Normal view

Protestuesit mbyllin fjalimet te Kryeministria, marshojnë nëpër rrugët e Tiranës

By: us er
17 August 2026 at 22:01

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar protestën kundër qeverisë së Edi Ramës. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër kryeministrit, qeverisë dhe klasës politike, të cilën e akuzojnë për korrupsion. Mesazhet e protestuesve janë përqendruar te kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës dhe […]

The post Protestuesit mbyllin fjalimet te Kryeministria, marshojnë nëpër rrugët e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Trump: Shtëpia e Bardhë po bie copë-copë nuk mun të pres dot 3 000 persona

17 August 2026 at 22:00
UASHINGTON, 17 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se presidenti kinez Xi Jinping do të mbërrijë më 24 shtator dhe se ai do të dëshironte të organizonte në Shtëpinë e Bardhë një pritje madhështore me rreth 3 mijë të ftuar, por për momentin nuk mund ta bëjë këtë. Trump iu referua sallës së […]

21:59 Alternativat “ngrohin” Chivun, sinjale pozitive te Interi

By: Monika
17 August 2026 at 21:59

Interi po i afrohet fillimit të sezonit të ri në Serie A, ndërsa Cristian Chivu ka marrë disa sinjale pozitive nga testi ndaj Betisit.

Andy Diouf u aktivizua në rolin e anësorit të pestë në krahun e djathtë dhe paraqitja e tij i jep konkurrencë Djed Spence për vendin në formacion.

Në sulm, Pio Esposito u shfaq si pikë referimi në ndërtimin e aksioneve, ndërsa Ange-Yoan Bonny pati një paraqitje më pak produktive. Në mesfushë, Nicolo Barella, Hakan Çalhanoglu dhe Piotr Zielinski dhanë një paraqitje të mirë, me Barellan që u përqendrua më shumë në detyrat mbrojtëse.

Pas hyrjes së Federico Dimarcos në pjesën e dytë, Interi rriti ndjeshëm ritmin dhe nga një aksion i nisur prej tij erdhi goli i shënuar nga John Stones pas kombinimit me Benjamin Pavard. Në fazën e dytë, mbrojtja me Pavard, Stones dhe Manuel Akanji neutralizoi Betisin, i cili nuk krijoi raste të rrezikshme.

Interi ka tashmë alternativa të shumta edhe në qendër të mbrojtjes dhe në mesfushë, ndërsa Chivu mund të vlerësojë edhe përdorimin e një skeme me katër mbrojtës./mxh

’Kthehu tek ëndrrat e vjetra’

17 August 2026 at 21:58

Poezi nga Ezra Pound

Kthehu tek ëndrrat e vjetra 

Që kjo bota jonë të mos humbë guximin 

Me dritë të shuar 

Duaje ëndrrën tënde 
Duke përbuzur çdo dashuri inferiore, 
Duaj erën 
Dhe kujtohu këtu 
Që vërtet vetëm ëndrrat mund të jenë 

Prandaj, unë nisem në ëndërr, që të t’arrij./KultPlus.com

Instagram ndryshon pamjen pas 10 vitesh, përdoruesit tallen me wordmark-un e ri

17 August 2026 at 21:56

Instagram ka rifreskuar identitetin e tij vizual, rreth një dekadë pas ridizajnimit të madh që ndryshoi pamjen e platformës.

Këtë herë, megjithatë, nuk është ndryshuar ikona e njohur e kamerës. Në fokus është wordmark-u, pra mënyra grafike se si shkruhet emri “Instagram”.

Shefi i Instagramit, Adam Mosseri, e ka përshkruar ndryshimin si një “rifreskim” të nevojshëm pas 10 vitesh. Wordmark-u i ri ruan elemente të stilit të shkruar me dorë, por kombinon ato me forma më moderne dhe të pastra.

Ndryshimi, megjithatë, nuk është pritur njëzëri pozitivisht. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet kritike, sidomos për mënyrën se si duken disa shkronja. Disa përdorues kanë ironizuar se emri i ri duket sikur shkruan “Instagzam”, duke vënë në pikëpyetje edhe lexueshmërinë e tij.

Ridizajnimi i fundit i madh i Instagramit ishte në vitin 2016, kur platforma hoqi ikonën e vjetër, me pamje retro dhe skeuomorfike, dhe prezantoi dizajnin minimalist me gradientin shumëngjyrësh që u bë identifikues i aplikacionit. Në atë kohë, ndryshimi shkaktoi po ashtu reagime të shumta, por me kalimin e viteve identiteti i ri u bë një nga ikonat më të njohura të aplikacioneve.

Instagram thotë se rifreskimi i ri synon të ruajë karakterin e markës, ndërsa ta bëjë atë më modern dhe më të përshtatshëm për mënyrën se si platforma përdoret sot. Krahas wordmark-ut, kompania ka prezantuar edhe ndryshime në sistemin e saj tipografik, përfshirë Instagram Sans, Instagram Pen dhe Instagram Mono.

Por interneti duket se ka një pyetje shumë më të thjeshtë për Instagramin: a duket ende si Instagram?

Për një pjesë të përdoruesve, të paktën në ditët e para pas prezantimit, përgjigjja duket të jetë jo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Instagram ndryshon pamjen pas 10 vitesh, përdoruesit tallen me wordmark-un e ri appeared first on Sinjali.

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, njëri prej të plagosurve: Mori flakë benzina e derdhur në tokë

By: redi
17 August 2026 at 21:56

Një prej 4 të dëmtuarve nga shpërthimi në skafin në Porto Palermo të Vlorës, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj, ka treguar dinamikën e ngjarjes. Islamaj tha se të katër të dëmtuarit po punonin për rregullimin e një defekti teknik të skafit dhe në një moment sipas tij, nga shkëndijat mori flakë benzina që ishte derdhur në tokë. “Jo nuk ishte cigarja. Po i bënim shërbim, kishim nxjerrë kandelet dhe po…

Source

21:55 AI nuk arriti ta zgjidhë misterin matematikor 170-vjeçar, por bëri një zbulim të ri

By: EL
17 August 2026 at 21:55

Numrat e thjeshtë nuk ndjekin një model të rregullt, por matematikanët mund të matin se sa shpërndarja e tyre i afrohet një mesatareje të parashikueshme.

Funksioni zeta i Riemannit, një shprehje matematikore e pafundme, është një nga mjetet kryesore në këtë fushë, pasi zerot e tij jotriviale përmbajnë informacion mbi shpërndarjen e numrave të thjeshtë.

Hipoteza e Riemannit thotë se të gjitha këto zero ndodhen në një vijë të vetme në planin kompleks, aty ku pjesa reale është e barabartë me 1/2. Deri më tani, askush nuk ka arritur ta provojë këtë, përfshirë edhe Claude-in e kompanisë Anthropic. Megjithatë, gjatë përpjekjes për ta zgjidhur këtë problem, Claude arriti në një rezultat të ri matematikor që mund të ndihmojë në avancimin e studimit të numrave të thjeshtë.

Sipas kompanisë, një version kërkimor i papublikuar i modelit gjeti një mënyrë të re për të treguar se të paktën 67.2 për qind e këtyre zerove ndodhen në vijën kritike, krahasuar me kufirin e mëparshëm minimal prej 41.6 për qind.

Bëhet fjalë për një përparim në një problem të lidhur me Hipotezën e Riemannit, jo për zgjidhjen e vetë hipotezës. Ky dallim është i rëndësishëm. Matematikanët prej kohësh e dinë se disa zero ndodhen në vijën kritike; sfida është të provohet se kjo vlen për të gjitha zerot.

650 ide që nuk funksionuan

Sipas Anthropic, Claude fillimisht u përpoq të përballej drejtpërdrejt me të gjithë Hipotezën e Riemannit, por nuk ia doli. Në vend të kësaj, modeli u përqendrua në pyetjen se sa zero mund të provohej se përmbushin këtë kusht dhe arriti të përcaktojë një kufi minimal më të lartë.

Procesi i kërkimit tregon gjithashtu se si kompanitë e inteligjencës artificiale po përdorin modele të mëdha gjuhësore për kërkime matematikore të hapura. Claude, sipas kompanisë, testoi 650 ide që nuk rezultuan të suksesshme. Për verifikimin e qasjeve të ndryshme dhe kontrollin e rezultateve u përdorën gjithashtu 60 instanca agjentike të Claudet.

Studiuesit njerëzorë nuk i dhanë modelit udhëzime të hollësishme matematikore. Kontributi i tyre kryesisht konsistonte në nxitje, përfshirë mesazhe për modelin që të “besonte në vete” dhe të “vazhdonte përpara”.

Kjo ndryshon nga rastet kur një modeli i kërkohet të zgjidhë një problem të përcaktuar, për të cilin tashmë dihet përgjigjja. Në këtë rast, sistemi duhej të eksploronte një pjesë të vështirë të teorisë së numrave, të eliminonte qasjet e dobëta dhe të gjente një rrugë që mund t’i qëndronte verifikimit matematik.

Matematikani i Universitetit të Oksfordit, James Maynard, e vlerësoi rezultatin si një kontribut të vërtetë. Ai tha se problemi kërkonte një ide të re dhe se rezultati i ri pikërisht këtë solli, duke shtuar se inteligjenca artificiale duket se ka dhënë një kontribut matematikor autentik dhe interesant.

Çmimi prej një milion dollarësh mbetet larg

Hipoteza e Riemannit mbetet e pazgjidhur prej gati 170 vitesh, ndërsa në vitin 2000 u shpall një çmim prej një milion dollarësh për zgjidhjen e saj.

Megjithatë, rezultati i Claudet nuk e afron marrjen e këtij çmimi. Të provosh se një përqindje më e madhe e zerove ndodhet në vijën kritike nuk është e mjaftueshme për të provuar hipotezën, pasi qëllimi është të vërtetohet se të gjitha zerot ndodhen aty.

Kjo mund të duket kundërintuitive. Problemi qëndron në faktin se matematikanët merren me një bashkësi të pafundme zerosh. Edhe nëse një numër gjithnjë e më i madh zerosh rezulton se ndodhet në vijën kritike, kjo nuk e përjashton mundësinë që më tej në varg të ekzistojnë përjashtime.

Matematikani Maynard thekson se, edhe me një dozë të madhe optimizmi, asnjë nga këto qasje aktualisht nuk ofron një rrugë drejt zgjidhjes së vetë Hipotezës së Riemannit.

Megjithatë, puna ka tërhequr vëmendje sepse sugjeron se sistemet e inteligjencës artificiale mund të jenë të dobishme në kërkimet matematikore, edhe përtej testeve të zakonshme. Matematikani i MIT-it, Andrew Sutherland, tha se rezultati tregon një rol më të gjerë të AI-së në këtë fushë, pasi dëshmon se inteligjenca artificiale mund të kryejë kërkime interesante matematikore dhe jo vetëm të zgjidhë probleme konkrete që i jepen.

Maynard vlerësoi gjithashtu mënyrën se si Anthropic e prezantoi kërkimin. Kompanitë e AI-së janë kritikuar më herët kur sistemet e tyre kanë përsëritur punime ekzistuese matematikore ose kanë paraqitur rezultate të arritura më parë nga njerëzit si zbulime origjinale. Në këtë rast, sipas Maynard, Anthropic u ka dhënë meritat e duhura punimeve të mëparshme dhe nuk e ka ekzagjeruar atë që Claude ka arritur. /ET

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, reagon policia: 4 të plagosurit ranë në kontakt me benzinën

By: us er
17 August 2026 at 21:55

Policia e Himarës ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes së rëndë në Porto Palermo, ku një skaf shpërtheu në flakë. Policia sqaron se nga shpërthimi u plagosën 4 persona, të cilët po riparonin motorin e skafit. Në njoftim bëhet me dije gjithashtu se të plagosurit kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me benzinën e […]

The post Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, reagon policia: 4 të plagosurit ranë në kontakt me benzinën appeared first on BoldNews.al.

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

By: E B
17 August 2026 at 21:54

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ideja që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor i Shteteve të Bashkuara është një propozim “i shkëlqyer”, duke theksuar se SHBA aktualisht ushtron kontroll të plotë mbi këtë rrugë strategjike detare.

Trump u pyet për deklaratat e tij të javës së kaluar, kur kishte thënë se Ngushtica e Hormuzit mund të bëhej “shumë shpejt” territor amerikan.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, presidenti amerikan e mbrojti idenë dhe e lidhi atë me bllokadën detare të vendosur nga Uashingtoni.

“Është një ide e shkëlqyer. Dua të them, ne e kontrollojmë atë përmes bllokadës dhe më pëlqen ideja që ta shpallim territor”, deklaroi Trump.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht “kontroll të plotë” mbi ngushticën, ndërsa paralajmëroi se Irani mund të përpiqet të pengojë lëvizjen detare.

“Ata mund të jenë një bezdi, mund të vendosin një minë në ujë, por bllokada ka qenë shumë efektive”, tha Trump.

Deklaratat vijnë në një moment të tensionuar në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa Ngushtica e Hormuzit është kthyer në një prej pikave më të ndjeshme strategjike në Lindjen e Mesme.

Nga adrenalina në varr: Helikopteri rrëzohet e merr flakë në Greqi, vdesin piloti dhe dy pasagjerët

17 August 2026 at 21:50

Tre persona humbën jetën pasi një helikopter u rrëzua pak çaste pas ngritjes në ishullin grek të Sifnos.

Piloti dhe dy pasagjerët ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa helikopteri u përfshi nga flakët pas përplasjes në një shpat të thatë.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, raporton Reuters, transmeton Sinjali.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë një top të madh flakësh dhe një kolonë të dendur tymi të zi në zonën ku ndodhi rrëzimi.

Ngjarja ka ndodhur të hënën dhe po hetohet nga autoritetet greke.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga adrenalina në varr: Helikopteri rrëzohet e merr flakë në Greqi, vdesin piloti dhe dy pasagjerët appeared first on Sinjali.

SHBA – Trump: Shtëpia e Bardhë po bie copë-copë, nuk mund të ftoj dot 3 000 persona

17 August 2026 at 21:49

UASHINGTON, 17 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se presidenti kinez Xi Jinping do të mbërrijë më 24 shtator dhe se ai do të dëshironte të organizonte në Shtëpinë e Bardhë një pritje madhështore me rreth 3 mijë të ftuar, por për momentin nuk mund ta bëjë këtë.

Trump iu referua sallës së re të pritjeve në Shtëpinë e Bardhë, projekti i së cilës është bllokuar nga një gjykatë.

Presidenti amerikan tha se do të dëshironte ta përdorte këtë hapësirë për evente të rëndësishme dhe për të pritur figura të larta ndërkombëtare, përfshirë Xi Jinping.

Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, në nderim të Ryder Williams, një 16-vjeçari që shpëtoi nga deti në Kaliforni një fëmijë 10-vjeçar.

Gjatë ceremonisë, Trump foli edhe për gjendjen e ndërtesës presidenciale, duke deklaruar se “Shtëpia e Bardhë po bie copë-copë”.

Ai e përdori këtë argument për të theksuar nevojën, sipas tij, për ndërhyrje dhe punime në godinë. /os/

The post SHBA – Trump: Shtëpia e Bardhë po bie copë-copë, nuk mund të ftoj dot 3 000 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A mund të “vdesim” nga pikëllimi? Çfarë i ndodh trupit kur trishtimi bëhet shumë i fortë

17 August 2026 at 21:49


Dhimbja emocionale mund të shkaktojë edhe simptoma fizike – ja kur është pjesë normale e pikëllimit dhe kur duhet kërkuar ndihmë

Kur trishtimi bëhet aq i fortë sa duket sikur dhemb edhe fizikisht, reagimi i parë shpesh është ta fshehim, ta shtypim dhe të vazhdojmë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Por trishtimi është një reagim i natyrshëm ndaj humbjes, zhgënjimit dhe përvojave të dhimbshme dhe nuk është domosdoshmërisht shenjë e një çrregullimi psikologjik.

Edhe trishtimi është pjesë e jetës

Humbja e një personi të dashur, ndarja, divorci, humbja e punës, një miqësi e përfunduar, problemet financiare apo pritjet e parealizuara mund të shkaktojnë pikëllim të thellë. Nuk ekziston një mënyrë e vetme “e drejtë” për të përjetuar humbjen: dikush qan, dikush kërkon vetmi, ndërsa një tjetër vazhdon rutinën e përditshme, megjithëse brenda vetes ndihet i zbrazët. NHS thekson se pikëllimi pas një humbjeje mund të shfaqet në mënyra shumë të ndryshme nga një person te tjetri.

Presioni për të qenë vazhdimisht të fortë apo të lumtur mund ta bëjë më të vështirë pranimin e emocioneve të dhimbshme. Por emocionet nuk zhduken vetëm sepse vendosim të mos i tregojmë.

Mos e shtypni atë që ndieni

T’i lejoni vetes të përjetoni trishtimin nuk do të thotë t’i dorëzoheni dëshpërimit. Mund të ndihmojë të flisni me dikë që i besoni, të qani, të shkruani mendimet ose thjesht të pranoni: “Po, tani po kaloj një periudhë të vështirë”.

Edhe pikëllimi nuk ka një afat të njëjtë për të gjithë. Mund të vijë në valë: një ditë ndiheni më mirë, ndërsa një këngë, fotografi, aromë apo përvjetor mund t’i rikthejë emocionet e forta, transmeton Telegrafi.

Trishtimi dhe depresioni nuk janë e njëjta gjë

Trishtimi është një emocion, ndërsa depresioni është një çrregullim i humorit me një tablo më të gjerë dhe më të qëndrueshme simptomash.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një episodi depresiv humori i ulët ose humbja e interesit dhe kënaqësisë është e pranishme pjesën më të madhe të ditës, pothuajse çdo ditë, për të paktën dy javë. Mund të shfaqen gjithashtu lodhje, çrregullime të gjumit dhe oreksit, vështirësi në përqendrim, ndjenjë pavlefshmërie, mungesë shprese dhe mendime për vdekjen.

A mund të “vdesim nga trishtimi”?

Shprehja “ma theu zemrën” nuk është krejtësisht pa bazë fiziologjike. Stresi shumë i fortë emocional mund të shoqërohet me simptoma fizike, ndërsa ekziston edhe një gjendje e rrallë e quajtur kardiomiopatia Takotsubo, ose “sindroma e zemrës së thyer”.

Sipas Institutit Kombëtar amerikan për Zemrën, Mushkëritë dhe Gjakun (NHLBI), kjo gjendje mund të shfaqet pas një stresi ekstrem emocional ose fizik dhe ndikon përkohësisht në funksionimin e muskulit të zemrës. Dhimbja në gjoks ose vështirësia në frymëmarrje kërkojnë vlerësim urgjent mjekësor, sepse simptomat mund të ngjajnë me ato të një problemi serioz kardiak.

Pra, nuk “vdesim nga trishtimi” në kuptimin e zakonshëm të kësaj shprehjeje, por stresi emocional shumë i rëndë mund të ndikojë realisht në shëndetin fizik dhe mendor.

Kur duhet kërkuar ndihmë

Nëse trishtimi bëhet aq i fortë ose i zgjatur sa pengon gjumin, ushqyerjen, punën, marrëdhëniet apo funksionimin e përditshëm, është e arsyeshme të kërkohet ndihmë profesionale. Mendimet për vetëlëndim, vdekje ose vetëvrasje duhet të merren gjithmonë seriozisht dhe kërkojnë ndihmë të menjëhershme.

Trishtimi nuk është dobësi. Ai shpesh tregon se kemi humbur diçka që ka pasur rëndësi për ne. Ta pranosh, ta përjetosh dhe të kërkosh mbështetje kur bëhet tepër i rëndë është pjesë e kujdesit për veten. /Telegrafi/

21:47 Tentativë e re për arratisje nga burgu i Parmës/ Dyshime se përfshihen edhe shqiptarë

By: Monika
17 August 2026 at 21:47

Një përpjekje e re për arratisje ka ndodhur në burgun e Parmës në Itali.

Pas zbulimit më 2 korrik të disa sendeve të destinuara për t’u përdorur për t’u arratisur nga burgu, një incident i ngjashëm ka ndodhur në objektin Strada Burla.

Mediat italiane shkruajnë se një litar me grep dhe sende të tjera arratisjeje u gjetën në anën e Via Mantova që kufizohet me Strada Burla.

Duket se është i njëjti grup individësh, me dyshime edhe për shtetas me origjinë shqiptare, të cilët ishin të përfshirë në incidentin e parë korrikun e kaluar, duke u përpjekur të ndihmonin të burgosurit të arratiseshin nga objekti./mxh

Shpërthimi i skafit, një prej të plagosurve: Motori mori flakë nga benzina që ishte derdhur

By: us er
17 August 2026 at 21:47

Katër persona kanë pësuar djegie të shumta në trup, si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo të Vlorës. Një prej të plagosurve, tha se shkak i shpërthimit ka qenë benzina që gjendej në skaf. Ai u shpreh se po bënin riparime në motor. “Po i bënim shërbim. Mori flakë nga […]

The post Shpërthimi i skafit, një prej të plagosurve: Motori mori flakë nga benzina që ishte derdhur appeared first on BoldNews.al.

CEO i OpenAI zbulon pyetjen e vetme që s’do t’ia bënte *kurrë* ChatGPT-së

17 August 2026 at 21:47
Sam Altman, CEO i OpenAI, ka në dispozicion një nga mjetet më të fuqishme të inteligjencës artificiale të krijuara ndonjëherë. Megjithatë, ekziston një pyetje që ai ka treguar se nuk do t’ia bënte ChatGPT-së, sepse lidhet me diçka thellësisht njerëzore: “Si mund të jem i lumtur?” Për këtë pyetje, Altman do të preferonte t’i drejtohej […]

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

By: E B
17 August 2026 at 21:47

Katër persona kanë pësuar djegie të shumta në trup, si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo të Vlorës.

Një prej të plagosurve, tha se shkak i shpërthimit ka qenë benzina që gjendej në skaf. Ai u shpreh se po bënin riparime në motor.

“Po i bënim shërbim. Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha ai.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë dhe po transportohen drejt Tiranës.

Ylli i Hollywoodit Woody Harrelson nderohet në Festivalin e Filmit në Sarajevë

17 August 2026 at 21:46


Aktori i njohur amerikan, Woody Harrelson, ka mbërritur në Sarajevë, ku gjatë edicionit të 32-të të Sarajevo Film Festival do të nderohet me çmimin “Zemra e Nderit e Sarajevës” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin e filmit.

Harrelson, 65 vjeç, ka ndërtuar një karrierë prej gati katër dekadash, duke interpretuar role të ndryshme në komedi, drama, filma aksion dhe seriale televizive.

Ai u bë i njohur për publikun amerikan përmes serialit “Cheers”, ndërsa më vonë u shqua në filma si “Natural Born Killers”, “The People vs. Larry Flynt”, “Zombieland” dhe “No Country for Old Men”.

Woody

Për publikun e Sarajevës, prania e tij ka një rëndësi të veçantë për shkak të filmit “Welcome to Sarajevo”, të vitit 1997, ku Harrelson luan rolin e gazetarit amerikan Jimmy Flynn.

Filmi, i cili trajton luftën në Bosnje dhe rrethimin e Sarajevës, do të shfaqet sërish në kuadër të festivalit.

Një nga rolet më të njohura të Harrelsonit për brezin e ri është Haymitch Abernathy në serinë “The Hunger Games”, teksa një tjetër rol i vlerësuar ishte ai i detektivit Marty Hart në sezonin e parë të “True Detective”, krahas Matthew McConaughey.

Gjatë karrierës së tij, Harrelson ka marrë tre nominime për Oscar, ndonëse ka punuar edhe si skenarist, regjisor dhe producent.

Vizita e Harrelsonit në Sarajevë, gati tri dekada pas xhirimeve të “Welcome to Sarajevo”, i jep një dimension të veçantë rikthimit të tij në qytetin që ishte pjesë e një prej filmave më të rëndësishëm të karrierës së tij. /Telegrafi/

❌