Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Galatasaray bën ofertë për Arbër Hoxhën, por refuzohet nga Dinamo që preferon ofertë nga tjetri gjigant turk

13 January 2026 at 17:37


Galatasaray ka dërguar një ofertë zyrtare për Arbër Hoxhën, por Dinamo Zagrebi nuk është i gatshëm ta shqyrtojë largimin e sulmuesit shqiptar në këtë fazë të sezonit.

Sipas raportimeve te mediave turke dhe kroate, gjiganti kroat e konsideron Hoxhën një pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës dhe planifikon ta mbajë atë edhe për pjesën pranverore të kampionatit.

Brenda klubit vlerësohet kontributi i tij në fazën vjeshtore dhe pritshmëritë janë që ai të vazhdojë të ketë rol kyç edhe në muajt në vijim.

Edhe pse Galatasaray ka shfaqur interes konkret, një transferim aktualisht nuk është në tryezë. Raportohet se një ofertë më bindëse nga Fenerbahçe – në një marrëveshje të mundshme që lidhet edhe me portierin Dominik Livaković (Fenerbahce) – do të ishte më e pranueshme për Dinamon, por situata mund të ndryshojë vetëm nëse paraqitet një propozim financiar i konsiderueshëm para mbylljes së afatit kalimtar.

Arbër Hoxha po kalon një sezon pozitiv me Dinamon, ku në 17 paraqitje në ligën vendase ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime. Me Kombëtaren e Shqipërisë, ai numëron 21 paraqitje dhe 1 gol.

🚨 #TRANSFER
Galatasaray, rotasyonu güçlendirmek adına Dinamo Zagreb’in Arnavut milli yıldızı Arbër Hoxha için resmi teklif yaptı.

Yönetim, bu transferle kulübe zenginliği yaratmayı hedefliyor. 🟡🔴 pic.twitter.com/6Sh7uILD2G
— Spor Bülteni (@sporbultenicom) January 13, 2026


Kontrata e 27-vjeçarit me Dinamo Zagrebin është e vlefshme deri në qershor 2029, ndërsa vlera e tij aktuale në treg, sipas Transfermarkt, vlerësohet rreth 2.5 milionë euro. Përveç Galatasarayt, interes për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Hull City.

Dinamo Zagrebi e kishte transferuar Hoxhën në janar të vitit 2024 për një shumë të raportuar rreth 1 milion euro./Telegrafi/

“Kur nënshkrova për Dinamon ishte dita më e mirë e jetës sime" - Arbër Hoxha hap letrat

12 January 2026 at 21:37


Sulmuesi shqiptar Arbër Hoxha ka dhënë një intervistë të gjatë të hënën për kanalin zyrtar të Dinamo Zagrebit, ku foli për fillimet e tij në Kroaci, emocionet e golave dhe eksperiencën me kombëtaren.

Hoxha, 27 vjeç, e konsideron nënshkrimin me Dinamon si një moment historik në karrierën e tij.

“Kur nënshkrova për Dinamon ishte dita më e mirë e jetës sime. Dinamo është një klub i madh, me tifozë të shkëlqyer dhe një përgjegjësi të madhe”, ka deklaruar Hoxha.

Në pjesën e parë të këtij sezoni, Hoxha ka shënuar gola vendimtarë për ekipin kroat. Ai veçon veçanërisht një gol kundër Rijekës.

“Goli kundër Rijekës ishte i veçantë. Ishte minuta e 80-të dhe siguroi tri pikë për ekipin. Momente të tilla mbeten përgjithmonë në kujtesë”, tha Hoxha.

Sulmuesi i krahut ka regjistruar deri tani gjashtë gola dhe tre asistime në 17 ndeshje në elitën e futbollit kroat. Ai foli edhe për emocionet që përjeton para tribunave të mbushura me tifozë.

“Kur sheh tifozët duke kërcyer dhe duke kënduar, është një ndjenjë e jashtëzakonshme”, shtoi Hoxha.

Megjithëse i kënaqur me paraqitjet e ekipit deri më tani, Hoxha e di se objektivi kryesor i Dinamos mbetet i njëjtë: të fitojnë titullin kampion.

“Gjëja më e rëndësishme është të jemi të parët në kampionat dhe të rikthejmë titullin në Zagreb. Ky është prioriteti i klubit”, nënvizoi ai.

Reprezentuesi i Shqipërisë u transferua në Dinamo Zagrebin në vitin 2024 nga Slaven Belupo. Në Kroaci ka luajtur gjithashtu për Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa në Kosovë ka mbajtur fanellën e Ballkanit, Besës, Istogut dhe Prishtinës.

Hoxha tregoi gjithashtu për rutinën e tij ditore në Zagreb dhe për eksperiencën e paharrueshme me kombëtaren shqiptare në Evropianin 2024, në ndeshjen kundër Kroacisë në Hamburg. Ai u inkuadrua në minutën e 85-të, në një ndeshje që përfundoi baras 2-2.

“Ka qenë një ndeshje e çmendur. Gjysma e tribunave ishte e mbushur me tifozë kroatë dhe gjysma me përkrahës shqiptarë. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme,” rrëfeu Hoxha.


Për kombëtaren e Shqipërisë, Hoxha ka zhvilluar 21 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Para se të bashkohej me Shqipërinë, ai kishte luajtur tre ndeshje për Kosovën. /Telegrafi/

Arbër Hoxha pjesë e formacionit të gjysmë sezonit nga mediumi i njohur në Kroaci

29 December 2025 at 19:34


Media prestigjioze kroate Telesport ka publikuar 11-shen më të mirë të gjysmës së sezonit në HNL, ku një vend të veçantë zë edhe Arbër Hoxha, i përzgjedhur si anësori i majtë ideal i kampionatit.

Fillimi i sezonit për reprezentuesin shqiptar nuk ishte aspak i lehtë. Në hierarkinë e Dinamos, Hoxha ishte fillimisht opsioni i tretë apo i katërt, pas emrave si Gabriel Vidović, Cardoso Varela dhe Luka Stojković. Megjithatë, me punë, këmbëngulje dhe paraqitje vendimtare, ai arriti ta ndryshojë plotësisht statusin e tij dhe të shndërrohet në një nga figurat kryesore të skuadrës.

Sipas analizës së Telesport, forca fizike, vendosmëria dhe gjuajtja e fuqishme janë armët kryesore që e dallojnë Arbër Hoxhën nga të gjithë anësorët e tjerë në ligë. Ai jo vetëm që u bë titullar i rregullt te Dinamo, por në një pjesë të sezonit ishte faktori kryesor që e “tërhoqi” skuadrën, duke kombinuar paraqitje të forta në kampionat me ndikim të dukshëm edhe në arenën evropiane.

Momentet kulmore erdhën pikërisht në derbit kundër Hajdukut. Në ndeshjen e parë, Hoxha ishte titullar në fitoren për tri pikë, ndërsa në përballjen e dytë shënoi në minutat shtesë për të ruajtur epërsinë dhe pozicionin e Dinamos në krye. Në një kampionat ku diferencat mes ekipeve janë minimale, këto gola dhe paraqitje kishin peshë të jashtëzakonshme.

Edhe pse ka ende hapësirë për përmirësim, Telesport thekson se ndikimi i Arbër Hoxhës në lojën sulmuese të Dinamos është i pakontestueshëm. Pikërisht për këtë arsye, ai është zgjedhur pa dilemë si anësori i majtë i formacionit të vitit, përpara emrave si Iurii Tavares, Ante Rebić apo Salim Fag Lawal.

Një vlerësim i madh për futbollistin shqiptar dhe një tjetër dëshmi se Arbër Hoxha po e fiton vendin e tij mes emrave më të spikatur të futbollit kroat. /Telegrafi/

Arbër Hoxha barazon në minutën e 102-të në derbin kroat

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Sulmuesi kuqezi Arbër Hoxha ishte njeriu i ndeshjes dje në klasiken e futbollit kroat, ajo mes Dinamos së Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit.

Hoxha ka vendosur baraspeshën e takimit në minutën e 102-të.

Të dy golat e ndeshjes së vlefshme për javën e 16-të u shënuan në pjesën e dytë. Rezultati 1-1 favorizon Dinamon e Zagrebit, që mbetet në krye të renditjes në kampionatin kroat.

Gjyqtarët e ndeshjes akorduan 13 minuta shtesë në fundin e kohës së rregullt, ku Hoxha shënoi në minutën e 102-të, pasi u pozicionua në vendin dhe kohën e duhur për të shënuar golin më të rëndësishëm.

Sulmuesi kuqezi është lojtari i momentit te Dinamo Zagreb. Sulmuesi i Kombëtares po e udhëheq në garën për titull, ndërsa deri tani numëron gjashtë gola dhe dy asiste.

Sulmuesi i Kombëtares është ylli i kampionatit kroat për këtë edicion. Hoxha është edhe “Lojtari i muajit” te Dinamo Zagreb që prej shtatorit.

Dje ai ka postuar një mesazh pas barazimit që u kishte vlerën e fitores.

“Faleminderit për të gjithë suportin tuaj në derbin e sotëm”, ishte mesazhi i sulmuesit të Kombëtares.

Forma fantastike dhe golat e rëndësishëm kanë ndikuar, që të ketë rol të rëndësishëm. Anësori po kalon edicionin më të mirë në Kroaci dhe Dinamo Zagreb kryeson renditjen.

The post Arbër Hoxha barazon në minutën e 102-të në derbin kroat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I jashtëzakonshmi Arbër Hoxha, shënon gol të vonshëm për ta shpëtuar Dinamo Zagrebin nga humbja

6 December 2025 at 17:18


Ylli shqiptar Arbër Hoxha sërish ka qenë heroi te Dinamo Zagreb. Këtë herë, ai shënoi në derbin kroat ndaj Hajduk Split.

Dinamo ishte duke pësuar humbje me rezultat 0-1 nga Hajduku deri në kohën shtesë, kur pastaj doli në skenë heroi i vendasve, pra Arbër Hoxha.

Me një gol në minutën 90+12’, Hoxha mahniti të gjithë duke u gjendur në vendin e duhur për ta dërguar topin në portën e zbrazur.

Goditja e Kulenovic u ndalua nga portieri Silic dhe nga topi i kthyer përfitoi ylli shqiptar që ishte i pagabueshëm nga afërsia - VIDEO.

Falë këtij golit të Hoxhës, Dinamo Zagreb vazhdon si lider në Superligën e Kroacisë me 32 pikë, një mbi Hajduk Splitin. Përndryshe, ky ishte goli i gjashtë për ish yllin e Ballkanit në ligë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Milani pret 70 milionë euro fitim të papritur nga huazimet e lojtarëve

4 December 2025 at 15:28


Milani arriti të bëjë rreth 175 milionë euro shitje lojtarësh gjatë verës dhe ky numër pritet të rritet ndërsa klubet po shqyrtojnë mundësinë e aktivizimit të opsioneve të tyre të blerjes për lojtarët e huazuar nga Rossonerët.

Sipas analizës më të fundit nga MilanNews.it, dy përfitimet më të mëdha duket se do të vijnë nga kampionati anglez, Liga Premier.

Bournemouth duket i vendosur ta bëjë qëndrimin e përhershëm të Alex Jimenez në Angli, ndërsa performancat e përmirësuara të Samuel Chukwueze te Fulham kanë filluar ta bindin klubin londinez.

Të parët mund ta blejnë Jimenezin për 25 milionë euro, ndërsa Fulham mund ta bëjë Chukwuezen të qëndrojë përgjithmonë për 28 milionë euro.

Genoa është në prag ta bëjë qëndrimin të përhershëm për Tommaso Pobega dhe Lorenzo Colombo, me të parin që ka një lirim të detyrueshëm që është afër të aktivizohet, ndërsa sulmuesi do të gjenerojë 10 milionë euro të ardhura nëse Genoa shmang rënien nga kategoria.

Filippo Terracciano pritet të përfundojë një transferim të përhershëm te Cremonese, duke u siguruar Rossonerëve edhe 4 milionë euro.

Megjithatë, Yunus Musah ka të ngjarë të kthehet në Milan pasi ka pasur vështirësi deri më tani te Atalanta, ndërsa Ismael Bennacer ka bërë përshtypje në Kroaci me Dinamo Zagreb, por kërkesat e tij për pagë thuhet se e bëjnë të pamundur një marrëveshje të përhershme. /Telegrafi/

Qetësi te Dinamo Zagreb, dëmtimi i Arbër Hoxhës nuk është i rëndë - ai mund të luajë në derbi ndaj Hajdukut

2 December 2025 at 16:51


Arbër Hoxha do të jetë në dispozicion të Dinamo Zagreb për derbin e fundjavës kundër Hajduk Split, që zhvillohet të shtunën në “Maksimir” nga ora 15:00.

Pavarësisht frikës fillestare pas daljes së tij nga loja në ndeshjen ndaj Goricës, sulmuesi anësor nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz dhe pritet të marrë minuta në derbi – qoftë si titullar, qoftë si zëvendësues.

Ky është një lajm shumë i mirë për trajnerin Mario Kovacevic dhe për tifozët, të cilët u shqetësuan mbrëmë kur Hoxha u largua nga fusha me barelë.

Meqenëse edhe Mateo Lisica mungoi ndaj Goricës për shkak të problemeve shëndetësore dhe mbetet ende në pikëpyetje për derbin, humbja e Hoxhës do të ishte goditje e madhe për krahët e Dinamos.

Derbi mes Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split zhvillohet të shtunën nga ora 15:00./Telegrafi/

Arbër Hoxha del me barelë dhe shqetëson Dinamon – rrezikon derbin ndaj Hajdukut

1 December 2025 at 22:37


Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Goricës, por ndeshja ka sjellë edhe lajme të këqija për skuadrën e trajnerit Mario Kovacevic.

Sulmuesi shqiptar, Arbër Hoxha – një nga lojtarët më të mirë të Dinamos këtë sezon – pësoi një lëndim serioz dhe u detyrua të largohej nga fusha me barelë, duke shkaktuar shqetësim të madh në kampin “blu”.

Hoxha, i cili ka pesë gola në këtë edicion të HNL dhe është shndërruar në një pikë referimi për sulmin e Dinamos, u rrëzua pas një dueli në pjesën e dytë. Menjëherë pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, u bë e qartë se lëndimi ishte i rëndë sa për ta larguar menjëherë nga loja.

Në bankinë, Kovacevic u pa dukshëm e shqetësuar, ndërsa përkrah tij, edhe tifozët e Dinamos në stadium mbajtën frymën, duke u lutur që situata të mos jetë aq serioze sa dukej.

Alarmi është ndezur veçanërisht për shkak të derbit që e pret Dinamon në javën e ardhshme kundër Hajdukut – një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Nëse Hoxha nuk riaftësohet me kohë, Dinamo do të humbasë një nga lojtarët më vendimtarë në duelet e fundit.

Klubi pritet të konfirmojë shkallën e lëndimit pas kontrolleve të detajuara mjekësore. /Telegrafi/

I paparashikueshëm dhe një ‘dhimbje koke’ për kundërshtarin: Arbër Hoxha, kërcënimi që rivalët nuk e zgjidhin dot

26 November 2025 at 18:24


Dinamo ka përpara një ndeshje shumë të rëndësishme në fazën në grupe të Ligës së Evropës. Në raundin e pestë ata udhëtojnë te Lille dhe kërkojnë pikë që do t’i afronin ndjeshëm me fazën me eliminim direkt.

Fundi i pjesës së parë të sezonit tradicionalisht është periudha më e vështirë për klubin dhe forma e rënë para fillimit të nëntorit e bëri ekipin të dukej pothuajse i panjohshëm. Në atë periudhë, Dinamon e mbajti në lojë vetëm Arbër Hoxha.

"Nuk është për Dinamon", thoshin tifozët.

I ardhur në janar 2024, Hoxha u vendos menjëherë në shënjestër të kritikave. Dyshimet u shtuan nga insistimi i trajnerit Jakirovic, i cili e quajti “raketë” dhe nga dëmshpërblimi i lartë i paguar për të.

Arbër Hoxha

Megjithatë, ai luajti role vendimtare: asistoi në suksesin ndaj Betisit, shënoi në Selanik dhe realizoi golin vendimtar kundër Rijekës, që orientoi Dinamon drejt titullit.

Sezonin e kaluar ai pati më pak hapësirë për shkak të ardhjes së Marko Pjacës, duke u konsideruar madje si dështim nga një pjesë e tifozëve. Verën e kaluar ishte afër largimit, por Zvonimir Boban insistoi që ai të qëndronte, duke besuar në potencialin e tij.

Tre muaj e gjysmë pas nisjes së sezonit, qëndrimi i Hoxhës doli vendimtar. Ai është lojtari më i rrezikshëm i Dinamos dhe i vetmi në vijën sulmuese me formë të qëndrueshme. Për këtë arsye u shpërblye me një kontratë të re.

Dy momente nga derbi me Hajdukun tregojnë më së miri karakterin e tij.

Arbër Hoxha

Në pjesën e parë, pas një pasimi perfekt të Misict, ai e humbi një shans të artë për shkak të kontrollit të dobët të topit. Megjithatë, pak minuta më vonë, ai mori topin 60 metra larg portës, kaloi dy kundërshtarë dhe shënoi një gol të jashtëzakonshëm që vendosi ndeshjen dhe riktheu Dinamon në binarë.

Hoxha përfaqëson kontrastet e tij: vendimmarrje e herëpashershme e dobët, por eksplozivitet dhe rrezik konstant. Ai është lojtari më i paparashikueshëm i Dinamos – gabon ndonjëherë, por gjithmonë i aftë të ndryshojë ndeshjen me një veprim të vetëm./Telegrafi/

Arbër Hoxha shkëlqen me dy gola në triumfin e Dinamo Zagrebit

22 November 2025 at 16:57


Sulmuesi Arbër Hoxha ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike. Këtë herë në triumfin e Dinamo Zagrebit ndaj Varazdin.

Dinamo fitoi me rezultat 3-1, ku dy golat u shënuan nga ylli shqiptar.

Fillimisht, Hoxha realizoi me kokë pas harkimit të Lisicas për ta dyfishuar epërsinë pas 37 minutave lojë.

Ndërsa, më vonë me një goditje maestrale e vulosi çështjen e fituesit pas asistimit të Zajc (53’).

Nga “SofaScore”, Hoxha u vlerësua me notën 8.3. Përpos golave, kompletoi 23 nga 26 pasimet e mundshme, kurse kishte tre goditje brenda kornizës së portës. Ndër të tjera, kompletoi edhe katër driblime.



Forma e mirë që kishte te Shqipëria duket se i ka ndihmuar Hoxhës, i cili do të synojë të jetë në formë për t’i ndihmuar “Kuq e Zinjtë” që të kualifikohen për herë të parë në Kupën e Botës gjatë muajit mars./Telegrafi/

Arbër Hoxha i pandalshëm, realizon edhe golin e dytë ndaj Varazdin

22 November 2025 at 16:21


Sulmuesi Arbër Hoxha ka shënuar edhe një tjetër gol në përballjen e Dinamo Zagrebit ndaj Varazdin.

Anësori realizoi golin e dytë në fillimin e pjesës së parë, këtë herë pas asistimit të Zajc.

Zajc e gjeti për mrekulli yllin e Shqipërisë, i cili me një goditje precize e dërgoi rezultatin në 3-0 (53’) - VIDEO.

Përndryshe, para lojës Arbër Hoxha edhe mori çmimin “Lojtari më i mirë i muajit”, pra për tetor, ndërsa të njëjtin çmim e kishte fituar edhe në muajin shtator./Telegrafi/

Arbër Hoxha mahnitës, shënon tjetër gol në Kroaci

22 November 2025 at 15:58


Ylli shqiptar Arbër Hoxha u përkujdes për ta shënuar golin e dytë për Dinamo Zagrebin ndaj Varazdin.

Anësori këmbëshpejtë këtë herë realizoi me kokë pas një harkimi, ku me një goditje precize nuk i dha mundësi portierit mysafir.

Lisica e gjeti për mrekulli Hoxhën e harruar, i cili pastaj e finalizoi për mrekulli me kokë (37’).

Për ta parë golin, kliko KËTU.

Për Hoxhën ky është goli i katërt për Dinamo Zagrebin në kampionatin kroat, ndërsa ka të regjistruar edhe dy asistime në proces./Telegrafi/

Dinamo Zagreb e shpërblen Arbër Hoxhën me kontratë të re – mësohet paga e re e sulmuesit shqiptar

12 November 2025 at 23:23


Anësori shqiptar Arber Hoxha është shpërblyer nga Dinamo Zagreb me një kontratë të re afatgjatë, pas formës mbresëlënëse që ka treguar në fillim të këtij sezoni.

Klubi kroat pritet ta zyrtarizojë shumë shpejt marrëveshjen e re, e cila do ta mbajë 27-vjeçarin në “Maksimir” deri në verën e vitit 2029, dy vite më shumë se kontrata aktuale.

Sipas burimeve pranë klubit, Hoxha do të përfitojë një pagë të përmirësuar, që kap vlerën e rreth 500 mijë eurove në vit – një shpërblim i merituar për paraqitjet e tij të shkëlqyera në kampionat dhe në Evropë.

Nga i “fshirë” te lideri i Dinamos

Gjatë verës, Hoxha ishte afër largimit nga Dinamo. Klubi kroat kishte marrë oferta për të dhe e konsideroi shitjen e tij, por në fund ai mbeti në skuadër dhe i “mbijetoi spastrimit” të bërë nga Zvonimir Boban.

Ai e nisi sezonin nga stoli, por shumë shpejt u bë njëri ndër lojtarët më vendimtarë të skuadrës. Hoxha shënoi një gol të bukur kundër Hajdukut në Poljud, më pas zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer ndaj Fenerbahçes, duke fituar vlerësime të larta në media.

Në 16 paraqitje këtë sezon, shqiptari ka regjistruar 3 gola dhe 3 asistime në të gjitha garat.

Golat që vendosën derbit

Hoxha ka qenë protagonist i dy fitoreve të mëdha të Dinamos këtë sezon. Në derbin ndaj Hajdukut në Poljud, ai zhbllokoi rezultatin me një aksion individual spektakolar, ndërsa në fund Monsef Bakrar vulosi fitoren 2-0.

Në një tjetër ndeshje dramatike ndaj Rijekës në Maksimir, Hoxha realizoi një gol të pabesueshëm direkt nga goditja e këndit, duke i dhënë Dinamos tri pikë të arta.

Nga Prishtina, Besa e Ballkani te Dinamo

Arber Hoxha u transferua te Dinamo në janar të vitit 2024 nga Slaven Belupo për 1 milion euro, si një kërkesë e posaçme e trajnerit të atëhershëm Sergej Jakirovic.

Që nga atëherë, ai ka zhvilluar 79 ndeshje, duke shënuar 8 gola dhe dhënë 9 asistime për klubin kryeqytetas.

Në karrierën e tij, Hoxha ka luajtur edhe për Lokomotivën e Zagrebit, Ballkanin, Prishtinën, Istogun dhe Besën e Pejës.

Arbër Hoxha te Ballkani

Gjatë verës u përfol se mund të ribashkohej me Jakirovicin te Hull City në Angli, por transferimi dështoi pasi klubi anglez u pezullua për shkak të shkeljes së rregullave të Fair Play Financiar.

Me kontratën e re, Dinamo e ka siguruar një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, ndërsa Hoxha konfirmon edhe një herë vlerën e tij si një nga shqiptarët më të spikatur në futbollin kroat. /Telegrafi/

Anid Kurti, talenti kosovar që po 'çmend' gjithë Evropën - Boban e do atë te Dinamo Zagrebi

11 November 2025 at 13:32


Dinamo Zagreb njihet për akademinë e saj të jashtëzakonshme të të rinjve, nga e cila çdo sezon vijnë lojtarë të rinj në ekipin e parë.

Tradita e këtij klubi, e kultivuar edhe nga Zvonimir Boban, vazhdon të prodhojë talente që më pas bëhen emra të mëdhenj të futbollit evropian, si Luka Modric dhe Dani Olmo.

Në këtë frymë, Dinamo ka vënë re një tjetër talent premtues: Anid Kurti, 15-vjeçar i cili është djali i Xhevat Kurtit që ka luajtur në disa klube në Kosovë, përfshirë Prishtinën dhe Trepçën.

Kurti, i cili aktualisht jeton dhe luan në Finlandë, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane. Sipas raportimeve, ai ishte në provë te Dinamo në fillim të këtij viti dhe la një përshtypje të fortë tek drejtuesit e klubit, duke shënuar katër gola në dy ndeshje.

Përveç Dinamos, edhe Heerenveen nga Holanda ka shfaqur interes për të, ndërsa Kurti ka qenë gjithashtu në provë te Union Berlin.

Megjithatë, ai dhe familja e tij nuk ishin të kënaqur me kushtet e ofertës nga klubi gjerman dhe vendosën të rikthehen në Finlandë.

Anid gjithashtu ka marrë një ftesë nga ekipi finlandez i kadetëve, gjë që tregon se puna dhe përpjekjet e tij po japin fryte.

Megjithatë, ai nuk e ka fshehur dashurinë për Kosovën dhe nuk përjashtohet mundësia që të zgjedhë të luajë për vendin e tij të lindjes në të ardhmen.

Bisedimet konkrete me Dinamo pritet të zhvillohen në fillim të vitit të ardhshëm, dhe vendimi përfundimtar i Kurtit nëse do të zgjedhë Dinamon apo ndonjë opsion tjetër do të bëhet i ditur së shpejti. /Telegrafi/

Dinamo Zagreb rrëmben fitoren në sekondat e fundit ndaj Sigal Prishtinës në ENBL

4 November 2025 at 21:05


Sigal Prishtina ka pësuar humbje të ngushtë nga Dinamo Zagreb me rezultatin 82:80, në kuadër të ENBL.

Ndeshja u vendos në sekondat e fundit, ku kroatët barazuan 58 sekonda para fundit në 80:80 dhe më pas shënuan pikët vendimtare tre sekonda para fundit.

Sulmi i fundit i Prishtinës nuk rezultoi me sukses, duke i dhënë fitoren Dinamos.

Prishtina kontrolloi pjesën më të madhe të takimit dhe mbajti epërsi të qartë gjatë gjithë ndeshjes.

Pas çerekut të parë rezultati ishte 27:17, pas të dytit 47:38 dhe pas të tretit 69:56. Megjithatë, mysafirët arritën të rikuperonin dhe të siguruan fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura, ndërsa kjo ishte humbja e parë për Prishtinën pas tri fitoreve rresht.

Ky takim ishte një përballje dramatike, ku Prishtina dominonte deri në momentet e fundit, por Dinamo tregoi karakter dhe shfrytëzoi gabimet vendimtare për të marrë pikët e ndeshjes.

Prishtinasit do të kërkojnë rikuperim në ndeshjet e ardhshme për të mbajtur ritmin e tyre në këtë edicion të ENBL-së./Telegrafi/

Sulmuesi kuqezi Arbër Hoxha vendos duelin mes pretendentëve për titull në Kroaci

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Sulmuesi i Kombëtares kuqezi Arbër Hoxha vazhdon të shfaqë një formë spektakolare në Kroaci, me paraqitje mbresëlënëse dhe me gola të jashtëzakonshëm.

I tillë ka qenë edhe ai i shënuar mbrëmjen e së shtunës në kampionatin kroat, ku Dinamo e Zagrebit u përball me kampionët e Rijekës, në një sfidë direkte mes pretendentësh për titullin kampion.

Hoxha, i aktivizuar si titullar, pa skuadrën e tij të kalonte në avantazh e më pas të arrihej nga miqtë falë golit të ish-mesfushorit të Tiranës, Merveill.

Por në minutën e 84-t, Hoxha tregoi aftësitë e tij me një gol të pabesueshëm.

Ai mori topin në krahun e majtë dhe pastaj nga një kënd i pamundur, lëshoi një goditje të kalibruar që shkoi mbi portierin dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë përsëri avantazhin ekipit të Dinamos së Zagrebit.

The post Sulmuesi kuqezi Arbër Hoxha vendos duelin mes pretendentëve për titull në Kroaci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arbër Hoxha mahnitës, shënon supergol dhe ia fiton ndeshjen Dinamos ndaj Rijekas

1 November 2025 at 18:09


Arbër Hoxha me një gol fantastik i ka sjellë fitoren Dinamo Zagrebit në përballjen ndaj Rijekas.

Anësori shqiptar shënoi një gol të bukur pas asistimit të Villar për ta vulosur fitoren prej 2-1 të Dinamos në shtëpi ndaj Rijekas.

Nga një pozitë kur të gjithë prisnin që të harkonte, Hoxha bëri një driblim të bukur dhe me një goditje precize e dërgoi në këndin e djathtë të portës për të mos i dhënë asnjë shans portierit mysafir - VIDEO.

Kësisoj, Dinamo e fiton derbin ndaj Rijekas dhe vazhdon si lider në Superligën e Kroacisë me 25 pikë.

Kujtojmë, te Rijeka titullar ishte edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova Dominik Thaqi, megjithatë ky i fundit u zëvendësua nga mysafirët pas vetëm 45 minutave lojë.

Për Hoxhën ky ishte goli i tretë në kampionatin kroat, kurse ka regjistruar edhe dy asistime./Telegrafi/

Arbër Hoxha shpallet lojtari i muajit në Kroaci

2 October 2025 at 17:50


Sulmuesi Arbër Hoxha është shpallur si lojtari më i mirë i muajit në kampionatin kroat, nga gazeta e famshme kroate “index.hr”.

Hoxha ishte fantastik muajin e kaluar, ku kontribuoi me dy gola e një asistim, ndaj Hajduk Splitit dhe Slaven Belupos.

Pas këtyre paraqitjeve të shkëlqyeshme, tifozët në gazetën “index.hr” e kanë zgjedhur Hoxhën si lojtari më i mirë i muajit, ku ka marrë plot 102 vota.

Ai ka lënë pas emra të njohur nga futbolli kroat si Naim Omerovic (Osijek) dhe Iuri Tavares (Varazdin).

Arbër Hoxha

Hoxha gjithashtu ishte në garë edhe për çmimin “Goli më i mirë i muajit”, megjithatë mori vetëm 58 vota, kurse bashkëlojtari Monsef Bakrar e fitoi çmimin me 100 vota.

Hoxha pritet të luajë titullar edhe në përballjen e sotme ndaj Maccabi Tel Aviv, kurse pastaj t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë./Telegrafi/

Nga Xhaka te Berisha e Hoxha, yjet shqiptarë në formacionet e javës në ligat ku luajnë

30 September 2025 at 14:43


Vazhdon shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë nëpër kampionatet elitare evropiane.

Në fundjavën që lamë pas disa nga ta kanë shkëlqyer me gola e asistime për skuadrat e tyre.

Granit Xhaka dhuroi një asistim fantastik në fitoren e madhe të Sunderland 0-1 në udhëtim te Nottingham Forest.

Pas paraqitjes së shkëlqyer, Xhaka u fut në formacionin më të mirë të javës në Ligën Premier nga SofaScore.

Asistim dhuroi edhe talenti i madh shqiptar Medon Berisha, duke shpëtuar Leccen nga humbja me Bolognën 2-2.

Njësoj si Xhaka edhe Berisha a zënë vend në formacionin e javës së pestë në Serie A pas një paraqitje spektakolare.

Fantastik ka qenë edhe Arbër Hoxha me Dinamo Zagrebin, ku shënoi dhe asistoi në fitoren 4-1 ndaj ish-skuadrës së tij Slaven Belupo.

Sulmuesi anësorë ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Kroaci. /Telegrafi/



"Personalisht e doja në Angli, por kontrata nuk e lejoi" - trajneri që e solli te Dinamo Zagreb flet për Arbër Hoxhën

29 September 2025 at 23:44


Arbër Hoxha ka kaluar një javë të jashtëzakonshme me fanellën e Dinamos, duke lënë pas një rrugëtim të vështirë dhe një histori të papritur që e ka bërë atë protagonist të ekipit.

Ish-trajneri i Dinamos, Sergej Jakirovic, treon se pse 'Arbi' ka shfaqur cilësi të jashtëzakonshme, duke u kthyer nga një lojtar që shumë e kishin harruar në një nga asetet kryesore sulmuese të ekipit.

“Çfarëdo që të them për Arbrin është pak për ta përshkruar. E njoh shumë mirë dhe ai erdhi te Dinamo me iniciativën time. Sa herë më kanë tallur kur e kam quajtur ‘raketë’, unë qëndroj pas çdo fjale. Ai është sulmues krahu i vërtetë: vertikal, agresiv, i shpejtë dhe me një gjuajtje të jashtëzakonshme. Në çdo bisedë me të ishim të hapur dhe të ndershëm, dhe ai ka cilësitë e një atleti të vërtetë”, deklaroi Jakirovic për Germanijak.

Sergej Jakirovic

Ai shtoi se Hoxha kishte një dëshirë të madhe për të ardhur te Dinamo dhe ishte i gatshëm të vinte në çdo përgatitje për t’u bërë pjesë e ekipit, pavarësisht pengesave burokratike dhe kontraktuale. “Falë kontributit të z. Robert Markulin nga Slaven Belupo, Dinamo sot ka një lojtar kaq me karakter dhe të jashtëzakonshëm”, u shpreh trajneri.

Hoxha nuk pati një start të lehtë: në gjysmën e parë të sezonit nuk luante gjithmonë nga minuta e parë, dhe ardhja e Marko Pjacës e kishte ngushtuar më tej mundësinë e tij për të nisur në krahun e majtë.

Megjithatë, ylli shqiptar nuk dorëzohet. Golat dhe asistet e tij, përfshirë atë të Rijekës, e kthyen në protagonist të Dinamos.

Arbër Hoxha

“Ishte një javë e jashtëzakonshme për të. Çdo gjë që bën në fushë analizohet nga fundjava në fundjavë, dhe statistikat e tij janë të shkëlqyera. Nëse shëndeti ia lejon, ai mund të mbajë Dinamon dhe të bëjë diferencën për pjesën tjetër të sezonit”, nënvizoi Jakirovic.

Trajneri i Hull Cityt ka zbuluar arsyen pse Arbër Hoxha nuk u transferua në Angli këtë verë, duke treguar se kontrata ekzistuese me Dinamon e mbajti lojtarin në "Maksimiri".

"Unë personalisht doja ta sillja Arbërin te Hull këtë verë, por u penguam nga embargoja dhe, duke pasur parasysh kontratën e tij ekzistuese me Dinamon, ai nuk mundi të vinte. Kjo tregon mjaftueshëm se çfarë mendoj për të", deklaroi Jakirovic.

Arbër Hoxha në top formë

Nga një lojtar që mund të kishte lëvizur te Hull City këtë verë, Hoxha u bë “raketa” e Dinamos, një histori sensacionale që po i jep jetë dhe emocion sezonit të ekipit nga Maksimiri. Pa dyshim, vjeshta e Dinamos i përket Arbër Hoxhës. /Telegrafi/

❌
❌