Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

09:00 WHO nxit kërkimin dhe integrimin e mjekësisë tradicionale

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) po bën hapa të rëndësishëm drejt integrimit të mjekësisë tradicionale në kujdesin shëndetësor global, një lëvizje që synon ta bëjë kujdesin shëndetësor më gjithëpërfshirës dhe të bazuar në prova. Strategjia globale Traditional Medicine Strategy 2025–2034 u miratua nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë dhe fokusohet te siguria, cilësia dhe integrimi i praktika si akupunktura, Ayurveda dhe homeopatia në sistemet kombëtare të shëndetësisë — me qëllim për të adresuar sfidat moderne të sëmundjeve kronike dhe për të zgjeruar mbulimin shëndetësor universal. 

Në Dhjetor 2025, u mbajt Samiti Global i Mjekësisë Tradicionale në Nju Delhi, ku u nënshkrua “Angazhimi i Delhi-t” për të përshpejtuar implementimin e këtij plani në më shumë se 100 vende, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në kërkim, standardizim dhe rregullim të këtyre metodave. 

Ky është një zhvillim i rëndësishëm, pasi WHO raporton se deri në 90% të popullsive në shumë vende përdorin mjekësinë tradicionale, shpesh si burim kryesor kujdesi shëndetësor për komunitetet lokale./KM

08:50 Kursi i këmbimit, 27 dhjetor 2025

Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë.

Euro blihet me 95.5 lekë dhe do të shitet me 96.5 lekë.

Franga zvicerane blihet me 102.4 lekë dhe shitet me 103.4 lekë.

Paundi britanik blihet me 109 lekë dhe shitet me 110.2 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59 lekë në blerje dhe me 60.3 lekë në shitje.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme./K.M

Kursi i këmbimit, 27 dhjetor 2025

08:40 Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura për kategorinë  e autoveturave, kamionët, kamionçinat dhe furgonët. Çmimet e referencës përdoren për zhdoganimin e automjeteve të përdorura me vit prodhimi më të hershëm se viti i fundit i publikuar në buletinet zyrtare të çmimeve që përdorin Doganat si: “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.

Rritja parashikohet në udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 3, datë 23.1.2018, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore’”, i cili ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Sipas udhëzimit për automjetet me cilindratë nga 1400 deri në 1900 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 25%.

Për automjetet me cilindratë nga 1900 deri në 2500 cc, vlera e referencës rritet nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë, ose rreth 25% më shumë.

Për automjetet me cilindratë nga 2500 deri në 3000 cc, çmimi minimal i zhdoganimit rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë, me një rritje prej 25%.

Për automjetet me cilindratë nga 3000 deri në 4500 cc, pragu minimal rritet nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë, që përfaqëson një rritje prej 25%.

Ndërsa për automjetet me cilindratë mbi 4500 cc, vlera minimale e referencës mbetet e pandryshuar, në nivelin 1 milion lekë.

Rritja 25% është miratuar edhe për çmimet e referencës për kategorinë e mjeteve si kamionçinë, furgonë dhe kamionë.

Për kamionçinat dhe furgonët me kapacitet deri në 1.5 tonë, vlera minimale e referencës për zhdoganim rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë, ose 25% më shumë.

Për mjetet me kapacitet nga 1.5 deri në 3.5 tonë, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 25%.

Për kamionët me kapacitet nga 3.5 deri në 10 tonë, vlera minimale e referencës rritet nga 850 mijë lekë në 1.062.500 lekë, ose rreth 25% më shumë.

Për kamionët me kapacitet nga 10 deri në 15 tonë, çmimi minimal i zhdoganimit rritet nga 1 milion lekë në 1.250.000 lekë, me një rritje prej 25%.

Për kamionët me kapacitet mbi 15 tonë, pragu minimal rritet nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë, duke reflektuar gjithashtu një rritje prej 25%.

Ishte

UDHËZIM Nr. 3, datë 23.1.2018 PËR VLERËSIMIN E MALLRAVE PËR QËLLIME DOGANORE

17.1 Për zhdoganimin e automjeteve, në rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi bazohet në publikimet e buletineve “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.

17.2 Vlera e një autoveture gjendet në tabelën “Quattroroute”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit.

Në këtë rast, vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që gjendet në tabelë.

17.3 Kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjendet të dhëna në buletin, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që jepet në buletin.

17.4 Vlera për kamionçina, furgona dhe kamionë gjendet në publikimet e revistës “Tuttotrasporti”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Në këtë rast, vlera doganore nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit të gjendur në tabelë.

Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara si më poshtë vijon:

 Për autoveturat a) Deri 1400 cc jo më pak se Çmimet 130.000 lekë b) Mbi 1400-1900 cc jo më pak se 200.000 lekë c) Mbi 1900-2500 cc jo më pak se 325.000 lekë d) Mbi 2500-3000 cc jo më pak se 400.000 lekë e) Mbi 3000-4500 cc jo më pak se 500.000 lekë f) Mbi 4500 cc jo më pak se 1,000,000 lekë.

Kamionçina, furgona dhe kamionë a) Deri në 1.5 tonë jo më pak se b) Nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë jo më pak se c) Nga 3.5 tonë deri në 10 tonë jo më pak se d) Nga 10 tonë deri në 15 tonë jo më pak se e) Mbi 15 tonë jo më pak se 800.000 lekë Çmimet 400.000 lekë 600.000 lekë 850.000 lekë 1.000.000 lekë 1.200.000 lekë

Bëhet

Udhëzimi Nr. 26, datë 17.12.2025 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 3, DATË 23.1.2018, “PËR VLERËSIMIN E MALLRAVE PËR QËLLIME DOGANORE”

  1. Në pikën 17, shtohet nënpika 17.5 me përmbajtje si më poshtë: “17.5 Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në këto buletine dhe site nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara, si më poshtë vijon:

Për autoveturat çmimet janë: a) deri në 1400 cc jo më pak se 162 500 lekë; b) mbi 1400-1900 cc jo më pak se 250 000 lekë; c) mbi 1900-2500 cc jo më pak se 406 000 lekë; d) mbi 2500-3000 cc jo më pak se 500 000 lekë; e) mbi 3000-4500 cc jo më pak se 625 000 lekë; f) mbi 4500 cc jo më pak se 1 000 000 lekë.

Për kamionçina, furgona dhe kamionë, sipas kapacitetit mbajtës çmimet janë: a) deri në 1.5 tonë jo më pak se 500 000 lekë; b) nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë jo më pak se 750 000 lekë; c) nga 3.5 tonë deri në 10 tonë jo më pak se 1 062 500 lekë; d) nga 10 tonë deri në 15 tonë jo më pak se 1 250 000 lekë; e) mbi 15 tonë jo më pak se 1 500 000 lekë.”. 9. Pika 18, hiqet.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./Marrë nga Monitor/K.M

08:30 Zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale, vritet gazetari peruan

Një gazetar peruan ka ndërruar jetë të premten në një spital në Lima, pasi u sulmua nga persona të armatosur, njoftoi Shoqata Kombëtare e Gazetarëve të Perusë (ANP). Me këtë rast, numri i gazetarëve të vrarë në vend gjatë këtij viti ka shkuar në katër.

Viktima, Michar Castillejos, 34 vjeç, u plagos rëndë më 12 dhjetor, teksa po dilte nga banesa e tij për t’u nisur drejt stacionit radiofonik Latin Plus, ku punonte, në rajonin Ucayali. Ai ishte i njohur për investigimet e tij, përfshirë zbulimin e një skandali korrupsioni që përfshinte autoritete lokale.

Shoqata Kombëtare e Gazetarëve kërkoi “ndëshkim shembullor për autorët e kësaj vrasjeje”, duke theksuar se “ky vit ka qenë katastrofik për lirinë e shtypit në Peru”.

Më herët gjatë këtij muaji, gazetari Fernando Núñez, bashkëpunëtor i faqes së lajmeve Kamila TV, u qëllua për vdekje ndërsa po kthehej nga një raportim në rajonin La Libertad, në veri të vendit. Ai iu bashkua listës së viktimave që përfshin edhe gazetarët Gastón Medina dhe Raúl Celis, të vrarë nga persona të armatosur në rrethana të ngjashme.

Vrasjet ndodhin në një kohë kur aktiviteti i bandave kriminale është në rritje në Peru. Sipas të dhënave zyrtare, nga janari deri në tetor të këtij viti janë regjistruar 1.888 vrasje, një rritje prej 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./K.M

08:20 Nuk ndalen sulmet ruse në rajonin e Kievit, disa të plagosur dhe dëme në infrastrukturë

Last Updated on 27/12/2025 by Klara

Forcat ruse kanë sulmuar disa rrethe të rajonit të Kievit, duke shkaktuar dëme në ndërtesa banimi, kantiere ndërtimi dhe biznese, si dhe duke lënë disa persona të plagosur, njoftuan autoritetet ukrainase.

Administrata Ushtarake Rajonale e Kievit bëri të ditur përmes një postimi në Telegram, të cituar nga Ukrinform, se sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën dhe zonat e banuara. “Vendi terrorist vazhdon të zhvillojë luftë kundër popullsisë civile. Armiku po sulmon qëllimisht infrastrukturën kritike dhe shtëpitë,” thuhet në deklaratë.

Sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, katër persona u plagosën nga sulmet ruse më 27 dhjetor. “Katër viktima kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Tre prej tyre janë shtruar në spital, ndërsa një ka marrë trajtim ambulator,” shkroi Klitschko në Telegram. Ai shtoi se një zjarr shpërtheu në një pikë karburanti në lagjen Holosiivskyi.
Në lagjen Obolonskyi, mbeturina nga sulmi ranë mbi një kooperativë verore, ndërsa në Desnyanskyi mbetjet ranë në një zonë të hapur. Autoritetet konfirmuan se të gjitha shërbimet e emergjencës janë në terren. Një person nga rajoni Ivano-Frankivsk u plagos ndërsa po drejtonte një kamion gjatë sulmit dhe u shtrua në spital për trajtim mjekësor.

Dëme janë raportuar edhe në disa zona të tjera të rajonit të Kievit: në Vyshhorod u dëmtuan dritaret e një ndërtese të lartë, në Boryspil u prekën objekte prodhimi dhe dy automjete, në Bucha shpërtheu një zjarr në një kantier ndërtimi, ndërsa në distriktin Obukhiv u dëmtuan ambientet e një kompanie komunale. Ushtria ukrainase bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë në vende të sigurta, duke theksuar se alarmi ajror mbetet ende në fuqi në rajonin e Kievit./K.M

08:15 Turqi/ Disqet misterioze prej guri, specialistët s’kanë kuptuar qëllimiin përse kanë shërbyer

Tre vjet më parë, në Turqi u zbuluan gjashtë gurë të lashtë rrethorë me peshë 200 kg secili, por arkeologët ende nuk e kanë kuptuar funksionin e tyre.

 Nga Luigi Bignami

Një sërë objektesh enigmatike prej guri rrethor , të zbuluara rreth tre vjet më parë gjatë punimeve për zgjerimin e rrugëve në rrethin Şemdinli të provincës Hakkari të Turqisë, vetëm tani janë rishfaqur në qendër të vëmendjes së kërkimeve shkencore.

Zbulimi u bë në zonën Aktütün, disa kilometra larg kufirit midis Turqisë dhe Irakut. Gjatë gërmimeve, nga nëntoka dolën gjashtë gurë të mëdhenj me formë të rregullt , të gjithë rrethorë dhe me peshë më shumë se 200 kilogramë secili .

Një zbulim i rastësishëm

I pari që vuri re formën e pazakontë të gurëve ishte Cafer Gezer, kryetari i fshatit Konur. Gjeometria dhe struktura e tyre kompakte i ranë menjëherë në sy si të ndryshme nga shkëmbinjtë normalë në zonë . Nga frika se mund të humbisnin ose dëmtoheshin, Gezer i hoqi gurët me mjete mekanike dhe i zhvendosi në pjesën e përparme të shtëpisë së tij, ku mbetën të ruajtura për afërsisht tre vjet.

Fosile, rituale apo fenomene gjeologjike?

Sipas Gezerit, këto forma të çuditshme mund të kenë një origjinë shumë më të vjetër nga sa duken. Pasi bëri disa kërkime, ai filloi të dyshonte se ato mund të ishin mbetje të fosilizuara . “Përmes kërkimit tim, zbulova se ato mund të ishin fosile. Ekspertët kanë hipotezuar se ato i përkisnin specieve të zhdukura të kafshëve. Pamja e tyre është unike”, shpjegoi ai.

Burri kontaktoi gjithashtu Universitetin e Hakkarit, i cili sugjeroi transferimin e gurëve në Muzeun e Vanit për analiza të mëtejshme. Megjithatë, ende nuk është ndërmarrë asnjë studim sistematik. Specialistët theksojnë se objekte të ngjashme, të gjetura në pjesë të ndryshme të botës, mund të kenë origjina shumë të ndryshme: nga gurët e lashtë të mullirit të përdorur për bluarjen e drithërave, te strukturat rituale ose ceremoniale , te konkrecionet gjeologjike të thjeshta – por spektakolare . Shembuj të famshëm përfshijnë ” Gurët Moeraki ” në Zelandën e Re dhe disa formacione sferoidale të gjetura në Amerikën e Veriut dhe Evropë.

Një trashëgimi që ia vlen të studiohet

Tani, tre vjet pas zbulimit, Gezer po bën thirrje përsëri për ndërhyrje institucionale. Sipas Arkeonew dhe burimeve të tjera, apeli i drejtohet Ministrisë Turke të Kulturës dhe Turizmit, si dhe arkeologëve, gjeologëve dhe paleontologëve, për të kryer hetime në vend. “Nëse këta gurë do të studioheshin siç duhet, ata mund të jepnin një kontribut të rëndësishëm në shkencë”, theksoi ai.

Rajoni i Hakkarit, i karakterizuar nga gjeologji komplekse dhe një histori mijëvjeçare e vendbanimeve njerëzore, në fakt mund të fshehë prova pak të njohura të së kaluarës së tij të largët.

Derisa të sqarohet natyra e tyre e vërtetë, gurët rrethorë të Şemdinlisë mbeten një enigmë e hapur.

08:10 Parashikimi i motit, 27 dhjetor 2025

Last Updated on 27/12/2025 by Klara

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veri me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s./K.M

08:00 Horoskopi, 27 dhjetor 2025

Last Updated on 27/12/2025 by Klara

Dashi

Priten disa probleme te vogla gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, megjithatë gjithçka do zgjidhet shume shpejt. Merrini gjerat me qetësi. Beqaret do pëlqejnë tej mase një person, por nuk do kenë guximin t’ia shprehin ndjenjat. Ne plani financiar mundohuni te mos rrezikoni shume sepse situata edhe pse e qëndrueshme mund te tronditet tej mase.

Demi

Nuk do arrini dot ta gjeni ekuilibrin ne çift gjate kësaj dite dhe here pas here do debatoni ashpër me partnerin. Kujdes duhet te bëni edhe me xhelozinë. Beqaret do kenë mundësi pa fund për ta gjetur princin e tyre te kaltër do ndihen mjaft mire ne krahët e tij. Ne planin financiar tregohuni sa me realiste qe te mundeni sepse përndryshe do keni probleme.

Binjaket

Do mundoheni me çdo mënyrë te ruani një klime sa me te ngrohte sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ja dilni mbanë. Partneri do ju përkëdhele dhe do ju ledhatoje pa fund. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin rreziqe për te gjetur dashurinë sepse do gabojnë. Ne planin financiar tregohuni me te organizuar ne mënyrë qe te mos keni asnjë vështirësi.

Gaforrja

Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te rëndësishme. Beni atë qe ju thotë zemra pa menduar për te nesërmen. Ju qe jeni beqare do bëni mire te mos mendoni te joshni një person qe e keni ne pune. Shihni gjetiu. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi. Duke shpenzuar pa fund mund te mbeteni ne ndonjë moment duar thate.

Luani

Do e rigjeni qetësinë qe keni kërkuar ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Personi qe keni ne krah do jete ne humor te mire dhe i gatshëm t’iu toleroje. Beqaret nuk do kenë dashuri me shikim te pare, por gjithsesi nuk do mungojnë takimet interesante. Për financa te qëndrueshme duhet te hiqni dore nga zakonet e këqija. Shpenzimet ulini ne maksimum.

Virgjeresha

Do reflektoni gjere e gjate sot për jetën sentimentale dhe nga pasditja do merrni disa vendime. Diskutoni shtruar me partnerin. Beqaret do kalojnë një dite shume te bukur dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Mos e humbni mundësinë për t’u njohur mire e mire me ata qe do takoni. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do jete e favorshme.

Peshorja

Nëse keni një lidhje afatgjate dhe te qëndrueshme, do përjetoni mjaft kënaqësi pranë atij qe dashuroni. Ne disa momente edhe do e surprizoni njeri-tjetrin. Beqaret do kenë një dite rutine. Vetëm njohje do ketë asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe gjendja do stabilizohet me shpejt nga sa mund ta kishit menduar.

Akrepi

Klima yjore do jete shume e mire sot për gjithë te dashuruarit. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione pa fund. Shfrytëzoni çdo sekonde dhe mendojeni sikur do jete e fundit. Beqaret do ndihen shume te vetmuar dhe do vuajnë ne qetësi. Ata duhet te presin edhe disa dite për te ndryshuar statusin. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me surpriza te mëdha.

Shigjetari

Nëse e dëgjoni me kujdes partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe bëni ato qe ai kërkon, gjithçka për te shkuar mire ne jetën tuaj ne çift. Beqaret do jene ne humor te mire dhe do i joshin pa fund personat qe do i kenë pranë. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Gjendja do jete goxha e stabilizuar dhe do mund te shlyeni edhe borxhet qe keni pasur.

Bricjapi

Sot as qe do keni kohe te mërziteni juve qe jeni ne një lidhje. Partneri do ju surprizoje ne çdo moment dhe do ju beje te ndiheni për mrekulli. Beqaret duhet te tregohen sa me te matur sepse jo te gjithë personat qe do i joshin do jene ashtu si duken. Ne planin financiar do ju duhet te hiqni dore nga disa shpenzime ne mënyrë qe te mos keni probleme.

Ujori

Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt sot ne jetën tuaj ne çift prandaj gjithçka do varet nga sjellja juaj. Po u treguat te pamatur mund te përballeni me probleme goxha te mëdha. Ata qe janë vetëm nuk do e ndiejnë nevojën për te pasur një person ne krah, prandaj do i marrin gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar do ju duhet te bëni kujdes sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Peshqit

Do ketë goxha debate dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift kështu qe here pas here do jeni me nerva dhe aspak ne humor. Beqaret me ne fund do ja dalin ta bëjnë për vete personin qe aq shume kane pëlqyer. Për financat do jete dite shume normale dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme. Shpenzoni me kursim./K.M

07:05 Dossier/ 1979: Bashkimit Sovjetik sulmon  Afganistanin, lufta që hapi plagën e pashërueshme

Nga një operacion që parashikohej i shpejtë, në “Vietnamit sovjetik” që gërryeu themelet e një superfuqie dhe la pas një shtet në rrënoja.

Përgatiti: Leonard Veizi

Në dhjetorin e ftohtë të vitit 1979, bota dëshmoi një lëvizje gjeopolitike që do të ndryshonte rrjedhën e historisë moderne. Tanket e Ushtrisë së Kuqe kaluan kufijtë jugorë të Bashkimit Sovjetik për të hyrë në territorin e Republikës Demokratike të Afganistanit. Ajo që Moska e pagëzoi me eufemizmin “ndihmë vëllazërore” për të mbrojtur pushtetin socialist në Kabul, u shndërrua brenda pak kohe në një makth dhjetëvjeçar – një luftë e përgjakshme që nuk njohu fitues, por vetëm shkatërrim.

Rrënjët e konfliktit

Afganistani i viteve ’70 ishte një mozaik kompleks strukturash fisnore, traditash të forta fetare dhe një shoqërie kryesisht rurale. Revolucioni i Saurit në vitin 1978 solli në pushtet një regjim komunist të lidhur ngushtë me Kremlinin, por ideologjia e re u përplas dhunshëm me indin e vendit. Reformat e detyruara, sekularizimi i menjëhershëm dhe represioni politik kundër opozitës ndezën zjarret e para të kryengritjeve të armatosura në mbarë vendin. Bashkimi Sovjetik, duke parë rrezikun e humbjes së një aleati strategjik, vendosi të ndërhynte drejtpërdrejt në këtë klimë kaosi.

27 dhjetori: Goditja e parë dhe instalimi i pushtetit

Më 27 dhjetor 1979, operacioni nisi me eliminimin e presidentit Hafizullah Amin nga forcat speciale sovjetike. Në vend të tij, Moska instaloi Babrak Karmalin, një figurë që shihej si më e besueshme dhe e bindur ndaj Kremlinit. Por, ndërsa qytetet kryesore u morën me shpejtësi, provincat dhe malet afgane u bënë vatra të një rezistence të egër. Ajo që u planifikua si një “operacion stabilizimi”, doli jashtë kontrollit duke u kthyer në një luftë guerile pa fund.

Muxhahedinët dhe loja e madhe e Fuqive

Për gati një dekadë, ushtria më e fuqishme e Lindjes u përball me muxhahedinët afganë. Këta luftëtarë kishin avantazhin e terrenit dhe mbështetjen e pakursyer të popullsisë lokale. Megjithatë, lufta nuk ishte thjesht lokale; në prapaskenë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre furnizuan rezistencën me armatime moderne në kuadër të rivalitetit të Luftës së Ftohtë. Malet e Afganistanit u shndërruan në varreza të heshtura për mijëra djem të rinj sovjetikë, ndërsa fshatrat afganë u rrafshuan nga bombardimet ajrore.

Bilanci tragjik dhe trauma shoqërore

Pasojat njerëzore ishin apokaliptike. Miliona afganë u detyruan të merrnin rrugët e botës si refugjatë drejt Pakistanit dhe Iranit, ndërsa numri i të vrarëve mbetet ende i vështirë për t’u llogaritur saktësisht. Nga ana tjetër, Bashkimi Sovjetik pagoi një çmim që nuk mund ta përballonte më: mbi 15 mijë ushtarë të vrarë dhe një traumë shoqërore që minoi besimin e qytetarëve te sistemi komunist.

Një tërheqje që paralajmëroi fundin e një epoke

Në vitin 1989, kur trupat e fundit sovjetike kaluan urën e miqësisë për t’u kthyer në shtëpi, humbja ishte e qartë. Lufta kishte gërryer ekonominë e BRSS-së dhe kishte thyer moralin e ushtrisë. Vetëm dy vite më vonë, vetë Bashkimi Sovjetik do të pushonte së ekzistuari.

Për Afganistanin, kjo luftë nuk ishte fundi, por fillimi i një tragjedie tjetër. Kaosi që la pas ndërhyrja sovjetike hapi rrugën për luftërat civile dhe ngritjen e talebanëve, duke mbjellë farën e një dhune që vazhdon të prodhojë pasoja edhe sot. Ngjarjet e vitit 1979 mbeten një leksion i hidhur i historisë: ndërhyrjet ushtarake me petk ideologjik shpesh përfundojnë duke shkatërruar si vendin që pushtohet, ashtu edhe fuqinë që tenton ta pushtojë.

Këmbimi valutor 27 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja –

✇27.al
By: 27

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.5 lekë dhe do shitet me 96.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.4 lekë dhe do shitet me 103.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110.2 lekë.

kembimi

Parashikimi i motit sot, e qëndrueshem e me vranësira kalimtare –

✇27.al
By: 27

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veri me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

Horoskopi ditor, e Shtunë 27 dhjetor 2025 –

✇27.al
By: 27

DASHI

Do të ndjeni një nxitje të fortë emocionale: marrëdhëniet bëhen më intensive dhe ka një dëshirë për dialog. Kjo është një kohë pozitive për sqarimin e keqkuptimeve dhe forcimin e lidhjeve të rëndësishme. Energjitë janë të larta në punë, por kini kujdes të mos veproni impulsivisht: peshoni me kujdes vendimet tuaja, veçanërisht nëse ka mundësi të reja për të eksploruar. Fati është në anën tuaj, por duhet ta përdorni atë me kujdes dhe me gjykim të shëndoshë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox  një periudhë stabiliteti emocional: marrëdhëniet e vendosura do të thellohen dhe ata që janë afër jush do ta vlerësojnë durimin dhe praktikën tuaj. Ata që janë beqarë mund të ndihen më të menduar dhe të vëmendshëm ndaj njohjeve të reja. Në frontin profesional, ka mundësi interesante, veçanërisht nëse punoni në një ekip ose duhet të negocioni kontrata: çelësi është të dini si të dëgjoni dhe të përshtateni. Kjo është një kohë e favorshme për të zgjidhur çështje praktike ose financiare.

BINJAKËT

Takimet dhe kontaktet stimulojnë kuriozitetin dhe kreativitetin. Energjia është e lartë, prandaj shfrytëzojeni atë për të ndjekur projekte që kërkojnë inovacion ose fleksibilitet. Marrëdhëniet romantike mund të sjellin surpriza të këndshme, por është e rëndësishme të komunikoni qartë për të shmangur keqkuptimet. Fati është me ju përmes ndryshimeve të vogla dhe iniciativave të papritura, prandaj mbajini sytë hapur për mundësi të papritura.

GAFORRJA

Kjo është një kohë emocionesh intensive dhe të menduara mirë. Çiftet do të përjetojnë momente lidhjeje të thellë, ndërsa beqarët mund të tërhiqen nga njerëz veçanërisht intrigues ose të pazakontë. Në punë, është një ide e mirë të bëni zgjedhje të menduara mirë, duke shmangur vendimet e nxituara dhe duke u përqendruar në strategji afatgjata. Energjia emocionale është e lartë, prandaj merrni kohë për t’u rimbushur kur është e nevojshme, pasi intuita juaj do të jetë e paçmuar në përballimin e çdo sfide.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 27 dhjetor 2025), është një javë me sharm dhe vitalitet të madh. Personaliteti juaj i fortë dhe energjia pozitive do të tërheqin të tjerët, si në marrëdhëniet romantike ashtu edhe në biznes. Ka mundësi të shkëlqyera në punë, veçanërisht në projekte krijuese ose bashkëpunime. Kjo është koha e duhur për të qenë pak më të guximshëm, pa humbur nga sytë diplomacinë. Fati do të jetë në anën tuaj, por avantazhi i vërtetë do të vijë nëse e kanalizoni më së miri vendosmërinë dhe entuziazmin tuaj.

VIRGJËRESHA

Kjo është një ditë për vetëanalizë dhe planifikim. Marrëdhëniet kërkojnë takt dhe mirëkuptim: shmangia e konflikteve të panevojshme do të jetë thelbësore. Në punë, është koha për të analizuar me kujdes çdo detaj dhe për të planifikuar me kujdes çdo lëvizje. Edhe pse tundimi për të vepruar shpejt është i fortë, durimi do të jetë arma juaj më e mirë. Fati u vjen atyre që dinë të organizohen, prandaj shpenzoni kohë duke rregulluar çështjet tuaja praktike dhe financiare.

PESHORJA

Kjo është një kohë harmonie dhe mundësish të reja. Marrëdhëniet ndërpersonale përmirësohen, si në dashuri ashtu edhe në miqësi, dhe ka vend për takime stimuluese. Diplomacia shpërblehet në punë: bashkëpunimet dhe rrjetëzimi mund të sjellin përfitime të konsiderueshme. Është një kohë krijuese, ideale për ata që duan të zhvillojnë ide inovative ose përpjekje artistike. Fati ju favorizon, veçanërisht nëse dini si të balanconi dëshirat tuaja personale me nevojat e të tjerëve.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox  emocionet janë të forta dhe kjo reflektohet në marrëdhëniet tuaja më intime: ndershmëria do të jetë çelësi për të shmangur tensionin. Në punë, ka energji pozitive për të përballuar sfidat dhe për të çuar përpara projekte të rëndësishme, por është thelbësore të peshoni me kujdes çdo vendim dhe të shmangni impulsivitetin. Fati favorizon ata që kombinojnë ambicien dhe intuitën, prandaj ndiqni instinktet tuaja pa humbur nga sytë racionalitetin.

SHIGJETARI

Ditët tuaja janë të mbushura me lëvizje dhe mundësi. Dashuria kërkon një ekuilibër midis lirisë dhe vëmendjes ndaj partnerit tuaj: beqarët mund të ndihen të tërhequr nga njerëz të largët ose të pazakontë. Sfida të reja ju presin në punë, veçanërisht për ata me lidhje ndërkombëtare ose projekte që përfshijnë ndryshime. Fati është në anën tuaj nëse ruani një mendje të hapur dhe optimizëm, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron jeta pa lejuar që dyshimet t’ju pengojnë.

BRICJAPI

Po përjetoni një periudhë konkretësie dhe vendosmërie. Marrëdhëniet janë më të forta kur bazohen në besim dhe qëndrueshmëri; beqarët mund të ndihen më të kujdesshëm ndaj njohjeve të reja. Në punë, ka mundësi për rritje dhe projekte që kërkojnë përkushtim: shmangni vendimet impulsive dhe përqendrohuni në strategji afatgjata. Fati është diskret, por i pranishëm, veçanërisht nëse përballeni me vështirësi me durimin dhe pragmatizmin.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të jeni të mbushur me kreativitet dhe origjinalitet. Në dashuri, do të dëshironi të provoni diçka të re dhe ta surprizoni partnerin tuaj, ndërsa beqarët mund të hasin takime stimuluese dhe të pazakonta. Në punë, idetë dhe bashkëpunimet e reja mund të sjellin rezultate pozitive, me kusht që të menaxhoni të papriturat me qartësi. Fati favorizon projektet personale dhe iniciativat inovative, prandaj përqafojeni energjinë e momentit pa frikë.

PESHQIT

Kjo është një periudhë delikate, por pozitive, e mbushur me intuitë dhe ndjeshmëri. Marrëdhëniet thellohen dhe ata që janë beqarë mund të përjetojnë emocione intensive dhe kuptimplote. Në punë, ndjekja e instinkteve dhe kreativitetit tuaj do të sjellë përfitime, por kërkohet vëmendje ndaj detajeve praktike. Fati është më intensiv nëse përqendroheni në ndjekje artistike, shpirtërore ose të ndjeshme: ditët tuaja premtojnë kënaqësi nëse dëgjoni zërin tuaj të brendshëm.

Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Historia e saj është dëshmi se edhe në përvojën më të errët, njeriu mund të gjejë dritë për të vazhduar përpara. Është historia e një gruaje që, megjithëse e goditur fort nga jeta, zgjodhi të jetojë, të krijojë dhe të mos e humbasë shpresën.

Blerina Kalthi është vetëm 37 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, që jeton në fshatin Sanxhak të Laçit. Një prej sprovave më të mëdha me të cilat i është dashur të përballet në jetë është ajo e betejës me sëmundjen e kancerit. Kjo sëmundje i hodhi “rrënjët” e para tek i vëllai, i cili ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, i diagnostikuar me tumor në kokë.

“Në vitin 2012, vëllai im u diagnostikua me tumor në kokë. Ne ishim vetëm dy fëmijë. Ai nuk kishte asnjë shenjë, thjesht një dhimbje të lehtë koke. Kishte bërë kontrolle të shumta, pasi asokohe jetonte në Francë atë kohë, e dërguam për kontroll edhe në Belgjikë, por ai kishte një tumor agresiv në qendër të trurit. Vëllait nuk i bëhej, as ndërhyrje, as kimioterapi dhe ne e humbëm për vetëm 45 ditë në moshën 28-vjeçare”, tha Kalthi, për ATSH.

Blerina tha se menjëherë pas kësaj përvoje të hidhur, kaloi një periudhë të errët depresioni, ndërsa kishte edhe të birin vetëm katër muajsh.

Ajo thotë se jeta vazhdoi mes dhimbjes pafund, kur në vitin 2021, u bë shkak një dhimbje e lehtë në gjoks që Blerina të konfirmonte diagnozën e kancerit në gji.

“Kisha një tumor që në gjuhën e mjekëve quhet me qeliza kulluese. Tumori u përhap shumë shpejt në mitër, mëlçi dhe në gjak. Kam bërë 28 seanca kimioterapie, dy ndërhyrje dhe transplant të palcës kurrizore në Turqi. E gjithë kjo periudhë e vështirë ka zgjatur tre vite, ndërkohë që unë mbyllesha në vetvete, urreja botën, nuk doja njerëzit dhe askënd afër. Për shumë muaj nuk kam mundur as të eci”, tha Kalthi.

37-vjeçarja u shpreh se nuk mund ta quajë veten plotësisht të shëruar, pasi është ende me terapi, suplemente dhe ndjekje të vazhdueshme nga mjekët e spitalit Onkologjik për ecurinë e sëmundjes.

Por, goditjen e tretë me diagnozën e kancerit, do ta merrte nga nëna e saj, e cila në janar të vitit të kaluar, në moshën 68-vjeçare, u diagnostikua me kancer malinj në gjoks.

Ajo thotë se e ëma iu nënshtrua disa analizave specifike që e çuan në heqjen e gjirit deri në pjesën e limfomave nën sqetull.

Por, mes kësaj stuhie emocionesh, ajo zgjodhi të mos dorëzohet. Gjeti forcë tek duart e saj, tek krijimtaria dhe arti. Punimet artizanale u bënë streha e saj shpirtërore, një mënyrë për të shprehur dhimbjen, por edhe shpresën. Çdo punim mban brenda një histori, një luftë të fituar, një kujtim të dashur dhe një dëshirë të fortë për jetën.

“Me punimet e pikturës dhe ato në allçi jam njohur dy vitet e fundit nga një mikesha ime. Ajo më ofroi në kurs për t’u rikuperuar pak nga situatat e vështira që kalova. Nuk mendova që do e përvetësoja aq shpejt, por kuptova që ky kishte qenë një pasion i fshehur i imi. Lindi si një dëshirë e momentit, që më pas u kthye në burim të ardhurash për veten, familjen e që më ndihmoi në rritjen e fëmijëve”, pohoi Kalthi.

Faqja e saj online “Art me dashuri” është një pikë takimi me të pasionuarit pas artizanatit, që zgjedhin të blejnë kundrejt çmimeve simbolike suvenire në allçi apo tablo pikture.

Kalthi tha se ka shumë njerëz që e kanë “përqafuar” artin e saj, edhe në shenjë sensibilizimi dhe mbështetje për një grua të re, nënë e dy fëmijëve që ka kaluar një kalvar vuajtjesh dhe dhimbjesh, por që nuk u dorëzua kurrë.

Krijimtaria i jep kuptim ditëve të saj mes përditshmërisë së punëve në shtëpi në fshatin Sanxhak të Laçit, por njëherësh e ndihmon të përballojë humbjen e vëllait dhe frikën për shëndetin e nënës, duke e kthyer dhimbjen në forcë dhe frymëzim për shumëkënd.

Nga intervista me Blerina Kalthin në Laç; Foto: Florjan Abazaj
1 nga 9

/e.i/r.e/

The post Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohet një rrjet i ri i trurit që lidh mendjen dhe trupin

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/- Hulumtimet e fundit të publikuara në fund të vitit 2025 kanë identifikuar një rrjet të trurit të panjohur më parë, të cilin studiuesit e kanë quajtur rrjeti i veprimit somato-kognitiv, ose SCAN.

Zbulime të tjera të kohëve të fundit kanë identifikuar një rrjet të fshehur të nanotubave që lidhin neuronet dhe një lloj të ri qelize neuroni.

Në një studim të botuar në “Nature”, studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në Saint Louis identifikuan një rrjet të trurit të pazbuluar më parë që mund të jetë përgjegjës për lidhjen mendje-trup.

Rrjeti duket se integron qëllimet, fiziologjinë dhe lëvizjen e trupit të një individi, duke shpjeguar potencialisht pse gjendjet mendore si ankthi mund të shkaktojnë përgjigje fizike (p.sh., pëllëmbë të djersitura ose një zemër që rreh fort).

Rrjeti përfshin zona të korteksit motorik që më parë mendohej se ishin të përfshira vetëm në prodhimin e lëvizjes, duke sfiduar një pikëpamje të gjatë në neuroshkencë.

Studiuesit përdorën fMRI precize për të skanuar pjesëmarrësit në mënyrë të përsëritur, si në qetësi ashtu edhe gjatë kryerjes së lëvizjeve, dhe vunë re zona të qëndrueshme dhe të ndërlidhura në korteksin motorik që lidheshin me rajonet e trurit – të lidhura me planifikimin dhe qëllimet e nivelit të lartë (rrjeti cingulo-operkular).

Nanotubat midis neuroneve: Një studim i botuar në “Science” në tetor 2025 identifikoi një rrjet të ri tubash të vegjël dhe të hollë që lidhnin neuronet me njëri-tjetrin.

Këto “nanotuba dendritike” u zbulua se transportonin molekula të implikuara në sëmundje si Alzheimeri, duke sugjeruar se ato mund të luanin një rol në përhapjen e sëmundjeve neurodegjenerative.

Në shkurt të vitit 2025, shkencëtarët në Universitetin British Columbia zbuluan një lloj të ri neuroni, të quajtur “qeliza vezake”, të vendosura në hipokampus.

Këto qeliza janë thelbësore për kujtesën e njohjes së objekteve dhe mund të ofrojnë njohuri të reja në trajtimin e sëmundjeve si, sëmundja e Alzheimerit dhe epilepsia. //a.i/

 

 

 

 

 

 

The post Zbulohet një rrjet i ri i trurit që lidh mendjen dhe trupin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Media britanike “Which?”: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/- Një udhëtim me anije prej 600 miljesh në Nil, një vizitë në Shqipëri apo një turne rreth pamjeve romake të Britanisë së Madhe ishin ndër destinacionet më të mira për pushime sipas ekspertëve të turizmit, shkruan Kate Pasola në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Which?”.

Secila nga këto vende u vlerësua si më e mira në ofrimin e çdo lloj pushimi, nga turnetë me shoqërues deri te pushimet në plazh. Mund të jeni të sigurt se ato ofrojnë pushime të shkëlqyera!

Ekspertët rekomanduan destinacione – ku turistët mund të eksplorojnë jetën e egër, vijën bregdetare, vendet historike dhe kulturore – si dhe alternativa që ishin më shumë një frymëzim për udhëtime autentike në vitin 2026.

Shqipëria

E konsideruar nga ekspertët e turizmit si destinacioni më mahnitës për pushime në plazh me çmime të përballueshme, Shqipëria ofron shumë më tepër sesa thjesht një udhëtim në Mesdhe.

Ju mund të eksploroni gjithçka, nga fshatrat e listuara në UNESCO me arkitekturën magjepsëse të epokës osmane deri te vendet piktoreske përgjatë Rivierës Shqiptare.

Turistët do të kenë mundësinë të bëjnë një xhiro me anije rreth gadishullit, të vizitojnë kështjella dhe zonat ku prodhohet vera vendase.

Shqipëria ka disa nga vreshtat më të vjetra në botë.

“One Traveller”, operatori turistik britanik, e ka përshkruar Shqipërinë si një zgjedhje të shkëlqyer për pushime solo në zemër të Evropës.

Udhëtimi për shtatë netë në Shqipëri kushton 2,510 euro për person.

Çmimi përfshin fluturimet, akomodimin, shumicën e vakteve, pijeve dhe turet.

Nëse planifikoni të vizitoni Shqipërinë, “One Traveller” rekomandon muajt maj, qershor, shtator dhe tetor.

Media britanike “Which?”, duke ndjekur sugjerimet e ekspertëve të turizmit, ka renditur destinacionet më të mira për udhëtime autentike në vitin 2026:

Shqipëria
Austria
Japonia
Anglia Veriore
Vietnami&Kamboxhia
Egjipti
India
Kosta Rika   //a.i/

https://www.which.co.uk/news/article/most-popular-tours-best-holidays-2026-aIFT48J18Nr4

 

 

 

 

The post Media britanike “Which?”: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Musabelliu: Mbështetje biznesit për përmbushjen e standardeve për të operuar në tregun unik të BE-së

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është një proces që prek vetëm institucionet, por mbi të gjitha kërkon përgatitjen reale të biznesit shqiptar për të operuar në tregun e vetëm europian.

Zv.ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu në një intervistë për ATSH-në, u shpreh se anëtarësimi në BE duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me një transformim strukturor të vetë biznesit, si kusht për konkurrencë dhe funksionim të qëndrueshëm në një treg me rregulla të unifikuara.

Sipas Musabelliut, elementi i parë thelbësor lidhet me kapacitetet e biznesit.

“Integrimi në BE do të thotë që biznesi duhet të ketë burimet e nevojshme për të konkurruar dhe për të vepruar në tregun e vetëm europian”, thekson ai.

Kjo përfshin jo vetëm madhësinë apo kapitalin, por edhe mënyrën e organizimit, menaxhimit dhe qasjes ndaj tregut.

Po aq e rëndësishme, sipas zv.ministrit, është përmbushja e standardeve të prodhimit dhe operimit.

Bizneset shqiptare, veçanërisht ato që aktualisht nuk eksportojnë në BE, do të duhet të rrisin standardet e tyre në mënyrë që të jenë funksionale në tregun e përbashkët europian.

“Nuk do të ketë dy realitete të ndryshme, një për Shqipërinë dhe një për BE-në. Rregullat e BE-së do të zbatohen edhe këtu”, shpjegon Musabelliu, duke nënvizuar se anëtarësimi nënkupton një treg të vetëm, me të njëjtat kërkesa.

Në këtë kuadër, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka nisur punën për hartimin e një programi kombëtar për përgatitjen e biznesit shqiptar për tregun e vetëm europian. Aktualisht po zhvillohet një analizë e detajuar e gatishmërisë, për të vlerësuar se ku ndodhen sektorë të caktuar të ekonomisë shqiptare në raport me kërkesat e anëtarësimit dhe funksionimit në tregun e përbashkët.

Bazuar në këtë analizë, programi do të ndërtohet mbi tre shtylla kryesore.

Shtylla e parë është informimi.

Zv.ministri thekson se është thelbësore që biznesi të kuptojë qartë se çfarë do të thotë të operosh në një treg me rreth 450 milionë konsumatorë, me rregulla më të forta dhe praktika të ndryshme nga ato të tregut vendas.

Shtylla e dytë lidhet me ndërtimin e kapaciteteve.

Programi parashikon trajnimin e një numri të caktuar konsulentësh dhe biznesesh, të cilët do të punojnë drejtpërdrejt me sipërmarrjet për të rritur aftësitë e tyre operuese dhe konkurruese në tregun europian.

Shtylla e tretë është mbështetja financiare, e cila mund të realizohet përmes kredive sovrane, garancive sovrane, granteve të drejtpërdrejta apo skemave të tjera financimi.

Sipas Musabelliut, qëllimi është që të bashkohen të gjithë aktorët për të mbështetur biznesin në forma të ndryshme, në mënyrë që ai të jetë gati që ditën e anëtarësimit të mund të operojë normalisht në tregun e BE-së.

Zv.ministri thekson se Shqipëria nuk po e nis sot këtë proces.

Prej rreth tre dekadash, vendi ka punuar për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së. Në disa sektorë, ky përafrim arrin në 80% apo më shumë, ndërsa në të tjerë është më i ulët.

“Në një vlerësim të përgjithshëm, sot mund të jemi rreth 60–65% të përafruar me legjislacionin e BE-së. Synimi është që ditën e anëtarësimit të shkojmë në rreth 90%, pasi disa elementë plotësohen vetëm pas anëtarësimit”, shpjegon ai.

Në këtë proces, një rol të rëndësishëm luan edhe CEFTA, të cilën Musabelliu e konsideron si një ushtrim parapërgatitor drejt tregut të përbashkët europian.

Aktet që zbatohen në kuadër të CEFTA-s janë në përputhje me ato të BE-së dhe në sektorë të caktuar, si tregtia e fruta-perimeve, Shqipëria operon lirshëm brenda rajonit me të njëjtat rregulla që zbatohen edhe në BE.

“Një nga çështjet më të rëndësishme që pritet të avancojë në kuadër të integrimit është njohja e konformitetit të produkteve. Kjo nënkupton që një produkt i certifikuar në Shqipëri të mos ketë nevojë për ricertifikim në tregun europian, proces që lidhet drejtpërdrejt me akreditimin, certifikimin dhe standardizimin”, deklaroi Musabelliu.

Sa i përket mbështetjes nga Bashkimi Europian, Musabelliu sqaron se BE ofron një sërë skemash financiare për biznesin, veçanërisht në sektorë që lidhen me digjitalizimin, inovacionin dhe eficiencën energjetike.

Megjithatë, këto fonde nuk jepen përmes shtetit, por aplikohen drejtpërdrejt nga vetë bizneset pranë institucioneve të BE-së. Për këtë arsye, Musabelliu vlerëson se rritja e kapaciteteve të biznesit shqiptar për të aplikuar dhe përthithur këto fonde mbetet një prioritet kyç i qeverisë në procesin e integrimit europian. /j.p/

The post Musabelliu: Mbështetje biznesit për përmbushjen e standardeve për të operuar në tregun unik të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festat e fundvitit në Elbasan, fluks prenotimesh në Gjinar dhe Funar

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Atmosfera e festave të fundvitit ka gjallëruar rrugët dhe sheshet e qytetit të Elbasanit.

Në zemër të qytetit, mes mureve shekullore të kalasë dhe portës së saj simbolike, sheshi “Hans Ditrih Gensher” është kthyer në epiqendrën e festimeve.

Në këtë shesh janë të shumta fotografitë e shkrepura mes dekoreve festive, ku banorë të moshave të ndryshme fiksojnë në fotografi momente nga vizita e tyre, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, tha për ATSH-në se atmosfera festive ka nisur që në fillim të dhjetorit, me një kalendar të pasur aktivitetesh për të gjitha moshat, duke e bërë qytetin gjithnjë e më të gjallë, veçanërisht në orët e mbrëmjes.

Artistë vendas dhe të huaj, grupe vallëzimi, DJ dhe këngëtarë të njohur ngjiten në skenën e improvizuar në shesh, duke krijuar një atmosferë që e kthen qytetin në një festë të hapur për të gjithë.

Këto festa janë kthyer në një mundësi mjaft të mirë për gjallërimin e Elbasanit dhe nxitjen e turizmit. Qytetarë të shumtë elbasanas kanë vendosur ta festojnë ndërrimin e viteve në pika turistike, por edhe në lokalet e njohura të qytetit.

Drejtori i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në bashkinë Elbasan, Artur Guni, pohon se Gjinarin këtë fundvit e karakterizon një fluks i shtuar prenotimesh, falë kushteve komode që ofron për pushuesit.

Sipas tij, bujtinat e hapura së fundmi, lokalet e shumta dhe investimet në shërbime kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e interesit për të kaluar ndërrimin e viteve në këtë zonë turistike piktoreske.

Kërkesa të larta janë regjistruar gjithashtu edhe për zonat e tjera turistike të bashkisë, si Funari, por edhe brenda qytetit të Elbasanit, ku turistë vendas dhe të huaj kanë kryer prenotime për të shijuar natyrën, qetësinë dhe ofertën festive të fundvitit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga strukturat hoteliere, agjencitë turistike dhe operatorët e turizmit në bashkinë Elbasan, numri i turistëve nga gushti deri tani arrin rreth 11 mijë vizitorë.

Në këto ditë festash, Elbasani ndryshon ritëm. Çdo ditë që kalon, qyteti gjallërohet më shumë, duke treguar se Elbasani di të festojë, të ruajë traditat dhe të krijojë një atmosferë të ngrohtë mikpritëse.

/k.s/j.p/r.e/

The post Festat e fundvitit në Elbasan, fluks prenotimesh në Gjinar dhe Funar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strukturat akomoduese në Shkodër të rezervuara për fundvit, kalendar i pasur artistik deri në janar

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH-Ermira Isufaj/ Me traditën kulturore, mikpritjen dhe ofertën e pasur festive, Shkodra edhe këtë fundvit është një nga destinacionet për turistët vendas e të huaj. Sheshi para bashkisë është kthyer në epiqendër të festimeve me interpretimin e këngëtarëve më të njohur.

Drejtoresha e Kulturës në bashkinë e Shkodrës, Sara Smaja tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se ky vit erdhi tërësisht ndryshe jo vetëm për qytetarët shkodranë, por edhe për turistët e shumtë.

Smaja pohoi se kalendari i aktiviteteve për festat e fundvitit do të vazhdojë deri në natën e ndërrimit të viteve, ku do të performojnë disa artistë të njohur si Arilena Ara, Noizy, Elvana Gjata, Sidrit Bejleri, si dhe do të plotësohet nga spektakli i fishekzjarreve.

Ajo shprehet se risia e këtij viti është shtrirja e sheshit festiv në disa pika kryesore të qytetit. “Për fëmijët ka një hapësirë pranë lulishtes së bashkisë Shkodër me lojëra të ndryshme, ndërkohë që rinia këtë vit ka shtëpizën e saj pranë pedonales “Kolë Idromeno”. Ato e kanë menaxhuar dhe servirin për të gjithë produkte të prodhuara nga vetë ato, fitimet e të cilave do të shkojnë për bamirësi për shtresat në nevojë. Të rinjtë me “Act4Shkodra” janë fryma e këtij viti e rinisë shkodrane jo vetëm në shtëpizën e tyre, por në të gjithë sheshin, me animacione, por edhe vullnetarizëm në shërbim të fëmijëve dhe të gjithëve që kanë nevojë pranë shesheve festive”.

Ajo shton më tej se ky është viti i tretë që bashkia Shkodër sjell atmosferën e fundvitit në një tjetër dimension. “Rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshme duke dyfishuar numrin e turistëve. Sot në strukturat akomoduese të Shkodrës është vështirë të gjesh vende të lira për të rezervuar për ditët e fundvitit. Aktivitetet kanë qenë çdo natë të gërshetuara me sheshin festiv, por edhe në teatrin “Migjeni” me premierat që ka sjellë dhe varietetin e humorit dhe këngës “Kartolinën ta dërgova”, si edhe koncerti i Orkestrës Simfonike me të ftuar sopranon e njohur ndërkombëtare Marigona Qerkezi”.

Institucionet e tjera kulturore, si Muzeu Historik i Shkodrës dhe Galeria e Arteve, kanë përgatitur programe të veçanta për këtë periudhë, duke ofruar shfaqje teatrore, koncerte, ekspozita dhe veprimtari artistike që pasqyrojnë trashëgiminë dhe krijimtarinë bashkëkohore të qytetit.

Krahas kalendarit festiv dhe fluksit të shtuar të turistëve, Smaja tha për ATSH-në, se bashkia njëherësh ka ndërmarrë një seri masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve, si edhe rendin e sigurisë në qytet.

“Që me nisjen e muajit festiv, Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit kanë marrë masa në mbarëvajtjen e aktiviteteve jo vetëm në sheshin festiv, por edhe orientimin e trafikut në qytet. Është periudhë feste dhe Shkodra këtë vit ka treguar se është kryeqyteti i festimeve në organizim, por edhe atë çfarë i ofron atyre që e vizitojnë Shkodrën, qytet i cili çdo herë të mirëpret me ftesën “Ardhshi të bardhë””.

Turistët vendas, por edhe ata të huaj, përtej kalendarit artistik për fundvitin, kanë interes të shtuar edhe për atraksionet historike dhe natyrore të zonës së qarkut Shkodër si kalaja e Rozafës, liqeni i Shkodrës, lumi Buna, Thethi, Valbona, mali i Thatë, mali i Veleçikut, që mbeten pjesë e listës së atraksioneve edhe gjatë dimrit.

Festat në Shkodër; Foto: Florjan Abazaj
1 nga 27

/e.i/r.e/

The post Strukturat akomoduese në Shkodër të rezervuara për fundvit, kalendar i pasur artistik deri në janar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Foshnja e parë në botë lind me ADN-në e tre personave

LONDËR, 27 dhjetor /ATSH/- Shkencëtarët britanikë kanë kombinuar me sukses ADN-në e tre personave të ndryshëm – një baba, një nënë dhe një donator – për të krijuar foshnje krejtësisht të shëndetshme, të paprekura nga sëmundjet gjenetikisht të trashëguara, sipas BBC.

Kjo teknikë inovative, e njohur si “Transferimi Pronuklear”, nuk është vetëm një progres në mjekësinë riprodhuese, por një hap revolucionar në gjenetikë, duke ofruar shpresë të re për prindërit që mbartin sëmundje vdekjeprurëse mitokondriale.

Në këtë metodë, bërthama e një veze të fekonduar nga prindërit transferohet në vezën e një donatori – një vezë që i është hequr bërthama e vet, por ruan mitokondritë e shëndetshme.

Rezultati është një embrion që mbart identitetin gjenetik të prindërve, por funksionon me “bateritë qelizore” (mitokondritë) e shëndetshme të një personi të tretë.

Është si të zëvendësosh të gjithë rrjetin elektrik të një qyteti pa ndryshuar arkitekturën e tij, duke siguruar që nuk do të ketë kurrë ndërprerje të energjisë – në këtë rast, fillimin e një sëmundjeje gjenetike.

Rezultati? Tetë foshnje të lindura pa asnjë gjurmë të çrregullimeve mitokondriale në testet dhe ekzaminimet mjekësore.

Kjo është një arritje revolucionare jo vetëm shkencërisht, por edhe etikisht dhe shoqërisht, pasi shënon herën e parë që njerëzimi mund ta ndalojë në mënyrë efektive dhe të përhershme transmetimin e disa sëmundjeve vdekjeprurëse.

Kjo teknologji nuk shpëton vetëm një brez – ajo mbron shëndetin e brezave që do të vijnë, duke e bërë atë një nga momentet e rralla kur shkenca vërtet ia kalon vetë kohës! //a.i/

The post Foshnja e parë në botë lind me ADN-në e tre personave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Viktimat e trafikimit, shteti merr përgjegjësinë e mbrojtjes edhe pa dëshmuar në gjykatë

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e rregullave të reja për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit, duke vendosur shtetin përpara përgjegjësisë direkte financiare dhe operacionale.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, për “Procedurat standarde të veprimit”, thuhet se një nga pikat më të rëndësishme të udhëzimit të ri është shkëputja e ndihmës humanitare nga procesi gjyqësor.

Sipas vendimit të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se “mbrojtja dhe riintegrimi ofrohen pavarësisht gatishmërisë apo aftësisë së viktimës për të dëshmuar në gjykatë”.

Në këtë vendim, sanksionohet fakti që një grua apo vajzë që është viktimë e trafikimit, do të marrë ushqim, strehim dhe rehabilitim nga shteti, pavarësisht faktit nëse çështja do të trajtohet në gjykatë. Shteti e njeh rehabilitimin jo thjesht si detyrim ligjor, por si masë parandaluese që viktima të mos bjerë sërish pre e rrjetit.

“Çdo personi të identifikuar si viktimë apo viktimë të mundshme të trafikimit do t’i ofrohet ndihmë dhe mbrojtje falas, dhe do t’i garantohet në kohë ndihma dhe mbrojtja e zgjedhur prej tij/saj. Të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me viktimat e trafikimit apo viktimat e mundshme të trafikimit do të kryhen në çdo moment, duke marrë masa serioze të ruajtjes së sigurisë”, thuhet në vendim.

Në vendim thuhet se procedurat standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave të trafikimit kanë për qëllim të ofrojnë një kuadër të qartë, të harmonizuar dhe funksional për të gjitha hallkat institucionale shtetërore dhe joshtetërore të përfshira në trajtimin e këtij fenomeni kompleks dhe të ndjeshëm.

“Këto procedura janë ndërtuar mbi parimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe vendosin në qendër të veprimit viktimën, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse, të ndjeshme ndaj gjinisë, aftësisë së kufizuar dhe moshës, si dhe të përshtatur me nevojat individuale të çdo rasti. Ato synojnë jo vetëm parandalimin e trafikimit, por edhe një përgjigje efektive dhe të koordinuar për identifikimin, mbrojtjen, asistencën, kthimin vullnetar të asistuar dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshme, pavarësisht nëse janë shtetas shqiptarë apo të huaj, dhe pavarësisht nëse janë të identifikuar brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, cilësohet në njoftim.

Vendimi shfuqizon aktin e mëparshëm të vitit 2018 dhe vendos theks të veçantë te mbrojtja e fëmijëve, duke parashikuar që në çdo rast vendimmarrja të bazohet në parimin e “interesit më të lartë të fëmijës”.

Po ashtu, parashikohet trajtim i specializuar për kategori specifike si gratë shtatzëna, personat me aftësi të kufizuara apo ata që kanë pësuar trauma të rënda psikologjike.

Për viktimat e huaja në Shqipëri ose shqiptarët jashtë, kthimi në shtëpi do të bëhet vetëm nëse është “vullnetar dhe i asistuar”, dhe pasi të jetë vlerësuar se jeta e tyre nuk është në rrezik në vendin e origjinës.

Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Arsimit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

/e.i/a.f/r.e/

The post Viktimat e trafikimit, shteti merr përgjegjësinë e mbrojtjes edhe pa dëshmuar në gjykatë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌