Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bisedat e mia me Azem Shkrelin në vitin 1972

28 January 2026 at 12:14


Nga: Ismail Kadare

Nga të rrallët njerëz në botë, që e pata si vëlla. Kemi qenë miq një kohë tepër të gjatë, qysh nga viti 1972. E mbaj mend mirë këtë sepse isha për herën e parë në Kosovë dhe deri pak para vdekjes së tij, një kohë gati tridhjetëvjeçare, mund të them se ka qenë, ka qëlluar të jetë miku im më i ngushtë nga shkrimtarët e Kosovës. Azem Shkreli, mik i dashur, mik i vërtetë, mik nga ana njerëzore dhe nga idetë, gjithashtu. Kemi bërë biseda të pafundme bashkë, kemi biseduar, mund të them çdo gjë me të.

Pikërisht kujtimi im i parë, sepse shpeshherë kujtimet e para janë më të paharrueshmet, është ai kur kam ardhur në Kosovë vetëm në vitin 1972, me rastin e vënies, mesa më kujtohet, në skenë të dramës Gjenerali i ushtrisë së vdekur, që e organizonte Azemi. Isha, si të thuash, mysafiri i tij, si institucion, por u bëra për shembull, mysafiri i tij njerëzor në radhë të parë. Dhe, kujtimi im i parë ishte se kam qëndruar gati një javë në Kosovë dhe çdo ditë, pothuajse çdo ditë dilnim bashkë të dy, vetëm me makinën e tij dhe ajo ka qenë një mrekulli mund të them, jashtë çdo protokolli, jashtë çdo syri të jashtëm, jashtë çdo përgjimi ... se kishte përgjim, dihet, edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë në atë kohë, dhe çdo ditë kalonim orë të tëra. Dhe, unë e kam parë të gjithë Kosovën me sytë e mi, sigurisht, por edhe me sytë e tij, se ishte ai që ma tregonte, por që ai ishte si shkrirje, një infuzion. Dhe, kemi biseduar, natyrisht të gjitha, nga më të çuditshmet, më delikatet. Kjo është edhe karakteristikë e këtij kujtimi.

Lexo po ashtu: Dritëro Agolli dhe takimi me Azem Shkrelin në Kosovë

Ditën, e dytë ose të tretë, maksimumi, më kujtohet se midis nesh u bë biseda më delikate e asaj kohe, biseda më tabu, më e ndaluar në botë, që ishte: çështja e lirisë së Shqipërisë. Sepse, sigurisht, në fillim u bë biseda e natyrshme, që do të bisedonim për mungesën e lirisë në Kosovë dhe çfarë po bëhej për t’u kapërcyer disi-disi ajo barbari e deriatëhershme me aktivitete kulturore ose afrim kulturor me kulturën shqiptare. Por, ne kaluam pastaj në temën që ishte më delikatja, pra më tabu nga të gjitha - mungesa e lirisë në Shqipëri, gjë që nuk flitej në atë kohë dhe ishte e kuptueshme të mos flitej midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, sepse këtu ishte një mungesë lirie, e ndryshme nga mungesa juaj (në Kosovë). Mungonte, pra, liria, por në mënyra të ndryshme. Liria është një, por ajo mund të mungojë në mënyra të ndryshme. Mungesa juaj nuk ngjante me mungesën tonë, ishte tjetër gjë. Ne, pra, e kapërcyem këtë gjë dhe folëm, folëm gjerësisht, unë i shpjegova se si, gjithashtu në Shqipëri ka një mungesë lirie, që është po aq tragjike sa mungesa në Kosovë, por e një sensi tjetër, e një drejtimi tjetër. Prandaj, biseda jonë kishte, do të thosha një karakter disi misterioz, në këtë kuptim, që as unë, as ai dhe as njeri në botë nuk mund ta gjente atë enigmë se çfarë ka të përbashkët kjo mungesë. Se, diku, në një zonë tjetër të largët, ajo kishte diçka të përbashkët, liria ka diçka të përbashkët. Psenë nuk mund ta gjenim ne, as unë, as ai dhe asnjë njeri në botë, sepse asnjë njeri në botë në vitin 1972 nuk kish parashikuar që një ditë komunizmi do të binte.

Pra, ne e përfytyronim jetën tonë, jetën e Shqipërisë, jetën e Kosovës. Ne, si të thuash, gjithfarë gjërash mund të mbërrinim, por jo atë kryesoren - rënien e komunizmit, ku ishte edhe misteri, ku ishte edhe enigma, ku ishte edhe kyçi që nuk lejonte lirinë e njërit dhe të tjetrit. Pikërisht për këtë, pra, edhe përdora fjalën misteri, sepse këtë gjë që rrinte në mjegull e fshehur, këtë s’e kuptonte, nuk mund ta gjente asnjëri. Këtë nuk e dinin as organizmat e zbulimit më të sofistikuar perëndimor. Nuk kanë parashikuar që komunizmi do të binte në atë kohë, kurrsesi. Prandaj, kjo ishte shumë interesante që ne, si të thuash, flisnim për diçka tjetër, gëzonim veten tonë në afrimin e lirisë së Kosovës e të Shqipërisë, çka ishte, si të thuash, një ushqim zëvendësues për lirinë, nuk ishte liria e vërtetë, por ishte një lloj i tretë, si të thuash, që i ngjante lirisë, por nuk ishte ajo. Prandaj, thashë, po kthehem, përdora fjalën misteri dhe enigma, kjo ishte. Dhe, kjo ishte, do të thotë, biseda jonë e pafundme, të pafundme me ato mijëra kilometra që kemi bërë bashkë nëpër Kosovë dhe u pasuruam nga kjo gjë. Më vonë kur jemi takuar, kur ra komunizmi, e kemi kujtuar atë kohë, por s’kishim faj, s’mund të na shkonte në mend, askujt nuk i kishte shkuar që do të binte komunizmi dhe atje ishte zgjidhja. Pa rënë komunizmi, s’kishte liri as për Kosovën, as për Shqipërinë, me sa duket.

Jam takuar disa herë me të. Jemi takuar në Paris. Jam takuar në Gjermani. Kemi shkuar te shtëpia e tij. Atëherë kemi qenë bashkë me bashkëshortet tona.

Në Kosovë, prapë, pas këtij takimi kam shkuar herën e fundit gjatë kohës së robërisë. Ka qenë viti 1980, fundi i vitit ose në prag të ngjarjeve. Ishte edhe ai një kujtim shumë i bukur dhe Azemi gjithmonë ishte i pranishëm. Jemi takuar në Shqipëri, ka ardhur disa herë. Domethënë, kam takime të shumta me të, të shumta. Gjithmonë takoheshim me të njëjtën dëshirë, me të njëjtën kënaqësi, me të njëjtin kuriozitet. Dhe ishte gjithmonë ai që ishte, i pandryshueshëm dhe marrëdhënia midis nesh ishte e pandryshueshme, gjithmonë e thellë, e sinqertë, interesante, plot pasuri intelektuale ...

Suzana Shkreli rikthehet në politikë, kandidon për Sekretare të Shtetit në Michigan

9 December 2025 at 19:53


Suzanna Shkreli shpalli kandidaturën për Sekretare të Shtetit në Michigan si përfaqësuese e Partisë Demokratike.

“Prindërit e mi erdhën në këtë vend për të shpëtuar nga autoritarizmi. Tani, ndërsa këto kërcënime po shfaqen edhe këtu, jam e gatshme të mbroj demokracinë tonë, të mbroj Kushtetutën dhe të siguroj të drejtën e votës për çdo banor të Michiganit”, deklaroi Shkreli.

Kandidatura e saj vjen në një kohë kur mbrojtja e të drejtave zgjedhore dhe ruajtja e institucioneve demokratike janë në qendër të debatit politik në Shtetet e Bashkuara.

My name is Suzanna Shkreli and today I’m announcing my Democratic campaign for Secretary of State in Michigan.

My parents came to this country to flee authoritarianism. Now as those same threats take root here at home, I’m ready to defend our democracy, protect our Constitution,… pic.twitter.com/RzFm8q5vCQ
— Suzanna Shkreli (@SuzannaForMI) December 8, 2025

Ndryshe, Suzanna ka ndërtuar një karrierë të respektuar në shërbim publik, dhe vendimi i saj për të kandiduar për një nga postet më të larta shtetërore në Michigan reflekton praninë në rritje, talentin dhe lidershipin e shqiptarëve në jetën publike të SHBA-së.

Ajo ishte shqiptarja e vetme që kishte kandiduar për Kongresin Amerikan në vitin 2016, por nuk arriti të merrte votat e nevojshme.

Shkreli kishte marrë mbështetje nga familja Clinton gjatë garës për postin e kongresistes nga radhët e demokratëve. /Telegrafi/

Akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

By: V K
5 December 2025 at 11:31

GJKKO, ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli.

Kristjan Shkreli, u mor i pandehur për korrupsion zgjedhor, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sipas SPAK, ai u kërkoi banorëve vota në favor të PSD-së duke ofruar të mira materiale.

Zyrtarit të lartë vendor iu sekuestrua aparati celular nga SPAK.

Gjatë fushatës kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit në një takim: “Kristian, mos më luaj me dy porta”.

Shkreli është përfaqësues i zgjedhur i PS, por njihet dhe si i afërt me PSD e Tom Doshit.

The post Akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli appeared first on Albeu.com.

Paraqitet në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

By: Ela
11 November 2025 at 09:42

Kryetari socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur këtë martë në GJKKO. Paraqitje e tij vjen lidhur me seancën e parë paraprake ndaj tij pasi SPAK kërkoi kalimin për gjykim të dosjes së tij. Shkreli akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 11 majit. Sipas SPAK ai u kërkoi banorëve vota […]

The post Paraqitet në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli appeared first on BoldNews.al.

I akuzuar për korrupsion në zgjedhje/ Shtyhet seanca paraprake për kryebashkiakun e Vaut të Dejës

11 November 2025 at 11:02

Shtyhet seanca e parë paraprake për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Kristjan Shkreli. Shkak u bë kërkesa e avokatit të tij, i cili kërkoi kohë të njihej me aktet e Prokurorisë së Posaçme.

Seanca e radhës u caktua në datë 21 nëntor orë 09.30, teksa këtë të marte u legjitimuan palët nga gjykata.

"Miss Globe USA" ka një mesazh për vajzat: Paratë shkojnë e vijnë, gjeni një njeri që ju do e respekton

29 October 2025 at 17:32


Në një intervistë në Top Albania Radio me moderatorin Ronaldo Sharka, “Miss Globe USA” Samantha Shkreli, ndau mendimet e saj për temën e përhershme të marrëdhënieve dhe vlerave që vajzat duhet të kenë në zgjedhjen e partnerit.

E pyetur nga moderatori për vajzat që mendojnë se më mirë të gjejnë një partner me shumë para, pavarësisht moshës apo pamjes, vetëm që t’u “sistemojë jetën”, Shkreli u shpreh se ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por global.

“Edhe në Amerikë ndodh kjo. Nuk është vetëm te vajzat shqiptare, është diçka që e sheh kudo në botë”, tha ajo.

Foto: TikTok

Sipas saj, kriteret që duhet të vlejnë më shumë në një marrëdhënie janë dashuria, respekti dhe karakteri i njeriut.

“Më e rëndësishme është me gjet dikë që është mirë, që ka me të respektu, që të do dhe që do të jetë një baba i mirë. Të gjitha gjërat e tjera vijnë e shkojnë. Paratë mund t’i gjesh gjithmonë”, shtoi ajo.

Shkreli theksoi se vajzat duhet të jenë të vetëdijshme për atë që duan në jetë dhe të mos ndjekin modele sipërfaqësore.

“Duhet të dish për vete çka të pëlqen dhe çka është më e rëndësishme në jetë. Duhet të gjesh një njeri që do të dojë ty për atë që je”, tha ndër tjerash.

@topalbania_radio Miss Globe USA ka një mesazh për vajzat: Paratë shkojnë e vijnë, gjeni një njeri që ju respekton...
♬ original sound - Top Albania Radio

Me këtë mesazh, “Miss Globe USA” dha një shembull frymëzues për shumë të reja, duke i ftuar të vendosin vlerat dhe dashurinë e sinqertë përpara interesave materiale.

Intervista e Shkrelit ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë përgëzuar qëndrimin e saj realist dhe pozitiv për dashurinë dhe jetën. /Telegrafi/

Shkreli: Përmbytje në disa banesa në Vaun e Dejës

26 October 2025 at 13:30

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Reshjet intensive të orëve të fundit kanë përkeqësuar situatën në territorin e bashkisë Vau i Dejës, ku janë regjistruar përmbytje në disa njësi administrative.

Kryetari i bashkisë, Kristian Shkreli, në një deklaratë për mediet bëri të ditur se rreth 100 banesa kanë prezencë uji, ndërsa dëmet më të mëdha paraqiten në sektorin blegtoral dhe bujqësor.

“Situata është mjaft e rëndë. Përroi i Glinës ka dalë nga shtrati dhe po shkakton përmbytje në gjithë qytetin e Vaut të Dejës. 100 shtëpi kanë prezencë uji dhe dëmet janë të konsiderueshme në bagëti, shpendë dhe në kosheret e bletëve. Shpresojmë që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve”, u shpreh Shkreli.

Sipas tij, përroi i Glinës vijon të jetë problematik.

Shkreli nënvizoi se të gjitha strukturat vendore janë në gatishmëri dhe po vijojnë punën në terren për të ndihmuar banorët dhe për të shmangur evakuimet e mundshme. /j.p/

The post Shkreli: Përmbytje në disa banesa në Vaun e Dejës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës

24 October 2025 at 17:17

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dje për gjykimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

SPAK bën të ditur se, nga aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale hetimore (përgjimet e bisedave telefonike, vëzhgimet, si edhe kryerja e veprimeve të tjera hetimore), në kuadër të procedimit penal nr. 49 të vitit 2025, ka rezultuar se i pandehuri Kristian Shkreli, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më datë 11 maj 2025, për Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në bashkinë Vau i Dejës, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.

Gjatë hetimit është evidentuar se i pandehuri ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të këtij subjekti politik, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK dërgon për gjykim një tjetër kryebashkiak të PS, akuza për korrupsion në zgjedhje

By: redi
24 October 2025 at 17:21

Një tjetër kryebashkiak i PS-së do të përballet me ligjin. SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, më 23 tetor 2025, është dërguar për gjykim procedimi penal nr. 49/1 i vitit 2025…

Source

Akuza për korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

By: armand
24 October 2025 at 08:56

SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim. Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK disa javë më parë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Atij iu komunikua akuza “korrupsion në zgjedhje”. Më herët, SPAK ka sekuestruar edhe celularin e […]

The post Akuza për korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli appeared first on BoldNews.al.

Bleu vota për PSD/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli zyrtarisht i pandehur

By: Re Nato
24 October 2025 at 08:51

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate.

Shkrelit iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”.

Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Në muajin maj, Shkrelit iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll.

Për këtë hetim, SPAK ka sekuestruar dhe celularët e disa eksponentë të tjerë të PSD-së, pasi dyshohen për shitblerje te votës në qarkun e Shkodrës./abcnews.al

SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejësit, Kristian Shkreli

By: V K
24 October 2025 at 08:53

Prokuroria e Posaçme, ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist e Vaut të Dejësit, Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.

Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë, nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate.

Atij iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”.

Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

The post SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejësit, Kristian Shkreli appeared first on Albeu.com.

Akuza për korrupsion në zgjedhje/ Merret i pandehur kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

By: Ela
3 October 2025 at 11:03

Kryetari i bashkisë të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur sot në SPAK, ku i është komunikuar akuza për korrupsion zgjedhor dhe është marrë i pandehur. Shkrelit i ka mbërritur fletëthirrja nga SPAK dhe sot u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa shoqërohej nga avokati i tij. Prokuroria e Posaçme kishte marrë më herët […]

The post Akuza për korrupsion në zgjedhje/ Merret i pandehur kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 Majit/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës merret i pandehur nga SPAK

By: V K
3 October 2025 at 11:11

Kryetari i bashkisë të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është paraqitur sot në SPAK, ku i është komunikuar akuza për korrupsion zgjedhor dhe është marrë i pandehur.

Shkrelit i ka mbërritur fletëthirrja nga SPAK dhe sot u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa shoqërohej nga avokati i tij.

Prokuroria e Posaçme, kishte marrë më herët autorizim në Gjykatë për kontrollin personal të kryetarit të bashkisë, vendim që u zbatua nga Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Për të njëjtën çështje janë sekuestruar edhe celularët e disa personave të tjera, që konsiderohen si mbështetës të PSD-së dhe që SPAK, ka dyshime se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

The post Akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 Majit/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës merret i pandehur nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli paraqitet në SPAK

By: V K
3 October 2025 at 10:30

Këtë të premte, kryabashkuaku i Vaut të Dejës është paraqitur në SPAK. Burime bëjnë me dije se SPAK do t’i komunikojë kryebashkiakut të Vaut të Dejës , akuzën për korrupsion në zgjedhje.

Kryebashkiaku i PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për PSD-në e Tom Doshit.

Kujtojmë se një ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit, celulari i Shkrelit u sekuestrua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Asokohe Shkreli tha për News24 se “jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore”.

“Unë jam në krye të detyrës, jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore dhe ata të bëjnë punën e vetë, ne po bëjmë punën për të cilën na ka votuar populli”, deklaroi ai.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, u sekuestruan edhe celularët e disa mbështetëse të PDS-së, pasi ka dyshime se u përfshinë në shit-blerjen e votës në Qarkun Shkodër.

The post Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Thirret në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës

By: Ela
3 October 2025 at 09:58

Kryebashkiaku i Vau të Dejës, Kristian Shkreli, është paraqitur këtë të premte në SPAK. Kujtojmë se pak muaj më parë, në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Shkrelit ju sekuestrua telefoni celular. Shkreli është i dyshuar për veprën penale të korrupsionit zgjedhor. Së bashku me Shkrelin te dyshuar janë edhe 3 persona të tjerë. Vepra […]

The post Thirret në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës appeared first on BoldNews.al.

Tetë autorë sjellin dimensionet e ndryshme të Spaçit

19 September 2025 at 11:47

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Në kuadër të projektit “Shpirtërim” i cili zbatohet nga “Tek Bunkeri” me mbështetjen e programit EU4Culture, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u realizua botimi i librit “Terrene – Tetë vështrime mbi Spaçin”.

Ky libër sjell tetë qasje të ndryshme mbi kampin e punës në Spaç, duke e trajtuar si një nyjë të domosdoshme për të kuptuar historinë, kujtesën dhe kulturën shqiptare.

Tetë autorët janë: Artan Puto, Nebi Bardhoshi, Anna Shkreli, Alen Bejko, Ledi Shamku-Shkreli, Sokol Çunga, Arba Baxhaku dhe Antonela Pepkolaj. Ata sjellin ese dhe rrëfime që ndihmojnë të kuptohet më thellë historia dhe dimensionet e Spaçit si vend kujtese dhe reflektimi.

Përmbledhja “Terrene – Tetë vështrime mbi Spaçin” paraqet një vizion ndërdisiplinor për Spaçin, si hapësirë represioni, kujtese dhe reflektimi, duke mos dhënë një “të vërtetë” të vetme; ai ndërton një mozaik reflektimesh dhe pyetjesh: si mund të ruhet autenticiteti i traumës pa e kthyer në spektakël? Si mund të mbrohet kujtesa e atyre që nuk janë dëgjuar?

Dy prej autoreve, Anna Shkreli dhe Ledi Shamku-Shkreli do të jenë në promovimin e këtij botimi të ri, në 22 shtator, në Muzeun Etnografik të Kavajës.

/r.e/a.f/

The post Tetë autorë sjellin dimensionet e ndryshme të Spaçit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Robert Berisha dhe Ana Skrel në qendër të vëmendjes sërish, çfarë po ndodh me çiftin e njohur?

By: D Marku
25 August 2025 at 11:52

Robert Berisha dhe Ana Skrel, një nga çiftet e showbiz-it shqiptar shpesh shumë të komentuar, duket se po kalojnë një tjetër moment të ndërlikuar në marrëdhënien e tyre.

Pas një krize të parë që u bë publike disa muaj më parë, Ana Skrel riktheu në Instagram fotot me Robert Berishën, gjë që u pa si një shenjë ribashkimi për çiftin.

Por së fundmi, ato fotografi janë zhdukur sërish nga profili i modeles, dhe kaq ka mjaftuar për t’u ngritur aludime për një tension të ri mes dyshes.

Detaji që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është mungesa e një urimi publik nga Robert Berisha në ditëlindjen e Anës, ndonëse modelja festoi me miqtë dhe ndjekësit e saj.

Megjithatë, dyshja vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke lënë hapur mundësinë që bëhet fjalë vetëm për një periudhë të ftohtë e jo përfundimin e historisë së tyre.

Sakaq rikujtojmë që ende nuk ka asnjë deklaratë publike prej tyre, as prej Robert Berishës dhe as prej Ana Skrelit. Fansat mbeten në pritje për të parë nëse Roberti dhe Ana do të kapërcejnë sërish këtë krizë, apo nëse kësaj here bëhet fjalë për një ndarje të vërtetë.

Deri atëherë mbetet veç të presim…

The post Robert Berisha dhe Ana Skrel në qendër të vëmendjes sërish, çfarë po ndodh me çiftin e njohur? appeared first on Albeu.com.

Në vend të përshëndetjes

By: Kult Plus
12 August 2025 at 23:55

Në vend të përshëndetjes
Azem Shkreli


Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal.
Dhe, dije mirë, kurrë më një e një nuk bëjn’ një si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri.

Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde hiqe zvarrë rrugëve si gjënë e ndyrë.
Mos u kthe pas.
Mos i harro sytë e përlotur në shtekballin tim.
Mos thuaj lamtumirë.
Asgjë mos thuaj.
Merri me vete gjurmët nëpër të cilat erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.
Shko dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time.
Bëhu shkrepetirë e fikur n’ylberin e shkrimit tim.
Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim yjet si fluturat e ua ngjisnim nganjë emër mos ta harrojmë emrin tonë.
Shko, merri me vete edhe rrugët, të mos kthehesh kurrë në vesën e lotit të rrejshëm, gërmadhat e kujtimit t’i rrëzosh.

Shko, mbyllu në do kështjella të largëta harrimi, ku s’të zgjojnë më këmbonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur buza buzën e han n’pikllim, që mëkatin s’e lan, që s’mundet ta shpojë Gurin e rëndë, gurin e ftohtë të ndarjes.
Shko, më mirë dhe hesht. Mos u kthe mbas.
Mos i harro sytë e përlotur n’shtekballin tim.
Mos thuaj lamtumirë.
E kur t’shkojsh larg, më larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim, fshihu prej vetes
Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde dhe mos qaj.
Shko se tmerrshëm po lodrojnë sonte n’mua rrëket e gjakut të ndezur./KultPlus.com

‘Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’e tu’

By: Kult Plus
5 August 2025 at 14:15

Poezi nga Azem Shkreli

Kangë rruge

Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’ e tu,
gjethet e stinët me i përtri-
vetëm edhe sonte

E nëse kam me humbë në rrugicën e vetullave harkue-
mos i fik dritat e shikimeve shituese, se fikën
yjt e gëzimeve të kësaj nate.

Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’e tu,
fushat e dëshirave gjelbëroshe me i gjesditë tanë natën-
vetëm edhe sonte

E nëse ke me kalue bulevardeve të krahnorit tim-
mos ik, se kam me t’zanë
langojt e harbuem t’gjakimit!

në flakën e tyne me ndezë edhe një fije shprese-
vetëm edhe sonte!
Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’ e tu./KultPlus.com

❌
❌