AtmosferĂ« festive ka mbizotĂ«ruar nĂ« shtĂ«pinĂ« e Big Brother VIP Kosova, ku banorĂ«t janĂ« surprizuar nga âVĂ«llai i Madhâ me njĂ« party tĂ« organizuar brenda shtĂ«pisĂ«.
Gjatë festës, Limit është parë duke kërcyer bashkë me Dolce dhe Benita. Situata ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, veçanërisht për faktin se nga ana e Dolces nuk u vu re asnjë shenjë xhelozie.
Përkundrazi, treshja kanë shkëmbyer vazhdimisht lëvizje provokuese dhe energji lozonjare mes njëri-tjetrit, duke e kthyer momentin në një nga skenat më të komentuara të mbrëmjes.
Limi dhe Dolce, të cilët mbeten ndër çiftet më të përfolura të këtij edicioni, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Kjo edhe pas përplasjeve të mëhershme me ish-të dashurën e Limit, Alba, të cilat kanë sjellë tensione dhe debate të shumta brenda shtëpisë.
Party-ja e mbrëmjes duket se ka shërbyer si një moment çlirimi për banorët, ndërsa marrëdhëniet mes tyre vazhdojnë të prodhojnë dinamika që mbajnë gjallë interesin e publikut. /Telegrafi/
Nga shtyrja e sendeve te vrapimet e çmendura nĂ«pĂ«r shtĂ«pi â 7 sjellje qĂ« kanĂ« shpjegim logjik
Macet janë krijesa misterioze dhe shpesh na duken të paparashikueshme. Ato herë na bëjnë të qeshim me veprimet e tyre të çuditshme, herë na lënë të habitur duke reaguar ndaj gjërave që ne as nuk i vërejmë.
Megjithatë, pas pothuajse çdo sjelljeje të tyre fshihen instinktet natyrore, shqisat shumë të zhvilluara dhe mënyra se si macet janë formuar ndër shekuj si gjuetare të shkathëta. Kur sjellja e tyre shihet nga ky këndvështrim, shumë veprime që duken të çuditshme bëhen krejtësisht të kuptueshme.
1. Shtyjnë sendet nga tavolina
Macet e eksplorojnë botën me putra. Shtyrja e objekteve u ndihmon të testojnë peshën, lëvizjen dhe reagimin e mjedisit, ndërsa shpesh është edhe një mënyrë për të tërhequr vëmendjen ose për të larguar mërzinë, transmeton Telegrafi.
2. Papritur vrapojnë nëpër shtëpi
KĂ«to shpĂ«rthime tĂ« papritura energjie, tĂ« njohura si âzoomiesâ, lidhen me energjinĂ« e grumbulluar dhe instinktin e gjuetisĂ«. Ato shfaqen mĂ« shpesh te macet qĂ« jetojnĂ« vetĂ«m brenda nĂ« shtĂ«pi.
3. Sjellin âprenĂ«â te pronari
Edhe pse pĂ«r njerĂ«zit kjo mund tĂ« jetĂ« e pakĂ«ndshme, kjo sjellje buron nga instinkti i gjuetisĂ« dhe lidhja shoqĂ«rore. Macja ju sheh si pjesĂ« tĂ« grupit tĂ« saj dhe ândanâ prenĂ« ose tregon aftĂ«sitĂ« e veta gjuetare.
4. Flinë pjesën më të madhe të ditës
Macet janë natyrshëm më aktive në muzg dhe në agim. Gjumi i gjatë u shërben për të ruajtur energjinë për periudha të shkurtra aktiviteti intensiv, një sjellje e trashëguar nga paraardhësit e tyre të egër.
5. SjellinâprenĂ«â te pronari
Kjo sjellje vjen nga fëmijëria e maces, kur kotelet me masazhimin e barkut të nënës stimulojnë rrjedhjen e qumështit. Te macet e rritura, kjo është shenjë rehatie, kënaqësie dhe ndjenje sigurie.
6. ShikojnĂ« nĂ« âasgjĂ«â
Macet kanë dëgjim dhe shikim shumë më të ndjeshëm se njerëzit. Ato shpesh reagojnë ndaj tingujve, lëvizjeve ose ndryshimeve të dritës që ne nuk i perceptojmë, si tinguj me frekuencë të lartë apo hije shumë të vogla.
7. Fshihen kur janë nën stres
Fshehja Ă«shtĂ« njĂ« mekanizĂ«m mbrojtĂ«s. NĂ« situata tĂ« panjohura ose stresuese, macet instinktivisht kĂ«rkojnĂ« strehĂ« pĂ«r tâu ndier mĂ« tĂ« sigurta dhe pĂ«r tĂ« pasur kontroll mbi mjedisin.
Edhe pse sjellja e maceve ndonjĂ«herĂ« duket e paparashikueshme, nĂ« shumicĂ«n e rasteve bĂ«het fjalĂ« pĂ«r reagime natyrore dhe plotĂ«sisht tĂ« kuptueshme. Kuptimi i kĂ«tyre modeleve i ndihmon pronarĂ«t tĂ« pĂ«rgjigjen mĂ« mirĂ« ndaj nevojave tĂ« maceve tĂ« tyre dhe tâu sigurojnĂ« atyre njĂ« jetĂ« mĂ« cilĂ«sore. /Telegrafi/
Faza e ligës e Ligës së Kampionëve po afron drejt fundit, dhe klubet që do të kualifikohen për play-off-in e eliminimit direkt do të mësojnë kundërshtarët e tyre në fund të muajit.
Vetëm tetë ekipet e para në renditjen e Ligës së Kampionëve do të sigurojnë një vend të drejtpërdrejtë në 1/8 e finales, ndërsa ekipet që përfundojnë nga vendi i 9 deri në të 24 do të duhet të kalojnë përmes eliminimit direkt të play-offit, duke luajtur dy ndeshje shtesë evropiane.
Tërheqja e shortit për për play-off zhvillohet më 30 janar 2026, ora 12:00.
Si funksionon shorti
Sipas UEFA-s, ndeshjet e play-offit përcaktohen sipas rregullave të mëposhtme
Klubet ndahen nĂ« katĂ«r çifte tĂ« âtĂ« favorizuaraâ (vendet 9â10, 11â12, 13â14 dhe 15â16) dhe katĂ«r çifte tĂ« âpafavorizuaraâ (vendet 17â18, 19â20, 21â22 dhe 23â24).
Ăiftet âe favorizuaraâ do tĂ« pĂ«rballen me çiftet âe pa favorizuaraâ sipas sistemit: 9/10 kundĂ«r 23/24, 11/12 kundĂ«r 21/22, 13/14 kundĂ«r 19/20 dhe 15/16 kundĂ«r 17/18.
Klubet nga e njëjta federatë mund të përballen edhe në këtë fazë, që do të mundësojë derbi lokal ose përballje mes ekipeve që janë takuar më parë në fazën e grupeve.
Datat e ndeshjeve të play-offit i
Ndeshjet e para: 17/18 shkurt 2026
Ndeshjet e kthimit: 24/25 shkurt 2026
Ekipet që kalojnë shortin do të përparojnë në 1/8 e finales, ku tërheqja e shortit do të zhvillohet më 27 shkurt 2026.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë Bordin e diskutueshëm të Paqes për Gazën, të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, gjatë samitit të jashtëzakonshëm për Grenlandën.
Disa paralajmërojnë se iniciativa e këtij bordi mund të shihet si një përpjekje për të zëvendësuar rolin e Kombeve të Bashkuara.
Evropa pĂ«rballet me njĂ« balancim tĂ« ndjeshĂ«m, duke u pĂ«rpjekur tĂ« menaxhojĂ« marrĂ«dhĂ«niet me Trumpin mbi GrenlandĂ«n, ndĂ«rsa njĂ«kohĂ«sisht po pĂ«rballet me valĂ«n e ftesave drejtuar vendeve tĂ« tjera pĂ«r tâu bashkuar nĂ« Bord.
Pyetja nëse BE-ja dhe shtetet anëtare duhet të pranojnë pjesëmarrjen në këtë bord, i krijuar fillimisht për të administruar Gazën pas luftës, do të jetë një nga temat kryesore të diskutimit gjatë samitit, që u thirr si reagim ndaj kërcënimeve të fundit të Trumpit për tarifa doganore.
DiplomatĂ«t evropianĂ« shqetĂ«sohen se çështja e Bordit tĂ« Paqes pĂ«r GazĂ«n po ndĂ«rthuret me krizĂ«n e GrenlandĂ«s, duke i detyruar tĂ« koordinohen pĂ«r vendimin nĂ«se do tĂ« pranojnĂ« apo jo pjesĂ«marrjen e vendeve tĂ« tyre â njĂ« lĂ«vizje qĂ« mund tĂ« zemĂ«rojĂ« presidentin amerikan nĂ« njĂ« moment kur tensionet kanĂ« arritur nivele tĂ« larta.
Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe disa qeverive të BE-së, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Italinë, u është ofruar një vend në këtë bord.
Franca ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se nuk ka ndĂ«rmend tâi bashkohet Bordit, pĂ«r shkak se statuti i tij â i cili nuk pĂ«rmend GazĂ«n â ngre dyshime mbi âparimet dhe strukturĂ«n e Kombeve tĂ« Bashkuaraâ dhe i jep kryetarit tĂ« bordit, Donald Trump, âkompetenca tĂ« gjeraâ.
Si kundĂ«rpĂ«rgjigje, Trump ka kĂ«rcĂ«nuar me vendosjen e njĂ« tarife prej 200 pĂ«r qind ndaj verĂ«s dhe shampanjĂ«s franceze, njĂ« sinjal i qartĂ« se çështja mund tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« tjetĂ«r konflikt nĂ« marrĂ«dhĂ«niet BEâSHBA.
Duke folur pĂ«r Euronews nĂ« Davos tĂ« martĂ«n, ministri i JashtĂ«m i BelgjikĂ«s, Maxime Prevot, e akuzoi Trumpin se po pĂ«rpiqet tĂ« âzĂ«vendĂ«sojĂ« sistemin e Kombeve tĂ« Bashkuaraâ me âbordin e tij personalâ.
Një rend i ri botëror?
Mandati i gjerë që Trump duket se po i jep Bordit, së bashku me mungesën e fokusit mbi Gazën e shkatërruar nga lufta dhe të ardhmen e saj, po shqetëson zyrtarët në Bruksel.
Zyrtarët dhe diplomatët kanë shprehur në mënyrë private shqetësime serioze mbi kuadrin e bordit, procesin e përzgjedhjes, mandatin dhe strukturën e qeverisjes, duke kërkuar që fokusi të kthehet tek Gaza, në vend që të krijohet një Këshill i Sigurimit paralel ndaj OKB-së.
Ndërkohë, një komitet teknokrat palestinez është ngarkuar me çështjet e përditshme të Gazës, por ka shqetësime për mungesën e përfaqësimit palestinez në dy panelet e larta të bordit, të cilat mbikëqyrin investimet, diplomacinë dhe qeverisjen.
Komisioneri Evropian pĂ«r Mesdheun, i cili mbikĂ«qyr politikĂ«n e BE-sĂ« pĂ«r GazĂ«n, ka kĂ«rkuar âpĂ«rfshirjen e tĂ« gjithĂ« aktorĂ«ve kryesorĂ«â nĂ« bord.
Trump gjithashtu i ka dërguar një ftesë presidentit rus, Vladimir Putin, një zhvillim që e bën pjesëmarrjen e Evropës politikisht të ndërlikuar.
Debati mbi bordin pritet të nxjerrë në pah ndarjet ekzistuese midis shteteve anëtare të BE-së në fushën e politikës së jashtme.
Ăka Ă«shtĂ« Bordi i Paqes pĂ«r GazĂ«n nĂ« tĂ« cilin u ftua Kosova?
Lideri amerikan ka formuar një trup këshillues për Gazën, i njohur si Bordi i Paqes, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të grupit Hamas.
Ky bord përfshin liderë botërorë që ofrojnë këshilla dhe mbështetje në negociata, por nuk ka fuqi ekzekutive ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Synimi i Bordit të Paqes është të mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në thelb, kjo është një iniciativë diplomatike e Trumpit, e projektuar si një bord këshillues që ndikon në negociata dhe armëpushime, duke përfshirë liderë nga vende të ndryshme për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit.
Ftesat për pjesëmarrje kanë përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Shqipërinë, kryeministri Edi Rama. /Telegrafi/
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se marrëveshja e propozuar për Grenlandën "na jep gjithçka që na duhej për të marrë".
"ĂshtĂ« njĂ« marrĂ«veshje me tĂ« cilĂ«n tĂ« gjithĂ« janĂ« shumĂ« tĂ« kĂ«naqur", u tha ai gazetarĂ«ve nĂ« njĂ« takim me median nĂ« Davos, shkruajnĂ« mediat e huaja, pĂ«rcjell Telegrafi.
"ĂshtĂ« marrĂ«veshja pĂ«rfundimtare afatgjatĂ« dhe mendoj se i vendos tĂ« gjithĂ« nĂ« njĂ« pozicion vĂ«rtet tĂ« mirĂ«, veçanĂ«risht sa i pĂ«rket sigurisĂ« dhe mineraleve dhe çdo gjĂ«je tjetĂ«r", ka shtuar Trump.
Presidenti amerikan iu përgjigj një pyetjeje duke thënë se nuk kishte "asnjë afat kohor" për marrëveshjen dhe se ajo do të zgjaste "përgjithmonë".
Trump tha se kishte folur me udhëheqës të tjerë evropianë rreth marrëveshjes, por ende nuk ishte nënshkruar asgjë.
Këto deklarata të presidentit amerikan vijnë pasi ai bëri të ditur se nuk do të vendosë tarifa në lidhje me Grenlandën pas një takimi "shumë produktiv" me shefin e NATO-s, Mark Rutte.
Në një postim të tij në Truth Social, Trump tha se "kemi formuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Grenlandën dhe, në fakt, të gjithë Rajonin Arktik".
"Diskutimet midis aleatëve të NATO-s mbi kuadrin që Presidenti (Trump) përmendi do të përqendrohen në sigurimin e sigurisë në Arktik përmes përpjekjeve kolektive të aleatëve, veçanërisht shtatë aleatëve të Arktikut. Negociatat midis Danimarkës, Grenlandës dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë me qëllim që të sigurojnë që Rusia dhe Kina të mos fitojnë kurrë një pikëmbështetje - ekonomikisht ose ushtarakisht - në Grenlandë", citohet të ketë thënë ai.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, pati një "takim shumë produktiv" me Trump në Davos, me të dy që diskutuan "rëndësinë kritike të sigurisë në rajonin e Arktikut për të gjithë aleatët", ka thënë më tej zëdhënësi. /Telegrafi/
Pas pĂ«rfundimit tĂ« xhiros sĂ« shtatĂ« nĂ« fazĂ«n e ligĂ«s sĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve 2025/2026, gara pĂ«r pozicionet direkte nĂ« Top 8 dhe pĂ«r zonĂ«n e âplayoffâ-it mbetet tepĂ«r e fortĂ«, me diferenca minimale mes shumĂ« skuadrave.
Arsenali vazhdon të jetë lider absolut i renditjes, me 21 pikë nga shtatë ndeshje dhe bilanc perfekt prej shtatë fitoresh. Pas londinezëve renditet Bayern Munich me 18 pikë, ndërsa Real Madridi dhe Liverpooli ndajnë nga 15 pikë, duke mbajtur gjallë garën për vendet e para. Liverpooli dhe Bayern Munich janë të vetmet që e kanë siguruar pozitën në top 8.
Zona e Top 8 është jashtëzakonisht e ngjeshur. Tottenham është i pesti me 14 pikë, ndërsa PSG, Newcastle dhe Chelsea kanë nga 13 pikë, njësoj si Barcelona, e cila aktualisht mban vendin e nëntë.
Sporting, Manchester City, Atletico Madrid dhe Atalanta janë gjithashtu në kuotën e 13 pikëve, duke e bërë luftën për pozitat elitare edhe më të hapur.
NĂ« zonĂ«n e âplayoffâ-it pozicionohet edhe Juventusi, qĂ« me 12 pikĂ« mban vendin e 15-tĂ«, pĂ«rpara Borussia Dortmundit dhe Galatasarayt.
Skuadra e Kazakistanit, Kairat Almaty, ka grumbulluar vetëm 1 pikë në debutimin e saj në Ligën e Kampionëve, ndërsa Villarreal kanë arritur gjithashtu vetëm 1 pikë gjatë këtij sezoni të vështirë.
Po ashtu, Eintracht Frankfurt dhe Slavia Prague kanë pësuar të njëjtin fat, duke e bërë që katër ekipe të jenë tashmë të eliminuara matematikisht, me një ndeshje të mbetur.
Ekipet që renditen nga vendi 32 deri te vendi 25 janë jashtë, por ende mund të kualifikohen matematikisht në playoff. Aktualisht, skuadra greke Olympiacos zë vendin e fundit për playoff. /Telegrafi/
MbrĂ«mjen e sotme, banorĂ«t e Big Brother VIP Kosova janĂ« surprizuar nga âVĂ«llai i Madhâ me njĂ« party festive brenda shtĂ«pisĂ«, duke sjellĂ« atmosferĂ« mĂ« tĂ« çlirĂ«t dhe momente argĂ«timi mes konkurrentĂ«ve.
Megjithatë, edhe para se festa të fillonte zyrtarisht, dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, Dolce dhe Limit, kanë kaluar kohë bashkë në një moment më intim.
Në pamjet e transmetuara, Limi shihet duke i bërë masazh Dolces, ndërsa ajo duket se e ka shijuar këtë gjest, duke krijuar një moment relaksues mes tyre.
Skena ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke qenë se marrëdhënia mes dyshes ka qenë shpesh në fokus të diskutimeve brenda shtëpisë.
NdĂ«rkohĂ«, party-ja e organizuar nga âVĂ«llai i Madhâ pritet tĂ« sjellĂ« dinamika tĂ« reja mes banorĂ«ve, ndĂ«rsa raportet dhe afĂ«rsitĂ« vazhdojnĂ« tĂ« mbeten njĂ« nga elementĂ«t kryesorĂ« qĂ« mbajnĂ« gjallĂ« interesin e publikut. /Telegrafi/
Tetë vende në Lindjen e Mesme dhe Azi kanë njoftuar planet për t'u bashkuar me të ashtuquajturin "Bord të Paqes" të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Rripin e Gazës, duke theksuar nevojën për të siguruar një "armëpushim të përhershëm" në enklavën palestineze të bombarduar.
Ministrat e jashtëm të Pakistanit, Egjiptit, Jordanisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Indonezisë, Turqisë, Arabisë Saudite dhe Katarit thanë se do t'i bashkoheshin bordit të udhëhequr nga Trump në një deklaratë të përbashkët të mërkurën.
"Ministrat përsërisin mbështetjen e vendeve të tyre për përpjekjet e paqes të udhëhequra nga Presidenti Trump", thuhet në deklaratë, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Ajo shtoi se misioni i bordit synon "konsolidimin e një armëpushimi të përhershëm, mbështetjen e rindërtimit të Gazës dhe avancimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar në të drejtën palestineze për vetëvendosje dhe shtetësi në përputhje me ligjin ndërkombëtar, duke hapur kështu rrugën për siguri dhe stabilitet për të gjitha vendet dhe popujt e rajonit".
Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Shtëpia e Bardhë zbuloi përbërjen e "Bordit të Paqes", i cili është pjesë e planit 20-pikësh të Trump për t'i dhënë fund luftës së Izraelit kundër palestinezëve në Gaza.
Bordi, i cili përfshin këshilltarët e lartë të Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, si dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair, do të mbikëqyrë një komitet teknokratik palestinez të ngarkuar me menaxhimin e punëve të përditshme në Rrip.
Palestinezët në Gaza, të cilët vazhdojnë të përballen me sulme vdekjeprurëse ushtarake izraelite dhe kufizime në ndihmën humanitare, kanë vënë në pikëpyetje se si do të funksionojnë në praktikë mekanizmat e udhëhequr nga SHBA-të.
Vëzhguesit kanë ngritur gjithashtu shqetësime në lidhje me përfshirjen e disa mbështetësve të vendosur të Izraelit nga Trump në "Bordin e Paqes", si dhe pjesëmarrjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. /Telegrafi/
Sot, në përvjetorin e 20-të të vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në rrjetet sociale është publikuar një video e rrallë nga arkivat e kohës së luftës.
Videoja është ndarë nga Blerina Kllokoqi Rugova, bashkëshortja e Mendim Rugovës, e cila ka kujtuar figurën e ish-presidentit përmes këtij materiali arkivor me vlerë të veçantë historike dhe emocionale.
Bëhet fjalë për një video të realizuar në vitin 1998, në të cilën Ibrahim Rugova shihet duke pritur në zyrën e tij një grup artistësh të njohur të asaj kohe. Takimi ishte pjesë e thirrjes për paqe, në një periudhë kur Kosova po përballej me një luftë të ashpër dhe represion të vazhdueshëm nga Serbia.
Në pamjet e publikuara shfaqen emra të mëdhenj të artit dhe kulturës shqiptare, përfshirë Sabri Fejzullahu, Violeta Rexhepagiqi, Dukagjin Lipa babai i këngëtares Dua Lipa, Adelina Ismaili së bashku me nënën e saj, Monën, si dhe gazetarin Benet Kaçi, mes shumë figurave të tjera publike.
Sipas informacionit të bërë publik, videoja është shkëputur nga arkivat personale të Adnan Merovci, një nga bashkëpunëtorët dhe njerëzit më të afërt të presidentit të ndjerë Rugova.
Publikimi i kësaj videoje ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje rolin e Ibrahim Rugovës si simbol i rezistencës paqësore dhe rëndësinë e bashkimit të figurave kulturore në momentet më të vështira të historisë së Kosovës. /Telegrafi/
Barcelona ka shënuar një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Slavia Pragën si mysafir me rezultat 4-2, fitore që e mban skuadrën katalanase në garë për kualifikim direkt në mesin e tetë ekipeve më të mira të kompeticionit.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Vasil Kusej, pas një aksioni të shpejtë dhe organizimi të mirë ofensiv për 1-0.
Barcelona reagoi shpejt dhe pĂ«rmbysi rezultatin me dy gola radhazi tĂ« FermĂn LĂłpez, fillimisht nĂ« minutĂ«n e 34-tĂ« dhe mĂ« pas nĂ« tĂ« 42-Ă«n, duke treguar efikasitet nĂ« fazĂ«n sulmuese.
Megjithatë, gëzimi i katalanasve u zbeh pak para pushimit, kur një goditje nga këndi përfundoi në autogol, me Robert Lewandowskin që pa topin të përfundojë në rrjetën e skuadrës së tij, duke barazuar shifrat në 2-2.
Pjesa e dytĂ« ishte e mbushur me ritĂ«m, raste dhe polemika. Barcelona pati njĂ« gol tĂ« anuluar pĂ«r pozicion jashtĂ« loje pas rishikimit me VAR, ndĂ«rsa portieri Joan GarcĂa u dallua me disa pritje vendimtare.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 63-të, kur Dani Olmo shfrytëzoi një top të kthyer dhe realizoi një goditje të bukur nga jashtë zonës për 3-2.
Dominimi i Barcelonës u konkretizua në minutën e 71-të, kur Robert Lewandowski u shlye për autogolin duke realizuar golin e katërt pas një aksioni të shkëlqyer ekipor, duke vulosur fitoren 4-2.
Me këtë sukses, Barcelona ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe mban vendin e nëntë në renditje, duke mbetur plotësisht në lojë për kualifikim direkt në Top 8 të fazës së ligës. Në anën tjetër, Slavia Praga mbetet me vetëm 3 pikë dhe vazhdon të jetë në fund të tabelës, me shanset për vazhdim shumë të vogla. /Telegrafi/
Vetëm tre minuta më vonë, sulmuesi anglez shënoi golin e dytë në këtë ndeshje nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-0.
Në minutën e 63-të, bavarezët mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi Kim Min-Jae u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Me këtë fitore Bayerni ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 18 pikë dhe bëhet skuadra e dytë që siguron fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Liverpooli ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Olympique Marseille, duke triumfuar 0-2 në Veledrome.
Në minutën e 23-të, The Reds shëuan golin e parë me Hugo Ekitiken, por që u anulua nga VAR.
E në minutën e 45-të ndeshja u zhbllokua, kur Dominik Szoboszlai realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për epërsinë e Liverpoolit 0-1.
đšđȘđș DOMINIK SZOBOSZLAI OPENS THE SCORING FOR LIVERPOOL!
Liverpooli vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, teksa në minutën e 73-të, pas një asistimi nga Frimpong, portieri vendas Rulli shënoi autogol për ta dyfishuar epërsinë e Liverpoolit.
E krejt në fund të ndeshjes, Cody Gakpo realizoi golin e tretë për Liverpoolin dhe për rezultatin përfundimtar 0-3.
Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 15 pikë, derisa ndeshjen e ardhshme e luan në Anfield ndaj Qarabag.
Në anën tjetër Marseille është e 19-ta në tabelë me nëntë pikë, ndërsa në duelin e fundit përballet në udhëtim me Club Brugge. /Telegrafi/
Juventusi ka shënuar një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar 2-0 ndaj Benficës së drejtuar nga Jose Mourinho, në një përballje ku bardhezinjtë treguan efikasite dhe qetësi në momentet vendimtare.
Pas një pjese të parë të balancuar, ku të dyja skuadrat patën rastet e tyre, Juventusi u tregua më konkret pas pushimit.
Rasti më i mirë për Benficën në pjesën e parë u ndal nga Michele Di Gregorio, i cili reagoi shkëlqyeshëm ndaj goditjes së Georgiy Sudakov në minutën e 23-të.
Epërsia për vendasit erdhi në minutën e 55-të, kur Khephren Thuram realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke mposhtur portierin Trubin me një goditje të saktë brenda zonës për 1-0.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Juventusi dyfishoi rezultatin me një aksion model ekipor, i finalizuar nga Weston McKennie, pas asistimit të Jonathan David për 2-0.
Benfica pati shansin të rikthehej në lojë në minutat e fundit, kur pas ndërhyrjes së VAR-it iu akordua një penallti, por Vangelis Pavlidis dështoi nga pika e bardhë, duke e dërguar topin jashtë portës dhe duke shuar përfundimisht shpresat e ekipit portugez.
Në minutat e mbetura, Juventusi menaxhoi rezultatin pa vështirësi, duke siguruar tri pikë shumë të rëndësishme.
Me kĂ«tĂ« fitore, bardhezinjtĂ« ngjiten nĂ« kuotĂ«n e 12 pikĂ«ve dhe mbajnĂ« vendin e 15-tĂ« nĂ« renditje, duke siguruar kualifikimin nĂ« fazĂ«n e âplayoffâ-it.
Në anën tjetër, Benfica mbetet me vetëm 6 pikë, duke u pozicionuar në pjesën e poshtme të tabelës dhe me shanse të vogla për vazhdim. /Telegrafi/
Dy persona vdiqën të mërkurën në Greqi, pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën shtëpi dhe biznese në Athinë dhe pjesë të tjera të vendit, thanë autoritetet.
Një grua vdiq pasi u godit nga një makinë që u mor me vete nga përmbytjet e menjëhershme në periferinë jugore të Athinës, Glyfada, tha një zyrtar i zjarrfikësve për Reuters, përcjell Telegrafi.
HAPPENING NOW: Another video shows severe flooding in Metsovou, Glyfada, Greece.
"Ai ra në det ndërsa po përpiqej të lidhte një varkë të vogël në port", ka bërë të ditur një zyrtar i rojes bregdetare.
Massive flooding due to extreme rainfall in Glyfada, South Athens, Greece đŹđ· (21.01.2026) pic.twitter.com/MgNHIWEEXh â Disaster News (@Top_Disaster) January 21, 2026
Zjarrfikësit kanë marrë qindra thirrje për të nxjerrë ujin nga ndërtesat e përmbytura në Athinë.
Stuhia e shiut pritej të zhvendosej në pjesën lindore të vendit të enjten. /Telegrafi/
Ekspertët zbulojnë si temperatura e ujit, sapuni dhe mënyra e tharjes ndikojnë drejtpërdrejt në lëkurë
Duart e thata pas larjes shfaqen kryesisht sepse nga lëkura largohen vajrat natyrale që e mbrojnë atë. Përdorimi i ujit të vakët dhe i sapunit hidratues e zvogëlon tharjen e lëkurës, ndërsa edhe mënyra se si thahen duart ndikon ndjeshëm në gjendjen e saj.
Larja e rregullt e duarve është një nga masat më efektive për mbrojtje nga infeksione të ndryshme. Megjithatë, ekspozimi i shpeshtë ndaj ujit dhe sapunëve e dëmton barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës, gjë që çon në tharje, çarje dhe ndjesi parehatie.
Dermatologia dr. Melisa Piliang shpjegon pse lëkura e duarve thahet, çfarë ndryshimesh ndodhin gjatë larjes dhe cilat masa ndihmojnë në ruajtjen e butësisë dhe shëndetit të saj.
Pse thahen duart pas larjes
Irritimi dhe tharja e lëkurës së duarve pas larjes janë problem i shpeshtë. Shkaku më i zakonshëm është largimi i vajrave natyrale dhe lagështisë nga sipërfaqja e lëkurës gjatë procesit të larjes, çka dëmton barrierën e saj mbrojtëse, shkruan Cleveland Clinic, përcjell Telegrafi.
Në tharjen e lëkurës së duarve ndikojnë disa faktorë:
⹠Sapuni: Shumica e sapunëve për larjen e duarve janë të formuluar për të larguar papastërtitë, bakteret dhe yndyrën. Edhe pse kjo është e domosdoshme për higjienën, njëkohësisht çon në largimin e lipideve natyrale të lëkurës, duke e bërë atë të thatë dhe më pak elastike. Disa produkte përmbajnë përbërës agresivë, si natrium-lauril-sulfati, që e përkeqësojnë më tej tharjen.
⹠Temperatura e ujit: Larja e duarve me ujë shumë të ngrohtë ose të nxehtë përshpejton humbjen e lagështisë nga lëkura. Temperatura e lartë mund të dëmtojë barrierën lipidike, shtresën mbrojtëse që ndodhet në sipërfaqe të lëkurës dhe ruan lagështinë. Ndryshe nga kjo, uji i vakët ose i ftohtë ka ndikim shumë më të vogël në dëmtimin e saj.
⹠Larja e shpeshtë e duarve: Larja e shpeshtë, veçanërisht pa hidratim të mëvonshëm, mund të çojë në tharje kronike. Ky problem është veçanërisht i theksuar te punonjësit shëndetësorë dhe te personat që, për shkak të profesionit, duhet të ruajnë vazhdimisht higjienën e duarve.
⹠Sëmundjet e lëkurës: Personat me sëmundje të lëkurës, si ekzema ose psoriaza, janë më të prirur ndaj tharjes dhe irritimit të lëkurës së duarve. Tek ata, larja e duarve me sapunë të caktuar ose në temperatura më të larta mund të përkeqësojë simptomat, ndaj shpesh rekomandohet përdorimi i mjeteve të buta për larje dhe preparateve hidratuese të formuluara posaçërisht.
A është dezinfektuesi i duarve më pak agresiv për lëkurën?
Shpesh dëgjohet se dezinfektuesit e duarve janë një alternativë më e butë krahasuar me larjen me sapun dhe ujë. Megjithatë, kjo nuk është plotësisht e saktë.
â Edhe pse pĂ«rdorimi i tyre nuk nĂ«nkupton kontakt me ujĂ« tĂ« nxehtĂ« ose sapunĂ«, dezinfektuesit e duarve nuk janĂ« zĂ«vendĂ«sim i pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r larjen klasike. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rmbajtjes sĂ« lartĂ« tĂ« alkoolit, ata mund ta thajnĂ« dhe irritojnĂ« edhe mĂ« shumĂ« lĂ«kurĂ«n, shpjegon dr. Piliang, shefe e Departamentit tĂ« DermatologjisĂ« nĂ« Cleveland Clinic.
⹠Aplikimi i kremit hidratues pasi dezinfektuesi të jetë tharë plotësisht. ⹠Kufizimi i përdorimit të dezinfektuesve vetëm në situata kur sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm. ⹠Larja e duarve me sapun dhe ujë kur ato janë dukshëm të ndotura.
Pesë këshilla për parandalimin dhe kujdesin ndaj lëkurës së thatë të duarve për shkak të larjes së shpeshtë
Lëkura e thatë e duarve është një shqetësim i përditshëm, sidomos kur larja e shpeshtë është e domosdoshme. Megjithatë, ekzistojnë mënyra efektive për të zvogëluar irritimin dhe për të lehtësuar tharjen, pa cenuar higjienën.
Pesë rekomandimet e mëposhtme mund të ndihmojnë në minimizimin e efekteve negative mbi lëkurën.
1. Shmangia e ujit të nxehtë
Edhe pse nuk është e nevojshme përdorimi i ujit të ftohtë, larja e duarve me ujë të nxehtë i than dhe i irriton ato edhe më shumë.
â PĂ«rpiquni ta ulni temperaturĂ«n e ujit gjatĂ« larjes sĂ« duarve, madje edhe gjatĂ« dushit, pĂ«r tĂ« shmangur tharjen dhe irritimin. Uji i nxehtĂ« largon vajrat e shĂ«ndetshĂ«m nga lĂ«kura, thekson dr. Piliang.
I njëjti parim vlen edhe për aktivitete të tjera higjienike, si larja e enëve. Ndryshe nga uji i nxehtë, uji i vakët mund të jetë pikërisht ajo që i nevojitet lëkurës për të shmangur tharjen.
2. Zgjedhja e sapunit hidratues
Disa sapunë përmbajnë përbërës hidratues që janë më të butë për lëkurën dhe ndihmojnë në parandalimin e tharjes.
â ĂshtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« pĂ«rdoret sapun hidratues dhe duart tĂ« shpĂ«lahen mirĂ« pas larjes â kĂ«shillon dr. Piliang, duke rekomanduar qĂ« gjatĂ« zgjedhjes sĂ« sapunit tĂ« butĂ« tĂ« kihet parasysh prania e kĂ«tyre pĂ«rbĂ«rĂ«sve: gjalpa shea, jojoba, ceramidet, acidi hialuronik.
3. Hidratimi i lëkurës pas larjes
Aplikimi i kremit hidratues menjëherë pas larjes është një nga mënyrat më efektive për ruajtjen e butësisë dhe elasticitetit të lëkurës së duarve.
â Pas larjes rekomandohet pĂ«rdorimi i losioneve ose kremrave qĂ« ndihmojnĂ« nĂ« mbajtjen e lagĂ«shtisĂ« nĂ« lĂ«kurĂ«. Duhet tâu jepet pĂ«rparĂ«si preparateve pa aromĂ«, pasi ka mĂ« pak gjasa tĂ« shkaktojnĂ« irritim shtesĂ«, rekomandon dr. Piliang.
4. Përdorimi i balsameve ose pomadave
Te personat e prirur ndaj lëkurës shumë të thatë, losionet shpesh nuk janë të mjaftueshme. Në këto raste rekomandohet përdorimi i formulimeve më të trasha, si kremra të pasur, balsame ose pomada. Këto preparate kanë fuqi më të madhe okluzive, përthithen më ngadalë dhe e mbajnë lagështinë më gjatë në lëkurë, duke ndihmuar në rigjenerimin dhe mbrojtjen e saj.
5. Dorëza mbrojtëse dhe kujdes shtesë
Për të zvogëluar ekspozimin e panevojshëm të lëkurës së duarve ndaj ujit dhe mjeteve pastruese, rekomandohet përdorimi i dorëzave mbrojtëse gjatë larjes së enëve ose kryerjes së punëve shtëpiake, sidomos te personat me lëkurë shumë të thatë.
â PĂ«r mĂ« tepĂ«r, pĂ«rdorimi i lagĂ«shtuesit tĂ« ajrit gjatĂ« natĂ«s mund tĂ« rrisĂ« lagĂ«shtinĂ« e ambientit, gjĂ« qĂ« ndikon pozitivisht nĂ« gjendjen e lĂ«kurĂ«s. Kjo qasje ndihmon nĂ« ruajtjen e shĂ«ndetit tĂ« lĂ«kurĂ«s sĂ« duarve gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s dhe e zvogĂ«lon ndjeshmĂ«rinĂ« e saj ndaj larjes sĂ« shpeshtĂ«, kĂ«shillon dr. Piliang.
Tharja e butĂ« e duarve â truku qĂ« parandalon tharjen e lĂ«kurĂ«s
MĂ«nyra e tharjes sĂ« duarve pas larjes mund tĂ« ndikojĂ« ndjeshĂ«m nĂ« gjendjen e lĂ«kurĂ«s. Te shumica e njerĂ«zve, impulsi i parĂ« pas larjes Ă«shtĂ« tharja e plotĂ« e duarve, deri nĂ« pikĂ«n e fundit tĂ« ujit. Por, nĂ« fakt, Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« lihen duart paksa tĂ« lagĂ«shta pas larjes, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« lagĂ«shtia tĂ« âmbylletâ nĂ« lĂ«kurĂ« para aplikimit tĂ« kremit.
â FĂ«rkimi i fortĂ« dhe tharja e plotĂ« e lĂ«kurĂ«s kontribuojnĂ« nĂ« humbjen e lagĂ«shtisĂ« sĂ« mbetur. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, rekomandohet tharja e butĂ« me peshqir, duke e lĂ«nĂ« lĂ«kurĂ«n pak tĂ« lagĂ«sht. Kurdo qĂ« Ă«shtĂ« e mundur, tharja e duarve nĂ« ajĂ«r Ă«shtĂ« njĂ« avantazh shtesĂ«. Kjo qasje e zvogĂ«lon irritimin mekanik dhe ndihmon nĂ« ruajtjen e lagĂ«shtisĂ« natyrale tĂ« lĂ«kurĂ«s, thotĂ« dr. Piliang.
Balanci mes higjienës dhe kujdesit për lëkurën
Nuk duhet harruar se larja e rregullt dhe e kujdesshme e duarve mbetet një nga masat më të rëndësishme për mbrojtje nga mikrobet dhe bakteret, si dhe për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve. Megjithatë, larja e shpeshtë mund të çojë në tharjen e lëkurës.
Për të ruajtur butësinë e duarve, rekomandohet:
ulja e temperaturës së ujit,
përdorimi i sapunit të butë ose hidratues,
aplikimi i rregullt i një kremi hidratues cilësor
Në rast të tharjes së theksuar, çarjeve ose dhimbjes pas larjes, rekomandohet konsultimi me dermatologun ose një profesionist tjetër shëndetësor. /Telegrafi/
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në emisionin Click Plus në TV21 foli për takimin e liderëve të mbajtur një javë më parë, të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski.
Ahmeti tha se kanë bë mirë që kanë shkuar në takim te Mickoski sepse siç thotë ai, Europa formohet me disa parime siç janë dialogu dhe kompromisi.
âĂshtĂ« mirĂ« sepse Europa formohet nĂ« disa parime. Parim i EuropĂ«s dialogu, kompromisi, sepse pa dialog dhe kompromis nuk gjen dot zgjidhje mbi problemet. Nuk Ă«shtĂ« zĂ«vendĂ«suar kjo filozofi me njĂ« filozofi tĂ« re, por janĂ« parime qĂ« duhet tĂ« respektohen. PjesĂ«marrja e BDI nĂ« takimin e liderĂ«ve ka qenĂ« shumĂ« e domosdoshme pĂ«r tĂ« biseduar pĂ«r tĂ« gjitha temat, edhe pse tĂ« gjitha temat qĂ« ne menduam dhe vlerĂ«suam nuk u biseduan nĂ« takim me liderĂ«t mbeti qĂ« tema tĂ« caktuara tĂ« bisedohen si dy parti politike mĂ« tĂ« mĂ«dha te komunitetet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« vendâ, deklaroi Ahmeti.
Ndër të tjera ai tha se që 22 vite po përfaqëson shqiptarët në politikë, ndaj edhe thuhet se ka përcjellë 8 ose 9 kryeministra.
âUnĂ« nuk kam hyrĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ« veprimtarie pĂ«r tĂ« pĂ«rcjell kryeministra, por mĂ« ka rastisur qĂ«, shqiptarĂ«t nĂ« Maqedoni e kanĂ« votuar BDI-nĂ« deh si forcĂ« legjitime sigurisht se kemi qenĂ« pĂ«rfaqĂ«sues legjitim dhe kemi pĂ«rfaqĂ«suar shqiptarĂ«t pĂ«r kĂ«to 22 vite dhe sigurisht tĂ« tjerĂ«t nuk kanĂ« fituar zgjedhje dhe ato i kemi pĂ«rcjell si kryeministra, 8 apo 9 nuk e diâ, tha Ahmeti. /tv21
Kryetari i partisë së dytë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Bedri Hamza, ka thënë se nuk e ka problem të takohet me kreun e partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje, për marrëveshje politike.
Megjithatë, ai ka thënë se përgjegjësia i takon Albin Kurtit për ta konstituuar Kuvendin dhe ta formojë qeverinë.
âI ka 57 ulĂ«se nĂ« Kuvend, sigurisht se e bĂ«n koalicionin edhe me deputetĂ«t e komuniteteve joshumicĂ«, qĂ« nuk janĂ« serbĂ«, por tĂ« komuniteteve tjera, dhe e ka numrin e mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« formuar qeverinĂ«. Ka pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r tĂ« formuar qeverinĂ«, pĂ«r konstituim tĂ« Kuvendit. Ka pĂ«rgjegjĂ«si qĂ« pa vonesa ta konstituojĂ« Kuvendin, tĂ« gjitha pozicionet e Kuvendit, edhe tĂ« kryetarit e edhe tĂ« nĂ«nkryetarĂ«ve. Ne i votojmĂ« nĂ«nkryetarĂ«t, pĂ«r shkak se e kemi edhe nĂ«nkryetarin nga radha e PDK-sĂ«. PĂ«r tĂ« gjitha pozicionet tjera, pĂ«rgjegjĂ«sia Ă«shtĂ« e tyreâ, u shpreh Hamza mes tjerash nĂ« intervistĂ«n e parĂ« ekskluzive pas zgjedhjeve tĂ« dhjetorit.
I pyetur se a do ta votojĂ« PDK-ja kryetarin e Kuvendit, Hamza tha: âPse me pasĂ« ne votĂ«? I kanĂ« ata, i mjaftojnĂ«. Dhe normalisht, pa marrĂ«veshje politike, nuk votojmĂ«â.
Tutje, kreu i PDK-së tha se nuk janë në pritje të asnjë partie për marrëveshje, teksa potencoi se partia e tij ka qenë gjithmonë bashkëpunuese për tema në interes të vendit, për çka tha se do të jetë edhe në të ardhmen.
âAsnjĂ«herĂ« nuk u ikim bisedave. Nuk do tĂ« thotĂ« se pajtohemi, por bisedave dhe takimeve asnjĂ«herĂ« nuk u ikim. Varet tema dhe mĂ«nyra e ftesĂ«s. Sepse edhe me tĂ« ftu, duhet me tĂ« ftu mirĂ« dhe mbarĂ«. Kjo i bie qĂ« mos me ta çu ftesĂ«n mirĂ« dhe qartĂ«, me pas çfarĂ«do prapavie apo tendence, nuk funksiononâ, deklaroi Hamza nĂ« Rubikon tĂ« Klan Kosova.
Duke folur për postin e Presidentit, i cili duhet të zgjidhet për rreth 1 muaj e gjysmë, ai shprehu vullnet për të biseduar me Kurtin për këtë çështje, por tha se sërish përgjegjësia i bie partisë së parë.
Ndër të tjera, ai kujtoi edhe rastet e së kaluarës se si janë zgjedhur presidentët.
âNuk ka kurgjo tĂ« keqe me folĂ«, por pĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r me i ba votat i takon partisĂ« sĂ« parĂ«. Presidenti Rugova herĂ«n e parĂ« e ka dhĂ«nĂ« postin e kryeministrit, ku ka qenĂ« zotĂ«ri Rexhepi, dhe vetĂ« ka qenĂ« president. HerĂ«n e dytĂ« ia ka dhĂ«nĂ« zotit Haradinaj, dhe vetĂ« ka qenĂ« president. HerĂ«n e tretĂ« Ă«shtĂ« zhgjedhur zoti Sejdiu me pĂ«rkrahje tĂ« PDK-sĂ«, dhe kryeministĂ«r ka qenĂ« zoti Thaçi. MirĂ«po, PDK i ka pasur shumicĂ«n, por e ka marrĂ« kryeministrin dhe e ka zgjedhur presidentin me marrĂ«veshje politikeâ.
âNĂ« hapin e radhĂ«s, zoti Pacolli Ă«shtĂ« zgjedhur po ashtu president, dhe PDK ka qenĂ« partia e parĂ«. Postin e kryerministrit e ka pasur zoti Thaçi, e Pacolli Ă«shtĂ« zgjedhur president. Zonja Jahjaga Ă«shtĂ« zgjedhur nĂ« kohĂ«n kur shumicĂ«n e ka pasur PDK-jaâ, deklaroi Hamza.
Ai shtoi se gjithmonë partia e cila e formon qeverinë, i takon përgjegjësia më e madhe që ta gjejë formulën se si ta zgjedh presidentin.
Arsenali dhe Chelsea po punojnë për të pozicionuar veten si favoritët kryesorë për të siguruar shërbimet e Arda Gulerit, në rast se sulmuesi i Real Madridit bëhet i disponueshëm në tregun e transferimeve.
Sipas CaughtOffside, talenti turk mbetet njĂ« objektiv afatgjatĂ« i Arsenalit, ndĂ«rsa Chelsea ka intensifikuar interesimin javĂ«t e fundit, duke zhvilluar disa kontakte pĂ«r tĂ« kuptuar mĂ« nga afĂ«r situatĂ«n e tij nĂ« âSantiago Bernabeuâ.
Reprezentuesi i TurqisĂ« ka qenĂ« nĂ« radarĂ«t e Arsenalit qĂ« nga tetori i vitit 2024, me âTopçinjtĂ«â qĂ« e shohin atĂ« si njĂ« profil ideal pĂ«r tĂ« rritur kreativitetin dhe konkurrencĂ«n nĂ« fazĂ«n ofensive, veçanĂ«risht pas formĂ«s disi tĂ« paqĂ«ndrueshme tĂ« Martin Odegaard dhe Eberechi Eze gjatĂ« kĂ«tij sezoni.
Në anën tjetër, edhe Chelsea dëshiron të përfshihet seriozisht në këtë garë, duke e konsideruar Gulerin si një investim strategjik për të ardhmen e skuadrës.
Të dy klubet londineze besojnë se 19-vjeçari mund të jetë i disponueshëm gjatë verës për një shifër që sillet mes 90 dhe 100 milionë eurove, nëse Real Madridi vendos të hapë derën për negociata.
MegjithatĂ«, gjithçka mbetet e varur nga planet e âLos Blancosâ dhe roli qĂ« GĂŒler pritet tĂ« ketĂ« nĂ« projektin e ardhshĂ«m sportiv tĂ« klubit spanjoll. /Telegrafi/
Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës si të dyshuar për vjedhje të rënda në zonën e Obiliqit.
Policia ka njoftuar se tre nga të arrestuarit janë të mitur.
Katër të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit.
Me vendim të prokurorit të shtetit ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Aktualisht hetuesit policorë të stacionit të Obiliqit janë në koordinim me stacionet e të gjitha regjioneve, pasi që është ngritur dyshimi se të njëjtit persona janë të përfshirë edhe në raste të tjera.