Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Main stream

Shpalli gjendjen ushtarake/ Ish-Presidenti i Koresë së Jugut rrezikon dënim me vdekje, vendimi pritet në shkurt

By: xhir jeta
13 January 2026 at 17:00

Prokurorët kanë kërkuar që ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, të dënohet me vdekje nëse shpallet fajtor për përpjekjen e tij të dështuar për të vendosur gjendjen ushtarake.

Një gjykatë në Seul dëgjoi argumentet përmbyllëse në gjyqin e Yoon, në të cilin ai u akuzua si udhëheqës i një kryengritjeje.

Në dhjetor të vitit 2024, Yoon tentoi të vendoste sundimin ushtarak në Korenë e Jugut, një akt që zgjati vetëm disa orë, por e çoi vendin në trazira politike.

Yoon i ka mohuar akuzat kundër tij, duke argumentuar se gjendja ushtarake ishte një gjest simbolik për të tërhequr vëmendjen e publikut ndaj shkeljeve të partisë opozitare.

Udhëheqja e një kryengritjeje, akuza më e rëndë kundër Yoon, mbart dënimin me vdekje ose burgim të përjetshëm dhe sipas ligjit të Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut nuk ka ekzekutuar askënd për gati 30 vjet. Në vitin 1996, ish-diktatori ushtarak Chun Doo-hëan u dënua me vdekje për marrjen e pushtetit në një grusht shteti ushtarak në vitin 1979, megjithëse dënimi i tij u ndryshua më vonë në burgim të përjetshëm.

Prokurorët në rastin e Yoon argumentojnë se megjithëse askush nuk u vra në përpjekjen e tij për të vendosur ligjin ushtarak, qëllimi i Yoon nuk ishte më pak i dhunshëm.

Gjyqi i Yoon për kryengritje është bashkuar me atë të dy figurave të tjera të larta në administratën e tij, ish-ministrit të mbrojtjes dhe ish-shefit të policisë.

Një vendim dhe dënim për Yoon dhe të pandehurit e tjerë, nëse dënohen, pritet në një datë të mëvonshme që mund të jetë në shkurt.

Yoon është mbajtur në paraburgim për muaj të tërë ndërsa përballet me disa gjyqe penale për pengim të drejtësisë dhe akuza të tjera që lidhen me përpjekjen e tij për vendosjen e ligjit ushtarak.

Le Pen në Apel/ Fillon gjyqi në Paris, politikania e ekstremit të djathtë kërkon të kandidojë për Presidente

By: xhir jeta
13 January 2026 at 16:56

Këtë të martë në Paris ka nisur gjyqi i apelit ndaj Marine Le Pen, e partisë së ekstremit të djathtë Bashkimi Kombëtar.

Çështja në Gjykatën e Apelit të Parisit do të zgjasë deri më 12 shkurt, por një vendim nuk pritet para verës, shumë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Le Pen, 57 vjeç, u shpall fajtore vitin e kaluar për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian dhe nëse apeli lë në fuqi vendimin, ajo nuk do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Le pen ka mohuar çdo akuzë, ndërsa para se gjyqi të fillonte u shpreh shpresëplotë për rezultatin.

Presidenti i partisë së saj, Jordan Bardella, tha se ndalimi i saj nga kandidimi do të ishte thellësisht shqetësues për demokracinë.

Çështja e vitit të kaluar u përqendrua në akuzat se Le Pen, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta të partisë, punësuan asistentë që punonin për punët e partisë së saj në vend që të punonin për Parlamentin Europian, i cili i paguante ata.

Le Pen u dënua me katër vjet burg, me dy vjet të pezulluara dhe dy të tjera gjatë të cilave do të mbajë një byzylyk elektronik në vend që të mbahen në paraburgim. Asaj iu dha një gjobë prej 100,000 eurosh dhe iu ndalua të kërkonte poste publike me efekt të menjëhershëm.

Nëse humbet apelin, Le Pen mund të përballet me një dënim edhe më të gjatë me burg.

Më shumë se 20 figura të Bashkimit Kombëtar u shpallën gjithashtu fajtorë në gjyqin e vitit të kaluar dhe partia u urdhërua të paguante një gjobë prej 2 milionë eurosh./abcnews.al

FOTOLAJM/ Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci i ikën efektivëve

By: xhir jeta
13 January 2026 at 15:13

Gazetari Leonidha Musaj ka sigurar për ABC News, foton e Altin Ndocit ndërsa largohet me vrap nga spitali infektiv në Durrës, duke i ikur efektivëve. Në foto duket momenti kur Altin Ndoci del nga ambjentet e repartit Infektiv pasi u shpëtoi 3 efektivëve të burgjeve pas një përleshje me ta.

Altin Ndoci, i paraburgosur për një sërë veprash të rënda penale përshpejtoi lirimin e tij këtë të martë. Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit.

Në një reagim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve thotë se po punohet për kapjen e të arratisurit.

“Pavarësisht ndërhyrrjes nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Incidenti ngre pikëpyetje mbi sigurinë në ambientet spitalore, sidomos kur bëhet fjalë për persona të paraburgosur apo të dënuar për vepra të rënda./abcnews.al

Durrës, hetime për hidrovorin/ Sekuestrohet në Bashki dokumentacioni i tenderit

By: xhir jeta
13 January 2026 at 15:08

Prokuroria e Durrësit ka intensifikuar hetimet për përmbytjet që kanë goditur qarkun ditët e fundit, ku u shënua një viktimë dhe u shkaktuan dëme materiale. Në kuadër të këtij hetimi, prokurorët kanë sekuestruar dokumentacionin që lidhet me ndërtimin e hidrovorit të ri në zonën e Porto Romanos, një investim me vlerë rreth 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit, është sekuestruar dokumenti me titull “Hartim i studimit të projektit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën Porto Romano-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit”, i realizuar në kuadër të procesit të rindërtimit, me fond limit 87 milionë lekë.

Po ashtu, pranë Bashkisë së Durrësit është marrë e gjithë procedura tenderuese për ndërtimin e hidrovorit, si edhe dokumentacioni që lidhet me zbatimin e projektit në terren.

Burime nga Prokuroria konfirmojnë se ekzistojnë dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar në momentet kritike, çka mund të ketë ndikuar drejtpërdrejt në përmbytje.

Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos është fituar tre kompani, ku njëra prej tyre zotërohet nga babai I ish drejtorit të ujësjellësit të Durrësit, ndaj prokuroria dyshon se procedura e prokurimit mund të ketë qenë e paracaktuar.

Prokuroria e Durrësit po heton veprat penale të shpërdorimit të detyrës, përmbytjes së pronës dhe përmbytjes së pronës nga pakujdesia, për të përcaktuar përgjegjësitë institucionale dhe individuale.

I ftohti rëndon zemrën/ Problemet kardiake shtohen nga ulja e temperaturave

By: xhir jeta
13 January 2026 at 14:46

I ftohti  shton rrezikun e problemeve kardiake.   Ulja e ndjeshme e temperaturave sipas mjekëve   ngushton enët e gjakut  dhe vendos  në presion zemrën duke çuar deri në infarkt.

“Kemi dhe shfaqjen e menjëhershme të  infarktit akut të miokardit. Është një emërgjencë që nuk pret.  Sa më shpejt të shkojmë në urgjencë aq më I madh do jetë përfitimi që do ketë muskuli i zemrës.”

Më të rrezikuar sipas kardiologëve  janë pacientët që kanë shfaqur  shqetësime me herët.

Prandaj  apelojnë që ata   të shtojnë kujdesin këto ditë kur temperaturat  në shumë qytete kanë arritur nën zero gradë celcius.

Por sipas mjekëve sforcimi në të ftohtë mund të nxjerrë në pah dhe probleme të fshehura tek persona që nuk kanë bërë ekzaminime dhe  mund ta konsiderojnë veten të shendetëshm.

“Pacientë  që kanë probleme me enët e zemrës duhet patjetër të jenë më të kujdesshëm   në temperaturat e ulëta, që do të thotë  duhet të marrin mjekimin në mënyrë të rregullt,  duhet të kenë veshur disa shtresa në momentin  që janë temperaturat e ulëta.  Shpesh herë në vendet me borë këta pacientë bëjnë dhe një lloj eforti të shtuar,  shpesh herë duke marrë lopatat duke hequr borën,   në segmente të caktuara çka mund  të  shfaqë te pacientë të cilët nuk kanë qene në dijeni episode  si angina pectoris  ose siçc njihet në popullatë dhimbje gjoksi.”

Edhe tek pacientë që janë të shëndetshëm të cilët nuk kanë dijëni më parë ngushtime të enëve korornare se shpesh herë I ftothi dhe eforti në të ftohtë shfaq   klinikën e dhimbjes së gjoksit

Duhet  me patjetër të jemi të kujdesshëm për mendimin tim  të dy  grupet e popullatave si ato që kanë probleme me enët e zemrës ose pacientët që  janë të stentuar dhe grupi që ne I konsiderojmë të shëndetshëm”, tha ai.

Por në cilat raste mjekët apelojnë  për të  kërkuar ndihmë të specializuar?

“Një dhimbje shtrënguese , një dhimbje që mund të përhapet majtas djathtas  gjoksit që mund të marrë krahun e majtë ose të dy krahët njëkohësisht ose prapa shpatullave, një dhimbje që zgjat disa mintua dhe pushon  ose në   ambjente të ngrohta ose ndalojmë pjesën e efortit. Këto janë dhimbje që duhen konsideruar, janë një alarm i kuq,  një këmbanë alarmi që duhet të na çojnë drejt mjekut.” shtoi mjeku.

Deti avancon në Kunë/ Lezhë, dallgët e forta dëmtojnë shëtitoren

By: xhir jeta
13 January 2026 at 14:42

Stuhitë e ditëve të fundit shndërruan bregdetin e Kunes në Shëngjin. Krahas pishave qindra vjeçare, dallgët e detit kanë dëmtuar edhe trotuarin e rruges kryesore në një gjatësi prej rreth 100 metrash.

Situata e krijuar është pasojë e erozionit detar, i cili ka marrë përmasa shqetësuese, duke kërcënuar zonën e banuar të Kunës. Eksperti i mjedisit, Jak Gjini, thotë se nga viti 2017 e deri më tani, deti ka asgjësuar rreth 6 hektarë tokë ranore.

“Ka ndodhur ajo që pritej, me atë ritëm që po ecte gërryerja e bregut, pritej kjo situatë. Ne shohim që nga viti 2017 deri në 2023, nga një publikim të raportit të gjendjes së mjesidit në Shqipëri, të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, shohim se nga Shëngjini deri në grykëderdhjen e Drinit, rreth 6 km, aty kemi një dinamikë të bregut, janë zaptuar 6 hektar nga deti. Bregu është tjetërsuar në një mjedis detar, në një sipërfaqe prej 6 hektarësh. Tani është kthyer në një situate e zakonshme. Por pjesa bregdetare po lëviz shumë shpejt”

Si zgjidhje emergjente shihet vendosja e dallëkthyeseve për të mbrojtur zonën e banuar të Kunës nga përparimi i detit.

“E vetmja zgjidhje është instalimi i dallëkthyesve. Duhen të vendosen në një zonë nga 100-180 metra, të tillë pjerrësi ka shtrati aty. Ka ardhur momenti që strukturat po rrezikohen, janë në gjendje alarmi, masat duhet të jenë të jashtëzakonshme”

Alarmi për erozionin detar në Shëngjin është dhënë prej vitesh, por ende nuk është marrë asnjë masë konkrete për t’i bërë ballë këtij fenomeni të rrezikshëm./abcnews.al

Goditi efektivin dhe u largua/ Detaje nga arratisja e të burgosurit Ndoci nga spitali i Durrësit

By: xhir jeta
13 January 2026 at 13:43

Një i burgosur në burgun e Durrësit është arratisur. Burime thonë për ABC Neës se personi i arratisur është Altin Ndoci, i arrestuar me kërkesë të SPAK për vepra të rënda penale.

Për ABC News, gazetari Leonidha Musaj tha se Ndoci ndodhej i shtruar në spitalin Infektiv në Durrës. Sipas burimeve ai ka goditur policin që e shoqëronte në dhomë dhe ka mundur të arratiset.

Altin Ndoci, ndodhej I shtruar në katin e tretë të spitalit të Durrësit.

 

Ndodhej i shtruar në spitalin e Durrësit/ Identifikohet i burgosuri i arratisur

By: xhir jeta
13 January 2026 at 13:28

Një i burgosur në burgun e Durrësit është arratisur.

Burime thonë për ABC News se personi i arratisur eshte Altin Ndoci.

Të njëjtat burime thonë se i burgosuri ka ikur nga spitali i Durrësit ku ndodhej prej disa ditësh i shtruar në repartin infektiv.

Deklaratë paraprake

Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VIDEO/ Bardhi kundër Berishës. Çfarë deklaronte kur kërkonte transparencë për Kuvendin e 11 dhjetorit

By: xhir jeta
13 January 2026 at 13:12

Hetimi nga SPAK për fondet e Kuvendit të Rithemelimit, që parapriu kthimin e Sali Berishës në Partinë Demokratike ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga Gazmend Bardhi në fund të 2021 në Prokurorinë e Posaçme. Në këtë kallëzim ish sekretari i përgjithshem i PD paditi Këlliçin, Vokshin dhe Spahon si organizatorë të Kuvendit.

Asokohe Bardhi i kërkonte publikisht Berishës të bënte transparencë për financimet me të cilat bëri Kuvendin në stadium.

“Me shumë dëshirë që secila media, që i shërben të vërtetës dhe transparencës është të trokasë në zyrën e z/Berisha dhe ti kërkojë të realizojë premtimet e tij publike. Së pari, për transparencë të plotë të delegatëve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Premtoi transparencë, lexim të cdo emri proces verifikimi të cdo media dhe ju nxori jashtë. Së dyti, ju premtoi që shpenzimet dhe faturat e mitingut luksoz të 11 dhjetorit do të ishin publik për opinionin madje do informonte se kush ishin financuesit e mitingut luksoz të 11 dhjetorit.

Pas publikimit do të shikoni se ëshë top lista e oligarkëve që marrin nga mëngjesi në darkë paratë e shqiptarëve me firmë të Edi Ramës” shprehej Bardhi./abcnews.al

Harden është një “shaq”/ Ylli i basketbollit amerikan arrin në 28 614 pikë në karrierë

By: xhir jeta
13 January 2026 at 12:59

Nuk është në majë, dhe vështirë se do t’ia dalë. Xhejms Harden është 36 vjeç dhe ëndrra për të qenë shënuesi më I mirë në historinë e NBA-së edhe vetë e di se nuk do të realizohet, ndonëse ai vazhdon ngjitjen.

Veterani i basketbollit amerikan tani është në vendin e 9-të në këtë klasifikim, që e udhëheq “Mbreti” Lebron Xhejms, pasi shënoi 32 pikë në ndeshjen e fundit dhe kaloi një legjendë të madhe.

Harden la pas Shakill O’Nillin, njërin nga basketbollistët më dominues që ka parë bota.

I mbiquajturi “Mjekra” ka tani 28 614 pikë në NBA, ndërsa O’Nill është 18 pikë prapa.

Siç e ka për natyrë, 36-vjeçari mori shumë përsipër dhe dha kontribut në fitoren që Los Anxhelos Klipers arritën ndaj Sharlotës me shifrat 117-109, duke vazhduar ngjitjen këtë sezon.

Harden shëoi 32 pikë, kapi 4 topa në tabela, shërbeu 10 asistë dhe pati 4 vjedhje topi, por edhe bëri gabime të shumta në gjuajtje.

Vendimtar për fitoren ishte ylli tjetër, Kauaj Leonard me 35 pikë dhe shumë më tepër saktësi.

Sa I takon renditjes së shënuesve, “Mjekra” mund të kalojë edhe Uilt Çembërlenin që është rreth 3 000 pikë përpara, por për këtë mund t’i duhen edhe dy sezone të tjera, nëse do të vazhdojë me basketbollin.

“Zonjë” e bukur dhe fituese/ Juventus kthehet në garën për titull, Cremonese bie 5-0

By: xhir jeta
13 January 2026 at 12:56

E kemi thënë që spektakli u nis që nga stoli. Juventusi është me fat që arriti të merrte një trajner si Luçiano Spaletin, mishërim I futbollit sulmues dhe argëtues, edhe pse për të është një nder që drejton ekipin rekordmen të titujve në Itali.

Fitorja 5-0 në Serinë A ndaj Kremonezes ishte një tjetër dëshmi e filozofisë së atij që mbiquhet “Il Prete”, “Prifti”.

“Zonja e Vjetër” u rikthye “zonjë” dhe në stadiumin “Alianc” të Torinos shënuan pesë autorë të ndryshëm.

Mbrojtësi Bremer në 12’, sulmuesi kanadez David në 15’, talenti I madh turk Kenan Jildiz, më pas autogol I Terraçanos me të nisur pjesa e dytë, dhe vulën e vendosi Mekkeni në 64’.

Pra, shfaqja ishte e plotë në rreth një orë lojë.

Tashmë, Juvja është shumë pranë kreut të renditjes që mbahet nga Interi, dhe është ekipi I dytë me më shumë gola në Serinë A, pikërisht pas zikaltërve.

“La Gazeta delo Sport” I thur lavdet e merituara: Vallëzim I Juves! Pesë gola Kremonezes, vend I tretë, kreu është vetëm 4 pikë larg!

“Juve, a mundet që të mos besosh?, është pyetja e të përditshmes torineze, “Tutosport”, që vazhdon: 5-0 nuk ndodhte prej 10 vitesh në shtëpi, tifozët ëndërrojnë titullin!

Piemontezët janë në vend të tretë në kampionat me 39 pikë, me Interin që kryeson me 43, Milani që ka 40, dhe Napoli e Roma nga 39 pikë.

Gjithsesi, Juventus ka luajtur një ndeshje më shumë, ashtu si romanët.

Alonso – Real, shkaqet e “divorcit”/ Klubi dhe trajneri zyrtarizuan ndarjen pas humbjes së Superkupës

By: xhir jeta
13 January 2026 at 12:54

Idili zgjati shumë pak. U duk si dashuri me shikim të parë ajo mes Shabi Alonsos dhe Realit të Madridit, edhe pse nuk pati premtim për të mos u ndarë deri në vdekje, veçse pa kaluar mirë 8 muaj, erdhi divorci.

Klubi më i madh i futbollit në botë njoftoi shkarkimin e teknikut bask, vendim që erdhi një ditë pas humbjes së finales së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

Edhe pse disfata nuk ishte katastrofë, vetëm 3-2, sërish presidenti Florentino Perez dhe bordi drejtues “merenges” nuk pritën gjatë.

Në vend të tij, siç njofton klubi në komunikatën tjetër zyrtare, I përkohshëm në stol do të jetë ish-ylli madrilen, Alvaro Arbeloa.

Përse u arrit deri te kjo ndarje?

Prej kohësh, mediat e kryeqytetit spanjoll kishin kritika të forta për Alonson, edhe pse ai erdhi me aureolën e fituesit ndaj Leverkuseni.

Në “Santiago Bernabeu” nuk bënë shumë punë fitorja e Bundesligës pa asnjë humbje, e Kupës së Gjermanisë gjithashtu pa asnjë disfatë, dhe arritja deri në finalen e Ligës së Europës.

Tek Reali duan trofe, dhe profesionisti bask nuk bindi dot Perezin e të tjerët se mund t’ia dilte.

Skuadra e tij u shkatërrua në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klubet ndaj Paris SG me një humbje me shifrat 4-0.

Pësoi një tjetër kapitullin në La Liga në derbin ndaj Atletikos në stadiumin e kësaj të fundit, “Uanda Metropolitano”, me rezultatin 5-2.

Në Champions, ekipi nuk po shkëlqen dhe u mund nga Liverpuli, ndërsa në kampionatin spanjoll edhe pse fitoi El Klasikon ndaj Barcelonës në Madrid, tashmë ka mbetur prapa katalanasve, që janë favoritë për titullin.

Për më tepër, thuhet se humbi lidhjen me yjet e ekipit, dhe problemet ishin të shumta sidomos me brazilianin Vinisius.

Vetëm koha do ta tregojë nëse vendimi I Realit është I drejtë, por në “Bernabeu” janë shkarkuar edhe trajnerë që kanë dalë kampionë të Europës si Jup Hajnkes apo Karlo Ançeloti.

Ronaldo, gol pa titull/ CR7 arriti në 959 rrjeta në karrierë, më parë kuotës 1 000

By: xhir jeta
13 January 2026 at 11:06

Nuk dihet nëse ndihet aq I kënaqur sa të lerë prapa dëshpërimin. Kristiano Ronaldo hodhi edhe një tjetër hap drejt realizimit të objektivit të tij madhor, arritjes së 1 000 golave në karrierë, por njëkohësisht pësoi një disfatë shumë të rëndë në Ligën Profesioniste Saudite.

Veterani që mbush 41 vjeç në 5 shkurt, I dha epërsinë 1-0 skuadrës së tij, Al Nasr, në përballjen me rivalin kryesor për titull, Al Hilal. Ishte minuta e 42-të, por ajo që ndodhi më pas shkaktoi pikëllim për legjendën portugeze, por edhe zemërim.

Al Hilal, rekordmeni I titujve në Arabinë Saudite me 21 të fituar, barazoi në 57’ me penallti të kthyer në gol nga Salem Aldausari. Më pas, Al Nasr mbeti me 10 vetë pasi portieri Alakidi u përjashtua me karton të kuq për agresion, dhe humbja u bë e pashmangshme.

Kano kaloi në epërsi vendasit 9’ para fundit, dhe Ronaldo e pa pjesën tjetër të ndeshjes nga stoli, i zëvendësuar. Kur Ruben Nevesh realizoi për 3-1 sërish me penallti, Kristiano bëri një gjest shumë domethënës akuzues për arbitrin francez, Leteksie, që dha dy 11-metërsha dhe përjashtoi portierin me të kuq.

A thua vërtet, superylli portugez po vidhet? Polemikat janë të shumta, ndërsa ekipi I CR7-ës ka mbetur 7 pikë prapa kreut në Ligën Profesioniste Saudite, pasi Al Hilal ka 38 pikë, ndaj të Al Nasrit.
Frika është se Ronaldo mund të mbetet sërish pa trofe në Arabi, ndërsa për të arritur 1 000 golat i duhen edhe 41./abcnews.al

Jeta në tinguj e Elvina Gurrës/ Pianistja shqiptare që po shkëlqen në skenat ndërkombëtare

By: xhir jeta
13 January 2026 at 11:00

“Shtatë nota në 88 taste për të shprehur emocionet” – kështu mund të përmblidhet filozofia artistike e Elvina Gurrës, pianistes shqiptare që prej vitesh po ndërton me përkushtim një rrugëtim të suksesshëm në skenat ndërkombëtare të muzikës klasike.

Nw studion e Pas Mesnatw, ajo rrwfen se udhëtimi i saj me pianon ka nisur shumë herët, që në moshën 5-vjeçare. E lindur në një familje ku muzika ishte pjesë e ADN-së, Elvina Gurra e kishte thuajse të pamundur t’i shpëtonte artit. “Nuk shpëtoja dot, tre breza me muzikë”, shprehet ajo, duke kujtuar me krenari rrënjët familjare. Një vend të veçantë në këtë histori zë gjyshi i saj, Muharrem Gurra, i cili i ka dedikuar disa këngë dhe ka qenë një nga frymëzimet e para në formimin e saj artistik.

Fëmijëria e një pianisti, siç thekson vetë Elvina, nuk është e zakonshme. Ajo kërkon disiplinë, orë të gjata studimi dhe sakrifica që nisin që në moshë të vogël. Në universin e saj muzikor, një vend të veçantë zë kompozitori polak Fryderyk Chopin. “Kompozitori i zemrës, Chopin, më jep mundësi të shpreh çdo emocion”, rrëfen pianistja.

Elvina Gurra nuk harron të shprehë mirënjohjen për mësueset që kanë ndikuar thellësisht në formimin e saj profesional dhe artistik: Iris Kapo, Nora Çashku dhe Merita Rexhën. Sipas saj, udhëzimi dhe mbështetja e tyre kanë qenë thelbësore në ndërtimin e identitetit të saj si pianiste. Së fundmi, ajo veçon edhe bashkëpunimin me balerinin dhe koreografin e njohur Eno Peçi, të cilin e cilëson si unik – një takim artistik ku muzika dhe lëvizja krijojnë një dialog të veçantë në skenë./abcnews.al

Yesterday — 12 January 2026Main stream

Rafuna: I ‘heq kapelën’ Shkëlqim Devollit për rikthimin e shpejtë të prodhimit në Comodita Home

By: xhir jeta
12 January 2026 at 13:44

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vizituar sot “Comodita Home”, ku ka rifilluar prodhimi vetëm pak ditë pas zjarrit që e kishte përfshirë këtë fabrikë javën e kaluar.

Rifillimi i punës në një afat kaq të shkurtër është vlerësuar si një sukses i madh për industrinë vendore dhe ekonominë e vendit, raporton Klankosova.tv

Rafuna theksoi se rikthimi i shpejtë i prodhimit tregon përkushtimin e Shkëlqim Devollit, aksionarit të Devolli Corporation, ku bën pjesë edhe Comodita Home, të cilin e përgëzoi.

“Ky është lajmi ma i mirë për gjithë Kosovën, për ekonominë e Kosovës. Me të vërtetë duhet me ia heq kapelën z.Shkëlqim Devolli, që ka arritë në këtë periudhë kanë të shkurtë kohore ta rikthejë prodhimin dhe punëtorët të mos e ndjejnë ndaljen e prodhimit, ose uljen e eksportit. Uroj që të ecë e të shtohet prodhimi. I lus institucionet qendrore të krijojnë fonde, të qendrojnë afër biznesit. Çdo shtet lufton që ta shtojë eksportin.” – tha Rafuna për Klan Kosovën.

Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas

By: xhir jeta
12 January 2026 at 13:42

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin:

🕗 Ora 20:00 – 06:00
📅 Datat 13–14.01.2026

➡ Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:
• Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
• Rruga dytësore
• Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
• Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari

 

❌
❌