Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Main stream

Veliaj padit Presidencën dhe Prokurorin: Të shpallet i pavlefshëm dekreti i emërimit të Ols Dados në 2008

By: xhir jeta
23 January 2026 at 12:23

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg që prej 10 shkurtit 2025 ka paditur në Gjykatën Administrative institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ne mandatin 2007–2012, kur president ishte Bamir Topi dhe prokurorin e posaçëm Ols Dado, i cili ka drejtuar hetimet ndaj tij.

Në kërkesë-padi, Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të vitit 2008 për emërimin e Ols Dados si prokuror, duke argumentuar se në atë kohë ligji nuk lejonte emërimin e tij pa kryer më parë Shkollën e Magjistraturës, pasi ai ushtronte profesionin e noterit.

Sipas padisë, emërimi është bërë në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi Ols Dado nuk plotësonte kriteret e detyrueshme ligjore për ushtrimin e funksionit të prokurorit, për shkak të mungesës së formimit përkatës në Shkollën e Magjistraturës.

“Nga provat e depozituara rezulton se z.Olsi Dado ka përfunduar arsimin e lartë juridik, por nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Para emërimit të tij, ai ka ushtruar profesionin e noterit, i cili nuk bën pjesë në asnjë nga kategoritë ligjore për emërimin si prokuror. Për pasojë, ai nuk ka qenë subjekt i vlefshëm ligjor për t’u emëruar në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë” thuhet në padi.

Veliaj kërkon gjithashtu që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe të ushtrimit, sipas tij të paligjshëm, të detyrës së prokurorit nga Ols Dado.

Në padi theksohet se të gjitha veprimet penale të ndërmarra ndaj Erion Veliajt, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e ushtrimit të mandatit si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, janë “nul”, duke sjellë pasoja të rënda institucionale dhe personale.

“Si pasojë logjike e konstatimit të pavlefshmërisë absolute të dekretit, lind detyrimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të marrë menjëherë masat e duhura për përfundimin e statusit të magjistratit të z. Olsi Dado dhe ndërprerjen e ushtrimit të funksionit nga ana e tij”- tha ai.

Sipas pretendimeve, Ols Dado i është propozuar Presidencës në vitin 2008 nga Prokurorja e Përgjithshme e asaj kohe, Ina Rama, pavarësisht se nuk plotësonte kushtet ligjore, dhe më pas Presidenca ka dekretuar emërimin e tij si prokuror.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte zbuluar një skemë korrupsioni ku bashkia e drejtuar prej tij dhe biznesmenë që fitonin tendera në bashki ushqenin me para një rrjet kompanish dhe organizatash jo-fitimprurëse të drejtuara nga bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa./abcnews.al

SPAK nuk gjeti prova/ Pushohet çështja ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

By: xhir jeta
23 January 2026 at 12:17

Me kërkesë të prokurores Doloreza Musabelliu, gjyqtari Erjon Çela ka pushuar çështjen në ngarkim të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku që po hetohej për shpërdorim detyre.

SPAK tha se nuk gjetën prova për kryerjen e veprës penale për të cilën u bë kallëzimi penal ndaj tij. Në nëntor të vitit të kaluar Rrumbullaku është pyetur si persom në dijeni për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për hetimin që kishte të bënte me transferimet e punonjësve të policisë.

Hetimi kishte nisur më herët nga Prokuroria e Beratit por dosja u transferua në SPAK për shkak të kompetencës. Bëhet fjalë për 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme./abcnews.al

Yesterday — 22 January 2026Main stream

Gjyqi i Ilir Metës/ Ish presidenti i akuzuar për korrupsion e pastrim parash

By: xhir jeta
22 January 2026 at 15:25

Ka nisur seanca në GJKKO, seanca paraprake ndaj ish Presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit e të pandehurve të tjerë.  Gazetari Ervin Leka, tha për ABC Neës se deri më tani nuk kemi mungesë të avokatëve, c’ka ishte shkak për shtyrjen e seancës së mëparshme.

Mësohet se në seancë është i pranishëm edhe vet ëish Presidenti Meta por edhe ish bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Përballë tyre Irena Gjoka, ndaj të cilës Prokuroria e Përgjithshme konkludoi se rezultoi e dënuar në Greqi, pasi ka kaluar kufirin me vizë të falsifikuar, dënim të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Gazetari Leka tha se pritet që avokatët e Metës të bëjnë një kërkesë për përjashtimin e saj nga seanca.

Kujtojmë se SPAK mbylli hetimet më 28 korrik 2025 ndaj ish Presidentit Ilir Meta. Dosja më pas u dërgua në gjykatë në gusht të po atij viti, por ende nuk është vendosur nëse do të kalojë apo në gjykim./abcnews.al

Trump pas takimit me Zelensky: Të gjithë duan që lufta të mbarojë!

By: xhir jeta
22 January 2026 at 14:49

Ka përfunduar në Davos takimi mes Presidentin amerikan Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një proncim për mediat, në përfundim të takimit Presidenti Trump nuk preferoi të japë shumë detaje.

I pyetur se çfarë u diskutua në takim, ai u tha gazetarëve se do të duhet të “shohin se çfarë do të ndodhë”, duke shtuar se SHBA-të do të takohen me Rusinë nesër.

“Të gjithë duan që lufta të mbarojë”, thotë ai. Shtëpia e Bardhë tha se takimi i Trump me presidentin e Ukrainës zgjati “rreth një orë”./abcnews.al

“Fenomeni” turk i tenisit/ Zeinep Sonmez po shkruan historinë në “Australian Open”

By: xhir jeta
22 January 2026 at 14:38

Vendi i saj nuk është dalluar kurrë në këtë sport. Tenisi dhe Turqia thuajse nuk kanë pasur kurrë lidhje, por gjithmonë ka një herë të parë, dhe shteti I madh euroaziatik është duke brohoritur fort për një vajzë të vetën.

Zejnep Sënmez, ndoshta e ardhur pak vonë në skenën e madhe, në moshën 23-vjeçare, vazhdoi ëndrrën e saj në Australian Open duke kaluar në raundin e tretë.

Në radhë ishte hungarezja Ana Bondar, të cilën turkesha nga Stambolli e kaloi shumë bindshëm, 2-0 me sete dhe me rezultatin 6-2 e 6-4.

Në raundin e parë, Zejnepi u ndesh me rusen Jekaterina Aleksandrova, duke arritur një fitore të vështirë, 2-1: 7-5, 4-6, 6-4!

E vërteta është që Sënmez ka luajtur pesë ndeshje deri tani në Grand Slemin e parë të vitit që po mbahet në Melburn. Kjo, sepse ajo erdhi në kontinentin e largët si vendi I 112-të në botës, pra duhej të kalonte turneun kualifikues, në të cilin pati tri fitore, duke mos humbur asnjë set, e duke pasur epërsi.

Në raundin e parë ajo fitoi zemrat e publikut duke ndihmuar një vajzë që mblidhte topat, dhe që nuk u ndje mirë. Nuk është hera e parë që Zejnepi arrin raundin e tretë në një Grand Slem, pasi këtë e bëri korrikun e kaluar në Wimbelldon. Gjithsesi, është e para teniste nga Turqia që ia del./abcnews.al

Daku mbetet në “bokse”/ Sulmuesi shqiptar nuk luaj në ndeshjen e parë përgatitore

By: xhir jeta
22 January 2026 at 14:35

Nuk u pa në fushë në daljen e parë të vitit. Mirlind Daku mund të jetë lojtari më i mirë i Rubinit të Kazanit, por nuk është imun ndaj dëmtimeve, dhe një I tillë e pengoi këtë herë.

Skuadra ruse fitoi 3-1 në Turqi ndaj ekipit serb, IMT të Beogradit, ndërsa zhvillon fazën përgatitore në Antalia, ndërsa në Rusi vazhdon dimri I ashpër.

Daku do të vazhdojë programin e tij stërvitor, për të qenë gati më pas që të bashkohet me shokët.

Trajneri I ri I ekipit, katalanasi Frans Artiga, deklaroi për televizionin e klubit se Daku ka disa probleme, ndaj ai nuk mund të rrezikonte, por shprehu shpresën se ai do të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ta ndihmojë ekipin në pranverë me rinisjen e kampionatit, sepse sipas tij, është futbollisti më I mirë I skuadrës.

Natyrisht, nuk pritet që një lëndim I tillë të krijojë probleme të mëdha për shqiptarin nga Kosova.

Premier Liga ruse rinis në 28 shkurt, ndërsa ndeshjet e kombëtares janë vetëm në fund të marsit, saktësisht në 26 në Varshavë ndaj Polonisë.

Daku po zhvillon një sezon shumë të mirë me 9 gola në kampionat, dy më pak se shënuesi më I mirë Aleksei Batrakov, ndërsa ka premtuar se nuk do të largohet para fundit të sezonit./abcnews.al

Trabzon, “allishverish” me Muçin/ Deri në fund të majit duhet të paguhen 1.5 ose 2 milionë euro

By: xhir jeta
22 January 2026 at 14:34

Ajo që ndodh jashtë fushe është e kundërt me paraqitjet e tij. Ernest Muçi është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë të momentit në Superligën e Turqisë, dhe numri 1 tek skuadra e tij, por Trabzonspor po përpiqet të luajë një lojë të ndërlikuar për të ardhmen e tij.

Mediat turke raportojnë se presidenti i klubit, Ertugrul Dogan, është i gatshëm t’i plotësojë dëshirën trajnerit Fatih Teke, që dëshiron ta mbajë shqiptarin, por nga ana tjetër shqetësohet për financat e klubit.

Klauzolat e kontratës me Beshiktashin janë për 8.5 milionë euro për kartonin e Muçit, dhe Trabzon i ka paguar një milionë që në momentin e huazimit. Gjithsesi, numri 1 I klubit nuk dëshiron të japë më shumë se 5 milionë euro të tjera.

Priten bisedime, ndërsa e ardhmja e yllit kuqezi është ende në ajër. Përtej shpenzimeve të tjera, futbollisti i kombëtares merr edhe një rrogë të rëndësishme prej 1.8 milionë eurosh, që është barrë jo e vogël.

Po ashtu, spekullohet që Dogan dyshon nëse shqiptari mund të luajë në nivele të tilla nëse në stol do të jetë një trajner tjetër. Ndërkaq, lajmet janë që ka interesim edhe nga klube të tjerë për Muçin.

Nuk konkretizohet emri, por komentohet që presidenti i Trabzonsporit mund të bëjë një biznes me kartonin e lojtarit tiranas, pra ta marrë më lirë dhe ta shesë më shtrenjt për të shlyer borxhet e klubit.

A ekziston mundësia që lojtari ofensiv të kthehet tek Beshiktashi? Trajneri i sotëm i stambollinjve Sergen Jalçin thotë se nuk e do në ekip, por ai vetë është në rrezik që të shkarkohet./abcnews.al

“Zonja” shkëlqen në Champions/ Juventus siguron fazën e play off, në lojë për kualifikimin direkt

By: xhir jeta
22 January 2026 at 14:32

Juventus kthehet te fitorja dhe e bën këtë në skenën më të madhe të futbollit europian për klube. “Zonja e Vjetër” mundi 2-0 Benfikën, ndërsa ky sukses kishte vlerë të dyfishtë për tifozët bardhezi, pasi në pankinën e portugezëve ishte një rival i hershëm si Jose Mourinho.

Sfida ishte në ekuilibër të plotë në pjesën e parë. Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, por nuk arritën t’i shfrytëzonin, duke lënë të pandryshuar rezultatin. Fati I ndeshjes do të merrte një tjerër rrjedhë, pas pushimit.

Në minutën e 55-të, Kephren Thuram ndali topin në rrjetë për epërsinë e Juventus. Të besuarit e Luçiano Spalleti do të gjenin shpejt dyfishimin me golin e qetësisë. Vetëm nëntë minuta më pas, McKennie vrau garën me realizimin e tij.

Në fundin e sfidës, Benfika shpërdoroi mundësinë më të mirë për të rihapur sfidën, ose të paktën për të zbutur humbjen, por Pavidis gaboi nga pika e penalltisë. Festa ishte për Juventus, që ngjitet në kuotën e 12 pikëve në klasifikimin e fazës së ligës.

Kjo do të thotë se faza e play off është e sigurtë, ndërsa matematikisht, “Zonja e Vjetër” mund të tentojë edhe zonën e kualifikimit direkt në ndeshjen e fundit që do të luajë në fushën e Monaco.

 

Barça “prek” kualifikimin/ Champions, katalanasit fitojnë 4-2 në Pragë, Slavia dorëzohet

By: xhir jeta
22 January 2026 at 14:30

Shpresa është që fatin ta kenë me vete. Nuk e fshehu supersticionin presidenti I Barcelonës, Zhoan Laporta, ndërsa skuadra e tij ishte në Pragë për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.

Numri 1 i klubit pati takim edhe me tifozët duke i premtuar trofe këtë sezon, e duket se njerëzit në Katalonjë e në Spanjë përmes futbollit duan të harrojnë tragjedinë hekurudhore që u ndodhi.

Skuadra “blaugrana” i ndihmoi duke fituar një ndeshje spektakolare, dhe që ishte fiks sipas traditës së këtij ekipi. Lojë e hapur, mbrojtje poroze, por sulm “bërthamor” që në fund shënoi 4 gola dhe siguroi tri pikët.

Të besuarit e trajnerit Hansi Flik duhet të bënin autokritikë në të ftohtin e tmerrshëm të Çekisë, që natën vonë arriti në -11 gradë celsius. Humbja në La Ligë ndaj Sociedadit rihapi gjithçka dhe tregoi se asgjë nuk është e sigurt, por gjithsesi katalanasit treguan karakter.

Pasi Slavia kaloi në epërsi, Fermin Lopez përmbysi rezultatin me dy gola në pjesën e parë, edhe pse Levandovski ngatërroi portën, duke shkaktuar autogol. Dani Olmo realizoi një gol kryevepër, dhe Levandovski kërkoi falje me rrjetën personale për suksesin 4-2.

Trajneri Hansi Flik vlerësoi futbollistët e tij për karakterin dhe premtoi se fitorja e Ligës së Kampionëve është e mundur dhe se mbetet objektiv i madh. “Reagim sipëror, – titullon “El Mundo Deportivo”, – Barça u pengua nga I ftohti dhe një nisje e keqe, për të arritur një triumf jetësor. Top 8 është në duart e saj!”

“Të mëdhenj, – është thirrja e të përditshmes tjetër nga Katalonja, “Sport”, – Barça e ka fare pranë kualifikimin për në tetë më të mirat në Champions!” “Blaugranët” janë në vendin e 9-të në renditje, dhe fitorja në Kopenhagen u jep kualifikimin direkt në raundin e dytë, si një nga tetë ekipet e para./abcnews.al

SHBA del zyrtarisht nga OBSH/ Një vit pas urdhrit të Trump, agjencia e OKB: Washingtoni ka ende detyrime për të paguar

By: xhir jeta
22 January 2026 at 12:38

Shtetet e Bashkuara largohen zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë të enjte, pavarësisht se një lëvizje e tillë është në shkelje të një ligji amerikan që kërkon që Uashingtoni t’i paguajë agjencisë së Kombeve të Bashkuara 260 milionë dollarë tarifa të detyrueshme.

Largimi nga ky organizëm ndërkombëtar u njoftua nga Donald Trump që në ditën e parë të presidencës së tij një vit më parë, nëpërmjet një urdhri ekzekutiv. Ligji amerikan kërkonte një njofim paraprak 1 vjeçar dhe pagesën e gjithë tarifave të detyruara para largimit.

Një Zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte dështuar të  menaxhonte dhe ndante informacionin gjë që i kushtoi Uashingtonit triliona dollarë.

“Populli amerikan i ka paguar më shumë se sa duhet kësaj organizate dhe kjo goditje ekonomike është përtej një pagese fillestare për çdo detyrim financiar ndaj organizatës”, tha zëdhënësi.

Por agjencia tha se ka punuar me Uashingtonin dhe ka ndarë informacione gjatë vitit të kaluar dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë paguar tarifat që u detyrohen për vitet 2024 dhe 2025.

Për agjencinë e Kombeve të Bashkuara largimi i Uashingtonit është një humbje e madhe. Kjo tashmë ka shkaktuar një krizë buxhetore dhe ekipet e punës janë përgjysmuar, ndërsa buxhetet janë reduktuar në të gjithë organizatën. Deri në mesin e këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë do të ketë shkurtuar rreth 1 të katërtën e stafit.

Pas largimit të Shteteve të Bashkuara nga kjo agjenci, nuk është e qartë si do të funksinojë bashkëpunimi në të ardhmen, teksa Donald Trump e ka nxjerrë vendin edhe nga struktura të tjera ndërkombëtare./abcnews.al

Mungoi në Davos/ Rama në Kuvend: Mes ftesës së babait dhe vajzës, zgjodha të mikpres vajzën në Shqipëri

By: xhir jeta
22 January 2026 at 12:23

Kryeministri Edi Rama I është përgjigjur në seancë plenare deputetëve të opozitës lidhur me mungesën e tij në Davos, për të nënshkruar Bordin e Paqes me Trump.

“Duhet të bëja një zgjedhje ti përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjodha vajzën.

Duke qene se Mediu është rruga që lidh amerikën me rrugën e shpresës, prisja prej tij të hidhte poshtë pretendimin e britanisë dhe të mbante anën e Amerikës.” u shpreh Rama./abcnews.al

Prishet konsensusi për reformat/ Ndryshon formula e paritetit. PS parandalon bllokimin

By: xhir jeta
22 January 2026 at 11:59

Në mbledhjen e kësaj të enjteje, Komisioni i posaçëm për reformën territoriale vendosi t’i propozojë seancës plenare ndryshimin e projektvendimit për mënyrën e funksionimit të komisionit.

Sipas propozimit maxhorancës, parashikohet që të hiqet pariteti i numrave në përfaqësimin politik dhe e drejta e vetos.

Sipas maxhorancës, me këtë vendimmarrje zhbllokohet veprimtaria e komisionit e cila kishte mbetur pezull për shkak të bojkotit të opozitës.

Bashkëkryetari i këtij komisioni Arbjan Manziku apeloi opozitën të sjellë propozimet e saj, nëse i ka ato.

Kushtetuesja shqyrton padinë e Ramës/ Kryeministri kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut

By: xhir jeta
22 January 2026 at 10:07

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot padinë e kryeministrit Rama kundër vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë.  Kryeministri kërkon rrëzimin e këtij vendimi dhe zgjidhjen e konfliktit të kompetencave, pasi e drejta e ndryshimit të anëtarëve të qeverisë sipas Kushtetutës i takon vetëm kreut të qeverisë.

GJKKO braktis procesin në kushtetuese dhe nuk përfaqësohet si palë.  ndërsa sot shqyton çështjen në themel në një seancë me praninë e palëve.

Kujtojmë se në seancën e 12 dhjetorit, Gjykata Kushtetuese riktheu në zyrë numrin 2 të qeverisë Belinda Balluku, e cila me shumicë votash vendosi të heqë masën e pezullimit të vendosur prej Gjykatës së Posaçme dhe të rikthejë Ballukun e postin e saj si zëvëndëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa sot shqyton çështjen në themel në një seancë me praninë e palëve.

Qeveria në ankimim kërkon interpretim te nenit 103, që parashikon që anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale./abcnews.al

GJKKO braktis seancën në Kushtetuese/ Nuk dërgon përfaqësues në shqyrtimin e padisë së Kryeministrit

By: xhir jeta
22 January 2026 at 10:00

Gjykata e Posaçme braktis seancën në Gjykatën Kushtetuese, ku shqyrtohet padia e kryeministrit kundër vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë. Në përgjigje të interesit të mediat, përmes një deklarate GJKKO argumenton se prania e saj në seancë do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

Deklarata e plotë e GJKKO

Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të medias,

Nisur nga pyetjet e vazhdueshme nga ana e gazetarëve dhe interesi i lartë që ka në media dhe në publik seanca plenare publike që do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me:

Kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Subjekte të Interesuara: Presidenti i Republikës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Objekti: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave…,

Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.

Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj. Pjesëmarrja e GJKKO-së si palë e interesuar në Gjykatën Kushtetuese do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

Bashkëlidhur gjeni të plotë shkresën nr. 5560/1 Prot., datë 29.12.2025, nëpërmjet së cilës GJKKO i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese, duke parashtruar arsyet ligjore për të cilat kjo gjykatë nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.

Before yesterdayMain stream

Berisha mbron vrasjet: Të ligjshme!/ As keqardhje, as ndjesë, as reflektim nga ish kryeministri i 21 janarit

By: xhir jeta
21 January 2026 at 15:07

15 vite pas 21 janarit, nuk ka asnjë reflektim, asnjë keqardhje dhe asnjë ndjesë. Përkundrazi. Sali Berisha thotë se vrasja e katër protestuesve të paarmatosur nga ana e Gardës, ishte e ligjshme.

“Sa u dënuan aty, por nuk gjeti asnjë shkak se aty kishte qëllime, ku Garda qëlloi në kushtet e ligjit. Garda ka zbatuar ligjin, ndaj dhe ajo propozoi vendimet. Kjo është historia”, – u shpreh Berisha.

Po vetë si ish kryeministër Berisha a ndjen qoftë dhe përgjegjësi morale për 4 viktimat në bulevard? Doktori kërkon sërish të presim edhe pak.

“Prit një minutë. Sali Berisha u rrethua në zyrë. Përgjegjësia ime, se hidhnin gurë dhe plumba? E mohoi sot, por ato janë në dritare, të dokumentuara, plumbat dhe revolet e tyre janë të dokumentuara, drejt kryeministrit që ishte në detyrë. Nuk blindoja dyer unë, blind isha vetë unë. Nuk lëshoja zyrën unë, nuk bëja këtë frikacak që ja mbath. Jo unë në zyrë. Pse në zyrë? Se isha në të drejtën time, nuk i kisha borxh kujt”, – tha ai.

Ky 21 janar, ndryshe nga 15 vjet më parë, e gjen keq Berishën non grata, me amerikanët, ndërkohë që nesër në Kuvend do votohet Bordi i Paqes, ku gjendet kryeministri. Ndaj për Berishën, pas datës 21, duhet të kaloje sa më shpejt edhe sikleti i një seance ku i duhet të votojë o pro Ramës, o kundër trump.

“Çfarëdo ftese të marrë, Edi Rama mbetet një narko-diktator. Urgjencën e ka për 24 janarin, po” – tha ai./abcnews.al

Kredia për banesa, bankat shtrëngojnë kushtet/ Vlerësojnë risk, situatën aktuale në tregun e banesave

By: xhir jeta
21 January 2026 at 14:17

Bankat po tregohen më të  të kujdeshme në aprovimin e kredive për blerje banesash dhe më dorëlëshuara në dhënien e kredive për biznesin..Në raportin e fundit Banka e Shqipërisë vëren se në linjë me pritjet e një tremujori më parë, politikat e kreditimit për individët mbetën të shtrënguara.

Shtimi i standardeve u nxit nga rreziku i perceptuar prej bankave për situatën aktuale e të pritur në tregun e banesave. Kufizimet uniforme të vendosura në korrik të vitit 2025 nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit. Faktorët e tjerë që ndikojnë standardet e kreditimit për individët u raportuan të pandryshuar.Por pavarësisht kësaj të dhënat për periudhën janar- nëntor tregojnë se huaja e dhënë për banesa ka pësuar rritje me mbi 20 % duke arritur në 114.7 miliarde lekë.

Ndërkohë nga ana tjetër bankat lehtësuan standardet, kushtet e termat e kreditimit,në të gjitha kreditë e reja me qëllim mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet dhe financimin e investimevenë çdo segment të biznesit. Perceptimi pozitiv i bankave mbi ecurinë ekonomike të vendit është reflektuar në aprovimin e një numri më të lartë aplikimesh për kredi të bizneseve, në krahasim më një tremujor më parë.

Për 11-mujorin 2025, vlera progresive e kredisë së re arriti në 374.4 miliardë lekë, në rritje me 12.8% krahasuar me 11-mujorin e vitit të kaluar. Në tremujorin e parë të vitit 2026, standardet e kreditimit priten të mbeten të pandryshuara në kreditë akorduar bizneseve të mëdha dhe në kreditë për financimin e investimeve, apo mbulimin e nevojave për likuiditete. Nga ana tjetër, bankat presin të vijojnë me lehtësimin e standardeve të kreditimit në kreditë për biznesin e vogël e të mesëm./abcnews.al

❌
❌