Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

Dënohet me 24 vite burg autori i vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtjas

4 February 2026 at 12:20


Gjykata ka dënuar me 24 vite burg Ilir Beqaraj, autorin e vrasjes së Gentjan Bejtjas.

Ekzekutimi ndodhi dy vite më parë, 15 mars 2024. Gentjan Bejtja para se të vritej, u shpëtoi disa atentateve.

Nga hetimet ka rezultuar se ditën e atentatit, persona të armatosur pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së Gentjan Bejtjas kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur.

Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip Land Rover, që është përdoruar nga autorët në vendngjarje. /Tch/

Before yesterdayMain stream

Mozaiku i Tiranës në garë për çmimin ”Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDail, Rama: Shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes

By: redi
2 February 2026 at 15:02

Projekti ”Mozaiku i Tiranës-Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga studioja SONarchitects, është nominuar si një shembull domethënës i ndërthurjes mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore. Kryeministri Edi Rama teka jep lajmin, ka vlerësuar projektin si një model të dialogut mes historisë dhe së tashmes, duke theksuar se ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën…

Source

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet maqedonasi

2 February 2026 at 12:43

TIRANË, 2 shkurt /ATSh/ Një shtetas maqedonas u arrestua sot nga policia pasi  transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, kundrejt pagesës.

Policia e Tiranës njoftoi sot se u vu në pranga shtetasi maqedonas, J. N., 41 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. A., 33 vjeç, banues në Durrës.

Policia bëri të ditur se 41-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor Kashar-Thumanë, teksa transportonte dy emigrantë.

Ndërkaq, sipas policisë nga hetimi dyshohet se 33-vjeçari iu ka marrë secilit prej emigrantëve, 2500 euro, me premtimin se do të mundësonte transportimin ilegal të tyre, në Itali.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.q/a.f/r.e/

The post Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet maqedonasi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

2 February 2026 at 10:50

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Revista prestigjioze e arkitekturës ArchDaily ka nominuar Mozaikun e Tiranës për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri me dije lajmin, ndërsa tha se ky monument është një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore.

Sipas Gonxhes, ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës si një shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes.

Mozaiku i Tiranës daton që prej shek. III dhe është zbuluar në vitet ’70 të shekullit të kaluar gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh.

Mozaiku i Tiranës është një hapësirë e re moderne që shërben si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm, ndërsa po kthehet në një destinacion të rëndësishëm kulturor për Tiranën.

Në kushte optimale konservimi dhe përmes programeve edukative me fëmijët e të rinjtë, kjo hapësirë vjen si një dritare e re e interpretimit bashkëkohor të trashëgimisë sonë arkeologjike.

Kjo godinë, përpos historikut të saj, shërben edhe si pikë informacioni vizuale për të gjithë mozaikët që mbart nëntoka e pasur arkeologjike shqiptare.

/e.i/a.f/r.e/

The post Gonxhja: Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërtimi jep sinjale të forta ftohje/ Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës në Tiranë bien me 2.3 herë

By: Brisi
1 February 2026 at 14:00

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në Bashkinë e Tiranës ranë me 2.3 herë gjatë vitit të kaluar, krahasuar me një vit më parë. Të dhënat zyrtare nga buxheti i bashkisë së kryeqytetit tregojnë se nga 147.5 milionë euro që u mblodhën në vitin 2024, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë […]

The post Ndërtimi jep sinjale të forta ftohje/ Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës në Tiranë bien me 2.3 herë appeared first on BoldNews.al.

Të dënuar për plagosje, arrestohen 2 persona në Tiranë

By: Elva
31 January 2026 at 14:49

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje. Policia bën me dije se shtetasi M. H., 31 vjeç, ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga ky dënim, atij i […]

The post Të dënuar për plagosje, arrestohen 2 persona në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

I dënuar me 22 vite burg në SHBA, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuri të familjarëve të tij (EMRI)

By: V K
31 January 2026 at 10:18

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit, Sajmir Alimehmeti, i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg, për vepra penale në fushën e akteve terroriste, me akuzën se ka siguruar ose ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshirë në aktivitet terrorist dhe ka bërë deklarim të rreme për t’u pajisur me pasaportë.

Aktualisht ky shtetas, i njohur ndryshe edhe si A.Q., në Shqipëri po hetohet për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndërsa hetimet mbi procedimin pasuror nr.8 të vitit 2025, nisën nga informacionet e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.

Ky shtetas, është i biri i shtetasve Z.A. dhe V.A. Nga verifikimi i bërë në lidhje me të dhe familjarët e tij, rezultoi se ka transaksione financiare në banka shqiptare të nivelit të dytë, apo veprime të tjera ekonomike në vlera të larta ekonomike të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat e krijuara ndër vite.

Këta shtetas deklaruan se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme, si dhe faktin që këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion.

Përfundimisht bazuar në hetimin e kryer vlerat monetare të mësipërme nuk justifikohen nga subjekti S.A. dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin dhe kalimi në pronësi të shtetit të llogarive si më poshtë:

Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93;

Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe

Llogaritë e shtetasve Z.A. dhe V.A. me gjendje Lek 11,734,250.00.

The post I dënuar me 22 vite burg në SHBA, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuri të familjarëve të tij (EMRI) appeared first on Albeu.com.

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

By: Ola Xama
27 January 2026 at 07:36

Më 20 prill 2021, kryeministri Edi Rama hoqi maskën e pandemisë dhe u ngjit në podium për të përshëndetur nënshkrimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një bast elektoral i hershëm i tij, që po merrte jetë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Rama nuk e fshehu triumfin, ndërsa […]

The post ‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës appeared first on Reporter.al.

“35 mijë euro për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i falsifikuesve të dokumenteve

25 January 2026 at 17:38


Siç njofton Prokuroria e Tiranës, 6 persona janë dërguar në gjyq për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, pas hetimeve që zbuluan një rrjet që organizonte largimin e shqiptarëve drejt SHBA-ve dhe Kanadasë me dokumente të falsifikuara, kundrejt pagesës prej 35 mijë eurosh.

Sipas Prokurorisë, shtetasi H.M., i hetuar më parë për kontrabandë njerëzore, ka organizuar këtë aktivitet duke përdorur rrugë nga Shqipëria dhe Europa drejt Karaibeve, dhe prej aty me dokumente false drejt SHBA-ve dhe Kanadasë. Ai ka pajisur disa shtetas me pasaporta dhe letërnjoftime të falsifikuara.

Hetimet zbuluan gjithashtu rolin e bashkëshortes së tij L.M., vëllait A.P., shoferit C.N., punonjëses së një agjencie turistike E.N. dhe A.M., të cilët kanë ndihmuar në prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve false.

Gjithashtu, H.M. ka përdorur telefonët për të komunikuar nga burgu duke shkelur rregullat e paraburgimit.

Personat e dërguar në gjyq janë:

H.M., akuzuar për falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm dhe shkelje të rregullave të paraburgimit.

L.M., akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë për kalim të paligjshëm.

A.P., akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë për kalim të paligjshëm.

C.N., akuzuar për falsifikim dokumentesh.

A.M., akuzuar për ndihmë për kalim të paligjshëm.

E.N., akuzuar për ndihmë për kalim të paligjshëm.

Prokuroria ka mbledhur prova të shumta, përfshirë interceptime telefonike dhe dokumente, që vërtetojnë përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal./Tv Klan

Ofronin kalim të paligjshëm drejt SHBA-së kundrejt 35 mijë eurove, Prokuroria dërgon në gjyq 6 persona”

25 January 2026 at 11:35

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 6 shtetas për veprat penale ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave’, ‘Falsifikim i dokumentit’ si dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Nga hetimet të nisura mbi bazën e materialeve të referuara nga Departamenti i Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Diplomatik/ Zyra për Hetimet kriminale jashtë SHBA-së, rezultoi se shtetasi A.H., së bashku me disa shtetas te tjerë shqiptarë janë kontrabanduar në rajonin e Karaibeve, me qëllim më pas për të kaluar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave, personi i dyshuar që ka organizuar këtë aktivitet është shtetasi shqiptar H.M. alias A. M., i hetuar më parë me të njëjtin aktivitet të kontrabandës njerëzore.

Të dhënat tregojnë se ky shtetas u ka kërkuar të paktën tre shqiptarëve që për t’i dërguar në Amerikë dhe Kanada të paguajnë çmimin prej 35.000 dollarësh. Intinerari që ndjek ky shtetas për të kontrabanduar njerëz fillon nga Shqipëria ku rekrutohen dhe më pas nga vendet e Europës drejt Republikës Domenikane, e prej andej me dokumente false drejt Kanadasë ose nëpërmjet Porto Rikos duke përdorur dokumente udhëtimi false për në Florida ose në shtete të tjera të ShBA-së.

Nga hetimet, rezultoi e provuar se shtetasi H.M. ka pajisur me dokumenta të falsifikuara disa shtetas shqiptarë për t’u larguar në mënyrë të paligjshme drejt SHBA-së dhe ka konsumuar elementet  e veprës penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e provuar në disa raste. Po ashtu nga interceptimet telefonike është provuar se shtetasi H. M., gjatë kohës që është duke u hetuar me masë sigurie “Arrest në burg” nga ambientet e paraburgimit të Fushë-Krujës ka përdorur dy numra të ndryshëm për të komunikuar me familjarët e tij, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” më shumë se një herë.

Nga veprimet e kryera janë mbledhur prova se edhe shtetasja L.M., është e përfshirë në aktivitetin e bashkëshortit të saj me veprime konkrete si në shoqërimin në udhëtimin e tyre për në Republikën Domenikane si dhe duke përfshirë në bashkëpunim edhe vëllain e saj A.P., në marrjen e porosive nëpërmjet linjave të udhëtimit Tropojë -Tiranë. Ajo ka konsumuar veprën penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga këqyrja e të dhënave telefonike, është provuar se shtetasi E.N. i punësuar pranë agjencisë turistike, ka ndihmuar duke i vënë në dispozicion foto të dokumenteve të dy shtetasve të huaj, me qëllim që shtetasi H.M., ky i fundit të mundësojë kalimin e shtetasve të ndryshëm duke përdorur dokumenta model. Mënyrë kjo, e përdorur në disa raste nga shtetasi H. M.,  janë konsumuar elementët e veprës penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Po kështu shtetasi A.P., në bashkëpunim me të afërmit e tij me veprime konkrete ka marrë dokumenta të falsifikuara që do të mundësonin kalimin në mënyrë të kundërligjshme të një shtetasi duke konsumuar elementët e veprave penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërsa shtetasi C.N., duke qenë shofer automjeti ka mundësuar transportin e dokumentave të falsifikuara duke konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikim i leternjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit”.

Shtetasi A.M., duke i vënë në dispozicion të hetuarit H. M., të dhënat e pasaportës/pasaportën e tij Britanike si model për të prodhuar dokumenta të tjera të falsifikuara, për të bërë të mundur një mënyrë më të sigurtë kalimi për shtetas të tjerë për të ikur në Kanada dhe me këto veprime ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi dërgimin në gjyq e të pandehurve: H.M; L.M, A.P, C.N, A.M, dhe E.N.

/gj.m/a.f/

The post Ofronin kalim të paligjshëm drejt SHBA-së kundrejt 35 mijë eurove, Prokuroria dërgon në gjyq 6 persona” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokuroria çon në gjyq 6 persona për trafikim emigrantësh drejt SHBA-së dhe Kanadasë

By: Elva
25 January 2026 at 12:15

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë persona të akuzuar për organizimin e një skeme të trafikut të paligjshëm të emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, kundrejt pagesës prej 35 mijë euro për person. Sipas dosjes hetimore, të pandehurit vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke siguruar dokumente […]

The post Prokuroria çon në gjyq 6 persona për trafikim emigrantësh drejt SHBA-së dhe Kanadasë appeared first on BoldNews.al.

Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Po na cenohet siguria, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

22 January 2026 at 22:57

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha ngriti shqetësime mbi mungesën e sigurisë dhe kushtet e papërshtatshme në ambientet e institucionit, duke theksuar se kërkesat për ndërhyrje kanë mbetur pa përgjigje.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Hoxha bëri të ditur se gjykata prej vitesh përballet me mungesë të theksuar pajisjesh dhe fondesh, duke nisur nga pajisjet bazë të sigurisë deri te infrastruktura e brendshme. Sipas tij, një skaner sigurie nuk funksionon prej disa vitesh, ndërsa kërkesat për pajisje shtesë janë plotësuar vetëm pjesërisht.

Ai theksoi se për vitin aktual, nga fondet e kërkuara për pajisje, është miratuar vetëm 7–10% e nevojës reale, ndërsa pjesa dërrmuese e buxhetit është dedikuar vetëm për pagat, sigurimet shoqërore dhe blerjen e një skaneri. “Nga 100% që kemi kërkuar për pajisje, kemi minus rreth 90%”, u shpreh Hoxha, duke e cilësuar situatën si alarmante për funksionimin normal të gjykatës.

Në këtë kuadër, ai falënderoi në mënyrë të veçantë drejtuesen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Risena Xhaja, për mbështetjen e dhënë në sigurimin e disa pajisjeve të nevojshme për rritjen e sigurisë.

Një tjetër problem i ngritur nga nënkryetari i Gjykatës së Tiranës lidhet me ruajtjen fizike të godinës. Hoxha deklaroi se kërkesat për shtim të pranisë së policisë në ambientet e gjykatës kanë qenë të vazhdueshme, por deri më tani nuk kanë gjetur zbatim. “Do të mjaftonin rreth 60 punonjës policie vetëm për Gjykatën e Tiranës. Kërkojmë të paktën dy ose tre policë për çdo kat. Godinat e gjykatave, ku ruhen prova të rëndësishme, pasdite i ruan Zoti”, tha ai.

Sipas Hoxhës, mungesa e sigurisë dhe infrastruktura e pamjaftueshme përbëjnë rrezik jo vetëm për stafin dhe qytetarët, por edhe për integritetin e provave dhe procesin e drejtësisë në tërësi. /j.p/

The post Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Po na cenohet siguria, na ka mbështetur AAPSK me pajisje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë, merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

By: redi
22 January 2026 at 18:41

Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi disa vendime të rëndësishme kryesisht për strehimin e familjeve në nevojë për disa kategori të caktuara. Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani u ndal edhe te situata e përmbytjeve që përfshiu vendin tonë pak ditë më parë, duke vlerësuar punën e ekipeve të emergjencave. Ajo tha se pavarësisht sasisë së shirave Tirana e ka përballuar mjaft…

Source

U arrestua për inceneratorin e Tiranës dhe ‘5D’, lirohet nga burgu Taulant Tusha

By: armand
21 January 2026 at 18:28

I besuari i Erion Veliajt, Taulant Tusha, është liruar nga burgu. Gjykata e Posacme i ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Vendimi për lirimin e tij është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përfaqësuar nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. Taulant […]

The post U arrestua për inceneratorin e Tiranës dhe ‘5D’, lirohet nga burgu Taulant Tusha appeared first on BoldNews.al.

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri/ Arrestohen 3 persona, njëri prej tyre i dënuar për vrasje (EMRAT)

By: V K
21 January 2026 at 12:18

Policia e Tiranës, ka goditur një grup kriminal që shiste armë zjarri. Në pranga u vunë 3 persona, anëtarë të grupit, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Të arresutarit janë Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti.

Ilir Zyberi 55-vjeç, banues në Tiranë, ka qene i dënuar më parë për vrasje.

Nderkohe dy personat e tjere ka qene te denuar, njeri për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim, tjetri për plagosje të rëndë me dashje.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Anëtarët”.

Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.

Vihen në pranga 3 pjesëtarë të këtij grupi, të tre me precendent penal. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar si pjesëtar i këtij grupi.

Sekuestrohen 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:
-I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim;
A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri/ Arrestohen 3 persona, njëri prej tyre i dënuar për vrasje (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen në Britani, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Armando Marku

By: V K
20 January 2026 at 15:53

Këtë të martë, një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vetëdorëzuar në ambientet e Policisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për Armando Markun, i cili kërkohej nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale të vrasjes.

Marku ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Autoritetet britanike kishin lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në kuadër të hetimeve për këtë çështje të rëndë penale.

Pas vetëdorëzimit, 26-vjeçari, është shoqëruar nga policia dhe pritet që ndaj tij të ndiqen procedurat ligjore përkatëse.

The post Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen në Britani, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Armando Marku appeared first on Albeu.com.

Në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Armando Marku

By: Brisi
20 January 2026 at 14:42

26 vjecari Armando Marku, i shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar, është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës. Marku, sipas autoriteteve të huaja akuzohet për vrasjen e një ish-snajperisti në Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019. Për këtë ngjarje në Bruksel në muajin dhjetor është arrestuar edhe shqiptari Sajmir […]

The post Në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Armando Marku appeared first on BoldNews.al.

Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online

19 January 2026 at 07:27
suplemente bimore

Një postim në Facebook, që i atribuohet mjekut Ilir Alimehmeti, endokrinolog dhe këshilltar bashkiak në Tiranë, paralajmëron se “9 nga 10 njerëz janë të infektuar me parazitë”, ndërsa premton një recetë “shtëpiake” që do t’i çlirojë pacientët nga “deri në dy kilogramë krimba brenda natës”. Një klikim mbi postimin e çon lexuesin në një faqe […]

The post Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online appeared first on Reporter.al.

Përfituan 30 mln euro nga krijimi i shoqërive fiktive në Europë dhe Amerikën Latine/ Policia jep detaje: Si funksiononte skema e mashtrimit. Paratë pastroheshin në Dhërmi

By: Fax Web
16 January 2026 at 12:01

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me operacionin e koduar “Kapitali”. Siç njoftohet nga policia, janë sekuestruar sipërfaqe toke, 3 shoqëri tregtare, 2 automjete si edhe llogari bankare.

Shtetasit Alvaro Romillo Castillo, Domingo Romillo Iriarte, Mihaela Munteanu Manole (familjarë me njëri-tjetrin), nëpërmjet skemës së mashtrimit dhe krijimit të shoqërive fiktive në Europë dhe Amerikën Latine, dyshohet se kanë gjeneruar rreth 30 milionë euro.

Para të cilat pastroheshin në Dhërmi, sipas hetimeve. Pra shoqëritë fiktive, me objekt veprimtari në fushën e turizmit, realizonin shitblerje të pronave të paluajtshme me vlera më të ulëta se ato realet në treg, me qëllim pastrimin e parave.

Sqarohet se për të kryer transaksione të kundërligjshme me këto para me burime kriminale, shtetasit kishin themeluar shoqëri tregtare fiktive, në Shqipëri, Spanjë, Portugali, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Republikën Dominikane dhe në Estoni.

 

Njoftimi i plotë

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Kapitali”.

Vihet sekuestro mbi 2 sipërfaqe toke në Dhërmi, 3 shoqëri tregtare, 2 automjete dhe llogari bankare.

Asetet, të përfituara nga 3 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit), nëpërmjet mashtrimit kompjuterik dhe krijimit të shoqërive fiktive në Europë dhe Amerikë të Veriut, për shitblerje pronash të paluajtshme me vlera më të ulëta se ato realet në treg.

Skema e mashtrimit dyshohet se ka gjeneruar për përfituesit, rreth 30 milionë euro.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kapitali” ekzekutuan urdhrin për vënien e sekuestros mbi 2 sipërfaqe toke në Dhërmi, 3 shoqëri tregtare, 1 automjet tip “Mercedes Benz AMG”, 1 automjet tip “Toyota Land Cruiser” dhe 3 llogari bankare.

Nga hetimet ka rezultuar se asetet ishin përfituar nga shtetasi A. C., babai i tij, shtetasi D. I. dhe nga partnerja e tij, shtetasja M. M., duke mashtruar qytetarë, nëpërmjet një platforme. Për të kryer transaksione të kundërligjshme me këto para me burime kriminale, shtetasit kishin themeluar shoqëri tregtare fiktive, në Shqipëri, Spanjë, Portugali, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Republikën Dominikane dhe në Estoni. Shoqëritë fiktive, me objekt veprimtari në fushën e turizmit, realizonin shitblerje të pronave të paluajtshme me vlera më të ulëta se ato realet në treg, me qëllim pastrimin e parave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Automjete, shoqëri dhe llogari bankare/ Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria e Tiranës sekuestron bizneset dhe pasuritë e shtetasit spanjoll (EMRAT)

By: V K
16 January 2026 at 11:02

Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi spanjoll, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë shoqëri tregtare, mbi 33 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Alvaro Romillo Castillo, i ati shtetasi Domingo Romillo Iriarte dhe partnerja e tij, shtetasja Mihaela Munteanu Manole, rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë: shoqëri tregtare, mbi 33 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.6905 të vitit 2025, rezultoi se shtetasit A.C., i ati shtetasi D.I. dhe partnerja e tij, shtetasja M.M., rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.

Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërmn, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Wingwort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara të përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Këto shoqëri ka nënshkruar kontratë shitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas. Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi D.I., është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare. Në qëndër të skemës qëndron A.C., i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”. Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare. Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qëndrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”. Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë A C., ndërsa “Wortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune M.M. me administrator të përbashkët D. I. babai i tij.

Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuirtë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë:

1. Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;

2. Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;

3. Shoqëria ‘Wortend’;

4. Shoqëria ‘Wingwort’;

5. Shoqëria ‘Wortnova’;

6. Automjeti, Toyota, Land Cruiser;

7. Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe

8. Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.

The post Automjete, shoqëri dhe llogari bankare/ Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria e Tiranës sekuestron bizneset dhe pasuritë e shtetasit spanjoll (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌