❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ShĂ«ndeti i stomakut dhe zorrĂ«ve, gastroenterologu Avni Haziri flet nĂ« podcastin “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€



NĂ« episodin e 58-tĂ« tĂ« podcastit “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, i mbĂ«shtetur nga United Hospital, gastroenterologu, Avni Haziri ka folur pĂ«r shĂ«ndetin e stomakut dhe zorrĂ«ve, si dhe simptomat qĂ« shpesh neglizhohen nga qytetarĂ«t.

Haziri ka shpjeguar se pse fryrja e barkut, djegësimi dhe refluksi nuk duhen normalizuar. Ai tregon pse refluksi gastrik shpesh ngatërrohet me dhimbje të zemrës.


- YouTube www.youtube.com

“Refluksi shpesh ngatĂ«rrohet me probleme tĂ« zemrĂ«s apo mushkĂ«rive, por nĂ« thelb Ă«shtĂ« problem i tretjes dhe duhet trajtuar si i tillĂ«â€, theksoi Haziri.

Gjithashtu gastroenterologu ka folur edhe për rreziqet e vetë-mjekimit, përdorimin e sodës së bikarbonit dhe marrjen e barnave pa diagnozë.

NjĂ« pjesĂ« e veçantĂ« e bisedĂ«s i kushtohet mikrobiomĂ«s sĂ« zorrĂ«ve, tĂ« cilĂ«n Haziri e pĂ«rshkruan si “trurin e dytĂ«â€ tĂ« organizmit, duke theksuar se njĂ« pjesĂ« e madhe e imunitetit dhe hormoneve qĂ« ndikojnĂ« nĂ« gjendjen tonĂ« emocionale prodhohen pikĂ«risht aty.

NĂ« kĂ«tĂ« episod trajtohen edhe tema qĂ« ngjallin interes tĂ« madh te publiku, si dietat “detoks”, kĂ«shillat ushqimore nga rrjetet sociale, konsumimi i kafesĂ« dhe rĂ«ndĂ«sia e kontrolleve parandaluese, sidomos pĂ«r personat qĂ« kanĂ« histori familjare me sĂ«mundje tĂ« stomakut apo zorrĂ«ve.

“Problemet e sistemit tretĂ«s shpesh neglizhohen, por nĂ« disa raste ato mund tĂ« zhvillohen pa dhĂ«nĂ« pothuajse asnjĂ« simptomĂ«, deri nĂ« faza shumĂ« serioze”, paralajmĂ«ron gastroenterologu. /Telegrafi/


Shoqata nga Gjermania dhuron karroca dhe rollatorë për Handikosin në Drenas



Handikos në Drenas ka nisur vitin 2026 me një bashkëpunim të rëndësishëm ndërkombëtar, duke forcuar lidhjet me diasporën shqiptare në Gjermani.

Sipas njoftimit, Handikos Drenas ka realizuar bashkĂ«punim me “ShoqatĂ«n Nazmi UkĂ«smajli” nga Abensberg i GjermanisĂ«, e cila udhĂ«hiqet nga kryetari Naim Kastrati, bashkatdhetar nga Komuna e Drenasit.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, shoqata nga Gjermania ka dhuruar karroca invalidore dhe rollatorë për Handikos Drenas, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara.

Nga Handikos Drenas u bë e ditur se ky bashkëpunim pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke kontribuar në projekte dhe iniciativa të tjera në dobi të komunitetit. /Telegrafi/


Liverpooli ka një plan për Mohamed Salah



Mohamed Salah pritet të qëndrojë te Liverpooli deri në përfundim të këtij sezoni, pavarësisht spekulimeve të fundit rreth të ardhmes së tij në Anfield.

Ylli egjiptian, i cili ka kontratë deri në qershor 2027, ka qenë objekt i pyetjeve të vazhdueshme për angazhimin e tij afatgjatë me klubin, por burime pranë klubit theksojnë se Liverpooli pret që Salah të përfundojë sezonin në radhët e skuadrës.

Klubi shpreson që situata të stabilizohet, duke i mundësuar sulmuesit të përmbushë kontratën e tij, megjithatë, çështjet e vazhdueshme mund të nxisin diskutime të hershme mbi një ndarje të mundshme.

Që nga transferimi nga Roma në 2017, Salah ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm në Ligën Premier.

Sezonin e kaluar, ai shënoi 29 gola dhe realizoi 18 asistime në 38 ndeshje të kampionatit, duke ndihmuar Liverpoolin të siguronte titullin. /Telegrafi/

I shtruar në spitalin e Durrësit, arratiset i burgosuri i rrezikshëm



Një i burgosur, i shtruar në Spitalin e Durrësit për probleme shëndetësore është arratisur.

I arratisuri është Altin Ndoci, i vënë në pranga me urdhër të SPAK, raporton A2cnn.

Ndoci Ă«shtĂ« arrestuar si pjesĂ« e operacionit “Plumbi i ArtĂ«â€ dhe konsiderohet si person me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ« shoqĂ«rore, pasi akuzohet se ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« masakrĂ«n e Bradasheshit, ku mbetĂ«n tĂ« vrarĂ« tre persona.

“NjĂ« lamtumirĂ« qĂ« kurrĂ« nuk desha ta thoja”, Selvije Jao me dedikim tĂ« ndjerĂ« pĂ«r Shpat Kasapin



Selvije Jao ka prekur ndjekësit me një postim thellësisht emocional në rrjetet sociale, i cili shihet si një dedikim i ndjerë për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2025.

Teksti, i publikuar në formë shkrimi poetik, flet për mungesën, dhimbjen dhe mallin e një lidhjeje që ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

Në postimin e saj, Jao përshkruan momentet e vetmisë, kujtimet e përbashkëta dhe betejën e brendshme mes dhimbjes dhe mirënjohjes që ai person ka ekzistuar në jetën e saj.

Foto: Instagram

Ajo shprehet se, pavarĂ«sisht dhimbjes, do ta zgjidhte sĂ«rish atĂ« person “çdo version tĂ« tij dhe çdo moment tĂ« tyre”, duke treguar se kujtimet mbeten ende “si shtĂ«pi”.

Edhe pse ajo nuk përmend drejtpërdrejt emrin e Shpatit, ndjekësit dhe komentuesit e kanë lidhur menjëherë postimin me ndarjen e tij nga jeta, duke e interpretuar si një dedikim.

Postimi është shoqëruar me simbolin e zemrës së thyer, duke forcuar mesazhin e dhimbjes dhe dashurisë së pashuar.

Dyshja duhet theksuar se kanë bashkë një djalë të quajtur, Roel. /Telegrafi/

Zyrtare: Aron Babaj kalon nga Prishtina e Re te Milani



Klubi italian, Milani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit të ri kosovar, Aron Babaj, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Prishtina e Re.

Nga Kosova në Itali. Nga Superliga e Kosovës në Serie A. Nga Prishtina e Re te klubi i madh evropian, Milani.

Një histori e bukur është zyrtarizuar sot (e martë) me kalimin e 16-vjeçarit Aron Babaj te Rossonerët.

ËshtĂ« vet faqja zyrtare e klubit italian, e cila ka njoftuar se mesfushori i lindur nĂ« vitin 2009 ka nĂ«nshkruar njĂ« kontratĂ« me klubin Rossoner.

“AC Milan ka kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« njoftojĂ« blerjen e Aron Babajt, i cili do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e Projektit tĂ« sĂ« Ardhmes sĂ« Milanit, njĂ« iniciativĂ« e dedikuar pĂ«r rritjen dhe zhvillimin e talenteve tĂ« reja”.

“Mesfushori i lindur nĂ« vitin 2009 ka zgjedhur tĂ« bashkohet me RossonerĂ«t”, thuhet nĂ« njoftimin e klubit kuqezi.

Ndryshe, Babaj është pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës U-17 dhe është djali i ish-futbollist të njohur, Shpëtim Babaj. /Telegrafi/

Kasami dhe Qoku do të përfaqësojnë VLEN-in në takimin e liderëve



Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku sot njoftoi se VLEN-i kanë marrë ftesë nga kryeministri, Hristijan Mickoski për takim të liderëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Qoku tha se në takimin e liderëve VLEN-i do të përfaqësohet nga Bilall Kasami dhe ai vet si koordinator i grupit parlamentar.

"Në takimin e lidëve do të marrë pjesë Bilall Kasami, njëri nga liderët e VLEN-it dhe unë si koordinator i grupit parlamentar. Nuk janë të bërë të ditur tema konkret, do të ketë diskutim të përgjithshëm", tha Qoku.

Qoku tha se në takim do të flitet për një dialog të hapur, për një konsensus.

Qoku poashtu theksoi se nuk ka përplasje në mes liderëve të VLEN-it.

“Nuk ka pĂ«rplasje, dhe do e them disi nĂ« formĂ« pak a shumĂ« ironie, do tĂ« them shpesh qĂ« nĂ« VLEN, “fatkeqĂ«sisht” janĂ« shumĂ« mirĂ«, sepse ndonjĂ«herĂ« duhet tĂ« kesh ndonjĂ« pĂ«rplasje, pĂ«r tĂ« dalĂ« diçka, por liderĂ«t e VLEN-it aktualisht kanĂ« njĂ« harmoni tĂ« plotĂ« dhe kanĂ« njĂ« komunikim jashtĂ«zakonisht pozitiv dhe nĂ« frymĂ«n e konstruktivitetit", tha Qoku./Telegrafi/

Incident i rëndë në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me mjet të fortë nga nxënësi



Një incident i rëndë është regjistruar sot në Pejë, ku një nxënës ka sulmuar edukatoren e tij në një institucion parashkollor, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 10:40.

“Sot rreth orĂ«s 10:40, policia Ă«shtĂ« njoftuar se nĂ« njĂ« kopsht nĂ« PejĂ«, njĂ« nxĂ«nĂ«s e ka goditur edukatoren e tij me njĂ« shufĂ«r metalike, duke i shkaktuar lĂ«ndime trupore. Viktima Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor nĂ« EmergjencĂ«n e Spitalit tĂ« PejĂ«s”, deklaroi Gashi pĂ«r Telegrafin.

Ai shtoi se njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i shtetit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e plotë të rrethanave të incidentit.

NdĂ«rkohĂ«, burime bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se rasti ka ndodhur nĂ« kopshtin “PĂ«llumbat e Paqes” nĂ« PejĂ«, ndĂ«rsa mosha e fĂ«mijĂ«s sĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« incident raportohet tĂ« jetĂ« rreth 7 vjeç.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Dëmtoi derën e ambasadës bullgare në Maqedoni, Prokuroria inicion procedurë kundër një 55-vjeçari



Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një burri 55-vjeçar të dyshuar për vepër penale "Dëmtim të pronës", njoftojnë nga Prokuroria.

"Më 11 janar, i dyshuari, nga urrejtja, dëmtoi derën hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, duke thyer xhamin e derës me një gur dhe menjëherë iku në drejtim të panjohur.

Prokurori publik propozoi që gjyqtari i procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit kundër të dyshuarit, sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik ikjeje dhe rrethana që justifikojnë frikën se i dyshuari do ta përsërisë veprën penale", thuhet në njoftimin e PTHP-së./Telegrafi/

Arbeloa drejton seancën e tij të parë stërvitore si trajner i Real Madridit



Trajneri i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka mbajtur tashmë seancën e parë stërvitore me lojtarët e ekipit mbretëror, pasi mori drejtimin pas largimit të Xabi Alonsos të hënën pasdite.

Real Madridi u stërvit sot (e martë) në përgatitje për ndeshjen e raundit të 1/8-ave të Kupës së Mbretit.

Arbeloa drejtoi seancën e tij të parë stërvitore si trajner i ekipit mbretëror, i cili do të përballet me Albaceten në stadiumin Carlos Belmonte (e mërkurë, ora 21:00).

☝ ÂĄPrimer entrenamiento de @AArbeloa17 como tĂ©cnico del Real Madrid! pic.twitter.com/J22K38XX5l
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 13, 2026


Stërvitja filloi në Real Madrid City me skuadrën që u ngroh nga trajneri atletik, Antonio Pintus, duke vrapuar në fushë.

Më pas, lojtarët u ndanë në grupe për rondos dhe më pas praktikuan lojëra të kombinuara dhe ushtrime qarkullimi të topit me gjuajtje në portë.

Stërvitja e parë e Arbeloas përfundoi me një lojë në grupe të vogla.

Antonio Rudiger, Ferland Mendy, Trent Alexander-Arnold, Rodrygo Goes dhe Kylian Mbappe u stërvitën në ambiente të mbyllura, ndërsa Eder Militao vazhdon procesin e rikuperimit. /Telegrafi/

Plagosja e trefishtë në Deçan, i dyshuari me histori kriminale të mëparshme



Tre persona mbetën të plagosur mbrëmë në një lokal në qendër të Deçanit.

Të plagosurit (një shqiptar dhe dy serb) u dërguan fillimisht për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ku dy prej tyre për shkak të lëndimeve të pësuara nga arma e zjarrit janë transferuar në QKUK.

Në mesin e personave të plagosur është avokati Daut Cacaj.

Reagimi i njësiteve policore ishte i shpejtë ku menjëherë arrestuan të dyshuarin lidhur me incidentin.

I dyshuari, Ismet Zukaj është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit kujdestar.

Telegrafi nga burime mëson se Zukaj është recidivist i veprave penale, dhe se i njëjti ishte dënuar edhe më parë me burgim për një vepër tjetër të plagosjes.

Lidhur me kĂ«tĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«si i ProkurorisĂ« Themelore nĂ« PejĂ«, Shkodran Nikçi tha se Prokurori i Shtetit do t’ia bashkangjes kĂ«rkesĂ«s pĂ«r paraburgim tĂ« gjithĂ« tĂ« kaluarĂ«n kriminale tĂ« tĂ« dyshuarit.

“NĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit, Prokurori i Shtetit do t’ia bashkangjes tĂ« gjithĂ« tĂ« kaluarĂ«n kriminale personit tĂ« dyshuar, si rrethanĂ« qĂ« do tĂ« paraqitet para gjyqtarit tĂ« procedurĂ«s paraprake kur do tĂ« marrĂ« vendimin lidhur me kĂ«rkesĂ«n e prokurorit tĂ« shtetit pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit”, tha Nikçi.

Rasti ndodhi mbrĂ«mĂ« pas mesnate nĂ« njĂ« kafiteri nĂ« rrugĂ«n “Luan Haradinaj” nĂ« Deçan.

Nga hetuesit në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë pistoletë Zoraki 9mm, një karikator i së njëjtës armë, nëntë fishekë të kalibrit 9mm dhe tri gëzhoja. /Telegrafi/

Zyrtare: Ilir Krasniqi, lojtar i ri i Polissya Zhytomyr



Klubi ukrainas, Polissya Zhytomyr ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Ilir Krasniqit nga ekipi tjetër nga kampionati i tyre, Kolos Kovalivka.

Pas Lindon Emërllahut, të cilin e konfirmuar menjëherë në fillim të vitit, klubi ukrainas ka zyrtarizuar tashmë edhe transferimin e Ilir Krasniqit me anë të një njoftimi në faqet zyrtare të klubit.

“Klubi i futbollit Polissya ka arritur njĂ« marrĂ«veshje bashkĂ«punimi me mbrojtĂ«sin e ekipit kombĂ«tar tĂ« KosovĂ«s, Ilir Krasniqi”.

“Kontrata me lojtarin Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar pĂ«r njĂ« periudhĂ« 3.5 vjeçare. Iliri do tĂ« luajĂ« nĂ«n numrin 16 nĂ« ekipin e Polissya”, thuhet nĂ« njoftimin e ukrainasve.

Ndryshe, Krasniqi ka përvojë në performancat e tij në Premier Leaguen e Ukrainës, gjë që duhet ta ndihmojë lojtarin të përshtatet shpejt me klubin e ri.

Ilir Krasniqi gjithashtu ka 17 ndeshje me ekipin kombëtar të Kosovës duke qenë një përvojë shtesë për ekipin ukrainas drejt arritjes së qëllimeve të këtij sezoni. /Telegrafi/


Hajdari: Në kohë të vështirë siguruam dhe konsoliduam rezervën shtetërore, aktakuza proces tendencioz



Sot është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe tre të akuzuarve të tjerë, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit lidhur me dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore.

Seanca është mbajtur e mbyllur për publikun.

E pas përfundimit të seancës është deklaruar ministrja në detyrë e Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila theksoi se ndihet e pafajshme dhe se është një proces tendencioz ndaj saj nga Prokuroria Speciale.

“...UnĂ« isha nĂ« GjykatĂ«n Themelore lidhur me aktakuzĂ«n kundĂ«r meje nga Prokuroria Speciale e KosovĂ«s lidhur me çështjen e rezervave shtetĂ«rore, pĂ«rkundĂ«r qĂ« unĂ« ndihem krejtĂ«sisht e pafajshme sepse Ă«shtĂ« njĂ« proces tendencioz nga Prokuroria Speciale e KosovĂ«s duke shkelur çdo procedurĂ« ligjore dhe duke qenĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me Ligjin pĂ«r rezervat shtetĂ«rore dhe Ligjin pĂ«r mbrojtjen e informacionit tĂ« klasifikuara”, tha ajo.

Sipas saj, ajo çfarë është më e rëndësishme është se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të brengosen për konsolidimin e rezervës shtetërore.

“Por, me e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« tĂ« theksoj se qytetarĂ«t e KosovĂ«s nuk kanĂ« nevojĂ« tĂ« brengosen pĂ«r konsolidimin e rezervĂ«s shtetĂ«rore tĂ« cilĂ«n e kemi rritur nĂ« qeverinĂ« Kurti 2 pĂ«r shumĂ«fish nĂ« kohĂ«n mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, kur ishte rezerva shtetĂ«rore e pakonsoliduar dhe jo nĂ« funksion tĂ« pĂ«rgjigjes ndaj qytetarĂ«ve dhe nĂ« kohĂ«n kur kufijtĂ« ishin tĂ« mbyllur me shpĂ«rthimin e luftĂ«s nĂ« UkrainĂ« dhe nĂ« kohĂ«n kur nuk kishte eksport tĂ« produktet bazike nĂ« vendin tonĂ«â€, tha ajo.

“....Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« pĂ«rmendi se pĂ«r kĂ«tĂ« proces tejet tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r qytetarĂ«t tanĂ«, pĂ«r sigurinĂ« e popullit tonĂ« megjithatĂ« Prokuroria shkeli ligjin siç e kam theksuar edhe mĂ« herĂ«t pĂ«rkundĂ«r qĂ« jemi nĂ« proces gjyqĂ«sor me operatorĂ«t ekonomikĂ« qĂ« nuk kanĂ« mbushur detyrimet e tyre dhe Ă«shtĂ« proces i hapur gjyqĂ«sor me kĂ«tĂ« operatorĂ«â€.

Ministrja Hajdari tha se ajo dhe mbrojtja ime jemi të bindur për këta veprime të paligjshme të Prokurorisë dhe do ta dëshmojnë.

Ndryshe, aktakuza është ngritur më 11 nëntor nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila e akuzon ministren për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale e KosovĂ«s ngriti ndaj katĂ«r personave nĂ«n dyshimin pĂ«r kryerjen e veprave penale “KeqpĂ«rdorimi i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar”, “Zbulimi i fshehtĂ«sisĂ« zyrtare” dhe “Ndihma nĂ« kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« keqpĂ«rdorimit tĂ« pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar”.

TĂ« pandehurit Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica dhe dhe Hafiz Gara akuzohen se gjatĂ« muajve shkurt – mars 2022, kanĂ« keqpĂ«rdorur detyrat zyrtare me qĂ«llim pĂ«rfitimi pasuror pĂ«r persona tĂ« tjerĂ«, duke shkaktuar dĂ«m ndaj buxhetit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s prej 2,912,134.78 euro.

Sipas aktakuzës, ata gjithashtu kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare të vendndodhjes së rezervave shtetërore, duke ia vënë këtë informacion në dispozicion të pandehurit Ridvan Muharremi.

Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave penale, duke ndërmjetësuar, negociuar dhe rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

Prokuroria thekson se ky proces është pjesë e hetimeve për veprime që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme për buxhetin e shtetit dhe përbëjnë shkelje të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave. /Telegrafi/

Regjimi iranian po jeton “ditĂ«t e tij tĂ« fundit” - thotĂ« kancelari gjerman



Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të martën se regjimi iranian po jetonte ditët e tij të fundit, ndërsa presioni mbi Republikën Islamike u rrit për shkak të shtypjes së protestave që thuhet se kanë vrarë qindra njerëz.

“Kur njĂ« regjim mund ta mbajĂ« pushtetin vetĂ«m pĂ«rmes dhunĂ«s, atĂ«herĂ« ai Ă«shtĂ« praktikisht i mbaruar”, u tha Merz gazetarĂ«ve nĂ« Bengaluru gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Indi.

“UnĂ« besoj se tani po dĂ«shmojmĂ« ditĂ«t dhe javĂ«t e fundit tĂ« kĂ«tij regjimi”, citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« ai, pĂ«rcjell Telegrafi.

UdhĂ«heqĂ«sit e Iranit “nuk kanĂ« legjitimitet” pasi nuk u zgjodhĂ«n nga populli dhe popullsia tani po “ngrihej”, tha Merz, duke shtuar: “Shpresoj se ka njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund kĂ«tij konflikti nĂ« mĂ«nyrĂ« paqĂ«sore”.

Ai tha se Berlini ishte nĂ« kontakt me Shtetet e Bashkuara dhe qeveritĂ« e tjera evropiane me qĂ«llim qĂ« tĂ« siguronte “qĂ« tĂ« mund tĂ« ketĂ« njĂ« tranzicion paqĂ«sor drejt njĂ« qeverie demokratike nĂ« Iran”.

Të nxitura nga ankesat ekonomike, protestat mbarëkombëtare janë shndërruar në një nga sfidat më të mëdha deri më tani për sistemin teokratik që ka sunduar Iranin që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 që rrëzoi shahun.

Sipas një grupi për të drejtat e njeriut, shtypja e protestave ka shkaktuar të paktën 600 viktima. /Telegrafi/

Gustave Doré - ilustratori unik i librave më të njohur të botës



Nga: Bledar Kurti

Libri flet vetĂ« pĂ«rmes fjalĂ«s. Kryeveprat mbeten si njĂ« jehonĂ« e thellĂ« e pĂ«rhershme nĂ« jetĂ«n e njerĂ«zve ndĂ«r epoka. ÇfarĂ« guximi e pĂ«rgjegjĂ«sie e madhe Ă«shtĂ« tĂ« ilustrosh librat mĂ« sublim tĂ« kohĂ«rave.

Gustave Doré (1832-1883) ilustroi Komedinë hyjnore të Dantes, Korbin e Poesë, Don Kishotin e Servantesit, Biblën, e shumë libra të tjerë, duke i lënë botës si trashëgimi, jo thjesht ilustrime, por art.

Gustave DorĂ© mbetet njĂ« nga figurat mĂ« paradoksale tĂ« artit evropian tĂ« shekullit XIX: jashtĂ«zakonisht popullor nĂ« kohĂ«n e tij, por pĂ«r dekada i nĂ«nvlerĂ«suar nga kritika akademike; ilustrator “i librave” nĂ« pamje tĂ« parĂ«, por nĂ« thelb njĂ« arkitekt vizionesh metafizike.

Doré nuk ishte thjesht një zbukurues teksti, por një interpret i thellë i letërsisë, një përkthyes vizual i tragjikes njerëzore dhe i përmasës sublime të imagjinatës romantike. Teknika e Dorés, kryesisht e realizuar në gravurë në dru, përfaqëson një kulm të virtuozitetit grafik. Ajo që e dallon menjëherë është përdorimi dramatik i dritëhijes (chiaroscuro), jo si element dekorativ, por si strukturë mendimi. Drita te Doré nuk ndriçon, por gjykon; hija nuk fsheh, por zbulon. Hapësirat e tij janë shpesh të thella, vertikale, të mbushura me shkallë, harqe, humnera dhe qiell të trazuar, një topografi shpirtërore ku njeriu shfaqet i vogël përballë fatit, Zotit apo absurdit.

Ilustrimet për Komedinë hyjnore të Dantes mbeten ndoshta arritja më monumentale e tij. Aty ai nuk synon të konkurrojë tekstin, por ta përkthejë atë në një gjuhë pamore të barasvlershme. Ferri i Dorés është një teatër kozmik dhimbjeje, ku trupat njerëzorë shkrihen në masa anonime vuajtjeje, ndërsa figurat e Dantes dhe Virgjilit shfaqen si dëshmitarë të heshtur. Kompozimet janë të ndërtuara mbi diagonale të forta dhe kontraste ekstreme, duke krijuar ndjesinë e lëvizjes së pandalshme drejt dënimit. Ndryshe nga shumë interpretime moralizuese, Doré e lexon Danten si poet të madh të frikës ekzistenciale, jo vetëm të teologjisë.

Në ilustrimet për Servantesin dhe Don Kishotin, ai shfaq një anë tjetër të gjenialitetit të tij: ironinë tragjike. Don Kishoti i tij nuk është karikaturë, por figurë fisnike në marrëzinë e vet. Trupi i gjatë, i hollë, i shtrembëruar nga era dhe iluzioni, qëndron gjithmonë në kontrast me peizazhin e pafund dhe indiferent. Doré e kupton thelbin e romanit si përplasje mes idealit dhe realitetit, dhe e përkthen këtë përplasje përmes shkallëzimit të figurës njerëzore në raport me hapësirën. Këtu, grotesku dhe sublimja bashkëjetojnë në mënyrë të pazgjidhshme.

Ilustrimet pĂ«r Edgar Allan Poen janĂ« ndoshta mĂ« pak tĂ« njohura, por jashtĂ«zakonisht domethĂ«nĂ«se pĂ«r tĂ« kuptuar afĂ«rsinĂ« shpirtĂ«rore mes dy artistĂ«ve. DorĂ© gjen te Poe njĂ« botĂ« tĂ« ankthit tĂ« brendshĂ«m, tĂ« mendjes sĂ« fragmentuar dhe tĂ« errĂ«sirĂ«s psikologjike. Figurat janĂ« tĂ« izoluara, arkitekturat shtypĂ«se, dhe drita duket sikur buron nga njĂ« burim i paidentifikueshĂ«m, pothuaj halucinant. KĂ«tu, DorĂ© afrohet me simbolizmin e vonĂ«, duke paraprirĂ« zhvillime qĂ« arti evropian do t’i pĂ«rqafonte vetĂ«m dekada mĂ« pas.

Te Bajroni, Doré gjen heroin romantik në formën e tij më të pastër: individi rebel, i vetmuar, i përballur me forca që e tejkalojnë. Ilustrimet për veprat bajroniane janë të mbushura me peizazhe madhështore, stuhi, male dhe dete të egra, ku figura njerëzore shfaqet si siluetë, si shenjë e brishtësisë përballë natyrës. Këtu, Doré është piktor i sublimës romantike, në dialog të heshtur me Turnerin dhe Friedrichun, por me mjetet e grafikës.

Kulmi moral dhe simbolik i veprës së tij mbetet Bibla. Ilustrimet biblike të rijnuk janë thjesht fetare; ato janë kozmologjike. Zoti i tij është shpesh një forcë e pakapshme, një prani e ndjerë përmes dritës verbuese ose errësirës absolute. Skenat e Besëlidhjes së Vjetër janë epike, të dhunshme, të mbushura me tension, ndërsa ato të Dhiatës së Re kanë një solemnitet të heshtur, pothuaj tragjik. Krishti i Dorés nuk është sentimental, por i përvuajtur, i vetëdijshëm për fatin e tij.

NjĂ« aspekt historik mbresĂ«lĂ«nĂ«s Ă«shtĂ« fakti se DorĂ© ishte njĂ« mrekulli qysh fĂ«mijĂ«. I lindur nĂ« Strasburg nĂ« vitin 1832, ai bĂ«ri shpejt karrierĂ«. Talenti i tij i madh ishte i dukshĂ«m qĂ« nĂ« fĂ«mijĂ«ri, kur ilustroi KomedinĂ« hyjnore nĂ« moshĂ«n nĂ«ntĂ«vjeçare. NĂ« moshĂ«n 15-vjeçare botoi albume karikaturash dhe shumĂ« shpejt u bĂ« njĂ« nga ilustratorĂ«t mĂ« tĂ« kĂ«rkuar nĂ« EvropĂ«. MegjithatĂ«, ambicia e tij pĂ«r t’u pranuar si piktor “serioz” u pengua nga paragjykimet e kohĂ«s ndaj ilustrimit si art i dorĂ«s sĂ« dytĂ«. Ironikisht, sot Ă«shtĂ« pikĂ«risht ilustrimi ai qĂ« e ka bĂ«rĂ« DorĂ©n tĂ« pavdekshĂ«m.

Në retrospektivë, Gustave Doré mund të shihet si një artist kufitar: mes romantizmit dhe simbolizmit, mes letërsisë dhe artit pamor, mes popullaritetit dhe madhështisë tragjike. Vepra e tij nuk kërkon thjesht të shihet, por të lexohet. Ajo është një akt interpretimi, një dëshmi se imazhi mund të mendojë po aq thellë sa fjala.

NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, DorĂ© mbetet jo vetĂ«m ilustratori i poetĂ«ve tĂ« mĂ«dhenj, por vetĂ« poeti i errĂ«sirĂ«s dhe i dritĂ«s sĂ« gdhendur nĂ« dru. /Gazeta “ExLibris”/










Dolce zbulon se Limi i pëlqen prej kohësh, i kërkoi një shoqes që t'ia gjente kontaktin



Gjatë orëve të vona në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, banorët Dolce dhe Limi përjetuan një moment të veçantë, duke shkëmbyer puthjen e tyre të parë.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve brenda shtëpisë dhe ka nxitur diskutime mes banorëve.

Pas puthjes, Dolce i rrëfeu ndjenjat e saj Londrimit, duke treguar se Limi i pëlqen prej kohësh.

Foto: Instagram

Ajo zbuloi se gjatë kohës kur Limi kishte qenë pjesë e një formati tjetër, i kishte kërkuar shoqes së saj që 'ta gjente'.

“I thashĂ«: e dua atĂ«", rrĂ«feu Dolce.

E njëjta i tha se e kishte fiksim, por që më pas i kishte humbur kontakti dhe nuk kanë pasur ndonjë raport.

Limi tani duket i fiksuar pas Dolces ndonëse u shpreh që historia me Alba Pollozhanin është mbyllur. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

DAP: Deri më 15 janar është afati i regjistrimit të qarkullimit mbi 2 milionë denarë



Drejtoria e të Ardhurave Publike u ka bërë thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që deri në dhjetor të vitit 2025 kanë realizuar qarkullim mbi 2 milionë denarë nga shitja e mallrave ose shërbimeve të tatueshme, që të regjistrohen për TVSH.

Detyrimi vlen edhe për persona fizikë që japin me qira hapësira afariste, ofrojnë shërbime profesionale, mësim privat, shesin produkte bujqësore ose kryejnë veprimtari të tjera tatimore.

Nga llogaritja e qarkullimit përjashtohen aktivitetet e liruara nga TVSH, si qiraja e banesave për banim, shërbimet shëndetësore, sigurimet dhe shërbimet ndaj subjekteve të huaja që nuk tatohen me TVSH.

Afati për regjistrim ose çregjistrim nga TVSH është 15 janari 2026. Nga DAP paralajmërojnë se çregjistrimi mund të bëhet edhe automatikisht në rast mosaktiviteti, mosdorëzimi të deklaratave ose shkeljeve tatimore.

Injeksioni revolucionar në sy: Një trajtim i ri po u kthen shikimin pacientëve që rrezikonin verbërinë



MjekĂ«t nĂ« LondĂ«r kanĂ« arritur atĂ« qĂ« mĂ« parĂ« konsiderohej e pamundur – rikthimin e shikimit te pacientĂ«t me hypotonijĂ« gjendje e rrallĂ« dhe e rrezikshme e syrit

Spitali Moorfields Eye Hospital në Londër është klinika e parë e dedikuar në botë për këtë çrregullim dhe, sipas një studimi pilot, shtatë nga tetë pacientë që morën trajtimin kanë reaguar pozitivisht ndaj terapisë.

Njëra prej tyre, e para ndonjëherë, është Nicki Guy, 47 vjeçe, e cila po e ndan historinë e saj ekskluzivisht me BBC.

Ajo thotĂ« se rezultatet janĂ« tĂ« pabesueshme: “ËshtĂ« ndryshim jete. Ma ka kthyer gjithçka. Mund ta shoh fĂ«mijĂ«n tim duke u rritur. Kam kaluar nga numĂ«rimi i gishtave dhe shikimi krejtĂ«sisht i turbullt, nĂ« aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« parĂ«.”

Aktualisht, ajo mund të shohë dhe të lexojë shumicën e rreshtave me shkronja në tabelën e testimit të shikimit.

Ajo është vetëm një rresht larg asaj që kërkohet ligjërisht për drejtim automjeti, një ndryshim i madh krahasuar me gjendjen e mëparshme, kur kishte shikim të pjesshëm, përdorte llupë për çdo gjë nga afër dhe duhej të lëvizte brenda shtëpisë dhe jashtë saj kryesisht duke u mbështetur në kujtesë, transmeton Telegrafi.


“NĂ«se shikimi im mbetet kĂ«shtu pĂ«r pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« jetĂ«s, do tĂ« ishte absolutisht i mrekullueshĂ«m. Ndoshta nuk do tĂ« mund tĂ« vozis mĂ« kurrĂ«, por e pranoj kĂ«tĂ«!”, thotĂ« ajo.

Te hipotonia, presioni brenda kokërrzës së syrit bëhet rrezikshëm i ulët, duke bërë që ajo të shembet nga brenda. Kjo mund të ndodhë nëse prodhimi i lëngut natyror xhelatinoz brenda syrit është i dobët, për shembull pas traume ose inflamacioni. Ndonjëherë është efekt anësor i operacioneve të syrit ose i disa barnave. Pa trajtim, njerëzit mund të verbohen.

Deri mĂ« tani, mjekĂ«t janĂ« pĂ«rpjekur tĂ« pĂ«rdorin steroidĂ« dhe vaj silikoni pĂ«r ta “fryrĂ«â€ syrin. Por kjo mund tĂ« jetĂ« toksike nĂ« periudha tĂ« gjata dhe nuk rikthen shumĂ« shikim.

Edhe kur qelizat nĂ« pjesĂ«n e pasme tĂ« syrit, tĂ« pĂ«rdorura pĂ«r shikim, funksionojnĂ«, vaji i silikonit Ă«shtĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u parĂ« pĂ«rmes tij, duke shkaktuar shikim tĂ« turbullt.

Ekspertët nga Moorfields Eye Hospital vendosën të provojnë një qasje tjetër me diçka që tashmë e kishin në dispozicion, një gel të lirë, transparent, me bazë uji, të quajtur hydroxypropyl methylcellulose ose HPCM.

Ai tashmë përdoret në disa lloje operacionesh të syrit. Por në vend që ta përdornin vetëm një herë, ekipi i Moorfields vendosi ta injektojë atë në pjesën kryesore të syrit si një lloj i ri terapie.

Kur Nicki pati pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« probleme me shikimin nĂ« vitin 2017, menjĂ«herĂ« pas lindjes sĂ« djalit tĂ« saj, asaj fillimisht iu vendos sasi e madhe vaji silikoni nĂ« syrin e djathtĂ«, i cili po dĂ«shtonte. Ajo thotĂ« se syri kishte humbur formĂ«n e tij normale dhe “u shemb disi” ose “u rrudh si njĂ« qese letre” pĂ«r shkak tĂ« hipotonisĂ«. Trajtimi bĂ«ri pak pĂ«r ta ndihmuar. Dhe disa vite mĂ« vonĂ«, edhe syri i majtĂ« filloi tĂ« dĂ«shtonte nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ«.

“Pasi humba shikimin nĂ« syrin e majtĂ«, mendova: ‘Duhet tĂ« ketĂ« diçka tjetĂ«r qĂ« mund ta provojmĂ«â€™â€, shpjegon ajo. “VendosmĂ«ri e pastĂ«r. Thjesht: ‘Nuk po dorĂ«zohem’.”

Mjeku i saj i syve, Harry Petrushkin, tha se së bashku vendosën të bënin diçka krejtësisht të re, ta mbushnin syrin me diçka përmes së cilës mund të shihej.

“Ideja se mund t’i shkaktonim dĂ«m dikujt qĂ« realisht ka vetĂ«m njĂ« sy funksional, me njĂ« trajtim qĂ« mund tĂ« funksionojĂ« ose jo, ishte jashtĂ«zakonisht stresuese”, kujton ai. “E gjetĂ«m kĂ«tĂ« si zgjidhje dhe, çuditĂ«risht, funksionoi.

“Sinqerisht, nuk mund ta kishim Ă«ndĂ«rruar rezultatin qĂ« ajo ka pasur. Dikush qĂ«, sipas tĂ« gjitha gjasave, do tĂ« duhej ta humbiste shikimin nĂ« tĂ« dy sytë  tani po jeton normalisht. Kjo Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht e jashtĂ«zakonshme. Nuk mund tĂ« kishim shpresuar pĂ«r mĂ« mirĂ«.”

Ai thotë se i njëjti trajtim potencialisht mund të ndihmojë qindra apo edhe mijëra njerëz çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithçka varet nga fakti nëse ata ende kanë qeliza funksionale në pjesën e pasme të syrit që mundësojnë shikimin.

“E dinim se te Nicki kishte shikim pĂ«r t’u fituar dhe se ajo do tĂ« pĂ«rmirĂ«sohej nĂ«se do tĂ« arrinim ta bĂ«nim syrin sĂ«rish tĂ« rrumbullakĂ«t dhe tĂ« fortĂ«.”

Deri më tani janë trajtuar 35 pacientë, falë financimit nga Moorfields Eye Charity dhe rezultatet e tetë të parëve janë publikuar në British Journal of Ophthalmology.

Trajtimi jepet një herë çdo tre deri në katër javë, për rreth 10 muaj gjithsej.

Studiuesit shpresojnë se me kalimin e kohës do të bëhen edhe më të saktë në përcaktimin se kush mund të përfitojë.

“Ka qenĂ« njĂ« histori fantastike. Rezultatet janĂ« vĂ«rtet premtuese, por ende jemi nĂ« fazat e hershme”, thotĂ« Petrushkin. /Telegrafi/

Nga gjendja e jashtëzakonshme me vërshimet, deri te kërkesat për dëme - nga komuna e Malishevës flasin për situatën aktuale



Malisheva ishte njëra nga komunat më të goditura nga vërshimet që ndodhën në fillim të vitit 2026, duke shkaktuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Lumi Mirusha doli nga shtrati, duke shkaktuar vërshime në disa fshatra të kësaj komune, ndërsa kryetari, Ekrem Kastrati, shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

Si pasojë e kësaj situate, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në shkolla, i planifikuar të niste më 8 janar, u shty fillimisht për më 12 janar. Mirëpo, për shkak të gjendjes së rënduar në rrugët e fshatrave të Malishevës dhe ngricave, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë u shty edhe për më 14 janar.

Në një intervistë për Telegrafin, zyrtari për media në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizi, foli për gjendjen aktuale pas vërshimeve.

“Aktualisht gjendja Ă«shtĂ« e qetĂ« dhe nuk ka indikacione pĂ«r vazhdimin e vĂ«rshimeve. Si rezultat Ă«shtĂ« hequr gjendja emergjente nga vĂ«rshimet si pasojĂ« e shirave tĂ« rrĂ«mbyeshĂ«m”, tha ai.

Paçarizi bëri të ditur se fshatrat më të prekura nga vërshimet kanë qenë ato që shtrihen përreth lumit Mirusha, por sipas tij, situata aktuale është nën kontroll.

“Zonat apo fshatrat mĂ« tĂ« prekura kanĂ« qenĂ« ato qĂ« shtrihen pĂ«rreth lumit Mirusha dhe pĂ«rrenjve, por gjendja ka qenĂ« nĂ«n kontroll, ndĂ«rsa gjendja aktuale Ă«shtĂ« e qetĂ« dhe ujĂ«rat janĂ« qetĂ«suar. Ka probleme me infrastrukturĂ« nĂ« disa vende, pasi kemi dĂ«me tĂ« konsiderueshme, duke filluar nga diga e liqenit nĂ« MirushĂ«, pastaj janĂ« dĂ«mtuar disa ura dhe rrugĂ«. NĂ« kĂ«to pjesĂ« tĂ« dĂ«mtuara ka probleme nĂ« qasje, por pĂ«r fat tĂ« mirĂ«, komuna jonĂ« i ka tĂ« lidhura tĂ« gjitha fshatrat me rrugĂ« dhe qytetarĂ«t kanĂ« rrugĂ« alternative”, potencoi ai.

Zyrtari pĂ«r media shtoi se Komuna ka arritur t’i identifikojĂ« fshatrat mĂ« tĂ« prekura, ndĂ«rsa Ă«shtĂ« formuar edhe njĂ« komision profesional pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve.

“JanĂ« identifikuar shumĂ« dĂ«me dhe jemi nĂ« pritje tĂ« marrjes sĂ« kĂ«rkesave nga qytetarĂ«t pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve, e mĂ« pas komisioni profesional do tĂ« bĂ«jĂ« incizimin e tĂ«rĂ«sishĂ«m dhe do t’i vlerĂ«sojĂ« dĂ«met”, tha Paçarizi.

Sipas tij, deri më tani janë pranuar 87 kërkesa nga qytetarët, por numri pritet të rritet.

“Deri nĂ« kĂ«tĂ« moment janĂ« pranuar 87 kĂ«rkesa nga qytetarĂ«t, por numri Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i madh dhe ata kanĂ« afat deri mĂ« 16 janar t’i paraqesin kĂ«rkesat pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve. Pastaj, dĂ«met tjera nĂ« infrastrukturĂ« janĂ« shumĂ« tĂ« mĂ«dha”, theksoi ai.

Paçarizi sqaroi se shtyrja e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë u bë për shkak të ngricave dhe gjendjes së rënduar të rrugëve, e jo për shkak të dëmtimeve në objektet shkollore.

“PĂ«r fat tĂ« mirĂ«, objektet shkollore i kemi ndĂ«rtuar nĂ« pozita tĂ« tilla gjeografike qĂ« tĂ« mos vĂ«rshohen edhe kur ka vĂ«rshime. PĂ«rjashtuar tri ose katĂ«r shkolla ku ka mundur tĂ« ketĂ« rrjedhje nga çatitĂ«, por jo pĂ«rmbytje. Shkollat janĂ« tĂ« gjitha tĂ« gatshme, por problemi ka qenĂ« te rrugĂ«t, uji dhe ngricat. Pas analizĂ«s sĂ« bĂ«rĂ« dhe rekomandimeve tĂ« marra, nuk kemi dashur tĂ« rrezikojmĂ« asnjĂ« nxĂ«nĂ«s, pasi nĂ« disa zona, siç e thashĂ« mĂ« herĂ«t, ka dĂ«mtime nĂ« rrugĂ«, trotuare, ura e tĂ« tjera”, deklaroi ai.

Duke folur pĂ«r parandalimin e situatave tĂ« ngjashme nĂ« tĂ« ardhmen, Paçarizi tha se Komuna ka intervenuar edhe mĂ« herĂ«t nĂ« pikat mĂ« kritike, por se vĂ«rshimet mbeten tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u parandaluar nĂ« zona pranĂ« shtratit tĂ« lumit Mirusha.

“VĂ«rshimet janĂ« tĂ« paparashikueshme dhe Ă«shtĂ« tepĂ«r e vĂ«shtirĂ« tĂ« parandalohen, por komuna gjithmonĂ«, kur ndodhin, i identifikon shkaktarĂ«t dhe intervenon nĂ« ato pika qĂ« konsiderohen kritike, si nĂ« lum, ashtu edhe nĂ« rrugĂ«, pĂ«rroska dhe lugina. MegjithatĂ«, duhet tĂ« kemi parasysh gjithmonĂ« njĂ« gjĂ«: rrjedhat e ujĂ«rave janĂ« rrjedha tĂ« krijuara nga natyra dhe çdo intervenim mund tĂ« shkaktojĂ« problem tjetĂ«r. Por, gjithsesi, nĂ« disa vende Ă«shtĂ« intervenuar nĂ« rregullimin e shtratit tĂ« lumit, sidomos nĂ« qytet”, potencoi ai.

Në fund, Paçarizi u bëri thirrje qytetarëve të dëmtuar nga vërshimet që të paraqesin kërkesat për vlerësim të dëmeve, pasi nuk ka mënyrë tjetër që t'i identifikojnë ato më saktë./Telegrafi/

Mercedes G-Class ka pasur vitin më të mirë të shitjeve ndonjëherë



Viti 2025 nuk ishte pikërisht i favorshëm për Mercedesin. Shitjet totale ranë me nëntë përqind në 1,800,800 automjete, por pati një anë pozitive.

Klasa G pati vitin e saj më të mirë ndonjëherë, me kërkesën që u rrit me 23 përqind në 49,700 njësi. Asnjëherë më parë prodhuesi i makinave luksoze nuk ka shitur kaq shumë GelÀndewagen në një vit të vetëm që nga debutimi i makinës në vitin 1979, transmeton Telegrafi.

Mercedes nuk i ndan shitjet e Klasës G sipas sistemit të fuqisë, duke ndarë versionet me motor me djegie nga modeli plotësisht elektrik.

Megjithatë, disi çuditërisht, kompania thotë se G580 me Teknologjinë EQ "kontribuoi ndjeshëm" në rezultatin rekord dhe tërhoqi blerës të rinj.

Kjo pavarësisht një raporti nga gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt, e cila citoi një ekzekutiv të kompanisë qershorin e kaluar duke e përshkruar versionin elektrik si një "dështim të plotë".

I njëjti drejtues i lartë i Mercedesit u citua të thoshte: "Makina po rri si plumb te shitësit".

Duke parë përpara, Mercedes planifikon të diversifikojë linjën e Klasës G. Tashmë ka paralajmëruar rikthimin e kabrioletit dhe premton variante të reja shtesë, megjithëse pa ofruar detaje.

Vlen të përmendet se modeli më i vogël G do të jetë një model i veçantë, kështu që shifrat e shitjeve të tij ka të ngjarë të raportohen veçmas.

Edhe ai do të përdorë një platformë karrocerie, megjithëse të ndryshme nga ajo e vëllait të tij më të madh. Prisni si motorë me djegie ashtu edhe sisteme elektrike transmetimi kur të debutojë në vitin 2027.

Nëse kjo gjeneratë e G-Class do të sjellë derivate më eksentrike, siç është një tjetër Landaulet apo një version AMG me gjashtë rrota, mbetet për t'u parë.

Duke pasur parasysh angazhimin e vazhdueshëm të Mercedes ndaj V12, një rikthim i dymbëdhjetë cilindrave nën kapak do të ishte i mirëpritur, megjithëse kompani si Brabus kanë krijuar tashmë një pasardhës shpirtëror të G65.

Viti 2025 ishte gjithashtu viti kur Mercedes ndĂ«rtoi G-Class-in e saj tĂ« 600,000-tĂ«, 46 vjet pasi filloi prodhimi. ÇuditĂ«risht, rreth 80 pĂ«rqind e tĂ« gjitha G-Class-eve tĂ« prodhuara ndonjĂ«herĂ« janĂ« ende nĂ« rrugĂ«, duke i qĂ«ndruar besnik sloganit tĂ« marketingut "MĂ« tĂ« fortĂ« se koha" qĂ« ndoshta keni dĂ«gjuar vitet e fundit.

Ndryshe, SUV-i që mund të shkojë kudo nuk është ndërtuar nga vetë Mercedes, por nga Magna Steyr në fabrikën e saj në Graz të Austrisë. /Telegrafi/

❌