Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Putin s’pyet për bisedimet e SHBA-së për paqe, vijon bombardon Ukrainën

By: Brisi
24 January 2026 at 10:31

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa kundër Ukrainës gjatë natës, duke e vrarë një person dhe duke i plagosur 23 të tjerë, pavarësisht bisedimeve tripalëshe me Shtetet e Bashkuara që janë duke u zhvilluar për përfundimin e luftës. Delegacione nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja u mblodhën të premten në Abu Dabi në bisedimet […]

The post Putin s’pyet për bisedimet e SHBA-së për paqe, vijon bombardon Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

Dimri i katërt i luftës/ A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e bombardimeve?

By: Brisi
24 January 2026 at 08:46

Për herë të parë nga viti i kaluar, Kievi dhe Moska kanë zhvilluar negociata të drejtpërdrejta. Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, palët u takuan në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të diskutuar planin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës.  Raundi i parë i bisedimeve ka përfunduar, njoftoi zyra presidenciale ukrainase. Takimi tre […]

The post Dimri i katërt i luftës/ A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e bombardimeve? appeared first on BoldNews.al.

Ukraina, bisedime në Abu Dhabi/ Tryeza e parë SHBA-Rusi-Ukrainë që pas nisjes së luftës

By: Rovena
23 January 2026 at 18:52

Delegacionet nga Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur zyrtarisht bisedimet tripalëshe në Abu Dabi pasditen e kësaj të premteje, me qëllim për të vendosur paqe në konfliktin e nisur 4 vite më parë.

Shtetet e Bashkuara përfaqësohen nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët i bashkohen takimit pas një bisede me Vladimir Putin në Moskë, si dhe nga Josh Gruenbaum, një ndër këshilltarët e lartë të Bordit të Paqes.

Nga Ukraina në takim marrin pjesë disa nga zyrtarët e saj të lartë, përfshirë Rustem Umerov, kreun e këshillit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare të Ukrainës, Kyrylo Budanov, kreun e zyrës së Zelensky, negociatorin David Arakhamia dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, Andrii Hnatov.

Bisedimet për palën ruse drejtohen nga admirali Igor Kostyukov, zëvendësshef i shtabit të përgjithshëm rus. I dërguari rus i investimeve Kirill Dmitriev është gjithashtu në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do të mbajë një takim të veçantë me Witkoff.

Takimi trilateral me pjesëmarrjen e Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara vijnë pas takimit të Moskës që të dërguarit amerikanë mbajtën me Presidentin rus Vladimir Putin. Këto bisedime u konsideruan nga Kremlini si të sinqerta dhe konstruktive. Megjithatë, padakordësitë mes Kievit dhe Moskës vijojnë dhe problematika kryesore janë territoret.

Putin theksoi gjatë takimit me Steve Witkoff dhe Jared Kushner se nëse nuk zgjidhet kjo çështje sipas formulës territoriale të rënë dakord gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, nuk ka shpresë as për një zgjidhje afatgjatë.

Lideri ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pikërisht çështja e territoreve do të jetë një pjesë e rëndësishme e diskutimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ka pak detaje publike në lidhje me bisedimet në Abu Dabi, por Volodymyr Zelensky ka thënë se ato do të zgjasin dy ditë.

Bisedimet vijnë në një moment të vështirë për Ukrainën. Vendi ka qenë nën sulmet ruse që nga fillimi i këtij viti dhe infrastruktura e dëmtuar rëndë ka lënë qindra mijëra familje pa energji elektrike këto ditë të ftohta dimri.

Ajo që bie sërish në sy është mungesa e zyrtarëve europianë në këto negociata. Presidenti ukrainas e shprehu qartë zhgënjimin e tij me aleatët në kontinent gjatë forumit të Davosit në Zvicër.

Në përgjigje të Zelensky, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se BE ishte mbështetësja më e madhe e Ukrainës.

“Veprimet flasin më shumë se fjalët”, u tha ajo gazetarëve, por pavarësisht kësaj, roli i europianëve vitin e fundit në përpjekjet për arritjen e paqes ka qenë dytësor dhe liderët e kontinentit kanë vepruar vetëm kur situata dukej të ishte emergjente.

Çështjet ‘e mprehta’ që kërcënojnë të prishin planin e Trump për paqen në Ukrainë

By: Brisi
30 December 2025 at 19:43

Rusia, SHBA-të dhe Ukraina bien dakord se një marrëveshje për t’i dhënë fund pothuajse katër viteve të një lufte në shkallë të plotë po afrohet, por, sipas fjalëve të Presidentit Donald Trump, mbeten “një ose dy çështje shumë të mprehta dhe shumë të vështira”. Dy nga çështjet më të ndërlikuara në planin 20-pikësh të Uashingtonit […]

The post Çështjet ‘e mprehta’ që kërcënojnë të prishin planin e Trump për paqen në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën

By: Brisi
25 December 2025 at 15:38

Një mori dronësh rusë e kanë goditur qytetin port rus Temrijuk në rajonin Krasnodar duke ua vënë flakën rezervuarve të mëdhenj të naftës dhe duke dëmtuar objekte industriale, sipas autoriteteve rajonale dhe raportimeve të mediave ruse më 25 dhjetor. Sulmet kanë ndodhur teksa forcat ruse kanë nisur një valë masive të sulmeve me dronë nëpër […]

The post Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje/ Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën appeared first on BoldNews.al.

Plani i Trump për paqe në Ukrainë/ Zbardhen 20 pikat për ti dhënë fund luftës

By: Brisi
24 December 2025 at 10:36

Plani i rishikuar prej 20 pikash për t’i dhënë fund luftës, të cilin Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara thuhet se e kanë arritur pas disa javësh bisedimesh, është paraqitur nga faqja e internetit Kyiv Independent, raportojnë mediat e huaja. “Kemi bërë përparim të konsiderueshëm në finalizimin e dokumenteve”, tha Volodymyr Zelensky. Sipas raportit, që marrëveshja të […]

The post Plani i Trump për paqe në Ukrainë/ Zbardhen 20 pikat për ti dhënë fund luftës appeared first on BoldNews.al.

Plani i Paqes/ Zelensky-evropianëve: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën me Rusinë

By: Brisi
20 December 2025 at 19:57

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vetëm Shtetet e Bashkuara janë të afta ta bindin Rusinë të përfundojë luftën, ndërsa të dërguarit nga Moska dhe Kievi janë gati të fillojnë një raund të ri bisedimesh në Miami. “Unë besoj se Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump e kanë këtë fuqi. Dhe besoj se nuk […]

The post Plani i Paqes/ Zelensky-evropianëve: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën me Rusinë appeared first on BoldNews.al.

“Viti i ri në luftë”/ Zelensky: Rusia po përgatitet të zhvillojë ofensivë të re

By: Brisi
17 December 2025 at 20:54

Presidenti unkrainas, Volodymyr Zelensky, përpara samitit vendimtar të Bashkimit Evropian të nesërm për të diskutuar asetet e ngrira ruse, u bëri thirrje sot aleatëve të vazhdojnë të mbështesin Kievin dhe t’i tregojnë Rusisë se vazhdimi i luftës është i pakuptimtë, shkruajnë mediat e huaja. “Rezultati i këtyre takimeve rezultati për Evropën duhet të jetë i […]

The post “Viti i ri në luftë”/ Zelensky: Rusia po përgatitet të zhvillojë ofensivë të re appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja e paqes Rusi–Ukrainë/ Ulet çmimi i naftës në tregjet botërore

By: Brisi
16 December 2025 at 16:32

Çmimet e naftës ranë në nivelet më të ulëta që nga maji, teksa tregtarët nisën të përfshijnë në çmime ndikimin e mundshëm të një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës mbi një treg nafte që pritet të jetë tashmë i mbingopur me furnizime vitin e ardhshëm. Çmimi i naftës Brent ra në 59.70 dollarë për […]

The post Marrëveshja e paqes Rusi–Ukrainë/ Ulet çmimi i naftës në tregjet botërore appeared first on BoldNews.al.

Armiqësia e SHBA-së ndaj Evropës kërcënon të tradhtojë Ukrainën dhe krahun e saj lindor

16 December 2025 at 10:54

Bisedimet diplomatike të paqes me pasojat më të mëdha të 80 viteve të fundit kanë ecur përpara me një ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë. Por oferta e fundit e Ukrainës për të hequr dorë nga përpjekja e saj për t’iu bashkuar NATO-s në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë mund ta ndryshojë këtë. Presidenti ukrainas Volodymyr […]

The post Armiqësia e SHBA-së ndaj Evropës kërcënon të tradhtojë Ukrainën dhe krahun e saj lindor appeared first on Reporter.al.

Analiza/ Kush po e pengon paqen në Ukrainë?

By: Brisi
10 December 2025 at 09:37

Midis një vale të shpejtë diplomacie lidhur me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje paqeje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 8 dhjetor se Kievi nuk ka as të drejtë ligjore e as morale të heqë dorë nga ndonjë pjesë e tokës së vet. “Natyrisht, Rusia ngul këmbë që ne të heqim dorë […]

The post Analiza/ Kush po e pengon paqen në Ukrainë? appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Trump: Lufta në Ukrainë, një kaos, nuk është e lehtë për t’u zgjidhur

3 December 2025 at 12:15

UASHINGTON, 3 dhjetor /ATSH/-  Më lejoni t’ju ​​them, situata në Ukrainë është një kaos, tha dje presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, pikërisht kur i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff dhe dhëndri i tij Jared Kushner ishin në Moskë për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin – për të diskutuar planin e ri të përditësuar të paqes, sipas “La Repubblica”.

Deri tani, Trump nuk ka treguar vullnetin për të ushtruar presion mbi liderin e Kremlinit deri në pikën që ta detyrojë të pranojë një negociatë të ndershme.

Dhe Putini e ka kuptuar, duke sfiduar të gjithë Evropën në duel dhe duke paralajmëruar se nëse rivali i tij, Zelensky nuk i jep atë që ai pretendon në tryezën e negociatave, ai do ta marrë gjithsesi, me forcë ushtarake.

Deklarata e Trump në Shtëpinë e Bardhë erdhin ndërsa bisedimet në Kremlin ishin në vazhdim e sipër.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quajti luftën në Ukrainë një kaos dhe një situatë që nuk ishte e lehtë për t’u zgjidhur.

“Po përpiqemi ta zgjidhim. Kam zgjidhur tetë luftëra. Kjo do të ishte e nënta dhe njerëzit tanë ndodhen në Rusi tani për të parë nëse mund ta zgjidhim. Nuk është një situatë e lehtë, më lejoni t’ju them, që është një kaos”, tha dje Trump gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Trump tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishin më të përfshira financiarisht në luftën ruso-ukrainase.

“Po përpiqemi të shpëtojmë jetë, 25 000 deri në 30 000 njerëz në muaj, gjysma e një stadiumi të madh futbolli. Do të kem përditësime për takimin në Moskë pas kësaj mbledhjeje të kabinetit”, shtoi ai.

Bisedimet SHBA-Rusi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk patën progres, pasi Kremlini tha se nuk ishte arritur ende një kompromis mbi çështjen kyçe të territorit.

Presidenti rus Vladimir Putin u takua dje pasdite me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe të dërguarin special Steve Witkoff në Kremlin, pasi më herët sinjalizoi se forcat e tij ishin të gatshme të luftonin për të arritur luftën fillestare të Rusisë.

“Për territoret e pushtuara ukrainase, deri më tani nuk kemi arritur një kompromis, por disa zgjidhje amerikane mund të diskutohen”, tha ndihmësi i lartë presidencial, Yuri Ushakov pas takimit në Kremlin.

“Disa formulime të propozuara nuk na përshtaten dhe puna do të vazhdojë”, shtoi ai.

Në një intervistë të transmetuar dje në mbrëmje në “Fox News”, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se bisedimet me Rusinë kishin patur “njëfarë progresi” për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të hënën se çdo plan duhej t’i jepte fund luftës përgjithmonë dhe jo të çonte, vetëm në një pauzë të luftimeve që filluan me ofensivën e Moskës në shkurt 2022.

Ai tha gjithashtu në një postim në media sociale se nuk do të kishte zgjidhje të thjeshta.

“Ajo që ka rëndësi është që gjithçka të jetë e drejtë dhe transparente”, tha Zelensky.

Kushner dhe Witkoff i paraqitën dje presidentit rus, Vladimir Putin, versionin e ri të planit amerikan, i cili është hartuar pasi versioni fillestar ngriti shqetësime në Kiev dhe në Evropë se i bënte shumë lëshime Moskës. //a.i/

The post SHBA – Trump: Lufta në Ukrainë, një kaos, nuk është e lehtë për t’u zgjidhur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bëjeni Rusinë të paguajë për luftën e saj në Ukrainë

2 December 2025 at 16:12

Ndërsa afron përvjetori i katërt i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Bashkimi Evropian ende nuk ka ndërmarrë një nga hapat më të fuqishëm që do të sillte një ndryshim real në terren në Ukrainë: përdorimin e aseteve të ngrira ruse për t’i ndihmuar ukrainasit të zmbrapsin ushtrinë ruse. Një veprim i tillë do të kontribuonte […]

The post Bëjeni Rusinë të paguajë për luftën e saj në Ukrainë appeared first on Reporter.al.

Lufta në Ukrainë/ Uashingtoni presion Kievit për çështjet territoriale, çfarë pritet

By: Brisi
30 November 2025 at 20:12

E ardhmja e luftës në Ukrainë po vendoset aktualisht në bisedimet e vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara midis zyrtarëve të lartë ukrainas dhe amerikanë, me Uashingtonin që vë në tryezë lëshime territoriale. Ndërkohë nga ana tjetër Zelenskyy mobilizon aleatët e tij evropianë duke njoftuar se është në kontakt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe […]

The post Lufta në Ukrainë/ Uashingtoni presion Kievit për çështjet territoriale, çfarë pritet appeared first on BoldNews.al.

Mos lejoni që Trump ta shesë Ukrainën

27 November 2025 at 11:23

Nga të gjitha veprimet e pamatura që presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ndërmarrë që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, asnjë nuk është më i rrezikshëm se përpjekja e tij për të detyruar Ukrainën të pranojë atë që ai e quan një “marrëveshje paqeje”. “Plani” fillestar prej 28 pikash i Trump për […]

The post Mos lejoni që Trump ta shesë Ukrainën appeared first on Reporter.al.

Thika pas shpine e Donald Trump

26 November 2025 at 19:13

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një mizori që duhet të marrë fund. Por si? Duke pasur parasysh ngërçin ushtarak pothuajse të plotë, është e natyrshme që të gjitha palët të kërkojnë zgjidhje politike. Por duke gjykuar nga plani i fundit i paqes i administratës Trump – i cili ka të gjitha tiparet dalluese të […]

The post Thika pas shpine e Donald Trump appeared first on Reporter.al.

SHBA – Trump: Do të takohem me Putinin dhe Zelensky vetëm kur marrëveshja e paqes të jetë në fazat përfundimtare

25 November 2025 at 22:47

UASHINGTON, 25 nëntor /ATSH/- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se do të takohej me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për marrëveshjen e paqes të propozuar nga SHBA-ja – vetëm kur ajo të arrinte në fazat e saj përfundimtare, sipas “Independent”.

Në një postim në “Truth Social” sot në mbrëmje, presidenti amerikan, Trump tha se kishte dërguar në Moskë dhe Kiev të dërguarin e posaçëm, Steve Witkoff në një përpjekje për të zgjidhur “disa pika të mbetura mosmarrëveshjeje” midis vendeve ndërluftuese.

Më herët Trump tha se negociatorët ishin “shumë afër” një marrëveshjeje, ndërsa disa raporte sugjeruan se Ukraina ishte gati të “vazhdonte përpara” me marrëveshjen kornizë të paqes të propozuar nga SHBA-ja.

Por, një zyrtar ukrainas tha se çështjet më të ndjeshme të marrëveshjes do të duhej të diskutoheshin nga Trump dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas pretendimeve se Kievi kishte pranuar kushtet e një marrëveshjeje.

Kievi tha se mbështeste “thelbin” e marrëveshjes së paqes pas negociatave intensive midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë.

Një zyrtar ukrainas i përfshirë në negociata tha për “Independent” se SHBA-ja dukej se kishte rënë dakord për një dokument të përcaktuar nga aleatët e Evropës në Gjenevë gjatë fundjavës. //a.i/

The post SHBA – Trump: Do të takohem me Putinin dhe Zelensky vetëm kur marrëveshja e paqes të jetë në fazat përfundimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e pajetë të 1 000 ushtarëve

20 November 2025 at 14:22

KIEV, 20 nëntor /ATSH-DPA/- Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer sërish trupat e ushtarëve të rënë në luftë, raportuan sot të dyja palët.

Stafi përgjegjës për të burgosurit e luftës, në Kiev tha se Rusia kishte dorëzuar trupat e 1000 ushtarëve. Ata falënderuan Kryqin e Kuq për ndërmjetësimin e tij.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS e Rusisë konfirmoi raportin. Nga ana e saj, Moska njoftoi se kishte marrë eshtrat e 30 ushtarëve.

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer vazhdimisht trupat e të rënëve, dhe ky është shkëmbimi i 15-të i tillë këtë vit. Ukraina ka marrë trupat e më shumë se 15 000 ushtarëve në këto shkëmbime. //a.i/

 

The post FOKUS – Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e pajetë të 1 000 ushtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Evropa duhet të gjejë rrugën e saj në Ukrainë

18 November 2025 at 12:42

Zhvillimet e fundit në Donbas konfirmojnë se, ndërsa ushtria ruse po përparon vërtet, përparimi i saj është shumë i ngadaltë dhe vjen me një kosto fenomenale në jetë dhe gjymtime njerëzore. Por nëse presidenti rus Vladimir Putin mund të mos i kushtojë vëmendje vdekjes së qindra mijëra ushtarëve të tij, a do të thotë kjo […]

The post Evropa duhet të gjejë rrugën e saj në Ukrainë appeared first on Reporter.al.

3 të vrarë dhe 17 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

By: Rovena
25 October 2025 at 16:11

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur gjatë natës nga një valë e re sulmesh me raketa dhe dronë të ushtrisë ruse në disa rajone të Ukrainës, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Në kryeqytetin Kiev, një person u vra dhe 10 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa balistike në orët e para të së shtunës. Tre nga të plagosurit u shtruan në spital, ndërsa mbetjet e raketave të rrëzuara shkaktuan dëme në disa ndërtesa dhe ndezën zjarre në një objekt jo-banimi, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave.

Në rajonin Dnipropetrovsk, dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën. Sulmet dëmtuan pallate banimi, shtëpi private, një dyqan dhe automjete, bëri të ditur guvernatori në detyrë i rajonit, Vladyslav Haivanenko.

Forcat ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia lëshoi nëntë raketa dhe 62 dronë, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi katër raketa dhe 50 dronë. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 121 dronë ukrainas gjatë së njëjtës natë.

Sulmet ndodhën një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ashpërsojnë sanksionet kundër industrisë ruse të naftës dhe të sigurojnë raketa me rreze të gjatë veprimi për Kievin.

Zelensky ndodhej në Londër për një takim me mbi 20 liderë evropianë, të organizuar nga kryeministri britanik Keir Starmer. Qëllimi i takimit ishte forcimi i mbështetjes për Ukrainën dhe shtimi i presionit ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, përmes sanksioneve të reja dhe ndihmës ushtarake.

Diskutimet përfshinë edhe mbrojtjen e rrjetit energjetik të Ukrainës përpara dimrit, përmirësimin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimin me raketa që mund të godasin objektiva brenda territorit rus një kërkesë që Zelensky ka përsëritur ndaj SHBA-ve, përfshirë edhe kërkesën për raketa të tipit Tomahawk.

❌
❌