Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

Bordi i Paqes i Trump, ku Shqipëria ka marrë ftesën si vend anëtar, është kthyer në një nga temat ‘e nxehta’ në politikën ndërkombëtare që përpiqet të zbërthejë lëvizjen e presidentit. Nën lupën e analistit Artan Hoxha, është një lëvizje për efikasitet dhe jo globalitet. Sipas analizës së tij në emisionin “Opinion” në Tv Klan, qëllimi i Trump është një organizatë që vepron shpejt, pa procedura të zgjatura.

Artan Hoxha: Nga të dhënat e këtyre tri ditëve, unë konkludoj në këtë gjë që qëllimi i presidentit Trump është efikasiteti, jo globaliteti i organizatës.

Blendi Fevziu: Ç’do të thotë efikasiteti?

Artan Hoxha: Ai do të ndërtojë një organizatë që merr vendime shpejt dhe i zbaton ato me efektivitet. Ky është qëllimi i tij parësor.

Përzgjedhja e shteteve është një tjetër nga pikat që ka tërhequr vëmendje. Në rastin e Shqipërisë, Hoxha rendit disa faktorë që e favorizojnë në marrjen e kësaj ftese. Nga ana tjetër, Trump ka luajtur disa karta për numrin e vendeve që i duhen në këtë bord dhe afatin e 22 janarit për të kthyer përgjigje.

Artan Hoxha: Nuk ka ftuar gjithë shtetet e botës, ka bërë një shortlist. 60, 70, 50 nuk janë gjithë anëtarët e OKB-së, është një pjesë, gjysma e tyre. Janë hequr një mori shtetesh anëtare të OKB-së që s’do t’i bënin kujt punë në çështjen e konfliktit të Gazës. E dyta, vendet që kanë marrë ftesën ka pasur një mendim, një arsye pse e kanë marrë. Ne mund të analizojmë Shqipërinë, pse e ka marrë Shqipëria ftesën mes 60-70 vendeve?

Blendi Fevziu: Pse, sipas teje?

Artan Hoxha: Vend multifetar, me shumicë myslimane, me harmoni, që shkojmë shumë mirë me Palestinën, që shkojmë shumë mirë me Izraelin, që kemi një histori të mbështetjes së çifutëve, përveç atyre që jemi në NATO etj. Ka shumë vende në NATO, por kaq multifetarë e me harmoni fetare si Shqipëria. Jo vetëm që nuk janë gjithë shtetet e botës, por statuti thotë kjo organizatë mund të formohet edhe me tre shtete anëtare. Pra u ka thënë të gjithëve atyre që u ka çuar letrën, hajdeni, erdhët, s’erdhët mua tre më duhen për ta formuar. Ky është faktor nxitës që të vijnë më tepër se tre. E treta, afati. Ai thotë nuk do ju pres ju për një organizatë efektive, të shpejtë, të zhdërvjellët që të nderni lëveret dhe të miratoni në procedura të stërzgjatura dhe ta çoni pas një viti firmosjen. Kush e ndan mendjen shpejt e shpejt, vjen më datë 22 në Davos dhe firmos.

Një tjetër nga lëvizjet e Trump është ruajtja e ekuilibrit me disa shtete, duke e dërguar ftesën pa qëllimin e drejtpërdrejtë për të marrë mbrapsht një “po”, thotë Hoxha.

Artan Hoxha: Disa shtete në listën e atyre që kanë marrë ftesën janë edhe për kortezi duke e paragjykuar që s’ka për të thënë po. Ka thënë unë ftesën ta çova, mundësinë ta dhashë, ti nuk erdhe, unë eci përpara.

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

Krijimi i Bordit të Paqes për të administruar Gazën është një nga çështjet kryesore që po diskutohet në politikën ndërkombëtare.

Ndërkohë Presidenti i SHBA, Donald Trump, u ka dërguar ftesë shteteve që do të marrin pjesë në këtë strukturë ndërkombëtare, përfshirë edhe Shqipërinë.

Por çfarë parashikon konkretisht Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë? Më poshtë do të lexoni Kartën e Brodit të Paqes, e cila sqaron deri në detaje se çfarë është kjo strukturë dhe cili do të jetë roli i saj në politikën ndërkombëtare.

KARTA E BORDIT TË PAQES

PARATHËNIE

Duke shpallur se paqja e qëndrueshme kërkon gjykim pragmatik, zgjidhje të bazuara në arsyen e shëndoshë dhe guxim për t’u larguar nga qasje dhe institucione që shumë herë kanë dështuar

Duke pranuar se paqja afatgjatë merr rrënjë kur njerëzit fuqizohen për të marrë pronësi dhe përgjegjësi mbi të ardhmen e tyre

Duke pohuar se vetëm partneriteti i qëndrueshëm dhe i orientuar drejt rezultateve, i mbështetur në barrë dhe angazhime të përbashkëta, mund të sigurojë paqe në vende ku ajo për një kohë të gjatë ka qenë e paarritshme

Duke shprehur keqardhje që shumë qasje të ndërtimit të paqes krijojnë varësi të përhershme dhe institucionalizojnë krizën në vend se t’i udhëheqin shoqëritë përtej saj

Duke theksuar nevojën për një trup ndërkombëtar më fleksibël dhe më efektiv për ndërtimin e paqes

Dhe duke vendosur të mblidhet një koalicion shtetesh vullnetare të përkushtuara ndaj bashkëpunimit praktik dhe veprimit efektiv

Të udhëhequra nga gjykimi dhe duke nderuar drejtësinë, Palët miratojnë me këtë Kartë Kartën e Bordit të Paqes.

KAPITULLI I — QËLLIMET DHE FUNKSIONET

Neni 1: Misioni

Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë stabilitetin, të rikthejë qeverisjen e besueshme dhe ligjore dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zona të prekura ose të kërcënuara nga konflikti.

Bordi i Paqes do të ndërmarrë funksione të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sipas miratimit të dhënë në përputhje me këtë Kartë, përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira që mund të zbatohen nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.

KAPITULLI II — ANËTARËSIMI

Neni 2.1: Shtetet Anëtare

Anëtarësimi në Bordin e Paqes kufizohet vetëm për shtetet e ftuara për të marrë pjesë nga Kryetari dhe fillon me njoftimin se shteti ka dhënë pëlqimin për t’u detyruar nga kjo Kartë, në përputhje me Kapitullin XI.

Neni 2.2: Përgjegjësitë e Shteteve Anëtare

(a) Çdo Shtet Anëtar përfaqësohet në Bordin e Paqes nga Kreu i Shtetit ose i Qeverisë.

(b) Çdo Shtet Anëtar do të mbështesë dhe ndihmojë operacionet e Bordit të Paqes në përputhje me autoritetet e veta ligjore të brendshme. Asgjë në këtë Kartë nuk interpretohet si dhënie e juridiksionit Bordit të Paqes brenda territorit të Shteteve Anëtare, apo si detyrim për pjesëmarrje në një mision të caktuar ndërtimi të paqes pa pëlqimin e tyre.

(c) Çdo Shtet Anëtar shërben një mandat jo më të gjatë se tre vjet nga hyrja në fuqi e kësaj Karte, subjekt rinovimi nga Kryetari. Ky kufizim trevjeçar nuk zbatohet për Shtetet Anëtare që kontribuojnë më shumë se 1.000.000.000 dollarë amerikanë në fonde monetare për Bordin e Paqes brenda vitit të parë nga hyrja në fuqi e Kartës.

Neni 2.3: Përfundimi i Anëtarësimit

Anëtarësimi përfundon në njërën nga rastet e mëposhtme, cilado që ndodh më herët

(i) përfundimi i mandatit trevjeçar, subjekt Nenit 2.2(c) dhe rinovimit nga Kryetari

(ii) tërheqja, në përputhje me Nenin 2.4

(iii) vendim për largim nga Kryetari, subjekt vetoje nga një shumicë prej dy të tretash e Shteteve Anëtare

(iv) shpërbërja e Bordit të Paqes në përputhje me Kapitullin X

Një Shtet Anëtar, anëtarësimi i të cilit përfundon, pushon gjithashtu së qeni Palë e kësaj Karte, por mund të ftohet sërish për anëtarësim në përputhje me Nenin 2.1.

Neni 2.4: Tërheqja

Çdo Shtet Anëtar mund të tërhiqet nga Bordi i Paqes me efekt të menjëhershëm duke i paraqitur Kryetarit një njoftim me shkrim.

KAPITULLI III — QEVERISJA

Neni 3.1: Bordi i Paqes

(a) Bordi i Paqes përbëhet nga Shtetet Anëtare.

(b) Bordi i Paqes voton për të gjitha propozimet në axhendën e tij, përfshirë buxhetet vjetore, krijimin e entiteteve vartëse, emërimin e drejtuesve të lartë ekzekutivë dhe vendimet kryesore politike, përfshirë miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe nisjen e nismave të reja të ndërtimit të paqes.

(c) Bordi i Paqes mblidhet për seanca me votim të paktën një herë në vit dhe në kohë e vende të tjera sipas përcaktimit të Kryetarit. Axhenda caktohet nga Bordi Ekzekutiv, pas njoftimit dhe konsultimit me Shtetet Anëtare dhe miratohet nga Kryetari.

(d) Çdo Shtet Anëtar ka një votë.

(e) Vendimet merren me shumicën e Shteteve Anëtare të pranishme dhe votuese, subjekt miratimi nga Kryetari, i cili mund të ushtrojë votën e tij si Kryetar në rast barazie.

(f) Bordi i Paqes mban gjithashtu mbledhje të rregullta jo-votuese me Bordin Ekzekutiv, të paktën çdo tre muaj.

(g) Shtetet Anëtare mund të përfaqësohen nga një zyrtar i lartë alternativ, me miratimin e Kryetarit.

(h) Kryetari mund të ftojë organizata rajonale të integrimit ekonomik për të marrë pjesë në punimet e Bordit të Paqes sipas kushteve që ai përcakton.

Neni 3.2: Kryetari

(a) Donald J. Trump shërben si Kryetari inaugurues i Bordit të Paqes dhe njëkohësisht si përfaqësues inaugurues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(b) Kryetari ka autoritet ekskluziv për të krijuar, ndryshuar ose shpërbërë entitete vartëse sipas nevojës për përmbushjen e misionit të Bordit të Paqes.

Neni 3.3: Pasardhësia dhe Zëvendësimi

Kryetari përcakton në çdo kohë një pasardhës për funksionin e Kryetarit. Zëvendësimi ndodh vetëm pas dorëheqjes vullnetare ose paaftësisë, të konstatuar me votë unanime të Bordit Ekzekutiv.

Neni 3.4: Nënkomitetet

Kryetari mund të krijojë nënkomitete sipas nevojës dhe përcakton mandatin, strukturën dhe rregullat e qeverisjes së tyre.

KAPITULLI IV — BORDI EKZEKUTIV

Neni 4.1: Përbërja dhe Përfaqësimi

(a) Bordi Ekzekutiv përzgjidhet nga Kryetari dhe përbëhet nga personalitete me reputacion global.

(b) Anëtarët e Bordit Ekzekutiv shërbejnë mandate dyvjeçare, të rinovueshme dhe subjekt largimi nga Kryetari.

(c) Bordi Ekzekutiv drejtohet nga një Drejtor Ekzekutiv i Përgjithshëm, i emëruar nga Kryetari dhe i konfirmuar me shumicë votash nga Bordi Ekzekutiv.

(d) Drejtori Ekzekutiv mbledh Bordin Ekzekutiv çdo dy javë gjatë tre muajve të parë dhe më pas çdo muaj.

(e) Vendimet e Bordit Ekzekutiv merren me shumicë të anëtarëve të pranishëm dhe hyjnë menjëherë në fuqi, subjekt vetoje nga Kryetari.

(f) Bordi Ekzekutiv miraton rregulloren e vet të procedurës.

Neni 4.2: Mandati

Bordi Ekzekutiv

(a) ushtron kompetencat e nevojshme për zbatimin e misionit

(b) raporton çdo tre muaj para Bordit të Paqes.

KAPITULLI V — DISPOZITA FINANCIARE

Neni 5.1: Shpenzimet

Financimi i Bordit të Paqes sigurohet përmes kontributeve vullnetare nga Shtetet Anëtare, shtete të tjera, organizata ose burime të tjera.

Neni 5.2: Llogaritë

 

Bordi i Paqes mund të hapë llogari financiare dhe të vendosë mekanizma kontrolli dhe mbikëqyrjeje për buxhetet dhe disbursimet.

KAPITULLI VI — STATUSI JURIDIK

Neni 6

(a) Bordi i Paqes dhe entitetet e tij kanë personalitet juridik ndërkombëtar.

(b) Bordi siguron privilegje dhe imunitete të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të tij.

KAPITULLI VII — INTERPRETIMI DHE ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE

Neni 7

Mosmarrëveshjet zgjidhen përmes bashkëpunimit miqësor. Kryetari është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kartës.

KAPITULLI VIII — NDRYSHIMET E KARTËS

Neni 8

Ndryshimet miratohen me dy të tretat e Bordit dhe konfirmim nga Kryetari. Disa kapituj kërkojnë miratim unanim.

KAPITULLI IX — REZOLUTA DHE URDHËRESA

Neni 9

Kryetari është i autorizuar të nxjerrë rezoluta për zbatimin e misionit.

KAPITULLI X — KOHËZGJATJA DHE SHPËRBËRJA

Neni 10

Bordi shpërbëhet sipas vlerësimit të Kryetarit ose në fund të çdo viti tek, nëse nuk rinovohet.

KAPITULLI XI — HYRJA NË FUQI

Neni 11

Karta hyn në fuqi pas pëlqimit të tre shteteve.

KAPITULLI XII — REZERVAT

Neni 12

Nuk lejohen rezerva ndaj Kartës.

KAPITULLI XIII — DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 13

Gjuha zyrtare është anglishtja. Selia dhe vula miratohen nga Kryetari.

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Urgjencë, duke lënë jashtë funksionit pajisjet mjekësore që përdore për pacientët.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar zyrtarisht vet spitali. Në këtë reagim Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” thotë se pavarësisht kësaj situate, jeta e pacientëve nuk u rrezikua.

Reagimi:

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informon se sot në mbrëmje, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 të QSUT, ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve.

Menjëherë, ekipet mjekësore, teknike dhe drejtuese janë vënë në gatishmëri të plotë, duke vepruar sipas protokolleve të sigurisë dhe duke ofruar çdo suport të nevojshëm, për garantimin e shërbimit shëndetësor si dhe duke marrë masat e nevojshme.

QSUT siguron qytetarët se situata është menaxhuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe se institucioni mbetet në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo situatë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacientëve.
QSUT ka ngritur menjehere grupin e punës për verifikimin e situatës.

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

✇27.al
By: 27

Vllaznia triumfoi 0-2 ndaj Dinamos, në “Air Albania”. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Balajt. Në pjesën e dytë, Kallaku vendosi një herë e mirë fatet e këtij takimi.

Shkodranët janë në vendin e dytë me 36 pikë të grumbulluara deri tani. Dinamo është në vendin e katërt.

Superiorja luajti sot edhe Vora-Tirana 1-1 dhe Partizani-Teuta 2–1.

gijotina.com/

Vllaznia mposht Dinamon 0-2 dhe feston në “Air Albania”

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në supersfidën e javës së 20-të të Kategorisë Superiore, duke mundur Dinamon me rezultatin 2-0 në stadiumin “Air Albania”.

Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 33-të, kur Bekim Balaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin Aldo Teqja.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa nisja e fraksionit të dytë u vonua për shkak të problemeve me energjinë elektrike në stadium.

Në pjesën e dytë, Dinamo tentoi të reagojë, por pa sukses, pasi mbrojtja e Vllaznisë u tregua solide. Golin e sigurisë për shkodranët e shënoi Kallaku në minutën e 84-t, pas një kundërsulmi të shpejtë të iniciuar nga Kastrati.

Me këtë triumf, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 36 pikë, vetëm dy pikë larg Egnatias kryesuese. Ndërkohë, Dinamo zbret në vendin e katërt me 33 pikë.

/gj.m/j.p/

The post Vllaznia mposht Dinamon 0-2 dhe feston në “Air Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOPENHAGË – Nielsen: Nuk do të lejojmë të ushtrohet presion ndaj Groenlandës

KOPENHAGË, 19 janar /ATSH/- Nuk do të lejojmë që të ushtrohet presion ndaj Groenlandës, tha sot kryeministri Jens-Frederik Nielsen, në një mesazh sfidues në përgjigje të kërcënimeve të presidentit Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj vendeve që po stacionojnë trupa në ishullin Arktik, sipas “Newsweek”.

“Demonstratat në Groenlandë dhe në Danimarkë kanë treguar një marrëdhënie të fortë dhe dinjitoze. Shumë njerëz kanë shprehur në mënyrë paqësore dashurinë për vendin tonë dhe respektin për demokracinë tonë”, tha ai në një postim në “Facebook”.

Nielsen mirëpriti mbështetjen e unionit ndërkombëtar që kundërshton lëvizjen e Trump për të blerë ishullin si një “njohje të qartë se Groenlanda është një shoqëri demokratike me të drejtën për të marrë vendimet e veta”.

“Në të njëjtën kohë, kemi marrë mbështetje nga vende të tjera dhe udhëheqës shtetërorë. Jo si një ndërhyrje, por si një njohje e qartë se Groenlanda është një shoqëri demokratike me të drejtën për të marrë vendimet e veta”, shtoi ai.

“Njoftimet e fundit të SHBA-së, përfshirë kërcënimet për vendosjen e tarifave, nuk i kanë ndryshuar prioritetet tona.  Ne nuk do të lejojmë që të na bëhet presion. Jemi të vendosur të ecim përpara me dialog të ndershëm, respekt të ndërsjellë dhe respekt për të drejtat ndërkombëtare të njeriut”, tha ai.

Ministrja e Jashtme Vivian Motzfeldt, së bashku me Ministrin danez të Mbrojtjes, u takuan sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Bruksel për të diskutuar tensionet mbi Groenlandën.

Nielsen mori pjesë në një protestë – kundër kërkesës së presidentit të SHBA-së Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit Arktik – përpara konsullatës amerikane në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, në fundjavë.

Si Groenlanda ashtu edhe Danimarka kanë thënë vazhdimisht se ishulli nuk është në shitje. //a.i/

 

The post KOPENHAGË – Nielsen: Nuk do të lejojmë të ushtrohet presion ndaj Groenlandës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthehet furnizimi me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e prekur nga defekti

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Operatorit i Sistemit të Transmetimit (OST) bëri të ditur se mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, është stakuar linja 110 kV “Tirana 1 – Uzina Traktori” në Tiranë si pasojë e një defekti të identifikuar në shtyllën 48/4, i shkaktuar nga një hark i hapur.

Sipas njoftimit zyrtar, brigadat e OST-së, të vendosura në gatishmëri të plotë, kanë identifikuar menjëherë shkakun e defektit dhe kanë ndërhyrë për riparimin e tij.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), nënstacioni Traktora dhe konsumatorët e rëndësishëm janë furnizuar me energji elektrike me ngarkesë të kufizuar përmes linjës 110 kV “Elbasan – Ibë – Farkë”.

Paralelisht me punimet në terren, grupet e OSHEE-së kanë kryer manovrime në linjat rezervë, duke shfrytëzuar skemat unazë, me qëllim minimizimin e ndërprerjeve për konsumatorët.

Institucionet me rëndësi të veçantë janë furnizuar me energji elektrike brenda pak minutash, ndërsa në disa zona të tjera furnizimi është rikthyer gradualisht brenda rreth 30 minutash.

OST bën me dije se në orën 22:09 riparimi i defektit është përfunduar dhe linja është rikthyer në punë, duke garantuar furnizimin e plotë dhe të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e prekur në kryeqytet.

/gj.m/j.p/

The post Rikthehet furnizimi me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e prekur nga defekti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

DASHI Një periudhë rikuperimi gradual. Pas javësh të tëra që ndiheshe nën presion, qielli po të kërkon të rifitosh besimin në vendimet e tua. Puna: Konfirmimi po vjen, por jo menjëherë. Është e rëndësishme të mos nxitohesh ose të reagosh impulsivisht ndaj atyre që të provokojnë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti Trump

Presidenti amerikan Donald Trump nuk pranoi të komentonte këtë të hënë kur u pyet nëse do të përdorte forcën për të marrë Groenlandën. Në një intervistë të shkurtër telefonike për NBC News, ai u përgjigj shkurt: “Pa koment.” Trump gjithashtu u shpreh i bindur 100 për qind për të vijuar me planet e tij për […]

The post A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti Trump appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, gjendet shina e thyer që shkaktoi tragjedinë! Shkon në 40 numri i të vdekurve

Ekspertët që po hetojnë shkaqet e daljes nga shinat të një treni me shpejtësi të lartë në Spanjë të dielën, më 18 janar, i cili mori jetën e të paktën 40 personave, kanë identifikuar një lidhje të prishur në shina, sipas një burimi të informuar mbi rezultatet e hetimeve fillestare. Vagonët e dalë nga shinat […]

The post Aksidenti hekurudhor në Spanjë, gjendet shina e thyer që shkaktoi tragjedinë! Shkon në 40 numri i të vdekurve appeared first on BoldNews.al.

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat

Mbrëmjen e sotme, Urgjenca e QSUT ka mbetur pa energji elektrike për rreth 30 minuta, duke krijuar tension dhe shqetësim te pacientët, stafi mjekësor dhe familjarët e tyre, veçanërisht në shërbimin e reanimacionit. Lidhur me këtë situatë ka reaguar kryetari i Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e […]

The post Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ LDK thërret Kuvendin e partisë, kryetari Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë Kuvendin e partisë më 31 janar, ku kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, do ta kërkojë votëbesimin e delegatëve, njoftoi të hënën zyrtari i parisë, Besian Mustafa. Mustafa tha për gazetarë se vendimi për mbajtjen e Kuvendit u mor gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së partisë në Prishtinë. […]

The post Kosovë/ LDK thërret Kuvendin e partisë, kryetari Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim appeared first on BoldNews.al.

Bordi i Paqes për Gazën / Macron refuzon ftesën e Trump: Franca nuk do të marrë pjesë

Franca pritet të refuzojë ftesën për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit Bord i Paqes për Rripin e Gazës, të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i presidencës franceze. Sipas tij, Parisi ka qenë mes vendeve të ftuara për t’iu bashkuar këtij këshilli, por pas shqyrtimit të kuadrit ligjor […]

The post Bordi i Paqes për Gazën / Macron refuzon ftesën e Trump: Franca nuk do të marrë pjesë appeared first on BoldNews.al.

Emigrantët në SHBA përballë një debati të ri

Në Senatin amerikan është depozituar një projektligj me titullin “Exclusive Citizenship Act of 2025”, i sponsorizuar nga senatori republikan nga Ohio, Bernie Moreno. Thelbi i kësaj nisme është ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për qytetarët amerikanë dhe vendosja e detyrimit që çdo shtetas i SHBA-së të mbajë vetëm një shtetësi. Në biseda të ndryshme mes …

Kush e donte të vrarë Jani Aliaj? / Karamuço: Nëse do ishte në Shqipëri, do eliminohej! Burgu i Korydallos, i rrezikshëm…

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi për “Ora e Fundit” vrasjen e shqiptarit Jani Aliaj në burgun e Korydallos në Greqi.

Karamuço theksoi se eliminimi i tij është bërë nga vrasës me pagesë, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm, si dhe se ka pasur disa tentativa më parë.

Më tej, eksperti tha se burgu i Korydallos ka sjellë shqetësim për banorët dhe se, nëse Jani Aliaj do të ishte në Shqipëri, do të eliminohej.

“Ka pasur tentativë tjetër për vrasje nga grupe të tjera arabe. Vrasësi i Jani Aliajt është me pagesë dhe ai ka burgim të përjetshëm; ai ndodhet në burg, por i marrin familjarët e tyre. Mendoj dhe dyshoj që, pas një viti, viktima, nëse do kishte shpëtuar, mund të kishte pësuar një atentat tjetër brenda sistemit shqiptar, për shkak të shumave të mëdha të parave që mendohet se janë përdorur në burgun e sigurisë së lartë.

Në Korydallos ka sende të paligjshme, mjete të mprehta posedohen lehtësisht; është vetëm statusi nëse mund t’i sigurosh, ndaj nuk është fare e vështirë.

Ka pasur kërkesa nga banorët që ai burg duhej të mbyllej, sepse ka pasur tentativa edhe me dronë për të kryer krime. “, tha Karamuço.

(EMRAT) Përplasen dy automjete në Laç/ Vdes 25 vjeçari, plagosen dy të rinj

Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin Aron Zymaj me automjetin me drejtues shtetasin Gentjan Xhaferri.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi Elinor Tusha rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit Gentjan Xhaferri.

Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi Gentjan Xhaferri 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi Leandro Fufi 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Aron Zymaj është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Presidenti i Bullgarisë, jep dorëheqje mes spekulimeve se do të formojë partinë e tij

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, do të japë dorëheqje, tha ai në një fjalim të hënën, duke nxitur spekulime të përhapura se do të formojë partinë e tij politike për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi qeveria e mëparshme dha dorëheqjen muajin e kaluar.

Radev, i cili supozohej të mbante postin kryesisht ceremonial deri në janar 2027, tha se do të paraqesë dorëheqjen e tij në Gjykatën Kushtetuese të martën.

Nëse miratohet, ai do të zëvendësohet nga zëvendëspresidentja Iliana Iotova deri në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Radev, i cili ka shprehur skepticizëm në lidhje me lëvizjen e fundit të Bullgarisë për t’u bashkuar me euron dhe pikëpamjet miqësore me Kremlinin në lidhje me luftën në Ukrainë, u zgjodh president në vitin 2016 dhe përsëri në vitin 2021.

Por ambiciet e tij politike janë zgjeruar dhe ai ka kohë që ka përmendur mundësinë e formimit të partisë së tij.

Lëvizja e tij për t’u tërhequr, e pritur gjerësisht në vendin ballkanik, vjen mes një krize politike që e sheh Bullgarinë të shkojë drejt zgjedhjeve të teta parlamentare në katër vjet.

Një parlament i fragmentuar ka bërë që një sërë fituesish të zgjedhjeve të mos kenë arritur të fitojnë shumicën ose të krijojnë koalicione të qëndrueshme.

Koalicioni i fundit zgjati gati një vit derisa protestat kundër një buxheti të ri dhe korrupsioni i përhapur, e detyruan atë të jepte dorëheqjen në dhjetor. Zgjedhjet priten në muajt në vijim.

Ndërkohë, Radev, një ish-komandant i forcave ajrore, është detyruar vazhdimisht të emërojë qeveri të përkohshme, duke rritur profilin dhe ambiciet e tij politike, thanë analistët dhe diplomatët perëndimorë.

Sondazhi i ABC News/ 21 Janari, mbi 60 përqind e shqiptarëve fajësojnë drejtësinë

E mërkura shënon 21 janarin e 15-të me 4 viktima, por pa drejtësi. Po faji pse mbetet jetim nga drejtësia?

Kësaj pyetje, pas një dekadë e gjysmë, shumica dërrmuese e shqiptarëve, 63.2% i përgjigjen me mungesën e vullnetit nga drejtësia për të zbardhur ngjarjen plotësisht dhe vendosur autoret para përgjegjësisë.

19.3% e cilësojnë drejtësinë të paaftë, kurse vetëm 17.5%, kryesisht demokratë, mendojnë se s’ka prova.

Por cila ishte përgjegjësia e qeverisë së atëhershme të Sali Berishës dhe opozitës së Edi Ramës?

26.7%, apo Demokratët, fajësojnë Ramën se i çoi protestuesit drejt një masakre të paralajmëruar.

25.4% mendojnë se Rama ishte po aq fajtor sa Berisha.

Por 47.9%, apo Socialistët kanë një peng nga ajo ditë: faktin që Edi Rama dhe PS nuk e çuan protestën deri në fund.

Sa për përgjegjësinë e qeverise se PD ne 21 janar, gati 63% e shqiptarëve shprehen të sigurt se Sali Berisha kreu krim shtetëror duke vrarë qytetarët e vet. Vetëm Demokratë, 17,9% mendojnë se mbrojti shtetin.

Pavarësisht se kanë kaluar 15 vite, shqiptarët mendojnë se 21 janari duhet të jetë dosja prioritete e SPAK dhe drejtësisë së re.

40.1% e cilësojnë çështje kryesore për tu hetuar, 25.7% mendojnë se duhet hetuar korrupsioni aktuale i qeverisë, ndërsa 34.2% korrupsionin e të gjitha qeverive.

2026 nuk është një vit elektoral, por ka nisur thuajse si i tillë. PS nga njëra anë ecën drejt reformave dhe integrimit europian, nga ana tjetër Edi Rama ka marrë ftesën zyrtare nga Presidenti i SHBA, Donald Tramp për Bordin e Paqes. Në fillim të këtij viti të gjatë, partia e cila qeveris vendin ka shtuar mbështetje, 3.2%, për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit, nga 43.9% në 47.1%.

Partia Demokratike, e cila e nisi vitin aty ku e la, me foltore, protesta dhe revolucione, mbetet aty ku e la, në 25%. Po ashtu dhe partitë e vogla, ato mes revolucioneve imagjinare kundër Ramës dhe refuzimit të ftesave të Berishës, po treten të vetmuar. Shenje e kësaj, ishte dhe protesta e Qorit, e cila nuk ishte me pak, por as më shumë se foltorja e Sali Berishës pak minuta më herët, poshtë dritares së kryeministrit.

 

Sondazhi: PS rritet me 3 pikë brenda një jave, PD mbetet në vend

2026 nuk është një vit elektoral, por ka nisur thuajse si i tillë. PS nga njëra anë ecën drejt reformave dhe integrimit europian, nga ana tjetër Edi Rama ka marrë ftesën zyrtare nga Presidenti i SHBA, Donald Tramp për Bordin e Paqes.

Në fillim të këtij viti të gjatë, partia e cila qeveris vendin ka fituar brenda 1 jave mbështetje 3.2%, për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit, nga 43.9% në 47.1%.

Partia Demokratike, e cila e nisi vitin aty ku e la, me Foltore, protesta dhe revolucione, mbetet në vend, nga 25.6% në 25.3%.

Po ashtu dhe partitë e vogla, ato mes revolucioneve imagjinare kundër Ramës dhe refuzimit të ftesave të Berishës, po treten të vetmuar.

Studimi: Edhe 10 minuta ecje në ditë mund të zgjasin jetën

Shkencëtarët pohojnë se ndryshimet e vogla, por të rregullta në aktivitetin fizik mund të kenë një ndikim të madh në shëndet dhe jetëgjatësi. Studiuesit theksojnë se aktiviteti i përditshëm fizik redukton ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve serioze si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, diabeti i tipit 2 dhe disa lloje kanceri.

Sipas rekomandimeve të NHS, të rriturit duhet të jenë aktivë çdo ditë, duke kombinuar ushtrimet për forcimin e muskujve me aktivitetet aerobike, dhe duke synuar rreth 150 minuta aktivitet fizik në javë.

Megjithatë, studime të reja sugjerojnë se edhe një ndryshim i vogël mund të ketë përfitime të mëdha. Ecja për vetëm dhjetë minuta çdo ditë mund të shtojë një vit të tërë jetë, veçanërisht tek njerëzit mbi 60 vjeç. Një hulumtim britanik zbuloi gjithashtu se përfitimet mund të jenë më të dukshme tek burrat, të cilët mund të shtojnë deri në 16 muaj jetë nga aktiviteti i rregullt fizik, ndërsa gratë përfitojnë rreth 11 muaj.

Sipas studiuesve, rritja e kohëzgjatjes dhe intensitetit të ecjes sjell përfitime edhe më të mëdha. Për shembull, ecja 30 minuta në ditë mund të zgjasë jetën me rreth dy vjet e gjysmë tek burrat dhe me 16 muaj tek gratë.

Ekspertët nënvizojnë se nuk ka nevojë për stërvitje intensive; çelësi është që të lëvizim çdo ditë dhe të krijojmë një rutinë të qëndrueshme, duke filluar madje edhe me pak minuta ecje.

The post Studimi: Edhe 10 minuta ecje në ditë mund të zgjasin jetën appeared first on iconstyle.al.

❌