Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Main stream

Urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të fshatit Ferras në Fier

8 January 2026 at 12:47
TIRANË, 8 janar/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes urdhëroi sot evakuim të menjëhershëm të banorëve të njësisë administrative Ferras në bashkinë e Fierit, për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Ministria e Mbrojtjes njofton se evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Fier dhe strukturat e Emergjencave Civile në bashki.
Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.
Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Ministria e Mbrojtjes njofton se prioritet në procesin e evakuimit kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, si dhe familjet në zonat më të izoluara.

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), si dhe Forcat e Armatosura.

Po ashtu menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njësitë e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e shërbimeve sociale.

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm.

Po ashtu do të kryhet administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore, si dhe ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim.

“Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë. Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

/m.m/a.f/r.e/

The post Urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të fshatit Ferras në Fier appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Me qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme? Arlind Qori organizon takim publik për daljen nga kriza

By: Ela
8 January 2026 at 12:02

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, të premten në orën 18:00, do të mbajë një takim publik te qendra sociale “Tek Bunkeri”, ku përfaqësuesit e Lëvizjes BASHKË do të parashtrojnë këndvështrimin e tyre mbi zgjedhjet e parakohshme dhe daljen nga kriza. Po ashtu, ata do t’u përgjigjen çdo pyetjeje të pjesëmarrësve. Në një postim në […]

The post Me qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme? Arlind Qori organizon takim publik për daljen nga kriza appeared first on BoldNews.al.

Regjistrohet një viktimë nga përmbytjet në Durrës

By: Ela
8 January 2026 at 11:46

Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Forca të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Deri më tani, identiteti i personit ende nuk […]

The post Regjistrohet një viktimë nga përmbytjet në Durrës appeared first on BoldNews.al.

SHBA-ja tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare

By: Ela
8 January 2026 at 11:41

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar vendimin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga 66 organizata ndërkombëtare, që administrata i konsideroi si “joefektive dhe të dëmshme”. Ne mesin e tyre janë Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës, Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunale Penale (pasardhësi i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë), UN Women, e Këshilli për […]

The post SHBA-ja tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Durrës/ Kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

By: Ela
8 January 2026 at 11:16

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, është kallëzuar sot në SPAK pas situatës me përmbytjet në qytet. Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka depozituar sot në SPAK, një kallëzim penal ndaj kryetares së Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, si dhe ndaj institucioneve të tjera, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës në […]

The post Përmbytjet në Durrës/ Kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet “shtëpi bari” në Shkodër, 2 persona në kërkim! Nën hetim 2 punonjës të OSHEE dhe një vajzë

By: Ela
8 January 2026 at 11:05

Një tjetër “shtëpi bari” është zbuluar në Shkodër. Në kërkim janë shpallur dy persoa, që dyshohet se kishin përshtatur banesën në lagjen “Ndoc Mazi” për të kultivuar drogën. Dy personat e shpallur në kërkim janë shtetasit A. V., 35 vjeç, dhe një 16-vjeçar, të cilët akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në […]

The post Zbulohet “shtëpi bari” në Shkodër, 2 persona në kërkim! Nën hetim 2 punonjës të OSHEE dhe një vajzë appeared first on BoldNews.al.

Financial Times: Kina ka hakeruar email-et e Kongresit Amerikan dhe po i përgjon

8 January 2026 at 12:59

Kina ka hakuerar email-et e përdorura nga Kongresi Amerikan në komisione të fuqishme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, si pjesë e një fushate masive spiunazhi kibernetik të njohur si Salt Typhoon.

Sipas personave të njohur me sulmin, inteligjenca kineze ka hyrë në sistemet e email-it të përdorura nga disa punonjës të komisionit të Dhomës, si dhe nga ndihmës të komisioneve për punët e jashtme, inteligjencën dhe shërbimet e armatosura. Ndërhyrjet u zbuluan në dhjetor.

Sulmet janë elementi më i fundit i një fushate të vazhdueshme kibernetike kundër rrjeteve të komunikimit amerikan nga Ministria e Sigurisë së Shtetit, shërbimi inteligjent i Kinës. Një person i njohur me sulmin tha se nuk ishte e qartë nëse MSS kishte pasur akses në email-et e ligjvënësve.

MSS ka operuar Salt Typhoon prej disa vitesh. Ajo i lejon Kinës të ketë akses në telefonatat, mesazhet dhe postat zanore të pakriptuara të pothuajse çdo amerikani dhe, në disa raste, mundëson edhe hyrjen në llogari email-i.

Salt Typhoon ka përgjuar gjithashtu thirrjet e zyrtarëve të lartë amerikanë gjatë dy viteve të fundit, thanë persona të njohur me fushatën.

Mark Warner, demokrati më i lartë në komisionin e inteligjencës të Senatit, tha në dhjetor se ishte “e pakuptueshme” që Salt Typhoon nuk po merrte më shumë vëmendje. “Nëse nuk jeni në një pajisje të enkriptuar, ata mund të përgjojnë cilindo prej nesh,” i tha Warner grupit Defense Writers Group.

Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare i ish-presidentit Joe Biden, i tha Financial Times vitin e kaluar, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, se kompanitë amerikane të telekomunikacionit ishin “jashtëzakonisht të cenueshme” ndaj Salt Typhoon.

Kjo fushatë është një nga shumë përpjekjet e spiunazhit kibernetik nga inteligjenca kineze dhe Ushtria Çlirimtare Popullore që synojnë infrastrukturën amerikane.

Në vitin 2024, FBI dhe agjenci të tjera amerikane thanë se një grup hakerësh i sponsorizuar nga shteti kinez, i quajtur Volt Typhoon, kishte depërtuar në sistemet amerikane të energjisë, transportit dhe komunikimit, në mënyra që do t’i shërbenin Kinës në rast të një konflikti me SHBA-në.

Grupet amerikane të telekomunikacionit kanë bërë pak për t’u mbrojtur nga Salt Typhoon për shkak të kostos shumë të lartë të forcimit të rrjeteve. Warner tha në dhjetor se rrjetet amerikane janë veçanërisht të cenueshme sepse u ndërtuan në një kohë kur siguria kibernetike nuk konsiderohej një shqetësim serioz.

Thesari i SHBA-së planifikoi të vendoste sanksione ndaj entiteteve të MSS për Salt Typhoon në dhjetor, por u tërhoq nga ky vendim pas shqetësimeve se kjo do të dëmtonte afrimin diplomatik që presidentët Donald Trump dhe Xi Jinping arritën në tetor.

Katër komisionet që u shënjestruan nga MSS refuzuan të komentojnë.

Ambasada kineze në SHBA mohoi akuzat për Salt Typhoon. Liu Pengyu, zëdhënësi i ambasadës, tha:
“Ne e kundërshtojmë me vendosmëri që pala amerikane të bëjë spekulime dhe akuza të pabazuara, të përdorë sigurinë kibernetike për të njollosur Kinën, dhe të përhapë lloje të ndryshme dezinformimi për të ashtuquajturat kërcënime kineze nga hakerët.”/FinancialTimes

The post Financial Times: Kina ka hakeruar email-et e Kongresit Amerikan dhe po i përgjon appeared first on Gazeta Si.

Kaosi gjeopolitik, rritet çmimi i naftës dhe forcohet dollari

8 January 2026 at 12:18

Aksionet europiane të mbrojtjes shënuan një nivel rekord, ndërsa çmimet e naftës dhe dollari u forcuan të enjten, teksa tensionet gjeopolitike që po ziejnë nga Venezuela deri në Groenlandë i mbajtën tregtarët në pasiguri.

Sekuestrimi i dy tankerëve të naftës të lidhur me Venezuelën në Atlantik u shoqërua me lajmin se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet javën e ardhshme me drejtuesit e Danimarkës për të diskutuar çështjen e Groenlandës. Në të njëjtën kohë, tregjet u përballën edhe me të dhëna ekonomike të përziera.

Indeksi europian STOXX i industrisë ajrore dhe të mbrojtjes (.SXPARO) arriti një nivel rekord, duke u rritur me gati 2% në orët e para të tregtimit dhe duke shënuar ditën e pestë radhazi të fitimeve. Që nga fillimi i vitit, ky indeks është rritur me 13%, ndërsa që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, fitimet kumulative tejkalojnë 260%.

Ndërkohë, euro ishte në rrugën e rënies së tetë radhazi kundrejt dollarit.

“Investitorët po kuptojnë se kërcënimi nga gjeopolitika nuk do të zhduket,” tha Peter McLean, drejtor i zgjidhjeve për portofole shumë-asetesh në Stonehage Fleming Investment Management.
“Edhe pse është pak e mundshme të shohim veprime ushtarake në Groenlandë, është e qartë se ekziston një shtysë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në Europë.”

Çmimet e naftës kanë rënë këtë javë për shkak të pritshmërive për rritje të prodhimit të naftës nga Venezuela, por u rikuperuan të enjten. Kontratat e së ardhmes për naftën Brent u rikthyen mbi nivelin 60 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane u rrit me 0.5% në 56.30 dollarë për fuçi.

Zyrtarë të lartë amerikanë deklaruan të mërkurën se SHBA duhet të kontrollojë për një kohë të pacaktuar shitjet dhe të ardhurat nga nafta e Venezuelës, me synim stabilizimin e ekonomisë së saj, rindërtimin e sektorit të naftës dhe sigurimin që vendi të veprojë në përputhje me interesat amerikane.

“Reagimi negativ i tregut ndaj komenteve të Trump për kontrollin e naftës venezueliane duket pak i tepruar,” tha Daniel Hynes, strateg i lartë për mallrat në ANZ. “Kontrolli amerikan mbi shitjet e naftës mund të nënkuptojë në fakt vazhdimin e sanksioneve ose kufizimeve në afatin e shkurtër, gjë që do të ishte pozitive për çmimet e naftës. Dyshoj se kjo është arsyeja pse çmimet po rikuperohen.”/Reuters

The post Kaosi gjeopolitik, rritet çmimi i naftës dhe forcohet dollari appeared first on Gazeta Si.

Banka e Shqipërisë, gjatë verës tërhoqi nga tregu 595 mln euro për të ngadalësuar rënien e kursit

8 January 2026 at 12:08

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë periudhës së verës, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu 595.3 milionë euro, rreth 50% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Nga kjo sasi eurosh të blera, 108 milionë euro janë përdorur për rritjen e rezervës valutore, ndërsa pjesa tjetër ka pasur si qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit. Paralelisht me këto ndërhyrje, kursi euro/lek gjatë kësaj periudhe mbeti praktikisht i “ngrirë” në intervalin 97–98 lekë.

Në total, nga janari deri në shtator 2025, Banka e Shqipërisë ka blerë mbi 825 milionë euro në tregun valutor.

Paralelisht, në periudhën korrik–shtator, Banka realizoi operacione injektimi të likuiditetit me një vlerë mesatare ditore prej 38 miliardë lekësh, një nivel pak më i ulët se në tremujorin paraardhës. Megjithatë, në një krahasim që merr parasysh efektet sezonale, mungesa e likuiditetit rezulton të ketë rënë me rreth 64%, duke reflektuar ndikimin e drejtpërdrejtë të blerjeve valutore në rritjen e ofertës monetare në lekë.

Sipas të dhënave, blerjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor kanë qenë faktori kryesor që ka kontribuar në uljen e mungesës së likuiditetit me rreth 63.66 miliardë lekë. Në të kundërt, rritja e parasë në qarkullim me 20.26 miliardë lekë, e përqendruar kryesisht gjatë muajve korrik–gusht, ka vepruar në drejtim të kundërt, duke zbutur pjesërisht efektin e ndërhyrjeve të Bankës.

Gjatë gjithë vitit 2025, euro ka shfaqur një lloj “imuniteti” artificial, i ndërtuar mbi ndërhyrjet e shpeshta të Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti banka qendrore ka tërhequr nga tregu rreth 800 milionë euro, me qëllim frenimin e zhvlerësimit të mëtejshëm të monedhës europiane.

Megjithatë, kjo strategji nuk është parë me sy pozitiv nga institucionet ndërkombëtare. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka theksuar vazhdimisht nevojën për një regjim të lirë këmbimi, pa ndërhyrje të vazhdueshme administrative, duke argumentuar se tregu duhet të reflektojë vetë balancat reale ekonomike.

The post Banka e Shqipërisë, gjatë verës tërhoqi nga tregu 595 mln euro për të ngadalësuar rënien e kursit appeared first on Gazeta Si.

Reshjet intensive, situata më problematike në gjashtë qarqe

8 January 2026 at 10:35

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar problematika në qarqe të ndryshme të vendit.

Si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka pasur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika serioze, kryesisht përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë angazhuar në terren për përballimin e emergjencës, evakuimin e banorëve, ku është e nevojshme dhe minimizimin e dëmeve.

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:

Qarku Shkodër
Ka rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot, me rreth 60 cm ujë mbi rrugën kryesore. Qarkullimi bëhet vetëm për mjete të tonazhit të lartë. Po ashtu ka rritje të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë. 15 banesa janë të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës. Në disa fshatra të Malësisë së Madhe ka rrugë të bllokuara dhe prezencë uji. Ndërsa në bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh, prezencë e shtuar e ujit në rrugët auto-rurale, që kanë shkaktuar dëmtime.

Qarku Lezhë
Rreth 3000 ha tokë bujqësore janë nën ujë. Është bërë evakuimi i dy familjeve, një në fshatin ishullin Shëngjin dhe një në fshatin Kakariq. Rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji, kryesisht në njësitë administrative Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll. Po ashtu ka rrëshqitje dherash në fshatrat Torovicë dhe Tresh. Po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës në lumin Droje, në fshatin Dukagjin.

Qarku Vlorë
Niveli i lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra. Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë. Nuk ka prezencë uji në banesa.

Qarku Durrës
Aktualisht situata është drejt përmirësimit, por po punohet për heqjen e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, veçanërisht në zonën e burgut, ish-Kënetës, Shkozet dhe Nish Tullë. Në terren ndodhen ekipe të vlerësimit të dëmeve që po vazhdojnë evidentimin dhe dokumentimin e rasteve. 250 persona janë të strehuar në Shtëpinë e Pushimit te Ushtrisë, Durrës dhe 55 persona janë strehuar në Konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme. ⁠Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tonës janë në kuotat maksimale. Disa rrugë të qytetit mbeten të bllokuara, për shkak të pranisë së lartë të ujit.

Bashkia Krujë: Si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Drojë ka vërshime uji në dy fshatrat Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji ka hyrë në banesa, ku janë prekur 50 familje. Në terren ndodhen ekipe të Bordit të Kullimit Durrës, për përballimin e situatës.

Bashkia Shijak: Ka prani uji në 15 banesa. Situata problematike paraqitet veçanërisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Qarku Gjirokastër
Si pasojë e reshjeve të dendura ka rrëshqitje dherash në aksin Tepelenë–Gjirokastër, ku qarkullimi është i kufizuar. Po punohet për rikthimin e energjisë në disa zona malore. Nivele të larta të lumit Vjosë në Memaliaj dhe Përmet.

Qarku Kukës
Lumenjtë janë në kuota të larta, por pa problematika aktuale.

Qarku Tiranë
Ka rritje e niveleve të lumenjve në Rrogozhinë dhe Kavajë, por pa rrezik të menjëhershëm për zonat e banuara.

Qarku Korçë
Janë disa rrugë të pakalueshme në Devoll. Po ashtu janë evidentuar rrëshqitje dherash dhe bllokime rrugore në Pogradec dhe Përrenjas. Në Maliq ka sipërfaqe të tokave bujqësore nën ujë.

Qarku Berat
Rreth 95 hektarë toka bujqësore janë nën ujë. Është evidentuar rritje e nivelit të lumit Osum. Në lagjen 22 Tetori dhe Gorricë, janë marrë masa për sigurimin e bizneseve dhe punohet për largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithëse.

Qarku Fier
Rreth 200 ha tokë bujqësore janë të përmbytura. Ka prezencë uji në 27 banesa në disa fshatra.

Ministri e Mbrojtjes njofton se në qarqet e tjera nuk paraqiten problematika serioze.

Në total Forcat e Armatosura kanë angazhuar rreth 150 efektivë; mbi 20 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të tonazhit të rëndë; 10 gomone/motobarka shpëtimi;  15 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe të vogël.

Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të Mbrojtjes Civile, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zona të përmbytura ose me rrëshqitje dherash.

Po ashtu qytetarët duhet të raportojnë menjëherë çdo situatë rreziku pranë strukturave përgjegjëse, si dhe të bashkëpunojnë në rastet e evakuimit për garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës.

Situata vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë.

/m.m/a.f/

The post Reshjet intensive, situata më problematike në gjashtë qarqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anija cisternë me flamur Tanzanie blokohet në Shëngjin

By: Ela
8 January 2026 at 10:09

Kapiteneria e Portit Shëngjin ka njoftuar se në drejtim të fshatit Tale, ka ngecur një anije çisternë M-V. BESART. Mësohet se anija është me flamur Tanzanie. Anija ka mbetur e bllokuar në cektinë, por nuk dihen rrethanat se përse kjo ka ndodhur.

The post Anija cisternë me flamur Tanzanie blokohet në Shëngjin appeared first on BoldNews.al.

Klosi mbledh drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe pa Ramën

By: Ela
8 January 2026 at 10:02

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka mbledhur këtë mëngjes në selinë qendrore drejtuesit politik në qarqe. Ende nuk bëhet e qartë qëllimi i këtij takimi, i cili shënon mbledhjen e parë për vitin 2026. Në takim marrin pjesë disa nga drejtuesit kryesorë politikë, mes të cilëve Niko Peleshi, Taulant Balla, Mirela Kumbaro […]

The post Klosi mbledh drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe pa Ramën appeared first on BoldNews.al.

Mot i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

By: Ela
8 January 2026 at 09:50

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike detare, Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës. Sipas parashikimeve, nga ora 06:00 e datës 8 janar deri në orën 20:00 të datës 12 janar 2026, pritet erë veriperëndimore me forcë 5–6 ballë, shpejtësi […]

The post Mot i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Përmbytet rruga në aksin Pogradec-Qafë Thanë

By: Ela
8 January 2026 at 09:22

Reshjet e shumta dhe prurjet nga kodrat kanë bërë që përroi i fshatit Gur i Kuq të dalë gjatë natës nga shtrati i tij për shkak të alivuoneve në sasi shumë të mëdha që ka marrë me vete. Krahas daljes nga shtrati të përroit, është bllokuar totalisht edhe shkarkuesi i tij në aksin nacional Pogradec-Qafë […]

The post Përmbytet rruga në aksin Pogradec-Qafë Thanë appeared first on BoldNews.al.

Reshje bore në Kosovë, policia apel për kujdes

By: Ela
8 January 2026 at 08:56

Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje për kujdes në trafik, pas rënies së temperaturave dhe rreshjeve të borës. Mbrëmjen e së mërkurës, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), paralajmëroi rënie të temperaturave, që tha se pritet të shkaktojnë ngrica nëpër rrugët e Kosovës. Policia e Kosovës u bëri apel qytetarëve që të kenë kujdes në trafik. […]

The post Reshje bore në Kosovë, policia apel për kujdes appeared first on BoldNews.al.

Nga larësi i pjatave tek diplomati i nivelit të lartë

By: Ela
8 January 2026 at 08:40

Mediat austriake vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje Fate Velajt, ambasadorit të Shqipërisë në Vjenë. Gazeta prestigjioze austriake Salzburger Nachrichten i ka kushtuar atij një faqe të tërë, duke ndërtuar një “story” të jetës së tij, që nis nga puna si pjatalarës në shtator të vitit 1991 dhe vazhdon me një rrugëtim të mbushur me djersë dhe […]

The post Nga larësi i pjatave tek diplomati i nivelit të lartë appeared first on BoldNews.al.

124 milionë euro grante të tjera nga WBIF për Durrësin e Lezhën, por të dyja qytetet lundrojnë në ujë

By: Ela
8 January 2026 at 08:34

Shqipëria ka siguruar së fundmi një nga paketat më të mëdha të financimit evropian për sektorin e mjedisit, ku përfshihen 124 milionë euro grante nga Western Balkans Investment Framework (WBIF), të destinuara për projekte infrastrukturore në Durrës, Lezhë e Sarandë. Vendimi përfshin zgjerimin e Impianteve të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Lezhë dhe Sarandë, […]

The post 124 milionë euro grante të tjera nga WBIF për Durrësin e Lezhën, por të dyja qytetet lundrojnë në ujë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Itali! Shqiptari tenton të vrasë gruan duke e lyer me benzinë, ndërhyn djali i mitur

By: Ela
8 January 2026 at 08:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cavarzere të Italisë, ku një 43-vjeçar shqiptar tentoi të vrasë gruan e tij. 43-vjeçari donte t’i vinte flakën bashkëshortes me benzinë, fatmirësisht ndërhyri djali i tyre 15-vjeçar, shkruajnë mediat italiane. I mituri, duke parë se çfarë po ndodhte, fshehu çakmakun. Kështu arriti gruaja t’i thërriste karabinierët, të cilët, me […]

The post E rëndë në Itali! Shqiptari tenton të vrasë gruan duke e lyer me benzinë, ndërhyn djali i mitur appeared first on BoldNews.al.

Prurjet e larta në lumin Vjosë, përmbyten tokat bujqësore dhe banesat në disa fshatra

By: Ela
8 January 2026 at 08:10

Situata hidrike në qarkun Fier paraqitet problematike si pasojë e rritjes së prurjeve të lumenjve, ndërsa autoritetet lokale janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes në terren. Sipas informacionit zyrtar akset rrugore në të gjithë qarkun janë aktualisht të aksesueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje, megjithëse me […]

The post Prurjet e larta në lumin Vjosë, përmbyten tokat bujqësore dhe banesat në disa fshatra appeared first on BoldNews.al.

Reshje shiu dhe dëbore! Parashikimi i motit për ditën e sotme

By: Ela
8 January 2026 at 08:05

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar do te kete  në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës. Hera-herës reshje shiu në formën […]

The post Reshje shiu dhe dëbore! Parashikimi i motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

❌
❌