Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Main stream

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

By: e xh
31 December 2025 at 19:59

Kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e tij për vitin e ri 2026, duke përmendur arritjet e viti që lam pas.

Ai tha se kjo është një Shqipëri tjetër, e dalë nga errësirat kronike të ikjes së dritave, falë vizionit dhe projekteve e punës këmbëngulëse.

Rama theksoi se ky është momenti që do iu sigurojë se “kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush dhe se më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë”.

“Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, kudo ku jeni, Ja edhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart, se në ditën kur hyri.

Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush, në Shqipëri, Europë, gjetkë nëpër botë, e bekoi përpjekjen e përbashkët të dekadës së fundit, duke i dhënë qeverisë sonë, fuqinë e jashtëzakonshme të 83 mandateve.

Faleminderit edhe njëherë nga unë sot, për atë fuqi me të cilën falë jush, unë dhe të zgjedhurit tuaj do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.

Në një dekadë kemi bërë çfarë nuk imagjinohej kur nisi numërimi i viteve tona në qeverisje.

Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhën krejt udhëheqësit e Europës Demokratike, nga Parisi në Ankara, dhe nga Kievi në Londër për të diskutuar të nesërmen e kontinentit tonë.

Një Shqipëri tjetër, ku për 18 muaj do të mblidhen të gjithë udhëheqësit e NATO-s, për Samitin vjetor të Aleancës, që plot vende të tjera, të cilat kanë hyrë në NATO, kohë përpara nesh, ende s’e kanë patur privilegjin ta mikpresin.

Një Shqipëri tjetër, e cila ndryshe nga jo shumë vite më parë, nuk ia ul më kokën asnjë shqiptari kur del jashtë kufijve të saj, prej ku tanimë vërshojnë drejt këtij vendi miliona e miliona turistë.

Një Shqiperi tjetër, më e prekshme se kurrë në çdo skaj të saj, me Dibrën e kthyer në zgjatim të Tiranës, falë rrugës së Arbrit; me Vermoshin, Thethin e Valbonën, të kthyera në destinacione turistike, falë kthimit të shtigjeve të vjetra të dhive në akse me standarte europiane; me Shkodrën e rilindur, falë kthimit të shpresës dhe rikthimit të turizmit si burim ekonomie i tharë qysh prej viteve‘30; me Lezhën, Beratin, Korçën, Pogradecin, Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën, Kolonjën, e me radhë, të kthyera në qytete të rilindura e fshatra rrotull tyre, ku vejevijnë njerëz nga Shqipëria e mbarë bota dhe hapen për t’i mikpritur, dyer pas dyersh, e ku numrat e turistëve, kanë arritur në shifra që nuk imagjinoheshin kur nisi kjo dekadë; me luginën e Lumit të Vlorës, të kthyer në një aks panoramik i Shqipërisë tjetër, ku të tjera e të tjera akse të reja, autostradash, rrugësh, tunelesh të hapur në veri e në jug, me standarde europiane e ritëm të pandalur gjatë këtyre viteve, i kanë dhënë kësaj Shqipërie, jo thjesht infrastrukturë më të mirë, po energjinë ripërtëritëse të një vendi në ngjitje.

Të gjithë këtë transformim, që vazhdon e do të vazhdojë pa ndalim, me kantiere të hapura e projekte të reja, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, nuk e solli koha siç thonë disa, nuk e sollën as alienët apo bandat siç bërtasin disa të fantaksur të tjerë, po e solli forca jonë qeverisëse, besimi juaj tek ne dhe besimi ynë i përbashkët tek Shqiperia, e solli puna pa orar e mijëra e mijëra njerëzve, e ministrisë, agjencive shtetërore dhe kompanive private, përpjekja e madhe në shumë frontet e betejës për Shqipërinë Europiane, ku të metat, dobësitë, gabimet apo edhe rrëshqitjet ose mëkatet e disave brenda nesh, nuk e zvogëlojnë dot kurrsesi përmasën historike të një transformimi të tillë.

Kjo është një Shqipëri tjetër, edhe falë kthimit të infrastrukturës digjitale nga një dorë kioskash me internet, në një shtyllë qeverisëse me maturitet të lartë, siç e vlerësojnë organizmat më prestigjozë ndërkombëtarë të fushës.

Një Shqipëri që tre vitet e fundit ka ngjitur plot 54 vende, duke u renditur e 14-ta ndër 197 vende të botës për qeverisjen digjitale dhe duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, një platformë shërbimesh publike në kohë reale, falas nga çdo cep i globit.

E-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 milione euro dhe 7500 vjet radha nëpër sportele, ose e thënë ndryshe, një radhë të gjatë sa 25 mijë rrotullime rreth tokës.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e cila pas sulmit terrorist kibernetik mbi pikërisht këtë infrastrukturë moderne digjitale, ngriti një nga muret më të fortë të mbrojtjes kibernetike në Europë, ku deri më sot kanë dështuar të gjitha sulmet e vazhdueshme që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë më pas e askush nuk flet për to.

Një Shqipëri tjetër, e shërbyer në këto vite transformimi me dijen dhe përkushtimin e skuadrave të AKSHI-t e të AKCESK-ut, ku vajza e djem të talentuar, e kanë rritur vit pas viti aftësinë e këtij shteti për t’u shërbyer njerëzve dhe vendit, duke e bërë Shqipërinë një histori suksesi edhe ndërkombëtarisht.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e dalë nga errësirat kronike të ikjes së dritave, falë vizionit, projekteve e punës këmbëngulëse të mbështetur nga investime të vazhdueshme, që kanë transformuar krejt panoramën e sektorit, duke rritur kapacitetet prodhuese, diversifikuar burimet e energjisë së rinovueshme, ulur çmimin për konsumatorët familjarë, e duke u ngjitur vit pas viti drejt majës së sovranitetit energjetik, të cilën do ta mbërrijmë brenda këtij mandati për të mos harxhuar më asnjë qindarkë për të importuar energji nga jashtë.

Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e pikënisjes së kësaj dekade, kur ishim të shpërfillurit e damkosur të Europës.

Ky vit mbyllet për Shqipërinë, jo vetëm me negociatat e anëtarësimit të hapura në çdo kapitull, po edhe me ngjitjen e Shqipërisë në pozicionin e të ashtuquajturit front-runner, pararendës, i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

As këtë rezultat shembullor, fantastik për emrin e vendit tonë dhe për dinjitetin e kombit tonë, nuk e solli koha, por përkushtimi i ekipit kombëtar të negociatave dhe dija, puna, këmbëngulja e më shumë se 1000 patriotëve publikë në ministritë e në institucionet e pavarura të shtetit shqiptar.

Dekada e fundit ka qenë për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohë me një shpejtësi të re shqiptare, një përpjekje e madhe për të fituar kohën e humbur të një tranzicioni të çartur përplasjesh me muret e prapambetjes, një projekt kombëtar reformash transformuese për të hapur rrugën e të vërtetës sonë si popull europian, që meriton të ulet në sofrën e përbashkët europiane.

Nuk është sot gjëkundi koha për një nga ato fjalimet e mia të gjata. Ky është momenti për mua qe t’ju siguroj se kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush dhe se më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë dhe shqiptarët; që t’ju garantoj se viti i ardhshëm e ata pas tij, do të sjellin edhe me shumë frute se sa ka sjellë deri më sot puna transformuese e kësaj dekade dhe që t’ju uroj gëzuar, kudo ku jeni, me këdo që keni pranë, e me shëndet dhe mbarësi në vitin që po hyn në derë. Gëzuar!”

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

By: e xh
31 December 2025 at 19:07

Një ngjarje tjetër ka ndodhur në Vlorë, pas problemeve me pajisjet e ujit që lanë qytetarët 5 ditë pa ujë.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.

Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat që furnizohen nga ky stacion:

Lagja 24 Maji (zona e Stacionit të Trenit të Mallrave)
Petrolifera
TECI
Porti i Peshkimit
Zvërnec

Për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë së Qarkut Vlorë.

Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –

By: 27
31 December 2025 at 20:12

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një mesazhi u ka uruar shqiptarëve Vitin e Ri 2026.

Meta shkruan se 2026 le të jetë viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë.

Meta ndër të tjera thekson se: ‘2026 viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku liritë dhe dinjiteti njerëzor janë të shenjta dhe respektohen plotësisht’.

‘Ku ka mundësi dhe shpresë për çdo qytetar, dhe ku çdo shqiptar të jetojë me dinjitet, siguri dhe mirëqenie në shtëpinë tonë të dashur, Shqipërinë, ku e ardhmja të ndërtohet mbi ndershmërinë, besimin dhe ligjin’, thuhet në urimin e Metës për 2026.

Mesazhi

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Të dashur qytetarë shqiptarë,

Nga zemra ju uroj një Vit të Ri me shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi për ju, për familjet tuaja dhe për të gjithë të dashurit tuaj, kudo që ndodhen.

Me besim në vlerat tona të përbashkëta dhe me sytë nga e ardhmja, ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringritjes së shpresës.

Le të jetë ky një vit që na afron më shumë me njëri-tjetrin dhe na jep forcën për të ecur përpara, të vendosur përballë sfidave.

Qoftë 2026 viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku liritë dhe dinjiteti njerëzor janë të shenjta dhe respektohen plotësisht.

Ku ka mundësi dhe shpresë për çdo qytetar, dhe ku çdo shqiptar të jetojë me dinjitet, siguri dhe mirëqenie në shtëpinë tonë të dashur, Shqipërinë, ku e ardhmja të ndërtohet mbi ndershmërinë, besimin dhe ligjin.

Gëzuar 2026, Vitin e Ndryshimit, të Lirisë dhe të Shpresës së re për të gjithë shqiptarët.

Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –

By: 27
31 December 2025 at 19:38

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin që po përmbyllet dhe angazhimin për një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar për vendin.

Në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve dhe bashkatdhetarëve kudo që ndodhen, Osmani ka vlerësuar vitin që lamë pas si një periudhë me sfida, por edhe me vendime të rëndësishme dhe përparime të dukshme në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Ajo theksoi se Kosova ka treguar vendosmëri në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit shtetëror, duke u përballur me përpjekje destabilizuese dhe duke u dëshmuar si faktor paqeje, stabiliteti dhe besueshmërie në arenën ndërkombëtare.

Presidentja Osmani përmendi gjithashtu se, ndonëse viti ka qenë sfidues edhe për shkak të vonesave në themelimin e institucioneve, ai ka dëshmuar forcën e demokracisë dhe të qytetarëve të Kosovës, duke vlerësuar kontributin e punëtorëve, policëve, ushtarakëve, mësuesve, mjekëve, të rinjve, grave, si dhe mërgatës shqiptare.

Duke folur për vitin 2026, Osmani tha se Kosova hyn në Vitin e Ri me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta, duke përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e sigurisë, avancimin e pozitës ndërkombëtare, mbështetjen e familjeve dhe rinisë, si dhe zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në fund të mesazhit, Presidentja uroi shëndet, paqe dhe begati për të gjithë qytetarët, duke ftuar që viti 2026 të nisë me besim, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët.

“Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për secilin prej jush dhe për Republikën tonë,” përfundoi Osmani, duke uruar Gëzuar Vitin e Ri për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Shqiptarët presin vitin e ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia –

By: 27
31 December 2025 at 19:08

Pavarësisht se pas disa orësh viti shënën 2026, Shqipëria që së shpejti aspiron të anëtarësohet në BE ka shumë halle të cilat janë fare elementare.

Pasi Vlonjatët kaluan 5 ditë të tëra pa pikë uji në çezmat e tyre, sonte një pjesë e madhe e vendit po e feston natën e ndërrimit të viteve në errësirë totale.

Sipas raportimeve që kanë mbërritur nga qindra qytetarë, disa fshatra mes Tiranës dhe Fushë-Krujës janë përballur gjatë orëve të fundit me luhatje të tensionit të energjisë elektrike. Disa zona brenda në krzeqztet raportohet se janë aktualisht pa energji elektrike.

Probleme raportohen edhe në fshatrat e Devollit, në juglindje të vendit, ku qytetarët tregojnë se ka pasur shkëputje të energjinë elektrike.

Probleme ka në Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Lushnje gjithashtu.

Denoncimi i parë:

“Ne Elbasan lagja e me e madhe ne qytet 5maj gjysma lagjes pa drita kem gjith diten pa drita gezuar qofte viti i mbare per tgjith 2026 zot shendet ymer per tgjith shqiptaret!”

Denoncimi i dytë:

“Në mes të Tiranës pa drita.”

Denoncimi i tretë:

“Mirembrema, ja si po e presim 2026 ne fshatin Korie te Lushnjes. Pa drita ne erresire prej 1 ore”

Denoncimi i katërt:

“Kemi problem dhe ne Misto Mame, na lan pa ngrene edhe u ftohem, nuk prgj asnje tek sherbimi i klientit. O ndizni dritat u thuaj se na u ngri prapanicaaaaaa”

Denoncimi i pestë:

“Si jeni? Jemi pa drita prej 3 oresh…Keshtu i thoni atyre debilave pleq te Vlores qe thone ende “fajin e ka Saliu”…Sot nata e vitit te Ri, kemi femije te vegjel…”

Denoncimi i gjashtë:

“Përshendetje lagjja 15 e Durrësit ka 1 ore pa drita dhe QES nuk hapin telefonin naten e Vitit te Ri”

Denoncimi i shtatë:

“Duke pritur nderrimin e vitit ne Fshatin Gjergjan,Elbasan mbi 1 ore pa drita Faleminderit dhe gëzuar”

Denonci i tetë:

“Mirembrema, ne Fier qe ne oren 15.25 jemi pa drita. Anonim ju lutem.”

Denoncimi i nëntë:

“Pershendetje, jemi banoret e rruges grigor cilka prane sanatoriumit , kemi 3 ore pa drita dhe askush nuk pergjigjet ne tel qe te vijne ti rregullojne. Po ngrijme ftohti me feminje te vegjel. Faleminderit.”

Denoncimi i dhjetë:

“Pershendetje, ju lutem doja te beja nje ankese ketu sepse Dispeceria e Oshee nuk kapet ne tel(gjithmone i zene). Ne diten me te ftohte te vitit, ne Sauk te ri, jemi pa drita dhe nuk dime cfare po behet. Cdo fundvit, si duket nga ngarkesa qe nuk perballohet, ketu ka difekt te madh! Nese mundeni postojeni, mbase nga ketu mund te merret parasysh kjo ankese! Faleminderit”

Denoncimi i njëmbëdhjetë:

“Gëzuar vitin e ri nga fshatrat e Lushnjes! Çfare viti thame se po futemi?”

Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze –

By: 27
31 December 2025 at 19:02

Edhe pse pjesa më e madhe e botës bie feston më 31 dhjetor natën e ndërrimit të viteve, përsëri ne nuk e festojmë të gjithë njësoj. Në Shtetet e Bashkuara, “traditat” më të njohura janë: rënia e topit në Times Square, ndarja e një puthjeje me një të dashur në mesnate dhe fishekzjarre të panumërta. Por gjetkë në mbarë globin, traditat mund të përfshijnë pastrimin e plotë të shtëpisë tuaj ose hapjen e një shege të freskët. Nga Spanja në Japoni, mëposhtë rediten disa nga traditat për të mësuar rreth 14 llojeve të festimeve të ndryshme të Vitit të Ri në mbarë globin.

1. Vende të ndryshme: Ngrënia e ushqimeve me fat

Në të gjithë botën, nata e Vitit të Ri festohet me një vakt në shoqërinë e miqve dhe familjes. Në disa vende, kjo do të thotë të konsumohen ushqime specifike “me fat”. Në Spanjë, Portugali dhe në pjesën më të madhe të Amerikës Latine (si Kolumbia), për shembull, janë 12 rrush ose rrush të thatë, dhe në Itali 12 lugë thjerrëza – një me secilën nga 12 tingujt e orës në mesnatë.

Franca ka traditën e një pirgu petullash, ndërsa në Holandë njerëzit hanë donuts dhe ushqime në formë unaze. Estonezët festojnë deri në 7, 9, apo edhe 12 herë në natën e Vitit të Ri, pasi ata besojnë se për çdo vakt të konsumuar, personi fiton forcën e kaq shumë burrave vitin e ardhshëm.

2. Skocia: Patrimi i shtëpisë dhe “Auld Lang Syne”

Në Skoci, Hogmanay është një festë e Vitit të Ri që fillon më 30 dhjetor dhe përfundon më 1 janar. Ka shumë variacione të festimeve të Hogmanay në të gjithë vendin, por tradita më e zakonshme është ajo e “këmbës së parë”, e cila përfshin të qenit i pari që viziton miqtë dhe fqinjët, shpesh me një dhuratë simbolike në dorë.

Njerëzit mblidhen për të kënduar “Auld Lang Syne” (një këngë për miqtë që kujtojnë aventurat e tyre nga shumë kohë më parë) ndërsa ora shënon mesnatën, por një nga traditat më të rëndësishme të natës së Vitit të Ri është pastrimi i shtëpisë.

3. Filipine: Veshja me pika dhe ngrënia e frutave të rrumbullakëta

Për të siguruar një vit të ri të lumtur, komuniteti filipinas beson se veshja e formave të rrumbullakëta (të tilla si pikat) promovon prosperitet dhe fat të mirë. Për më tepër, ngrënia e frutave të rrumbullakëta – si portokall, shalqi, longan, rrush dhe pomelos – konsiderohet gjithashtu e rastësishme. Shumë filipinas mbledhin 12 ose 13 fruta të rrumbullakëta dhe i shfaqin ato si qendrën e tryezës së tyre të darkës.

4. Brazili: Veshja me të bardha gjatë kërcimit në oqean

Veshja e bardhë në natën e Vitit të Ri ka qenë prej kohësh një traditë me rrënjë në Afrikë, pasi simbolizon paqen dhe pastrimin shpirtëror. Në Brazil, Festa de Lemanjá zhvillohet në këtë natë për të nderuar perëndeshën afro-braziliane të detit (Lemanjá). Kulmi i ngjarjes është kur të gjithë – të veshur me të bardha – vrapojnë në ujë pikërisht në mesnatë për të kërcyer mbi valë. Çdo valë dhe kërcim nënkupton një kërkesë të ndryshme.

5. Meksikë: E ecura me një valixhe bosh

Në Meksikë ekziston një traditë në të cilën njerëzit marrin pjesë festimet në natën e Vitit të Ri për të ndihmuar në një vit të mbushur me udhëtime dhe përvoja të reja. Njerëzit ecin përreth me një valixhe të zbrazët ose do ta vendosin në mes të një dhome dhe do të shëtisin rreth saj.

6. Kuba: Hedhja e një kovë me ujë nga dera e përparme

Në Kubë, njerëzit në mënyrë simbolike “mbledhin” të gjithë shpirtrat e këqij dhe energjinë negative nga 365 ditët e fundit dhe i flakin nga dera e përparme. Nuk është e pazakontë të shohësh kova plot me ujë të ndotur që fluturojnë jashtë shtëpive gjatë numërimit mbrapsht deri në mesnatë. Kujdes nëse e gjeni veten duke shëtitur nëpër një lagje kubane në natën e Vitit të Ri.

7. Greqia: Varja dhe copëtimi i shegëve

“Podariko”, një zakon grek që përafërsisht përkthehet në “këmbë të mirë”, synon të sjellë fat në fillim të vitit. Para festës, familjet varin nga dera e tyre shegë, që mendohet se janë shenjë fati, begatie dhe pjellorie. Më pas, në natën e Vitit të Ri pak para mesnatës, të gjithë fikin dritat dhe largohen nga shtëpia në mënyrë që të dërgojnë një individ me fat që të jetë i pari që do të rihyjë në shtëpi, i pari me këmbën e djathtë. Kur bëhet si duhet, i sjell familjes një fat të mirë për vitin. Më pas, një person i dytë do të marrë shegën në dorën e djathtë dhe do ta godasë me derë për të parë se sa fat – sa më shumë fara të lëngshme të derdhen, aq më shumë fat do të sjellë viti i ri.

8. Gjermania: Shkrirja çon drejt të ardhmes hyjnore

Në pjesën më të madhe të Evropës gjermanishtfolëse, si dhe në Finlandë, Bullgari, Çeki dhe Turqi, është zakon të ngrohni copa të vogla plumbi, pastaj t’i hidhni në ujë të ftohtë dhe të bëni një parashikim për vitin e ri bazuar në format që krijohen. Për shembull, nëse formohet një top, fati do të rrokulliset në rrugën tuaj.

9. Rusia: 12 sekonda heshtje para mesnate

Rusët thonë faleminderit për vitin e kaluar duke kujtuar ngjarjet e tij më të rëndësishme gjatë orëve që çojnë në mesnatë dhe mbajnë 12 sekonda heshtje para mesnatës.

10. Spanja: Në kërkim të burrit me shumë hundë

Në rajonin e Katalonjës në veri të Spanjës, një personazh i veçantë shfaqet në ditën e fundit të vitit. L’home dels nassos, ose njeriu me shumë hundë, ka aq hundë sa kanë mbetur ditë në vit—dhe ai plotëson dëshirat, nëse mund ta gjesh. Sipas kësaj tradite spanjolle, fëmijët inkurajohen ta kërkojnë atë, duke kuptuar rrallë se në ditën e fundit të vitit, atij i ka mbetur vetëm një hundë dhe, për rrjedhojë, është e vështirë të dallohet.

11. Danimarka: Kërcimi në vitin e ri

Në mesnatë, danezët hidhen nga një karrige ose divan duke supozuar hedhjen në vitin e ri. Ky shihet si fat i mirë nëse e bëni dhe fat i keq nëse nuk e bëni, prandaj sigurohuni që të bëni një kërcim nëse ndonjëherë i bini ziles për Vitin e Ri në Danimarkë. Ata gjithashtu kanë një traditë të thyerjes së pjatave, që përfaqëson aktin e largimit të energjisë negative dhe vullnetit të keq.

12. Italia dhe Spanja: Veshja e të brendshmeve të kuqe

Italianët dhe spanjollët veshin të brendshme të kuqe për fat. Megjithatë, spanjollët këmbëngulin se të brendshmet duhet të jenë gjithashtu të reja për të pasur fat. Italianët gjithashtu shpesh hedhin sende të vjetra nga dritarja për të simbolizuar ardhjen e gjërave të reja me Vitin e Ri.

13. Japonia: Vizita e një tempulli për hajmali me fat

Shōgatsu (Viti i Ri) zakonisht festohet me një vizitë në tempullin lokal për të shkëmbyer bukuritë e fatit të vitit të kaluar ( omamori ) me të reja. Më pas, njerëzit festojnë me ushqime tradicionale të Vitit të Ri, të tilla si karkalecat (që besohet se sjellin një jetë të gjatë) dhe kaprolin e harengës (për të rritur pjellorinë).

14. Irlandë: Vendosja e një vendi shtesë në tryezë

Irlandezët kanë disa tradita të Vitit të Ri, të tilla si goditja e mureve të jashtme të shtëpive të tyre me bukë për të mbajtur larg fatin e keq dhe shpirtrat e këqij dhe fillimi i vitit me një shtëpi pa njolla, të sapo pastruar. Por një nga më të njohurat është vendosja e një pjate shtesë në tryezën e darkës për çdo të dashur të humbur në vitin e kaluar.

 

Rama uron Vitin e Ri 2026: Pa ndalim drejt Shqipërisë në BE në 2030-ën

31 December 2025 at 19:54

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot qytetarëve me mesazhin e fundvitit, duke reflektuar mbi arritjet e Shqipërisë gjatë vitit që po mbyllet dhe përgjatë dekadës së fundit.

Në fjalën e tij drejtuar bashkëqytetarëve kudo ku ndodhen, Rama theksoi transformimin e vendit në shumë sektorë kyç, nga integrimi europian dhe infrastruktura, te digjitalizimi, energjia dhe turizmi, ndërsa nënvizoi se e ardhmja e Shqipërisë është më e sigurt dhe më premtuese se kurrë më parë.

Mesazhi i Kryeministrit Edi Rama për Vitin e Ri 2026 

Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, kudo ku jeni,

Ja edhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart, se në ditën kur hyri.

Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush, në Shqipëri, Europë, gjetkë nëpër botë, e bekoi përpjekjen e përbashkët të dekadës së fundit, duke i dhënë qeverisë sonë, fuqinë e jashtëzakonshme të 83 mandateve.

Faleminderit edhe njëherë nga unë sot, për atë fuqi me të cilën falë jush, unë dhe të zgjedhurit tuaj do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.

Në një dekadë kemi bërë çfarë nuk imagjinohej kur nisi numërimi i viteve tona në qeverisje.

Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhën krejt udhëheqësit e Europës Demokratike, nga Parisi në Ankara, dhe nga Kievi në Londër për të diskutuar të nesërmen e kontinentit tonë.

Një Shqipëri tjetër, ku për 18 muaj do të mblidhen të gjithë udhëheqësit e NATO-s, për Samitin vjetor të Aleancës, që plot vende të tjera, të cilat kanë hyrë në NATO, kohë përpara nesh, ende s’e kanë patur privilegjin ta mikpresin.

Një Shqipëri tjetër, e cila ndryshe nga jo shumë vite më parë, nuk ia ul më kokën asnjë shqiptari kur del jashtë kufijve të saj, prej ku tanimë vërshojnë drejt këtij vendi miliona e miliona turistë.

Një Shqiperi tjetër, më e prekshme se kurrë në çdo skaj të saj, me Dibrën e kthyer në zgjatim të Tiranës, falë rrugës së Arbrit; me Vermoshin, Thethin e Valbonën, të kthyera në destinacione turistike, falë kthimit të shtigjeve të vjetra të dhive në akse me standarte europiane; me Shkodrën e rilindur, falë kthimit të shpresës dhe rikthimit të turizmit si burim ekonomie i tharë qysh prej viteve ’30; me Lezhën, Beratin, Korçën, Pogradecin, Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën, Kolonjën, e me radhë, të kthyera në qytete të rilindura e fshatra rrotull tyre, ku vejevijnë njerëz nga Shqipëria e mbarë bota dhe hapen për t’i mikpritur, dyer pas dyersh, e ku numrat e turistëve, kanë arritur në shifra që nuk imagjinoheshin kur nisi kjo dekadë; me luginën e Lumit të Vlorës, të kthyer në një aks panoramik i Shqipërisë tjetër, ku të tjera e të tjera akse të reja, autostradash, rrugësh, tunelesh të hapur në veri e në jug, me standarde europiane e ritëm të pandalur gjatë këtyre viteve, i kanë dhënë kësaj Shqipërie, jo thjesht infrastrukturë më të mirë, po energjinë ripërtëritëse të një vendi në ngjitje.

Të gjithë këtë transformim, që vazhdon e do të vazhdojë pa ndalim, me kantiere të hapura e projekte të reja, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, nuk e solli koha siç thonë disa, nuk e sollën as alienët apo bandat siç bërtasin disa të fantaksur të tjerë, po e solli forca jonë qeverisëse, besimi juaj tek ne dhe besimi ynë i përbashkët tek Shqiperia, e solli puna pa orar e mijëra e mijëra njerëzve, e ministrisë, agjencive shtetërore dhe kompanive private, përpjekja e madhe në shumë frontet e betejës për Shqipërinë Europiane, ku të metat, dobësitë, gabimet apo edhe rrëshqitjet ose mëkatet e disave brenda nesh, nuk e zvogëlojnë dot kurrsesi përmasën historike të një transformimi të tillë.

Kjo është një Shqipëri tjetër, edhe falë kthimit të infrastrukturës digjitale nga një dorë kioskash me internet, në një shtyllë qeverisëse me maturitet të lartë, siç e vlerësojnë organizmat më prestigjozë ndërkombëtarë të fushës.

Një Shqipëri që tre vitet e fundit ka ngjitur plot 54 vende, duke u renditur e 14-ta ndër 197 vende të botës për qeverisjen digjitale dhe duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, një platformë shërbimesh publike në kohë reale, falas nga çdo cep i globit.

E-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 milione euro dhe 7500 vjet radha nëpër sportele, ose e thënë ndryshe, një radhë të gjatë sa 25 mijë rrotullime rreth tokës.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e cila pas sulmit terrorist kibernetik mbi pikërisht këtë infrastrukturë moderne digjitale, ngriti një nga muret më të fortë të mbrojtjes kibernetike në Europë, ku deri më sot kanë dështuar të gjitha sulmet e vazhdueshme që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë më pas e askush nuk flet për to.

Një Shqipëri tjetër, e shërbyer në këto vite transformimi me dijen dhe përkushtimin e skuadrave të AKSHI-t e të AKCESK-ut, ku vajza e djem të talentuar, e kanë rritur vit pas viti aftësinë e këtij shteti për t’u shërbyer njerëzve dhe vendit, duke e bërë Shqipërinë një histori suksesi edhe ndërkombëtarisht.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e dalë nga errësirat kronike të ikjes së dritave, falë vizionit, projekteve e punës këmbëngulëse të mbështetur nga investime të vazhdueshme, që kanë transformuar krejt panoramën e sektorit, duke rritur kapacitetet prodhuese, diversifikuar burimet e energjisë së rinovueshme, ulur çmimin për konsumatorët familjarë, e duke u ngjitur vit pas viti drejt majës së sovranitetit energjetik, të cilën do ta mbërrijmë brenda këtij mandati për të mos harxhuar më asnjë qindarkë për të importuar energji nga jashtë.

Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e pikënisjes së kësaj dekade, kur ishim të shpërfillurit e damkosur të Europës.

Ky vit mbyllet për Shqipërinë, jo vetëm me negociatat e anëtarësimit të hapura në çdo kapitull, po edhe me ngjitjen e Shqipërisë në pozicionin e të ashtuquajturit front-runner, pararendës, i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

As këtë rezultat shembullor, fantastik për emrin e vendit tonë dhe për dinjitetin e kombit tonë, nuk e solli koha, por përkushtimi i ekipit kombëtar të negociatave dhe dija, puna, këmbëngulja e më shumë se 1000 patriotëve publikë në ministritë e në institucionet e pavarura të shtetit shqiptar.

Dekada e fundit ka qenë për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohë me një shpejtësi të re shqiptare, një përpjekje e madhe për të fituar kohën e humbur të një tranzicioni të çartur përplasjesh me muret e prapambetjes, një projekt kombëtar reformash transformuese për të hapur rrugën e të vërtetës sonë si popull europian, që meriton të ulet në sofrën e përbashkët europiane.

Nuk është sot gjëkundi koha për një nga ato fjalimet e mia të gjata. Ky është momenti për mua qe t’ju siguroj se kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush dhe se më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë dhe shqiptarët; që t’ju garantoj se viti i ardhshëm e ata pas tij, do të sjellin edhe me shumë frute se sa ka sjellë deri më sot puna transformuese e kësaj dekade dhe që t’ju uroj gëzuar, kudo ku jeni, me këdo që keni pranë, e me shëndet dhe mbarësi në vitin që po hyn në derë.

Gëzuar!

/gj.m/a.f/r.e/

The post Rama uron Vitin e Ri 2026: Pa ndalim drejt Shqipërisë në BE në 2030-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Urimi i kryeministrit për Vitin e Ri/ Rama: Ndryshuam Shqipërinë, e bëmë europiane

By: Re Nato
31 December 2025 at 19:42

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve.

Përmes një mesazhi, Rama u shpreh se mazhoranca socialiste ia doli ta ndryshojë Shqipërinë dhe ta bëjë atë europiane.

Ndër të tjera, shefi i qeverisë shtoi se objektivin për Shqipërinë 2030 në BE nuk e solli koha, por forca qeverisëse që ai drejton.

Mesazhi i kryeministrit Rama

Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, kudo ku jeni,

Ja edhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart, se në ditën kur hyri.

Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush, në Shqipëri, Europë, gjetkë nëpër botë, e bekoi përpjekjen e përbashkët të dekadës së fundit, duke i dhënë qeverisë sonë, fuqinë e jashtëzakonshme të 83 mandateve.

Faleminderit edhe njëherë nga unë sot, për atë fuqi me të cilën falë jush, unë dhe të zgjedhurit tuaj do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.

Në një dekadë kemi bërë çfarë nuk imagjinohej kur nisi numërimi i viteve tona në qeverisje.

Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhën krejt udhëheqësit e Europës Demokratike, nga Parisi në Ankara, dhe nga Kievi në Londër për të diskutuar të nesërmen e kontinentit tonë.

Një Shqipëri tjetër, ku për 18 muaj do të mblidhen të gjithë udhëheqësit e NATO-s, për Samitin vjetor të Aleancës, që plot vende të tjera, të cilat kanë hyrë në NATO, kohë përpara nesh, ende s’e kanë patur privilegjin ta mikpresin.

Një Shqipëri tjetër, e cila ndryshe nga jo shumë vite më parë, nuk ia ul më kokën asnjë shqiptari kur del jashtë kufijve të saj, prej ku tanimë vërshojnë drejt këtij vendi miliona e miliona turistë.

Një Shqiperi tjetër, më e prekshme se kurrë në çdo skaj të saj, me Dibrën e kthyer në zgjatim të Tiranës, falë rrugës së Arbrit; me Vermoshin, Thethin e Valbonën, të kthyera në destinacione turistike, falë kthimit të shtigjeve të vjetra të dhive në akse me standarte europiane; me Shkodrën e rilindur,  falë kthimit të shpresës dhe rikthimit të turizmit si burim ekonomie i tharë qysh prej viteve‘30; me Lezhën, Beratin, Korçën, Pogradecin, Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën, Kolonjën, e me radhë, të kthyera në qytete të rilindura e fshatra rrotull tyre, ku vejevijnë njerëz nga Shqipëria e mbarë bota dhe hapen për t’i mikpritur, dyer pas dyersh, e ku numrat e turistëve, kanë arritur në shifra që nuk imagjinoheshin kur nisi kjo dekadë; me luginën e Lumit të Vlorës, të kthyer në një aks panoramik i Shqipërisë tjetër, ku të tjera e të tjera akse të reja, autostradash, rrugësh, tunelesh të hapur në veri e në jug, me standarde europiane e ritëm të pandalur gjatë këtyre viteve, i kanë dhënë kësaj Shqipërie, jo thjesht infrastrukturë më të mirë, po energjinë ripërtëritëse të një vendi në ngjitje.

Të gjithë këtë transformim, që vazhdon e do të vazhdojë pa ndalim, me kantiere të hapura e projekte të reja, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, nuk e solli koha siç thonë disa, nuk e sollën as alienët apo bandat siç bërtasin disa të fantaksur të tjerë, po e solli forca jonë qeverisëse, besimi juaj tek ne dhe besimi ynë i përbashkët tek Shqiperia, e solli puna pa orar e  mijëra e mijëra njerëzve, e ministrisë, agjencive shtetërore dhe kompanive private, përpjekja e madhe në shumë frontet e betejës për Shqipërinë Europiane, ku të metat, dobësitë, gabimet apo edhe rrëshqitjet ose mëkatet e disave brenda nesh, nuk e zvogëlojnë dot kurrsesi përmasën historike të një transformimi të tillë.

Kjo është një Shqipëri tjetër, edhe falë kthimit të infrastrukturës  digjitale nga një dorë kioskash me internet, në një shtyllë qeverisëse  me maturitet të lartë, siç e vlerësojnë organizmat më prestigjozë ndërkombëtarë të fushës.

Një Shqipëri që tre vitet e fundit ka ngjitur plot 54 vende, duke u renditur e 14-ta ndër 197 vende të botës për qeverisjen digjitale dhe duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, një platformë shërbimesh publike në kohë reale, falas nga çdo cep i globit.

E-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 milione euro dhe 7500 vjet radha nëpër sportele, ose e thënë ndryshe, një radhë të gjatë sa 25 mijë rrotullime rreth tokës.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e cila pas sulmit terrorist kibernetik mbi pikërisht këtë infrastrukturë moderne digjitale, ngriti një nga muret më të fortë të mbrojtjes kibernetike në Europë, ku deri më sot kanë dështuar të gjitha sulmet e vazhdueshme që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë më pas e askush nuk flet për to.

Një Shqipëri tjetër,  e shërbyer në këto vite transformimi me dijen dhe përkushtimin e skuadrave të AKSHI-t e të AKCESK-ut, ku vajza e djem të talentuar, e kanë rritur vit pas viti aftësinë e këtij shteti për t’u shërbyer njerëzve dhe vendit, duke e bërë Shqipërinë një histori suksesi edhe ndërkombëtarisht.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e dalë nga errësirat kronike të ikjes së dritave, falë vizionit, projekteve e punës këmbëngulëse të mbështetur nga investime të vazhdueshme, që kanë transformuar krejt panoramën e sektorit, duke rritur kapacitetet prodhuese, diversifikuar burimet e energjisë së rinovueshme, ulur çmimin për konsumatorët familjarë, e duke u ngjitur vit pas viti drejt majës së sovranitetit energjetik, të cilën do ta mbërrijmë brenda këtij mandati për të mos harxhuar më asnjë qindarkë për të importuar energji nga jashtë.

Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e pikënisjes së kësaj dekade, kur ishim të shpërfillurit e damkosur të Europës.

Ky vit mbyllet për Shqipërinë, jo vetëm me negociatat e anëtarësimit të hapura në çdo kapitull, po edhe me ngjitjen e Shqipërisë në pozicionin e të ashtuquajturit front-runner, pararendës, i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

As këtë rezultat shembullor, fantastik për emrin e vendit tonë dhe për dinjitetin e kombit tonë, nuk e solli koha, por përkushtimi i ekipit kombëtar të negociatave dhe dija, puna, këmbëngulja e më shumë se 1000 patriotëve publikë në ministritë e në institucionet e pavarura të shtetit shqiptar.

Dekada e fundit ka qenë për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohë me një shpejtësi të re shqiptare, një përpjekje e madhe për të fituar kohën e humbur të një tranzicioni të çartur përplasjesh me muret e prapambetjes, një projekt kombëtar reformash transformuese për të hapur rrugën e të vërtetës sonë si popull europian, që meriton të ulet në sofrën e përbashkët europiane.

Nuk është sot gjëkundi koha për një nga ato fjalimet e mia të gjata. Ky është momenti për mua qe t’ju siguroj se kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush dhe se më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë dhe shqiptarët; që t’ju garantoj se viti i ardhshëm e ata pas tij, do të sjellin edhe me shumë frute se sa ka sjellë deri më sot puna transformuese e kësaj dekade dhe që t’ju uroj gëzuar, kudo ku jeni, me këdo që keni pranë, e me shëndet dhe mbarësi në vitin që po hyn në derë.

Gëzuar!

Kancelari Merz: Nuk jemi një gur shahu në duart e fuqive të mëdha

By: Re Nato
31 December 2025 at 19:01

Në fjalimin e tij të parë të Vitit të Ri që kur u zgjodh kancelar i Gjermanisë në zgjedhjet e parakohshme të shkurtit, Friedrich Merz përshkruan një botë të pasigurt, të mbushur me konflikte dhe gjithnjë e më të fragmentuar.

Por ai gjithashtu u përpoq ta ripoziciononte Gjermaninë në këtë skenar në ndryshim, duke pikturuar një pamje jo të qetësimit, por të vetësigurisë.

“Ne nuk jemi një gur shahu i fuqive të mëdha”, tha Merz, duke kundërshtuar hapur ndjenjën e shumë njerëzve që mendojnë se Gjermania po humbet ndikimin dhe kontrollin përballë krizave globale.

Në vend të kësaj, Merz theksoi aftësinë e vetë Gjermanisë për të vepruar, duke theksuar se vendi nuk është as viktimë e rrethanave të jashtme dhe as e pafuqishme përballë zhvillimeve ndërkombëtare.

Merz gjithashtu preku pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe i kujtoi audiencës se ukrainasit po e fillonin përsëri vitin e ri në kushte ekstreme, me pak siguri, ndonjëherë pa energji elektrike dhe shpesh duke jetuar nën bombardime të vazhdueshme.

Në të njëjtën kohë, ai e bëri të qartë se lufta nuk mbaronte në kufijtë e Gjermanisë. Sabotimi, spiunazhi dhe sulmet kibernetike, shpesh të lidhura me Rusinë, kanë qenë prej kohësh pjesë e jetës së përditshme në Gjermani dhe Merz tha se përpjekje të tilla destabilizimi po drejtohen kundër të gjithë Evropës.

Megjithatë, Gjermania është një vend i sigurt, tha Merz, duke shtuar se kjo siguri nuk mund të merret si e mirëqenë dhe se Evropa duhet të forcojë aftësinë e saj parandaluese dhe të mbrojë interesat e veta në mënyrë më të qëndrueshme.

Fjalimi i Vitit të Ri i Merz dukej se ishte qëllimisht i përgjithësuar, por megjithatë ai vendosi një theks të qartë në pavarësinë më të madhe evropiane në çështjet e sigurisë.

Përveç politikës së jashtme, Merz foli gjithashtu për ndryshimet strukturore që do ta formësojnë vendin në planin afatgjatë. Ai përmendi proteksionizmin global, varësitë strategjike nga lëndët e para dhe marrëdhënien në ndryshim me SHBA-në si rreziqe të mundshme për prosperitetin dhe stabilitetin.

SPAK hetoi tenderat e AKSHI-t, Ola Xama zbardh detaje: Ja ku shkuan 29 milionë euro

By: M C
31 December 2025 at 20:50

Gazetarja investigative Ola Xama ka bërë publike të dhëna tronditëse mbi hetimet e SPAK për tenderat e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas denoncimit të saj, SPAK ka hetuar 19 procedura tenderimi, me një fond limit total prej 60 milionë eurosh, nga të cilat 29 milionë euro kanë përfunduar në llogaritë e kompanisë “EA Solution”, në pronësi të Ergys Agasit.

Xama shkruan se EA Solution nuk ka kryer asnjë punë në fushën e teknologjisë, ndërsa fondet janë përvetësuar.

Postimi i Plotë:

Në 19 procedura që ka hetuar SPAK të tenderave të zhvilluara nga AKSHI, fondi limit ka qënë 60 milion euro. Nga këto, 29 milion euro kanë përfunduar në llogaritë e kompanisë EA Solution të Ergys Agasit. EA Solution nuk ka kryer asnjë punë në fushën e teknologjisë, por të gjitha paratë janë përvetësuar. Fatura e vetme që i është gjetur është blerja e një automjeti.

Deri këtu marzhi i abuzimit është 50%.

Po të llogaritësh që një pjesë e punëve kur fitohej nga kompani të lidhura që nuk ishin të Ermal Beqirit, i jepnin atij përqindje të fitimit dhe mbanin edhe për vete, minimalisht norma e vjedhjes shkon në 70%. Nëse më parë kishim dëgjuar për marrje rryshfeti nga zyrtarët në masën 10%, 20% apo 7% i famshëm që doli te video e Metës, tashmë përqindja e korrupsionit është shumëfishuar. Nga kjo nuk është krijuar asnjë kosto në humbje elektorati, përkundrazi, PS ka njohur vetëm rritje.

Nuk ka dyshim që kryeministri e konsideron AKSHIN si institucion që e bën krenar!

The post SPAK hetoi tenderat e AKSHI-t, Ola Xama zbardh detaje: Ja ku shkuan 29 milionë euro appeared first on Albeu.com.

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

By: A R
31 December 2025 at 19:47

Kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e tij për vitin e ri 2026, duke përmendur arritjet e viti që lam pas.

Ai tha se kjo është një Shqipëri tjetër, e dalë nga errësirat kronike të ikjes së dritave, falë vizionit dhe projekteve e punës këmbëngulëse.

Rama theksoi se ky është momenti që do iu sigurojë se “kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush dhe se më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë”.

“Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, kudo ku jeni,

Ja edhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart, se në ditën kur hyri.

Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush, në Shqipëri, Europë, gjetkë nëpër botë, e bekoi përpjekjen e përbashkët të dekadës së fundit, duke i dhënë qeverisë sonë, fuqinë e jashtëzakonshme të 83 mandateve.

Faleminderit edhe njëherë nga unë sot, për atë fuqi me të cilën falë jush, unë dhe të zgjedhurit tuaj do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.

Në një dekadë kemi bërë çfarë nuk imagjinohej kur nisi numërimi i viteve tona në qeverisje.

Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhën krejt udhëheqësit e Europës Demokratike, nga Parisi në Ankara, dhe nga Kievi në Londër për të diskutuar të nesërmen e kontinentit tonë.

Një Shqipëri tjetër, ku për 18 muaj do të mblidhen të gjithë udhëheqësit e NATO-s, për Samitin vjetor të Aleancës, që plot vende të tjera, të cilat kanë hyrë në NATO, kohë përpara nesh, ende s’e kanë patur privilegjin ta mikpresin.

Një Shqipëri tjetër, e cila ndryshe nga jo shumë vite më parë, nuk ia ul më kokën asnjë shqiptari kur del jashtë kufijve të saj, prej ku tanimë vërshojnë drejt këtij vendi miliona e miliona turistë.

Një Shqiperi tjetër, më e prekshme se kurrë në çdo skaj të saj, me Dibrën e kthyer në zgjatim të Tiranës, falë rrugës së Arbrit; me Vermoshin, Thethin e Valbonën, të kthyera në destinacione turistike, falë kthimit të shtigjeve të vjetra të dhive në akse me standarte europiane; me Shkodrën e rilindur, falë kthimit të shpresës dhe rikthimit të turizmit si burim ekonomie i tharë qysh prej viteve‘30; me Lezhën, Beratin, Korçën, Pogradecin, Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën, Kolonjën, e me radhë, të kthyera në qytete të rilindura e fshatra rrotull tyre, ku vejevijnë njerëz nga Shqipëria e mbarë bota dhe hapen për t’i mikpritur, dyer pas dyersh, e ku numrat e turistëve, kanë arritur në shifra që nuk imagjinoheshin kur nisi kjo dekadë; me luginën e Lumit të Vlorës, të kthyer në një aks panoramik i Shqipërisë tjetër, ku të tjera e të tjera akse të reja, autostradash, rrugësh, tunelesh të hapur në veri e në jug, me standarde europiane e ritëm të pandalur gjatë këtyre viteve, i kanë dhënë kësaj Shqipërie, jo thjesht infrastrukturë më të mirë, po energjinë ripërtëritëse të një vendi në ngjitje.

Të gjithë këtë transformim, që vazhdon e do të vazhdojë pa ndalim, me kantiere të hapura e projekte të reja, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, nuk e solli koha siç thonë disa, nuk e sollën as alienët apo bandat siç bërtasin disa të fantaksur të tjerë, po e solli forca jonë qeverisëse, besimi juaj tek ne dhe besimi ynë i përbashkët tek Shqiperia, e solli puna pa orar e mijëra e mijëra njerëzve, e ministrisë, agjencive shtetërore dhe kompanive private, përpjekja e madhe në shumë frontet e betejës për Shqipërinë Europiane, ku të metat, dobësitë, gabimet apo edhe rrëshqitjet ose mëkatet e disave brenda nesh, nuk e zvogëlojnë dot kurrsesi përmasën historike të një transformimi të tillë.

Kjo është një Shqipëri tjetër, edhe falë kthimit të infrastrukturës digjitale nga një dorë kioskash me internet, në një shtyllë qeverisëse me maturitet të lartë, siç e vlerësojnë organizmat më prestigjozë ndërkombëtarë të fushës.

Një Shqipëri që tre vitet e fundit ka ngjitur plot 54 vende, duke u renditur e 14-ta ndër 197 vende të botës për qeverisjen digjitale dhe duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, një platformë shërbimesh publike në kohë reale, falas nga çdo cep i globit.

E-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 milione euro dhe 7500 vjet radha nëpër sportele, ose e thënë ndryshe, një radhë të gjatë sa 25 mijë rrotullime rreth tokës.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e cila pas sulmit terrorist kibernetik mbi pikërisht këtë infrastrukturë moderne digjitale, ngriti një nga muret më të fortë të mbrojtjes kibernetike në Europë, ku deri më sot kanë dështuar të gjitha sulmet e vazhdueshme që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë më pas e askush nuk flet për to.

Një Shqipëri tjetër, e shërbyer në këto vite transformimi me dijen dhe përkushtimin e skuadrave të AKSHI-t e të AKCESK-ut, ku vajza e djem të talentuar, e kanë rritur vit pas viti aftësinë e këtij shteti për t’u shërbyer njerëzve dhe vendit, duke e bërë Shqipërinë një histori suksesi edhe ndërkombëtarisht.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e dalë nga errësirat kronike të ikjes së dritave, falë vizionit, projekteve e punës këmbëngulëse të mbështetur nga investime të vazhdueshme, që kanë transformuar krejt panoramën e sektorit, duke rritur kapacitetet prodhuese, diversifikuar burimet e energjisë së rinovueshme, ulur çmimin për konsumatorët familjarë, e duke u ngjitur vit pas viti drejt majës së sovranitetit energjetik, të cilën do ta mbërrijmë brenda këtij mandati për të mos harxhuar më asnjë qindarkë për të importuar energji nga jashtë.

Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e pikënisjes së kësaj dekade, kur ishim të shpërfillurit e damkosur të Europës.

Ky vit mbyllet për Shqipërinë, jo vetëm me negociatat e anëtarësimit të hapura në çdo kapitull, po edhe me ngjitjen e Shqipërisë në pozicionin e të ashtuquajturit front-runner, pararendës, i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

As këtë rezultat shembullor, fantastik për emrin e vendit tonë dhe për dinjitetin e kombit tonë, nuk e solli koha, por përkushtimi i ekipit kombëtar të negociatave dhe dija, puna, këmbëngulja e më shumë se 1000 patriotëve publikë në ministritë e në institucionet e pavarura të shtetit shqiptar.

Dekada e fundit ka qenë për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohë me një shpejtësi të re shqiptare, një përpjekje e madhe për të fituar kohën e humbur të një tranzicioni të çartur përplasjesh me muret e prapambetjes, një projekt kombëtar reformash transformuese për të hapur rrugën e të vërtetës sonë si popull europian, që meriton të ulet në sofrën e përbashkët europiane.

Nuk është sot gjëkundi koha për një nga ato fjalimet e mia të gjata. Ky është momenti për mua qe t’ju siguroj se kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush dhe se më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë dhe shqiptarët; që t’ju garantoj se viti i ardhshëm e ata pas tij, do të sjellin edhe me shumë frute se sa ka sjellë deri më sot puna transformuese e kësaj dekade dhe që t’ju uroj gëzuar, kudo ku jeni, me këdo që keni pranë, e me shëndet dhe mbarësi në vitin që po hyn në derë.

Gëzuar!”

 

17:45 Ambasada e SHBA në Tiranë uron shqiptarët për Vitin e Ri: Partneriteti ynë vazhdon të forcohet

By: EL
31 December 2025 at 17:45

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar shqiptarët me rastin e festave të fundvitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se këtë fundvit, festohen arritjet e mëdha, por dhe për entuziamin që do vijë në 2026.

Ndër të tjera, ambasada thotë se partneriteti SHBA-Shqipëri vazhdon të forcohet.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë”, thuhet në njoftim.

17:39 Dhjetë ngjarjet më të rëndësishme botërore të vitit 2025

By: EL
31 December 2025 at 17:39

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Viti 2025 u mbyll pa sjellë lehtësimin që shumëkush shpresonte pas një 2024 të lodhshëm në skenën ndërkombëtare.

Përkundrazi, këto dymbëdhjetë muaj shënuan përkeqësim të bashkëpunimit global, rritje të konflikteve dhe një zbehje më të dukshme të rendit botëror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur Lojërat Olimpike në Paris shërbyen si simbol i bashkëpunimit ndërkombëtar, 2025 ofroi pak arsye për optimizëm.

Shumë nga këto zhvillime pritet të vazhdojnë të ndikojnë politikën globale edhe në vitin 2026.

Përplasja mes Kamboxhias dhe Tajlandës

Në korrik shpërtheu konflikti më i rëndë mes Kamboxhias dhe Tajlandës në dekada, i lidhur me një mosmarrëveshje shekullore kufitare për tempullin Prasat Ta Muen Thom.

Dhjetëra persona u vranë dhe mijëra u zhvendosën. Ndërhyrja e presidentit amerikan Donald Trump çoi në një armëpushim, por marrëveshja u shkel disa herë, duke rritur rrezikun e një konflikti të zgjatur.

Kardinali Robert Prevost zgjidhet Papa Leoni i XIV

Në maj, për herë të parë në histori, Kisha Katolike zgjodhi një papë nga Shtetet e Bashkuara.

Kardinali Robert Prevost, me origjinë nga Chicago dhe me përvojë të gjatë misionare në Peru, mori emrin Leoni i XIV, duke sinjalizuar vëmendje ndaj çështjeve sociale dhe drejtësisë ekonomike.

Përplasja mes Indisë dhe Pakistanit

Tensionet në Kashmir shpërthyen në maj pas një sulmi terrorist vdekjeprurës.

India dhe Pakistani shkëmbyen sulme ajrore dhe raketore për disa ditë, duke sjellë përplasjen më të ashpër në gjysmë shekulli.

Edhe pse u arrit armëpushim, mosmarrëveshjet thelbësore mbeten të pazgjidhura.

Intensifikimi i garës për Inteligjencën Artificiale

SHBA-të dhe Kina forcuan rivalitetin për dominimin në inteligjencën artificiale.

Kina shfaqi kapacitete të avancuara pa u mbështetur në çipat amerikanë, ndërsa Washingtoni luhati mes kufizimeve dhe lehtësimeve në eksportin e teknologjisë, duke ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare dhe ekonominë globale.

Lufta civile shkatërruese në Sudan

Konflikti mes forcave të armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë vazhdoi me pasoja katastrofike: qindra mijëra viktima, mbi 12 milionë të zhvendosur dhe rrezik urie në shkallë kombëtare.

Perspektivat për paqe mbeten të zymta.

SHBA-të ndërmjetësojnë një plan paqeje për Gazën

Pas dy vitesh luftimesh, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim dhe një plan paqeje me tre faza.

Megjithatë, çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës mbeten pika të nxehta, ndërsa paqja afatgjatë duket ende e largët.

Lufta në Ukrainë vazhdon

Në vitin e katërt të luftës, Rusia intensifikoi sulmet ajrore, ndërsa përfitimet territoriale mbetën minimale dhe me kosto të lartë njerëzore.

Ukraina mori mbështetje të konsiderueshme nga Evropa, por presioni për një armëpushim të favorshëm për Moskën u rrit.

Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë objektet bërthamore të Iranit

Në qershor shpërtheu konflikti 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit, kulmuar me sulme ajrore amerikane mbi objektet bërthamore iraniane.

Edhe pse u arrit armëpushim, tensionet strategjike mbetën të pazgjidhura.

Kina përdor mineralet e rralla si armë gjeopolitike

Pekini shfrytëzoi dominimin e tij në mineralet e rralla për të ushtruar presion ekonomik ndaj SHBA-ve, duke sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në balancën e fuqisë globale.

Donald Trump trondit politikën e jashtme amerikane

Presidenti Trump ndryshoi rrënjësisht kursin e politikës së jashtme të SHBA-ve: tërheqje nga marrëveshje ndërkombëtare, tarifa të gjera tregtare dhe riorientim strategjik.

Kritikët thonë se këto veprime shënuan fundin e epokës së “Pax Americana”./e.t

Surrel/ Shpërthim i fuqishëm pranë banesës së kryeministrit Rama, njerëzit vrapojnë të alarmuar në rrugë –

By: 27
31 December 2025 at 18:38

Një shpërthim i dyshuar është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Surrelit, zonë ku ka banesën edhe kryeministri Edi Rama. Banorë të lagjes kanë deklaruar se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë shpërthyese, e cila ka shkaktuar panik dhe lëvizje të menjëhershme të njerëzve në zonë.

Sipas dëshmive të para, disa persona janë parë duke vrapuar nga frika menjëherë pas zhurmës, por deri në këto momente nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin dhe nuk ka të dhëna për dëme materiale apo të lënduar.

“U dëgjua një zhurmë shumë e fortë, si shpërthim. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur, por dukej sikur erdhi nga brenda Surrelit”, – thanë disa dëshmitarë okularë.

Redaksia po kontakton me Policinë e Shtetit për informacion zyrtar mbi ngjarjen, megjithatë deri tani nuk ka një konfirmim apo sqarim nga autoritetet.

Duke qenë se mbrëmja e sotme përkon me festimet e ndërrimit të viteve, nuk përjashtohet mundësia që zhurma të ketë ardhur nga fishekzjarre apo kapsolla festive, megjithatë kjo pistë mbetet për t’u verifikuar.

Ngjarja është në zhvillim dhe priten informacione shtesë në orët në vijim.
Do të vijojmë të përditësojmë lajmin sapo të ketë qëndrim zyrtar.

2025, viti i lamtumirave edhe për personalitete të artit e kulturës si edhe politikës –

By: 27
31 December 2025 at 18:14

Gjatë vitit 2025 humbën jetën disa prej personaliteteve të shquara të politikës, gazetarisë, artit e kulturës në vend, si ish-kryeministri, Fatos Nano, ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, gazetari Artur Zheji, apo regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti.

Këto figura me punën dhe pasionin e tyre formësuan shumë aspekte të jetës publike, dhe do të kujtohen gjithmonë për veprën që lanë pas.

Në janar të 2025 humbi jetën kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ai u nda nga jeta në moshën 95 vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të fuqishme fetare dhe shoqërore që ka ndikim në Shqipëri dhe jashtë saj.

Viti 2025 ishte i trishtë për artin shqiptar. Në prill të këtij viti u nda nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa.

Aktorja e mbi 150 roleve në teatër dhe dhjetërave në filma, Xhepa ishte një nga figurat më të spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare

Më 1 shtator, Shqipëria humbi një nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. I cilësuar si një prej regjisorëve që e shkroi me gërma të artit historinë e artit shqiptar, Dhimitër Anagnostit i numërohen në karrierën 40-vjeçare, 15 skenarë, 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Edhe për gazetarinë, 2025 do të ishte një vit i trishtë, me ndarje parakohe nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji. Ai ishte një figurë e rëndësishme në gazetari dhe analizën politike, duke pasur ndikim të madh në formimin e mendimit publik.

Në vitin që lamë pas, humbën jetën për shkak të problemeve shëndetësore edhe dy figura të spikatura, ish deputeti Andis Harasani dhe publicisti e historian Artan Lame

Në tetor të këtij viti, do të ndahej nga jeta ish kryeministri I vendit, Fatos Nano. Ai do të kujtohet si një figurë ndikuese dhe kontraverse, me mbështetës dhe kritikë, por me rol kyç në tranzicionin politik të Shqipërisë.

Viti mbyllet me një tjetër humbje të rëndësishme, atë të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili vdiq në moshën 40-vjeçare më 26 nëntor, pas një arresti kardiak. Kasapi ishte një artist i dashur nga publiku shqiptar dhe humbja e tij la një boshllëk të madh në muzikën shqiptare.

 

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar –

By: 27
31 December 2025 at 17:52

Nga Artan Hoxha 

E mbani mend personazhin Shaqo Duka te filmi “Ilegalët”, që është xhiruar në qytetin e Vlorës?!

Është ai tipi pa lidhje me filmin, “Bozaxhiu”, të cilin regjisori e ka vendosur para çdo atentati apo ngjarje të rëndësishme në film.

Bozaxhiu(Shaqo Duka), shfaqet disa here dhe bërtet, “hajde bozë meli, bozë e freskët”, duke dashur tu shesë ushtarëve italiane bozë meli përpara çdo ngjarje të madhe në film.

Në fakt kështu mu duk kryeministri ynë dje, ndërsa rrekej të justifikonte para gazetarëve çdo ngjarje ku ishte kapur me presh në duar.

Narrativa e tij kishte kaluar nga “kazani mediatik” në “700 tenxhere”, që ziejnë dhe valojnë vetëm për t’i rënë në qafë këtij “burri të ndershëm”.

Sa herë që gazetarët e pyesnin për Belindën dhe skandalet me qindra miliona euro në infrastrukturë, përgjigjja e tij ishte si bozaxhiu i filmit, “hajde bozë meli, bozë e freskët”.

Gazetaret e pyesnin për skandalet e AKSHI-t dhe tenderat sekretë qindra miliona eurosh të Mirlinda Karçanajt, ndërsa përgjigjja e kryeministrit vazhdonte, “hajde bozë meli, bozë e freskët”.

Kur e pyesnin për koordinatorin e botës së krimit, për Vlorën e mbetur për ditë të tëra pa ujë, ai vazhdonte, “bozë meli, hajde bozë e freskët”…

Vetëm mos harroni, zoti Tosti në fund, urdhëron kuestorin:

Arrestojeni atë bozaxhiun, Shaqo Duka e ka emrin…

Prandaj “bozaxhiu” ynë, vazhdo bërtit “hajde bozë meli, bozë e freskët”, për të mbuluar çdo skandal ku të kanë kapur me presh në duar, por në fund, do të përfundosh si Shaqo Duka i filmit “Ilegalët”, me pranga në duar…

Skandal në Vlorë! Vidhet saraçineska e ujësjellësit, disa zona mbeten pa ujë –

By: 27
31 December 2025 at 17:24

Një vjedhje e ndodhur gjatë mesnatës së kaluar në stacionin e ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, pranë Stacionit të Trenit të Mallrave në Vlorë, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, grabitja e saraçineskës së stacionit e ka bërë të pamundur funksionimin normal të rrjetit të shpërndarjes, duke lënë pa ujë lagjen “24 Maji”, zonën e Petroliferës, zonën e TEC-it, Portin e Peshkimit si dhe Zvërnecin.

Menjëherë pas konstatimit të rastit, grupet teknike të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë kanë ndërhyrë për zëvendësimin e pajisjes së vjedhur. Pas përfundimit të punimeve, furnizimi normal me ujë është rikthyer në të gjitha zonat e prekura.

Për ngjarjen është bërë denoncim në Policinë e Qarkut Vlorë, e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbrojnë pronën publike, duke theksuar se dëmtimi i infrastrukturës së ujësjellësit sjell pasoja të drejtpërdrejta për furnizimin me ujë të komunitetit dhe cenon interesin e përbashkët.

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

31 December 2025 at 18:51

PRISHTINË, 31 dhjetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026. Osmani në një videomesazh thekson se viti që po lëmë pas ka dëshmuar se Kosova ecën përpara kur vepron me vendosmëri, me vlera dhe me unitet.

“Viti që po e lëmë pas ka dëshmuar se Kosova ecën përpara kur vepron me vendosmëri, me vlera dhe me unitet. Ka qenë një vit në të cilin kemi forcuar edhe më shumë pozitën ndërkombëtare të vendit tonë, kemi mbrojtur rendin kushtetues e interesin shtetëror, si dhe një vit në të cilin kemi vazhduar punën për t’i forcuar aleancat tona me partnerët tanë strategjikë. Kosova ka treguar se është e pranishme, e dëgjuar dhe e respektuar në tryezat ndërkombëtare, si faktor paqeje, stabiliteti dhe besueshmërie”, thekson Osmani.

Sipas saj, Kosova qëndroi e palëkundur ndaj çdo përpjekjeje destabilizuese, ndërsa brenda vendit vazhdon të ndërtojë një shoqëri më të drejtë, ku të drejtat e njeriut, barazia dhe dinjiteti janë themeli ynë i përbashkët.

Ajo tha po ashtu se sot, Kosova përmbylli një vit jo të lehtë, por një vit në të cilin zëri i saj u dëgjua fuqishëm dhe qëndrimi ynë në arenën ndërkombëtare ishte parimor dhe i palëkundur. Ishte një vit sfidues, sidomos me vonesat në themelimin e institucioneve, por ishte po ashtu vit që na ka forcuar dhe na ka përgatitur të ecim përpara me më shumë besim dhe me më shumë përgjegjësi.

Në urimin e saj ajo thekso po ashtu se Viti 2026 që po vjen “na gjen me përgjegjësi të reja dhe me synime të qarta”.

“Synimi ynë mbetet një Kosovë akoma më e sigurt, akoma më e drejtë, akoma më e integruar dhe akoma më e zhvilluar. Një Kosovë ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku institucionet janë gjithnjë në shërbim të qytetarëve dhe ku çdo i ri dhe e re ka perspektivë për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet në vendin e vet”, tha ajo.

Në këtë natë të veçantë, Ajo ka uruar qytetarët për shëndet, paqe dhe begati.

“Le të jetë viti 2026 një vit bashkëpunimi, përgjegjësie dhe suksesi për secilin prej jush dhe për Republikën. Le ta nisim vitin e ri me besim në vete, në njëri-tjetrin dhe në Kosovën tonë. Gëzuar Vitin e Ri 2026 me shëndet e plot momente gëzimi e feste, për ju dhe për Republikën e Kosovës!”, tha ajo.


/KosovaPress//r.e/

The post Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

31 December 2025 at 19:48

SIDNEJ, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ – Qytete të mëdha aziatike e pritën Vitin e Ri 2026 me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale, ndërsa festimet nisën nga Paqësori Jugor dhe u shtrinë gradualisht në mbarë botën.

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli ishin ndër qytetet që hynë në vitin e ri, secili me mënyrën e vet të festimit.

Në Pekin u organizua një shfaqje spektakolare dritash, ndërsa daullet shoqëruan pritjen e Vitit të Kalit të Zjarrit.

Në Hong Kong, ndërrimi i viteve u shënua më qetë, pasi fishekzjarrët tradicionalë mbi portin ”Victoria” u anuluan pas një zjarri vdekjeprurës në muajin nëntor.

Ndërkohë, në Singapor qielli mbi ”Marina Bay” u ndriçua nga fishekzjarrët, me horizontin e qytetit që krijoi një pamje mbresëlënëse.

Japoni dhe Koreja e Jugut u përqendruan te ritualet tradicionale të rënies së kambanave, ndërsa në Seul valltarë dhe ceremoni kulturore shënuan ardhjen e vitit 2026.

Në Tajlandë, lumi Chao Phraya në Bangkok ishte në qendër të festimeve në mesnatë.

Në Australi, Sidnej e priti Vitin e Ri me një shfaqje madhështore fishekzjarrësh mbi Urën e Portit dhe Shtëpinë e Operës, por edhe me një moment reflektimi.

Qyteti përkujtoi viktimat e sulmit të fundit në plazhin Bondi, me një minutë heshtjeje dhe mesazhe paqeje e uniteti të ndriçuara mbi urë.

Festimet në vetë plazhin Bondi u anuluan në shenjë respekti.

Ishujt e Paqësorit Jugor ishin të parët që hynë në vitin 2026. Banorët e Kiritimatit e pritën Vitin e Ri në mesnatë sipas orës lokale, të ndjekur pak minuta më vonë nga Ishujt Chatham të Zelandës së Re.

Më pas, Zelanda e Re, Samoa dhe Tonga shënuan ndërrimin e viteve me fishekzjarrë dhe shfaqje dritash.

Në Zelandën e Re, vëmendja u përqendrua te Auckland, ku Kulla Sky Tower u ndriçua nga shfaqje të veçanta, si dhe në kryeqytetin Wellington.

Ndërkohë, Samoa Amerikane, në anën tjetër të Vijës Ndërkombëtare të Datës, pritet të jetë vendi i fundit i banuar në botë që do të hyjë në vitin 2026./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

By: D Marku
31 December 2025 at 18:34

Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën e bollshme.

Menuja klasike përfshin sallata të ndryshme, mishra, gjeli apo pula deti me përshesh, ëmbëlsira tradicionale dhe pije alkoolike e joalkoolike. Megjithatë, përgatitja e kësaj darke në shtëpi kërkon një angazhim financiar gjithnjë e më të ndjeshëm, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në periudhën e fundvitit.

Sipas një vlerësimi mesatar të tregut, një familje prej katër anëtarësh shpenzon rreth 19,000–20,000 lekë vetëm për përbërësit kryesorë të darkës festive. Një pjesë e konsiderueshme e këtij buxheti shkon për sallatat tradicionale, të cilat përfshijnë produkte bazë si perime të freskëta, majonezë, vaj, vezë dhe produkte të konservuara, me një kosto që mund të arrijë rreth 2,000 lekë. Edhe pse duken shpenzime të vogla në dukje, rritja e çmimeve të perimeve dhe vajit ushqimor i ka bërë sallatat më të kushtueshme krahasuar me vitet e kaluara.

Një tjetër zë i rëndësishëm janë mishrat dhe produktet e bulmetit. Përfshirja e mishit të viçit ose të derrit, sallameve, proshutës dhe djathërave për tryezën festive përkthehet në një shpenzim mesatar prej 3,300 lekësh, një nivel që reflekton rritjen e vazhdueshme të çmimeve të mishit dhe produkteve të përpunuara. Familjet që zgjedhin produkte vendase arrijnë të ulin disi koston, ndërsa ato që preferojnë produkte të importuara përballen me çmime ndjeshëm më të larta.

Zëri më i kushtueshëm i darkës tradicionale mbetet gjeldeti i detit dhe përsheshi, që konsiderohet pjata simbol e Vitit të Ri. Çmimi i gjeldetit, sidomos në ditët e fundit të dhjetorit, pëson rritje për shkak të kërkesës së lartë, duke bërë që së bashku me përbërësit e përsheshit, kostoja të arrijë rreth 7,500 lekë. Për familjet që zgjedhin gjeldeti vendas apo alternativat e mishit të importuar, kjo shifër mund të ndryshojë, por mbetet gjithsesi pesha kryesore në buxhetin e darkës.

Edhe ëmbëlsirat zënë një vend të rëndësishëm në tryezën festive. Bakllavaja, e përgatitur në shtëpi ose e blerë në pastiçeri, së bashku me ëmbëlsira të tjera tradicionale, kërkon një shpenzim prej rreth 3,000 lekësh. Rritja e çmimeve të arrave, sheqerit dhe gjalpit ka ndikuar drejtpërdrejt në koston e kësaj pjese të menusë, duke e bërë më të shtrenjtë krahasuar me vitet e mëparshme.

Në fund, pijet përbëjnë një tjetër zë të rëndësishëm të shpenzimeve. Vera, rakia, pijet freskuese dhe lëngjet për fëmijët arrijnë mesatarisht rreth 3,500 lekë, në varësi të markës dhe origjinës. Familjet që zgjedhin pije të importuara ose sasi më të mëdha, veçanërisht për pritjen e miqve, përballen me një rritje të mëtejshme të kostos totale.

Në tërësi, shuma prej 19,000–20,000 lekësh përfaqëson një vlerësim mesatar dhe minimal për një darkë tradicionale në shtëpi. Nëse tryeza pasurohet me ushqime më të shtrenjta, si peshku detar, frutat e detit apo pijet premium të importuara, kostoja mund të rritet ndjeshëm, duke e bërë darkën e Vitit të Ri një barrë reale për buxhetin e shumë familjeve shqiptare. Në këtë kontekst, festimi në shtëpi mbetet zgjedhja më ekonomike krahasuar me restorantet, por gjithsesi kërkon planifikim të kujdesshëm financiar.

Sallata e antipasta – rreth 2,000 lekë

Mishra të ndryshëm (viçi, sallam, djathë) – rreth 3,300 lekë

Gjeldeti dhe përsheshi – rreth 7,500 lekë

Bakllava dhe ëmbëlsira – rreth 3,000 lekë

Pijet (verë, raki, lëngje) – rreth 3,500 lekë

Shpenzimet në restorante

Për një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve, festimi i natës së Vitit të Ri në restorant është kthyer në një alternativë gjithnjë e më të preferuar, veçanërisht në qytetet e mëdha. Kjo zgjedhje lidhet jo vetëm me dëshirën për të shmangur angazhimin dhe stresin e përgatitjeve në shtëpi, por edhe me ofertën e gjerë të argëtimit që restorantet ofrojnë gjatë natës festive. Megjithatë, ky komoditet vjen me një kosto dukshëm më të lartë, duke e bërë festimin jashtë shtëpisë një barrë të ndjeshme për buxhetin familjar.

Në ditët e zakonshme, një restorant standard i nivelit të mesëm në Shqipëri ofron një darkë për dy persona, me antipastë, pjatë kryesore dhe ëmbëlsirë, me një kosto që varion nga 4,000 deri në 8,000 lekë, në varësi të menusë dhe vendndodhjes së lokalit. Këto çmime përfaqësojnë mesataren e tregut dhe janë relativisht të përballueshme për një dalje sporadike. Megjithatë, gjatë natës së Vitit të Ri, këto tarifa ndryshojnë ndjeshëm, pasi restorantet aplikojnë çmime speciale festive për shkak të kërkesës së lartë dhe shërbimeve shtesë që ofrohen.

Në këtë periudhë, shumica e restoranteve funksionojnë me paketa të mbyllura feste, ku çmimi për person përfshin një menu të përcaktuar paraprakisht, pije, muzikë live ose DJ, si edhe dekorime festive. Çmimet e këtyre paketave zakonisht nisin nga rreth 50 euro për person në restorantet e kategorisë mesatare dhe mund të arrijnë deri në 90–120 euro për person në ambiente më luksoze, hotele apo restorante të njohura në qendrat urbane dhe zonat turistike. Në shumë raste, pijet premium, shampanja apo shërbime të tjera ekstra tarifohen veçmas, duke e rritur edhe më shumë faturën finale.

Për një familje me katër anëtarë, zgjedhja për të festuar Vitin e Ri në restorant përkthehet në një shpenzim total prej 30,000 deri mbi 60,000 lekë, pa përfshirë shpenzime shtesë si transporti apo konsumi pas mesnate.

Dallimet në çmime janë të dukshme edhe sipas zonave gjeografike. Në Tiranë, Durrës apo qytetet turistike, çmimet e paketave festive janë përgjithësisht më të larta, ndërsa në qytetet më të vogla restorantet ofrojnë alternativa disi më ekonomike, megjithëse edhe aty vihet re një rritje e ndjeshme e tarifave gjatë natës së Vitit të Ri.

Kostoja e lartë e paketave festive reflekton jo vetëm shpenzimet e restoranteve, por edhe realitetin ekonomik të një tregu ku kërkesa sezonale rrit ndjeshëm çmimet, duke e bërë natën e Vitit të Ri një nga mbrëmjet më të shtrenjta të vitit për konsumatorët./ Monitor

The post Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri? appeared first on Albeu.com.

❌
❌