Normal view

Dita ndërkombëtare e maceve, disa kuriozitete interesante rreth tyre 

8 August 2026 at 11:59

Data 8 gusht është Dita Ndërkombëtare e një prej kafshëve shtëpiake më të dashura nga njerëzit, e maceve. Kjo ditë për herë të parë u shënua në vitin 2002 nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve si dhe grupet e tjera për të drejtat e kafshëve, si një ditë e veçantë për të llastuar edhe më tepër një nga kafshët më të preferuara në botë.

Sipas studimeve, mbajtja e një mace përmirëson shëndetin mendor dhe lehtëson stresin, ankthin dhe depresionin.  Macja, në fakt, autonome dhe “me edukatë”, është kafsha perfekte për t’u mbajtur në ambiente banimi, edhe në qytet.

Nëse dëshironi ta pasuroni shtëpinë me një prej tyre, ja disa kuriozitete që ndoshta nuk i dinit ende:

*Puthja e maces: Është ajo shprehi që macja bën, me sytë e mbyllur ose gjysmë të mbyllur vazhdimisht, drejtuar padronit të saj. Do të thotë që ndjehet mirë dhe është e qetë.

*Orientimi: Macet janë të pajisura me një lloj GPS, që, ndryshe nga kafshët e tjera, i lejon ato të gjejnë përherë rrugën për në shtëpi.

*Të flenë: Në qoftë se mendoni se mërziten vetëm në shtëpi, mos u shqetësoni. Macet mund të flenë edhe 2/3 e ditës.

*Gërr gërret: Macja bën gërr gërr për të komunikuar një gjendje mirëqenieje, ndjehet mirë. E bëjnë që kur janë të sapolindur, për t’i komunikuar nënës që janë mirë. Ajo ia kthen me të njëjtën monedhë “ron ron”. Dhe nuk mbaron këtu: kjo mirëqenie mund t’u tregohet edhe humanëve, sipas veterinerit francez Jean-Yves Gauchet që mbështet ‘ron ron terapinë’ në Francë. Sipas tij, gërr gërret e maceve ndihmojnë për të ulur stresin dhe pagjumësinë, të ngjashme me një muzikë të caktuar.

*Tualeti: Dihet që macet janë kafshë shumë të pavarura. Sipas një eksperti të intervistuar nga Mother Nature Network, njeriu mund të arrijë akoma më shumë: mund të instruktojë macen e vetë për të përdorur wc-në dhe të tërheqë shkarkuesin. Provojeni për ta besuar!

*Hedhja për së larti: Macet hidhen lart 5 herë më shumë se gjatësia e tyre, në këtë mënyrë arrijnë 2,5 metra lartësi.

*Macja e zezë ndjellë fatkeqësi? Jo, përkundrazi!

*Të shohë në errësirë: Mund ta bëjë falë zinkut dhe proteinave që mbulon retinën dhe reflekton dritën si një pasqyrë.

*Klonimi: Nicky i vogël u lind në 2004 dhe ishte macja e parë që u klonua nga AND e e një Maine Coon-i të vdekur. Çdo gjë ka një çmim dhe padroni i maces të racës Maine Coon, për të qetësuar dhimbjen e braktisjes, pagoi 50 mijë dollarë./ KultPlus.com

Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

By: Evi
8 August 2026 at 11:55

Një sherr mes disa të burgosurve është regjistruar këtë të shtunë në burgun e sigurisë së lartë në Fier, në dhomën e ajrimit. Burime bëjnë me dije se gjatë konfliktit dy të burgosur kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur me mjete të improvizuara, teksa pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të burgosurit në qelitë e tyre.

Dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e plota që çuan në nisjen e konfliktit, sikurse nuk bëhen të ditur as emrat e dy të plagosurve apo të personave që janë përfshirë në konflikt.

The post Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit appeared first on Euronews Albania.

11:45 Krimet serbe në Kosovë, gjenden mbetje mortore edhe në zonën e tretë në Zubin Potok

8 August 2026 at 11:45

Autoritetet ligjzbatuese në Kosovë njoftuan të premten se kanë gjetur mbetje njerëzore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok. Ky zbulim vjen ndërsa në këtë komunë veriore po vazhdojnë gërmimet pas dyshimeve për mbetje njerëzore që dyshohet se u përkasin njerëzve të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-‘99.

Policia dhe Prokuroria Speciale e Kosovës thanë të premten në një komunikatë të përbashkët se gjatë veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar.

Ekipet kosovare janë prej javësh duke gërmuar në tri lokacione në Zubin Potok, përfshirë fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jakubë, pas një hetimi rreth dyvjeçar dhe arrestimit të tre të dyshuarve lidhur me këtë rast nën dyshimin për krime lufte.

Autoritetet kosovare thanë se kanë dëshmi se njëri nga të arrestuarit në Zubin Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave. /kb

Protestë në Fushë Arrëz kundër reformës territoriale, banorët kundërshtojnë bashkimin me Pukën

By: Evi
8 August 2026 at 11:45

Drafti i propozuar nga Partia Socialiste për reformën e re administrativo-territoriale është kundërshtuar edhe në Fushë Arrëz.

Banorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe drejtues vendorë u mblodhën në protestë kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Fushë Arrëz me atë të Pukës, duke e konsideruar këtë nismë si një cenim të identitetit, dinjitetit dhe interesave të komunitetit. Protestës iu bashkuan edhe bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale nga opozita, Luçiano Boçi, si dhe deputeti Gjin Gjoni.

Nga tubimi, kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, e cilësoi të papranueshëm draftin dhe shpalli të padëshiruar në këtë qytet një prej hartuesve të tij, Arbian Maznikun.

Kundër bashkimit me Pukën u shprehën edhe drejtues të tjerë vendorë. Në mbështetje të banorëve të Fushë Arrëzit ishte kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi, dhe ai i Pukës, Rrok Dodaj.

Mes protestuesve ishte edhe ish-kandidati i Partisë Socialiste për deputet në këtë zonë dhe ish-kreu i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, Pavlin Luli. Ai iu bashkua kundërshtimit të banorëve, ndërsa gjatë fjalës së tij nuk munguan kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe banorë të Fushë Arrëzit kërkuan që përpara çdo vendimmarrjeje të dëgjohet zëri i komunitetit dhe të merret në konsideratë vullneti i banorëve.

Në përfundim të protestës, banorët njoftuan nisjen e mbledhjes së firmave për një peticion kundër draftit të propozuar, ndërsa paralajmëruan edhe përshkallëzim e reagimit nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.

Sipas të dhënave të Censusit, Bashkia Fushë Arrëz ka rreth 4 mijë e 878 banorë, ndërsa Bashkia Pukë rreth 6 mijë e 222 banorë. Drafti i propozuar parashikon bashkimin e tyre në një njësi të vetme administrative, një propozim që ka hasur kundërshtimin e banorëve të Fushë Arrëzit.

The post Protestë në Fushë Arrëz kundër reformës territoriale, banorët kundërshtojnë bashkimin me Pukën appeared first on Euronews Albania.

Korridori 8 ka përfunduar… në letër

By: us er
8 August 2026 at 11:44

Nga Lutfi Dervishi Dje u hapën 7.5 kilometrat e parë të aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Lajm i shkëlqyer, por  edhe një rast i mirë për të parë kalendarin e punimeve dhe zotimet që u dhanë publikisht. Punimet nisën, katër vite më parë, në dhjetor 2022 dhe aksi u nda në tetë faza. […]

The post Korridori 8 ka përfunduar… në letër appeared first on BoldNews.al.

Fluks edhe në Portin e Vlorës, vijnë mijëra emigrantë e turistë. Trafik i rënduar në qytet

8 August 2026 at 11:42

Sezoni turistik është në pikun e tij, ndaj mijëra emigrantë por dhe turistë po vijnë për pushime në vendin tonë. Nga Brindisi i Italisë kanë mbërritur në Portin e Vlorës, mëngjesin e së shtunës, 818 udhëtarë dhe mbi 200 mjete. Ndërsa me tragetin e pasdites pritet të vijnë dhe 1 e 100 pasagjerë të tjerë. Fluksi i portit i ndje menjëherë dhe në qytet, ku trafiku është mjaft i rënduar. Sakaq…

Source

Mbi 1 mijë masa në një javë për shpejtësinë/ Policia: Janë kapur mjete deri në 230 km/h

8 August 2026 at 11:38

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet për sigurinë rrugore, duke përdorur mjete inteligjente për evidentimin e shkeljeve në akset kryesore të vendit.

Vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1,100 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa janë evidentuar raste ku automjetet kanë lëvizur deri në 230 km/h.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, inspektoi nga terreni masat e ndërmarra nga Policia Rrugore në aksin interurban kryesor “Rrogozhinë-Durrës”, ku po përdoren mjete inteligjente për monitorimin e shpejtësisë dhe shkeljeve të tjera të qarkullimit rrugor.

Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, bëri me dije se mjete të tilla janë të dislokuara edhe në akse të tjera kryesore të vendit, përfshirë Rrugën e Kombit, me qëllim evidentimin automatik të drejtuesve që tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gjatë javës janë vendosur 1,100 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa shpejtësitë e evidentuara kanë arritur deri në 230 km/h.

“Shpejtësia vret”, ishte një nga mesazhet e përcjella nga Hita, i cili kërkoi respektimin e rregullave të qarkullimit dhe paralajmëroi intensifikimin e kontrolleve me mjete inteligjente.

Policia po përdor në terren pajisje si Poliscani, radarë dhe dronë për monitorimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve.

Ndërkohë, gjatë një viti, sipas të dhënave të bëra publike nga Policia e Shtetit, 1,075 drejtuesve të automjeteve u është hequr leja e drejtimit pasi kanë humbur pikët, ndërsa 1,060 raste janë proceduar për drejtim të automjetit pa leje drejtimi.

Policia njofton gjithashtu se së shpejti pritet të vihen në funksion kamerat në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor. Këto kamera do të integrohen me sistemin e Policisë dhe synojnë një monitorim më të detajuar të shkeljeve në rrugët kryesore interurbane.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit apeloi drejtuesit e automjeteve që të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit, të mos drejtojnë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike dhe të respektojnë kufijtë e shpejtësisë.

“Një rregull i respektuar, është një jetë e shpëtuar më shumë”, ishte mesazhi i Policisë së Shtetit.

 

11:30 Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

8 August 2026 at 11:30

Një zyrtar amerikan pretendon se është bërë progres në bisedimet midis Iranit dhe Omanit, me qëllim rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit.

“Presim një marrëveshje së shpejti,” thotë një zyrtari amerikan në Uashington në një deklaratë të dërguar gazetarëve, transmetojnë mediat izraelite.

Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se një marrëveshje është e afërt që nga e shtuna, kur ai anuloi një sulm të madh ushtarak kundër objekteve energjetike iraniane. Raportet e fundit kanë treguar se palët kanë arritur një marrëveshje kornizë.

“Pasi të shpallet një marrëveshje për të rivendosur transportin tregtar pa pengesa, SHBA do të heqë bllokadën e porteve iranian. Veprimet e SHBA-së do të vazhdojnë të jenë të bazuara në performancë dhe të lidhura me zbatimin e angazhimeve të Iranit,” thekson zytari./kb

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbërrijnë qindra automjete dhe kamperë (VIDEO)

By: Evi
8 August 2026 at 11:30

Fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës vijon të mbetet i lartë. Gjatë orëve të para të mëngjesit në port mbërriti trageti nga Brindisi, me 818 pasagjerë, 228 automjete, 14 kamperë, 8 kamionë dhe 47 anëtarë ekuipazhi.

Ndërkohë, në orën 17:00 pritet mbërritja e një tjetër trageti me rreth 1.100 pasagjerë dhe 260 automjete.

Sipas të dhënave portuale, fluksi pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, kur në Portin e Vlorës janë planifikuar të mbërrijnë tre tragete, duke sjellë një numër të lartë udhëtarësh dhe automjetesh nga Italia.

The post Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbërrijnë qindra automjete dhe kamperë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Romani si ndërgjegje e shtetit: Sfida krijuese e Ahmet Prençit

8 August 2026 at 11:30

ROMANI SI NDËRGJEGJE E SHTETIT: SFIDA KRIJUESE E AHMET PRENÇIT

Nga Luan Rama

Të njohësh një njeri përmes përgjegjësive që ka mbajtur në jetë dhe ta zbulosh më pas si shkrimtar, është një përvojë që të vendos përballë një prove të dyfishtë: të ndash figurën publike nga zëri krijues dhe të gjykosh letërsinë pa u ndikuar nga biografia.

Kjo ishte sfida ime në përballjen me veprën letrare të Ahmet Prençit.

E kisha njohur në një tjetër dimension: në kohën kur unë isha Ministër i Rendit Publik (kështu quhej atëherë Ministri i Brendshëm), ndërsa ai ishte oficer i ri i Policisë së Shtetit; një kohë kur fjala, vendimi dhe përgjegjësia kishin një peshë krejt tjetër nga ajo e letërsisë.

Prandaj, shfaqja e tij si shkrimtar dhe, për më tepër, në botën e romanit, nuk mund të mos ngjallte kureshtje, por edhe një rezervë të natyrshme.Rezerva ime nuk vinte nga mungesa e vlerësimit për rrugëtimin e tij profesional. Përkundrazi, pikërisht pasuria e atij rrugëtimi e bënte skepticizmin tim edhe më të madh.

Sepse midis jetës së jetuar dhe letërsisë së vërtetë ekziston një hapësirë që nuk mbushet nga kujtimet, funksionet apo njohja e drejtpërdrejtë e realitetit.

Ajo mbushet vetëm atëherë kur përvoja arrin të shndërrohet në art.

Duke qenë një lexues i vëmendshëm dhe selektiv i letërsisë, por edhe dëshmitar i një kohe kur shpesh dëshira për t’u quajtur shkrimtar i paraprin përpjekjes së vërtetë krijuese, nuk mund të mos e them se e prita me skepticizëm shfaqjen e Ahmet Prençit si romancier.

Dilema nuk ishte nëse ai kishte çfarë të tregonte.

Një jetë pranë mekanizmave të shtetit dhe të rendit prodhon padyshim shumë histori./ KultPlus.com

Zelensky viziton Serbinë, ukrainasit dhe rusët presin ndryshim nga Beogradi

8 August 2026 at 11:28

“Është mirë që po vjen”. Me këto fjalë, ukrainasja Svetlana, e cila prej katër vjetësh jeton në Beograd, e komentoi vizitën e parë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi.

Presidenti i Ukrainës do ta vizitojë Serbinë më 8 gusht, më pak se një muaj pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në Kiev në samitin Ukrainë–Evropa Juglindore.

“Duhet edhe ta vizitojnë njëri-tjetrin si miq. Në këtë mënyrë do të mësojmë më shumë për njëri-tjetrin, sepse edhe Serbia është një vend i bukur, sikurse Ukraina”, tha Svetlana për REL-in.

Svetlana u largua nga Zaporizhja, në juglindje të Ukrainës, në mars të vitit 2022, menjëherë pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, afër shtatë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Deri në dhjetor të vitit 2025, në Serbi ishin regjistruar zyrtarisht pak më shumë se 16.000 refugjatë nga Ukraina.

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, në Serbi jetojnë gjithashtu afër 4.000 ukrainas dhe kjo pakicë kombëtare ka edhe këshillin e vet kombëtar.

Filip Pronek, kryetar i këtij organi që merret me ruajtjen e identitetit ukrainas në Serbi, tha për REL-in se vizita e Zelenskyt është një lajm i mirë.

Ai kujtoi se zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, e vizitoi Serbinë në maj të vitit 2024 së bashku me ministrin e atëhershëm ukrainas të Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba.

“Mendoj se është normale që [Volodymyr Zelensky] të vijë dhe ta vizitojë Serbinë, si dhe të avancohen dialogu dhe bashkëpunimi dypalësh mes dy shteteve dhe dy popujve vëllazërorë sllavë. Janë dy shtete sllave që kanë shumë gjëra të përbashkëta gjatë historisë”, tha Pronek.

The post Zelensky viziton Serbinë, ukrainasit dhe rusët presin ndryshim nga Beogradi appeared first on Euronews Albania.

Sistemi i ri i pagesave nga telefoni/ Banka e Shqipërisë: Nis brenda vendit, më pas drejt BE

8 August 2026 at 11:24

Qytetarët dhe bizneset në vend do të realizojnë pagesa apo transaksione online brenda disa sekondave.

Nëse më parë kalimi i parave mund të zgjaste disa ditë me hyrjen në përdorim të TIPS Clone, pagesat elektronike në Shqipëri do të kryhen në kohë reale edhe ne ditë pushimi.

Zv.drejtoresha e sistemit të pagesave në Bankën e Shqipërisë, Valentina Semi thekson se aksesi do të jetë nëpërmjet aplikacioneve online të bankave  kundrejt komisioneve minimale.

Qytetarët mund ta përdorin këtë sistem për të kryer pagesa të ndryshme duke nisur që nga fatura të energjisë, ujit apo  në restorante.

Platforma TIPS Clone u mundëson bizneseve të kryejnë pagesa dhe transferta parash në kohë reale brenda pak sekondash, edhe jashtë orarit zyrtar të bankave.

Sistemi do të nisë funksionin në nëntor për pagesat brenda vendit për tu zgjeruar më pas edhe me vendet e rajonit dhe ato të BE.

Ofrimi i kësaj mundësie për kryerjen e pagesave të shpejta pritet të ulë njëkohësisht edhe përdorimin e parave CASH duke sjellë përfitime të konsiderueshme edhe për ekonominë e cila përllogaritet të kursejë deri në 38 miliardë lekë në vit.

Miliardat publike/ “Besta” e Bert Zykës, “mbret” i tenderave me flamuj të kuq në Qarkun e Beratit

By: us er
8 August 2026 at 11:19

Nga BoldNews.al Kompania “Besta”, në pronësi të sipërmarrësit Robert Zyka, është një prej atyre që nuk ka krijuar një profil të lartë publik, krahasuar me shumë shoqëri të ngjashme që operojnë në fushën e tenderave publikë në fushën e ndërtimit. E, megjithatë, ajo duket se ka vendosur një lloj “hegjemonie” në procedurat e prokurimit publik […]

The post Miliardat publike/ “Besta” e Bert Zykës, “mbret” i tenderave me flamuj të kuq në Qarkun e Beratit appeared first on BoldNews.al.

Dy operacione policore në Elbasan, arrestohen dy persona

8 August 2026 at 11:18

ELBASAN – Dy operacione policore të koduara “Last Fire” dhe “Mbikëqyrja” janë finalizuar nga Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, duke çuar në arrestimin e dy personave.

Në kuadër të operacionit “Last Fire”, policia ka ndaluar 43-vjeçarin, banues në Elbasan, i cili dyshohet se më 7 gusht 2026, rreth orës 01:00, ka djegur me lëndë djegëse automjetin në përdorim nga një 26-vjeçar.

Sipas policisë, nga hetimet e thelluara dyshohet se 43-vjeçari është gjithashtu autor i djegies së dy automjeteve të tjera, në pronësi të shtetasit E. H., ngjarje e ndodhur më 28 qershor 2026.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Mbikëqyrja”, shërbimet e policisë kanë kapur në flagrancë dhe arrestuar 32-vjeçarin D. R., banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, 35 fishekë, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arma e zjarrit, municioni dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

11:15 Adelina Ismaili: Dua Lipa dhe Rita Ora nuk do kishin “dhez” nëse do këndonin në Kosovë

8 August 2026 at 11:15

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismaili ka folur për dy këngëtaret e njohura shqiptare në skenën ndërkombëtare Dua Lipa dhe Rita Ora.

Teksa komenton standardet e vendosura sot, ku shumica e këngëtareve kryejnë operacione plastike, këngëtarja thotë se Dua Lipa dhe Rita Ora pa make up dhe flokë të rregulluara janë vajza të zakonshme.

Po ashtu thekson se nëse do të kishin mbetur në Kosovë nuk do të ishin aq të famshme dhe nuk do të kishin karrierën që kanë sot në Perëdim.

“Unë mendoj që vajzat tona me lehtë deprotojnë në perëdnimin tani se në kosovë. Dua Lipa dhe Rita Ora pa make up, pa flokë të rregulluara, janë të zakonshme. Nuk besoj se kishin “dhez” nëse do të kishin ngel këtu me këto standarde që kanë vendos sot. Ndërkohë unë shijoja shëtitjet në Zvicër e Francë. Kam kënduar 40 vjet dhe e meritoj dhe unë të shëtis”, ka deklaruar Adelina Ismaili”, tha Adelina Ismaili në një intervistë në Kanali 10./ kb

Dyshohet se dogji 3 makina, në pranga 43-vjeçari në Elbasan. Arrestohet edhe një tjetër për armëmbajtje pa leje

By: Evi
8 August 2026 at 11:14

Një 43-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se është autor i dy rasteve të djegies së qëllimshme të automjeteve.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë E. K., 43 vjeç, i cili dyshohet se më datë 07.08.2026, rreth orës 01:00, ka djegur me lëndë djegëse automjetin në përdorim nga shtetasi L. D., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu, nga veprimet e thelluara hetimore, shtetasi E. K. dyshohet se është autor edhe i djegies së dy automjeteve në pronësi të shtetasit E. H., më datë 28.06.2026.

Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe një person tjetër, D. R., 32 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën një armë zjarri pa leje, 35 fishekë dhe lëndë narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses dy operacionet policore të koduara “Last Fire” dhe “Mbikëqyrja”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Fire”, si rezultat i veprimeve të kryera dhe i hetimeve të thelluara, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit:

E. K., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas dyshohet se më datë 07.08.2026, rreth orës 01:00, ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin në përdorim nga shtetasi L. D., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu, nga veprimet e thelluara hetimore, shtetasi E. K. dyshohet se është autor edhe i djegies së dy automjeteve, në pronësi të shtetasit E. H., më datë 28.06.2026.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mbikëqyrja”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

D. R., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një armë zjarri pistoletë, 35 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi D. R. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arma e zjarrit, municioni luftarak dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Dyshohet se dogji 3 makina, në pranga 43-vjeçari në Elbasan. Arrestohet edhe një tjetër për armëmbajtje pa leje appeared first on Euronews Albania.

Kuvendi i Kosovës rikthehet në seancë konstituive pas skadimit të afatit kushtetues

By: Evi
8 August 2026 at 11:05

Pas përfundimit të afatit të caktuar kushtetues, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë rikthyer këtë të shtunë në sallën e seancave për të vazhduar seancën konstituive.

Sipas raportimeve të medieve lokale, në rendin e ditës është pika kryesore që mban të bllokuar procesin, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë qëndruar mbrëmë në ambientet e Kuvendit deri në orën 00:00, afat ky që ishte paraparë sipas Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

The post Kuvendi i Kosovës rikthehet në seancë konstituive pas skadimit të afatit kushtetues appeared first on Euronews Albania.

11:00 Google Assistant largohet nga ‘detyra’ më 4 shtator, ja cili e zëvendëson

8 August 2026 at 11:00

Duke nisur nga 4 shtatori, Google Assistant nuk do të funksionojë më.

Google ka informuar përdoruesit se “Google Assistant po largohet nga pajisjet celulare” dhe do të zëvendësohet zyrtarisht nga Gemini.

Kompania do të fillojë heqjen e aksesit në Google Assistant më 4 shtator, por “ky proces mund të zgjasë disa javë derisa të arrijë te të gjithë”.

Pasi të hiqet disponueshmëria, nuk do të mund të përdorni më Google Assistant ose të riktheheni tek ai në telefon, tablet ose pajisje t♪ tjera.

Ad

Përveç pajisjeve celulare, kjo ndërprerje vlen gjithashtu për orët me Wear OS, kufjet dhe “automjetet që përdorin Android Auto të projektuar nga pajisja celulare e përdoruesit”.

Për makinat me Google të integruar, Google Assistant do të vazhdojë të funksionojë edhe pas 4 shtatorit 2026.

Google përmendi se Gemini po vjen në pajisjet Google TV dhe në altoparlantët dhe ekranet inteligjente Google Home. Mbetet për t’u parë se kur tableti Pixel do të përditësohet me Gemini./kb

Anija e ëmbël që barti mbi 20 mijë shqiptarë drejt Barit të Italisë 

8 August 2026 at 11:00

Emrin e mori “Anija e Ëmbël”, sepse, kjo anije solli sheqer në portin e Durrësit, ku më pas u mbulua nga mijëra shqiptarë që synonin kalimin e detit për në Bari të Italisë, në kërkim të një jete më të mirë, shkruan KultPlus. 

Thuhet se kapiten Halimi e ka drejtuar këtë anije drejt Barit të Italisë, pamje këto që patën vërshuar mediet e botës se si shqiptarët po e ‘hapnin’ portën pas rënies së komunizimit në Shqipëri. 

Shumë prej figurave të njohura shqiptare, që sot kanë ndërtuar karrierë në Itali kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi, që me raste kanë ndarë përvojat e tyre për këtë udhëtim masiv.Ky udhëtim ndodhi 35 vjet më parë, dhe këto pamje mbeten si pamje që nuk harrohen, e për të cilën janë realizuar filma dhe instalacione të ndryshme. / KultPlus.com 

Do të kalonin ilegalisht 28 afrikanë drejt Malit të Zi, në pranga 2 persona. Njëri theu masën e arrestit shtëpiak

By: Evi
8 August 2026 at 10:57

Dy persona kanë rënë në pranga këtë të shtunë nga Policia e Korçës, pasi u kapën duke transportuar drejt Shkodrës, kundrejt pagesës, 28 shtetas afrikanë që synonin të kalonin ilegalisht kufirin për në Malin e Zi.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë J. M., alias D. M., 42 vjeç, dhe E. D., 31 vjeç, ku ky i fundit ka rezultuar se ka qenë me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Raportohet se të dy këta persona u kapën në fshatin Plasë, Maliq, ku kishin grumbulluar rreth 28 shtetas sudanezë, të cilët më pas, nga 7-8 shtetas, i transportonin me mjete të ndryshme drejt veriut të Shqipërisë, me synim kalimin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Route”.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasit J. M., alias D. M., 42 vjeç, banues në Korçë dhe shtetasi E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq.

Nga verifikimet rezultoi që shtetasi E. D. ka qenë me masën e sigurisë atë të “Arrestit në shtëpi”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Plasë, Maliq, ku kishin grumbulluar rreth 28 shtetas sudanezë, të cilët më pas, nga 7-8 shtetas, i transportonin me mjete të ndryshme drejt veriut të Shqipërisë, të cilët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Do të kalonin ilegalisht 28 afrikanë drejt Malit të Zi, në pranga 2 persona. Njëri theu masën e arrestit shtëpiak appeared first on Euronews Albania.

❌