Skanimi i investimeve të huaja, AmCham kërkon ligj me qartësi për investitorët
TIRANĂ, 7 janar/ATSH/ Projektvendimi i KĂ«shillit tĂ« Ministrave âPĂ«r miratimin e rregullores mbi procedurat pĂ«r vlerĂ«simin dhe shqyrtimin e investimeve tĂ« huaja direkte qĂ« lidhen me ose ndikojnĂ« nĂ« infrastrukturĂ«n publike kritike, teknologjitĂ« kritike dhe mallrat me pĂ«rdorim tĂ« dyfishtĂ«, furnizimin me inpute kritike, aksesin nĂ« informacion tĂ« ndjeshĂ«m apo lirinĂ« e mediasâ, i nxjerrĂ« pĂ«r konsultim publik, ka marrĂ« vĂ«mendjen e plotĂ« tĂ« DhomĂ«s Amerikane tĂ« TregtisĂ«.
Sipas një deklarate të Amcham, projektvendimi, i cili synon të skanojë investimet e huaja që targetojnë sektorët strategjikë me qëllim garantimin e sigurisë kombëtare, vlerësohet me rëndësi të veçantë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, duke qenë se misioni i saj kryesor është nxitja e investimeve të huaja, veçanërisht atyre amerikane.
Ndërsa ekziston dakordësi në parim për nevojën urgjente të vendosjes së një mekanizmi filtrimi të kapitalit të huaj, AmCham thekson se Shqipëria duhet ta zhvillojë këtë proces përmes një ligji të qartë dhe gjithëpërfshirës, i cili të mbrojë sigurinë kombëtare dhe njëkohësisht të garantojë qartësi dhe parashikueshmëri për investitorët lidhur me kriteret që duhet të përmbushin.
Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, miratimi i një ligji të posaçëm, dhe jo vetëm i një akti nënligjor, është i domosdoshëm për të harmonizuar kuadrin ligjor të vendit me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe për të siguruar një zbatim të balancuar dhe proporcional të mekanizmit të skanimit të investimeve.
Duke vendosur në ekuilibër mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe nevojën për të tërhequr kapital të huaj në ekonomi, AmCham vlerëson se siguria mund të garantohet përmes një kuadri ligjor që rrit përgjegjshmërinë e investitorëve për origjinën e fondeve të tyre, ndërkohë që mbështet iniciativat investuese përmes transparencës dhe sigurisë juridike. /j.p/
The post Skanimi i investimeve të huaja, AmCham kërkon ligj me qartësi për investitorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.