Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

Ankimimi i përjashtimeve nga seancat, grupi i PD-së kërkesë Byrosë së Kuvendit: Mbledhja të jetë e hapur

By: V K
20 January 2026 at 10:50

Ditën e sotme, mblidhet Byroja e Kuvendit, ku do të shqyrtohet ankimi i deputetëve të Partisë Demokratike, lidhur me përjashtimin e tyre nga seancat plenare. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 11:00.

Sakaq, përmes një shkrese, firmosur nga anëtari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi, kërkohet që mbledhja të jetë e hapur për mediat.

“I Nderuar Z. Kryetar, Në cilësinë e anëtarit të Byrosë së Kuvendit, në kuadër të transparencës dhe interesit të opinionit publik, si dhe ndjeshmërisë së çështjeve për diskutim, kërkoj që mbledhja e sotme e Byrosë së Kuvendit, në orën 11:00, të zhvillohet me praninë e mediave dhe gazetarëve. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin”, sqarohet në kërkesë, drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi.

 

The post Ankimimi i përjashtimeve nga seancat, grupi i PD-së kërkesë Byrosë së Kuvendit: Mbledhja të jetë e hapur appeared first on Albeu.com.

Pas kërkesës nga KLGJ, Prokuroria e Përgjithshme përfundon verifikimin e pasurisë së gjyqtares Irena Gjoka

By: V K
20 January 2026 at 10:23

Prokuroria e Përgjithshme, ka përfunduar procesin e verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila shërben në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, Prokuroria ka miratuar rezultatet e procesit të verifikimit dhe ka përcjellë vendimin në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Verifikimi i pasurisë së Irena Gjokës, u zhvillua mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Njoftimi:

Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

The post Pas kërkesës nga KLGJ, Prokuroria e Përgjithshme përfundon verifikimin e pasurisë së gjyqtares Irena Gjoka appeared first on Albeu.com.

Elvis Roshi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

By: V K
20 January 2026 at 10:09

Ditën e sotme, ish- kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Roshi është tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur në SPAK i shoqëruar nga avokati.

Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.

Në shtator të vitit 2015, Roshi u kallëzua në Prokurorinë e Kavajës bashkë me 10 zyrtarë të tjerë, pasi dyshohej se kishin shkaktuar dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh lidhur me tenderat për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e rrugëve të ndryshme.

Këto parregullsi u zbuluan gjatë një auditimi të kryer nga KLSH për periudhën janar 2013-dhjetor 2014, ku u evidentuan shkelje në 12 tendera kryesisht për rikonstruksione, rrugë lidhëse dhe mbjellje pemësh dekorative.

Në disa raste, u konstatuan praktika të padrejta në vlerësimin e ofertave, duke përjashtuar operatorë me ofertat më të ulëta për arsye të padrejta.

Gjithashtu, më 17 maj SPAK i sekuestroi telefonin celular Roshit dhe ushtroi kontrolle personale mbi të, duke e hetuar për dyshime korrupsioni në zgjedhjet e 11 majit, ku ai ishte i përfshirë në fushatë për kushëririn e tij, Elton Roshi, që kandidonte për PD-ADSHM në Kavajë.

The post Elvis Roshi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati appeared first on Albeu.com.

Tërmet në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

By: V K
20 January 2026 at 09:48

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e së martës, më 20 janar, në rajonin e Lakonisë, në Greqi.

Sipas të dhënave paraprake sizmologjike, thellësia fokale e tërmetit ishte rreth 22.6 kilometra, ndërsa epiqendra e lëkundjes u lokalizua 117 kilometra në jug-jugperëndim të Gerolimenas, në Lakoni.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës. Lëkundjet janë ndjerë lehtë edhe në zonat përreth.

The post Tërmet në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda appeared first on Albeu.com.

Destinacion surprizë për Kristjan Asllanin, dalin detajet e reja me pagën dhe shifrat që po negocion Interi

By: V K
20 January 2026 at 09:32

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, vazhdon të lidhet ngushtë në Turqi me një transferim te Beshiktashi. Asllani tregohet si dëshirë e stafit teknik, ndërsa nga burime jozyrtare janë publikuar së fundmi disa detaje sa u përket shifrave.

Fillimisht tregohet se paga mund të shkojë deri në 1.2 milionë euro, për pjesën e mbetur të sezonit. Vetë Interi do të përfitonte 1 milion euro nga ky huazim.

Drejtuesit e Beshiktashit, ndërkohë kërkojnë që të ulin sa më tepër opsionin e blerjes së kartonit.

Aktualisht, përflitet për 10 deri në 12 milionë euro. Po ashtu, në fund mbetet për t’u vendosur, kalendari për kryerjen e pagesave.

Një tjetër klub mjaft i interesuar për Asllanin mbetet edhe Paris FC. Këto të fundit mund të surprizojnë edhe me një blerje direkte, pikërisht në ditët e fundit të merkatos.

Huazimi te Torino ndërkohë rezultoi një dështim. Asllani i ka ndjekur dy ndeshjet e fundit nga tribuna, duke e kthyer në një situatë të paprecedentë për të.

The post Destinacion surprizë për Kristjan Asllanin, dalin detajet e reja me pagën dhe shifrat që po negocion Interi appeared first on Albeu.com.

Sherr mes drejtuesve të mjeteve në aksin Mamurras-Krujë, vritet njëri prej tyre (EMRAT)

By: V K
20 January 2026 at 09:06

Rreth orës 01:00 të natës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Krujë–Mamurras, ku një konflikt mes dy drejtuesve automjetesh ka përfunduar me humbje jete.

Sipas informacioneve, dy automjete dyshohet se janë përplasur, ç`ka ka sjellë një përshkallëzim të situatës mes drejtuesve të tyre.

Sipas të dhënave paraprake, pas përplasjes ka nisur një konflikt fizik mes palëve. Si pasojë, ka mbetur viktime Petrit Ndou, rreth 57-vjeç, banues në Pukë.

Viktima ka marrë një plagë të rëndë në kokë, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe një çekiç, i cili dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar është 28-vjeçari Andi Vokri, banues në Thumanë, Mamurras. Ky i fundit dyshohet se e ka goditur viktimën në kokë me çekiç, duke i shkaktuar plagë fatale.

Sakaq, 28-vjeçari është shoqëruar menjëherë nga policia dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje, janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Sipas burimeve, janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri.

Po ashtu, është pyetur edhe Kleo Ndou, 30-vjeç, banues në Thumanë, si dhe tre shtetas të tjerë që kishin njohje me viktimën.

Prokuroria dhe policia po vijojnë veprimet hetimore për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, ndaj shtetasit Andi Vokri, ndërsa po vlerësohet, në raport me provat e administruara, edhe pozita e personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje.

The post Sherr mes drejtuesve të mjeteve në aksin Mamurras-Krujë, vritet njëri prej tyre (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

I ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërron jetë i dënuari me 10 vite burg (EMRI)

By: V K
20 January 2026 at 08:52

Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, 47-vjeç, si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

I shtruar në Reanimacionin Qendror pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për hemoperitoneum, Mërkuri ishte i dënuar me 10 vjet burg për vrasje në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve.

Ai ishte ekstraduar nga Greqia më 2023 dhe transferuar në IEVP Burrel më 2025.

NJOFTIMI:

Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë.

Vdeja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Pavllo Mërkuri, i datëlindjes 25.01.1979, lindur dhe banues në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë.

I ndjeri është shtruar në QSUT më datë 18.01.2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme (hemoperitoneum).

Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore.

The post I ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërron jetë i dënuari me 10 vite burg (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro: Tatimi do të rillogaritet dhe diferenca rimbursohet me kërkesë

By: V K
20 January 2026 at 08:27

Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi. Kush del me tepricë kreditore (tatim të mbipaguar) do t’i kthehet diferenca e lekëve të paguar për tatim, por nëse bën kërkesë në tatimet rajonale.

Sipas sistemit e-Tax, pas datës 22 janar 2026 nis gjenerimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025, ku për herë të parë do të aplikohet zbritje tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Afati për plotësimin e deklaratës është deri më 31 Mars 2026.

Zbritja prej 48,000 lekësh apo 100,000 lekësh për prindërit e fëmijëve dhe për shpenzimet e arsimimit nuk është kompensim direkt.

Kompensimi do të llogaritet si diferencë mes tatimit të ri (pas aplikimit të zbritjeve) dhe tatimit të paguar gjatë vitit 2025.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton që vlerat 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë (sipas rasteve) do të ulen nga baza e tatueshme, dhe kompensimi do të llogaritet si rezultat i diferencës së tatimit të ri (pasi janë bërë zbritjet e shpenzimeve sipas shkallës të të ardhurave të individëve) dhe tatimit që është paguar në 2025.

Pra nëse individi do të rezultojë me tatim të mbipaguar, pasi t’i zbriten shpenzimet, shumën e tepricës do ta kërkojë për rimbursim nëpërmjet një kërkesë që do t’i bëjë drejtorive rajonale të tatimeve.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se është duke u hartuar udhëzimi përkatës me procedurat e për plotësimin e deklaratës, dokumentacioni që nevojitet dhe si do të bëhen kërkesat pranë drejtorive rajonale të tatimeve.

Shembull

Zbritjen e shpenzimesh në vlerën e 48 mijë lekëve apo rreth 480 euro nga totali vjetor i të ardhurave bruto, do ta përfitojnë të gjithë individët pavarësisht nivelit të të ardhurave, nëse kanë fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç.

Ndërsa zbritjen e shpenzimeve me vlerë maksimale deri 100 mijë lekë apo rreth 1,000 euro për arsimin e fëmijëve do të përfitohet nëse të ardhurat vjetore bruto të deklaruara janë deri në 1.2 mln lekë.

Njëri nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç, pra ai që ka të ardhurat më të larta, do t’i zbriten 48 mijë lekë, nga tatimi e paguara mbi pagën gjatë këtij viti në momentin kur do të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale.

Nëse të ardhurat bruto vjetore të një individi A janë 150 mijë lekë apo 1,8 mln lekë në vit.

Tatimi i paguar çdo muaj është:

Deri në 30,000 lekë- tatim 0

Pjesa 30,001–130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000 lekë

Pjesa mbi 130,000 → (150,000 − 130,000) × 23% = 20,000 × 23% = 4,600 lekë

Tatimi mujor i paguar është 17,600 lekë. Tatimi vjetor është 211,200 lekë.

Individi ka një fëmijë të moshës 7 vjeç. Pra numri i personave nën 18 vjeç në kujdestarinë e deklaruesit është 1.

Si fillim të ardhurat vjetore të këtij individi janë mbi 1,2 mln lekë. Automatikisht i lind detyrimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave.

Me hyrjen në fuqi të zbritjes së shpenzimeve për fëmijët, nga totali i të ardhurave bruto të këtij individi do të zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekë.

Duke qenë se të ardhurat e deklaruara janë mbi 1.2 mln lekë nuk do të përfitojë zbritjen e shpenzimeve prej 100 mijë lekë për arsimimin.

Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve:

Të ardhurat mujore pas zbritjes së shpenzimeve prej 48 mijë lekë do të jenë 146 mijë lekë apo rreth 1,7 mln lekë në vit.

Deri në 30 mijë lekë tatimi është zero

Pjesa 30,001 – 130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000

Pjesa Mbi 130,000 (146,000 − 130,000) × 23% = 16,000 × 23% = 3,680

Tatimi mujor i rillogaritur = 13,000 + 3,680 = 16,680 lekë apo 200,160 lekw nw vit.

Tatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje) = 211,200 lekë

Gjendja kreditore – 211,200 lekw tatimi i paguar gjatw vitit 2025 -200,160 lekw tatimi i rillogaritur = 11,040 lekë

Kjo është shuma që individi mund ta kërkojë për rimbursim pas plotësimit të DIVA-s.

Kërkesë do të dorëzohet brenda 3 muajve nga plotësimi i DIVA, në drejtoritë rajonale tatimore.

Llogaritja e tatimit pas zbritjes së shpenzimeve rreth 1000 euro për arsimin

Po ashtu nga viti 2026 prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1,2 mln lekë në vit, do të përfitojnë edhe zbritje për shpenzimet për arsimimin e fëmijëve deri në vlerën 100 mijë lekë.

Pra nëse merr më pak se 100 mijë lekë (apo rreth 1000 euro) në muaj pagë, përmes faturave të ruajtura për shpenzimet e bëra për arsimimin e fëmijës mund të përfitosh deri në 100 mijë lekë zbritje nga tatimet. Edhe këtë zbritje e merr pasi të plotësosh DIVA-n.

Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë. Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të arshurave personale deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjecc. (840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë).

Individi do të rezultojë në Deklaratën Individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ).

Këtë gjendje kreditore do ta kërkojë brenda një afati 3 muaj nëpërmjet një kërkesë pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve.

The post Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro: Tatimi do të rillogaritet dhe diferenca rimbursohet me kërkesë appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
20 January 2026 at 08:08

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.4 lekë.

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Laç/ Humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy të tjerë (EMRAT)

By: V K
20 January 2026 at 07:56

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, një aksident i rëndë i regjistruar në qytetin e Laçit, ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur.

Sipas informacioneve policore, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin A. Z. dhe tjetri me drejtues shtetasin G. Xh.

Automjeti me drejtues shtetasin Aron Zymaj, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gentjan Xhaferri, 23-vjeç.

Në mjetin e 23-vjeçarit mësohet se udhëtonin si pasagjerë 23-vjeçari Leandro Fufi dhe 25-vjeçari Elinor Tusha, i cili na ndërruar jetë.

Policia bën me dije se Xhaferri dhe Fifi janë dërguar për ndihmë mjekësore të Spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa është shoqëruar në komisariat Aron Zymaj.

Njoftimi:

Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.

Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23-vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23-vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Laç/ Humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy të tjerë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit, 20 Janar 2026

By: V K
20 January 2026 at 07:41

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Në Juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore, në Lindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Lindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 3-4 ballë.

The post Njihuni me parashikimin e motit, 20 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 19 January 2026Main stream

Lefter Maliqi: Nuk mund të presim amerikanët për të rrëzuar qeverinë, duhet grevë dhe protesta në të gjithë vendin, të shkojmë edhe në Surrel

By: V K
19 January 2026 at 15:55

Këtë të hënë, gjatë një interviste për News 24, ish-deputeti Lefter Maliqi, theksoi si të nevojshme bashkimin opozitar për të bërë të mundur rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës nga pushteti.

Maliqi theksoi se protestat dy orëshe janë të pamjaftueshme para Kryeministrisë, duke shtuar se duhet të ketë orë më të zgjatura.

Gjithasht, ai kërkoi shtrirjen e protestave edhe në qytetet e tjera të vendit, si edhe grevë urie nga deputetët.

Ai tha se është i gatshëm të bashkohet edhe vetë nëse deputetët opozitarë janë të gatshëm të “vetësakrifikohen” dhe futen në grevë.

Maliqi u shpreh se duhet të rrethojnë kryeministrinë dhe madje të shkojnë edhe në Surrel.

Sipas tij, nuk duhet të presin amerikanët për të “goditur” qeverinë, por duhet të jetë vetë PD, si partia më e madhe opozitare, që ta largojë atë.

“Protesta e 24 janarit do të ketë vendimmarrje decizive për vazhdimësi. Jam për skenarin që duket të ketë protestues me orë të zgjatura, dhe të përhapet në të gjitha qytetet e Shqipërisë edhe për grevë urie të deputetëve. Edhe unë jam gati të futem në grevë urie.

Nëse deputetët sakrifikojnë, atëherë motivojnë demokratët. Skenar tjetër është rrethimi i kryeministrisë, protesta në qarqe të vendit, por edhe të marshojmë drejt Surrelit të krimit se nuk e di se çfarë ka në ato bunkerë”, u shpreh ai.

The post Lefter Maliqi: Nuk mund të presim amerikanët për të rrëzuar qeverinë, duhet grevë dhe protesta në të gjithë vendin, të shkojmë edhe në Surrel appeared first on Albeu.com.

Avokati i Safet Bajrit e tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO)

By: V K
19 January 2026 at 15:09

ëtë të hënë, avokati i Safet Bajrit është bërë viral, pasi është shfaqur me karrocë marketi në ambientet e SPAK dhe brenda saj ka vendosur fashikujt hetimorë në kuti.

Safet Bajri, prej disa muajsh ndodhet në burg, pasi është i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit. Arrestimi i Safet Bajrit, erdhi vetëm tri ditë pasi forcat speciale RENEA ushtruan kontrolle në disa banesa, në zonën e Dobraçit, që njihet si lagjja e fisit Bajri, mes të cilave edhe në banesën e Safet Bajrit.

Safet Bajfri, akuzohet për trafik droge e prostitucion nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërsa në Shqipëri, Safet Bajri, akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh.

Kush është Safet Bajri?

Safet Bajri, i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës, po hetohet nga drejtësia shqiptare edhe për masakrën e Dobraçit, më 30 tetor 2024, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa breshëria e plumbave ju mori jetën edhe dy kalimtarëve, burrë e grua, Bashkim e Flutura Basha.

Një tjetër ngjarje kriminale për të cilën po hetohet Safet Bajri dhe anëtarë të tjerë të grupit “Bajri”, është edhe përplasja me armë zjarri në Bushat të Shkodrës më 23 gusht 2024.

Disa anëtarë të grupit Bajri, një pjesë e të cilëve të identifikuar nga SPAK, të armatosur deri në dhëmbë dhe me makina të blinduara, kishin organizuar gjithçka për të vrarë rivalin e tyre, Aleksandër Prendin, dhe familjarët e tij.

Ky i fundit ju përgjigj grupit me plumba dhe nga përplasja me armë zjarri nuk pati viktima apo të plagosur.

Gjithashtu, Safet Bajri, dyshohet se bashkëpunoi me Asmer Bilali për vrasjen në vitin 2018 të Fatbardh Licit, kunati i Lulzim Kullës, ky i fundit një emër tjetër i njohur i botës së krimit.

Fiset Bajri dhe Lici, të njohur në qytetin e Shkodrës, kanë një historik të përgjakshëm përplasjesh, me një sagë të gjatë vrasjes mes të dy grupeve kriminale.

 

The post Avokati i Safet Bajrit e tërheq dosjen hetimore nga SPAK-u me karrocë marketi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Po transportonte ilegalisht 6 emigrantë nga Egjipti drejt vendeve të BE, arrestohet 31-vjeçari (VIDEO)

By: V K
19 January 2026 at 14:33

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte emigrantë të huaj kundrejt pagesës, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtetet e Bashkimit Evropian.

31-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën e vjetër të Rinasit, duke transportuar me automjetin e tij 6 emigrantë nga Egjipti.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të një shtetasi që dyshohej se transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal, fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtete të BE-së, finalizuan fazën e tretë të operacionit “Relay”.

Gjatë operacionit u kap autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi K. G., 31 vjeç, banues në Kukës. Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në rrugën e vjetër të Rinasit, ishin 6 emigrantë nga Egjipti. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast”,– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

The post Po transportonte ilegalisht 6 emigrantë nga Egjipti drejt vendeve të BE, arrestohet 31-vjeçari (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Lidhje të reja dhe dashuri që shkojnë përtej asaj që keni menduar, zbuloni shenjat me fat

By: V K
19 January 2026 at 14:08

Peshqit fitojnë nga ndjenjat e sinqerta dhe fillimet e reja; Shigjetari nga guximi dhe pasioni; Peshorja nga pajtimet dhe magnetizmi personal.

Një javë ideale për të ndërtuar, për të rikthyer dashurinë ose për të mbyllur një kapitull dhe për të hapur një tjetër më të mirë

Kjo javë sjell lëvizje konkrete në jetën sentimentale për disa shenja të zodiakut. Nuk flitet vetëm për ndjenja, por për afrime reale, pajtime, rikthime pasioni dhe vendime të rëndësishme në çift.

Ja cilat janë shenjat më me fat në dashuri këtë javë:

1. Peshqit – Dashuria në kulm, fillime dhe projekte serioz

Peshqit janë shenja më e favorizuar në dashuri këtë javë. Qielli është jashtëzakonisht pozitiv dhe krijon ekuilibër mes ndjenjës dhe arsyes, gjë që rrallë ndodh për këtë shenjë.

Dashuritë e reja janë shumë të favorizuara, sidomos për ata që janë vetëm prej kohësh.

Çiftet kanë kushte ideale për të nisur projekte konkrete për muajt në vijim (bashkëjetesë, plane të përbashkëta).

Hëna në shenjë në mesjavë rrit qartësinë emocionale dhe aftësinë për të shprehur ndjenjat pa frikë.

Kjo është një javë ku Peshqit nuk duhet të mbrohen apo të mbyllen: hapja sjell rezultate të menjëhershme në dashuri.

2. Shigjetari – Rikthim pasioni dhe dashuri që rritet

Shigjetari përjeton një javë shumë pozitive në planin sentimental. Hyrja e Diellit në një shenjë mike e bën më të guximshëm, më tërheqës dhe më të vendosur.

Beqarët kanë mundësi reale për njohje të reja që mund të kthehen shpejt në diçka serioze.

Çiftet ndihen më të bashkuara dhe gjejnë energjinë për të bërë plane të mëdha së bashku.

Fundjava (24–25 janar) është veçanërisht e fortë për emocione, afrime dhe momente intensive.

Shigjetari fiton në dashuri kur rrezikon dhe nuk i mban ndjenjat brenda. Kjo javë shpërblen guximin emocional.

3. Peshorja – Pajtime, rikthime dhe rritje e fortë e tërheqjes

Peshorja ka një javë shumë interesante në dashuri, sidomos rreth datës 20 janar, kur Dielli bëhet sërish i favorshëm.

Janë të mundshme pajtime pas konflikteve, rikthime pasioni ose mbyllje përfundimtare e një historie që ka lodhur.

Rritet ndjeshëm sex appeal-i dhe magnetizmi personal, duke e bërë Peshoren shumë tërheqëse.

Edhe aventurat e papritura janë të favorizuara për ata që kërkojnë emocione të forta.

Kjo është një javë ku Peshorja arrin të vendosë kufij të qartë në dashuri dhe të çlirohet nga situata ose persona që nuk i shërbejnë më.

Përmbledhje javore

Në dashuri, kjo javë favorizon ata që janë gati të hapin zemrën dhe të marrin iniciativa konkrete.

Peshqit fitojnë nga ndjenjat e sinqerta dhe fillimet e reja, Shigjetari nga guximi dhe pasioni, Peshorja nga pajtimet dhe magnetizmi personal.

Një javë ideale për të ndërtuar, për të rikthyer dashurinë ose për të mbyllur një kapitull dhe për të hapur një tjetër më të mirë.

The post Lidhje të reja dhe dashuri që shkojnë përtej asaj që keni menduar, zbuloni shenjat me fat appeared first on Albeu.com.

Kapiteni i Barçës shpërthen ndaj Gil Manzanos: E pabesueshme çfarë na bëri ky arbitër, më injoronte dhe…

By: V K
19 January 2026 at 13:42

Barcelona humbi në transfertën e Real Sociedadit, por gjithashtu iu anuluan dy gola, ai i Fermin Lopez dhe Lamine Jamal.

Për golin e këtij të fundit ka pasur shumë polemika në rrjetet sociale, pasi në pamjet që po qarkullojnë vihet re, se nuk ka pozicion jashtë loje dhe goli duhet të ishte i rregullt.

Për këto situata kanë folur trajneri Hansi Flik dhe kapiteni Frenki de Jong.

De Jong, foli me zë të lartë dhe qartë për performancën arbitruese të Gil Manzanos: “Është e pabesueshme çfarë na bëri ky arbitër sonte. Unë jam kapiteni, duhet të më lejohet të flas. Por jo, ai më shikon sikur është më i mirë se unë. Ai më injoroi.

Ai thjesht qeshi dhe më shikoi me një fytyrë që dukej sikur është më i mirë se unë. Vazhdova të përpiqesha t’i thoja arbitrit se po humbnin kohë, se ai duhet të shtonte më shumë kohë… por jo. Kjo është e pabesueshme. Nuk mund të them asgjë tjetër”.

Ndërsa trajneri i Barçës ra dakort me ato që tha kapiteni i skuadrës: “Kjo është ajo që ai tha dhe jam dakord. Unë nuk do të shpenzoj kohë ose energji për këtë fakt, të cilin e panë të gjithë”, foli shkurtimisht gjermani.

The post Kapiteni i Barçës shpërthen ndaj Gil Manzanos: E pabesueshme çfarë na bëri ky arbitër, më injoronte dhe… appeared first on Albeu.com.

Kërkoi leje ta takonte në burg dhe kohë për t’u njohur me aktet, GjKKO rrëzon avokaten e kryebashkiakut Erion Veliaj

By: V K
19 January 2026 at 13:04

Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e avokates kryesisht të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Valentina Teodoresku, e cila ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet ndaj tij.

Gjithashtu, GjKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e Teodoreskut për t’u takuar me Veliajn në burgun e Durrësit, ku ai qëndron në ambientet e paraburgimit që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, në seancën e sotme paraprake në GjKKO, ka qenë i pranishëm edhe vetë Veliaj.

Kujtojmë se seanca paraprake ndaj Veliajt ishte planifikuar më 5 janar, por u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja e caktuar kryesisht për mbrojtjen e Veliajt.

Përmes një emaili, avokatja kërsoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.

The post Kërkoi leje ta takonte në burg dhe kohë për t’u njohur me aktet, GjKKO rrëzon avokaten e kryebashkiakut Erion Veliaj appeared first on Albeu.com.

Zvarritja e Imunitetit të Ballukut/ Ina Zhupa: Rama po i trajton socialistët si kartona

By: V K
19 January 2026 at 12:46

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka deklaruar këtë të hënë se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, duhet të mblidhet sipas rregullores.

Në mbledhjen e Kryetarëve, Zhupa u shpreh se opozita ka kërkuar disa herë mbledhjen por kjo e fundit është zvarritur nga pala socialiste.

Sipas Zhupës, socialistët po përdoren nga Rama si “kartona” duke shkelur rregulloren për mbledhjen e Këshillit.

“Duhet të kesh guxim të tepruar dhe pafytyrësi të thuash që sesioni i kaluar ishte sukses dhe dhënie hapësire për deputetët e opozitës. Treguesi kohor që citon Balla, ku opozita ka folur 48 orë dhe mazhoranca 40 orë, tregon që paskeni folur shumë. Sepse Edi Rama ju trajtoi si kartona dhe ushtarë pa personalitet, teksa ju tha: ju mos diskutoni, por vetëm miratoni projektligje. Edhe në këtë porosi, ku askush nga ju s’e kundërshtoi, ju ftoj që këtë sesion të flisni 4 orë gjithsej, sepse atë rol ua kanë dhënë: si kartona”.

The post Zvarritja e Imunitetit të Ballukut/ Ina Zhupa: Rama po i trajton socialistët si kartona appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Flet nëna e ish-policit: Leonard Duka të dënohet me vdekje, ja sa vite kërkon SPAK

By: V K
19 January 2026 at 12:09

Ditën e sotme, është mbajtur në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për Leonard Dukën, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish policit Santiago Malko në vitin 2019.

SPAK ka kërkuar për të 32 vite burg, ndërsa gjykata pritet ta shpallë vendimin më 21 janar, ora 11:45.

E ëma e ish-policit ka deklaruar në seancë se, Leonard Duka duhet të dënohet me vdekje.

“Leonard Duka më ka vrarë djalin. Me solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin dhe me tha që s’kam gjë me Santin, por doli e me vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, avokatja e Dukës, Melina Gjata, deklaroi se nuk ka asnjë provë kundër tij, por deduksione të krijuara nga një proces hetimor që sipas saj nuk është i plotë dhe se është bazuar në histori në media.

Avokatja Melina Gjeta: Konkluzionet e SPAK nuk janë të bazuara në provë dhe ligj. Ska aanjë provë, por vetëm deduksione të krijuara nga një proces hetimor jo i plotë dhe i paragjykuar, më shumë të bazuara në histori të raportuara në media. Dëshmitari Blendi Teta, ka deklaruar para gjykatës që është kërcënuar dhe vënë në presion nga Polici e Shtetit dhe Ervis Martini dhe këto janë shkelje të rënda të ligjit. Dëshmia nuk i shërben me të vërtetës, por fabrikim të provës. Dëshmia e Tetës i cili pretendon në Gjykatë se e ka dhënë në presion nga Ervis Martini, nuk mund të përdoret nga Prokurori në konkluzione përfundimtare. Dëshmia e Blendi Tetës konfirmohet edhe nga ajo e Ilir Selmanit, të bashkëpandehurit tjetër. Duke i bërë ato të besueshme. Edhe Selmani ka thënë para kësaj gjykate se janë dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka.

Prokuroria thotë se shkak për vrasjen është bërë hakmarrja për dy plagosje që dyshohet se ka kryer viktima Santiago Malko, por ato ngjarje janë ende pa autor dhe hetuesit i kanë pezulluar procedimet pasi nuk kanë gjetur autorët. Si mundet prokurori të përcaktoj autorin e atyre ngjarjeve, ndërkohë që personat kompetent qe i kanë hetuar nuk i kanë identifikuar. Transkripetet e Sky nuk janë prova të ligjshme dhe rezultatet e nxjerra nga to janë të paligjshme sipas legjislacionit shqiptar. Ato hyjnë më cënimin e lirisë dhe fshehtësisë së korrespondëncës. Përgjimi i autoriteteve franceze përbën përgjim masiv, ska qenë i orientuar. Identifikimi i bërë nga opgj të kodeve, ka qenë amator dhe jo i besueshëm, pasi nuk është ndjekur procedura standarte. Vetë Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se ai nuk ka pasur në përdorim aplikacionin Sky.

Leonard Duka: Deklaroj që jam i pafajshëm dhe Prokurori nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo ëshyë e montuar nga policia që tmë dëmtojnë mua. Kam besim te drejtësia.

The post I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Flet nëna e ish-policit: Leonard Duka të dënohet me vdekje, ja sa vite kërkon SPAK appeared first on Albeu.com.

Çmendet moti/ Meteorologia Lajda Porja: Nga temperaturat polare te pranvera e fundjavës…

By: V K
19 January 2026 at 11:55

Këtë të hënë, mëngjesi ka nisur me temperatura të ulëta në të gjithë vendin, veçanërisht në zonat e thella malore. Qytetet e verilindjes si Peshkopia, Bulqiza, Bajram Curri dhe Puka, kanë regjistruar vlera minimale që shkojnë nga -3 deri në -5 gradë Celsius.

Korça gjithashtu mbetet në vlera negative me -2 gradë. Pavarësisht se mesdita sjell një rritje të lehtë deri në 14 gradë, temperaturat mbeten tipike për muajin janar.

Fillimi i Javës: Rikthehen vranësirat dhe lagështira, temperaturat mbeten të ulëta.

Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb, në një lidhje në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se prania e diellit do t’ua lërë vendin vranësirave duke filluar nga pasditja e sotme.

Pjesa e parë e javës, deri ditën e mërkurë, do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta dhe të lagështa.

Parashikohet shtim i lagështirës në ajër, gjë që do ta bëjë të ftohtin të ndjehet më tepër, edhe pse reshjet do të jenë të pakta dhe të fokusuara kryesisht në skajin jugor dhe juglindor. Termometri do të pësojë një ulje të mëtejshme me rreth 2 gradë.

Kthesa: Masat e ngrohta sjellin pranverën në fundjavë me 18 gradë.

Duke filluar nga dita e enjte dhe përgjatë fundjavës, vendi ynë do të ndikohet nga një ndryshim i masave ajrore. Një masë e ngrohtë po i afrohet territorit shqiptar, duke sjellë zbutje të ndjeshme të temperaturave.

Edhe zonat malore do të shohin temperatura pozitive, ndërsa maksimumet në vend pritet të arrijnë 17-18 gradë. Kjo pjesë e dytë e javës do të jetë e ngrohtë por e lagësht.

ALARMI: Stuhi ere dhe dallgëzim i lartë priten në fundjavë.

Meteorologia Porja, apelon për kujdes për pjesën e dytë të javës, jo për shkak të reshjeve, por për shkak të erës. Ndërrimi i masës së ftohtë me atë të ngrohtë, do të krijojë stuhi të forta ere.

Të premten dhe të shtunën, shpejtësia e erës në det të hapur pritet të kalojë 80 km/h, duke sjellë dallgëzim të lartë dhe probleme të mundshme për lundrimin.

The post Çmendet moti/ Meteorologia Lajda Porja: Nga temperaturat polare te pranvera e fundjavës… appeared first on Albeu.com.

❌
❌