Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Main stream

Shkolla e re në Vadardhë të Sukthit me kushte dinjitoze për nxënësit e mësuesit

6 February 2026 at 10:42

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Punimet për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare në Vadardhë të Sukthit po ecin me ritme të shpejta.

Deri tani në Sukth kanë përfunduar pesë godina arsimore të reja dhe shkolla në Vadardhë është objekti i gjashtë arsimor që ndërtohet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier ku po punohet me ritme të larta për të garantuar kushte bashkëkohore për nxënësit dhe stafin mësimor.

Rama theksoi se në përfundim të punimeve kjo shkollë do të ketë ambiente bashkëkohore të pajisura me laboratorë, auditorë, bibliotekë, palestër dhe fushë sportive duke u krijuar nxënësve dhe mësuesve kushte dinjitoze e moderne mësimi.

Ky objekt arsimor po ndërtohet me fondet e bashkisë së Durrësit dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm për komunitetin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve pasi përfshin shkollën dhe kopshtin.

Shkolla e re do të ofrojë kushte dhe standarde bashkëkohore për 485 nxënës dhe 87 fëmijët e kopshtit.

1 nga 2

/m.m/a.f/r.e/

The post Shkolla e re në Vadardhë të Sukthit me kushte dinjitoze për nxënësit e mësuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcat speciale bastisin portin e Harderwijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg drogë

By: Ela
6 February 2026 at 11:51

Një bastisje nga një njësi e forcave speciale e armatosur rëndë në zonën e portit të Harderwijkut në Holandë ka çuar policinë në zbulimin e 500 kilogramëve kokainë. Bastisja u krye të enjten e kaluar në një depo në rrugën Van Leeuwenhoekstraat. Objekti u ruajt nga policë me maska dhe armë automatike. Në atë moment […]

The post Forcat speciale bastisin portin e Harderwijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg drogë appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Vlorë

By: Ela
6 February 2026 at 11:28

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 10 Korrik, në zonën e Lungomares, në ambientet e një apartamenti, konkretisht në ballkonin e tij. Sipas zjarrfikësve, bombola ka pësuar një defekt, duke shkaktuar rrjedhje gazi dhe më pas shpërthim zjarri. Si pasojë, është dëmtuar një pjesë e dhomës së apartamentit, si edhe ballkoni ku qëndronte bombola […]

The post Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Rama “merr” Dashnor Sulën, e emëron Kryeinspektor të Përgjithshëm! Shkëlqim Hajdari prefekt i Tiranës

By: Ela
6 February 2026 at 11:04

Shkëlqim Hajdari është emëruar sot prefekt i Tiranës gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Vendimi vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në nivelin e prefekturave. Hajdari do të udhëheqë administratën e kryeqytetit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm, duke zëvendësuar vetë Hajdarin në këtë post. Pak kohë më […]

The post Rama “merr” Dashnor Sulën, e emëron Kryeinspektor të Përgjithshëm! Shkëlqim Hajdari prefekt i Tiranës appeared first on BoldNews.al.

U kap duke kultivuar bimë narkotike, arrestohet 39-vjeçari në Krujë

By: Ela
6 February 2026 at 10:56

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke kultivuar bimë narkotikë. Gjykata i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas dyshohet se në muajin maj të vitit të shkuar, ka kultivuar 136 bimë narkotike, në fshatin Ranxë, Fushë Krujë. “Si rezultat i […]

The post U kap duke kultivuar bimë narkotike, arrestohet 39-vjeçari në Krujë appeared first on BoldNews.al.

Gazetari zbulon raportin: Klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare

By: Ela
6 February 2026 at 10:40

Klubi nga Ekuadori, Astillero FC, i cili luan në Kategorinë e Dytë, ishte në qendër të polemikave publike pas një hetimi të publikuar nga gazetari Andersson Boscan. “Ai zbuloi parregullsi të dyshuara financiare në lidhje me menaxhimin ekonomik të institucionit dhe përmendi lidhje të mundshme me mafian shqiptare”, shkruajnë mediat ekuadoriane. Sipas Boscan, në vitin 2023 […]

The post Gazetari zbulon raportin: Klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Atentat i dështuar në Sarandë! 57-vjeçari pikas eksplozivin në makinë dhe njofton policinë

By: Ela
6 February 2026 at 10:29

Një shpërthim i telekomanduar me lëndë eksplozive në një automjet është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Vrinë të Bashkisë Konispol. Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin Shëndëlli-Vrinë, ka dëgjuar zhurmë të pazakontë në mjetin e tij dhe, pasi ka ndaluar, ka […]

The post Atentat i dështuar në Sarandë! 57-vjeçari pikas eksplozivin në makinë dhe njofton policinë appeared first on BoldNews.al.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve të shqetësuar për ekonominë, njësoj sa vendet në krizë urie dhe politike

6 February 2026 at 10:58

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria renditet mes 15 vendeve në botë ku ekonomia perceptohet si problemi kryesor i shoqërisë. Sipas matjeve të Gallup, 58% e shqiptarëve e identifikojnë ekonominë si shqetësimin më madhor, kryesisht për shkak të pagave të ulëta, çmimeve të larta dhe nivelit të ulët të standardit të jetesës.

Këto faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në përballimin e nevojave bazë dhe krijojnë pasiguri të vazhdueshme ekonomike për një pjesë të madhe të popullsisë.

Në renditjen globale, Shqipëria pozicionohet në vendin e pestë, pas Malauit, një shtet që përballet me rrezik të lartë urie, Bolivisë dhe Venezuelës, të cilat po kalojnë kriza të thella politike dhe ekonomike, si dhe Turqisë, e cila po lufton me nivele të larta inflacioni. Ky pozicionim e vendos Shqipërinë në të njëjtin grup me vende që përjetojnë vështirësi strukturore serioze, pavarësisht dallimeve në kontekstin politik apo social.

Gallup argumenton se njerëzit që jetojnë në vendet me të ardhura më të ulëta kanë më shumë gjasa sesa ata në vendet me të ardhura më të larta ta përmendin ekonominë si problemin kryesor të vendit të tyre.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se shqetësimi ekonomik është veçanërisht i theksuar te të rinjtë. Në nivel global, 34% e atyre që e rendisin ekonominë si problem kryesor i përkasin grupmoshës 15–34 vjeç, duke reflektuar vështirësitë e kësaj kategorie në aksesin në punësim të qëndrueshëm, paga të mjaftueshme dhe perspektivë afatgjatë për përmirësim të standardit të jetesës.

The post Më shumë se gjysma e shqiptarëve të shqetësuar për ekonominë, njësoj sa vendet në krizë urie dhe politike appeared first on Gazeta Si.

Audienca me papa Leone XIV, Rama ndan momente nga takimi me Atin e Shenjtë

6 February 2026 at 10:48

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali Zaho dhe delegacioni që e shoqëron, u prit të enjten në audiencë nga papa Leone XIV, në vizitën e tij zyrtare në Vatikan, me ftesë të Selisë së Shenjtë.

Kryeministri publikoi sot në rrjetet sociale disa çaste të bukura nga ky takim që u zhvillua në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik, ku shoqërohej nga bashkëshortja Linda dhe djali Zaho.

Kryeministri Edi Rama u prit dje në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë së Tij, papa Leone XIV.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Vatikan, Rama u ndal fillimisht në bazilikën e Genazzano-s, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.

Ndërkohë vizita e kryeministrit në Vatikan vijoi në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, vizituan vendvarrimin e papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite ishin edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.

Foto nga vizita e kryeministrit Rama në Vatikan - Foto: Këshilli i Ministrave
1 nga 8
Kryeministri Rama, homazhe në varrin e papa Françeskut në Vatikan
Kryeministri Rama, homazhe në varrin e papa Françeskut në Vatikan

/m.m/r.e/

The post Audienca me papa Leone XIV, Rama ndan momente nga takimi me Atin e Shenjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Princ Leka pritet të bëhet sërish baba, zbulohet gjinia

By: Ela
6 February 2026 at 09:38

Princ Leka dhe Blerta Celibashi pritet të mirëpresin fëmijën e tyre të parë së bashku pas disa muajsh. Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për PopArt.al lajmin e shtatzënisë, duke zbuluar gjithashtu se Blerta pret një djalë. Për Princ Lekën, ky do të jetë përjetimi i dytë i atësisë, pasi ai është tashmë baba i një […]

The post Princ Leka pritet të bëhet sërish baba, zbulohet gjinia appeared first on BoldNews.al.

Nisin sot Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, nga kush do të përfaqësohet Shqipëria

By: Ela
6 February 2026 at 09:27

Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt. Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Në fokus të garave do të jetë Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë dhe ka pretendime të […]

The post Nisin sot Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, nga kush do të përfaqësohet Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

Akull në pistë, aeroporti i Berlinit mbetet i mbyllur, pezullohen fluturimet

By: Ela
6 February 2026 at 09:11

Aeroporti i Berlinit, ‘Brandenburgut’ mbetet i mbyllur këtë mëngjes, pa asnjë aeroplan në gjendje të ngrihet për shkak të akullit të zi dhe shiut të ngrirë që vazhdon , tha një zëdhënëse e aeroportit. “Për shkak të akullit të zi dhe shiut të ngrirë që vazhdon, aktualisht nuk janë të mundura ngritje ose ulje në […]

The post Akull në pistë, aeroporti i Berlinit mbetet i mbyllur, pezullohen fluturimet appeared first on BoldNews.al.

Satelitët mbushin orbitën e Tokës, mbeturinat hapësinore mund të sjellin vonesa të fluturimeve

By: Ela
6 February 2026 at 08:48

Ndërsa një vonesë ose devijim fluturimi për shkak të motit të keq tingëllon rutinë, çfarë mund të thuhet për një vonesë të shkaktuar nga rënia e mbeturinave hapësinore? Ekspertët paralajmërojnë se mbeturinat satelitore janë një rrezik në rritje për të cilin operatorët e fluturimeve duhet të përgatiten. Deri më sot, nuk ka pasur raste të […]

The post Satelitët mbushin orbitën e Tokës, mbeturinat hapësinore mund të sjellin vonesa të fluturimeve appeared first on BoldNews.al.

DW: 10 vjet Reformë në Drejtësi, shpresë pa siguri juridike

By: Ela
6 February 2026 at 08:33

10 vjet reformë në drejtësi në Shqipëri –  Vrasja e një gjyqtari më 2025 nxjerr në pah një sistem në të cilin drejtësia mund të zvarritet me dekada. Është ora 15:40 e datës 6 tetor 2025. Në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë, një gjyqtar po lexon vendimin e radhës. Disa sekonda më pas, […]

The post DW: 10 vjet Reformë në Drejtësi, shpresë pa siguri juridike appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, 6 shkurt/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

By: Ela
5 February 2026 at 23:00

Dashi Mbani brenda vetes një ndjenjë faji që lidhet me një person ose një situatë të lënë pezull. Ta injoroni nuk do t’ju ndihmojë; përkundrazi, një reflektim i qetë mund t’ju lehtësojë shumë shpirtërisht. Nervozizmi është i lartë dhe kjo mund të ndikojë edhe në shëndet, me rënie energjie ose shqetësime të vogla kalimtare. Mundohuni […]

The post Horoskopi, 6 shkurt/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Bushati: Ankesat e Ramës hipokrizi! I vetmi që ka përfituar nga kapja e drejtësisë

By: Ela
5 February 2026 at 22:57

Analisti Andi Bushati, thotë se ankesat e Ramës për drejtësinë, janë hipokrizi, pasi ai është i vetmi person në dy milionë e ca shqiptarë, që ka përfituar nga kapja e drejtësisë duke qëndruar në pushtet. “Pse e bën Rama këtë? Ka dis muaj që është futur në një kurs që të kritikojë disa vendime të drejtësisë, […]

The post Bushati: Ankesat e Ramës hipokrizi! I vetmi që ka përfituar nga kapja e drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Lala tregon detajin tronditës nga përplasja me armë në Lezhë mes Nikulajt dhe Ndokëve

By: Ela
5 February 2026 at 22:50

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku disa pjesëtarë të familjes së ish deputetit Arben Ndoka, u përplasën me armë me nipin e Ardjan Nikulajt dhe një punonjës policie në berberhane. Lala deklaroi se gjatë kësaj ngjarje është qëlluar dhjetëra herë, përfshirë […]

The post Lala tregon detajin tronditës nga përplasja me armë në Lezhë mes Nikulajt dhe Ndokëve appeared first on BoldNews.al.

KLP përcakton 7 vende për prokurorët në Shkollën e Magjistraturës

By: Ela
5 February 2026 at 22:44

Tre anëtarët e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogrdani, Ledina Riza dhe Sokol Stojani paraqitën tre propozime të ndryshme lidhur me numrin e vendeve për vitin akademik 2026-2027 në Shkollën e Magjistraturës. Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani propozoi 15 vende, me argumentin se ka ngarkesë si pasojë e […]

The post KLP përcakton 7 vende për prokurorët në Shkollën e Magjistraturës appeared first on BoldNews.al.

Nesho: Lidhja Rama–Blair, një aleancë e errët që ka kapur vendimmarrjen në Shqipëri

By: Ela
5 February 2026 at 22:33

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, deklaroi se marrëdhënia mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit britanik Tony Blair përfaqëson një nga lidhjet më problematike dhe të dyshimta politike të viteve të fundit në Shqipëri. Sipas Neshos, Blair është shndërruar në këshilltarin real të pushtetit të Ramës, duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë […]

The post Nesho: Lidhja Rama–Blair, një aleancë e errët që ka kapur vendimmarrjen në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Abilekaj: Rama e ktheu Shqipërinë në ‘ishullin Epstein’ për elitat botërore

By: Ela
5 February 2026 at 22:19

Akuza të rënda janë hedhur ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili krahasohet me financierin famëkeq Jeffrey Epstein. Analisti Enton Abilekaj deklaron se Rama po e përdor Shqipërinë si një “ishull” për të korruptuar dhe joshur elitat politike dhe ekonomike botërore. Abilekaj tha se metoda e përdorur është e ngjashme me atë të Epstein, por me […]

The post Abilekaj: Rama e ktheu Shqipërinë në ‘ishullin Epstein’ për elitat botërore appeared first on BoldNews.al.

❌
❌