Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 December 2025Main stream

Aksident rrugor në Korçë/ Makina përplaset me motorrin, plagoset një person

By: M C
30 December 2025 at 19:22

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Korçës. Një automjet është përplasur me një motorr. Si pasojë e kësaj ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit, i cili është dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa po bën zbardhjen e rrethanave.

The post Aksident rrugor në Korçë/ Makina përplaset me motorrin, plagoset një person appeared first on Albeu.com.

Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i plagosur

By: Brisi
30 December 2025 at 19:13

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Korçë, në afërsi të zonës së njohur si ‘Leshpunuesja’. Një makinë është përplasur me një motor në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit. Shoferi i motorit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë shoferi […]

The post Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon në mbi bordurën anësore

By: M C
30 December 2025 at 18:02

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përfunduar mbi bordurën anësore të rrugës, e cila aktualisht është në rikonstruksion.

Dyshohet se dalja e makinës nga rruga është shkaktuar nga një manovër e gabuar e shoferit.

Deri më tani nuk raportohet nëse ka persona të lënduar apo viktima nga ky aksident, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat.

The post Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon në mbi bordurën anësore appeared first on Albeu.com.

Pesë të lënduar në një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”

30 December 2025 at 18:51


Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy automjeteve në hyrjen-daljen e autostradës “Arbën Xhaferi” në hyrje të Lipjanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, në ora 16:20, është lajmëruar një aksident trafiku në hyrje-daljen e autostradës në Lipjan. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat në vendngjarje,” tha Krasniqi.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lushnjë-Fier/ Përplasen 3 automjete, policia dhe ambulanca në vendngjarje

By: V K
30 December 2025 at 16:01

Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Fier, ka ndodhur pasditen e sotme.

Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumenton ngjarjen.

Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze dhe ambulancat janë kthyer bosh.

Mjeti tip Benz pasi është përplasur ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës.

Fatmirësisht vetëm dëme materiale nga aksidenti ku trafiku është rënduar së tepërmi edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur 6 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjes, për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji i makinave që është derdhur në rrugë në mënyrë që të mos ketë probleme të mëtejshme.

The post Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lushnjë-Fier/ Përplasen 3 automjete, policia dhe ambulanca në vendngjarje appeared first on Albeu.com.

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Makina përfundon mbi bordurë

By: Brisi
30 December 2025 at 16:33

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës. Një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar mbi bordurën anësore të rrugës e cila është në rikonstruksion. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një manovër e gabuar nga shoferi. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga aksidenti.

The post Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Makina përfundon mbi bordurë appeared first on BoldNews.al.

Aksident pranë tunelit të Skërficës, maunia përmbyset në rrugë

By: Elva
30 December 2025 at 15:37

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në afërsi të tunelit të Skërficës, në segmentin rrugor Gjirokastër–Delvinë. Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se një mjet i rëndë (maune) është përmbysur pasi rruga dyshohet se ishte e ndotur me naftë, duke e bërë të rrëshqitshme sipërfaqen. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka […]

The post Aksident pranë tunelit të Skërficës, maunia përmbyset në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Aksident i trefishtë në aksin Lushnje-Fier/ Audi përfundon në kanal, rëndohet trafiku

By: Brisi
30 December 2025 at 15:34

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Fier. Dy automjete tip Audi janë përplasur me një tjetër mjet tip Mercedez Benz dhe s pasojë ky i fundit ka përfunduar në një kanal anës rrugës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë drejtuesit e mjeteve, ndërsa është […]

The post Aksident i trefishtë në aksin Lushnje-Fier/ Audi përfundon në kanal, rëndohet trafiku appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve mes dy vendeve!

By: armand
30 December 2025 at 13:46

Një aksident rrugor është bërë shkak që rruga ndërkombëtare Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Qafë-Thanë të bllokohet për një kohë të pacaktuar. Policia Kufitare e Korçës e ka konfirmuar sot (30 dhjetor) bllokimin e qarkullimit që prej orëve të paradites, duke sqaruar se shkak është bërë rrëzimi i një autoboti me gaz në pjesën maqedonase. Sipas […]

The post Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve mes dy vendeve! appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Aksident mes dy makinave në Sukth, njëra prej tyre përfundon në një lokal, tre të plagosur!

By: armand
29 December 2025 at 19:45

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sukth, ku janë përplasur një automjet tip Range Rover dhe një Citroen i bardhë. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që Citroeni të përfundojë brenda ambienteve të një lokali buzë rrugës, duke shkaktuar dëme edhe në strukturën e biznesit. Nga ngjarja kanë mbetur […]

The post Aksident mes dy makinave në Sukth, njëra prej tyre përfundon në një lokal, tre të plagosur! appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy të rinj dërgohen me urgjencë në spital

By: V K
29 December 2025 at 15:54

Pparaditen e sotme, një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një tokë bujqësore anës rrugës.

Në mjet udhëtonin dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime nga bluzat e bardha në vendngjarje, bëjnë me dije se dy të rinjtë kanë pësuar tronditje si pasojë e aksidentit, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kanë pësuar dëmtime serioze trupore.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Ende nuk dihet nëse dalja nga rruga ka ardhur si pasojë e shpejtësisë, kushteve të rrugës apo faktorëve të tjerë.

The post Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy të rinj dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Kampioni botëror i boksit përfshihet në aksident të rëndë, raportohet për 2 viktima (VIDEO)

By: V K
29 December 2025 at 15:32

Autoritetet nigeriane, kanë njoftuar se kampioni britanik i boksit në peshat e rënda, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Ogun-Lagos, duke shkaktuar dy viktima, teksa edhe vetë pësoi lëndime.

Boksieri 36-vjeçar, i cili vjen nga qyteti jugperëndimor nigerian i Sagamu, pësoi lëndime të lehta, tha policia. Autoritetet kanë konfirmuar për BBC se gjendja e tij nuk është kërcënuese për jetën.

Fotot dhe videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një makinë të dëmtuar rëndë, e cila besohet se është përfshirë në incident.

Mediat lokale raportojnë se dy persona kanë vdekur në aksident.

Një dëshmitar okular i tha gazetës nigeriane “The Punch” se dy automjete ishin të përfshira në aksident.

“Joshua ishte në një SUV, i ulur pas shoferit, me një person tjetër pranë tij”, i tha ai gazetës. “Kishte gjithsej katër persona në automjetin në të cilin ndodhej boksieri”.

Sipas mediave lokale, boksieri ishte në pjesën e pasme të SUV-it kur u përplas me një kamion të parkuar.

 

Nigerian-British boxing champion Anthony Joshua has reportedly been involved in a road accident in Ogun State, which tragically claimed the lives of two people. Further details surrounding the incident are yet to be officially confirmed. pic.twitter.com/2AVvvvdRzh

— Gist GH 🇬🇭 (@gist_gha) December 29, 2025

The post Kampioni botëror i boksit përfshihet në aksident të rëndë, raportohet për 2 viktima (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Ferizaj, humb jetën një 19 vjeçare

28 December 2025 at 20:30


Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në fshatin Greme të Ferizajt.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, pasagjerja e veturës një femër rreth 19 vjeçe, ka humbur jetën dhe vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

"Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes", ka thënë Veseli.

Shoferi i automjetit, një mashkull 20-vjeç, ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet aktualisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, si dhe një ekip zjarrfikësish, për të ekzaminuar rrethanat e aksidentit.

"Për të gjitha veprimet policore është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes", tha ai. /Telegrafi/

Aksident në “Qafë Thanë–Librazhd”, i riu përplas për vdekje me makinë 64-vjeçaren

By: M C
28 December 2025 at 19:47

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd” këtë të diele.

Raportohet një automjet i drejtuar nga një 31-vjeçar, ka përplasur një këmbësore, e cila ka humbur jetën.

Ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

“DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Aksident në “Qafë Thanë–Librazhd”, i riu përplas për vdekje me makinë 64-vjeçaren appeared first on Albeu.com.

Përplasi për vdekje këmbësoren në aksin “Qafë Thanë–Librazhd”, arrestohet 31-vjeçari

By: armand
28 December 2025 at 17:47

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka përplasur për vdekje një 64-vjeçare. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën. 31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. “Specialistët […]

The post Përplasi për vdekje këmbësoren në aksin “Qafë Thanë–Librazhd”, arrestohet 31-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Aksident me pasojë vdekjen në Prrenjas

By: armand
28 December 2025 at 17:18

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku një burrë rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë. Viktima, që dyshohet të jetë banor i zonës, po kalonte rrugën kur makina e mori përpara, duke e hedhur në ajër dhe përplasur […]

The post Aksident me pasojë vdekjen në Prrenjas appeared first on BoldNews.al.

Aksidentoi për vdekje 64-vjeçaren/ Elbasan, vihet në pranga drejtuesi i automjetit

By: Re Nato
28 December 2025 at 17:38

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

Ky shtetas aksidentoi për vdekje një këmbësore 64-vjeçare, në aksin rrugor Qafë Thanë–Librazhd.

31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen./abcnews.al

Aksidenti në Elbasan/ Ndërron jetë 37-vjeçari që u përplas nga kamioni

By: Brisi
28 December 2025 at 12:29

Ka ndërruar jetë në spital, 37-vjeçari i cili u përfshi në aksident, një ditë më parë në Elbasan. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, ku një kamion me drejtues 48 vjeçarin, F.P përplasi 37-vjeçarin i cili ishte duke udhëtuar me motor. Si pasojë e plagëve të marra 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoferi […]

The post Aksidenti në Elbasan/ Ndërron jetë 37-vjeçari që u përplas nga kamioni appeared first on BoldNews.al.

Do blinte cigare për vëllanë/ DETAJE nga aksidenti në Levan-Tepelenë, si humbi jetën 16-vjeçari

By: Brisi
28 December 2025 at 11:42

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i regjistruar pak ditë më parë në aksin Levan – Tepelenë, ku humbi jetën Oktavio Merdanaj, 16-vjeç. Burime për mediat bëjnë me dije se 16-vjeçari ndodhej së bashku me vëllain e tij në një berberhane në Cakran. Teksa priste radhën për t’u qethur, vëllait i kishin mbaruar […]

The post Do blinte cigare për vëllanë/ DETAJE nga aksidenti në Levan-Tepelenë, si humbi jetën 16-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Futet me të kuqe/ Përplasen dy makina te kryqëzimi i ish-sheshit Shqiponja

By: Brisi
28 December 2025 at 09:05

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele, te ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një kalim i gabuar i njërit nga mjetet, i cili është futur me të kuqe në kryqëzim duke shkelur semaforin. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka […]

The post Futet me të kuqe/ Përplasen dy makina te kryqëzimi i ish-sheshit Shqiponja appeared first on BoldNews.al.

❌
❌