Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Main stream

Gjykata Speciale liron një nga ish-drejtuesit e UÇK

By: Ela
10 February 2026 at 14:57

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Haxhi Shala, është liruar nga Gjykata Speciale ku po mbahej në paraburgim. Haxhi Shala u lirua sot më 10 shkurt 2026 dhe u kthye në Kosovë, pas vendimit të Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, për modifikimin e dënimit të tij më 2 shkurt 2026. […]

The post Gjykata Speciale liron një nga ish-drejtuesit e UÇK appeared first on BoldNews.al.

U vetëdorëzua pasi u dënua me 1 vit burg, Edison Memolla dërgohet në burgun e Rrogozhinës

By: Ela
10 February 2026 at 14:32

Pasi u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici, kryebashkiaku Edison Memolla është dërguar sot në burgun e Rrogozhinës. Apeli i GJKKO ekzekutoi vendimin duke e dënuar me një vit burg Edison Memollën. Ai u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për veprën penale korrupsion në zgjedhje. Gjithashtu gjykata i ka hequr Memollës të […]

The post U vetëdorëzua pasi u dënua me 1 vit burg, Edison Memolla dërgohet në burgun e Rrogozhinës appeared first on BoldNews.al.

Të thithësh vdekjen

By: Ela
10 February 2026 at 14:16

2300 Persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e ndotjeve të emetuara në ajrin që thithim. Të dhënat e grumbulluara nga Raporti “State of Global Air” tregon se humbjet e jetëve njerëzore në Shqipëri kanë të bëjnë me shpërndarjen e grimcave të dëmshme, kryesisht të prodhuara nga djegia e karburanteve dhe sektori i ndërtimit. Raportet e […]

The post Të thithësh vdekjen appeared first on BoldNews.al.

Greqi – Qeni nuhatës i zbulon shqiptarit laboratorin e drogës në banesë

By: Ela
10 February 2026 at 13:57

Një operacion nga Zyra e Sigurisë e Autoritetit Qendror Portual të Pireut çoi në shkatërrimin e një rrjeti trafikimi droge në Athinë, me arrestimin e tre të huajve dhe sekuestrimin e sasive të kanabisit dhe kokainës. Mes të ndaluarve është edhe një shqiptar, që cilësohet pjesë e drejtimit të grupit. Fillimisht u kap një 19-vjeçar […]

The post Greqi – Qeni nuhatës i zbulon shqiptarit laboratorin e drogës në banesë appeared first on BoldNews.al.

Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Sali Berisha zbulon skenarët

By: Ela
10 February 2026 at 13:32

Pak orë para nisjes së protestës së Partisë Demokratike para kryeministrisë, Sali Berisha ka zbuluar në një deklaratë për mediat nga selia blu, skenarët e tubimit nga demokratët. Berisha tha se skenari i protestës është skenari i një kryengritjeje të fuqishme paqësore. Ai theksoi se janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim vlerat e […]

The post Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Sali Berisha zbulon skenarët appeared first on BoldNews.al.

Vatikani hyn në bursë: Krijon indekset e aksioneve që ‘përputhen me vlerat katolike’

10 February 2026 at 14:52

Banka e Vatikanit ka lançuar dy indekse aksionesh që përzgjedhin aksionet bazuar në parimet katolike, ku besimtarët mund të investojnë.

Indekset Morningstar IOR Eurozone Catholic Principles Index dhe Morningstar IOR US Catholic Principles Index “janë krijuar për të shërbyer si një pikë reference për investimet katolike në mbarë botën,” tha Instituti për Veprat e Fesë, siç njihet zyrtarisht banka, në një deklarat. Të dy përbëhen nga 50 kompani me kapital mesatar dhe të madh, përfshirë aksione të teknologjisë së madhe dhe sektorit financiar.

Lançimi i indekseve të para të IOR-së vjen në një periudhë të vështirë për produktet e investimeve që marrin parasysh faktorë mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes (ESG). Fondet me qëllime investimi ESG panë dalje prej 84 miliardë dollarësh vitin e kaluar, hera e parë që tregu global për këto produkte pësoi tërheqje neto, sipas një raporti të Morningstar Inc. javën e kaluar.

Indekset e IOR-së përballen me konkurrencë të fortë për investitorët katolikë. Një fond i tregtuar në bursë (ETF) i Global X me mbi 1 miliard dollarë asete ndjek S&P 500 Catholic Values Index, i cili u lançua në 2015 dhe përjashton aksionet që nuk janë në përputhje me udhëzimet e Konferencës Amerikane të Ipeshkvijve Katolikë. Kompanitë kryesore përfshijnë Nvidia Corp. dhe Apple Inc. ETF-ja u rrit 16% vitin e kaluar, përafërsisht në linjë me S&P 500.

Sipas burimeve, kompanitë kryesore në indeksin e ri për Amerikën janë Meta Platforms Inc. dhe Amazon.com Inc., ndërsa pesha më e madhe në treguesin e Europës i takon ASML Holding NV dhe Deutsche Telekom AG.

IOR, që ofron shërbime bankare tradicionale dhe mbikëqyr investimet për institucionet e lidhura me kishën, ka punuar prej vitesh për të larguar reputacionin e menaxhimit të dobët që erdhi nga një seri skandalesh financiare. Papa Leo XIV ka ndërmarrë hapa për të kufizuar rolin e IOR-së, përfshirë miratimin e rregullave në tetor të kaluar që shpërndajnë përgjegjësinë për investimin e fondeve të Vatikanit mes institucioneve të ndryshme./Bloomberg

The post Vatikani hyn në bursë: Krijon indekset e aksioneve që ‘përputhen me vlerat katolike’ appeared first on Gazeta Si.

Akcizë e diferencuar për prodhuesit e birrës, Braçe mbështet Tabakun. Financa: Problematike!

10 February 2026 at 14:27

Nga Gazeta ‘SI’ – Deputetja demokrate Jorida Tabaku paraqiti në Komisionin e Ekonomisë propozimin e saj për të rikthyer skemën e akcizës së diferencuar për prodhuesit e vegjël të birrës dhe argumentoi se një skemë e tillë tatimi mbron prodhimin vendas “Made in Albania.

Ajo u shpreh se shpesh taksat përdoren si gjoba ndaj bizneseve, për shkak të efektit negativ që japin.

Eksportet shqiptare praktikisht po vdesin, mes tyre edhe produktet “Made in Albania”, duke përfshirë edhe produktin e birrarive të vogla. Kjo vjen si rezultat i dy elementëve kryesorë. I pari lidhet me zhvlerësimin e Euros, çka është diskutuar gjerësisht në këtë komision. Zhvlerësimi i Euros është duke nxjerrë sot nga tregu biznese të tëra që tradicionalisht kanë operuar në Shqipëri. Po lidhet me politikën e gabuar të taksave. Taksa të cilat shpesh herë vendosen si gjobë ndaj bizneseve të vogla. Ndërkohë për oligarkët, kanë favore fiskale. Këto janë gjoba për bizneset që prodhojnë në Shqipëri

Janë gjithsej 9 birrari artizanale që prodhojnë 3985 hekto litra. Duhet që kjo të ishte bazë për turizmin vendas.

Ndryshimet e akcizës për prodhuesit e vegjël, nuk është privilegj, por standard europian. Për mua kjo është taksë fiskale që u vihet bizneseve”, tha ajo.

Deputeti socialistr Erion Braçe, mbështeti propozimin e Tabakut, duke thënë se skema aktuale ka favoizuar klientelizmin në prodhimin e birrës në vend.

“Kjo historia e birrës është edhe histori korrupsioni, edhe histori klientelizmi. Niveli ndryshoj nën 200.000 hektolitra dhe mbi 200.000 hektolitra në varësi të korrupsionit dhe klientelizmit me prodhues birrës. Kur s’kemi me vete e mbajmë regjimin. Kur s’kemi me vete e prishim regjimin. Ndodhi që ua abuzuan me vendin, që ishte vlerësuar 200,000 hektolitrave, për shkak të korrupsionit. Sepse ishte agjenci kryesore zbatuese që merrte atë inspektimin e akcizës, se bëni sikur nuk shikoni që prodhimi ishte mbi 200,000 hektolitra. Propozimi është komplet i arsyeshëm, në qoftë se nuk përton të mendosh. E dyta gjë, kjo s’ka lidhje fare me Bashkimin Europian. Ne nuk jemi vend anëtar i Bashkimit Europian. Ne vazhdojmë t’i shesim turizmit, birrë në italiane, birrë në greke, birrë në serbe, birrë në maqedonase, birrën malazeze”, thotë Braçe.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave argumentoi kundër projektligjit dhe komisioni e hodhi poshtë propozimin e demokratëve.

 “Aplikimi i akcizës me dy nivele ka shfaqur probleme të jashtëzakonshme më parë, për këtë arsye ne nuk e mbështesim”, tha zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj.

Më tej, Yzeiraj deklaroi se brenda vitit, qeveria do të rishikojë edhe TVSH-në edhe akcizë, për të parë cilës sektorë mund të përfitojnë reduktim dhe cilat përjshatime tatimore do të hiqen.

The post Akcizë e diferencuar për prodhuesit e birrës, Braçe mbështet Tabakun. Financa: Problematike! appeared first on Gazeta Si.

Bota s’ka më tenorë…

10 February 2026 at 14:12

Koncerti i Taunton Madrigal Society në nëntor të vitit 1926 ishte një triumf. Salloni në jugperëndim të Anglisë ishte “i mbushur deri në mbipopullim”, shkruante një gazetë lokale. Duartrokitjet ishin të shumta. Megjithatë, ngjarja përfundoi me një nuancë të vogël negative. Kori kishte nevojë urgjente për tenorë, shpjegoi një nga anëtarët e tij. Ndoshta disa nga pjesëmarrësit në audiencë do të donin të bashkoheshin?

“Gjithë jetën time, tenorët kanë qenë grupi më i vogël,” thotë Will Todd, një kompozitor britanik. Por mungesa e tenoreve po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Mungesa e zërave të lartë meshkuj, që shtojnë ngjyrë dhe harmoni në shumë vepra korale, është një problem në rritje për koret amatore dhe ato kishtare. Duke qenë se kori është kaq i përhapur, kjo është një problem për muzikën në përgjithësi.

Gjermania ka të paktën 45,000 kore, rreth 60% e të cilave janë të lidhura me kishat. Një sondazh për Këshillin Muzikor Gjerman zbuloi se 8% e të rriturve këndojnë në një grup ose publikisht, më shumë se sa luajnë në banda ose orkestre. Gratë janë dy herë më shumë se burrat. Rreth i njëjti raport gjinor mbizotëron në Europë, Amerikë dhe madje edhe në Nigeri.

Kur burrat bashkohen me grupe këngësh, shpesh shmangin seksionin e tenorëve. Zëri i tenorëve është “një tingull i kultivuar,” thotë John Potter, autor i një libri mbi këtë temë. Një burrë pa trajnim vokal ka më shumë gjasa të ketë diapazon baritoni (një bas i lartë). Nuk ndihmon as fakti që zëri i tenorëve lidhet me yje operistikë si Luciano Pavarotti, që mund të këndonte nota të larta fuqishëm, të cilat një amator nuk mund t’i arrijë lehtë. Dhe linja e tenorëve në muzikën klasike korale mund të jetë e vështirë, me shumë nota të papritura dhe kërcime të befasishme.

Sonja Greiner, drejtoreshë e Përgjithshme e European Choral Association, këndon në një kor gjerman që ka katër ose pesë tenorë nga rreth 45 këngëtarë, gjysma e sa do të ishte ideale. Edhe korët amatorë më prestigjiozë, që mund të zgjedhin këngëtarët e tyre, janë bërë të pabalancuar. Orpheus Choir, i themeluar në Glasgë në vitin 1906 me 66 këngëtarë, përfshirë 15 tenorë, sot ka 79 këngëtarë duke përfshirë 14 tenorë. Të gjithë përveç njërit janë mbi 60 vjeç.

“Tubimi” i ri i tenorëve është shqetësues. Shumë të rritur mësuan të këndojnë në shkollë ose në kishë. Por korët shkollorë janë po aq të pabalancuar sa ata të të rriturve: një studim i madh i shkollave amerikane nga Kenneth Elpus i Universitetit të Maryland-it gjeti një raport gjinor prej shtatë vajza ndaj tre djemve. Matt Hill nga Universiteti Creighton, që drejton disa kore në Nebraska, thekson se shumë kisha kanë hequr korët dhe i kanë zëvendësuar me “grupe lavdërimi” me instrumente elektrike dhe mikrofonë.

Në shumë kore, disa gra këndojnë pjesën e tenorëve. Kjo nuk ngjall më habi apo revoltën që dikur shkaktonte. Por dirigjentët rrallë e shohin këtë si zëvendësim të përsosur. Kur këndohet nga gratë, notat e ulëta të tenorëve mund të duken të errëta dhe të dobëta. Disa dirigjentë, përfshirë Hill-in, kërkojnë që alto gratë të ndihmojnë tenorët me notat e larta dhe basët meshkuj të ndihmojnë me ato të ulëta. Ai mund të kërkojë gjithashtu nga sopranot, shpesh seksioni më i madh në një kor,  të zvogëlojnë volumet e tyre.

Një zgjidhje më drastike është të rishkruhet muzika ose të shkruhet ndryshe. Formati standard i muzikës korale është SATB (soprano, alto, tenor, bas). Botuesit kanë rregulluar edhe vepra të respektuara si Requiem-i i Mozart-it për zëra SAB (soprano, alto, bas) ose SAM (soprano, alto, meshkuj). Todd, që pyet korët që i porosisin vepra për balancën e zërave, përpiqet të shmangë ndarjen e linjës së tenorëve në një pjesë më të lartë dhe një më të ulët, siç bënin kompozitorët e mëparshëm.

Kjo është e mençur, duke marrë parasysh vështirësitë demografike të korëve. Por mungesa e një zëri ndihet gjithsesi. Në një moment, kori i Greiner-it në Gjermani kishte vetëm tre tenorë,  shumë pak për t’u përballur me një grip të zakonshëm. Kori provonte të përdorte rregullimet SAB, por i gjeti të pakënaqshme. Pjesët dukeshin shumë të ulëta për tenorët e mbetur, por shumë të larta për basët. Pasi situata u përmirësua pak, u kthyen me gëzim te rregullimet tradicionale. Katër ose pesë tenorë janë minimalisht të mjaftueshëm./TheEconomist

The post Bota s’ka më tenorë… appeared first on Gazeta Si.

Rënia e Bitcoin po afron dhe do të jetë e dhimbshme!

10 February 2026 at 13:19

“Është historia e një burri që po bie nga një ndërtesë 50-katëshe. Në çdo kat, ndërsa bie, ai qetësohet duke përsëritur: jusqu’ici tout va bien (deri këtu gjithçka mirë), jusqu’ici tout va bien, jusqu’ici tout va bien.”

Kështu nis filmi kult francez i vitit 1995, La Haine. Këto fjalë, ky  imazh, janë ngulitur në mendjen time përgjithmonë. Ato më qetësojnë kur ndihem e shqetësuar ose kam dyshime për aftësitë e mia. Sugjerojnë që, duke parë që deri tani më ka shkuar mirë, ndoshta do të vazhdoj kështu.

Deri tani, edhe në botën e Bitcoin, entuziastët e saj kanë arritur të dalin pa pasoja. Sigurisht, Bitcoin ka pasur disa rënie të mëdha, qindra kompani kripto kanë falimentuar, shumë njerëz kanë humbur kursimet e jetës së tyre, por sa herë që bie, gjithmonë është rikuperuar. Ata që mund ta përballojnë, mbajnë pozicionet (ata që nuk mund, humbasin gjithçka), dhe përvoja e fituar nga rikthimi i çon të besojnë se monedha e tyre e shenjtë kripto do të jetojë përgjithmonë.

Le të jem e sinqertë: nuk do të ndodhë. Vetëbesimi i tepruar i Bitcoin-erëve, ose më saktë, besimi që ata projektojnë, i domosdoshëm për funksionimin e gjithë skemës, ka qenë gjithmonë i pabazë, i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm. Që nga krijimi i saj, Bitcoin ka qenë në një udhëtim që do të përfundojë, të shkatërruar në tokë.

Këtë javë, ajo tokë u duk për herë të parë, dhe shpejt. Bitcoin pësoi rënien më të madhe që nga viti 2022, duke rënë deri rreth 60.000 dollarë një moment të premten, duke fshirë të gjitha fitimet që kishte bërë që nga rizgjedhja e Donald Trump në 2024 dhe duke shënuar një rënie mbi gjysmën nga rekordi mbi 127.000 dollarë në tetor të kaluar. Rreth 1.25 miliardë dollarë pozicione bitcoin u likuiduan brenda vetëm 24 orëve, nga e enjtja në të premten, sipas të dhënave të Coinglass.

Dëshpërimi dhe përpjekjet për të mbajtur moralin, siç do të thoshte një “bro”, që nënkupton dikë që është i zhytur në deluzion dhe i vështirë për të pranuar një të vërtetë të dhimbshme, janë të dukshme. “Nuk kam qenë kurrë më i optimist për kripto-n,” shkruante Balaji Srinivasan, një evangjelist i njohur i kriptos dhe ish-shef teknologjie në Coinbase, të enjten. “Sepse rendi i bazuar në rregulla po shembet dhe rendi i bazuar në kod po ngrihet. Pra, çmimi afatshkurtër nuk ka rëndësi.”

Disa e morën me humor ose ironi. “Nëse doni të më blini një dhuratë për ditëlindje, blini pak Bitcoin për veten,” postoi Michael Saylor, njeriu që e ktheu kompaninë e tij, Strategy, në një bast të madh mbi Bitcoin (mban mbi 713,000 BTC, rreth 3.4% të qarkullimit total), të mërkurën. Miliarderi i vogël i ditëlindjes.

Dita tjetër, gjatë një thirrjeje për raportin e fitimeve për tremujorin e katërt të 2025, para rënies më të madhe, por ku Strategy pësoi humbje 12.4 miliardë dollarë , Saylor përdori taktika të tjera bindjeje. “Nuk mendoj se mund të nënvlerësohet rëndësia e mbështetjes për industrinë dhe kapitalin digjital nga nivelet më të larta të strukturës politike,” insistoi ai, duke theksuar se Amerika ka një “president Bitcoin” që synon ta bëjë vendin “kryeqytetin kripto të botës”.

Por këtu nis problemi për planetin e kriptove. Sepse Saylor ka të drejtë, Amerika ka më afër se kurrë një “president Bitcoin”, me interesa familjare në kripto. Dhe megjithatë, pavarësisht krijimit të një “rezervë strategjike Bitcoin”, faljes së kripto-kriminelëve të dënuar, lejes për amerikanët të investojnë kripto në llogaritë pensionale 401(k) dhe pretendimit për t’i dhënë fund “luftës së Biden-it ndaj kriptos” në 200 ditët e para, prania e Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk ka arritur të ndalë shitjet. Nëse Bitcoin nuk mund të lulëzojë këtu, kur mundet?

Nuk mund të themi saktësisht se kur do të ndodhë spirala e fundit e vdekjes së bitcoin-it. Të parashikosh fundin e një manie spekulative bazuar vetëm mbi besimin, ose më saktë mbi besimin e të tjerëve, është e vështirë. Bitcoin mund të ketë edhe disa rikthime të tjera (në kohën e shkrimit ishte rritur rreth 70,000 dollarë).

Por besimi po fillon të shterojë. Kjo javë tregoi se burimi i “budallenjve më të mëdhenj” mbi të cilët mbështetet Bitcoin po pakësohet. Tregimet fantastike që e mbajnë kripton në ajër po shfaqen si të rreme. Njerëzit po kuptojnë se nuk ka asnjë bazë reale për një vlerë që mbështetet vetëm në ajër të pastër. Pyesni veten: a do të ekzistojë kjo gjë pas 100 vitesh? Dhe mos harroni: “çfarë vërtet ka rëndësi nuk është si bie, por si përfundon.” Jusqu’ici tout va bien, jusqu’ici tout va bien…

Shkruar nga Jemimma Kelly, kolumniste e “Financial Times”

The post Rënia e Bitcoin po afron dhe do të jetë e dhimbshme! appeared first on Gazeta Si.

Makinat e reja që pritet të dalin së shpejti në treg

10 February 2026 at 13:04

Një listë me modelet e makinave më premtuese që pritet të dalin në treg në periudhën 2026-2030.

Alfa Romeo Stelvio (gjenerata e dytë, 2027)
Alfa Romeo Stelvio po rishikohet tërësisht për të krijuar gjeneratën e dytë. Fillimisht pritej në 2026, por debutimi është shtyrë të paktën deri në 2027. SUV-i do të ruajë stilin sensual tipik të markës dhe do të ofrohet me motor hibrid ose elektrik. Stelvio do të kalojë në platformën STLA Large, duke e bërë më të madh dhe më afër kategorisë mesatare. Një variant i performancës, Quadrifoglio, mund të përdorë motorin Hurricane twin-turbo me gjashtë cilindra në linjë, të njëjtin që do të përdorë Dodge Charger në të njëjtën platformë.

Audi TT EV (2028)
Audi po zhvillon një sportiv elektrik bazuar në konceptin Concept C, midis modeleve TT dhe R8. Do të ketë një dizajn të ri me drita të guximshme, sipërfaqe të pastra dhe kabinë luksoze. Do të ndajë platformën me Porsche 718 EV dhe do të ofrohet me një motor dhe tërheqje pasme ose dy motorë dhe tërheqje në të katër rrotat. Pritet të mbërrijë në 2027 me çmim rreth 100.000 dollarë.

BMW 3-Series dhe M3 (2026)
Modeli i ri i 3-Series do të vijë me variante motor me djegie të brendshme dhe elektrik. Versioni elektrik, i3, do të përdorë një platformë EV me 800 volt. Nga ky do të lindë edhe M3 elektrik me katër motorë. i3 pritet në 2026 dhe iM3 në 2027.

Chevy Corvette SUV (2026)
Corvette do të zgjerohet me një SUV performancë. Ai do të përdorë platformën Alpha të GM dhe motorët do të jenë nga katërcilindër turbo tek V8 supercharged 6.2 litër në variantin më të fuqishëm. Data e debutimit nuk është konfirmuar.

Dodge Charger Hellcat V-8 (2027)
Motorët Hemi V8 rikthehen te Dodge Charger, pas dështimit të modelit elektrik Daytona. Motorët do të jenë 5.7 litër, 6.4 litër dhe Hellcat supercharged 6.2 litër, me fuqinë mbi 700 kuaj fuqi. Debutim i pritur në 2026.

Ferrari EV SUV (2026)
Ferrari do të prezantojë një SUV elektrik performancë, duke ruajtur motorët e famshëm V12 për ata që duan traditën. SUV-i do të ketë 4 vende, dhe të gjithë motorët dhe baterinë do t’i zhvillojë vetë Ferrari. Çmimi fillestar mbi 500,000 dollarë, prezantimi në fillim të 2026.

Ford Mustang Dark Horse SC (2026)
Ky model është pasardhës i Shelby GT500 dhe ka motor V8 supercharged 5.2 litër, me rreth 800 kuaj fuqi. Është optimizuar për pistë me aerodinamikë të përmirësuar. Dorëzimet fillojnë këtë verë.

Ford Mustang Raptor (2026)
Version off-road me motor V8 natyralisht aspiruar, tërheqje në të katër rrotat dhe pezullim të ngritur me amortizatorë Fox Live Valve. Çmim fillestar rreth 90.000 dollarë.

Genesis GV90 (2026)
SUV elektrik i madh me 3 rreshta ulësesh, tërheqje në të katër rrotat, autonomi rreth 250 milje dhe interier luksoz si sedan G90. Çmimi në gjashtë shifra.

Genesis GV60 Magma (2027)
SUV elektrik performancë me 601 kuaj fuqi, me funksion boost deri në 641 kuaj fuqi dhe çift rrotullimi 583 lb-ft. Shitjet fillojnë në SHBA në 2026.

Genesis Magma GT (2028)
Coupe me motor V8 twin-turbo mes motorëve me mbi 600 kuaj fuqi, opsional V6 hibrid, variant cabrio dhe për pistë. Prodhimi fillon në fund të 2027.

Toyota GR GT (2027)
Model i parë i pavarur nën markën GR, motor twin-turbo V8 4.0 litër me sistem hibrid, fuqia 641 kuaj fuqi, 627 lb-ft, shpejtësi maksimale 199 mph. Çmimi fillestar rreth 300.000 dollarë.

Infiniti Q50 (2028)
Sedan sportiv me motor twin-turbo V6 mbi 400 kuaj fuqi dhe opsion për kutinë manuale. Çmimi fillestar rreth 60.000 dollarë, debutim në 2027.

Jaguar I-Type (2027)
Grand tourer katër-dyer EV me autonomi 430 milje, dizajn i bazuar te koncepti Type 00, çmim fillestar afërsisht 200.000 dollarë, debutim në fund të 2026.

Kia Telluride (2027)
SUV me motor hibrid: katërcilindër turbo 2.5 litër + dy motorë elektrikë, 329 kuaj fuqi dhe afërsisht 35 mpg. Debutim në tremujorin e parë të 2026.

Lexus LFA (2029)
EV performancë i lartë me autonomi mbi 430 milje, mundësi transmetimi manual, debutim në disa vite.

Mazda CX-5 (2027)
SUV me motor hibrid, katërcilindër 2.5 litër, mbi 30 mpg.

Mitsubishi Montero (2028)
SUV off-road me motor V6 twin-turbo ose hibrid plug-in. Çmimi fillestar rreth 60,000 dollarë, debutim në 2027.

Nissan Xterra (2028)
SUV off-road me motor V6 hibrid dhe tërheqje në të katër rrotat. Çmimi rreth 40,000 dollarë. Polestar 6 (2030)
Cabrio elektrik me 884 kuaj fuqi, 0-60 mph në 3.2 sekonda dhe shpejtësi maksimale 155 mph, platformë e përbashkët me Polestar 5, debutim 2030.

Porsche 718 Boxster dhe Cayman EV (2027)
Modele mid-engine elektrike me performancë të lartë dhe tingull dinamik, debutim në 2027.

Ram 1500 SRT TRX (2027)
Motor Hellcat V8 supercharged 6.2 litër, 777 kuaj fuqi, 680 lb-ft, 0-60 mph në 3.5 sekonda. Çmimi fillestar 102,590 dollarë, debutim gjysma e dytë e 2026.

Ram Dakota (2028)
Rikthim në segmentin mid-size me platformë body-on-frame STLA, motor turbo katërcilindër, opsion hibrid ose Hurricane inline-six. Prodhim 2027.

Rivian R2 (2026)
SUV kompakt elektrik me tre opsione motori, autonomi mbi 300 milje, çmim nën 50,000 dollarë, debutim mes 2026.

Toyota MR2 (2027)
Coupe me motor katërcilindër dhe opsional hibrid, mid-engine, debutim si model GR pa emblemën Toyota.

The post Makinat e reja që pritet të dalin së shpejti në treg appeared first on Gazeta Si.

Tensione para bashkisë së Durrësit, banorët përplasen me këshilltarët bashkiakë dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë

By: Ela
10 February 2026 at 12:27

Banorët e Durrësit janë përplasur ditën e sotme me këshilltarët bashkiakë duke i ndaluar që ata të hyjnë në godinën e bashkisë për të miratuar bonusin e qirave për familjet që do u shemben banesat. Qytetarët e Durrësit protestojnë përballë bashkisë kundër shembjes së banesave dhe kërkojnë urgjentisht takim me kryetaren e bashkisë, Emirjana Sakon. […]

The post Tensione para bashkisë së Durrësit, banorët përplasen me këshilltarët bashkiakë dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë appeared first on BoldNews.al.

Korrupsioni/ Shqipëria shënon përkeqësimin më të madh në rajon këtë vit, bie 11 vende nga renditja

By: Ela
10 February 2026 at 12:04

Korrupsioni po përkeqësohet në nivel global, ndërsa edhe demokracitë e konsoliduara po përjetojnë rritje të korrupsionit në kushtet e rënies së lidershipit, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) 2025 të Transparency International. Indeksi vjetor tregon se numri i vendeve që marrin mbi 80 pikë është tkurrur nga 12 një dekadë më parë në vetëm […]

The post Korrupsioni/ Shqipëria shënon përkeqësimin më të madh në rajon këtë vit, bie 11 vende nga renditja appeared first on BoldNews.al.

“Muaji shkurt i ngrohtë por me rebeshe”, meteorologia tregon kur do përmirësohet moti

By: Ela
10 February 2026 at 12:00

Meteorologia Ladja Porja ka dhënë detaje mbi reshjet e shiut që kanë përfshirë Shqipërinë që me nisjen e muajit shkurt. Porja thekson se reshjet e shiu do vazhdojnë gjatë gjithë muajit, ndërsa në javën e fundit të shkurtit pritet përmirësim i motit. Meteorologia shton se shkurti do karakterizohet i ngrohtë me tempratura relativisht të larta […]

The post “Muaji shkurt i ngrohtë por me rebeshe”, meteorologia tregon kur do përmirësohet moti appeared first on BoldNews.al.

Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant, dy të vdekur në Tiranë

By: Ela
10 February 2026 at 11:38

Dy persona kanë ndërruar jetë në Tiranë, njëri ka pësuar arrest kardiak ndërsa një grua është mbytur teksa drekonte në restorant Policia njofton se shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, në autostradën “Tiranë-Durrës” dhe si pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka […]

The post Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant, dy të vdekur në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve, Vjosa Osmani thërret seancën për konstituimin e Kuvendit

By: Ela
10 February 2026 at 11:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka thirrur për të mërkurën, 11 shkurt, seancën për konstituim të Kuvendit të Kosovës. “Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja […]

The post KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve, Vjosa Osmani thërret seancën për konstituimin e Kuvendit appeared first on BoldNews.al.

Deklaratat përfundimtare në Hagë/ Prokuroria: Hashim Thaçi gënjeu disa herë ndërkombëtarët

By: Ela
10 February 2026 at 11:20

Sot është dita e dytë e shpalosjes së deklaratave përmbyllëse në rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë. Prokuroria pretendon se Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, ndaj deklaratat e këtyre të fundit duhet të merren […]

The post Deklaratat përfundimtare në Hagë/ Prokuroria: Hashim Thaçi gënjeu disa herë ndërkombëtarët appeared first on BoldNews.al.

Kreditë e këqija në nivelin më të ulët historiK

10 February 2026 at 11:36

Nga Gazeta ‘SI’ – Në fund të vitit 2025, stoku i kredive të këqija preku nivelin më të ulët historik, 3.8%, duke reflektuar një përmirësim të dukshëm të shëndetit financiar të sistemit bankar.

Normat relativisht të ulëta të interesit kanë kontribuar në uljen e kredive me probleme, ndërsa Banka e Shqipërisë raporton një përmirësim të aftësisë paguese të huamarrësve, si për individët ashtu edhe për bizneset. Ky zhvillim tregon se presionet mbi bilancet familjare dhe ato të kompanive janë zbutur krahasuar me vitet e mëparshme.

Gjatë vitit, Banka e Shqipërisë fshiu nga bilancet bankare një vlerë të konsiderueshme kredish me probleme, përmes proceseve të ristrukturimit dhe pastrimit të portofolit, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e stokut total të këtij treguesi.

Nga ana tjetër, bankat kanë shtrënguar kriteret e kreditimit, veçanërisht për kreditë për blerjen e banesave. Ky segment ka qenë prej kohësh në fokus të Bankës Qendrore, e cila vendosi kufizime në financim, duke përcaktuar që vlera maksimale e kredisë të mos tejkalojë 80% të çmimit të pronës. Masa synon të kufizojë rrezikun e mbinxehjes së tregut të pasurive të paluajtshme dhe të ruajë stabilitetin financiar në afat të gjatë.

The post Kreditë e këqija në nivelin më të ulët historiK appeared first on Gazeta Si.

“Po na tjetërsojnë tokat tona”, Policia i thërret për hetime, banorët e Imshtit protestojnë para Komisariatit Lushnjë

By: Ela
10 February 2026 at 10:26

Banorët e fshatit Imshtë të Njësisë Bubullimë të Lushnjës janë ngritur në protestë pasi pronat e tyre janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga një pretendues i tyre, për më tepër që ndodhen në brendësi të argjinaturës së zonës. Për shkak të kundërshtimeve të tyre ndaj pretenduesit të tokës, Policia i ka thirrur sot në […]

The post “Po na tjetërsojnë tokat tona”, Policia i thërret për hetime, banorët e Imshtit protestojnë para Komisariatit Lushnjë appeared first on BoldNews.al.

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mban sot seancë

By: Ela
10 February 2026 at 10:07

Sot, në orën 10:00, Gjykata Kushtetuese zhvillon seancë lidhur me ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit. Grupi i PD-së do të përfaqësohet nga kryetari Gazment Bardhi dhe këshilltari Marash Logu. Sipas PD, vendimi për ndryshimin e Rregullores cënon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi reflekton një ndërhyrje flagrante të pushtetit ekzekutiv (kryeministrit) […]

The post Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mban sot seancë appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet data e finales së “Big Brother VIP Kosova 4”

By: Ela
10 February 2026 at 09:52

Në spektaklin e së hënës është zbuluar zyrtarisht data e finales së madhe të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova. Teksa ky sezon po i afrohet fundit, publiku dhe banorët mësuan se nata finale do të mbahet më 27 shkurt, duke shënuar kulmin e një prej formateve më të ndjekura televizive në vend. Zbulimi […]

The post Zbulohet data e finales së “Big Brother VIP Kosova 4” appeared first on BoldNews.al.

❌
❌