Princ Leka dhe Blerta Celibashi, pritet të mirëpresin fëmijën e tyre të parë së bashku pas disa muajsh. Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për PopArt.al lajmin e shtatzënisë, duke zbuluar gjithashtu se Blerta pret një djalë.
Për Princ Lekën, ky do të jetë përjetimi i dytë i atësisë, pasi ai është tashmë baba i një vajze nga martesa e mëparshme me aktoren Elia Zaharia, me të cilën u nda kohë më parë.
Sipas të njëjtave burime, shtatzënia po shkon mirë dhe çifti ka zgjedhur ta jetojë këtë periudhë me qetësi dhe larg vëmendjes së tepërt mediatike.
Megjithëse zërat për një pritje të ëmbël kanë qarkulluar prej kohësh, tashmë lajmi konsiderohet i konfirmuar nga persona të afërt me ta.
Deri në këtë moment, as Princ Leka dhe as Blerta Celibashi, nuk kanë bërë një reagim publik, por mësohet se përgatitjet për ardhjen e foshnjës kanë nisur prej pak kohësh, duke shtuar emocionin për kapitullin e ri që i pret. Perpos këtij lajmi, në rrjet po aludohet se çifti ka nisur edhe përgatitjet për dasëm.
Princ Leka dhe Blerta Celibashi pritet të mirëpresin fëmijën e tyre të parë së bashku pas disa muajsh. Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për PopArt.al lajmin e shtatzënisë, duke zbuluar gjithashtu se Blerta pret një djalë. Për Princ Lekën, ky do të jetë përjetimi i dytë i atësisë, pasi ai është tashmë baba i një […]
Pas zyrtarizimit të lidhjes disa muaj më parë dhe paraqitjeve të shpeshta së bashku në evente publike, Princ Leka dhe Blerta Celibashi duket se po jetojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre. Fotografja është në pritje të ëmbël dhe çifti pritet të mirëpresë fëmijën e tyre të parë së bashku pas disa muajsh.
Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për PopArt.al lajmin e shtatzënisë, duke zbuluar gjithashtu se Blerta pret një djalë. Për Princ Lekën, ky do të jetë përjetimi i dytë i atësisë, pasi ai është tashmë baba i një vajze nga martesa e mëparshme me aktoren Elia Zaharia, me te cilen u nda kohë me parë.
Sipas të njëjtave burime, shtatzënia po shkon mirë dhe çifti ka zgjedhur ta jetojë këtë periudhë me qetësi dhe larg vëmendjes së tepërt mediatike. Megjithëse zërat për një pritje të ëmbël kanë qarkulluar prej kohësh, tashmë lajmi konsiderohet i konfirmuar nga persona të afërt me ta.
Deri në këtë moment, as Princ Leka dhe as Blerta Celibashi nuk kanë bërë një reagim publik, por mësohet se përgatitjet për ardhjen e foshnjës kanë nisur prej pak kohësh, duke shtuar emocionin për kapitullin e ri që i pret. Perpos këtij lajmi, në rrjet po aludohet se çifti ka nisur edhe përgatitjet për dasëm.
Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin hapin më të rëndësishëm në historinë e tyre të dashurisë: martesën. Burime ekskluzive për Vip Magazine bëjnë me dije se çifti ka nisur tashmë përgatitjet për ceremoninë, ndërsa dita e kurorëzimit pritet të jetë shumë pranë.
Lajmi vjen pas një periudhe të gjatë stabiliteti dhe ekspozimi publik për çiftin, të cilët prej kohësh nuk e kanë fshehur lidhjen e tyre. Vitin e kaluar, Princ Leka dhe Blerta festuan fejesën në një ambient intim në jug të vendit, në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë. Ceremonia bëri bujë në mediat shqiptare dhe u pasqyrua edhe nga disa media ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendje të gjerë.
Që nga publikimi i lidhjes së tyre, dyshja janë shfaqur shpesh së bashku në evente të ndryshme publike në kryeqytet, duke reflektuar një raport të konsoliduar dhe një prani të qetë, por elegante. Daljet e tyre kanë qenë gjithmonë diskrete, por mjaftueshëm për të konfirmuar harmoninë mes tyre.
Tashmë, me përgatitjet për martesë në zhvillim, çifti pritet të kurorëzojë zyrtarisht dashurinë e tyre, duke shënuar një kapitull të ri në jetën personale të Princ Lekës dhe Blertës. Detajet e ceremonisë mbeten ende të rezervuara, por pritshmëritë janë të larta.
Princi i kurorës Leka Zogu II së bashku me të fejuarën e tij Blerta Celibashi kanë uruar shqiptarët në këtë vigjilje të ndërrimit të viteve.
Leka shkruan se forca e shqiptarëve është karakteri dhe aftësia për të ecur përpara të bashkuar. Shkrimi mbyllet me një urim të përzemërt për të zgjidhur përçarjet e për tu bashkuar me dashurinë.
“Në këtë ndërrim vitesh, u drejtohemi të gjithë shqiptarëve dhe miqve tanë me bindjen se një komb ndërtohet mbi vlera që i rezistojnë kohës: dinjitetin, përgjegjësinë dhe bashkimin.
Ashtu si familjet mbretërore të Europës që kanë ruajtur identitetin e tyre përmes shërbimit dhe maturisë, edhe ne besojmë se forca e Shqipërisë qëndron te karakteri i njerëzve të saj dhe te aftësia për të ecur përpara së bashku.
Në vitin që vjen, le të zgjedhim urtësinë mbi zhurmën, ndërtimin mbi përçarjen dhe besimin mbi pasigurinë. Urojmë që ky vit i ri t’ju gjejë të qëndrueshëm në vlera, të qetë në shpirt dhe të bashkuar në dashurinë për njëri-tjetrin dhe për atdheun tonë.
Me respekt dhe përkushtim, Princ Leka & Blerta Celibashi”, thuhet në urim.
Princ Leka dhe Blerta Celibashi kanë hapur zemrën dhe kanë ndarë me publikun tiparet që i kanë bërë të bien në sy te njëri-tjetri. Në një intervistë për Revistën Story, çifti ka folur për cilësitë që secili adhuron më shumë te partneri.
Duke folur për Blertën, Princi Leka ka theksuar pavarësinë dhe aftësinë e saj për t’u përshtatur me njerëz të ndryshëm. “E admiroj mënyrën se si qëndron gjithmonë në këmbët e veta. Blerta di të jetë pranë çdo njeriu; të ulet këmbëkryq dhe të bisedojë me njerëzit e thjeshtë, me po aq natyrshmëri sa ka edhe prezencë në ambiente të një niveli tjetër,” shprehet ai.
Nga ana tjetër, Blerta Celibashi ka zbuluar tiparet e Lekës që e tërheqin më shumë. Ajo ka përmendur humorin e butë dhe shpirtin fëmijëror të princit. “I dua shpirtin e tij fëmijëror! Ai është nga ata njerëzit që e thonë të vërtetën pa filtra. Humori i tij i butë! Jo të gjithë e kuptojnë, por mua më bën të qesh edhe në ditët më të vështira,” tha Blerta.
Përmes këtyre deklaratave, çifti jo vetëm që ka treguar afeksionin që ndajnë, por edhe respektin e thellë për karakterin dhe personalitetin e njëri-tjetrit. Ky dialog i hapur ofron një pamje më të ngushtë të marrëdhënies së tyre dhe thekson rëndësinë e vlerësimit të tipareve të brendshme, jo vetëm të dukshme.
Intervista tregon se për Princ Lekën dhe Blertën, dashuria shkon përtej pamjes dhe titujve publikë, duke u ndërtuar mbi respekt, humor dhe sinqeritet.
Fejesa e Princit Leka Zogu II dhe Blerta Celibashit është pasqyruar edhe nga revista franceze ”Point de Vue”, e cila i ka kushtuar një shkrim ceremonisë në plazhin me rërë të bardhë e ujëra të bruzta të Ksamilit. Sipas revistës princi 43 vjeç mblodhi rreth 70 miq e të afërm për të formalizuar fejesën e tij me fotografen 27-vjeçare. Pranë tyre ndodhej edhe vajza e princit me Elia Zaharian…
Fejesa e Princit Leka Zogu II, 43 vjeç, me fotografen Blerta Celibashi, 27 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Revista franceze “Point de Vue” i ka kushtuar një shkrim ceremonisë private që u zhvillua më 11 tetor në plazhin e Ksamilit. Në ngjarjen intime morën pjesë rreth 70 miq dhe të afërm, përfshirë edhe […]
Fejesa e Princit Leka me Blerta Celibashin, ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë dhe publikut, jo vetëm për ceremoninë luksoze në një resort buzë detit, por edhe për unazën e fejesës, e cila ka shkaktuar habi me çmimin e saj.
Sipas “Hello Magazine”, unaza me gur diamanti e Blertës mund të ketë kushtuar rreth 140 mijë euro. Gazeta ka kontaktuar ekspertë të bizhuterive të çmuara për të vlerësuar gurin dhe punimin e saj.
Eksperti Nilesh Rakholia, shpjegoi se unaza është “e punuar bukur” dhe shumë e vlefshme, si nga aspekti financiar, ashtu edhe sentimental.
Ai theksoi se për një diamant qendror me 2-3 karat, me qartësi dhe ngjyrë të shkëlqyer, vlera mund të arrijë midis 80,000 dhe 120,000 paund (rreth 100,000-150,000 dollarë).
Pamjet e ceremonisë dhe unazës u ndanë edhe në rrjetet sociale nga çifti, duke bërë që lajmi të bëhet kryefjalë e mediave dhe fansave të familjes mbretërore.
Adhuruesit e familjeve mbretërore u përballën me një lajm të gëzueshëm këtë javë, pasi Princi i Shqipërisë, Leka II, njoftoi fejesën e tij me të dashurën, Blerta Celibashi.
Pas publikimit të një videoje nga momenti romantik i propozimit dhe disa fotografive të reja të çiftit të lumtur, revista HELLO! ka ndalur vëmendjen te unaza mahnitëse e fejesës së nuses së ardhshme mbretërore.
E veshur me një fustan të gjatë saten në ngjyrë fildishi, ajo dukej rrezatuese ndërsa pozonte në një dhomë të mbushur me dritë dhe bimë dekorative.
Në fotografinë e fundit shihej duke admiruar unazën e saj të re me diamant, e cila, sipas ekspertëve, vlerësohet rreth 120 mijë funtesh apo 140 mijë eurosh.
Eksperti i bizhuterive dhe themeluesi i markës ‘Abelini’, Nilesh Rakholia, e përshkroi dizajnin e unazës si “mbretëror” dhe “elegant”.
Ai shpjegoi se unaza përbëhet nga një diamant oval ose me prerje, i vendosur mbi një rrip të hollë.
“Është një dizajn i përjetshëm që duket si klasik dhe modern njëkohësisht. Diamanti i zgjatur tërheq vëmendjen, duke krijuar një formë të hijshme, ndërsa detajet shtojnë sasinë e duhur të shkëlqimit pa e mbingarkuar gurin qendror”, tha ai për HELLO!.
Duke theksuar simbolikën që fshihet pas formës së gurit, Rakholia shtoi: “Diamantët ovalë dhe ata me prerje ‘cushion’ lidhen prej kohësh me harmoninë dhe dashurinë e qëndrueshme. Janë forma të hijshme – romantike, por jo të tepruara – që i përshtaten në mënyrë të përkryer dikujt që hyn në jetën mbretërore”.
Edhe pse nuk është unaza më e madhe e ndonjë fejesë mbretërore, eksperti theksoi se ajo është “punuar me mjeshtëri” dhe ka vlerë të madhe, si financiare, ashtu edhe sentimentale.
Foto: Instagram
“Nëse guri qendror është rreth 2 deri në 3 karatë, me qartësi dhe ngjyrë të shkëlqyer, një unazë e tillë do të vlerësohej nga 80 mijë deri në 120 mijë funte”.
Ai përfundoi se unaza e Blertës reflekton një ndryshim të dukshëm në trendët e fejesave, ku më shumë të famshëm dhe personalitete mbretërore kërkojnë të gjejnë një ekuilibër midis traditës dhe personalizimit.
“Unaza e Blertës është pjesë e këtij evolucioni – romantike, e rafinuar dhe me domethënie. Një dizajn që nuk do të dalë kurrë nga moda”, përfundoi ai.
PrInc Leka dhe Elia Zaharia
Marrëdhënia e Lekës dhe Blertës
Çifti e bëri publike lidhjen e tyre në shtator të vitit 2024, tetë muaj pas ndarjes së princit nga Elia Zaharia. /Telegrafi/
Fejesa e Princit Leka me Blerta Celibashin u bë lajm viral, jo vetëm për ceremoninë luksoze në një resort buzë detit, por edhe për unazën e fejesës, e cila ka shkaktuar habi me çmimin e saj. Sipas “Hello Magazine”, unaza me gur diamanti e Blertës mund të ketë kushtuar rreth 140 mijë euro. Media ka kontaktuar ekspertë të bizhuterive të çmuara për të vlerësuar gurin dhe punimin e saj.
Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve, me zonjushën Blerta Celibashi.
Ceremonia e fejesës u zhvillua me gëzim më 11 tetor 2025 në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.
Në deklaratën zyrtare të Oborrit Mbretëror thuhet se familja mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të thellë për urimet e shumta që kanë mbërritur në këtë rast të veçantë.
Princ Leka & Blerta Celibashi /Oborri Mbretëror
Në postimin e Oborrit Mbretëror shkruhet:
Familja Mbretërore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi.
Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.
Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm. /Telegrafi/
Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar fejesën e Princit të Kurorës, Leka II i Shqiptarëve, me Blerta Celibashin. Ceremonia intime u zhvillua më 11 tetor 2025 në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë. Në njoftimin zyrtar, Oborri Mbretëror shpreh lumturinë për këtë ngjarje dhe falenderon publikun për urimet e […]
Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme fejesën e Princit të Kurorës, Leka II i Shqiptarëve, me Blerta Celibashi. Lajmi u bë publik përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale të Princ Lekës, ku theksohet se ceremonia intime e fejesës është mbajtur më 11 tetor 2025 në Ksamil, në Jug të Shqipërisë.
“Familja Mbretërore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi. Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë,” thuhet në njoftim.
Më tej, në komunikatën e Oborrit Mbretëror shtohet: “Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm.”
Në foton e publikuar bashkë me njoftimin, çifti shfaqet në një ambient elegant e të ndritshëm, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe duke buzëqeshur plot dashuri. Blerta shfaqet me një fustan krem të gjatë e me stil minimalist, ndërsa Princi Leka II me një kostum klasik blu të errët dhe kravatë të çelët, duke reflektuar përkushtim dhe harmoni në çdo detaj.
Ky është kapitulli i ri në jetën e Princ Lekës II, pas ndarjes së tij nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia.
Princ Leka dhe Blerta Celibashi i kanë dhënë fund beqarisë, me një ceremoni që është zhvilluar në një resort luksoz në Sarandë.
Fotot nga eventi janë bërë publike sot, duke treguar momente nga dasma e çiftit, e cila është mbajtur në rreth të ngushtë familjarësh dhe miqsh të afërt.
Ceremonia është zhvilluar në bregdet, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shumë detaje për të ftuarit apo organizimin.
Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni madhështore, e cila është mbajtur në fshehtësi të plotë, larg syrit të publikut. Pamjet e para janë publikuar duke zbuluar atmosferën e jashtëzakonshme të kësaj dite të veçantë.
Dasma është zhvilluar në një ambient luksoz, në Kepin e Merlit, buzë detit, mes një dekori plot elegancë dhe detajesh të kuruara me shumë shije. Në një nga fotot që po qarkullojnë në rrjete sociale, çifti shihet mbi një platformë të bardhë, me sfondin e kaltër të detit që e bën momentin edhe më përrallor.
Blerta ka mahnitur me një fustan të gjatë ngjyrë bezhë, i cili theksonte finesën dhe thjeshtësinë e saj, ndërsa Princi kishte zgjedhur një kostum klasik e elegant, në harmoni të plotë me atmosferën e ceremonisë.
Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është organizimi i tryezave, ku çdo element dukej i menduar deri në detaj nga lulet e bardha te ndriçimi romantik. Në një prej tyre vihej re një fletë me emrin “Leka II & Blerta”, e dizenjuar në formën e një guaske, simbol i dashurisë dhe pastërtisë.
Me këtë ceremoni intime, Princi Leka dhe Blerta Celibashi kanë zyrtarizuar një histori dashurie që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut.
Princ Leka ka folur publikisht për herë të parë mbi divorcin e bujshëm me ish-bashkëshorten, Elia Zaharinë, dhe mbi videon e konfliktit që bëri bujë në media. I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ai tregoi se ndarja e tyre ka qenë një proces me disa faza dhe jo një vendim i menjëhershëm.
“Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me faza të ndryshme: faza emocionale, distancimi… Jetonim në të njëjtën shtëpi, por të distancuar. Kam qëndruar vetëm me vajzën, por nuk kishim kontakt, as fizik. Herë pas here kemi qenë për mediat, foto, një kartolinë e bukur, por krejtësisht false. Ka qenë faza ligjore”, tha ai.
Princi theksoi se mes tij dhe Elias nuk ka pasur tradhti, duke zbuluar se lidhjen me fotografen Blerta Celibashi ia kishte treguar ish-bashkëshortes përpara se të lidhej me të. “Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktimë e sulmeve dhe narrativeve që nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. I kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertën që jam takuar me Blertën”, tha Leka.
Sa i përket videos së publikuar, ku ai shihej duke u konfliktuar me Elian dhe babain e saj, Leka shprehu keqardhje që e dorëzoi në polici. “E pranoj që gabova, nuk duhet ta kisha dhënë asnjëherë videon. Duhej ta mbaja për gjyqin sepse ishte një goditje e drejtpërdrejtë. Ne kemi përjetuar një sulm – mediatik dhe ligjor. Pastaj, si janë trajtuar filmimet dhe kanë dalë në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që ua kisha besuar”, tha ai.
Princi shtoi se vendimi për ta filmuar situatën erdhi nga frika se mos ndodhte diçka e sajuar: “Jam ndjerë më mirë të kem një filmim. Ka qenë edhe këshillë që kam marrë. Vajza ishte duke u larguar në momentin e acarimit. Shyqyr që ajo është mirë. Nuk ka pasur dhunë, nuk e kam dhunuar Elian asnjëherë. Ka vetëm një viktimë në këtë mes dhe ajo është Geraldina, vajza ime e mrekullueshme”.
Princ Leka shtoi se divorci ishte mbyllur ligjërisht pa konflikte, madje edhe çështjet e pronësisë ishin rregulluar më parë, por situata e muajit mars kishte dëmtuar imazhin e tij dhe të familjes mbretërore. “Ata që kanë qenë në dijeni të presioneve, e kanë kuptuar që nuk ka qenë një konflikt brenda familjes, por ka pasur një dorë të jashtme nga presionet”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Princ Leka, ka folur për herë të parë mbi divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, si edhe sherrin e dhunshëm mes tyre, e cila u zbulua nga një video e filmuar nga vetë ai. Sipas Lekës, ndarja e tij nga Elia erdhi në disa faza. Sipas tij, fillimisht ka qenë faza emocionale, distancimi dhe më […]
Fotografja Blerta Celibashi ka reaguar për herë të parë lidhur me përfshirjen e saj në ngjarjet që pasuan divorcin e Princ Lekës me Elia Zaharinë. Në “Mirmbrëma Yje”, ajo ka rrëfyer vështirësitë psikologjike që ka kaluar, si dhe thashethemet që e përfshinë në një histori që, sipas saj, nuk kishte asnjë lidhje me realitetin.
“Ka qenë e vështirë të menaxhoj aspektin psikologjik. Ishte shumë e vështirë për mua që të përfshihesha në një telenovelë ku nuk e gjeja aspak veten në personazhin që më kishin vendosur. Ndihem shumë e prekur dhe e indinjuar me të gjitha shkrimet e pavërteta, ka qenë shumë e vështirë. Aktualisht jemi në një moment paqeje, sigurisht që ndjej ngarkesë të madhe psikologjike kur flas për atë kohë, por mendoj që tani jemi mirë”, tha ajo.
Celibashi e bëri të qartë se nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie shoqërore me Elia Zaharinë, duke e cilësuar si një trillim mediatik që synonte të krijonte klikueshmëri.
“Në mënyrë kategorike nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elian. E di që ky është një nga ato elementët që e krijojnë telenovelën më interesante, por është shumë abuzive që kanë shpifur deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta ime”, u shpreh ajo.
Sipas saj, raporti me familjen mbretërore ka qenë gjithmonë profesional. “Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë profesionale. Unë kam shumë klientë, jo me të gjithë mund të jem shoqe ose shokë. Fotot kanë qenë pjesë e punës dhe marrëdhëniet gjithmonë korrekte, formale. Asnjëherë nuk e kam menduar që mund të ngrihej një fabul e tillë”, përfundoi Celibashi.