ« Eurostat, mĂ« shumĂ« se njĂ« nĂ« katĂ«r tĂ« rinj evropianĂ« tĂ« moshĂ«s 15–29 vjeç punonin dhe studionin njĂ«kohĂ«sisht nĂ« vitin 2024.

    Kjo praktikë ishte më e përhapur në Holandë (74.3 për qind), Danimarkë (56.4 për qind) dhe Gjermani (45.8 për qind).

    Ndërkohë, Rumania (2.4 për qind), Greqia (6 për qind) dhe Kroacia (6.4 për qind) raportuan përqindjet më të ulëta të të rinjve që punojnë dhe studiojnë njëkohësisht midis vendeve të BE-së, transmeton Telegrafi.

    Shkaku kryesor për të punuar paralelisht me studimet mbetet nevoja financiare, por ekspertët vënë në dukje se motivimet e studentëve ndryshojnë në varësi të vendit dhe sektorit ku ata ndodhen.

    “Disa studentĂ« janĂ« tĂ« motivuar kryesisht nga konsideratat financiare, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ«t zgjedhin punĂ«simin ose praktikat pa pagesĂ« pĂ«r tĂ« fituar pĂ«rvojĂ« pune dhe pĂ«r tĂ« rritur shanset e tyre pĂ«r punĂ«sim”, tha Madeline Nightingale, udhĂ«heqĂ«se kĂ«rkimore nĂ« organizatĂ«n jofitimprurĂ«se RAND Europe, pĂ«r Europe in Motion.

    Sipas Nightingale, ndĂ«rsa nevoja financiare “ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ndryshojĂ« nga njĂ« shtet anĂ«tar i BE-sĂ« tek tjetri, nĂ« varĂ«si tĂ« rregullimeve pĂ«r financimin e studentĂ«ve, motivimi pĂ«r tĂ« fituar pĂ«rvojĂ« pune Ă«shtĂ« mĂ« i zakonshĂ«m nĂ« disa sektorĂ«, si ligji, financa dhe industritĂ« kreative”.

    “Gjithashtu, kjo ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ndryshojĂ« sipas sfondit socio-ekonomik, pasi pĂ«r disa studentĂ« puna e paguar Ă«shtĂ« njĂ« domosdoshmĂ«ri ekonomike,” shtoi ajo.

    Për më tepër, angazhimi i studentëve në punë të paguar ndikohet edhe nga trendet më të gjera të tregut të punës.

    Shembull, një studim holandez sugjeronte se rritja e punës së paguar për studentët në Holandë lidhet me zgjerimin e praktikave të punës fleksibël.

    Megjithatë, shumica e të rinjve evropianë nuk punojnë ndërkohë që studiojnë.

    Më shumë se shtatë në 10 të rinj mbeten jashtë forcës punëtore gjatë ndjekjes së arsimit të lartë, sipas të dhënave të Eurostat. Vetëm 3.2 për qind e tyre ishin të papunë, por kërkonin aktivisht një punë.

    PĂ«rqindjet mĂ« tĂ« larta tĂ« tĂ« rinjve tĂ« papunĂ« qĂ« ndjekin arsimin formal u regjistruan nĂ« Suedi (14.1 pĂ«r qind), FinlandĂ« (10 pĂ«r qind) dhe DanimarkĂ« (9.6 pĂ«r qind), ndĂ«rsa nĂ« Rumani (0.6 pĂ«r qind), Kroaci, Çeki dhe Hungari (secila 0.8 pĂ«r qind), mĂ« pak se 1 pĂ«r qind e tĂ« rinjve kĂ«rkonin punĂ«.

    Pse ka përqindje të ndryshme midis burrave dhe grave?

    Tek gratĂ« e moshĂ«s 15–19 vjeç, 74.4 pĂ«r qind ishin jashtĂ« tregut tĂ« punĂ«s, krahasuar me 70.4 pĂ«r qind tĂ« burrave tĂ« sĂ« njĂ«jtĂ«s moshĂ«.

    NdĂ«rsa plakĂ«n dhe arrijnĂ« grupmoshĂ«n 20–24 vjeç, pĂ«rqindja e atyre jashtĂ« forcĂ«s punĂ«tore u ul nĂ« 30.9 pĂ«r qind pĂ«r gratĂ« dhe 24.8 pĂ«r qind pĂ«r burrat.

    Kjo tregon një integrim më të madh të të rinjve në tregun e punës paralelisht me aktivitetet arsimore, vëren Eurostat.

    Në këtë grupmoshë, përqindja e të rinjve të punësuar ndërkohë që studiojnë ishte 19.6 për qind për gratë dhe 17 për qind për burrat.

    Tek tĂ« rinjtĂ« e moshĂ«s 25–29 vjeç, punĂ«simi arriti nĂ« 62 pĂ«r qind pĂ«r gratĂ« dhe 71.9 pĂ«r qind pĂ«r burrat.

    Në këtë grupmoshë, përqindja e grave jashtë forcës punëtore dhe jo në arsimin formal (16.2 për qind) ishte më e lartë se ajo e burrave (6.9 për qind), gjë që mund të sugjerojë se ato preferojnë të fokusohen në edukimin e tyre gjatë viteve të reja.

    Të dhënat tregojnë gjithashtu se gratë zakonisht regjistrohen më shumë në arsimin formal sesa burrat.

    Megjithatë, kur nuk janë në arsim, ato kanë më pak gjasa të jenë të punësuara ose të kërkojnë punë, siç reflektohet nga normat më të ulëta të punësimit dhe nivelet më të larta të pasivitetit krahasuar me burrat. /Telegrafi/

    Nga milionat te Fenerbahce te misioni Bundesliga: Kontrata e habitshme e Dzekos te Schalke



    Edin Dzeko u bë lojtar i ri i Schalke 04 në mes të javës së kaluar, ndërsa gazeta gjermane Bild ka zbuluar detajet e kontratës dhe të ardhurave të tij.

    Ish-sulmuesi i Fiorentinës mbërriti në Gelsenkirchen si lojtar i lirë dhe nënshkroi kontratë deri në fund të sezonit aktual, pra për rreth pesë muaj.

    Sipas Bild, Dzeko do të përfitojë pak më pak se 300 mijë euro si pagë bazë për këtë periudhë. Në kontratë është përfshirë edhe një bonus prej 400 mijë eurosh, të cilin sulmuesi boshnjak do ta përfitojë nëse Schalke siguron ngjitjen në Bundesliga.

    Pavarësisht afrimit të një emri me përvojë të madhe, lojtari më i paguar i ekipit pritet të mbetet kapiteni Kenan Karaman, paga vjetore e të cilit vlerësohet në rreth 800 mijë euro.

    Klubet kroate paguajnë më shumë

    Këto shifra kanë befasuar tifozët e Dzekos, sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë. Nëse paga e tij do të ishte për një sezon të plotë, ajo do të arrinte në rreth 600 mijë euro, një shumë që aktualisht e fitojnë disa lojtarë te Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split, madje edhe më shumë.

    Te Dinamo, lojtarët kryesorë përfitojnë deri në një milion euro në vit, ndërsa te Hajduk, Marko Livaja ka kontratën më të lartë, rreth 850 mijë euro në vit. Për krahasim, te Fenerbahçe, Dzeko përfitonte rreth 5 milionë euro në sezon.

    Ardhja e Dzekos te Schalke 04 po konsiderohet si një përforcim kyç në luftën për rikthim në elitën e futbollit gjerman.

    Pritet qĂ« ai tĂ« ketĂ« ndikim jo vetĂ«m nĂ« fushĂ«, por edhe nĂ« dhomat e zhveshjes nĂ« fazĂ«n vendimtare tĂ« sezonit. Dzeko ka debutuar tashmĂ« pĂ«r Schalken nĂ« derbin ndaj Kaiserslautern, qĂ« pĂ«rfundoi 2-2, ku ai shĂ«noi edhe golin e tij tĂ« parĂ« pĂ«r “MinatorĂ«t”. /Telegrafi/

    Pas 843 ditësh, ora simbolike e robërve ndalet në Tel Aviv



    Ora që çdo sekondë numëronte kohën që robërit izraelitë kanë kaluar në duart e Hamasit që nga sulmi i grupit më 7 tetor 2023, u ndal mbrëmë.

    Një masë e madhe njerëzish u mblodh për këtë rast në Sheshin e Robërve në Tel Aviv, ku Forumi i Familjeve të Robërve dhe të Zhdukurve organizoi një ceremoni për ndalimin simbolik të orës.

    Në orën 17:35, ora, e cila kishte numëruar 843 ditë dhe 12 orë që nga momenti kur 251 persona u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza, u ndal simbolikisht, pas gjetjes së robit të fundit që ishte i mbajtur në Rripin e Gazës, Ran Gvili.

    Midis folësve në ngjarje ishin motra e Gvilit, Shira, ish-robëri Segev Kalfon, si dhe anëtarë të familjeve të robërve të tjerë dhe viktimave të luftës, raporton ap.

    Trupat e robërit të fundit izraelit në Gaza janë identifikuar, njoftoi ushtria izraelite të hënën, duke hapur rrugën për fazën e dytë të armëpushimit në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta.

    Viktimat izraelite përfshirë sulmin fillestar të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe pasojat e tij raportohet të jenë rreth 1,200 persona të vrarë nga autoritetet izraelite dhe burime të lajmeve perëndimore.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i të vdekurve si pasojë e ofensivës izraelite që nga 7 tetori 2023 ka tejkaluar rreth 71,600 palestinezë. Në këtë total përfshihen civilë dhe luftëtarë, me shumë të dhëna që tregojnë se shumica janë civilë. /Telegrafi/

    Kishte zgjedhur të takonte vetëm motrën, por edhe e dashura nuk rezistoi dhe theu rregullat për ta takuar vëllanë e Selin



    NjĂ« situatĂ« e tensionuar dhe e pazakontĂ« Ă«shtĂ« zhvilluar mbrĂ«mjen e sĂ« martĂ«s nĂ« shtĂ«pinĂ« e “Big Brother VIP Albania”, ku dy kunatat e shtĂ«pisĂ«, Greta dhe Selin, janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« diskutim qĂ« ka tĂ«rhequr vĂ«mendjen e publikut.

    Shkak për këtë përballje u bë një surprizë e organizuar nga produksioni, e cila në vend që të sillte emocione pozitive, përfundoi duke krijuar konfuzion dhe pakënaqësi.

    Vëllai i Selinës, njëherësh edhe partneri sentimental i Gretës, Ono, kishte hyrë për një vizitë të shkurtër në shtëpinë e BBVA-së. Sipas rregullave të vendosura nga produksioni, ai kishte të drejtë të zgjidhte vetëm një nga të dyja për ta takuar, dhe zgjedhja e tij ra mbi motrën, Selin. Ky vendim duket se nuk u prit mirë nga Greta, e cila e përjetoi situatën me emocion dhe zhgënjim.

    Në një veprim që theu rregullat e shtëpisë, Greta vendosi të shkojë drejt arenës ku ndodhej Ono dhe e takoi edhe ajo, pavarësisht kufizimeve të qarta.

    Ky moment krijoi një situatë të çuditshme dhe të tensionuar, jo vetëm mes dy kunatave, por edhe në shtëpi, ku banorët mbetën të habitur nga zhvillimi i papritur.

    Pas kësaj, mes Gretës dhe Selinit shpërtheu një diskutim, ku u ndjenë emocione të forta, keqkuptime dhe ndjesi padrejtësie. Debati nxori në pah edhe raportet delikate familjare brenda lojës, duke treguar se lidhjet jashtë shtëpisë shpesh mund të komplikojnë më tej dinamikat brenda saj. /Telegrafi/

    A është vërtet i mundur shtrëngimi preventiv i lëkurës?



    Përgjigjja qëndron te kombinimi i kujdesit në shtëpi dhe trajtimeve profesionale që ruajnë kolagjenin

    Shtrëngimi preventiv i lëkurës është i mundur përmes kujdesit të duhur në shtëpi, të pasur me përbërës që stimulojnë kolagjenin, në kombinim me trajtime profesionale që ruajnë qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës.

    Shtrëngimi i lëkurës tashmë të varur shpesh duket si një mision i pamundur, por lajmi i mirë është se zgjidhje ekzistojnë, nga kujdesi në shtëpi deri te trajtimet në ordinancë. Megjithatë, çelësi i suksesit qëndron te parandalimi. Në vend që të prisni derisa lëkura të humbasë ndjeshëm tonusin, është më e mençur të fokusoheni në mbështetjen e kolagjenit dhe elastinës ndërsa ajo është ende e fortë.

    Pse lëkura humb qëndrueshmërinë?

    Varja e lëkurës ndodh sepse niveli i kolagjenit dhe elastinës, proteinave përgjegjëse për strukturën e lëkurës, bie natyrshëm me kalimin e viteve. Faktorët e jashtëm, veçanërisht rrezatimi UV, e përshpejtojnë ndjeshëm këtë proces. Zgjidhja qëndron në kombinimin e një stili jetese të shëndetshëm (gjumë i mjaftueshëm, hidratim) dhe përbërësve kozmetikë të synuar, transmeton Telegrafi.

    Kujdesi në shtëpi

    PĂ«r tĂ« ruajtur qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e lĂ«kurĂ«s dhe pĂ«r ta mbajtur atĂ« tĂ« shĂ«ndetshme, duhet tĂ« filloni nga rutina juaj e kujdesit pĂ«r lĂ«kurĂ«n. ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« produktet qĂ« pĂ«rdorni tĂ« pĂ«rmbajnĂ« formula dhe pĂ«rbĂ«rĂ«s specifikĂ« qĂ« ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« parandalim.

    Retinoidët janë standardi i artë i kujdesit kundër plakjes. Ata stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe përmirësojnë teksturën e lëkurës. Filloni gradualisht për të shmangur irritimet.
    Më pas vijnë antioksidantët (vitamina C, E, niacinamidi), të cilët veprojnë si mburojë për kolagjenin. Ata neutralizojnë radikalet e lira dhe parandalojnë plakjen e parakohshme.

    Peptidet janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme sepse dĂ«rgojnĂ« sinjale te lĂ«kura pĂ«r t’u rinovuar, duke mbĂ«shtetur drejtpĂ«rdrejt strukturĂ«n e saj.
    Hapi më i rëndësishëm është, pa dyshim, kremi me faktor mbrojtës nga dielli. Pa mbrojtje nga rrezet e diellit, të gjitha trajtimet e tjera humbin kuptimin, sepse rrezet UV e shpërbëjnë pa mëshirë kolagjenin.

    Trajtimet profesionale

    Kujdesi në shtëpi është i domosdoshëm dhe përbën një bazë të sigurt. Megjithatë, për disa persona ai nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Pikërisht atëherë hyjnë në lojë procedurat dhe trajtimet që rigjenerojnë lëkurën në thellësi.

    Në radhë të parë është mikroneedling-u, një trajtim me gjilpëra shumë të imta që stimulojnë lëkurën të prodhojë kolagjen të ri.
    MĂ« pas janĂ« trajtimet me laser, tĂ« cilat pĂ«rdorin nxehtĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« shkaktuar “rimodelim” tĂ« kontrolluar tĂ« lĂ«kurĂ«s, duke e bĂ«rĂ« atĂ« mĂ« tĂ« lĂ«muar dhe mĂ« elastike.
    Në fund, ekzistojnë edhe pilingët kimikë, të cilët përshpejtojnë rinovimin e qelizave dhe e nxisin lëkurën drejt vetë-rigjenerimit dhe prodhimit të kolagjenit. /Telegrafi/

    Buletini i Shkencëtarëve Atomikë: "Ora e Kijametit" është tani 85 sekonda para mesnatës



    “Bulletin of the Atomic Scientists” ka vendosur simbolikisht "OrĂ«n e Kijametit" nĂ« 85 sekonda para mesnatĂ«s, duke shĂ«nuar pikĂ«n mĂ« afĂ«r “mesnatĂ«s” nĂ« historinĂ« e saj.

    Ky simbol i frikës ekzistenciale tregon sa afër është njerëzimi ndaj një katastrofe globale, raporton euronews.

    Organizata ka identifikuar disa faktorë kryesorë që kanë çuar në këtë vendim: tensionet bërthamore midis fuqive globale, ndryshimet klimatike që po shkaktojnë katastrofa natyrore gjithnjë e më të shpeshta dhe të rënda, si dhe rreziqet e teknologjive të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale dhe bioteknologjinë.

    — (@)

    “BashkĂ«punimi ndĂ«rkombĂ«tar po dobĂ«sohet, ndĂ«rsa konkurrenca dhe nacionalizmi rrisin rreziqet pĂ«r luftĂ« dhe katastrofa globale,” thekson organizata nĂ« njoftimin e saj zyrtar.

    “Ora e Kijametit” nuk Ă«shtĂ« njĂ« orĂ« reale, por njĂ« simbol qĂ« synon tĂ« tĂ«rheqĂ« vĂ«mendjen e botĂ«s ndaj kĂ«rcĂ«nimeve ekzistenciale dhe tĂ« nxisĂ« veprime urgjente pĂ«r t’i parandaluar ato.

    Ekspertët paralajmërojnë se, pa ndërhyrje dhe bashkëpunim global, shanset për një krizë katastrofike rriten çdo vit. /Telegrafi/

    Pep Guardiola “i çmendur” pas idesĂ« pĂ«r transferimin e yllit tĂ« Real Madridit



    Situata e Trent Alexander-Arnold te Real Madridi po merr një kthesë të papritur dhe vetëm pak muaj pas ardhjes së tij, anglezi mund të kërkojë një rrugë të re.

    Adaptimi i mbrojtësit të djathtë te klubi i bardhë nuk ka qenë siç pritej. Me më pak minuta se sa ishte parashikuar dhe i shoqëruar nga disa probleme fizike, koha e tij në Madrid nuk ka shkëlqyer siç pritej, gjë që ka bërë që drejtuesit e klubit të rishikojnë të ardhmen e tij.

    Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka ndjekur me vëmendje situatën e Alexander-Arnold dhe i ka shprehur drejtuesve të qytetarëve interesin e tij për ta transferuar.

    I vetëdijshëm për talentin dhe fleksibilitetin e lojtarit, trajneri katalanas e sheh atë si një pjesë kyçe për sistemin e tij, veçanërisht në krahun e djathtë.

    Interesi i skuadrës angleze, e konsideruar si një nga klubet më të mëdha evropiane, ka ringjallur mundësinë e rikthimit të lojtarit britanik në Ligën Premier.

    Kur Trent Alexander-Arnold la Liverpoolin pĂ«r t’iu bashkuar Real Madridit nĂ« verĂ«n e vitit 2025, shumĂ«kush mendoi se ardhja e tij do tĂ« ishte njĂ« nga transferimet mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r klubin e bardhĂ«. MegjithatĂ«, adaptimi i mbrojtĂ«sit ka qenĂ« sfidues.

    Edhe pse ka luajtur disa minuta dhe ka treguar shkëndija cilësie, ndikimi i tij nuk ka përmbushur pritshmëritë për një lojtar me kalibrin dhe përvojën e tij.

    Situata e Alexander-Arnold nuk ka kaluar pa u vënë re nga Manchester City. Pep Guardiola, gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve më të mirë në dispozicion, ka shfaqur interes të madh për mbrojtësin anglez.

    Me largimin e disa lojtarëve në krahun e djathtë, City e sheh Alexander-Arnold si një opsion ideal për të forcuar atë pozicion, duke ofruar jo vetëm cilësi defensive, por edhe aftësi të mëdha sulmuese dhe në shpërndarjen e topit, duke u përshtatur në mënyrë të përkryer me stilin e lojës së Guardiolës.

    Ideja e rikthimit në Angli dhe bashkimi me Guardiolën te Manchester City i duket tërheqëse Trent Alexander-Arnold, pas zhgënjimit të përjetuar në Madrid./Telegrafi/

    “The New York Times” pĂ«r DiellĂ«n: Ministrja e parĂ« me inteligjencĂ« artificiale nĂ« botĂ« dhe paradoksi i korrupsionit nĂ« ShqipĂ«ri



    Gazeta prestigjioze amerikane The New York Times i ka kushtuar një artikull avatarit shqiptar të njohur si Diella, e promovuar si ministrja e parë qeveritare në botë e krijuar nga inteligjenca artificiale, e cila synon të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

    Sipas gazetës, Diella është shndërruar në simbol të përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama për rritjen e transparencës, në kohën kur vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Europian.

    E veshur me kostume tradicionale dhe e pranishme në konferenca ndërkombëtare, ajo ka tërhequr vëmendje të gjerë mediatike si shembull i integrimit të inteligjencës artificiale në qeverisje.

    Por, The New York Times thekson se nisma përballet me një paradoks të madh: drejtuesit e agjencisë shtetërore që krijoi Diellën janë vënë nën hetim për manipulim të tenderëve publikë.

    Prokurorët e një njësie të posaçme hetimore kanë vendosur muajin e kaluar në arrest shtëpiak drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Informacionit dhe zëvendësin e saj, të dyshuar për lidhje me një organizatë kriminale që dyshohet se ka manipuluar aplikimet për kontrata publike përmes intimidimit.

    Agjencia administron edhe infrastrukturën digjitale shtetërore, përfshirë vetë Diellën.

    ZyrtarĂ«t nuk janĂ« akuzuar ende zyrtarisht, ndĂ«rsa kryeministri Rama ka deklaruar se do tĂ« pĂ«rmbahet nga gjykimi, duke theksuar se “duhet tĂ« presim dhe tĂ« shohim”.

    Në praktikë, Diella ndihmon qytetarët të aplikojnë online për shërbime shtetërore, duke shmangur procedurat e gjata dhe ryshfetin. Në fazën e ardhshme, ajo pritet të vlerësojë aplikimet për tenderë publikë, bazuar në të dhëna dhe algoritme, me mbikëqyrje nga auditorë.

    The New York Times nënvizon se lufta kundër korrupsionit është një kusht kyç për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Një raport i Bashkimit Europian nga nëntori vlerëson disa përparime, por thekson se korrupsioni mbetet i përhapur në sektorët më të ndjeshëm, veçanërisht në prokurimet publike.

    Ekspertë ndërkombëtarë kanë vlerësuar se Diella ka rritur efikasitetin dhe paanshmërinë në vendimmarrje, por mbeten skeptikë për ndikimin real të saj, sidomos pas akuzave ndaj zhvilluesve të sistemit.

    “Ka skepticizĂ«m, por fakti qĂ« hetimi nuk Ă«shtĂ« fshehur tregon se problemi i korrupsionit po pranohet dhe po trajtohet”, ka deklaruar eksperti Andi Hoxhaj pĂ«r gazetĂ«n amerikane.

    Vetë kryeministri Rama ka theksuar se, pavarësisht mangësive dhe vështirësive, Shqipëria po përpiqet të luftojë korrupsionin.

    “Kjo pĂ«rpjekje, me tĂ« gjitha dobĂ«sitĂ« e saj, Ă«shtĂ« njĂ« hap i mirĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ai.

    BMW ka vendosur për fatin e motorëve V8 dhe V12



    Shumë flitet për të ardhmen e motorëve të mëdhenj, por tani ka ardhur një mesazh i qartë nga BMW.

    Kjo e fundit do të vazhdojë të ndërtojë motorë V8 dhe V12 për të përmbushur rregulloret e rrepta për emetimet Euro 7, duke siguruar mbijetesën e tyre edhe në dekadën e ardhshme.

    Ndërsa konkurrentët po zvogëlojnë madhësinë e motorëve, motorët e performancës së lartë të gjeneratës së ardhshme të BMW-së do të vazhdojnë të prodhohen, me V12 të rezervuar për Rolls-Royce, ndërsa V8 do të fuqizojë modelet M.

    ËshtĂ« konfirmuar se V12 me 6,75 litra do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« pĂ«rdoret nĂ« modelet e Rolls-Royce (Phantom, Ghost, Cullinan), me mundĂ«si pĂ«rdorimi edhe nĂ« modelet e fuqishme BMW Alpina.

    V8 me dy turbo mbetet pjesa qendrore e linjës së performancës së lartë të BMW-së. Drejtori teknik i BMW-së, Joachim Post, ka konfirmuar se motorët e rinj janë dizajnuar që nga fillimi për të përmbushur standardin Euro 7 përmes sistemeve të avancuara të shkarkimit dhe katalizatorëve.

    Pavarësisht elektrifikimit, BMW mban motorë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm për të ruajtur performancën e lartë dhe tërheqjen emocionale.

    Në disa tregje, si SHBA-ja, që janë të rëndësishme për BMW-në, motorët e fuqishëm dhe të mëdhenj do të ndihmojnë në shitjen e modeleve luksoze dhe të shtrenjta, ku fitimet janë më të larta.

    Me administratĂ«n e re tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump, elektrifikimi i flotĂ«s Ă«shtĂ« nĂ« pritje, dhe nafta Ă«shtĂ« pĂ«rsĂ«ri – popullore. /Telegrafi/

    Trump: Gjëra shumë të mira po ndodhin në Ukrainë dhe Rusi



    Presidenti amerikan, Donald Trump iu është përgjigjur shkurt disa gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të niset për Iowa.

    Ai ka folur edhe për luftën në Ukrainë pas bisedimeve trepalëshe që u zhvilluan javën e kaluar.

    “Po ndodhin gjĂ«ra shumĂ« tĂ« mira nĂ« UkrainĂ« dhe Rusi”, ka pohuar lideri amerikan duke mos dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« detaje.

    — (@)

    TheksojmĂ« se nĂ« Abu Dhabi tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia zhvilluan bisedime trilaterale tĂ« paqes – njĂ« format i rrallĂ« prej nisjes sĂ« luftĂ«s nĂ« 2022, qĂ« u quajt takimi i parĂ« trepalĂ«sh direkt pĂ«r pĂ«rfundimin e konfliktit tĂ« gjatĂ«.

    Takimi u pĂ«rshkrua si “konstruktiv”, por nuk prodhoi njĂ« marrĂ«veshje pĂ«rfundimtare apo armĂ«pushim tĂ« menjĂ«hershĂ«m.

    Territori mbetet çështje kryesore - Rusia kërkon të kontrollojë pjesë të mëdha të Donbasit, ndërsa Ukraina refuzon të dorëzojë toka të mbrojtura me luftë dhe kërkon të ruajë integritetin territorial. /Telegrafi/

    “Keni 24 orĂ« kohĂ«â€ – Adriano kĂ«rkon kthimin parave qĂ« njĂ« mashtrues ia mori nĂ«nĂ«s sĂ« tij nga WhatsApp



    Legjenda e futbollit brazilian, Adriano, ka reaguar ashpër publikisht ndaj një mashtruesi që arriti ta mashtrojë nënën e tij përmes një mesazhi të rremë në WhatsApp, duke i marrë më shumë se 15 mijë realë brazilianë (rreth 2400 euro).

    Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Interit zbuloi se mashtruesi ishte paraqitur si vetë Adriano, duke pretenduar se kishte ndërruar numrin e telefonit.

    PĂ«rmes kĂ«tij mashtrimi, ai arriti ta bindte nĂ«nĂ«n e tij, Rosilda Ribeiro, qĂ« t’i transferonte shumĂ«n e parave.

    Adriano u shfaq i revoltuar dhe i prekur, duke i dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë mashtruesit: paratë duhet të kthehen brenda 24 orëve, përndryshe do të përballet me pasoja.

    “Nuk luhet me familjen time”, ishte mesazhi i qartĂ« i ish-futbollistit, i cili pĂ«rdori gjuhĂ« tĂ« ashpĂ«r nĂ« reagimin e tij publik, duke treguar se Ă«shtĂ« i vendosur ta çojĂ« çështjen deri nĂ« fund.

    MĂŁe do ex jogador de futebol Adriano Imperador caiu no golpe do pix. pic.twitter.com/mUe38PLx99
    — CAOS NO RIO DE JANEIRO (@CAOSNORJ021) January 26, 2026


    Rasti i Adrianos është një tjetër shembull i mashtrimeve gjithnjë e më të shpeshta përmes aplikacioneve të komunikimit, ku autorët shfrytëzojnë emra të njohur dhe besimin familjar për të përfituar financiarisht. /Telegrafi/

    ❌