Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Main stream

Përmbytjet në Durrës/ Makina e ushtrisë shkon të ndihmojë banorët, por ngec në ujë

By: V K
8 January 2026 at 15:55

Një automjet i ushtrisë, i cili ndodhej në zonën e Katundit të Ri në Durrës, ndër më të prekurat nga reshjet e shiut, ka ngecur në ujë pas nisjes për të ndihmuar banorët e zonës.

Sipas raportimeve nga ky rajon, makina e ushtrisë ka ngecur në ujë dhe më pas është ndihmuar nga një traktor i banorëve për të dalë sërish në rrugë.

Situata në Katundin e Ri paraqitet si një ndër më të vështirat në Durrës, me shumë banesa të prekura nga uji dhe rrugë të bllokuara.

 

The post Përmbytjet në Durrës/ Makina e ushtrisë shkon të ndihmojë banorët, por ngec në ujë appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në vendin tonë/ Presidenti Begaj: Siguria e qytetarëve mbi gjithçka, ndiqni udhëzimet e evakuimit

By: V K
8 January 2026 at 15:44

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend.
Presidenti i Republikës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.

Kreu i Shtetit fton qytetarët të mirëkuptojnë dhe bashkëpunojnëme ta me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.

Presidenti i Republikës, fton në mënyrë të veçantë banot në zonat e përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt.

Në këto momente të vështira jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka.

“Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend. Jam në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile, si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.

Ftoj qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.

Ftoj në mënyrë të veçantë banorët e zonave të përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për një evakuim të shpejtë dhe të sigurt.

Në këto momente të vështira, jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka”, shkruan Begaj.

 

The post Përmbytjet në vendin tonë/ Presidenti Begaj: Siguria e qytetarëve mbi gjithçka, ndiqni udhëzimet e evakuimit appeared first on Albeu.com.

Del nga shtrati lumi Vjosa, bllokohet rruga e vjetër Fier-Vlorë

By: V K
8 January 2026 at 15:39

Dalja nga shtrati i lumit Vjosë në disa pjesë të tij, ka bllokuar edhe aksin e vjetër rrugor Fier-Vlorë.

Policia ka ngritur një postbllok për të pezulluar kalimin e automjeteve.

Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet strukturës së saj të posaçme për emergjencat civile, ka urdhëruar evakuime të menjëhershme të banorëve në të paktën tre zona të vendit, ku rrezikoheshin jetët e tyre si pasojë e prurjeve të larta të lumenjve.

Alarmi i parë i evakuimit u dha për banorët e Novoselës, pasi lumi Vjosa kishte nivele të larta prurjesh dhe, në afërsi të urës së Mifolit, nisën përmbytjet e tokave bujqësore dhe të banesave.

The post Del nga shtrati lumi Vjosa, bllokohet rruga e vjetër Fier-Vlorë appeared first on Albeu.com.

Grabitet supermarketi në Yzberisht, autori kërcënon punonjësen

By: V K
8 January 2026 at 14:38

Këtë të enjte rreth orës 13:30, në Yzberisht, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market.

Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit, e cila u dërgua në spital, për mjekim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post Grabitet supermarketi në Yzberisht, autori kërcënon punonjësen appeared first on Albeu.com.

U rrezikohet jeta nga prurjet e lumit Erzen, 500 personave në Sukth u kërkohet evakuim urgjent

By: V K
8 January 2026 at 14:12

Prefektura e Qarkut Durrës, ka dhënë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në Sukth, për shkak të rrezikut të menjëhershëm nga prurjet e shumta të lumit Erzen.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth 500 persona ndodhen në zona të prekura nga vërshimet dhe jeta e tyre është në rrezik të drejtpërdrejtë.

Autoritetet po kërkojnë nga banorët, që të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencës civile dhe të largohen menjëherë nga zonat e rrezikuara.

Evakuimi po organizohet nën koordinimin e strukturave të Bashkisë, Policisë së Shtetit dhe shërbimeve të emergjencës, të cilat po ofrojnë transport, strehim të përkohshëm dhe asistencë për qytetarët e prekur.

Prefektura u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të shmangur rreziqe të mundshme nga përmbytjet.

The post U rrezikohet jeta nga prurjet e lumit Erzen, 500 personave në Sukth u kërkohet evakuim urgjent appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon ta arrestojë, Belinda Balluku rishfaqet në publik, inspekton përmbytjet në Novoselë: Do fryjnë erëra të fuqishme… (VIDEO)

By: V K
8 January 2026 at 13:49

Mesditën e kësaj të enjteje,  ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK dhe organi i akuzës kërkon autorizimin nga Kuvendit për ta arrestuar, është shfaqur në zonën e Vlorës, në Urën e Mifolit për të folur si ‘sinoptikane’ për parashikimin e motit.

Balluku, mbi të cilën rëndojë disa akuza për abuzime me tenderat në Unazën e Madhe dhe Tunelin e Llogarasë bëri paraqitjen e saj publik, duke bërë show, por edhe duke sfiduar drejtësinë.

Belinda Balluku, prej kohësh nuk shfaqet në publik, madje edhe në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve që u mblodh pas kërkesës së Prokurorisë, ajo nuk ishte e pranishme.

Edhe pse publikimi i akuzave zyrtare të SPAK për vjedhje të 50 milionë eurove me tunelin e Llogarasë, apo abuzimi me të gjitha tenderat e loteve të Unazës së Madhe, ka trazuar opinionin publik dhe të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e saj, por zv.kryeministrja vazhdon të qëndrojë në zyrë, madje sot del publikisht edhe para mediave.

“Sistemi energjetike ka performuar maksimalisht, pavarësisht kushteve të vështira nuk kemi patur ndërprerje të gjata. Ndërprerjet kanë qenë momentale.

Duhet të keni parasysh që në 24 orët e ardhshme presim erëra të fuqishme. Në zonën e Ultësirës Perëndimore do të shkojë deri në 25 metër për sekondë.

Do jetë një situatë e shtuar, situata me erën në Ultësirën Perëndimore. Reshjet e borës kanë nisur në veri, juglindje. Temperaturat do të ulën sot, por nesër do të rriten sërish. Situata është sfiduese. Na duhet të jemi të gjithë ne terren, na duhet bashkëpunimi i qytetarëve. Vëmendje maksimale tek energjia”, shprehet Balluku.

 

The post SPAK kërkon ta arrestojë, Belinda Balluku rishfaqet në publik, inspekton përmbytjet në Novoselë: Do fryjnë erëra të fuqishme… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në vend/ Berisha: Narkoqevria nuk shpall gjenden e fatkeqësisë natyrore, portat e hidrovorit të Porto Romanos nuk funksionojnë, ai i Hamallës ka pompat e djegura

By: V K
8 January 2026 at 13:16

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj situatës së përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë se nuk po shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, pasi sipas tij, qeveria nuk do t’i kompensojnë qytetarët për humbjet e tyre.

“Narkoqeveria nuk shpalli gjenden e fatkeqësisë natyrore që detyron shtetin të aktivizoje burimet për të nxjerrë banoret. Por kjo mosshpallje vjen për shkak se nuk duan t’i kompensojnë qytetarët për humbjet e tyre”, tha Berisha në një konferencë për gazetarët.

Ai u ndal edhe tek situata dramatike në Durrës, ku theksoi se ajo që e favorizoi përmbytjen është gjendja katastrofale e kanalizimeve, hidrovorëvë, atij të Porto Romanos dhe zonës sipër Bishtit të Pallës.

“Hidrovori i Porto Romanos ka disa porta që nuk i funksionojnë, gjysmat nuk funksionojnë. Kurse hidrovori i Hamallës i ka pompat e djegura. Kanalizimet janë bllokuar dhe nuk janë pastruar”, tha ai.

Berisha: Përmbytjet kanë marr dimensione të reja dramatike në mbarë vendin. Narko qeveria është në narkozë të plotë, jashtë çdo lloj imagjinate, çdo lloj standardi që në kushte ku mijëra banesa, mijëra qytetarë kanë shtëpitë të përmbytura, biznese, jetën të kërcënuar, qeveria, narkoqevria jo vetëm që nuk shpalli gjenden e fatkeqësisë natyrore që detyron shtetin të aktivizoje burimet për të nxjerrë banoret, por lëshon një tallje cinike që pretendon se opozita po e akuzon për përmbytjet në Greqi. Fantazi e shfrenuar e një njeriu që po përjeton netë tmerri prej krimeve që i janë bërë evidente.

Durrësi është përmbytur nga reshjet, por ajo që e favorizoi është gjendja katastrofale e kanalizimeve, hidrovorëvë, atij të Port Romanos dhe zonës sipër Bishtit të Pallës.

I pari ka disa porta që nuk i funksionojnë, gjysmat nuk funksionojnë. Kurse hidrovori i Hamallës i ka pompat e djegura. Kanalizimet janë bllokuar dhe nuk janë pastruar. Gjithçka e favorizon ujin për të përmbytur shtëpitë e banorëve.

Katastrofë është edhe në Novoselë. I bej thirrje banorëve të evakuohen sa më shpejt, sepse Vjosa është lum me rrezik të lartë me befasinë e prirjeve të tij.

Para kësaj situate, dënoj me forcën më të madhe këtë indiferencë çnjerëzore, moshpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, gjendje e cila ka tejkaluar, plotëson në këto rrethe të gjitha kriteret për t’u shpallur.

Por kjo mosshpallje vjen për shkak se nuk duan t’i kompensojnë qytetarët për humbjet e tyre. Sepse shpallja e gjendjes së fatkeqësisë detyron qeverinë të kompensojë të gjitha dëmtimet e krijuara nga fatkeqësia. Këtu qëndron fakti që narko-qeveria dhe Edi Rama sodisin.

The post Përmbytjet në vend/ Berisha: Narkoqevria nuk shpall gjenden e fatkeqësisë natyrore, portat e hidrovorit të Porto Romanos nuk funksionojnë, ai i Hamallës ka pompat e djegura appeared first on Albeu.com.

Situatë alarmante në Durrës nga përmbytjet! Banesat dhe rrugët në Katund të Ri “pushtohen” nga uji

By: V K
8 January 2026 at 13:01

Situata e reshjeve në vend vijon të jetë e rëndë, teksa zona e Katundit të Ri në Durrës po përballet me përmbytje, që kanë përfshirë edhe banesat e zonës.

Banorët nuk mund të qarkullojnë lehtësisht për shkak të nivelit të lartë të ujit, ndërsa banesat dhe rrugët janë përfshirë tërësisht duke u përballur me dëme të mëdha.

Situata mbetet e vështirë edhe në zona të tjera të qytetit, teksa sot u regjistrua edhe një viktimë për shkak të përmbytjeve.

 

The post Situatë alarmante në Durrës nga përmbytjet! Banesat dhe rrugët në Katund të Ri “pushtohen” nga uji appeared first on Albeu.com.

Kush është 54-vjeçari që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës (EMRI)

By: V K
8 January 2026 at 12:47

Ditën e sotme, shtetasi Astrit Hysenaj, 54-vjeç, u gjet pa shenja jete, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve, dyshohet se Hysenahj humbi jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Durrësit.

Sipas uniformave blu, 54-vjeçari është gjetur pa shenja jete, në zonën e Plepave, teksa një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.

Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës.

Sipas raportimeve, Hysenaj, kishte shkuar të monitoronte situatën nga përmbytjet dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit me vete.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

The post Kush është 54-vjeçari që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Vjosa del nga shtrati, urdhër evakuimi për banorët në Fier

By: V K
8 January 2026 at 12:36

Këtë të enjte, Emergjencat Civile, në një njoftim zyrtar, kanë bërë me dije se lumi Vjosa ka dale nga shtrati, duke theksuar se duhet të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve.

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM

Në zbatim të:

Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
Planit Kombëtar të Emergjencave Civile

Planeve Vendore të Emergjencave Civile,
si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:
Bashkisë *FIER*

Njësisë Administrative *FERRAS*

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:

Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)

Prefektin e Qarkut përkatës

Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë, është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:

Fëmijët

Të moshuarit

Personat me aftësi të kufizuara

Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:

Mjetet e Bashkisë

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)

Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE

Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:

Policinë e Shtetit

Njësitë e kujdesit shëndetësor

Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:

Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm

Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore

Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

The post Vjosa del nga shtrati, urdhër evakuimi për banorët në Fier appeared first on Albeu.com.

Shkëmbi shkëputet nga mali, pezullohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të Klosit (VIDEO)

By: V K
8 January 2026 at 12:17

Ditën e sotme, një gur shkëmbor ka rrëshqitur nga shpati i malit në hyrje të Klosit dhe pritet që nga momenti në moment të përfundojë në rrugën nacionale, e cila lidhet me Rrugën e Arbrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e Bashkisë Klos dhe Policia Rrugore, të cilët kanë vendosur tabelat e sinjalistikës për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve.

Sipas autoriteteve, punonjësit e bashkisë dhe policia nuk do të largohen nga zona deri në momentin që guri të përfundojë në rrugë, pasi masa shkëmbore është shumë e madhe dhe përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe drejtuesve të automjeteve.

 

The post Shkëmbi shkëputet nga mali, pezullohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të Klosit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës/ Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, gjendet një trup i pajetë në zonën e Plepave

By: V K
8 January 2026 at 11:53

Këtë të enjte, një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ngritur menjëherë alarmin e autoriteteve.

Forca të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Deri më tani, identiteti i personit ende nuk është bërë i ditur.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të qytetit të Durrësit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

The post E rëndë në Durrës/ Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, gjendet një trup i pajetë në zonën e Plepave appeared first on Albeu.com.

Partia Demokratike kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, PS “mbyll” sërish dyert e Kuvendit

By: V K
8 January 2026 at 11:46

Ditën e sotme, Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar se nuk është mbledhur Këshilli, me qëllim shqyrtimin e kërkesës së SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

“Kuvendi, me urdhër politik të Edi Ramës, vazhdon të mbajë peng mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ndryshe nga sa përcakton rregullorja, sipas së cilës mbledhja e Këshillit mund të thirret nga 5 anëtarë, Niko Peleshi vazhdon t’i mbajë të kyçura zyrat e Kuvendit, duke mbrojtur të korruptuarën Belinda Balluku. Deputetët e PD e gjejnë derën e sallës së mbledhjes të mbyllur”, shprehen ata.

The post Partia Demokratike kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, PS “mbyll” sërish dyert e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Përmbytje dhe rrëshqitje dherash/ Si paraqitet gjendja nga reshjet e shiut, ja qarqet ku situata është më e rënduar

By: V K
8 January 2026 at 11:17

Prej disa ditësh në vendin tonë, reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë shkaktuar situata emergjente në disa qarqe të vendit, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, janë angazhuar për të përballuar efektet dhe për të evakuuar banorët e prekur.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, situata më problematike raportohet në Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera gjendja është nën monitorim ose pa rrezik të menjëhershëm.

Situata sipas qarqeve:

Shkodër

Fshati Obot ka nivel të ujit mbi rrugën kryesore deri në 60 cm, ndërsa 15 banesa në Vaun e Dejës janë të rrethuara nga uji. Në disa fshatra të Malësisë së Madhe dhe në bashkinë Fushë-Arrëz ka rrugë të bllokuara, shkarje dherash dhe rënie gurësh.

Lezhë

Rreth 3,000 ha tokë bujqësore janë nën ujë. Janë evakuuar dy familje, ndërsa rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji, kryesisht në Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll. Në fshatrat Torovicë dhe Tresh ka rrëshqitje dherash, ndërsa po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Droje në Dukagjin.

Vlorë

Niveli i Vjosës në Novoselë ka kaluar 8 metra. Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe Novoselës. Nuk ka prezencë uji në banesa.

Durrës

Situata është drejt përmirësimit, por rreth 800 banesa dhe objekte ende janë nën ujë. Lumenjtë Erzen, Ishëm dhe kanali i Tones janë në kuota maksimale. Aktualisht 305 persona janë strehuar në qendra emergjence. Bashkitë Krujë dhe Shijak raportojnë vërshime dhe banesa të prekura nga uji.

Gjirokastër

Rreshjet e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër dhe nivele të larta të lumit Vjosë në Memaliaj dhe Përmet. Disa zona malore kanë mbetur pa energji elektrike.

Berat dhe Fier

Në Berat, rreth 95 ha tokë bujqësore dhe zona urbane si 22 Tetori dhe Goricë janë prekur nga uji. Në Fier, rreth 200 ha tokë bujqësore dhe 27 banesa në disa fshatra janë të përmbytura.

Në qarqe të tjera si Kukës, Tiranë dhe Korçë, lumenjtë janë në nivele të larta dhe disa rrugë të pakalueshme, por pa problematika kritike.

Ministria e Mbrojtjes thote se në total janë angazhuar: rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura; mbi 20 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të tonazhit të rëndë; 10 gomone/motobarka shpëtimi; 15 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe të vogël.

Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.

 

The post Përmbytje dhe rrëshqitje dherash/ Si paraqitet gjendja nga reshjet e shiut, ja qarqet ku situata është më e rënduar appeared first on Albeu.com.

Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person dërgohet me urgjencë në spital

By: V K
8 January 2026 at 10:34

Këtë të enjte, një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit, ka shkaktuar një aksident të trefishtë. Teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Klosit, mjeti borëpastrues goditi një automjet tip Volkswagen që lëvizte në drejtim të Tiranës, i cili më pas u përplas edhe me dy automjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit Volkswagen u dërgua në spital për ndihmë të specializuar.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin në fjalë.

The post Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Rruga Shkozet-Shijak e përmbytur, uji nuk tërhiqet/ Vështirësi në qarkullim edhe pse nuk ka reshje (VIDEO)

By: V K
8 January 2026 at 10:27

Këtë të enjte, ka pasur probleme serioze në qarkullim raportohen në aksin rrugor Shkozet–Shijak, i cili vijon të jetë i përmbytur, duke shkaktuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Pavarësisht se aktualisht nuk ka reshje shiu, uji nuk është tërhequr nga zonat e përmbytura, duke mbajtur të bllokuar këtë segment rrugor.

Automjetet janë të detyruara të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, ndërsa në disa pjesë të rrugës kalimi paraqitet problematik.

 

The post Rruga Shkozet-Shijak e përmbytur, uji nuk tërhiqet/ Vështirësi në qarkullim edhe pse nuk ka reshje (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal

By: V K
8 January 2026 at 10:03

Këtë të enjte, që prej orës 07:30, si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën e Tunelit të Murrizit, disa automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Raportohet gjithashtu për përplasje mes mjeteve, të shkaktuara nga rrëshqitja në borë.

Situata ka qenë problematike si në krahun e Tiranës, ashtu edhe në krahun e Klosit, ku rruga ka qenë e bllokuar për më shumë se një orë.

Vështirësi në qarkullim janë konstatuar edhe në segmentin nga Ura e Vashës deri në Peshkopi, si dhe në Tunelit të Qafë-Buallit, ku shumë automjete kanë mbetur të bllokuara nga bora.

Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për shmangien e aksidenteve, ndërsa situata vijon të përkeqësohet për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe ngricave, që e bëjnë lëvizjen gjithnjë e më të vështirë në Rrugën e Arbrit.

Autoritetet kërkojnë nga firma mirëmbajtëse të ndërhyjë urgjentisht me hedhjen e kripës dhe skorieve për të garantuar qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë, Policia u bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes.

The post Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal appeared first on Albeu.com.

Relativizoi akuzat e ngritura ndaj Belinda Ballukut dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj/ BIRN: Raporti me drejtësinë e vendos Ramën mes dy zjarresh

By: V K
8 January 2026 at 09:38

Kreu i qeverisë ashpërsoi tonet me drejtësinë në fund të vitit, por kalimi i tij nga retorika për konsum politik te aktet konkrete rrezikon sipas analistëve që ta përballë atë me sanksione ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama, e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, ndërsa iu rikthye krahasimit butaforik të SPAK me ‘Sigurimin’ famëkeq të komunizmit.

Por gjuha e Ramës, është e dykuptimtë dhe fsheh raportin e tij të pritshëm me sistemin e drejtësisë.

“Që sot në Shqipërinë që unë jam kryeministër, të trajtohen njerëz sikur janë përballë Sigurimit, me ato metodat e ndyra?!”- pyeti ai në mënyrë retorike në një nga komentet e shumta mbi punën e SPAK-ut. “…Po kjo nuk do të thotë fare që ’duhet të hedhim beben bashkë me ujin’…”,- shtoi më tej ai duke iu referuar drejtësisë.

Që prej miratimit të reformës në drejtësi një dekadë më parë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri dominon agjendën politike të vendit dhe perspektivën e integrimit drejt Bashkimin Europian.

Zbatimi i kësaj reforme, konsiderohet gjithashtu një investim ndërkombëtar për fuqizimin e shtetit ligjor në Shqipëri, me mbështetje të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vetë Rama e përdori reformën në drejtësi si një ‘trofe’ në përballjet elektorale, duke e portretizuar veten si ‘krijues’ dhe ‘mbrojtës’ të saj, ndërkohë që një numër ministrash dhe zyrtarësh të lartë të qeverisë së tij u përballën me akuza për korrupsion apo shpërdorim detyre.

Me marrjen në mbrojtje të numrit 2 të qeverisë dhe drejtoreshës së AKSHI, Rama po bën sot atë që kishte premtuar publikisht se nuk do ta bënte asnjëherë.

Por përtej retorikës, testi i vërtetë i raportit të qeverisë me drejtësinë mbetet qëndrimi ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindramilionë euro.

Altin Gjeta, studiues i Shkencave Politike pranë Universitetit të Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar beson se kryeministri bën retorikë për ‘konsum të brendshëm politik”, pa bërë sipas tij akte që çojnë në sulme konkrete ndaj drejtësisë së re.

“Nëse kryeministri i Shqipërisë fillon një sulm frontal apo qoftë edhe përpjekje për të ngushtuar hapësirën e veprimit të strukturave të posaçme, gjykoj se do të përballej me sanksione nga administrata amerikane”, tha Gjeta.

“Sepse pas një investimi të madh politik, financiar dhe në burime njerëzore, SHBA dhe BE nuk do të lejonin asnjë aktor politik të vrasë ‘beben e tyre’ në këtë fazë kur ka filluar të ecë shpejt dhe po jep rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shtoi ai, duke theksuar se kjo do të minonte besueshmërinë e tyre dhe politikën e stabilizimit dhe ankorimit përfundimtar të Shqipërisë në BE.

Sipas Ermal Hasimes, pedagog i Shkencave Politike, qeveria “Rama” e ka humbur “legjitimimin moral” për shkak të skandaleve të shumta të korrupsionit.

“Ajo (qeverisja) mbahet në këmbë elektoralisht nga klientelizmi, shfrytëzimi i administratës dhe aleanca me krimin e organizuar dhe media klienteliste”, tha Hasimja, duke shtuar se ndërkombëtarët e kanë toleruar Ramën si garanci stabiliteti.

Por gjërat sipas tij po ndryshojnë.

Sjellja e pritshme e SHBA-ve, sipas tij, lidhet me strategjinë e re kombëtare që kanë si objektiv madhor luftën kundër drogës dhe vënien në shënjestër të krimit të organizuar shqiptar, si një nga organizatorët kryesorë të trafiqeve ndërkombëtare.

“Këta segmente të krimit kanë sot një bazë të sigurtë dhe mbrojtje politike në Shqipëri. Pikërisht kjo mbrojtje e vendos Rilindjen e Ramës në konflikt me politikën amerikane”, thekson ai.

Azmi Stringa, lektor i Financës në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, beson se në mënyrë të vijueshme e të qëllimshme, politika shqiptare nga të dy krahët ka punuar për të sabotuar punën e drejtësisë dhe kjo është e ditur për partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë dhe distancimin me qeverisjen.

“Strategjia kryesore ka qenë ajo që mund të quhet ‘vrasja e ngadaltë’ e SPAK-ut”, tha Stringa për BIRN.

Në këtë kontekst, sipas tij, sjellja e kryeministrit Rama në lidhje me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit ka bërë që ai të humbë besimin dhe të jetë më i izoluar në raport me aktorët ndërkombëtarë të nivelit të lartë.

“Ai nuk trajtohet më si partner politik me të cilin ndërtohen procese afatgjata, sepse për partnerët është bërë e qartë se mbështetja formale ndaj reformës ka bashkëjetuar me sabotimin e saj në prapaskenë”, sugjeron Stringa.

Në të kundërt, sipas tij, qeveria ka reflektuar tolerancë ndaj krimit të organizuar, mungesë vullneti për hetimin e korrupsionit të lartë dhe tentativa të vazhdueshme për të ndikuar institucionet kyçe të drejtësisë.

Tabloja është pak a shumë e ngjashme dhe në sytë e Hasimes, i cili sugjeron se, “pas daljes në shesh të fakteve të pakundërshtueshme të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, ndërkombëtarët e kanë të vështirë të legjitimojnë Ramën përpara opinionit publik të vendeve të tyre”.

Ndërkohë, ai vlerëson se kryeministri Rama gjendet sot mes ‘dy zjarresh’.

“Ai nuk heq dot dorë nga aleanca me botën e errët që i siguron vota dhe pushtet, por nuk ka as luksin të hyjë në konflikt me ndërkombëtarët”, tha Hasimja, duke shtuar se kryeministri Rama gjendet sot përpara dy zgjedhjesh; rrëshqitjes drejt izolimit dhe autoritarizmit të plotë ose heqjes dorë nga gjithçka, duke shpresuar për një “tërheqje sa më pak të dhimbshme”.

E vetmja pjesë e mozaikut që mungon për momentin, shton Hasimja, “është një opozitë e fortë dhe e besueshme në Shqipëri”./BIRN

The post Relativizoi akuzat e ngritura ndaj Belinda Ballukut dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj/ BIRN: Raporti me drejtësinë e vendos Ramën mes dy zjarresh appeared first on Albeu.com.

Mëngjesi i bardhë në Kolonjë/ Dëbora pushton malet dhe krijon pamjet magjike (VIDEO)

By: V K
8 January 2026 at 09:28

Këtë mëngjes, Kolonja është zgjuar e mbuluar nga shtresa e parë e borës për vitin 2026. Pamjet që vijnë nga fshatrat dhe zonat malore të qarkut tregojnë një peizazh të bardhë, të qetë dhe magjik, duke shndërruar rrugët dhe kodrat në një tablo dimërore të mahnitshme.

Reshjet e borës kanë filluar që nga mesnata, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke ngjallur gëzim tek banorët, sidomos tek fëmijët që dalin për të luajtur me dëborën e freskët.

Bora e parë e vitit në Kolonjë shënon fillimin e një dimri të bardhë, ndërsa banorët ndajnë në rrjetet sociale pamjet spektakolare nga natyra e mbuluar nga dëbora, që duket se e ka kthyer Kolonjën në një vend të magjishëm për këtë fillim vitit.

 

The post Mëngjesi i bardhë në Kolonjë/ Dëbora pushton malet dhe krijon pamjet magjike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nisin reshjet e dëborës në Dibër, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

By: V K
8 January 2026 at 08:51

Pas reshjeve të shiut, në të gjithë qarkun e Dibrës, këtë të enjte, kanë nisur reshjet e dëborës. Në zonat e thella malore, si Njësia Administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, Zall-Dardhë, Reç, Trebisht, Ostren, si edhe në zonën e Martaneshit, raportohet se trashësia e dëborës ka kaluar 10 centimetra.

Si pasojë, kanë vijuar vështirësitë në qarkullimin e mjeteve, veçanërisht në rrugët që lidhin fshatrat e thella.

Situata është rënduar edhe nga rrëshqitjet e dherave dhe shembjet e pjesshme të rrugëve në disa njësi administrative të qarkut.

Sipas informacionit të marrë pranë bashkive, strukturat vendore janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e situatës, me qëllim garantimin e lëvizjes dhe sigurisë së banorëve.

The post Nisin reshjet e dëborës në Dibër, vështirësi në qarkullimin e mjeteve appeared first on Albeu.com.

❌
❌